"kemisha e opinjonit"
Me therret shefi nje dite, ne zyre e me thote; Sa here te kam thene mos me eja ne pune pa uniforme. Ti po me prish vizionin e institucionit.
Shefi, ne fjale vesh gjithmone nje kemishe te kuqe te rende, atllas special mbi shpine te ciles ka te stampuar nje trendafil te zi, qe kercen mrekulisht bukur te gjitha ritmet e levizjeve te shefit. Te gjithe flisnin me admirim per kemishen e tij po une per here te pare e pashe vetem ate dite kur me coj fjale -urdherin qe te paraqitesha ne zyre, nepermjet Kleopatres. Madje ate dite mora vesh se penelopa quhej Kleopatra. Dmth ndryshe njihej nga njerez te ndryshem fjale prursia ne fjale. Nejse, u paraqita ne zyre ashtu si paraqitem une , kur ma jep truri te paraqitem se zakonisht nuk ma jep as te paraqitem ke urdherat e shefave. U nisa me shume nga kemisha dmth se sa nga urdheri apo nga ajo penelopa-kleopatra.
Pasi me tha ato qe , iu tregova shtoi edhe fjaline perciellese, duke u ngritur ne kembe e duke i shtuar tonit nje gervishje te ultimatumte. _Hjade ik tani , ke nje jave leje te gjesh e te qepesh uniformen , perndryshe do te heq ne vend nga institucioni im. Sakaq dola pa kundershtuar as pa pipetire asnje pyetje timen sic e kam zakon ne kesij rastesh. Teksa zbrisja shkallet e institucionit, mermeroja me vete" hej dynja sa e madhe je e me lloj lloj formangjyrash" pastaj mendoja per kemishen e shefit qe i rrinte vertete bukur dhe i jepte nje madheshti ndritese. Duke kapur ne cudira te reja levizjen e gjuhes se keopatres -penelope qe me dukej se e vertiste gjuhen per'rreth buzeve te saj kuq rene, sikur po i vinte nje etje per te pire here shefin e here goten me uje ne tavoline te shefit. Hej, dhe me vinte inati se jo rralle e kisha pare kete grua zonje kleopatra -penelope qe vinte pa uniforme ne pune, madje me kishte pelqyer kur vinte pa uniforme, dhe kur quhej vetem me nje emer , penelope. Tani ne zyre te shefit mu duk krejt tjeter gje, sidomos me te kuqin e buzeve te rene e me gjuhen e bredharake.
Kur mberita ne shtepi iu gezova vet me vete javes se lejes per te blere gjoja uniforme. Dhe mendova gjithe cmim te lire , "ehu , une kam aq shume tesha ngjyra ngjyra sa me siguri do me dale ndonje sajese per te bere uniformen. Gjithe mbasditen u mora me kalamjate dhe me shtepine.
Te nesermen u zgjova gjithe lezet lezet se do merrem me veten , shkula do thumba qe me kishin dale midis syrit dhe ballit, ose me mire i rrallova, do musteqe qe me kishin ngaterruar gjinine _mashkull femer. Dhe provova te gjithe buzekuqet e skaduar nga mosperdorimi i tyre kahere e mot.
... ne mbasditen e dyte fillova te mendoj per uniformen me qellim qe te mos e le per diten e fundit , sic e kam zakon me te gjitha punet e programuara .
Thirra njeren nga koleget , nje nepunese te institusionit tone dhe ia paradova nje e nga nje , ajo me tha per te gjitha nje ncq mohuese, per te gjitha provat e mija. I vendosa te gjitha teshat prap ne dollap, dhe pime kafen e ritit. Mbasi mbaroj kafen ajo, me sugjeroj disa dyqane ku shiteshin copa dhe veshje te ngjashme per uniformen .Ne te err ajo iku dhe une fillova te paloj cka kisha bere rremuje pa sukses.
....
Ne mengjes e dergova njerin djale ne shkolle dhe tjetrin e dergova ke vjehrra e komshies duke i qare hallin qe kisha dhe qe ishte hall_pune jo hall halli, apo hall koti, apo hall ashtushi.
Ajo, plake e mecur shtriga , bash e besoj se e kisha vertete hallin hall e ma mbajti djalin duke me thene" ik pa merak".
U be, mora saten dhe rash ne qender te qyetetit, atje ku radhiten butiquet me te mira e me me bollek sojesh veshje. I mora me radhe ....nja dy a tre dyqanet e para. Ne njerin prej dyqaneve ne fjale , nje shitese shume e mprehte me kuptoj se po kerkoja dicka qe ajo mund te me thoshte se ku mund ta gjeja , por me vuri para kushtit te rrefimit ." nese me tregon se ku punon te them une se ku e gjen ate qe je duke kerkuar. Dhe une pa piken e djallezise i tregova emrin e institucionit. Ajo ne vend qe te me thoshte emrin e dyqanit me leshoji nje keshille gati gati urdheronjese qe e pasoi me nje lutje dashamirese." degjo moter, e di se ku punoke, nami i zi per ty, marria e madhe... e di c'ke lene ate pune e banu shitese butique ose edhe patatesh vetem ate pune lene" Mua me dogjen majet e vesheve si me cigare dhe kercelleva dhembet si per ti thene , "e di c'ke , me thuaj se ku eshte ai dyqani po deshe se, se ku punoj eshte puna ime" E kuptoi zgurdullimin e klientes se vet shitesja e me tregoi me gisht nga jugu i qytetit duke i bere levixjet edhe fjale. Shiko, ne fund te bulevardit eshte nje ruge e re nja kater vjet ka qe eshte hapur, quhet rruga "shpirt i gjerre" me pertej nja dy tri grumbuj makinash te vjetra qe jane bere gati per ne varrezen e madhe te mallit te perplasur eshte dugaje qe ke per te mbaruar pune(nqs ke per te mbaruar se me sa jam tu pa une oj moter asnje teshe e uniformes qe do shefi yt me te vesh nuk ka me te ra pershtat e shitese se shitese paske per tu ba , po lutu vet me vete e , i shalla nuk te bjen per rrisk me shit kova kaucuku. ) shtoj gruaja neper dhembe dhe u kthy te merrej me nje butique. Dola duke shtremberuar buzet dhe koken e duke mermerit edhe une si ajo " prit na zot rrezikun c' hall kam une e per cfare i lutem a ca me thote ajo...si jena na grate!"
Teposhte nga juga e qytetit kishte do gropa te reja si bicim themelesh e do fukarej bisnesmena tu shit lecka te falme e opinga vec te njeres kembe , me duket se ishin te majta te gjitha. I pashe kalimthi e ne habi me veten thashe...qenka mbush qyeteti me kembemashte(sallake) qe paska tregu vec opinga te majta ne shitje.
Aty ku filloi rruga "shpirti i gjerre" u ndala dhe kerkova me sy grumbullin e makinave per vorre. I pikasa dhe iu ngjita rruges qe ne fakt ishte teposhte. U ndala para dyqanit, e lexova logun e tij , me i gjati emertim qe kisha mujt me lexu neper dyer te gjitha dyqaneve kisha pa deri ate dite. Ne mbi dere te dyqanit shkruante "kemisha opinjonesh & okazion hipokrizie". Hyra brenda duke kujtu me gruan qe me tha "shitse paske per tu ba"
....
mbasi i provova pothuaj te gjitha kemishat eopinjoneve dhe te tane okazionet e hipokrizese dola duar thate e sy njome nga dyqani. Ka per te me heq nga puna, ai mua ,e ndjej.E gjerrmja une.
(vazhdon)
Krijoni Kontakt