Robert Goro
Korrespondenti i BBC-sė nė Athinė



Nė fillim tė kėsaj jave Athina bėri deklaratėn mė tė ashpėr ndaj Tiranės qė nga ardhja e socialistėve shqiptarė nė pushtet, nė vitin 1997.

Deklarata e ministrit tė jashtėm, Jorgos Papandreu, njė politikan qė ėshtė shquar gjithmonė pėr tonet e veta tė moderuara si dhe pėr pikėpamjet e tij nė drejtim tė stabilitetit tė Ballkanit Perėndimor, pėr kėtė arėsye merr rėndėsi tė veēantė.

Ashpėrsia me tė cilėn shefi i diplomacisė helene komentoi incidentet e shumėpėrfolura tė Himarės dhe deklarimi i tij publik pėr herė tė parė se atje ka njė popullsi solide me origjinė greke, tė shtyjnė tė besosh se fjalėt e zotit Papandreu nuk ishin njė reagim emocional i ēastit, sikurse u hamendėsua nga ndokush.

Mė sė shumti ka gjasė se ato shprehnin njė preokupim tė akumuluar nėpėr muaj apo vite dhe tė shfryrė ndoshta as nė vendin dhe as nė momentin e duhur.

Pėrtej hamendjes se deklarata mund tė jetė ndikuar edhe nga atmosfera elektorale qė po dominon pėrditė e mė shumė nė Greqi, si dhe tė jetė pasojė e ambicieve tė pashpallura tė zotit Papandreu pėr tė fituar nė njė tė ardhme tė afėrt kreun e partisė sė vet, PASOK-ut nė pushtet, fjalėt e shefit tė diplomacisė greke zbulojnė njė tė vėrtetė qė kėto vitet e fundit ėshtė endur vazhdimisht nė horizont.

Se, pėrkundėr deklarimeve tė purpurta, marrėdhėniet midis Greqisė e Shqipėrisė nuk kanė patur atė nivel qė kanė trumbetuar publikisht qeveritarėt nė tė dy anėt e kufirit.

Por mė sė shumti ato i ka karakterizuar mosbesimi i kamufluar, i bazuar mė sė shumti nė reminishenca tė sė kaluarės dhe pavarėsisht se pas ēdo takimi zyrtar tė dy palėt kanė deklaruar se e hedhin vėshtrimin pėrpara.

Kėshtu janė deklaruar Tirana e Athina dhe nė njė takim qė ambasadori i Shqipėrisė nė Athinė, Bashkim Zeneli zhvilloi me ministrin alternat grek tė punėve tė jashtme, Tasos Janitsis dhe ku kėtij tė fundit iu dha njė mesazh i kryeministrit Fatos Nano, ku ndėr tė tjera theksohej pikėrisht vendosmėria pėr tė ruajtur nivelin e marrėdhėnieve shumė tė mira.

Ndėrkaq, sipas burimeve tė mirėinformuara, pala shqiptare ka theksuar se nė marrėdhėniet midis tė dy vendeve vėshtrimi duhet tė hidhet pėrpara, me frymėn e europianizmit dhe pa iu rikthyer temave tė mbyllura e disi folklorike, pa tone imponuese dhe duke respektuar sovranitetin e njeri-tjetrit.

Por edhe ministri grek, i cili gjithashtu ėshtė shprehur pėr ruajtjen e marrėdhėnieve tė mira, i ėshtė pėrmbajtur pikėpamjeve tė shefit tė vet, duke pėrkujtuar angazhimet e Shqipėrisė nė kuadėr tė negociatave tė saj me Bashkimin Europian.

"Zhvillimi i zgjedhjeve tė rregullta dhe demokratike ėshtė pjesė pėrbėrėse e procesit tė pėrafrimit tė Shqipėrisė me BE-nė," ka deklaruar pas takimit ministri Janitsis, duke shtuar se "predispozicioni i qeverisė shqiptare do tė gjykohet mbi bazėn e veprimeve qė do tė bėjė ajo qeveri" dhe se "qeveria greke po i ndjek nga afėr zhvillimet".

Natyrisht, zhvillimet qė pasuan deklaratėn e zotit Papandreu, i zhgėnjyen ndoshfa skeptikėt qė prisnin shpėrthimin e ndonjė krize nė marrėdhėniet dypalėshe.

Kriza nuk ka ardhur, por krisja ndėrkaq ėshtė fakt. Dhe pavarėsisht se tė dy palėt janė angazhuar qė t’i ulin tonet, mėria reciproke duket se do tė vazhdojė ca mė gjatė.