permasat jane ato qe gerryejne mendjet, i krehin, leshojne rrenje midis ulluqeve te trurit e ne i nxuri, aty flene, si dikur ushtaret e luftes se pare boterore. qe t'i shkurtoja ca permasat, prandaj edhe e cova ruleten tek rrobaqepesi, qe t'a prisja ne mase. kur e gjeta ishte e madhe sa london eye e me zorr ndalonte prej inercise. rrobaqepesi eshte burre i mire. m'a preu ne fillim per te lozur me cingel. e shtyja rrugeve dhe e perplasja ne ndonje qoshe, ose ne ndonje peme qe te ndalonte e te leshonte ndonje fjale bashke me zhurmen e perplasjes. me kalimin e kohes u shtremberua. filloi te marre gunga e te prera e kur ecte bente nje zhurme ne forme trak e truk-eje atje ku ishte gunga. pastaj e cova prape tek rrobaqepesi, a thua se qe ndonje pale pantallona qe doja te arrnoja. kisha menduar t'a beja te vogel fare, e t'a haja. do e kaperceja me ndonje dore ulli e qepe e djath. kisha nje parandjenje se po t'a kisha brenda meje do e kisha me kollaj t'a ndaloja, e do me jepte fjalen e duhur me kollaj. si gjithmone rrobaqepesi me priti mire, por me kusht, donte t'a xhironte. i doli fjala gjilpere. "po kjo? cdo te thote kjo", tha? u qetesova disi. une mendoj se me siguri kishte te bente me permasat, por pasi me mori ne fillim masat e kokes e pastaj ato te ruletes:
"po sikur kjo do te thote qe nga do qe t'a shohesh kete muhabet, une jam per gjilperen e ti je per ruleten", tha e mua, te them te drejten, mu be sikur qe tani, edhe pa e ngrene akoma ruleten, fjalet qe do leshonte po me guxhulisnin kafken e po loznin ndonje melodi me nervat e ndjenjat e damaret e mi.
ruleta bredh, bredh e bredh. kendon kengen e saj, mbase larg meje, mbase edhe brenda meje. ruleta eshte e shpejte, eshte nje rreth i vogel tani qe me xhiron ne koke. tani e ndaloj kur te dua, e kam ne kontroll, e ndonje here edhe firshellej deri sa t'a ndaloj. ruleta nuk ka ngyra, nuk ka as krahe qe te me ngreje ne fluturim edhe pse qe kur e kam ruleten shoh me shpesh endrra sikur jam pezull. ajo eshte aq e vogel tani sa qe habitem se ku i mban gjithe ato fjale, se si mund ti nxej te gjitha siperfaqja e saj prej disku, aq e vogel sa qe nuk e kuptoj si nuk me ka dale nga rruget e frymemarrjes apo si nuk ka shperhtyer nga poret e trupit, akoma. ndonjehere ka edhe naze kuptohet. shpesh here me eshte dashur te shkoj tek rrobaqepesi, miku im, e t'a vajis. duket menjehere ndryshimi, qe nga melodia. ajo vinte me pak e ndryshkur sapo e vajisja, me e embel e une ndiqja me i qete fjalet qe pillte. ruleta bredh neper fjale, i shkel ato neper peisazhet qe krijohen padashur, e une bredh me te neper to, edhe pse jo rralle keto peisazhe jane te huaja. me duhej shpesh here t'i lidhja fjalet qe te kuptoja peisazhet, e sikur t'a xhiroj ruleten ne kete moment, do me dale fjala humbje. nje humbje e kendeshme neper labirintet e saj.
rrobaqepesi dinte lloj lloj lidhjesh, si rrobaqepes qe ishte, e sikur te mos mjaftonte kjo, ai kishte qene edhe marinar dhe me mesoi shume lidhje.
prit t'a xhiroj. naten e mire. kjo me doli nje fjale.
Krijoni Kontakt