Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786

    Fjalorët Shqip - Gjuhë e Huaj

    Bukuresht: U promovua me sukses, Fjalori Shqip-Rumanisht, me rreth dyzetmijë fjalë


    20 nëntor 2003 / TN

    Baki YMERI (Bukuresht)



    “Ja pra, ky është libri më i pritur, vepra kolosale që e ëndërronin universitarët tanë, katedrat tona, bibliotekat, dashamirët e gjuhës dhe letërsisë! Botimi i këtij monumenti leksikografik, përbën një sinjal për autoritetet politike, të Rumanisë dhe Shqipërisë, duke e konsideruar këtë si një rast i përforcimit të admirimit dhe përforcimit të marrëveshjes bilaterale, të nevojës për hapjen e disa lektorateve të përbashkëta, rumune në Shqipëri, dhe shqiptare në Rumani”.

    Organizuar nga Ambasada Shqiptare, Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë dhe Editura Polirom, pardje në Bukuresht, u lansua Fjalori më i madh Shqip-Rumanisht (1300 faqe). Këtë ceromoni solemne, e zyrtarizoi përmes fjalës së hapjes, ambasadori i Shqipërisë në këtë vend, zoti Leonidha Mërtiri, një diplomat i përsosur që jep kontribut konkret, edhe për bashkimin e diaporës së përçarë.

    Përveç anëtarëve të shumtë të komunitetit të këtushëm shqiptar, këtë ngjarje primordiale e nderuan miq të mëdhenj të Shqipërisë, personalitetete shkencore, kulturore dhe diplomatike.

    Ishin prezentë ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, zoti Konstantin Erimia, themeluesi i BKSHR-së, prof. dr. Xhelku Maksuti, kryetari i Shoqatlës së Miqësisë Rumuno=Shqiptare, zt. Gheorghe Miku, përkthyesi i veprave të Kadaresë në gjuhën rumune, Marius Dobrescu, aktori i famshëm me prejardhje arumuno-shqiptare, Niku Konstantin, botuesi i revistës Shqipëria XXI, Erion Piciri, bij dhe bija rilindasish, shqiptarë, rumunë dhe arumunë. Qysh në fillim, zoti Leonidha Mërtiri, paralajmëroi faktin se këto ditë, “në Bukuresht do të zhvillohen një serë aktivitetesh tejet të rëndësishme, të cilat ndërlidhen me traditat dhe miqësinë rumuno-shqiptare, një miqësi që njeh vetëm ngjitje, dhe jo zbehje. Në kuadrin e këtyre ngjarjeve të rëndësishme, vepra e cila promovohet sot, ka për autor zonjën Renata Topçiu, mëmën e saj, zonjën Ana Mellonashi, dhe zotin Luan Topçiu”.

    Nga kumtesa e shkurtë e ambasadorit shqiptar kuptuam se studentesha e dikurshme rumune Ana Mellonashi, tani e dyzet vjet më parë, duke studjuar filologjinë në Universitetin e Bukureshtit, u njoh me një shqiptar me prejardhje nga Fieri, Thimi Mellonashi, që studjonte medicinën në këtë metropolë. Kështu, ajo e lidhi jetën e saj me të, dhe gjatë tërë këtyre viteve, ka shërbyer në arsim, ndërsa i shoqi i saj, ish-student i Universitetit të Bukureshtit, u bë njëri nga kardiologët më të njohur të Shqipërisë. E bija e saj, zonja Renata Topçiu, është sot lektore universitare, pranë Universitetit Ovidius në Konstancë, përkthyese nga letërsia shqipe në gjuhën rumune, dhe anasjelltas, kurse zoti Luan Topçiu, pasi kreu studimet e larta të letërsisë në Shqipëri, i kreu studimet pasuniversitare në Universitetin e Bukureshtit, ku u doktorua në fushë të letërisës së krahasuar, me kualifikativin Magna cum laudae (2001). Aktualisht është profesor-bashkëpunëtor në Universitetin e Bukureshtit, autor i një numri të konsideruar librash të përkthyer dhe origjinalë, eseist i shquar, kryeredaktor i revistës Shqiptari dhe Shqipëria XXI.

    Prof.dr. Grigore Brënkushi, albanolog dhe mik i madh i Shqipërisë, e mbajti fjalën qëndrore, lidhur me vlerën dhe rëndësinë e kësaj vepre brilante. Pasi dha një pasqyrë të shkurtë të leksikografisë shqiptare, që nga fjalori i parë i një shtegtari gjerman (Arnold von Harf (1497), e deri te fjalori më i madh shqip-rumanisht, që doli këto ditë në Bukuresht, me rreth dyzet mijë fjalë, zoti Brënkush theksoi. “Nevoja për një vepër të këtillë, ishte e kahershme, e madhe dhe e domosdoshme, por me gjithë përpjekjet e disave, kjo nuk u realizua deri më sot. Ja pra, ky është libri më i pritur, vepra kolosale që e ëndërronin universitarët tanë, katedrat tona, bibliotekat, dashamirët e gjuhës dhe letërsisë! Botimi i këtij monumenti leksikografik, përbën një sinjal për autoritetet politike, të Rumanisë dhe Shqipërisë, duke e konsideruar këtë si një rast i përforcimit të admirimit dhe përforcimit të marrëveshjes bilaterale, të nevojës për hapjen e disa lektorateve të përbashkëta, rumune në Shqipëri, dhe shqiptare në Rumani. Nuk mund të kuptohen ndryshe raportet kulturore rumuno-shqiptare, pa lektorate në këto dy vende, ngase fisërimi linguistik është aq i madh dhe aq i thellë, saqë do të ishte mëkatë sikur mos realizohet një inisiativë të këtillë, qoftë kjo përmes një marrëveshjeje të përbashkët, për këmbime të ndërsjella, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër”.

    Mihai Eminesku e njihte gjuhën shqipe

    Propozimin për hapje lektoratesh të ndërsjella, zoti Brënkush e motivon me faktin se ekziston interesimi i studentëve shqiptarë dhe rumunë, për një nevojë të këtillë. Ajo që mbetet për t’u bërë, është realizimi i një kuadri të organizuar. Albanologu Brënkush, që ligjëron dyzet vjet me rradhë para mijëra studentëve të Universitetit të Bukureshtit lidhur me lidhjet e lashta linguistike rumuno-shqiptare, përkujtoi dashurinë ndaj popullit shqiptar, studimet e specializimit në Tiranë, miqësinë e madhe që kishte me Aleksandër Xhuvanin dhe Eqrem Çabejn, me albanologë të tjerë, rëndësinë e lidhjeve të lashta linguistike, që ka shqipja me rumanishten. Hartimin dhe botimin e fjalorit në fjalë, e konsideruan si një ngjarje historike dhe një akt të madh të kulturës, edhe personalitetet e tjera që e morën fjalën, ndër të cilat edhe shoku Kopi Kyçyku dhe dr. Florin Kollonashi, ky i fundit, një nga bijtë e rilindasve tanë, mjek, shkrimtar dhe pronar i Galerisë artistike Contrapunct. “Autorët e këtij fjalori, sipas tij, i karakterizon këmbëngulja në punë dhe fuqia e jashtëzakonshme e penetrimit në fushë të leksikografisë. Është ky një sukses i lartë, edhe shkencor, edhe editorial, që meriton përgëzimet tona, për performacën që e kanë realizuar”.

    Sipas zt. Kollonash, “Kanë qenë edhe shqiptarë të tjerë shumtë në Rumani, që kanë bërë politikë kulturore, multikulturore, multinacionale, pothuajse në të gjitha fushat e aktivitetit, njerëz që i kanë sjellë kontribute të mëdha kulturës, që nga Asdreni, Mitrush Kuteli e Lasgush Poradeci, kompozitori Konstantin Trako, aktori Vangjel Antoniu, piktori Vasile Popesku, që zë vend qëndror në pikturën rumune, Despina Gjinokastra, Viktor Eftimiu, profesori universitar Nikolla Xhamo, personalitete të veçanta që meritojnë të inkorporohen në kuadrin e një vëllimi mikrobiografik me titullin “Revista e personaliteteve rumune, me prejardhje shqiptare”. Vlen të potencojmë për herë të parë faktin, se poeti ynë kombëtar, ylli i poezisë rumune, Mihai Eminesku, në kuadrin e dorëshkrimeve të tij, pohonte se e njeh edhe gjuhën shqipe. Kam patur kënaqësinë ta shoh në origjinal, fjalët e tij, ku thot në një vend: “cunosc limba albaneza” (e njoh gjuhën shqipe). Ishte një rend i tij, në kuadrin e dhjetra fletoreve, që gjenden në Bibliotekën e Akademisë”.

    Në vazhdim, para se t’ia japë fjalën, zoti Leonidha Mërtiri e prezentoi kryetaren e Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, zonjën Xhemile Alia Susliu, një nga organizatorët e këtij aktiviteti të rëndësishëm. Deputetja e imagjinuar e komunitetit të këtushëm shqiptar, zonja dr. Xhemile Susliu, e mbesa e patriotit tetovar Daut Memishi, ndër të tjera tha: “Ne njerëzit, përnga natyra jemi qenje vdektarë, por ekzistojnë disa ndër ne, që na e sigurojnë pavdekshmërinë përmes pavdekshmërisë së tyre. Shqiptarët e Rumanisë, kanë konsiderata të larta ndaj tyre. Ju falënderojmë juve që keni ardhur për të na nderuar, falënderojmë shtëpinë botuese që e ka bërë të mundur botimin e kësaj vepre, falënderojmë autorët Topçiu dhe Mellonashi, për këtë monument të kulturës”. Përfaqsuesi i Editurës, pasi theksoi faktin se vetëm përgjatë këtij viti, “Poliromi” boton rumanisht tri vepra të Kadaresë dhe fjalorin në fjalë, falënderoi për kontributin e jashtëzakonshëm të Luan dhe Renata Topçiut, që japin për ndërlidhjen e Rumanisë me Shqipërinë. “Janë dy nga ambasadorët e ardhshëm e të mundshëm, të Shqipërisë mike, në këtë vend mikpritës”.

    Ishte ky, mendimi paralajmërues, i një veterani të komuniteti të këtushëm shqiptar, konkretizimin e të cilit e presim me përzemërsi. Pse? Ngase një konstatim të këtillë, në kuadrin e artikullit “Shqiptari” i Bukureshtit në 115 vjetorin e botimit”, e ka shprehur para dhjetë muajsh, edhe e përditshmja kombëtare shqiptare “Fakti” (4 shkurt 2003). Ceremonia lidhur me promovimin e kësaj vepre monumentale, të cilën “harroi” ta nderojë deputetja “shqiptare” që ia ka kthyer shpinën komunitetit të këtushëm shqiptar (Oana Manolesku), vazhdoi me dhënie dedikimesh, cakrime gotash, shijime ëmbëlsirash, dhe me përforcime miqësishë. Me arritjen e sotshme një delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryeministri shqiptar, miqësia tradicionale rumuno-shqiptare vazhdon këto ditë, edhe përmes përforcimeve të tjera të reja, në përmasa politike, ekonomike, dhe kulturore.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Këto ditë në Bukuresht - E pa dritën e botimit Fjalori më i madh Shqip-Rumanisht


    (Renata Topçiu, Ana Melonashi, Luan Topçiu “Dictionar Albanez-Român, Fjalor Shqip-Rumanisht”, Editura Polirom, Bukuresht, 2003, ISBN: 973-681-028-3, 1245 faqe)



    20 nëntor 2003 / TN

    Baki YMERI (Bukuresht)

    Shtëpia Botuese POLIROM, njëra nga më të mëdhatë dhe më të rëndësishmet në Rumani, nxorri këto ditë në qarkullim, një vlerë të re të lidhjeve kulturore rumuno-shqiptare: “Dictionar Albanez-Român, Fjalor Shqip-Rumanisht” me autorë Renata Topçiu, Ana Melonashi, Luan Topçiu. Nevoja e një fjalori të tillë është ndjerë prej kohësh nga komuniteti shqiptar i Rumanisë, nga studentët shqiptarë në Rumani, nga hulumtuesit që merren me marrëdhëniet shqiptaro-rumune në fushën e historisë së gjuhës, historisë, folklorit, etnografisë, me gjuhësi ballkanike etj, por dhe ato me karakter tregtar arsimor e veprimtari të tjera në kuadër të bashkëpunimit zonal dhe europian etj. Fjalori është hartuar nga zj. Renata Topçiu, lektor universitar i gjuhës shqipe pranë Universitetit “Ovidius” të Konstancës, nga zj. Ana Melonashi, e diplomuar për gjuhësi rumune në Universitetin e Bukureshtit, dhe nga dr. Luan Topçiu, profesor bashkëpunëtor pranë Universitetit të Bukureshtit. Eshtë pa dyshim realizimi më i madh leksikografik për këto dy gjuhë, pasi ai është i tipit akademik, me rreth 40.000 fjalë dhe me rreth 55.000 shprehje, idioma, proverba...

    Në paragrafin e çdo fjalë-titull përfshihet në mënyrë shteruese fusha semantike e saj, duke filluar me kuptimet e drejtpërdrejta, si dhe me kuptimet e figurshme apo të tjera të mundshme (që mund të ndeshen rrallë në situata të veçanta), duke vazhduar me shprehje frazeologjike, por edhe me formula urimi, mallkimi, proverba, thënie.


    Fjalori Shqip-Rumanisht ofron një gamë të gjerë termash nga pothuajse të gjitha fushat e dijes apo të veprimtarisë njerëzore, fjalë të vjetra që ndeshen ende qoftë në letersine orale apo atë të lavruar, por edhe ne gjuhën familjare apo atë thjeshtligjjërimor. Në këtë kuptim, fitojnë një vlerë të posaçme fjalë që emërtojnë objekte, zakone, rite, mentalitete të vjetra, një pjesë e të cilave kanë dalë nga përdorimi i gjuhës dhe jetës së sotme, por që janë konsideruar nga autorët të një rëndësie themelore për të huajt apo studjuesit e interesuar mbi fenomene folklorike, etnografike, antropologjike, gjuhësore, ballkanike etj.

    Autorët janë përkujdesur gjithashtu, të japin qartë trajtat gramatikore bazë të fjalëve-tituj, kategorinë gramatikore të fjalës-bazë, si dhe trajtat themelore morfologjike të saj. Në rastin e fjalëve supletive apo teper fleksibile në sistemin paradigmatik, siç mund të jenë p.sh. foljet e parregullta etj., janë treguar format e parregullta në paranteza. Të dhënat gramatikore, të redaktuara me shkurtime, krijojnë në tërësi një skemë të reduktuar të struktures gramatikore te gjuhes shqipe, gjë që ndihmon çdo të interesuar për të kuptuar këtë strukturë si dhe karakterin e saj konservator. Gjërësia dhe kompleksiteti i këtij punimi ambicioz dhe tepër profesional, bën që ai të jetë një instrument pune i domosdoshëm për një kategori të gjërë përdoruesish.

    Në faqen katër, botuesi e shoqëron me këtë shënim: Fjalori dallohet për përpunimin dhe gjërësinë e përmasave të tij, mundi i autorëve jo vetëm që është gjithëpërfshirës për leksikun e shqipes, duke u përfshirë rreth dyzetmijë fjalë, por edhe kapja e pasurisë dhe llojllojshmërisë së shprehjeve të gjuhës shqipe. Fjalori iu drejtohet të gjithë të interesuarëve që mësojnë gjuhën shqipe, duke qene një instrument i domosdoshëm për studimin e thelluar të kësaj gjuhe”.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Fjalorët Shqip - Gjuhë e Huaj

    Ky duket fjalor mese i kompletuar dhe pune vertet e madhe. Ketu keni per te gjetur nje tjeter fjalor rumanisht shqip online. Besoj se eshte i mjaftueshem per te gjithe ata qe jane te interesuar per mesimin e rumanishtes

Tema të Ngjashme

  1. Përkufizimi i "zotit"?
    Nga KVS në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 380
    Postimi i Fundit: 11-03-2016, 04:22
  2. Pastërtia e gjuhës shqipe në media
    Nga murik në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 18:10
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •