Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 38
  1. #1

    Barbaria Komuniste

    Ideologjia qė i solli dėmin mė tė madh njerėzimit nė shekullin e mbushur me dhunė e barbarizėm dhe njėkohėsisht mė e pėrhapura nė botė ishte, pa dyshim, Komunizmi. Kjo ideologji, qė arriti kulmin e saj historik me dy filozofėt gjermanė Karl Marks dhe Frederik Engels nė shekullin XIX, derdhi kaq shumė gjak nė botė, saqė ua kaloi edhe nazistėve e imperialistėve tė dikurshėm. Komunizmi shkaktoi nė vdekjen e njerėzve tė pafajshėm dhe pėrhapi e nxiti dhunė, frikė e dėshpėrim ndėr njerėz. Edhe sot e kėsaj dite, kur flitet pėr vendet e Perdes sė Hekurt dhe Rusinė, imazhet qė zgjohen na sjellin parasysh vende tė pushtuara nga mjegulla, terri e dėshpėrimi, nga rrugė pa jetė, nga shqetėsimi dhe frika. Sado qė njerėzit mendojnė se Komunizmi u shemb nė vitin 1991, gėrmadhat qė la pas ekzistojnė ende. Sado "liberalė" tė jenė bėrė njė pjesė e komunistėve dhe marksistėve "tė papenduar", filozofia materialiste, ana e errėt e Komunizmit dhe e Marksizmit qė i largoi njerėzit nga feja dhe morali i mirė, ende vazhdon tė ndikojė te kėta njerėz.

    Kjo ideologji qė pėrhapi terror nė ēdo cep tė botės, nė fakt, pėrfaqėsonte njė ide tė ardhur qė nga kohėt e lashta. Dialektika ėshtė njė bindje se i gjithė zhvillimi, nė gjithėsi, erdhi si rezultat i konfliktit. Nė bazė tė kėtij besimi, Marksi dhe Engelsi filluan tė analizonin historinė e botės. Marksi pretendonte se historia e njeriut ishte histori konflikti, se konflikti aktual ishte ai mes punėtorėve e kapitalistėve dhe se punėtorėt sė shpejti do tė ngriheshin dhe do tė organizonin njė revolucion komunist.

    Tipari mė i spikatur i dy themeluesve tė Komunizmit ishte se, si tė gjithė materialistėt, ata ushqenin njė urrejtje tė madhe pėr fenė. Edhe Marksi, edhe Engelsi ishin ateistė tė bindur dhe zhdukjen e besimeve fetare e shikonin si thelbėsore nga pikėpamja e Komunizmit.

    Por Marksit dhe Engelsit u mungonte diēka e rėndėsishme: me qėllim qė tė bėnin pėr vete njė publik sa mė tė gjerė, e panė tė nevojshme t'i jepnin ideologjisė sė tyre njė pamje shkencore. Dhe kėshtu, u krijua aleanca e rrezikshme qė solli dhimbje, kaos, vrasje masive, nxitje tė vėllait kundėr vėllait gjatė shekullit XX. Darvini bėri tė njohur teorinė e evolucionit nė librin e tij "Origjina e llojeve". Interesante ėshtė qė pretendimet bazė qė ai paraqiti ishin pikėrisht shpjegimet qė po kėrkonin Marksi dhe Engelsi! Darvini pretendonte se gjallesat u shfaqėn si rezultat i "luftės pėr mbijetesė" apo "konfliktit dialektik". Pėr mė tepėr, ai mohoi krijimin dhe hodhi poshtė besimet fetare. Pėr Marksin dhe Engelsin ky ishte njė rast qė s'duhej humbur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lexuesja : 21-11-2003 mė 19:04
    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  2. #2
    Admirimi i Marksit dhe Engelsit pėr Darvinin

    Darvinizmi pati aq shumė rėndėsi pėr Komunizmin, sa vetėm disa muaj pas botimit tė librit tė Darvinit, Engelsi i shkroi Marksit: "Darvini, tė cilin e kam nė dorė duke e lexuar, ėshtė i shkėlqyer.


    Themeluesit e komunizmit, Karl Marks dhe Frederik Engels.
    E megjithatė, vetė historia ka treguar se periudha evolucionare qė propozoi Marksi nuk ishte e vėrtetė. Asnjė shoqėri, nė asnjė kohė nuk ėshtė parė tė kalojė nėpėr fazat evolucionare tė propozuara nga Marksi. Pėrkundrazi, ekziston mundėsia tė shihen nė tė njėjtėn shoqėri, nė tė njėjtėn kohė, sisteme qė Marksi pretendonte se vijnė para apo pas njėra-tjetrės. Ndėrkohė qė njė pjesė e njė vendi pėrjeton sisteme tė ngjashme me sistemin feudal, nė njė pjesė tjetėr mund tė zbatohen rregullat kapitaliste. Kjo ėshtė arsyeja qė nuk ka asnjė provė se kalimi nga njė sistem nė tjetrin ndjek modelin evolucionar tė propozuar nga Marksi dhe teoria e evolucionit.

    Nga ana tjetėr, asnjė nga parashikimet e Marksit nė lidhje me tė ardhmen nuk u vėrtetua. U kuptua qė teoritė e Marksit nuk ishin tė zbatueshme brenda 10 vjetėve nga vdekja e tij. Marksi pretendonte se, njėri pas tjetrit, kombet mė tė zhvilluara kapitaliste do tė pėsonin revolucione komuniste, por njė periudhė e tillė nuk erdhi. Lenini, njė nga pasuesit mė tė mėdhenj tė Marksit, u mundua tė shpjegonte pse nuk kishin ndodhur kėto revolucione e pastaj parashikoi qė revolucionet komuniste do tė bėheshin nė vendet e Botės sė Tretė. E megjithatė, tė gjitha pretendimet e Leninit i pėrgėnjeshtroi vetė historia. Nė kohėt e sotme, vendet ku sundon Komunizmi mund tė numėrohen me gishtat e njė dore. Pėr mė tepėr, Marksizmi pėrdori dhunėn nė rajonet ku erdhi nė fuqi dhe ai nuk erdhi nė pushtet nga lėvizjet popullore, siē pretendohej, por me dhunė diktatoriale.

    Shkurtimisht, historia e kohėve tė fundit e ka pėrgenjėshtruar periudhėn e parashikuar nga filozofia marksiste tė evolucionit historik. Teori tė tilla, si "dialektika e historisė" dhe "evolucioni historik" nė vėllimet e shumta tė shkruara nga ideologėt materialistė si Marksi dhe Engelsi, janė thjesht fryt i fantazisė.

    Marksi i ktheu pėrgjigje letrės sė Engelsit mė 19 dhjetor 1860, duke i shkruar: "Ky ėshtė libri qė pėrmban parimet bazė tė historisė sė natyrės sipas pikėpamjes sonė.

    Nė njė letėr qė Marksi i shkroi Lasalit, njė tjetėr mik i tij socialist, mė 16 janar 1861, shkruan: "Libri i Darvinit ėshtė shumė i rėndėsishėm e mė shėrben si bazė nė shkencėn natyrore pėr luftėn e klasave nė histori."80 Nė kėtė mėnyrė ai zbulon rėndėsinė e teorisė sė evolucionit pėr Komunizmin.

    Marksi e shfaqi simpatinė e tij pėr Darvinin, duke ia kushtuar atij veprėn e tij mė tė rėndėsishme, "Das Kapital" (Kapitali). Kopja e kėtij libri qė iu dėrgua Darvinit pėrmbante njė dedikim nga ana e vetė Marksit, i cili e pėrshkruante veten si njė "admirues i sinqertė" i natyralistit anglez.

    Edhe Engelsi e pranon admirimin e tij pėr Darvinin:

    Natyra ėshtė prova e dialektikės dhe nuk duhet lėnė pa thėnė se, fundja, natyra vepron nė mėnyrė dialektike e jo metafizike… Lidhur me kėtė, Darvinit duhet t'i pėrmendet emri para tė tjerėve.

    Engelsi lavdėronte Darvinin njėlloj si Marksin. Ai shkruan:

    "Ashtu sikurse Darvini zbuloi ligjin e evolucionit nė natyrėn organike, po ashtu edhe Marksi zbuloi ligjin e evolucionit nė historinė njerėzore.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lexuesja : 21-11-2003 mė 18:46
    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  3. #3
    Shembja e pikėpamjes marksiste pėr historinė


    Karl Marksi, themelues i Komunizmit, i pėrshtati idetė e Darvinit qė patėn ndikim tė thellė tek ai, me procesin dialektik tė historisė. Sipas Marksit, shoqėria ka kaluar nė faza tė ndryshme, gjatė historisė dhe faktori qė i ka pėrcaktuar kėto faza ishte ndryshimi nė mjetet dhe marrėdhėniet e prodhimit. Sipas kėsaj pikėpamjeje, ekonomia pėrcaktonte gjithēka. Historia kaloi nėpėr faza evolucioni: bashkėsi primitive, shoqėri skllavopronare, shoqėri feudale, shoqėri kapitaliste dhe faza e fundit do tė ishte shoqėria komuniste.

    E megjithatė, vetė historia ka treguar se periudha evolucionare qė propozoi Marksi nuk ishte e vėrtetė. Asnjė shoqėri, nė asnjė kohė nuk ėshtė parė tė kalojė nėpėr fazat evolucionare tė propozuara nga Marksi. Pėrkundrazi, ekziston mundėsia tė shihen nė tė njėjtėn shoqėri, nė tė njėjtėn kohė, sisteme qė Marksi pretendonte se vijnė para apo pas njėra-tjetrės. Ndėrkohė qė njė pjesė e njė vendi pėrjeton sisteme tė ngjashme me sistemin feudal, nė njė pjesė tjetėr mund tė zbatohen rregullat kapitaliste. Kjo ėshtė arsyeja qė nuk ka asnjė provė se kalimi nga njė sistem nė tjetrin ndjek modelin evolucionar tė propozuar nga Marksi dhe teoria e evolucionit. Nga ana tjetėr, asnjė nga parashikimet e Marksit nė lidhje me tė ardhmen nuk u vėrtetua. U kuptua qė teoritė e Marksit nuk ishin tė zbatueshme brenda 10 vjetėve nga vdekja e tij. Marksi pretendonte se, njėri pas tjetrit, kombet mė tė zhvilluara kapitaliste do tė pėsonin revolucione komuniste, por njė periudhė e tillė nuk erdhi.

    Lenini, njė nga pasuesit mė tė mėdhenj tė Marksit, u mundua tė shpjegonte pse nuk kishin ndodhur kėto revolucione e pastaj parashikoi qė revolucionet komuniste do tė bėheshin nė vendet e Botės sė Tretė. E megjithatė, tė gjitha pretendimet e Leninit i pėrgėnjeshtroi vetė historia. Nė kohėt e sotme, vendet ku sundon Komunizmi mund tė numėrohen me gishtat e njė dore. Pėr mė tepėr, Marksizmi pėrdori dhunėn nė rajonet ku erdhi nė fuqi dhe ai nuk erdhi nė pushtet nga lėvizjet popullore, siē pretendohej, por me dhunė diktatoriale.Shkurtimisht, historia e kohėve tė fundit e ka pėrgenjėshtruar periudhėn e parashikuar nga filozofia marksiste tė evolucionit historik. Teori tė tilla, si "dialektika e historisė" dhe "evolucioni historik" nė vėllimet e shumta tė shkruara nga ideologėt materialistė si Marksi dhe Engelsi, janė thjesht fryt i fantazisė.
    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  4. #4
    Shtypja pa fund nė Ēeēeni

    Pushtimi i Ēeēenisė nga Rusia nė vitin 1991, pavarėsisht se u zmbraps nga i ndjeri Xhokar Dudajev, u kthye nė njė luftė tė vėrtetė mė 11 dhjetor 1994, fill pas trazirave tė rėnda nė nėntor tė po atij viti. Ndėrkohė qė mė shumė se 100,000 ēeēenė humbėn jetėn e tyre nė atė luftė, dhjetėra mijėra u detyruan tė shpėrngulen. Ēeēenia humbi qindra burime historike dhe ekonomike nė luftė. Kur Rusia shpalli se Ēeēenia ishte njė "ēėshtje e brendshme", asnjė protestė nuk erdhi nga bashkėsia ndėrkombėtare. Tonelata me bomba u hodhėn nė Ēeēeni. U zhvillua njė genocid i paparė ndonjėherė nė historinė e botės, me armė kimike, pėrdorimi i tė cilave ishte i ndaluar. Ky genocid vazhdon edhe sot e kėsaj dite, por pavarėsisht nga vėshtirėsitė e shumta, nė gusht 1996 rusėt u detyruan tė pranojnė humbjen me ēeēenėt, tė cilėt qėndruan tė paepur dhe luftuan pėr lirinė e atdheut tė tyre me tė gjitha mjetet qė kishin nė dispozicion.

    Rusia, qė u detyrua ta pranojė Ēeēeninė si shtet tė pavarur nė marrėveshjet e firmosura nė instancat mė tė larta nė gusht 1966 dhe maj 1997, dukej se e kishte pranuar kėtė situatė, por nė tetor 1997 rusėt u rifutėn nė territorin ēeēen dhe filluan pėrsėri reprezaljet. Objektivat civile u bombarduan pa pushim pėr muaj tė tėrė. Me qėllim qė tė thyenin rezistencėn popullore, si objektiva zgjidheshin spitalet, maternitetet, tregjet dhe autokolonat me refugjatė. Nė fund u vendos qė rusėt tė pėrdorin bomba kimike, raketa "Skud" dhe me napalm kundėr ēeēenėve. Krahas kėsaj, rusėt hodhėn helm nė lumin Argun, qė pėrdorej nga shumė fshatra ēeēene. Ndėrkohė qė pjesa mė e madhe e grave dhe fėmijėve qė pinė ujin e helmuar vdiqėn, qindra tė tjerė prisnin vdekjen nė dyert e spitaleve. Pėr shkak se uji i lumit ishte helmuar, popullsia civile qė nuk kishte ku tė gjente ujė pėr tė pirė, kaloi kohė tepėr tė vėshtira.
    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  5. #5
    Magjia e ideologjisė komuniste Darviniste ėshtė prishur

    Komunizmi ėshtė njė ideologji qė u krijua nga njerėz qė jetuan nė vitet 1800 dhe qė mund tė pėrshkruhen si "injorantė" nga pikėpamja shkencore. Njė nga arsyet mė tė rėndėsishme qė ideologjia komuniste fitoi menjėherė ndikim mbi njė numėr tė madh njerėzish nė shumė vende ėshtė injoranca e atyre qė e pranuan kėtė ideologji, pretendimet e sė cilės janė vėrtetuar shumė herė se janė gėnjeshtra.

    Pas revolucionit industrial, fakti qė njė pjesė e shoqėrisė jetonte nė varfėri tė plotė dhe krahas kėsaj, pjesa tjetėr ngrihej nė njė nivel tė pakrahasueshėm mirėqenieje, solli njė tension qė ngjalli trazira nė grupet shoqėrore nė shumicėn e vendeve. Ky tension u zhvillua mė tej nė vende si Rusia, qė ende jetonin nė nivelin e njė shoqėrie bujqėsore, si dhe Kina. Grupet shoqėrore nė kėrkim tė tė drejtės u ndoqėn nga shumė njerėz, por rezultati pėrfundimtar doli kundėr tyre. Ata jetuan nė kushte ekonomike shumė mė tė kėqija se mė parė; nga njėra anė, luftė pėr tė shmangur vdekjen nga uria, nga ana tjetėr, frika e pėrndjekjeve politike.

    Eshtė e qartė se njė ideologji qė mbėshtetej nė mungesėn e besimit nė Zot dhe besonte se baza e vetme pėr zhvillim ishte konflikti dhe se qeniet njerėzore, nė thelb, janė kafshė, njė ideologji qė pėrmbyste vlerat morale si familja, besnikėria, dhe afria njerėzore, duke i konsideruar si tė panevojshme, nuk do t'u sillte njerėzve paqe e lumturi. Por kėtyre grupeve shoqėrore u mungonte largpamėsia dhe logjika pėr t'i vlerėsuar e analizuar kėto. Ata shihnin fotografitė e Marksit e Engelsit dhe mendonin se ata ishin mendimtarėt mė tė "mėdhenj", "mė tė thellė" e "mė tė ditur". Shihnin pamjen e jashtme mashtruese shkencore e tė mistershme dhe magjepseshin nga Komunizmi e Materializmi. Kurse sot, po tė ishin gjallė, do ta kishin kuptuar se tė gjithė udhėheqėsit komunistė kanė qenė tė paditur e primitivė.

    Sot, shumė nga komunistėt "e orėve tė para" e kanė kuptuar se ēfarė gabimi tė madh kanė bėrė nė tė kaluarėn dhe janė penduar. Secili prej tyre e ka kuptuar se ka shkuar verbėrisht pas njė ideali jofrytdhėnės ose mė mirė, pas njė zhurme tė madhe boshe. Tė tjerė pėrpiqen tė tregojnė se nuk kanė hequr ende dorė nga ideologjia e tyre qė tė mos pranojnė humbjen dhe tė vėrtetėn se vitet u kanė shkuar kot e thonė: "Ne do tė triumfojmė!"

    Ka ardhur njė kohė kur shkenca dhe dija e lirė mund tė arrijnė kudo e kurdo, kur ēdo qenie njerėzore mund t'i kuptojė faktet shumė mė lehtė se mė parė. Nė njė ambjent tė tillė, metodat e sugjestionit, metodat e komunistėve, materialistėve dhe darvinistėve, fjalėt dhe thirrjet e tyre kobndjellėse pėr luftė, tashmė e kanė humbur fuqinė e tyre. Ideologjitė boshe si Komunizmi, Materializmi dhe Darvinizmi, fuqia magjepsėse e tė cilave mund tė zhduket me pak shkencė dhe me pak arsyetim, po e humbasin me shpejtėsi ndikimin e tyre mbi qeniet njerėzore.
    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  6. #6
    Pėrfundimi: Komunizmi ėshtė njė terror i vėrtetė, i shkaktuar nga mungesa e fesė

    Kur mendon pėr masakrat, vrasjet dhe vuajtjet e shkaktuara qėllimisht nga komunistėt, nazistėt apo kolonialistėt, kushdo pyet veten se si arritėn pėrkrahėsit e kėtyre ideve ta distanconin veten kaq shumė nga ndjenjat njerėzore. Arsyeja e vetme pėr barbarizmin dhe shtypjen e ushtruar nga kėta udhėheqės ėshtė mungesa e fesė dhe fakti se kėta njerėz nuk i frikėsoheshin Zotit. Njė qenie njerėzore qė i frikėsohet Zotit dhe qė ka besim tė patundur nė jetėn e pėrtejme, pa dyshim qė nuk do tė ishte nė gjendje tė kryente asnjė nga shtypjet apo padrejtėsitė qė kemi pėrshkruar. Pėr mė tepėr, atė qė beson nė Zot dhe nė jetėn e amshuar nuk e bind dot kurrė tė ndjekė njė ideologji tė tillė tė shtrembėr, sado qė ta nxisėsh.

    Nė 1983, shkrimtar rus Aleksandėr Sollzhenjicin, fitues i ēmimit Nobėl nė letėrsi nė vitin 1970, mbajti njė ligjėratė nė Londėr dhe u pėrpoq tė shpjegonte pse i kanė rėnė kaq tė kėqija mbi supe popullit tė tij.

    Gjysmė shekulli mė parė, kur isha ende fėmijė, mbaj mend se kam dėgjuar disa tė moshuar qė jepnin shpjegimin e mėposhtėm pėr fatkeqėsitė qė i kishin rėnė Rusisė: "Njerėzit e kanė harruar Zotin; prandaj dhe ndodhi e gjitha kjo.

    Qysh atėherė kam kaluar pothuaj 50 vjet, duke u marrė me historinė e revolucionit tonė; gjatė kėtij procesi kam lexuar me qindra libra, kam mbledhur qindra dėshmi personale dhe kam kontribuar me 8 vėllime tė miat nė pėrpjekje pėr tė pastruar gėrmadhat qė la pas ajo turbullirė, por po tė mė kėrkonin sot tė formuloj nė mėnyrė sa mė koncize shkakun kryesor tė atij revolucioni shkatėrrimtar qė gllabėroi rreth 60 milionė nga njerėzit tanė, nuk do tė mund ta shprehja mė saktė, sesa tė pėrsėris: "Njerėzit e kanė harruar Zotin; prandaj dhe ndodhi e gjithė kjo.

    Ky identifikim i Sollzhenjicinit ishte plotėsisht i saktė. Me tė vėrtetė, gjėja e vetme qė mund ta zvarriste njė shoqėri nė gjithė atė tmerr dhe ta bėnte tė mbyllte sytė me indiferentizėm para tė gjitha llojet e shtypjes, ishte harrimi i ekzistencės sė Zotit. Mirėpo Zoti nuk harron e nuk gabon kurrė. Udhėheqėsit komunistė menduan se kishin krijuar sistemin e tyre pėr tė sunduar shoqėritė nė botė dhe menduan se zotėronin njė pushtet e forcė tė madhe. Ata, madje, mbajtėn edhe takime sekrete ku biseduan pėr shtypjen e mėtejshme qė do t'u sillnin njerėzve me qėllim qė tė konsolidonin pushtetin e tė rrisnin fuqinė e tyre, por ndėrkohė qė ata bėnin kėtė gjė.

    E vetmja mėnyrė pėr tė parandaluar pėrsėritjen e kėtyre katastrofave ėshtė qė njerėzit tė jetojnė me besimin te Zoti dhe jeta e amshuar, pa harruar se do tė japin llogari pėr gjithēka qė bėjnė. Nė Kuran thuhet:

    Kujtdo qė vepron drejt, qoftė mashkull a femėr, e qė ėshtė besimtar, Ne do t'i dhurojmė njė jetė tė mirė e do ta shpėrblejmė shumėfish pėr veprat e mira qė ka kryer. (Kuran, surja En-Nahl: 9
    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Pershendetje lexusja.
    Komunizmi deshtoi ne kostrucionin e individit.
    Pikerisht ne prezuncionin qe te krijonte individin perfekt.
    Ideologji qe bazohej mbi forcen e mases pa marre parasysh inventivin e individit.Shtypese e lirise dhe fese.
    Mori vrull ne revolucionin industrial te viteve 20' si pergjigje e shfrytezimit kapitalist.
    Shume figura kane kerkuar te perdornin teorine darvin,duke u nisur nga Marks per te perfunduar te hitler.
    Nje ideologji mund te jete e mire ose e keqe.
    Eshte mire ta njohesh dhe ta vleresosh.
    Historia tregon ne menyre esemplare ku te ēon nje ideologji qe pranohet ne menyra radikale dhe ekstremiste..
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  8. #8
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    38
    Postime
    2,166
    perSHENDETje
    Per mendimin tim kjo teme nuk i pershtatet Forumit Historia Boterore, sepse nuk perben histori por mendimin e autorit . Meqenese nuk kan problem moderatoret fjala ime eshte e tepert!

    Me menyren qe ti vertetove se Komunizmi shkatroi boten, une nuk mund te gjeje asnje ideologji dhe asnje fe (akoma edhe fene time) qe nuk shkaktoi gjakderdhje. Teoria e Marksit eshte e vertet qe nuk i pershtatet realitetit te sotem por po te shohesh teorine nga brenda do nxjerresh nje konkluzion te kundert nga ato qe shkruan ti lexuese. Teoria e Marksit ariti te parashikoi dy luftrat boterore: Per Luften e Pare nuk ka historian qe mos te pranoi se u be per shkaqe ekonomike- kete gje e kishte thene edhe Lenini,para se te behet lufta, se forcat kapitaliste luftojne per te gjetur lende te pare per industrine e tyre- ky ishte shkaku qe u be Lufta e Pare Boterore. Saper Luften e Dyte Boterore prap shkaku ishte ekonomik- Marksizmi i shpjegon te gjitha ngjarjet historike me ane te ekonomise, kapitalit- dhe vec kesaj doli dhe nje vertetim tjeter i Marksizmit, se nacionalizmi dhe feja sjellin shkatrim (une nuk jam aspak ndakort me kete gje por nje Marksist me argumentet e tij do mundej ta themelonte nje ide te tille), nacionalizmi gjerman i mbeshtetur nga perdorimi i fese (psh. te vrasim Hebrejte se varen Jezusin qe ishte nje nga elementet e propagandes naziste). Pra Marksizmi sipas kesaj analize jo vetem nuk ishte shkaktari i gjakderdhjes por po tu kuptonte mire mbase nuk do arinim atje ku aritem. Sidoqofte megjithese Marksizmi u tregua ideollogji e kenaqshme per te shpjeguar gjendjen politike ne mbare boten ne veper u tregua e gabueshme. Kishte aritur te gjeje problemin, deri ne nje fare mase, por jo ta zgjidhe ate.

    Sidoqofte Marksizmi nuk mbetet asgje vetem se nje ideologji politike, "paradigm", si Realizmi dhe Pluralizmi. Kjo ideologji politike ndoqi nje rruge shkencore- shkence politike- qe sot eshte e pranueshme si rruge e drejte shkencore dmth. menyra se si shkojme nga ngjarja ne argument dhe pastaj ne parashikim quhet menyre a drejte pavaresisht nese shkencetaret e tjere politik bien ndakort ose jo.
    Me kete llogjike qe shtrove temen ti lexuese i bie qe mbas 50 vjetesh kur bota te kercenohet nga armet berthamore dhe nga problemet natyrore te akuzojme Realizmin qe inkurajon krijimin e armeve berthamore per shkak se sipas kesaj teorie shteti duhet te risi fuqine dhe sigurine e tij, pra le te prodhoi dhe bomba atomike per kete siguri, ose Pluralizmin pse inkurajon prodhimin e pakufizuar, prodhimi i pakufizuar po shkakton te gjitha problemet natyrore sot.
    falemiNDERit

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,380

    Libri i zi i komunizmit: krime, terror, shtypje

    Libri i zi i komunizmit: krime, terror, shtypje

    E Hene, 17 Tetor 2005


    Nga Astrit Lulushi, SHBA

    Idete kane pasoja, si vrasje, tirani dhe shtypje

    Kur kerkojne per shembuj te barbarizmave te sponsorizuara nga shteti, intelektualet me shpejtesi tregojne inkuzicionin spanjoll ose imitimin e tij protestant, gjuetine e shtrigave. Si eshte e mundur, thone ata, qe njeri te persekutoje tjetrin per bindjet e tij. Ironikisht, te njejtet intelektuale, shpesh jane po ata qe sherbyen si perkrahes e nxites per persekutimet politike dhe vrasjet ne mase ne nje shkalle te papare ndonjehere ne historine njerezore.

    Inkuzicioni spanjoll mori jeten e rreth 2 mije njerezve gjate periudhes se tij 25 vjecare nga viti 1480 deri me 1505. Megjithate veshtire te gjendet nje periudhe, qofte edhe 25 diteshe ne Rusine nen Stalinin, ne Kinen nen Maon, apo ne Kamboxhian nen Pol Potin, ku numri i vrasjeve te ishte me i vogel.

    Krimet e komunizmit nuk jane perfillur. Pare nga nje kendveshtrim i bute e i favorshem ndokush mund te mendoje se intelektualet thjesht jane verbuar nga paragjykimet e kohes dhe nuk jane ne gjendje te ngrihen mbi realitetin e t'i shohin vrasjet qe u kryen nen hunden e tyre. Pare nga nje kendveshtrim cinik, te tjeret mund ta shohin kete mosperfillje si nje vet-humbje kujtese, me qellim per te perjashtuar veten nga roli si perkrahes i ketij gjenocidi klasor.

    Duke patur parasysh kete heshtje te shurdher mes intelektualeve qe kane brohoritur vrasjet e rreth 100 milione njerezve nga komunizmi ne shekullin e 20-te, bashkeautori i librit te zi te komunizmit, Stefani Courtis shtron pyetjen se perse eshte dashur te pritej deri ne fund te shekullit 20-te per te folur rreth ketyre krimeve. Pergjigja duket se eshte, se per me shume se 80 vjet, akademiket kane genjyer veten duke mos pranuar te besojne se shoket e tyre te idealeve mund te ishin ne gjendje te kryenin krime te tilla diabolike.

    Shume prej autoreve te librit te zi perpiqen ta vendosin komunizmin ne kontekstin kulturor, duke diskutuar mbi kryengritjen fshatare ne Rusi, ose skllaverine ne Kamboxhia. Por per arsye se komunizmi ishte nje ideologji kunder tradites qe qellimisht shkaterroi menyren e vjeter te jeteses, dallimet kulturore midis partive komuniste ne vende te ndryshme nuk ishin aq te theksuara sa c'ishte ngjashmeria e tyre e jashtezakonshme. Per shembull mania per klasifikimin dhe zhdukjen e elementeve te ndryshem te shoqerise ne Kamboxhia duket se ishte karakteristike per te gjitha regjimet komuniste. Ne Rusi ata quheshin "te deklasuar", ne Shqiperi, "armiqte e popullit", ne Kine te "zinj kundert te kuqeve", e te tjere.

    Ne te gjitha kryeqytetet komuniste, e njejta gjuhe perdorej per te poshteruar keta njerez, si "farera te keqia, krimba, ndyresira" - dhe i njejti fat i priste ata dhe familjet e tyre ne burgje, kampe, internime e para skuadrave te pushkatimit. Cdo vrases ne mase mesoi nga paraardhesi i tij. Secili kishte kliken e vet te intelektualeve perkrahes; secili kishte ithtaret e tij mes policeve, ushtareve dhe bashkeatdhetareve.

    Libri i zi i komunizmit permbledh arkivat e hapura te vendeve ish-komuniste, per te zbuluar arritjet e komunizmit; terrorin, torturat, urine, internimet dhe masakrat. Me hollesite e pershkruara, ky liber duket se perben perpjekjen e pare serioze per te regjistruar dhe analizuar krimet e komunizmit gjate nje periuedhe prej me se 80 vjetesh.

    Libri, i publikuar fillimisht ne France, frengjisht dhe tashme ne anglisht, eshte cilesuar si nje akuze penale ndaj komunizmit qe argumenton me fakte se komunizmi ishte nje sistem kriminal. Aty jepen hollesi rreth mizorive te shkaktuara nga regjimet komuniste; perfshi 25 milione te vdekur ne Bashkimin Sovjetik, 65 milione ne Kine, 1.7 milione ne Kamboxhia. Libri nuk eshte i kendshem, por i nevojshem. Miti i gabuar se themeluesit e ketij sistemi kishin qellime te mira, bie poshte perfundimisht. Faktet e mbledhura jane te pakundershtueshme dhe askush qe do ta lexoje kete liber nuk do te jete ne gjendje te thote me, se nuk e dinte ose nuk ishte i sigurte rreth natyres kriminale te komunizmit, ndersa ata qe kane filluar t'i harrojne keto mizori, do te detyrohen t'i kujtojne perseri.

    Libri prej rreth 800 faqesh, ndahet ne 5 pjese, ku perfshihen 27 kapituj. Kapitulli i 20-te, perbere prej 60 faqesh, flet per komunizmin ne Evropen Qendrore e Juglindore. Fakti qe komunizmi shqiptar pershkruhet kalimthi ne jo me shume se nje faqe, tregon se autoret per nje arsye apo nje tjeter nuk kane patur ne duar fakte, referenca apo burime te mjaftueshme arkivore te periudhes komuniste ne Shqiperi. Per shembull, autoret thone se Shqiperia gjate periudhes komuniste kishte 19 kampe e burgje politike, ndersa sipas deshmitareve, numri i tyre ishte dy e ndoshta 3 fish me i lart. Por historia e diktatures eshte komplekse dhe historia e komunizmit jo me pak e tille.

    Megjithate, dilema e vertete morale qe paraqet libri nuk eshte thjesht ne se komunizmi ishte me i keq se nazizmi, apo Stalini me vrases se Hitleri, por ne se historia e shekullit te 20-te ka mundur te jape gjykimin e saj perfundimtar e objektiv rreth ceshtjes se te gjitha keto vrasje e barabarizma u shkaktuan nga natyra e keqe e ketyre njerezve apo eshte natyra e ideologjive utopike qe premtojne "parajsen" dhe perfundojne ne vrasje ne mase ne nje shkalle te pashembullt.

    Libri behet edhe me denoncues po te kihet parasysh fakti se ai eshte shkruar nga 6 studiues, cdo njeri prej te cileve ish-komunist ose ish-vizitor i rregullt i vendeve kur ato vuanin nga regjimi komunist.

    Bibliografia:

    1. "The Black Book of COMMUNISM; Crimes, Terror, Repression" by Courtois, Uerth, Panne, Paczkovski, Bartosek, Margolin, Harvard University Press 2004

    2. "Fundi i Udhes se Gjate" nga Tomorr Aliko, Tirane 2001

    3. "Ideas have Consecuences".. by Daniel J. Flynn, Accuracy in Academia

    4. "Dead Souls" by Anne Applebaum, Weekly Standard


    Korrieri.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku
    Libri i zi i komunizmit: krime, terror, shtypje
    Libri nuk eshte i kendshem, por i nevojshem
    Eshte i domosdoshem!

    Ky liber duhet te shtypet urgjentisht ne 3 milione kopje (ose sa eshte numri i individeve qe ka Shqiperia) dhe te shperndahet falas nga shteti. Une e kam lexuar para nja 4 vjetesh [botim shqip, faqosja me germa 9 pt (!)] dhe ju siguroj se leximet e mevonshme te "Ditari i Ana Frank" do ju lene teresisht indiferente.. Ka dhe ca faqe per "legjendarin idealist" Che. Jane interesante se del pak me ndryshe nga ai qe mbahet neper bluza e tatuazhe.

    te kjo teme, shkrimet 1-2-3-5-6 me duket sikur kane duf anti-evolucionist

  11. #11
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Une nuk jam ndonje idhtar i thekur i "Che-se" por per besnikeri historike dua te theksoj se ishte vertet ironike qe Che-ja gjeti gjuhe te perbashket dhe deri diku ndihme nga figura politike si Peroni dhe Frankoja!
    Sado paradoksale te duket nje gje e tille ajo ne te vertete nuk eshte e tille po te kemi parasysh qe Jankite me gjithe plutokracine judeo-globale jane thjesht ana tjeter e medaljes se komunizmit famekeq (a thua se viktimat e pales tjeter keto 100 vjetet e fundit kane qene me te vogla!).
    Per plutokracine planetare cdo kush qe kerkonte nje minimum perparimi socilal (qofte edhe nacionalizimi i pasurive natyrore) etiketohej ne menyre shume komode - komunist!!!!!
    Ne demonologjine e dogmes plutokratike Satanai ishte sipas rradhes Nazizmi dhe pastaj Komunizmi (te dy sistemet kishin nje gje te perbashket (socializmin - pavarsisht se te kuptuar dhe te implementuar kryekeput ndryshe me rezultate te ndryshme).
    Duhet te jemi njecike me dyshues ndaj etiketimeve janki ashtu si dhe etiketimit "hero i demokracise" - spiunit te CIA-S (qe kercenoi pak me vone dhe Gjermanine me anihilim total) pijanecit megalloman -Leh Valeses!


    Ujku ujku......e cakalli ben kerdine!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  12. #12
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    une e di fare mire anen tjeter te monedhes se perbashket gjashtekendeshe.. problemi eshte se shkrimet e para te kesaj teme merren ekskluzivisht me frymezimin darvinist te komunizmit, nderkohe qe harrohet se prinderit e murtajes Marx ishin rabine te thekur, pra "zoti ne familje" ishte nje perditshmeri po aq monotone sa dhe te ngrenit.. pra, ngjan me nje propagande te rendomte dhe bajate fetare dhe nuk jep asgje nga dimensioni real i horrorit te komunizmit.

    persa i perket etiketimeve "bolshevik, komunist" kur vijne nga figura si Patton, MacArthur, McCarthy nuk kemi pse te kemi fijen me te vogel te dyshimit.. ato e kane ditur fare mire origjinen e kesaj murtaje... dua te them se nuk para i perdor "yankee soap" per djathe, por ka gjera qe jane evidente.

    gjithsesi, "Libri i zi i komunizmit" absolutisht duhet te shperndahet ne cdo shtepi ne Shqiperi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga darwin : 25-10-2005 mė 22:56
    Prektora

  13. #13
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Dhe per me teper akuzat per "darvinizem" tingellojne totalisht hipokrite nga idhtare te modelit Mamonit anglo-sakson. Roma e rrafshoi me zjarr-hekur dhe kripe Kartagjenen, por ky monstruozitet e ngriti koken perseri 2000 vjet me vone!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  14. #14
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anėtarėsuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    kėtu
    Mosha
    78
    Postime
    231
    Qe te jemi realist, krimet, terrori dhe shtypjet nuk jane vetem vepra te komunizmit po edhe te sistemeve tjera politike. Mos te harrojme krimet, terroret dhe shtypjet qe jane kryer ne emer te fese, te po asaj feje qe sot e heq veten si viktime te komunizmit.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,380

    Drejt njė Nurembergu kundėr komunizmit

    Drejt njė Nurembergu kundėr komunizmit

    Nga Refaela RIVE*


    A do tė jetė Kėshilli i Europės organizata e parė ndėrkombėtare qė do tė dėnojė “krimet e regjimeve komuniste totalitare”? Pikėrikisht kėtė dėshiron edhe raporteri i Asamblesė parlamentare tė Ke, suedezi Goran Lindblad, anėtarė i grupit tė Partisė Popullore Europiane(e djathtė).
    Ai shpreson se do tė gjejė pėrkrahjen e shumicės sė sallės parlemanetarė tė Strasburgu qė do tė mblidhet nė seancė plenare tė mėrkurėn, 25 janar: “Krimet komuniste nuk janė dėnuar ende nga komuniteti ndėrkombėtar, nė dallim me krimet naziste”, shprehet ai.
    “Publiku i gjerė ėshtė pak i ndėrgjegjshėm pėr kėtė krime dhe konstatohet njė nostaligji shqetėsuese nė disa vende”, deklaron me keqardhje ai. Ai vlerėsėn se “Kėshilli i Europės qė ėshtė rojtari i tė drejtave tė njeriut dhe anėtarė tė tė cilit janė tė gjithė vendet ish-komuniste tė Europės, pėrveē Bjellorusisė”, duhet tė procedojė me njė dėnim tė tillė me rastin e pėrvjetorit tė 15-tė tė prishjes sė BRSS, akt i nėnshkruar mė 8 dhjetor 1991.
    Zoti Lindbald ėshtė raporteri i njė projekt rezolute tė Asamblesė parlamentare si dhe tė njė prjekt rekomandami pėr Komitetin e ministrave. Projekt rezoluta, e cila u paraqit qė nė shtator 2003 nga kristian-demokrati hollandez Rene Van der Linden, i zgjedhur mė pas Kryetar i Asamblesė Parlamentare, ka ngjallur njė polemikė tė zjarrtė. Nė fakt ky projekt nėnvizon se nuk duhet bėrė dallimi midis ideologjisė dhe praktikės komuniste: krimet e regjimeve komuniste e bazonin themelin e tyre nė “teorine e luftės sė klasave dhe nė parimin e diktaturės sė proletariatit”. Tė gjitha regjimet e komuniste tė Europės qendrore e lindore “pa pėrjashtim” janė shquar pėr “dhunime masive tė tė drejtave tė njeriut”, pėrfshirė edhe “vrasje e ekzekutime”,
    Vdekje nė kape pėrqėndrimi, punė tė detyruar dhe forma tė tjera terrori fizik kolektiv”, konstatohet nė kėtė projektrezolutė.
    Komunistėt qė kanė marrė pjesė nė rezistencėn kundėr nazizmit janė ngritur kundėr kėtij teksti, si p.sh. kompozitori grek Miqis Teodoraqis:”Nė emėr tė shokėvė tė mi komunistė tė rėnė, tė atyre qė kanė provuar Gestapon, kampet e vdekjes dhe skuadrat e pushkatimit me qėllimin e lartė qė nazismi tė shfarosej dhe qė liria tė triumfonte, unė kam vetėm njė fjalė pėr t’u thėnė kėtyre zotėrinjve: “Turp!”, protestoi ai nėpėrmjet njė komunikate mė 27 dhjetor 2005. “Kėshilli i Europės ka vendosur ta ndryshojė historinė, ta fallsifikojė atė, duke barazuar viktimat me xhelatėt, heronjtė me kriminelėt, ēlirimtarėt me pushtuesit, komunistėt me nazistėt”, shtoi muzikanti. Partia Komuniste Greke (KKE) me tė cilin Miqis Teodoraqis ėshtė ndarė qė nė fillim tė viteve ’90, mblodhi disa mijė vetė nė Athinė mė 19 janar 2006 pėr tė protestuar kundėr kėtij teksti tė cilėsuar prej saj si “projekt imperialist”:
    “Kjo ėshtė deklaratė lufte kundėr klasės punėtore”, deklaroi kryetarja e saj, Aleka Papariga.


    Rusia kundėrshtarja mė e egėr


    Duke pranuar se “disa parti komuniste europiane kanė punuar pėr realizimin e demokracisė”, si p.sh. partia komuniste franceze nė luftėn pėr ēlirim, projektrezoluta i fton “tė gjitha partitė komuniste dhe postkomuniste qė nuk e kanė kryer ende kėtė akt, tė rishikojnė historinė e komunizmit dhe tė kaluarėn e tyre”.
    “Rusia ėshtė treguar kundėrshtarja mė e egėr ndaj raportit tim”, shprehet zotit Lindblad. Gjithėsesi ai ėshtė optimist qė raporti i tij do tė votohet: komisioni i ēėshtjeve politike e miratoi pa shumė vėshtirėsi mė 14 dhjetor 2005, me 24 vota pro, 8 kundėr dhe 2 abstenime.
    Raporteri kėrkon qė Komiteti i ministrave tė Kėshillit tė Europės qė pėrbėhet nga 46 ministra tė punėve tė jashtme tė vendeve anėtare tė kėsaj organizate politike, “tė hartojė njė deklaratė zyrtare nė favor tė dėnimit ndėrkombėtar tė krimeve tė kryera nga regjimet komuniste totalitare”. Ai e fton kėtė Komitet “tė dėshmojė keqardhje, mirėkuptim dhe mirėnjohjen pėr viktimat e komunizmit”.


    *Marrw nga gazeta “Le Monde”, 22.01.2006

    Ekspress.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    jo vetem rusia or tunxh por dhe prod-caushi me shok do dalin kunder.. ksaj nisme..

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    lexuese i lexova postimet e tua dhe mund te them qe :




    Per mendimin tim tema eshte hapur jo per te analizuar komunzmin as ata qe e shpiken por vetem per te treguar se komunzmi deshtoi sepse nuk besonte ne zot pra kryekeput propagande fetare nderkoh qe deshtimi i komunzmit eshte shum me i thell se aq dhe duhen njerez te tjere per te bere ato analiza qe ti je munduar ti besh por pa asnje rezultat konkret.

    dikur neper shkolla kishim me detyrim mesimin e ideplogjis komunste ekonomin kapitaliste dhe socialiste edhe Marksin me shoke e shoqe , dhe te them te drejten konkluzioni im ishte se teorikisht nuk kishin shum gabim por praktikisht nuk ishte e zbatueshme ose me mire te themi qe e imponuan me force nderkohe qe po te lexosh Marksin diku ne nje vend thote :

    Kalimi nga kapitalizmi ne socializem eshte i veshtire dhe do arrihet me ngritjen e puntorve te organizuar kunder pronareve per te drejtat e tyre
    sociale ngritje roge etj, qe jane edhe sot e kesaj dite dhe quhen sindikata pa to pronari te shfrytzon deri ne palce dhe te paguan sa per te ngren nje kothere buke sic ndodh sot realisht ne Shqiperi.


    Pastaj do vije nje periudhe sociale pra socializem ku duhet te egzistoje te treja pronat

    1- shteterore

    2-Private

    3- DHe ajo e perbashket Shteterore dhe private 50%-50%

    Dhe vetem tregu dhe koha do tregojne se kush nga keto forca do ta coje njerezimin ne komunzem pra kush do triumfoje dhe kush do falimentoje.


    Kjo qe shkruajta me siper eshte pjesa me kryesore e asaj qe shkruan Marksi per zhvillimin e shoqeris njerezore, por qe nuk u zbatuan sepse cdo njeri e lexon dhe e interpreton dhe zbaton si ti doje qejfi prandaj dhe pas tij dolen pasardhsit e tij deri tek ai Enveri yne qe beri 1-tonelat me libra per te hyre ne histori si vazhduesi i vetem i Marksit por qe nga ana tjeter nuk ben asgje vetem se perdoren nje ideologji duke e kthyer ne nje ideal per interesat e tyre personale Partiake apo edhe me gjere.



    Dhe shoqeria njerezore sot faktikisht po jetojn periudhen ku egzistojne te treja pronat sic kishte parashikuar Marksi me perjashtim te KUBES , KINES ???? , DHE kORES SE VERIUT .



    Prandaj e dashur lexuese dhe moderatore lexo dhe mendohu pak me thelle rradhes tjeter dhe mos i fut barbarizmat e komunzmit me luften ne ceceni se jane gjera krejtesisht te ndryshme .

    Jam dhe ngelem antikomunist pasi vetem njeriu i lire dhe prona e lire do ta coje shoqerin njerezore perpara, po deshe te jap edhe arsyet nje here tjeter.

    te fala dardajan

  18. #18
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar mė parė nga antares
    Une nuk jam ndonje idhtar i thekur i "Che-se" por per besnikeri historike dua te theksoj se ishte vertet ironike qe Che-ja gjeti gjuhe te perbashket dhe deri diku ndihme nga figura politike si Peroni dhe Frankoja!
    Sado paradoksale te duket nje gje e tille ajo ne te vertete nuk eshte e tille po te kemi parasysh qe Jankite me gjithe plutokracine judeo-globale jane thjesht ana tjeter e medaljes se komunizmit famekeq (a thua se viktimat e pales tjeter keto 100 vjetet e fundit kane qene me te vogla!).
    Per plutokracine planetare cdo kush qe kerkonte nje minimum perparimi socilal (qofte edhe nacionalizimi i pasurive natyrore) etiketohej ne menyre shume komode - komunist!!!!!
    Ne demonologjine e dogmes plutokratike Satanai ishte sipas rradhes Nazizmi dhe pastaj Komunizmi (te dy sistemet kishin nje gje te perbashket (socializmin - pavarsisht se te kuptuar dhe te implementuar kryekeput ndryshe me rezultate te ndryshme).
    Duhet te jemi njecike me dyshues ndaj etiketimeve janki ashtu si dhe etiketimit "hero i demokracise" - spiunit te CIA-S (qe kercenoi pak me vone dhe Gjermanine me anihilim total) pijanecit megalloman -Leh Valeses!


    Ujku ujku......e cakalli ben kerdine!
    Eh qe kur na qenka nacionalizimi i pasurive kombetare perparim social? Jo per gje po ta dijme dhe ne te paditurit.....

    Dhe meqe erdhi fjala tek nacionalizmet e pasurive, Frankoja e Peroni.....E di ti qe sipas te dhenave te fundit....Salvador Allenden ne Kili e vrane rojet personale kubaneze ( dhe nuk eshte vetevrare sipas variantit socialist nr 1 apo i vrare nga pucistet e Pinochetit sipas variantit socialist nr2)

    Ja dhe artikulli:
    Salvador Allende's sad ending: He was fund-backed by KGB and got killed by a Cuban Agent!

    A new book, about to be published in France "Cuba Nostra - Les Secrets D'Etat de Fidel Castro" by Alain Ammar has destroyed a very-well constructed myth by the left: The assassination of Salvador Allende in Chile while he was being toppled by Augusto Pinochet. This article by Eduardo Mackenzie (updated: it was translated by me to Media Without Mask website) has a brief on the book.
    "The fact is that Allende was not a suicide, he was not killed by the military that took the power in september, 1973. During their assault against La Moneda palace, Chilean president was cowardly murdered by one of the Cuba agent that were in charge of his protection" says Eduardo.

    Allende was frightened by the military and wanted to surrender. Before he could do this, he was killed.

    It´s the second major attack on this leftist myth this month!

    Early this month a new book by KGB archivist Vasili Mitrokhin revealed that Allende, and other leftist leaders in Latin America received money from KGB.
    This article by Juan Tamayo explains who were helped:

    "• The KGB documents record actual and proposed payments to Chile's Salvador Allende totaling $420,000 both before and after his election as president in 1970.

    • Costa Rica's José ''Pepe'' Figueres received $300,000 from the KGB for his 1970 presidential campaign and $10,000 afterward.

    • Carlos Fonseca, founder of Nicaragua's Sandinista National Liberation Front, was ''a trusted KGB agent'' code-named GIDROLOG.

    • Nicaraguan Manuel Andara y Úbeda was a KGB agent who led a group of Sandinistas tasked by Moscow in the late 1960s to scoop out the U.S. border with Mexico for possible targets for KGB sabotage teams.

    • The KGB ''trained and financed'' the Sandinistas who seized the National Palace in Managua and dozens of hostages in 1978. A senior KGB official was briefed on the plan on the eve of the raid, led by Edén Pastora, also known as Commander Zero. "

    It's the end to these old-time leftist myths in LA?
    No. These events were not EVEN mentioned by Brazilian media.
    Here in Brazil, we are still wearing Che Guevara shirts and believing in the holy santity of Salvador Allende.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Toro : 24-01-2006 mė 09:37
    "Who is John Galt?"

  19. #19
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku
    Drejt një Nurembergu kundër komunizmit

    Nga Refaela RIVE*
    Xhuxhu, me lejo te bej vetem nje verejtje, por jo ne drejtimin tend, verejtje ne lidhje me titullin e propozuar nga perkthyesi (nuk e mora vesh dhe kush ishte bile).

    Titulli i sakte i shkrimit te Rafaële Rivais eshte : "Le Conseil de l'Europe est appelé à condamner les crimes des anciens régimes communistes" qe perkthehet :

    "Keshilli i Europes eshte i thirrur per te denuar krimet e ish-regjimeve komuniste"

    Une e di shume mire qe ne jemi kampionet e futjeve te duarve neper shkrimet e te tjereve duke i ndryshuar ato kryekeput. Sepse te flasesh per "denim te komunizmit", kjo nuk eshte aspak njelloj te flasesh per "denim te krimeve te regjimeve komuniste".

    Komunizmi nuk denohet as nga Keshilli i Europes as nga Parlamenti i Kongos. Komunizmi eshte nje filozofi (filozofia marksiste) dhe ajo nuk pret denime nga askush. Nuk jam aspak nje nostalgjik i komunizmit, larg kesaj. Por eshte turp te mendosh qe komunizmi do te denohet ne nje keshill apo ne nje mbledhje lagjeje.

    Krimet po, ato denohen !

    Kaq kisha, se e di shume mire qe shumica e mosmarreveshjeve tona vjen ngaqe i kushtojme aq pak rendesi gjuhes, asaj çka ajo na thote.

  20. #20
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Po atehere kush na qenka "perparim social", grumbulimi i te gjitha pasurive natyrore te mbitokes dhe nentokes ne grushtin e nje bande oligarkesh (emer tjeter per kapitalin boteror)?
    Eshte e kote te diskutojme bashke per te tilla gjera se nuk ja nxjerrim fundin.....
    Per sa i perket Alendes, ti mund te kesh pare shume filma me 007 me sa duket.
    edhe une mund te botoj ca libra me "kujtime" dhe ta tregoj historine sic me pelqen.....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga antares : 08-02-2006 mė 17:58
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. Kush ishin ballistėt?
    Nga Tepelenas_nr_1 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 09-12-2006, 10:52
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Enveri, 100 mijė USD nė vit partive komuniste tė Botės.
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-11-2004, 10:36
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •