Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Duke filluar qe sot ne 1 Mars, 2003 deri ne 1 Qershor, 2003 ne NY, SHBA do te jete e hapur per vizitoret ne Muzeum Whitney, ekspozita e dy nder arkitekteve me te njohur ne SHBA, Elizabeth Diller(1954) dhe Ricardo Scofidio (1935)(bashkeshortė).

    Ky ekspozim i puneve te tyre gjate 20 viteve te kaluara apo dhe punimeve te reja te cilat nuk kane filluar akoma te ndertohet eshte nje bashkepunim midis Aaron Betsky (drejtor i Institutit te Arkitektures ne Netherlands dhe K. Michael Hays (Drejtor i programit te historise dhe teorise ne Universitetin e Harvard- shkolla e vizatimit, ku gjithashtu jep mesime Arkitekture).

    Tema e ekspozites do te jete "Udhetimi" i prezantuar ky nepermjet instalimeve te mediave te ndryshme; modeleve; fotografive, vidiove dhe objekte te tjera.



  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ne New Jersey, Muzeu i artit ne Universitetin e Princeton do te prezantoje ekspoziten "Arti i struktures planimetrike - Legjenda Zviceriane" (The art of structural design). Ekspozite kjo qe do te jete e hapur deri ne 15 Qershor, 2003.
    Duhet kujtuar se shume projekte dhe struktura te rendesishme ne Amerike jane krijime Zviceriane duke permendur ketu Uren e George Washington ne NY dhe Uren Bunker Hill ne Boston.
    Ne ekspozite do te paraqiten me punimet e tyre Robert Maillart, Othmar Ammann, Heinz Isler, Christian Menn si dhe Wilhelm Ritter dhe Pierre Lardy profesore te Institutit Federal te Teknologjise (ETH) ne Zurich. Cfare i bashkon keta krijues eshte fakti i perzjerrjes se inxhinierise, arkitektures dhe artit te bukur ne nje. Sic thote Prof. Billington "Rralle here nje forme e re arti ballafaqohet me idete e vjetra rreth kufijve artistike te vendosur me pare".
    Kjo ekspozite eshte gjithashtu nje tribu per Prof. Billington i cili eshte nje nga pionieret e idese se integrimit te arteve liberale me edukimin inxhinierik gjate 45 viteve te karieres se tij ne Universitetin e Princeton.
    Ekspozita eksploron filozofine e edukimit ne ETH me fokus kjo tek artistikja (aesthetics) dhe si kjo mund te sherbeje si nje model per inxhinjerine Amerikane ne SHBA.
    "Shume inxhiniere jane me ate se artistikja nuk eshte pjese e profesionit te tyre. Nq se do dicka te bukur sipas tyre duhet te punesosh nje arkitet" - thote Prof. Billington - "Por nje objektive kryesore i edukimit ne inxhinieri duhet te jete inkurajimi i studenteve te shikojne dhe pranojne senset me elementare te "aesthetics"/artistike." Ai mendon se ashtu si fotografia eshte nje forme e re arti e shek. te 19 e zhvilluar me vete por paralel me pikturen edhe inxhinieria strukturore zhvillohet me vete por paralelisht me arkitekturen.

    Pyetje:

    Drini (ose kush mund te kete njohuri) di ndonje gje me shume rreth "aesthtics" dhe sa mund te jete integruar kjo dege ne programet shkollore ne SHBA (ose Shqiperi nq se ndonjeri ka njohuri rreth kesaj)?!

  3. #3
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Pėr Fiorin:

    Mesa di pėr ēfarė i pėrket Aesthetics, ose ndryshe Artistikės, ėshtė njė nėndegė e filosofisė. Termi Aesthetics ėshtė sjellė nga filozofi gjerman Alexander Gottlieb Baumgarten nė vitin 1573. Ka ekzistuar qė nė kohėt e lashta si filozofi, dhe ėshtė pėrmėndur dhe folur edhe nga Plato. Nė arkitekturė, artistikja (nėse thuhet kėshtu nė Shqip), ėshtė njė nga bazat pėrbėrėse dhe themeluese tė saj si degė. Aesthetics nė pėrgjithėsi kanė tė bėjnė me tė bukurėn dhe tė shėmtuarėn e formave dhe tė pajmeve qė mund tė krijohen nga arkitektura, por edhe piktura, etj etj. Psh pėr vijat e drejta, pėr harqet, dhe shumė lloje ornamentesh tė tjera, si filozifi debaton pėr ēfarė emocioni dhe ndjenje na japin, dhe nėse kėto ndjenja kanė tė bėjnė me formėn dirkete ose nėse janė tė lindura nga perceptimi jonė. Pra si tė thuash ėshtė e lindhur me filozofinė e pamjes dhe tė ēfarė ajo pamje na krijon neve. Nė kohėt klasike, pra tė lashta, si filozofi ka pas qėnė shumė e pėrfolur, dhe prandaj psh kemi tė gjithė arkitekturėn Greke-Romake tė bazuar nė njė formė tė vetėm qė quhet Golden Section (s'e di sesi thuhet nė Shqip). Ajo kohė ka qėnė njė kohė kur filozofėt dhe dijetarėt besonin nė Hyjni dhe nė Zotėr, dhe se ata si dijetarė duhet tė zhvillonin njė formė tė bazuar nė Hyjni. Pra ata morrėn The Golden Section si formė bazė meqė krijonte proporcione tė lidhura dhe tė nxjerra nga njėra-tjetra si madhėsi qė do ti pėrdornin pėr tė nxjerrė dimensionet e kollonave, dhe tė lartėsive tė ndėrtesave, hapsirave midis kollonave, etj. Dimensionet e katrorėve qė krijohen nga Golden Section kanė lidhje proporcionale midis njėra-tjetrės nė tė njėjtėn mynyrė si numrat e Fibonaccit: ky kishte nxjerrė kėtė rreshtim duke mbledhur dy numrat e fundit tė rreshtit, 1, 1, 2, 3, 5, 8, 13, 21, 34.... Mund tė duket e ēuditshme pėr ata qė s'e kan dėgjuar kėtė drejtkėndėsh (Golden Section), kur them se tė gjitha ndėrtesat greko-romake kanė lidhje tėrėsisht me kėtė drejtkėndėsh, dhe me proporcionet e tij. Nėn tė mund tė formohet edhe njė formė kėrmilli, pra njė formė organike, qelizore, jetėsore, dmth Hyjnore...

    Ky ėshtė njė shėmbulli i filozofisė Artistike qė tregon se pse ėshtė i rėndėsishėm si mendim. Pėr tė proporcionuar ndėrtesat projektuesit bazoheshin nė kėtė formė sepse mendonin qė ana stilistike do tė dilte ashtu siē duhet, pra hyjnore, dhe ata llogjikonin kėshtu: ēfarė do tė mendonit po tė shihnit njė njeri me kokė mė tė madhe sesa barku? Pra siē njėrzit kanė proporcione tė caktuara atėherė edhe ndėrtesat duhet tė kenė njė. Sot ėshtė mė ndryshe, por nė kohėt klasike ēdo ndėrtesė ishte e bazuar nė Golden Section.

    Njė shėmbull shumė i mirė ėshtė fasada e Parthenonit nė Athinė, qė ka tė burgosur brėnga Vajzėn Athina:

    P.S. drejtėkėndėshi me kėrrmill ėshtė Golden Section
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    Parthenoni nė planimetri

    po prap nė ndėrthurje me Golden Section.
    Shėmbuj tė tjerė ka plotė, por ky ėshtė mė domethėnėsi.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #5
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    Mė fal se Harrova Fiori

    Aesthetics ose Artistikja besoj se jepet si lėndė kudo ku ka degė tė Arkitekturės, sepse pa folur pėr tė s'mund tė mėsohet arkitektura (psh si mė sipėr). Nėse ajo ėshtė degė e veēantė, nuk di, por di qė ėshtė e rėndėsishme nė degėt e Artit. Pra nė ēfarė do lloj Universiteti apo college ku japin mėsim Arti, duhet tė pėrmėndin edhe Aesthetics (nėnkuptohet pse).

    :)
    drini.

    Pėr mė shumė info: http://aesthetics-online.org/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drini_nė_TR : 10-03-2003 mė 04:06

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    "Ekranet e Drites" , punime te Frank Lloyd Wright
    Ekzpozita do te paraqitet nga 14 Marsi deri ne 20 Korrik, 2003

    Duke filluar nga viti 1885 deri ne vitin 1923, xhamet zbukuruese ishin pjese e arkitektures se Frank Lloyd Wright (1867-1959). Gjate kesaj periudhe, ai projektoi mbi 4500 dritare per gati 160 ndertesa, nga te cilat gati 100 u perfunduan. "Ekranet e Drites" sic i quante ai, ishin specifike per strukturat per te cilat ishin projektuar. Evolucioni i te menduarit te arkitektures, integrimi i ornamentit dhe lidhja midis hapesirave te brendeshme me ambejntin jashte mund te studiohen sipas rendit kronologjik te krijimit te dritareve.
    Duke mos ndjekur shembujt e Lois Comfort Tiffan dhe John La Farge te cilet shpesh i pikturonin xhamat, Wright perdori vetem xham te bardhe dhe forma gjeometrike per te krijuar ekrane midis ambjenteve.

    Kjo ekspozite e tija ne Washington do te paraqese 48 dritare, 2 modele arkitekturore si dhe 13 pjata origjinale nga dosja e tij. Ekspozita gjithashtu ka tre ndarje kronologjike: "Nje Fjalor i Formes" 1885-1899 ; "Gjuha e modeleve" 1900-1910 dhe "Poezite e Reja" 1911-1923.


    Artikulli marre nga http://americanart.si.edu





  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Para disa ditesh ne Vjene, Komiteti Austriak i Keshillit te UNESCO-s , ICOMOS (International Council on Monuments and Sites), ka nderhyre duke kerkuar nje „riplanifikim“ te objektit Wien-Mitte.
    Me kete rast kerkohet nje ulje e godinave ne territorin e kesaj qendre nga 97 m ne nje mase prej 32 m. Projekti i ri duhet t’i pershtatet lartesise se godines me te larte ekzistuese ne kete zone te Vjenes, qe eshte Hoteli Hilton (65 m).
    Arsyeja eshte se demton pamjen ekziestente te pjeses se qytetit qe perben nje objekt te Kultures Boterore te mbrojtur nga UNESCO (Historic Center of Vienna).

    Dhe e vecanta eshte se projekti ka 13 vjet qe diskutohet dhe ka kaluar instancat e shumta legale per te mberritur deri tek miratimi. Pra pas kalimit te ketyre 13 vjet „avazesh“ firma e ka te siguruar lejen. Zona ku do te zbatohet projekti eshte vetem qe prej vitit 2001 ne listen e objekteve te mbrojtur nga UNESCO. Diskutimi nga ana e firmes vazhdon.

    A eshte e drejte nje nderhyrje e tille?
    Kurioze jam te di, nese dini per raste te tilla te ngjashme dhe si jane zgjidhur ato.


    Pershtatur nga materiale shtypi ne internet.



    Pamje nga objekti i planifikuar
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pamje nga Historic Centre of Vienna (nga faqja e UNESCO-s)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #9
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    mrdt!

    Ju lutem atyre qe kane studjuar ne vendlindje te shenojn nje vokabular te thjeshte mbi termat specifik te ndertimtarise.

    Flm
    albanish by nature

  10. #10
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Nuh Musa! Kėrkesė me shumė vėnd. Edhe unė jam i interesuar tė di ktė fjalė sepse shpesh herė nuk di si t'i them nė Shqip, dhe pėrdor fjalėt nė Anglisht. Megjithatė po postoj ktė tabelė qė shpjegon konvertimet e matjeve sepse nė Amerikė ne pėrdorim feet, miles, inches, etj etj.

    Pėrshėndetje!
    drini.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  11. #11
    KAPTERR Aliu Maska e qukapiku
    Anėtarėsuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    London, UK
    Postime
    6
    aesthetics=estetike (me e me dy pika ne fund) dhe jo artistike.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-09-2007
    Vendndodhja
    berlin
    Postime
    4

    Expozite fotografishe nga Kosova ne Berlin

    Shpresoj nuk jam gabim ketu me kete informacion?? nese po, atehee edhe mudn te largohet ky kontribut:

    Portret i Mimoza Veliut, marre nga Radiodeutschland dhe transmetuar me date 18 maj.


    http://podcast-mp3.dradio.de/podcast...7_2c703dcd.mp3

    si dhe informacioni rreth ekspozites se rardhes ne berlin me fotografi nga krusha e madhe ne kosove.

    südost Europa Kultur e.V

    Ausstellungseröffnung

    Mittwoch, 28. Mai 2008, 19.00 Uhr

    Mimoza Veliu

    „Krusha e Madhe"


    Mimoza Veliu war im Auftrag der „Deutsch-Albanischen Gesellschaft für Kultur und Integration" im März 2008 unterwegs im Kosovo. Sie besuchte
    den Ort Krusha e Madhe, der im Jahr 1999 mehrmals Schauplatz von Massakern geworden war. Ca. 230 Menschen wurden getötet, wodurch 335
    Kinder zu Halb- oder Vollwaisen wurden. Frauen und Kinder wurden nach Albanien vertrieben und kehrten am Ende des Krieges nach Krusha e
    Madhe zurück. Die meisten der Kinder sind durch die Flucht und die Gewalterlebnisse schwer traumatisiert worden.
    Die während dieser Reise entstandenen Bilder sollen die Alltagssituation der Menschen im Kosovo nach der Unabhängigkeit
    widerspiegeln, deren Sorgen und Nöte, aber auch deren Freuden.
    Einige dieser Bilder hatte Mimoza Veliu bereits in einer Ausstellung in der Stadt Boras in Schweden präsentiert.

    Ausstellungsdauer: 29. Mai – 05. September 2008

    südost Europa Kultur e.V
    Großbeerenstraße 88
    10963 Berlin-Kreuzberg

    U-Bahnhof Möckernbrücke

    Öffnungszeiten: Montag und Mitwoch 15-17.00 Uhr

    www.mimoza-photography.de

Tema tė Ngjashme

  1. Lajmėrime tė ndryshme pėr studentėt Shqiptarė:
    Nga forever nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 14-05-2011, 04:34
  2. Lajmėrime
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 15:20
  3. Skedina nė Forumin Shqiptar
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-10-2007, 12:32
  4. Lajmėrime pėr personat e humbur
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-08-2007, 20:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •