Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 41
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Kangjelji XXI


    Neser dihet shen Meria :
    frunkullera me u dhez,
    udhet jan pjote me fjalj.
    Men , ullinj e vreshtat ona,
    verdhullore henies,
    mos maj ju te genjeni
    vashat e ketij katundi.
    Se ti mbrema e hjesheme,
    kush me tij te rie ce gjum
    nani gjintes t`i qellonj?
    Mua thelleza mbi shtrat
    kurm me sheh te pa llogaz,
    si nje thron shihjet;
    si te pantehjinj se e menat
    dita ime madhja?
    Shkrehet e me bie kumbora
    me gare me te garaksur.
    Ka dejti motera ime
    gapen e me ruani mon,
    kurmi vet i qeshunith.
    Shpit ona pastronien.
    Para shpivet, thirm e valles.
    Kunatat ce mbremanet
    patin fjalj nde vateret
    e me voll qelluani gjum,
    rrin afer nde valljet,
    te zena per dorje.
    Vajza kriekeshtenj,
    e ljerier prindevet,
    mua me vjen e tin zot
    ce e beri paftes,
    ce uljen sit e ruan te jeta
    gjith njerezit vellezer.
    Neserith, nde ket her,
    uljiet te shtrati im,
    me jep ceren per te puthur,
    nen lloren me lje keshen.
    Djaljerat ce te m`i ljehen
    te daljen nder dherat an,
    nder ullinjet e kopshterat,
    si me delj henia
    ka jeta e njogurez.
    Shen Meri , mos na ljesh
    pra ce te me hinj mbe shpi,
    e stoljisurez me ar,
    buljereshavet e pritur,
    e rempiem gjitonevet ,
    si ka baret nj`iothi,
    ce bufetavet t`i merinj.
    Ljefteri e nji katundi
    shpi e tatemadhit tim,
    nani ka te zotera;
    e se con ajo mbe shpi
    nje tharos e gavnar.




    Kenga XXI


    Neser gdhihet shen Meria,
    flakadani sec u ndez,
    udhet jane plot me fjale.
    Mana, ullinj e vreshta tonat,
    verdhelluar henes,
    kurre te mos i genjeni
    vashat e ketij katundi.
    O ti mbremje e bukur,
    kush me ty po rri tani
    qe e zuri gjindjen gjumi?
    Mua thelleza te shtrati
    me sheh kurm te heshtur,
    sikur te shih nje statuje;
    si te pandehe se neser
    eshte dita ime e madhe?
    Shkrehen pushke e bje kambana
    me hare me te aguar;
    motera ime nga deti
    hap dritaren e sheh motin
    e gjith` kurmi po m`i qesh.
    Shtepite tona pastrohen.
    Para shpive- thirrma e valles.
    Kunatat qe, mbremanet,
    bene fjal` te vatra
    edhe fjeten zemeruar,
    rrine afer ne vallet,
    te zena per dore.
    Vajza kryegeshtenje,
    liruar nga prindet,
    vjen te une e te zotiyne,
    qe e beri pa mekate,
    qe ul syte e sheh mbi dhe
    gjithe njerezit si vellezer.
    Neser ajo , ne ket` ore,
    ulete ne shtratin tim,
    me jep faqen per te puthur,
    me le gershetin nen llere.
    Djemt` qe do m`i lejne,
    trojeve tona do dalin,
    nder ullinj e kopeshtije,
    ashtu si del heneza
    e njohur nga bota.
    Shen Meri , ti mos na le,
    pasi te hyje ne shpi
    e stolisur me ar
    e pritur nga bujareshat,
    e rrembyer nga gjitonet, -
    si nga bari nje vjollce,
    qe tryezen kundermon.
    Si liri per gjithe vendin
    qe shtepia e tim gjyshi,
    por tani esht` nen te tjere :
    nusja nuk gjen ne shtepi
    asgje per t`u madheshtuar.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Kangjelji XXII


    Uljem, por se dua te fje.
    Mos mbullij ti derjen,
    te hinj er e dejtit,
    te me ftohinj, si me ftohen
    vashazit mbe te skaljisur,
    e dielli i paftes,
    ce me hin nder vaterat,
    emavet i parasten,
    mon ce shkoi je m`i kuljton.
    Vajzen me stan e bukur
    te dashur u me e pata,
    djalj ju lje ce asaj g`i gjet.
    Me gare nder keto shpi
    ajo tunden djepethin,
    brez e mua me terjorisen.
    Uljem, por s`dua te fje.
    Si drita nde qiellit,
    siu nde kurmit e njeriut,
    kur e sheh pa noeri,
    ajo shpis i ka hje.
    Dit e mia te fanemira,
    mbi dhe te kuljtoneni
    si kta rehje e ljumerat,
    ce te mocem fanarosen
    para atire ce te ljehen.
    Uljem, por se dua te fje.




    Kenga XXII


    Bie , por s`dua te fle.
    Mos e mbyll ti deren,
    le te hyje era e detit,
    te me ftohe, si me ftoh
    vashezat me te prashitur;
    le te hyje dielli,
    qe te vatrat, i pafaj,
    na u rri prane memave,
    u kujton kohen e shkuar.
    Vajzen me shtatin e bukur
    une te dashur e pata
    e m`i leu nje djal` qe i ngjet.
    Me hare ne keto shpi
    ajo perkund djepthin
    e mua brezin me qendis.-
    Bie , por s`dua te fle.
    Si drita ne qiell e syu
    ne kurm te njeriut,
    kur e sheh te pamenduar,
    ajo shpise i ka hie.
    Ditet e mia fatmira,
    do kujtoheni mbi dhe
    si keto brigje e lumenj,
    qe te mocem do t`u duken
    atyre qe do te lejne.-
    Bie , por s`dua te fle.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kandili 1 : 03-01-2007 mė 19:39

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Kangjelji XXIII


    Milosao : - Si nje re me shi te shegur,
    mbi katund shume e bardh,
    ce se di ku te pushonj,
    grua, ti ri kur jam mbe shpi.
    Kur dolla, te conj se qan.
    Nusja : - Birit im mose njeri
    i ngrejti te vogeljit,
    i ndigu kure m`e zu,
    gjaket i piu Vedekja.
    - S“e volla e t`in zot
    djaljin, grua, ce te rempeu,
    pra ce gjith bota na sqepen.
    Si te djepi, natjen,
    mbrenta veshevet i ntinej
    nje jon kopiljevesh
    e se dij se siper iljez
    vejn e posht frinej katundi,
    ashtu sheh ani nde dejt,
    ljum te madh, trima te zalli,
    kuelj, e ketu kishe vedekur.
    - Porsa t`emen ce m`e mbanej,
    biri im atje se pa.
    Ai qentroi nder sit e mi,
    i perjerr si nje ljivere…
    Nde katund vedes e para…
    Mua m`e thoj…Te riut im
    cilji var te he te qisha?
    - C`e kjo fjalj? Engjell, oj vash,
    jam per tij.Kush te guaj
    stan tend mua te me benj?
    Llorezit e cerkethin
    i ruata e me e putha.
    Ajo shiti ljotezit ,
    si llumbardh , shume nore,
    mbi miljonet shtu sit,
    tek gapej vreshta jon.



    Kenga XXIII


    Milosao : - Si nje re me shi te fshehur,
    mbi katund shume e bardhe,
    qe nuk di ku te pushoje,
    grua , ti rri kur jam ne shtepi.
    Kur dola , te gjec se qaje.
    Nusja : - Birit tim njeri s`i a mbrojti
    foshnjerine dhe askush
    nuk i ndihu kur ma zuri
    vdekja, qe gjakun i piu.
    - S`eshte zemrimi i zotit
    djalin, grua, qe te rrembeu:
    dheu te gjithe na mbulon.
    Si te djepi, naten,
    te veshet i tingellonte
    kenga e djemve e ai s`e dinte
    se lart yjt` leviznin
    e posht` fshati merrte fryme,
    ashtu shihte edhe anije
    detit, e lumit te madh
    trima zallit, kuaj,-
    e gjithashtu vdiste!
    - Porse t`emen qe ma mbante
    atje lart im bir s`e sheh.
    Ai mbeti me sy te hapur
    nga un`, bere si levere…
    Ne katund do vdes e para…
    Po, ma tha …Te rite tim
    cili varr e ha te kisha?
    - C`eshte kjo fjale?Engjell vashe,
    jam i yti ! Kush te huaj
    shtatin tend mua ma ben?
    Lleret edhe zverkun
    i veshtrova e m`ia putha.
    Ajo fshiu lotet,
    si pellumb, shume e menduar,
    mbi mullinjte shtiu syte,
    te ku shtrihej vreshta jone.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Kangjelji XXIV


    Kush te thoj se mua me ljeje,
    e pafan motera ime?
    Sa te garaksenej mbi dejt,
    me ljereje shtrathin,
    sirkun te tagjisje.
    Ciljones ce nkuqenej,
    llamparisejin sufitat.
    Popo! bere pendezit
    si nje fjutur e mundash,
    vash, te mos e shihje!
    Ben te tjera mbi dhe
    ce do zun duart ente,
    e ti m`ij e pjugurosur.
    Ata si, throne e gjelles,
    jan bot e u be mugull
    ajo buz, molla e embelj,
    nde njezet e pes vjet.
    Kuj me lje nde ket dhe,
    hje e madhe e shpis ime?
    Kush me delj nde derjet
    te ziljisenjen vashazit,
    llumbardhat t`e ruanjen
    ka qeramidhjet?
    Shtrati i pashtruamith,
    s`esht kush t`ecinj per nde shpi.
    O, kur t`ikenjen keto dit!
    U te hinj nde iljezit
    te m`e njog e , ka lega,
    te perdor te reshtemi,
    me te mos ndahemi.



    Kenga XXIV


    Kush kujtoi se do me lije,
    e pafat motera ime?
    Sa agonte permbi det,
    me liroje shtratin,
    qe te ushqeje sirkun.
    Fustanes qe skuqte,
    shendrisnin tavanet.
    Bobo!flete si nje flutur
    se c`me vure e mendafshin,
    vash`, do mos e shihje!
    Te tjera mbi dhe i kryen
    c`pati zene dora jote
    e ti me je pluhurosur.
    Fron i jetes, ata sy
    jane toke e myk u be
    ajo buze, molle e embel,
    ne njezet e pese vjet.
    Kuj me le ne kete dhe,
    hir i madh i shtepis` sime?
    Kush me del ne dere
    te zilepse vashat,
    e llumbardhat ta veshtrojne
    qe nga qeramidhet?
    Shtrati mbeti i pashtruar,
    njeri s`ecen neper shpi.
    O ! gjer t`ikin keto dite
    e te hyj nder yjet,
    te te shquaj e perdorez,
    larg prej shpirtrave te tjere,
    me ne te mos ndahemi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kandili 1 : 04-01-2007 mė 14:49

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Kangjelji XXV

    Di dit mjegull e shi
    veren dojn te na reshtejin;
    tek e katera, nder lemenjet
    shtruan dhemate te djelli.
    U vetem, i heljemuar
    vajta te Shureza,
    uljem te bith e ullirit.
    Kallames vin tue llarisur
    nje lloje caullash,
    sa shtuara u m`u pataksa.
    Te difiza takenej
    topera e gravet;
    in kentime vreshtavet;
    dukej jeta e ljer menatet.
    O e bukur motera ime,
    jan rush te varri it?
    Vent te bukur nde te dhan,
    ti s`ulje e fanemir,
    se se rri mose me mua.
    Nde pestaj, kurme begua
    nder te veshurat i rar
    ajo esht e se di keto fjalj
    pa oreks ce vu te dita,
    me ruatit me ljipisi
    zoti dheravet e shum ,
    ket gjell te me kepunj,
    te me dalj ka dor e tij.




    Kenga XXV


    Dy dit` mjegull edhe shi
    veren dojin te na reshtin;
    tek e katra, nder lemenj,
    shtruan duajte ne diell.
    Une , vetem , i helmuar,
    vajta gjer te Shureza,
    ndejta te by.th.e e ullirit.
    Nje turme sterqokash vinin
    kashtronjes, duke u cirrur
    aqe sa brofa ne kembe.
    Pyllit takente
    sepata e gravet ;
    kenge vinin vreshtvet;
    bota dukej te kish lere
    asaj menate. -
    O e bukura motra ime,
    mos ka rrush te varri yt?
    Vend te bukur ne te dhane,
    prape s`shtrihesh dot e lumtur.
    Pse s`rri perhere me mua ?
    Kurmi i saj i bere pluhur
    neper rroba i ka rene
    e keto fjale s`i ndjen.
    Zoti i dherave te shuma,
    qe dha diten plot deshire,
    me veshtrofte dhemshurisht,
    kete jete ma keputte,
    te me dale dores tij!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kandili 1 : 04-01-2007 mė 15:50

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Kangjelji XXVI


    Friti era prapa shpivet.
    Motera ime vogelja
    veshet e me ljahjet,
    mer geljper e pethit,
    uljet dreq dejtit.
    Rij mbi ujet illi dites.
    Tek throni aferith
    i fjantakset zonja ime,
    ce nje kez terjorenej,
    si ajo kishe zakon.
    Nusia : - Ashtu, bir, dielli ce dihet
    vajzes ce cjon te ljar
    me se dheut i qeshenith.
    Ajo vash shume e aksem
    ritjet te hje` e s`emes
    ljipisjare, e qetemez,
    pjono statin me gadhi,
    shpivet ecen si nje ill.
    Bilja e gjitonies
    me e ruan e disheron
    ajo zonj t`e kumandonj.
    Gjifriturat kopilje
    ndat shpi dojn te zon
    deljemjer o mbe prament.
    Kur ljereu shpin e t`et
    gjitonit u erretin :
    e ziljistin fanemir
    katundin e dhenterrit.
    Kur vedes, ka der e te zotit
    shkon e jema e qanith.
    Ce ajo thoj, u fanarosa,
    e me pa e ruati vashen
    e beri buzen mbe gaz,
    gazi te vedekure.
    Motera ime e marmarost
    sit me shtu nder cerjet.
    Ish throni i ljeriem,
    nkuqejin rempt diellit
    vert e qeramidhevet.
    Posht te ljumi shelqet,
    te ftohet, te sbardhuris
    era tundenej mbe hje.



    Kenga XXVI


    Era fryu prapa shpive.
    Motra ime e vogela
    vishet edhe lahet,
    merr gjilper` e pene
    e me ulet kundrejt detit.
    Rri mbi uj` ylli i mengjesit.
    Afer , mbi fron i fanepset
    zonja ime tek qendis,
    sic e kish zakon, nje keze.
    Nusja : - Ashtu, bij`; dielli qe del
    vajzes se lare i qesh
    me shume se dheut.
    Ajo vashe aq e gjalle
    rritet nen hien e s`emes
    e qete e e dhemshur,
    shtatin plot me hire,
    shpive ecen si nje yll.
    E bija e gjitones
    ma kundron e deshiron
    ajo zonj` ta komandoje;
    cupat gjifryra
    asaj dere e duan burrin,
    ndo bari, ndo me parmende.
    Kur e la shtepine e t`et,
    fqinjeria u erresua
    edhe zilisnin fatmadhin
    katundin e dhendrrit.
    E ne vdekte , i shkon mema
    nga dere e te shoqte e qan.
    Ajo flit – e une u dhashe,
    me pa dhe veshtroi vashen
    e beri buzen me gaz,
    nje gaz prej se vdekure.
    Motra ime e marmarosur
    me shtiu syte ne fytyre.
    Froni ishte i liruar,
    rrezet e diellit skuqnin
    streht` e qeramidhevet.
    Posht` te lumi, shelgjet,
    te zberdhulur e te ftohte,
    era i tundte gjithe hir.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kandili 1 : 04-01-2007 mė 17:42

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Kangjelji XXVII


    Vasha e meruamez
    hiri tek e emta.
    Vasha : - Ulju e bem keshetethin.-
    Dreq shpis zotit u ulj.
    Bij djelli ka dera
    afer djep e pes thelleza
    nen thronet shkarareshin.
    Vashes ljot i ranith
    t`emtes nde dorjet.
    E emta : - C`e heljmi it, bir?
    Vasha : - Heljmi im shume i keq :
    njota vet per vetehen
    fanemirat keto zoge
    bushteren njerk se kanith.
    - Vajz, e bilj e sime moter,
    ndo ti ben buzen mbe gaz,
    ndo ti fjet, ndo shtie sit,
    zemerat gjith te duani mir.
    - Porsi mua se me veljen:
    s`e mema te me shog.
    Nat e dit je me gjerton
    njerka bushtera ce kam.
    - Mos me qaj ti, bilja ime.
    Nani shpet vete martuar
    e te zoti fanemir
    gjith garron ti keta heljme.
    Vajza me nje sheretim
    goljq keshetethin e art,
    beri e shiti ljotezit,
    sit i llamparistin :
    - Njeter sa kam te ronj ?



    Kenga XXVII


    Vasha e mjeruarez
    hyri tek e emta.
    Vasha : - Ulu e beme gershetin.
    Ndejti drejt shtepis` se zotit.
    Dielli binte qe nga dera
    afer djepit pes` thelleza
    nen frone perpushnin.
    Vashes i shpetuan lotet
    mbi doren e s`emtes.
    E emta : - Cčshte helmi yt, moj bije?
    Vasha : - Helmi im eshte i madh shume.
    Pa shih keta zogj qe rrojne
    vetem , po fatbardhe : s`kane
    njerke egersire.
    - Vajze, bije e sime motre,
    ndo ti ben buzen me gaz,
    ndo ti flet o shtie syte,
    s`gjendet zemer qe s`te do.
    - Porse mua nuk me vlen :
    s`eshte mema te me shohe.
    Nat e dite me qorton
    njerka mizore qe kam.
    - Mos me qaj ti, bija ime :
    tani shpejt me vete nuse
    e te zoti yt fatmire
    gjithe helmet i harron.
    Vajza me nje psheretime
    terhoq gershetthin e arte,
    beri e fshiu lotezit,
    syte i shendriten
    - E sa kam te rroj akoma ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kandili 1 : 04-01-2007 mė 21:23

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Kangjelji XXVIII


    Ran kumbort e tamburini
    e nje tremb ljesh e mundash
    vet ce piksi mema ime
    ime moter matenej
    me nde krie nje sqep te zi.
    Trimit, ce t`i mir te biljen,
    ajo e piksi per spervjer,
    naten ce te gapnej
    nj`ushter kur te qellenej;
    por s`e dij motera ime.
    Perandajna ajo , e garruam,
    vetejui kuljtonej memen,
    kriepjugurosuren
    e te varri e pa njogur,
    e me ljot ju mbjuani sit.
    Si hroaz mbi shtrat e nuses
    shpis i qeshen mjezedit
    e se ndien e paroni
    kurm e saj me ljesht e bukur.
    Uljet afer e ruata.
    Formadhe mema ime
    pat bes me ushteren
    Arberit t`i ndihja;
    e lja besa e pra vediq.
    E kuljtova e , ka dukej
    kopeshti , u prora e qajta.
    Arat e skaljiseme
    shi i but bunarenej.
    Vernikokula me ljulje
    e perflushur , si nje valle
    ce uljet e me pret nusen,
    prit te djellat me karpua.
    Motra : - Triesa e shtruame,
    throni afer , moj vella,
    via ljevrosu. Ashtu kopilj
    mose ri ti heljemuar.
    Milosao : - Motera ime vogelja,
    pra ce shpin ti me rezove,
    u te shoh te ljodhetez,
    vetemez te paruatur…
    - Dhoks paft zoti nder qiell
    ce na mori zonjen mem!...
    Porsi ajo ce te na rie
    me ampni je te na kuljtonj
    ndo mos…- Ti fanemir
    mose bere ate ce doj
    ajo e mjelj, e fjejte naten,
    ndenje diten te peshtjeri,
    si nje drit ce dhezjet
    e shkeljqen njera ce shuhet,
    ne jeta me doj te jeter.
    Mua nj`e guaj me reshti memen.
    - Mema pat shume gadhi,
    porsi ajo moter e mjelj,
    me peshtjer e vapehtez,
    i l`ja statin tim vellau
    si drita me ri tek illi.
    Te zezen per te varesur
    ce e do e neng e lje ,
    ashtu gjith ce me garruan?
    Sa e bukur kish ljer!...
    Sa hje nd`ato zakon!



    Kenga XXVIII


    Rane kembore e tambure.
    Me nje vel te zi ne krye,
    ime moter maste
    nje trembe lesh e mendafsh,
    qe e kish tisur vete mema.
    Trimit qe do i mirr te bijen,
    ia kish tisur per shatore,
    qe te hapte naten
    ushterise kur t`i printe;
    por s`e dinte motra ime
    e prandaja, e harruar,
    filli vetem kujtoj memen,
    kryepluhurosuren
    e qe s`njihej me te varri;
    iu veshen syte me lot.
    Ish pa jete si piktura,
    qe mbi shtratn` e nuses
    ne mesdite i qesh shtepise
    e s`e ndjen kurmin e saj
    me ate flok te bukur.
    Ulur prane, une e veshtroja.
    Madheshtorja mema ime
    pat besuar qe me ushtri
    Arberit une t`i ndihja;
    e la besa edhe vdiq.
    E kujtova dhe, nga duket
    kopshti, u ktheva e qava.
    Arat e prashitura
    shiu i bute i bunarte.
    Kajsia me lule
    frushkullonte si nje valle
    qe ulet e me pret nusen,
    pret te dielat plot fruta.
    Motra : - Ja tryeza e shtruar,
    froni prane, o vella;
    hajde, ngushellohu,
    kaq i ri dhe vec helmuar!
    Milosao : - Motra ime e vogela,
    pasi m`ujdise shtepine,
    po te shoh te lodhur, vetem,
    e qe s`te hedh syt` njeri…
    - Lavdi paste ne qiell zoti,
    qe na mori zonjen meme!...
    Kur te na kujtoje ajo
    nga vendi i paqes,
    njesoj eshte…- Ti je e lumtur
    se gjithnje si desh e mjera
    bere : diten punove,
    naten fjete, si nje drite
    qe ndizet edhe shkelqen
    gjersa shuhet, edhe botes
    me s`i lypset.Mua memen
    nje e huaj ma largoi.
    -Mema pat shume gezime,
    porse ajo moter e mjere,
    punetore e varfer,
    i la shtatin tim vellai
    si drita qe rri tek ylli.
    C`e merzit te zezen?
    Perse nuk e le te qete,
    pasi te gjithe e harruan?
    Sa e bukur kishte lere!...
    Sa hie ne ato zakone!...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kandili 1 : 05-01-2007 mė 09:17

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Kangjelji XXIX


    Ujte gumbur, ra vorea,
    malje e shehe u veshetin.
    U , si udh e engjellit,
    ver , te shoh e trembjem.
    Djaleri ce jeten bushter
    neng njogu , me te qeshen
    si shtjerrat nde barishtet.
    Deg e trentafiljevet
    shkunden shithin mb`ajrit,
    vashes i mbjon keshetethin
    ce piksi me jothi ;
    mbjon djalj e gjitonies
    c`i ljuan te preheri.
    Ajo e puthen e me nkuqet,
    se fjantaksen djalj e mallit
    ce asaj t`i ljehjej.
    Buten peljat se t`i hipinj;
    pendet zogjevet i shkuljen
    burri kriet per te stoljisur ;
    si vorea perthajti ljuljet,
    shakemisen sheshe sirk
    nje te veshures te benj ;
    fanemire nde piksenej
    rempet e djellit !
    Vera me e magjepsenith :
    Lulje te bardha , ljulje te verdha,
    te pergapeta , te vjerra,
    dojn goljen sa t`i fjisin .




    Kenga XXIX


    Ujerat mene, ra veriu,
    male dhe sheshe u veshen.
    Si udhen e engjellit, vere,
    te shoh edhe trembem.
    Djemt`, qe boten shtrige
    njohur nuk e kane, qeshin
    porsi shqerrat ne livadhe.
    Degt`e trendafilave
    shkundin vesen edhe vashes
    mbi gershetethin i bie,
    qe pleksi me vjollca;
    bie mbi foshnjen e fqinjes,
    qe i lot te preheri.
    Ajo e puth e me skuqet,
    se mendon te djali i mallit,
    qe nje dite do t`i leje.
    Pelat zbuten per te hipur;
    burri shkul pendet e zogjve
    te stolise kryet;
    si veriu qe perthan lulet,
    ai prish nje shesh me sirq,
    qe nje rrobeze te beje;-
    fatbardhe sikur te tiste
    rrezet e diellit vete!
    Vera e magjeps me shume :
    lule te bardha , lule te verdha,
    te perhapura, te vjerra,
    duan vec goje t`i flasin.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Kangjelji XXX


    Friti er e maljevet
    e rrezoi hjen e ljisit.
    Gjaku im te ljumi Vodhit.
    Gapni spervjerin,
    ushtertor, u te me shoh
    Skutarin e time moter
    te finestera kuntrelja.
    Me atje se zegjoniem
    ljuljevet ce tunden era
    si suvalj e pafernuam.
    Mbjidhen shoket mbremanet
    nde katund , nde vateret, -
    u m`i lje si enderrez.

    S`e me e Milosat.




    Kenga XXX


    Fryjti era e maleve
    dhe rrezoi hien e lisit.
    Gjaku im te Lumi i Vodhit.
    Hapeni shatoren,
    o ushtare, qe te shoh
    Shkodren edhe time moter
    te dritareja kundruall.
    Atje nuk do zgjohem me
    luleve qe i tund era
    si suvale e pasosur.
    Mblidhen shoket mbremanet
    ne katund, ne vateret.-
    I lashe si enderrez.


    Mbaroi Milosaoja.




    Poemen, Kenget e Milosaos, nga Jeronim De Rada,kesaj figure te madhe te kombit tone,qe postova ketu e mora nga libri me te njejtin titull , te botuar me 1998 ne Tirane.Libri eshte botuar nen perkujdesjen e D.Budos dhe permban shenime mjaft te rendsishme qe kane te bejne me autorin e poemes dhe me vete poemen.Per pershtatjen e poemes ne shqipen e sotme ka merita te vecanta historiani i letersise shqipe Dh.S.Shuteriqi .

    Ja cka shruan mbi kopertinen e prapme te librit ne fjale :

    „ „Kenget e Milosaos“ eshte poema e pare shqip dhe vepra me e njohur e Jeronim De Rades.Ajo eshte mbeshtetur ne poezine popullore tradicionale te kolonive arbereshe te Kalabrise.Profesori i mirenjohur i letersise shqiptare Dhimiter S.Shuteriqi ka meriten e madhe
    te paraqitjes dhe te pershtatjes ne gjuhen e sotme te kesaj perle.Ai e beri De Raden te na flase „ ne gjuhen e sotme“ me "gjuhen e tij“. „
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kandili 1 : 05-01-2007 mė 17:36

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Prof. Dr. Ylli Popa pėr Kryepeshkopin Anastas Janullatos
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-10-2014, 03:11
  2. Jeronim de Rada
    Nga Sokoli nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 26-02-2013, 12:23
  3. Info per Eqerem Cabej?
    Nga rrogozhinsi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-04-2009, 18:36
  4. Jeronim De Rada
    Nga dodoni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-03-2003, 08:30
  5. Jeronim de Rada
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-03-2003, 04:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •