Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 69 prej 69

Tema: Visar Zhiti

  1. #61
    Njė problemė

    Njė lėndinė e madhe
    ..........sa sipėrfaqja e dėshirės
    ........................pėr njė shėtitje
    dhe lule, lule baras me puthjet e fėmijėve.
    Vjen sasia e bletėve tė njė dite
    dhe thith 1/4 e haresė, 7/8 e pikėllimit.

    Gjeni aromėn e kėtij ēasti?

    .................Zgjidhje

    Lule + rreze = buzėqeshje
    Hare + 7/8 e pikėllimit = mjaltė
    Mbushe jetėn me ēastet e punės prej blete
    Pamundėsinė hiqe nga kėpucėt
    ...................................si baltė
    Dhė zbulo qėllimin!

    Pėrgjigje: Aromė e kėtij ēasti je Ti.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,380

    Nė Shqipėri trashėgohet edhe burgu

    Nė Shqipėri trashėgohet edhe burgu

    » Dėrguar mė: 21/11/2010 - 14:39

    nga Visar Zhiti

    Shqipėria ishte vėndi mė i vogėl nė perandorinė komuniste, por me diktaturėn mė tė madhe, mė tė egėr.. Janė dėnuar shkrimtarė, por edhe libra, edhe lexues, dhe mė e ēuditshmja, edhe varre shkrimtarėsh. Nė Shqipėrinė komuniste, ku ishte i dėnuar dhe Zoti, ku gjithēka ishte e shtetit, e vetmja qė mund tė trashėgohej ishte dėnimi.

    Unė trashėgova dėnimin nga im atė, poet i panjohur, dramaturg, qė s’duhej tė botonte dhe aktor i harruar. E burgosėn, kur sapo kishte mbaruar Lufta e Dytė Botėrore, kurse mua mė dėnuan pėr poezitė e mia, nga fundi i diktaturės dhe do tė lirohesha, kur edhe pak, do tė binte komunizmi e po vinte mijėvjeēari i ri.

    Ati im. Perdja e skenės kishte rėnė dhe spektatorėt kėrkonin me duartrokitje e brohėrima tė dilte para tyre dhe tė pėrshėndeste autori i komedisė sė porsashfaqur, por ai vononte shqetėsueshėm dhe askush nuk thoshte dot se ai s’mund tė vinte mė... dergjej nė godinė pėrballė, fare pranė, nė njė nga qelitė plot ujė, tė burgut tė qytetit, nė qytetin e lashtė ballkanik me merin Berat…
    E ē’skenė tmerri po zhvillohej nė qeli?
    Ja ē’tregon nė librin e saj, “Nė udhėn e vėshtirė tė jetės”, bija e Princit tė rrėzuar tė Mirditės, Gjon Markagjonit, zonja Marte: Poshtė birucės, ku isha unė, nėpėrmjet dėrrasave tė plasaritura tė dyshemesė, shikoja njė burrė me flokė e mjekėrr tė bardhė deri nė brez, i lidhun kambė e duer, me shpinė pėrdhč. Rėnkonte i shkreti ditė e natė. Ofshamet e tij mė dridhnin shpirtin. Kur vinin ta merrnin e ta ēonin nė hetuesi, e tėrhiqnin zvarrė nėpėr shkallė e korridore deri nalt nė zyrė e ashtu zvarrė, duke e pėrplasun sa andej-kėndej, e sillnin pas pyetjeve dhe e pėrplasnin si thes nė birucė. E quenin Hekuran Zhiti. E dėgjoja kur e thėrrisnin e i thonin:
    - Hė, nacionalist i qenit... do ta nxjerrim shpirtin!
    E ai me njė za tė trashė, sikur dilte nga thellėsitė e dheut, kur gjėmon, u pėrgjigjej:
    - “O tė mjerė, shpirtit tim s’keni se ē’t’i bėni, e ka tjetėr kush nė dorė, Zoti qė ma ka falė. Ai ashtė i fortė e nuk pėrkulet, ndėrsa trupit tim kėrmė, bėjini ē’tė doni, anmik i pėrjetshėm i juaji do tė mbetem!”
    Tė gjorin e linin pa bukė, pa ujė dhe e godisnin. Me ē’ka kisha kuptue, nuk e mundonte as nuk e lodhte urija e etja, se sa duhani. Njė herė, kur i kėrkoi njė cigare njė oficeri roje, nga ato qė i sillte familja e tij, sepse atij nuk ia jepnin as ushqimet, as duhanin, sepse tė gjitha ja ēelnin e ja hanin oficerėt e policėt e burgut, ai i kėputi njė shqelm fytyrės, duke i thėnė: “ Don edhe duhan ti... armik!...”
    Njė ditė marr guximin e i kėrkoj njė polici njė cigare... Sa mbylli ai derėn, u ula nė dysheme dhe pėrmes tė ēarave tė dėrrasave ia hodha Hekuranit. I lidhun me duer prapa, me mundim tė madh, bie pėrmbys dhe e kap me gojė. E shikoj ashtu tek e thithte atė cigare me andje, mbyshte mushkritė duke nxjerrė shtėllungėn e tymit. Kur e mbaroi, me zor e ngadalė mė foli:
    - Nga zani po me dukesh njė vajze e re! Nga tė kemi, e kujt je?
    I tregova se kush isha, na kanė internue tė gjithėve e mue mė kanė burgosė.
    - Qėndro e fortė, moj ēupė e babait, - mė tha. - E di se e ke tė vėshtirė, por asht mė mirė tė vdesėsh me nder, sesa tė rrosh me turp.
    E falenderova pėr kėshillėn e urtė, duke i thanė njiheri se nuk kam ndermend tė turpėrohem.
    - Bekuar tė qoftė qumėshti i nėnės, moj bijė, Zoti tė shpėtoftė, se kėto janė katila e shkue katilave...
    Hekuran Zhiti torturohej dhe pėr njė poemė qė kishte shkruar gjatė luftės, e cila u dramatizua dhe u shfaq nė teatrot e shumė qyteteve shqiptare. Madje ajo u shpėrnda dhe si trakt dhe partizanėt, kur e gjenin, e digjnin. Poema kėrkonte paqe, pajtimin e partizanėve me nacionalistėt, dashuri mes njerėzve dhe tė luftonin sė bashku pėr njė ėndėrr: jetėn e lirė.
    ... unė linda i dėnuar. Mė burgosėn edhe pse isha i biri i Hekuran Zhitit, por dhe kisha guxuar tė shkruaja poezi. Ndėrsa punoja mėsues nė njė fshat nė kufi me Kosovėn, dėrgova pėr botim librin “Rapsodia e jetės sė trėndafilave” nė tė vetmen editori, qė ishte, shtetėrore natyrisht.
    Redaktorėt, njėri kritik arti dhe tjetri poet, tė realizmit socialist tė dy, i shpallėn poezitė mia armiqėsore, tė trishtuara dhe hermetike, kundėr socializmit. Sipas rregullit, u lajmėrua Komitetit Qendror i Partisė nė pushtet dhe Ministria e Punėve tė Brendėshme.
    Mė arrestuan dhe mė nxorėn nė gjyq tė hapur. Dhe mė dėnuan me 10 vjet heqje lirie, me burg tė rėndė. Ma hoqėn pėrgjithmonė tė drejtėn e botimit dhe atė elektorale. Na lidhnin, na i shtrėngonin prangat fort, shihnin tek tjetri atė qė ishin vetė, armikun, kriminelin. Siē e kam rrėfyer dhe nė librat e mėvonshėm, nė burgologjitė e mia, nė qeli gjatė hetuesisė, i vetmuar, pėr tė ruajtur drejtpeshimin e mendjes dhe tė shpirtit, pėr tė bashkėjetuar me tmerrin, se dot nuk e mposhtja, nga qė s’lejohej as libri dhe as letra qė tė mund tė shkruaje, krijova poezi, me mend, ia thosha ajrit, heshtjes, doja tė zbusja frikėn. Mė vonė, kur ia mėrmėrita njė miku nė kampin e punės, nė minierėn e burgut tė Spaēit, ai mė tha:
    - Shkruaji, se ti mund tė vritesh nė minierė, qė t’i mėsojmė pėrmendėsh ne, tė tjerėt.
    Shpesh binin shkėmbinjtė e vriteshin tė burgosur. Midis nesh nuk pėrshėndeteshim mirėdita apo mirė u pafshim, por: dalēi gjallė! Pėrshėndetja mė tronditėse nė botė.
    Ndėrkaq vazhdoja tė shkruaja. Dhe ku s’i kemi fshehur, gjithmonė mes ankthit dhe dyshimeve dhe tmerrit qė na ishte bėrė i zakonshėm. Mė duhej kjo frikė dhe ky helm, madje po i doja. Poezitė i fusja brenda nė kėpucėt e shqyera, nė ēizmet e burgut, tė mbėshtjella me leckė, nėpėr thasėt e rrobave, mes ushqimeve tė pakta.
    Edhe shokė e mi tė burgosur i fshinin krijimet e tyre, ku tė mundnin, nė kashtėn e dyshekut, te trarėt e ēatisė, i groposnin nė minierė, u bėheshin tė palexueshme, i humbinin...
    Arrita qė njė pjesė tė krijimeve t’ja jap fshehurazi gjatė takimeve nėnės, vėllezėrve. Po e bėja mirė kontrabandėn e vargjeve tė mia. Ata m’i ruajtėn nė shtėpinė pėrdhese tė motrės, nė kopshtin e saj. Ndėrsa njė roman tė vogėl, “Vizatimet e njė mėsuesi fshati”, mė humbi gjatė njė kontrolli tė rreptė nga policia nė burgun e Spaēit. Ndoshta ma zhduku ndonjė qė mė njihte pėr tė mė ruajtur dhe s’ma thoshte dot. Kurse pas revoltės nė Qafė-Bari dogja vetė dy poema dhe ca poezi, se e dinim qė do tė kishte dhe dėnime kapitale.
    Janė pushkatuar poetė, madje dhe kanė varur. Havzi Nelaj, poet, ėshtė i varuri i fundit nė perandorinė komuniste. E varėn nė mes tė qytetit, kishte shkruar poezi dhe pėr tė drejtat e njeriut dhe Helsinkin, kur nuk lejohej tė flisje pėr to.
    Tek ne ishte dėnuar dhe Zoti, qenė shkatėrruar tempujt e fesė dhe nuk dinin tė luteshin. Unė bija mė gjunjė fshehurazi dhe mėrmėrisja: Nė emėr tė Atit, tė Birit dhe tė shpirtit tė Shenjtė... tė poezisė, Amen!
    I gėzohem dhe faktit tė ēuditshėm qė ne arritėm tė krijojmė dhe lexuesin tonė tė fshehtė nė burg, heroik, sepse po tė kapej, edhe ai dėnohej si autori, nė mos mė rėndė.
    Mė vjen mirė qė dhe si shpėrblim ndaj tyre, i kam botuar gati tė gjitha poeziė e burgut, madje njėra nga pėrmbledhjet, “Hedh njė kafkė te kėmbėt tuaja” ėshtė e tėra me krijimtari autentike tė tillė. Edhe janė pėrkthyer nė gjuhė tė tjera.
    Mė pas botova romanet “Rrugėt e ferrit” dhe “Ferri i ēarė”, me emra dhe ngjarje tė vėrteta. Duke u shtuar dhe romanet “Perėndia mbrapsht dhe e dashura”, ku tregohet pėr burgun e grave e internimet, si dhe “Nė kohėn e britmės”, bėhen njė homazh imi ndaj vuajtjes njerėzore, qendresės dhe martirizimit, dhėmbjes sė altartė.
    Dhe sė fundmi njė tė fshehtė, qė dua ta tregoj: unė shkruaja nė burg, jo vetėm pse isha dėnuar si poet dhe do tė doja tė lija dėshminė time, testamentin tim, fama as qė mė binte ndėr mend, nga qė s’lejohej tė kishe as vetvete, por ē’ishte mė e rėndėsishmja doja tė shpikja dhe ia arrita ta shpik, tė pamundurėn, emocionin e gjallė, atė tė lartin, tė bukurin, tė krijuesit, qė ndoshta bėri tė mbijetoja nė skėterrė, ishte njė mrekulli e llahtarshme, njė llahtar i mrekullueshėm, se kur shkruaja, sado pak, dilja fantazmė jashtė telave me gjėmba, isha me veten, rrija gjatė me tė gjithė ata qė po shkruanin nė ato ēaste kudo nė botė apo qė po lexonin, u bashkohesha, pra kisha dalė pėrtej telave me gjėmba, matanė atij rrethimi makabėr me ushtarė, qė tė zbraznin breshėrinė e plumbave, po tė aviteshe andej.
    Kėshtu mund tė arratiseshe tek fati, tek roli qė tė kishin caktuar hyjnitė dhe jo te fatkobi qė tė kishin dhėnė vrasėsit. S’ka gjė pse i copėrluar.
    Ndėrkaq jam marrė dhe me krijimtarinė e tim eti, kam botuar post mortum poemat e tij, “Kryengritje shqiptare nė parajsė” dhe “7 komedi”. Njė kritik teatri ėshtė shprehur kėshtu: “...ky autor elegant, aq shpotitės, modelimi i njė moleriani shqiptar, a Kalderoni, a Goldoni, plot shije e nur...
    Shpirti i tij ka hyrė nė qėnien time, moslėndueshėm, por me cifla mermemri nga varri. Njė at i dėnuar ėshtė ATdhe i dėnuar. E unė nga Hamleti kam marrė ēmendurinė edhe hakmarrjen. Me shpatėn e librave.

    milosao.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,380

    Shkrimtarėt qė vijnė nga burgjet

    Shkrimtarėt qė vijnė nga burgjet

    » Dėrguar mė: 21/11/2010 - 14:38


    Nė Veri tė Italisė, nė qytetin Bellagio buzė liqenit tė Como-s, PEN Clubi italian organizoi kuvendin ndėrkombėtar
    “Fjalė tė lirisė”, me shkrimtarė qė vijnė nga burgjet, qė kanė pėrvojėn dramatike tė persekutimit nga shkaku i veprave tė tyre, e tani mund tė tregojnė. Por dhe tė vendosim ē’duhet bėrė… Veprimtaria u mbajt nė mjediset e Fondacionit Rockefeller. Pejsazhe tė fundvjeshtės, dallgė dhe pulėbardha, varka me vela, gadishuj tė vegjėl, blerim, drurė gjetheartė, male me majat me borė pėrreth, tė futura aq shpesh nėpėr kamera, piktura, poezi e pjesė romanesh nga artistė nga e gjithė bota, qė kanė ardhur kėtu e janė mahnitur. Presidenti i PEN-it italian, poeti dhe gazetari Sebastiano Grasso ēeli punimet. Ėshtė 50 vjetori i “Ėriters in prison” - Komiteti i Pen-it Ndėrkombėtar, pėrkushtuar intelektualėve tė persekutuar, tha ai. Dhe pėr 3 ditė me radhė do tė referonin e do tė diskutonin me kolegėt e tyre italianė shkrimtarėt e ardhur nga Rusia e Kina, India e Shqipėria, nga Franca e Gjermania, Anglia, hebrenj, turq, afrikanė, amerikanė, etj. Do tė ndėrhynin personalitete, kritikė arti e profesorė universitetesh si Lucio Lami, Nullo Minissi, reporterė, qė shkojnė nė ēdo pikė tė globit, duke rrezikuar atje ku ka luftė si Ferdinando Scianna, Ettore Mo, studiues si Mireille de Gouville, Sylvestre Clancier – President i PEN-it francez, Faėzia Assad, Sergio Perosa, Franca Tiberto, Marina Giaveri, Gabriella Steindler, Andrea Riscassi.
    Visar Zhiti, edhe ai antar i Pen-it italian, do tė tregonte pėr burgun dhe shkrimtarėt qė rroposėn atje, pėr pushkatimet, pėr letėrsinė qė vjen nga dėnimet si dukuri, prurjet e saj, qė e mbushin kulturėn nė pėrgjithėsi me vlera tė paēmuara njerėzore. Entela Kasi do tė tregonte nė veēanti pėr pushkatimin e dy poetėve tė Librazhdit, Vilson Blloshmi e Genc Leka. Poeti dhe shkrimtari i njohur Maurizio Cuēhi do tė flste pėr burgun e Ezra Paundit dhe tė Jozif Brodskit. Nuk kanė tė krahasuar, do tė ndėrhynte njė tjetėr. I pari gaboi, me tė dytin gabuan, donte tė thoshte. Professor Minissi do tė thoshte se nuk ishin policėt ata qė dėnonin shkrimtarėt, por edhe vetė shkrimtarėt - kolegė tė tyre. Me kėtė rast, po kėto ditė editoria e njohur “Feltrineli” nėpérmjet “SE” tė Milanos nxori nė qarkullim volumin “Fjalė tė Lirisė” me 18 autorė, qė kanė shkruar posaēėrisht pėr kėtė botim: Adonis – poeti mė i madh i botės arabe, emigrant nė Francė, Aguilera – shkrimtar nga Kuba, i ikur nė Spanjė, Cacho –veprimtare nga Meksika, e dėnuar, Chi Thien – nga Vietnami, i arrestuar pėr propagandė subersive, bėri 3 vjet burg, arrestohet prapė se hodhi poezitė e veta nė ambasadėn britanike dhe dėnohet me 12 vjet burg, por protestat botėrore bėnė qė tė iki nė SHBA, Cuadra – i zhgėnjyer nga revolucioni kastrist, arrestohet, dėnohet me 15 vjet burg, Dobrovolskaja – rusja 93 vjeēare, pėrkthyese nė Luftėn e Spanjės, e akuzuar pėr tradhti, e ikur nė Itali, Jahanbegloo – filozofi iranianokanadez, i arrestuar dikur me akuzė “revolucion tė kadifenjtė”, Kadarč – azilant nė Francė si protestė pėr mosndryshimet nė vendin e tij komunist, Kire Iralu – indiania qė pa luftėn me kolonizatorėt nė fshatin e saj, Laabi – maroken, themelus i partive klandestine, arrestuar dhe torturuar, sot emigrant nė Francė, Mapanje – nga Malaėi, me 3 vjet e gjysmė burg, Nafisi – nga Teherani, e pėrzėnė se nuk donte tė mbante ferexhe nė universitet, Pas’ ko – gazetar nga Ukraina, i akuzuar pėr nxjerrje sekreti tė flotave ruse, Zhou Qing – kinezi dėnuar me 3 vjet burg se kishte marrė pjesė nė protestat nė sheshin Tienanmen, Saramago – nobelisti portugez, qė nja 20 ditė para se tė vdiste dėrgoi shkrimin e tij pėr kėtė libėr, Skif - alegjerian, me 20 vjet burg, i cili sė bashku me nobelistin egjiptian Nagip Mafuz e Tahar Ben Jellou pėraqėsojnė letėrsinė e re arabe, Taėfik - iraken i ikur dhe Zhiti – i dėnuar me 10 vjet burg pėr poezitė e veta.
    Parathėnia e botimit ėshtė e shkrimtarit italian, mendimtar, sociolog e fizicien, ndėr mė tė njohurit nė botė, Umberto Eco, antar i Pen-it. Nė parathėnie ai pėrzgjedh tė flasė dhe pėr Zhitin, i tėrhequr nga dėshmia e tij, duke nxjerrė dhe pėrfundime tronditėse, tė njė pėrgjegjshmėrie tė lartė intelektuale, mėsim i rėndėsishėm pėr tė gjithė ne.
    Siē dihet, kėtė vit dy nga nobelistėt, i paqes dhe i letėrsisė, ishin dhe presidentė tė Peni-it, Liu Xiaobo, i atij kinez, tė pavarur dhe Mario Vargas Llosa, i “Pen International”-it. Shtypi italian, gazetat mė tė mėdha si “Corriere della Sera”, “La Repubblica”, “Messaggero”, etj., i bėn jehonė veprimtarisė dhe librit duke botuar parathėnien e Ecos, shkrimet e Kadaresė dhe tė Visar Zhiti. Intelektualėt dhe veēanėrisht shkrimtarėt duhet tė jenė tė ndjeshėm dhe aktivė nė lidhje me dhunėn dhe nėpėrkėmbjet qė mund t’i bėhen fjalės sė lirė, u theksua nė kuvend. T’i bėjmė ballė sė keqes, persekutimit, sė bashku, se do ta paksojmė atė kudo ku ndodh, deri sa ta mposhtim. Liria e fjalės tė bėhet fjalė e lirė.

    Pėrgatiti: Ed. Ag.

    milosao
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,380

    Qelia Dhe Shkrimi

    QELIA DHE SHKRIMI

    » Dėrguar mė: 21/11/2010 - 14:38
    Umberto Eco

    Para kėtij volumi doli nė italisht mė 1998 Shkrimtarė nga burgu (Feltrine li), pėrkthim i ‘This Prison Where I live’ (Ky burg ku unė jetoj), botuar dy vjet mė parė pėr tipin Cassell, Londėr, pėr tė celebruar 75 vjetorin e Pen Club-it dhe pėr tė pėrkujtuar “mbijetesėn e shkrimtarėve tė shumtė qė janė dėnuar padrejtėsisht gjatė kėtyre shtatėdhjetepesė viteve”. Tani ja kjo pėrmbledhje e dytė qė, edhe pse e titulluar me njė si apel lirie, ėshtė shkruar pėrsėri nga persona, tė cilėt gati tė gjithė e kanė humbur lirinė pėr periudha pak a shumė tė gjata, kanė pėsuar burgun, torturėn, arrestin apo egzilin.
    Pen-i nuk merret ekskluzivisht me shkrimtarėt e burgosur, por dhe me ata qė i kanė kėmbėt tė lira; megjithatė duket gati i detyruar t’i kushtojė jo vetėm njė libėr kėsaj teme qė, nė njė botė mė pak tė ēmendur, duhet tė jetė e jashtzakonshme – por nuk ėshtė. Ne qė jetojmė nė vende demokratike nuk e kuptojmė mbase se si njė lloj forcė perverse manjetike vendos nė njė gjendje tė ndėrsjelltė tėrheqjeje burgun dhe letėrsinė.
    Nga ana tjetėr nuk ėshtė histori e re. Duke filluar nga Zenoni i Eleasit qė burgoset dhe torturohet nga tirani dhe, duke u shtirur se do t’i zbulonte nėn zė emrat e bashkėpunėtorėve tė tij, i kėput me njė tė kafshuar nė vesh. Pėr tė mos thėnė pėr Sokratin qė, mes Critonit e Fedonit, na thotė gjėrat mė tė paharrueshme pėr respektimin e ligjit dhe pavdekshmėrinė e shpirtit, ndėrsa nė burg pret e pastaj pėrballon vdekjen. Pėr tė vazhduar me Silvio Pellico-n e me Gramscin – por jo se me ta mbyllet seria.
    Ēfarė i bėn kaq solidarė qelinė dhe tė shkruarit? Ajo qė u gabua nė parathėnien e volumit tė mėparshėm duke thėnė se pėrkujtonte “mbijetesėn e shkrimtarėve tė shumtė qė janė burgosur padrejtėsisht gjatė kėtyre shtatėdhjetepesė vjetėve”. Pėrse “padrejtėsisht”? Drejtėsisht, do tė thosha, tė paktėn nga kėndvėshtrimi i regjimeve qė i kanė arrestuar e dėnuar me heqje tė lirisė. Pėr tė pėrligjur kėrkesėn e dėnimit me burg nuk ėshtė e nevojshme qė njė shkrimtar tė lėvizė dhe ose fuqishėm si subjekt politik e si Zenoni tė komplotojė aktivisht kundėr tiranit.
    Shihet qartė nė kėtė libėr ngjarja e Visar Zhitit: mjaftoi tė shkruante poezi tė konsideruara nga redaktorėt e njė shtėpie botuese “tė trishtuara dhe hermetike” e pra kundėr regjimit. Pastaj praktika i kaloi automatikisht Komitetit qendror tė Partisė shqiptare e Ministrisė sė Brendshme dhe Zhiti fitoi drejtėsisht dhjetė vite burg. Puna ėshtė se poezia i shkakton frikė regjimeve autoritare e diktatoriale edhe nėse flet, si nė rastin e Zhitit, pėr trėndafila. Ishte tepėr kėrkues e puritan Brehti, qė nė vitet ‘50 i futi tė gjithė nė krizė duke lajmėruar qė nė kohra si tė tijat (e tonat) edhe tė folurit pėr pemėt do tė kishte qenė njė krim, sepse do tė ishte e barasvlershme me heshtjen mbi vuajtjen dhe krimet qė na rrethojnė. Jo, fatmirėsisht letėrsia flet kundėr krimeve edhe kur flet vetėm pėr pemėt.
    Pėrse deri dhe pemėt e poetėve dhe tregimtarėve i shkaktojnė kaq frikė tiranit? Sepse, sidoqoftė shkrimtari flet dhe pėr faktin e vetėm qė tė fiksojė vėmendjen tonė nė lėvizjen ndryshe tė tyre, nė atė mėnyrė qė kurrė s’ishte bėrė mė parė, se kush shkruan, ashtu siē sugjeron nė kėtė libėr Abdellatif Laąbi, refuzon “uniformėn prej majmuni, qėndrimin gatitu, himnin hakmarrės, zhurmimin e ēizmeve, marshimet e detyruara, telat me gjemba tė atdheut, marrėzinė e konsenseve, murtajėn e krenarisė, burgun e njė gjuhe e tė njė feje vetėm, folklorin e flashkėt me shenjat dalluese: mėnyrėn e tė krehurit, kapėn, mjekrrat, trukun, medalionet, stolitė, unazat, rozaret, hajmalitė e gjithė kinkaleritė qė prej kohėsh janė servirur pėr tė mashtruar popullin”.
    Sa napa tė parapara qysh nga djepi pėr ne, letėrsia shqyen e hedh mbi fytyrėn e tmerrshme tė molokėve-pėrbindėsha qė do tė donin tė na varrosnin tė gjallė...
    Sigurisht, si qenie njerėzore duhet vetėm tė qahemi qė shumė persona kanė humbur lirinė e vuajtur nė mėnyrė tė papėrshkrueshme vetėm sepse kanė folur apo kanė refuzuar tė flasin. Dhe Pen-i, si shumė organizata tė tjera, ekziston pikėrisht pėr tė kėrkuar tė nxjerrė shumė shkrimtarė nga terri i njė dėnimi pa fund. Por, me njė lloj cinizmi fetar, qoftė e lejuar tė themi se vetė ekzistenca e kėtyre shkrimtarėve tė burgut na pėrforcon e sqaron pėr shumė qė nuk kuptojnė, pėrse shėrben letėrsia: tė thotė gjithnjė diēka qė nuk ngushėllon kė praktikon, si njė fe, pabesinė.
    Nga dėshmitė e kėtij libri spikat se gjithmonė, pas vuajtjeve e pėrungjieve tė tilla qė ligėshtojnė ēdo energji, tė gjithė kėta tė dėnuar ia kanė dalė mbanė tė gjejnė entuziazmin e krijimit letrar pasi dolėn nga burgu, e disa prej tyre e kanė ruajtur edhe gjatė burgosjes, duke shkruar nė burg, duke shkruar pėr burgun, ndonjėherė duke i bėré vjershat e tyre me mėnd, kur nuk kishin as letėr ku tė ruhej njė shenjėz. Si tė thuash, prapė duke pėrdorur cinizmin, veēimi i bėn mirė letėrsisė. Nga ana tjetėr e thoshte me fjale te tjera Josif Brodskij nė parathėnien e Shkrimtarė nga burgu: kufizimi i hapėsirės, kompesuar nga tepria e kohės, e ka bėrė burgosjen si “mamķ tė letėrsisė”, si “mjet transporti epifanik”, Tepėr? Ia lėmė pėrgjegjėsinė e kėtij mistifikimi tė burgut dikujt si Brodskij, qė ishte vetė atje poshtė. Nga ana tjetėr dihet qė dhimbja shpesh, nė format e saj tė ndryshme, nuk e ligėshton, por e mpreh spiritualitetin dhe vuajtja bėhet burim kreativiteti.
    Nuk jam duke bėrė letėrsi vuajtjeje tė tjetėrkujt. Nuk hidhen nė qeli shkrimtarėt nga qė tmerri i bėn mė perceptues, ashtu si tridhnin djelmoshat qė tė bėheshin kėngėtare tė mirė pėr Cappella Sistina, ose comprachicos-ėt deformonin tiparet e Njeriut qė Qesh. Vetė ky libėr ėshtė njė apel qė asnjė tė mos privohet nga liria pėr shkak tė asaj qė ka shkruajtur. Dhe apeli vjen nga ata qė kanė mprehur aftėsitė e tyre pėr tė paraqitur tmerrin dhe marrėzinė (banalitetin e sė keqes) pikėrisht duke pėrdorur si armė ndėshkimin qė u ishte ushtruar.
    Prej kėsaj, kundėrshtimi i tiranėve, qė duke hedhur shkrimtarėt nė humbella, qė t’i heshtojnė, bėhet bashkėpunim pėr tė pėrforcuar zėrin.
    Pėrktheu nga origjinali: Eda Agaj

    *)Fjala hyrėse nė librin “Fjalė lirie”

    milosao
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #65
    VISAR ZHITI /Ah, sa pak di tė pėrkėdhelė populli im!

    “...nuk jam i dėnuari i parė nė kėtė botė
    dhe hidhėrohem sepse nuk jam i fundit...”


    Mund tė kishte patur fatin e Trifon Xhagjikės e tani, ku do gjenim kėtė pasuri krijimesh letrare, edhe pse ...nuk e shpreh fjala atė qė dua/ dhe atė qė mendoj fjala s’e thotė....(T.Xhagjika). Mund t’ia zhduknin trupin e pushkatuar njėsoj si Genc Lekės e Vilson Blloshmit. Mund tė provonte litarin qė mbyti poetin Hivzi Nela. Sikur tė kishte atė fat, do shkruanim nė kohėn e shkuar, do betoheshim se ai do jetė i gjallė e nė jetė...etj.etj., por gjithmonė do mbetej jo e plotė kultura dhe letėrsia shqipe. Ėshtė fati i Visarit por ėshtė edhe fati ynė qė tė endemi nė krijimtarinė e tij dhe tė kemi ēfarė tė mėsojmė. Mandej tė tė flasim pėr vlerat e saj.
    Visar Zhiti doli i gjallė, pikėrisht pėr tė na rrėfyer ne tė botės sė sipėrme se si ishte ferri pėr njė poet, pėr njė shkrimtar dhe sa peshė pati letėrsia nė ėndrrat e tij, aso kohe. Pėrgjigje pėr ēdo lloj dileme tė kėtillė e merr pėrmes gjithė letėrsisė qė shkruan e boton, gjithmonė duke pritur pėrgjigjen pėr pyetjet e radhės. Nėse pėr tė mbijetuar iu deshėn vargjet e heshtura, misioni i tij tani ėshtė ai i ēdo poeti- t’u japė zė poezive e t’i pėrcjellė ato denjėsisht te ēdokush qė Spaēin e pėrfytyron si ndalesėn para kthesės sė fundit tė njė rruge pa asnjė tabelė a shenjė orientimi. Fundi i tij ishte njėkohėsisht edhe fillimi, si shkruan Tomas Eliot.
    ***
    “...gjithnjė ndihem mė i vetmuar
    buzė humnerave tė mosdashurisė...”


    Ėshtė nga ato raste tė rralla kur dua tė kundėrshtoj “Sonetin e vetmisė” sė Visar Zhitit. Jo pėr veten time, por pėr hir tė vlerės qė ka pėrcjellė dhe i shpėrblehet bujarisht poetit nga lexues tė njohur e tė panjohur, tė afėrt e tė largėt.
    Pėrtej asaj qė kisha lexuar vetė nga vepra e Visar Zhitit, pėrtej pėrsiatjeve qė kishin gėrvishtur mjaftueshėm kujtesėn time pėr tė mos e hequr mė nga raftet e librave, pėr Visar Zhitin mė kanė folur nė mėnyrė tė veēantė dy njerėz jo tė zakonshėm.
    Nuk mė bėri pėrshtypje se mė folėn pėr tė, por duke qėnė tė dy njerėz tė fushės sė letrave, para se tė flitnin pėr punėn e tyre, mė folėn pėr njė poet tė mrekullueshėm, pėr njė shkrimtar serioz dhe tė talentuar, pėr njė njeri tė mirė e me humor tė hollė- pėr Visar Zhitin.
    I pari ishte Elio Miracco, nxėnės e mik i Ernest Koliqit, arbėreshi qė u mėson studentėve nė Universitetin “La sapienza” tė Romės letėrsinė shqipe; profesori qė ka pėrkthyer njė pėrmbledhje poezish tė autorit nė italisht dhe qė gjatė analizave tė tekstit tė romaneve tė disa autorėve shqiptarė, kujtohet dhe fut hera herės edhe paralele e ngjashmėri qė i gjen te proza e Zhitit. Gjithmonė, si edhe shkruan “... me fjalė qė mė rrodhėn nga zemra...”. Kujtoj pėrshtypjen e tij gjatė njė interviste pėr MILOSAO-n ku ėshtė shprehur mes tė tjerash: “...romani mė i mirė mbi shtypjen e grave gjatė diktaturės ėshtė “Perėndia e mbrapshtė dhe e dashura” e Visar Zhitit, i pari roman, i cili kujton e nderon vuajtjet e femrave shqiptare tė burgosura -, ku transferohet nė prozė, nga poezia, realizmi vizionar i Zhitit”.
    Pėr Amik Kasoruhon nuk kisha pikė dyshimi se do mė fliste pėr Visar Zhitin. Ajo qė mė befasoi te Kasoruho ėshtė se nuk kėmbėngul tė ndalet nė vuajtjen e Visarit, ndalimin e krijimtarisė sė tij gjatė diktaturės, pėrdorimin e tyre si akuza pėr ta dėnuar, por vlerėsimi i lartė qė ka dhe shfaq pėr poezinė e Zhitit, tė cilėn nė njė referat qė ka mbajtur nė Itali e quan “... tė huaj dhe nė kundėrshti ndaj artit tė recetave ideologjike, intuitave nė formėn e saj bashkėkohėse, edhe pse autori nuk kishte mundėsinė tė njihte gjė tė madhe nga krijimtaria poetike bashkėkohėse evropiane, ėshtė pa pikė dyshimi njė fenomen risie me njė frymėzim tė dėlirėt dhe spontan, tė ēliruar nga kanune dhe suaza”.
    Ėshtė rasti qė Visar Zhiti tė modifikojė sonetin e tij e tė lundrojė me metaforat e ēdo mjet tjetėr poetik pėr tė shkruar: “...gjithmonė e mė pak jam i vetmuar/ buzė humnerave tė dashurisė...”. Tė paktėn pėr atė qė vlerėsoj se poezia e tij ėshtė tronditėse dhe e plotpushtetshme.
    ***
    Duke qenė mes kėtyre dy pėrjetimeve nga dy njerėz tė veēantė, mendimi im, si tė jetė njė dalldi dallėndysheje kėrcen sa nga njėra paralele vlerėsimi, ajo e studiuesit arbėresh, Elio Miraccos kur vlerėson prozėn e Visarit, sa te tjetra paralele po aq vlerėsuese, te fjala e pėrkthyesit A.Kasoruho qė mbron idenė se poezia e Visarit ėshtė ajka e krijimtarisė sė tij.
    ***
    Ne tė gjallėt...
    Nuk po lexoja “Shkėndijat e jetės” sė Remarkut, as “Shėnime nga shtėpia e tė vdekurve” tė Dostojevskit, as Primo Levin, as “Shkatėrrimin e tiranėve” tė Nabokovit, apo “Festa e cjapit” tė Mario Vargas Losas. Aq mė tepėr Herta Müllerin. Po gjeja rrugėtimin shqiptar tė Dante Aligerit, po kuptoja se romani qė lexova ishte njė prozė e gjatė, e vėshtirė jo pėr shkak tė shkrimtarisė sė autorit, por pėr atė udhėtimin makabėr drejt burgut me gjysmė vozėn nė mes tė kamionit, ku luhateshin tė vjellat e tė lidhurve tė tronditur nga udhėtimi i gjatė, pėr udhėtimin mistik shoqėruar nga poezitė e pashkruara si tė qenė tė pagoja besnike nė shėrbim tė shpresės dhe guximit. Filozofia duket sikur pretendon vetėm pėr tė vėrtetėn, por qė ndoshta thotė fantazi, kurse letėrsia qė mendohet sikur merret vetėm me fantazi, ndoshta thotė tė vėrtetėn. “Merita e letėrsisė, shkruan Josif Brodskij, ėshtė se ndihmon njerėzit pėr t’ua bėrė mė tė veēantė kohėn e jetės se tyre, tė dallohen nga turma e paraardhėsve dhe nga ajo e bashkėkohėsve, tė shmangė tautologjinė - domethėnė fatin e atij qė mund t’i japė vetes titullin “viktimė e historisė”.
    Zhiti nuk e ka pėrdorur vuajtjen dhe burgun pėr tė shtuar koefiēentin e letėrsisė, por me talentin dhe vullnetin e pashpėrdoruar e ka shmangur atė lloj tautologjie nga e cila rrezikojnė hera herės njerėzit kur ulen tė shkruajnė letėrsi.
    Pas “Kujtesa e ajrit”, pas gjithė poezive tė tij, nuk besova kollaj se Zhiti do shkruante prozė tė veēantė dhe tė lexueshme. Ndoshta kisha parasysh njė model proze qė e kisha tė formatuar nė mendje prej kokės qė iku, por nė kėtė rast rrėzova idenė se poeti i mirė nuk e bėn dot prozėn po aq tė mirė. Nėse do “i vihesh” pas udhėtimit tė autorit nė “Vitet e ferrit” , do tė kuptosh qė ėshtė krijuar njė letėrsi, ku filli magjik i saj mban fort ngjarjen, e cila nuk ka si tė jetė njė ngjarje ēfarėdo, por ėshtė pasqyrė e njė kohe, qė me pėrmasat dhe fuqinė me tė cilėn na pėrplaset, po tė mos kishte njė elegancė nė tė shkruar, tashmė do ta kisha harruar. Ndėrsa nuk kapėrcej dot asgjė, pa shkruar sėrish pėr dy librat e Zhitit: “Vitet e ferrit” dhe “Ferri i ēfarė”. Hera herės tė ngjan me njė proces kimik, por domosdoshmėrish ėshtė bukur si ndjesi leximi i letėrsisė sė Visar Zhitit duke filluar prej aty.
    ***
    “...Na rrahin tė vdekur, thyhen
    brinjet e verbit tė fatit, nxihen si vendet e plagėve,
    fjale tė zeza tė gjuhės shqipe, tė huazuara
    …diktaturė… spiun… parti…
    shtohen britmat, i bėrtasin tė burgosurit qė
    s’bėn dot normen nėn dhe, tek tė vdekurit,
    atij qė pėrkėdhel kalin
    si perėndimin atėror te diellit...”

    Sado qė pėrpiqem tė dal nga poezia e burgut, sado tė kujtoj se muret janė shembur, sado qėmtoj si ndonjė breshkė e qetė dhe pa gojė njė agim, ėndėrr, perėndim, pėrkėdhelje, pak vėshtrim nė natyrė, gjithmonė ndjej ndėr vargjet e Zhitit tringėllimėn e prangave, ato “lulet” qė formon shtrėngimi i tyre mbi nyjet e duarve, kuptoj se liria e tė gjallėve ėshtė mė e brishtė se burgu i tė vdekurve. Ndoshta ky ėshtė fati i cili lėviz si njė rrymė e frikshme nėn njė pamje tė qetė e pa dallgė. E kam fjalėn pėr ato pamje mėngjesesh pas vitit ’90! Mjafton tė kujtosh vetėm titujt e librave me poezi tė autorit: Mesazhet vijnė prej njė lloj komunikimi pothuaj tė padukshėm si ėshtė ajri dhe tė domosdoshėm sa ėshtė ai jetik. Janė mesazhe qė akuzojnė, nxjerrin lakuriq njė sistem qė u mbajt mbi krimin, dhunėn, mohimin e lirisė. “Hedh njė kafkė te kėmbėt tuaja”, shkruan Zhiti, por ēfarė do ishte ky gjest, nėse nuk do t’i shėrbente “Mbjelljes sė vetėtimave”. Autori boton “Dyert e gjalla”, e njėherėsh mė vjen nė mendje libri i parė qė flet pėr antikomunizmin, “Ne tė gjallėt”, i shkruar nė vitin 1936 nga Ayn Rand, libėr qė ėshtė lexuar fshehurazi kur fjala - anti- ishte si rrasa sipėr varrit tė vetvetes. Kuptoj se misioni pėr lirinė nuk ka rreshtur asnjėherė qė kur njerėzimi mėsoi humbjen e saj.
    ***
    Rendin peizazhet
    Nė tė kundėrt me veturėn-
    Si kuaj prej dallgėsh krifadiellorė,
    Pegasė tė ēmendur qė i huton toka dhe shekulli.

    Ime shoqe qan
    Mbėshtetur pas xhamit gjysmė tė hapur tė ndjenjave.
    Salerno!- aq i ngjashėm me qytetin e saj, qė u hap
    Si guaskė pėr tė lindur ajo, aq e bukur. Rritet po ai breg,
    Megjithėse ėshtė tjetėr. I njohėm vendet ku kemi bėrė dashuri,
    Edhe pse vijmė pėr herė tė parė, nga larg, shumė larg,
    Nga andej ku ngjarjet kanė marrė flakė
    Dhe djegin njėra –tjetrėn, ndėrsa yjet dhembin.
    Janė plagė yjet, kam thėnė.

    Ngjan Salerno me Vlorėn si lotėt
    Qė i ngjajnė kthjelltėsisė sė vetvetes. Ėshtė po ai fllad
    Qė luan mes pemėve dhe mėrmėrit:- tė dua,
    Teksa pulėbardhat prekin me njė flatėr detin
    Dhe me tjetrėn qiellin
    Dhe ne befas bėhemi flatra tė jetės.

    Vlora me qerpikėt e gjatė tė sime shoqeje
    Bie mbi llėrėn e bardhė si plazhi i Salernos.
    Vrapon vetura si fati
    Dhe arrin ku jemi nisur, nė vendlindjet tona,
    Aq shumė tė pėrsėritshme nėpėr botė.

    ***
    Kujtesa ime ishte ngatėrruar me vendlindjet e Visar Zhitit. Disa kohė u krenova se mė ngjante sikur ishte lindur e rritur nė Lushnje, ku kam jetuar edhe unė, nė pellgun e vogėl tė poetėve prej mjalti myzeqar. Gabova, kur pata ndjesinė se ishte nga Berati i magjishėm, ku jam lindur edhe unė, pėr shkak tė emrit tė Hekuran Zhitit qė mė dilte nė kujtime tė hershme beratase. Dyshova pėrfundimisht, kur mėsova se qe lindur nė qytetin e Durrėsit. Nuk do gaboj mė edhe pasi mėsova pėr Vlorėn e dashurisė sė tij prej lotėsh. Rashė nė paqe me dilemat e mia naive dhe kuptova se shkrimtari nuk ka atdhe, se atdheu i tij ėshtė letėrsia. E nė kėtė lloj vendlindjeje, shtėpia ideale e Zhitit ėshtė poezia.
    ***
    “...Njeriu
    ėshtė me i ri se vdekja e vet gjithmonė
    ju them unė
    qe kam vdekur shumė herė....”


    Poezia e Zhitit, proza e tij, tashmė nuk vuajnė rrezikun e mplakjes, harresės dhe atė mėrzitje tė cilėn e shesim pėr filozofi tė rėndomtė. Tė gjitha lėvizjet e tij kudo qė ka qenė, kanė rendur pas poezisė dhe ēdo varg ka shėrbyer si gur kilometrazhi nė pikėqėndrimet e tij meditative. Aty, ku bashkohen ndjesitė, ai kundėrshton, aty ku ndahen figurat, ai shpėrthen dhe krijon njė lloj tornadoje qė nuk shkatėrron, por i kujton njeriut atdheun, ashtu si furtuna i kujton pemės rrėnjėt, kur ia shkul. I kujton njeriut jetėn, ashtu si shiu i kujton tokės etjen, pasi e mbyt. Vargu i tij i kujton lindjes sė ēdo dite tė re se sa e brishtė dhe e ēmuar ėshtė liria, por sa e munguar ėshtė ajo kur nuk dimė ta duam.
    p.s. (Dua njė kryq /tė mbėshtes kėto dhembje /tė pavdekshme /dhe qėllomė, sa tė mundėsh!-V.Zh.)
    Nuk besoj se pas kėtij shkrimi kamxhikėt do zhduken. Dhe as idealet. Kam shkruar se besoj te misioni i poetėve. Shkruaj se kuptoj qė vargu i Zhitit ėshtė kumt i gjallė pėr ata qė ngrenė kamxhikun e urrejtjes kundėr dashurisė, kundėr lirisė.

    Miranda Haxhia - MILOSAO - Shtator 2011
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #66

    Pėr: Visar Zhiti

    Visar Zhiti Pengu mė i madh i jetės sime… qė nuk u arratisa


    Pyetėsori i Prustit

    Njė Hamlet dhe njė Mikelanxhelo janė heronjtė e tij. Ndoshta pėr dikė, arritja mė e madhe e shkrimtarit dhe poetit Visar Zhiti do tė ishte pikėrisht vepra e tij, por pėr tė nė fakt ėshtė diēka krejt tjetėr; mospranimi si bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit, pas burgut. Me sa duket vitet e burgut nė komunizėm, pėrveē disa kujtimeve, i kanė lėnė pas edhe brenga e pengje tė mėdha.

    Cila ėshtė ideja jote pėr lumturinė?
    Pėrpjekja pėr lumturi ėshtė vetė lumturia.

    Cila ėshtė frika mė e madhe?
    Frika e vogėl…

    Kė person tė gjallė admironi mė shumė?
    Atė qė nuk jeton pėr ta admiruar.

    Cili ėshtė ai tipar i tė tjerėve qė tė ngjall mėshirė?
    Pazotėsia.

    Ekstravaganca jote mė e madhe?
    Vonesa…

    Cili ėshtė udhėtimi yt i preferuar?
    Brenda vetes dhe ndonjėherė jashtė saj.

    Nė ē’rast mund tė gėnjesh?
    Rrallė, kur ma kėrkojnė.

    Personi qė pėrēmon mė shumė?
    Akt-ekspertizuesit nė gjyqet politike.

    Cilat fjalė ose shprehje pėrdor mė shpesh?
    Mbarėsi, mirupafshim…

    Pengu yt mė i madh?
    Arratisja…

    Kur dhe ku ke qenė i lumtur?
    Asnjėherė dhe gjithmonė, asgjėkund dhe kudo.

    Nė ē’gjendje shpirtėrore je tani?
    I gatshėm…

    Nėse do tė mundeshe tė ndryshoje diēka nga vetja, ēfarė do tė ishte?
    Druajtja.

    Ē’gjė e konsideron arritjen tėnde mė tė madhe?
    Mospranimin si bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit, pas burgut.

    Po tė vdisje dhe tė mund tė mishėroheshe nė njė tjetėr njeri apo diēka tjetėr, ēfarė do tė doje tė ishe?
    Kalė i egėr dhe qiparis nėn njė yll blu.

    Cili ėshtė sendi mė i ēmuar qė zotėron?
    Qė nuk mė zotėrojnė.

    Kė quan pikėn mė tė thellė tė mjerimit?
    Kur (nuk) e di qė je i mjerė.

    Ku do tė pėlqente tė jetoje?
    Mes atyre qė dua.

    Ndėr veprimtaritė qė merresh, cila ėshtė e preferuara juaj?
    Leximi…ngaqė nuk di tė lėroj tokėn.

    Cila ėshtė karakteristika juaj mė e spikatur?
    Qė nuk spikas.

    Veēoria qė pėlqen mė shumė te njė mashkull?
    Largpamėsia.

    Veēoria qė pėlqen mė shumė te njė femėr?
    Delikatesa e pėrzier me besnikėri.

    Cilėt janė shkrimtarėt e preferuar?
    Kafkianėt.

    Cili ėshtė heroi yt nė art dhe kulturė?
    Njė Hamlet dhe njė Mikelanxhelo herė-herė.

    Kė ke heronj nė jetėn reale?
    Ata qė nuk lodhen.

    Cilat gjėrat nuk tė pėlqejnė fare?
    Kotėsitė.

    Si do tė tė pėlqente tė vdisje?
    Kur duhet.

    Cila ėshtė motoja juaj?
    Tė ribėsh vetveten.

    MAPO
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #67

    Pėr: Visar Zhiti

    Dashuri

    Sa larg ėshtė nata ime
    . . . . . . . .prej natės tėnde!
    Netė tė tjera ngrihen midis si male tė
    . . . . . . . . . . . . . . .pakapėrxyeshėm.

    Dėrgova rrugėn pėr ty. Dot nuk tė gjeti. U lodh
    dhe u kthye prap tek unė.
    Nisa kaprollin e kėngės sime. Por
    e qėlluan gjahtarėt dhe i plagosur u kthye
    . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .prapė tek unė.
    Era s'di nga shkohet. E ngatėrruan pyjet
    dhe shpellat e dhimbjes dhe u kthye prapė tek unė.
    . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .E verbėr.

    Bie shi i rrėmbyer shprese.

    Nesėr kur tė zbardhė, a ta hedh ylberin
    qe ty tė tė kėrkojė? Por ai, naiv si gėzimi,
    vetėm njė mal mund tė kapėrcejė.

    Vetė po nisem nėpėr natė dhe vetėm.
    Do tė kėrkoj, do tė kėrkoj, do tė kėrkoj
    si dora qė endet nėpėr dhomė, nė errėsirė
    . . . . . . . . . .pėr tė gjetur qiririn e shuar.

    Qafė-Bar 1983
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e G@briel
    Anėtarėsuar
    12-08-2014
    Postime
    15

    Visar Zhiti - PYETESORI I LIBRIT (interviste)

    Visar Zhiti - Pyetesori i Librit (interviste)


    Njė takim me shkrimtarė dhe lexues pėrmes pyetje-pėrgjigjesh qė zbulojnė ‘tė fshehta’ tė lehta tė procesit tė leximit. Si dhe pėrse lexojmė ? Cilat janė huqet tona nė lexim? Cilėt janė librat tanė ‘tė shenjtė’?




    -Libri mė i vjetėr qė keni nė bibliotekėn tuaj…
    Libri mė i vjetėr nė bibliotekėn time tė re, se jam shkėputur nga shtėpia prindėrore, ėshtė njė botim i shek. XIX i Naim Frashėrit, «Bagėti e Bujqėsija», botim i Bukureshtit, i vitit 1886, me alfabetin e para-Kongresit tė Manastirit. Mė emocionon shumė, mė duket sikur e ka prekur vetė Naimi. Kam dhe ca tė tjerė tė kėtyre viteve, tė trashėguara natyrisht.

    -Librat i zgjidhni nga autori, apo zhanri?
    Nga pėrmbajtja shkohet tek vlerat dhe tek autori mė pas, zhanri s’ka rėndėsi mė duket.

    -I keni lexuar tė gjithė librat qė keni nė bibliotekė?
    Jo, por i di tė gjithė ē’kanė. Janė dhe enciklopeditė e fjalorė, qė i hap vetėm kur duhet…

    -Libri i parė qė keni lexuar…
    Kam dėgjuar «Konti i Monte Kristos», kur e lexonte me zė im atė e tė gjithė mblidheshim rreth tij, ishim familje e madhe atėherė, tė varfėr e tė pėrndjekur. E ndjej si tė lexuar atė roman. Kujtoj qė leximet e para tė miat kanė qenė pėrralla, por cilat, s’e di, se s’mė dukej se kishin rėndėsi autorėt dhe titujt e librave atėherė. Mjaftonte tė treguarit. I ndėrgjegjshėm nė rrugėn e leximit, nė fillesat e mia kam Shekspirin, «Hamletin» me atė fantazmėn, qė, sa mirė, del shumė shpejt, qė nė faqet e para, njė lloj tjetėr pėrrallė kjo, pėr tė rritur, ndjellėse dhe ankthkallėse. Po kėshtu dhe Hamletin e fėmijėve, «Pinoku» e kam lexuar po nė atė kohė. Nė fakt jam pa libėr tė parė, i kam tė shkrira brenda vetes.

    -Libri i parė qė keni kursyer pėr ta blerė…
    Ka qenė «Revizori» i Gogolit, mė kishin dhėnė lekė pėr t’i prishur si tė doja. Im atė ishte aktor nė atė kohė, isha i ndikuar nga skena.

    -Me kė i ndanit librat kur ishit gjimnazist apo student?
    Sė pari me vėllezėrit e mi, mė tė mėdhenj se unė. Gjimnazistė nė Lushnjė na janė gjendur me libra dhe miku i tim eti, regjisori Tahsim Demiri dhe mėsuesi im, poeti Faslli Haliti. Me shokėt e klasės, me shoqet mė shumė, i pėrcillnim libra njėri-tjetrit, me rrethin letrar. Atėherė s’kishte televizor, pėr internet s’bėhet fjalė. Kurse student lidhja me poetin Rudolf Marku, Lezha e tij, ka ndikuar marramendshėm nė lexime tek unė. Me studentėt e tjerė shkėmbenim libra e flisnim pėr sidomos me poetėt e ardhshėm Agim Spahiu, Skėnder Rusi, Simon Vrusho, pedagogun dhe studiuesin Rahim Ombashi etj.

    -A keni patur kartė anėtarėsimi nė Bibliotekėn e qytetit?Sa shpesh shkonit nė Bibliotekė dikur, dhe a vazhdoni ta frekuentoni edhe sot?
    Gjimnazist nė Lushnjė dhe student nė Shkodėr mund tė kem shkuar dhe dy herė nė javė e mė shpesh. Sot shkoj rrallė, kur dua atė qė mė duhet e s’e gjej dot pėrveēse nė Bibliotekė.

    -I keni marrė ndonjėherė njė mikeshe apo miku njė libėr dhe me ndėrgjegje nuk ia keni kthyer mė? Nėse po, cili ėshtė ai libėr dhe pėrse?
    Nuk di t’i kem mbajtur libėr ndokujt me qėllimin qė tė mos ia kthej, s’mė ėshtė dukur e drejtė e trimėri, ka qė mburren me tė kundėrtėn. Libri mė shumė se nė ēdo raft e ka vendin nė mendje e zemėr, thosha. Mė kanė dhuruar libra, po, edhe botime tė ēmuara. Di qė mė kanė mbajtur libra, harronin tė m’i jepnin edhe kur ua kujtoja, ishin mė tė mėdhenj se unė. Tani janė mė tė vegjėl…

    -Keni humbur libra qė i keni pasur shumė tė dashur?
    -Po. Burgu, shpėrnguljet ishin shkaku. I shoh mungesat e tyre me dhimbje. Madje ribotimi i mėvonshėm i ndonjė libri tė tillė mė duket si ngushėllim i paplotė. Ėshtė rastin tė tregoj se tim eti i ka marrė shteti i porsadalė nga lufta libra nga biblioteka e tij, erdhėn me njė karrocė me dy kuaj, kur ai nuk ishte nė shtėpi, para se ta arrestonin. Dhe s’e dinte ku i ēuan. Kur interesohej, i thoshin: eh, ruaj kokėn tani !…

    -A lexonit dikur libra tė ndaluar? Mund tė na pėrmendni disa tituj dhe si i siguronit?
    Po, kam lexuar libra tė ndaluar, kishin mjaft rėndėsi pėr ne e mbase ka interes pėr tė rinjtė sot tė dinė diēka si u edukua dhe u vetėduka fshehurazi njė rini tjetėr para tyre, nėn diktaturė. Pra, mund tė zgjatem disi, jam i falur, ndėrkohė ėshtė dhe mirėnjohje tė kujtosh. I kėrkonim librat e ndaluar, jo thjesht si kėrshėri, por si domosdoshmėri, megjithėse mundėsitė ishin tė pakta pėr mua dhe tė dėnueshme pėr shumėkėnd. Ēdo emėr ka njė rėndėsi tė veēantė, se janė si treguesit e njė rruge, qė tregonin dhe humnerat e ti duhej tė zgjidhje se nga po shkoje.
    Pėr ne ishin tė ndaluar pabesueshmėrisht Konica e Fishta e Koliqi e Haxhiademi, Musine Kokalari etj, ndėrkohė ndaloheshin, pasi botoheshin dhe pėrkthime tė autorėve si Gi Dė Mopasan apo Esenini, Hemingueji e Remarku, Shollohovi apo Gollsuorthi apo nxirreshin nga qarkullimi libra shqiptarė si romani «Tuneli» i Xhuvanit apo poezia e Bilal Xhaferrit etj, etj. I gjenim libra tė tillė, ia kalonim njėrit-tjetrit me mirėbesim, mes shokėsh tė ngushtė, shumė tė paktė. Pėr atė qė duhej letėrsi e verdhė, por e ndaluar, nuk kam patur shumė interes. Ndėrkaq gjenim libra tė ndaluar dhe nė fabrikė tė letrės, ku i sillnin pėr t’i bėrė karton, tė ricikloheshin nė harresė tė bardhė, nė mosqenie, thoshim mes nesh, na i jepnin miqtė qė punonin atje, s’besoj se ishin provokime, kam pas siguruar p.sh, revista tė vjetra tė paraēlirimit, ku ishte dhe njė poemė pacifiste e tim eti, partizanėt kishin urdhėr ta digjnin, po ta gjenin, mė ka treguar xhaxhai im partizan, por dhe botime bashkėkohore vinin nė fabrikė tė letrės, qė kritikoheshin ashpėr pas plenumeve tė partisė-shtet, p.sh, romane tė Petro Markos e kemi poezi tė Fatos Arapit, «Mė jepni njė emėr».
    Mė pas na u bė, si tė thuash, mjeshtėri jona tė kėrkonim libra tė ndaluar dhe kaluam nė njė fazė mė tė lartė, tė atyre tė pabotuar nė Shqipėri, autorė tė famshėm, por tė ndaluar rreptėsisht si emra, po i them pa rend tė caktuar; Dostojevski, Tomas Eliot, Niēe, Frojd, Jevtueshenko, Xhem Xhojs,antologji tė poetėve anglezė, italianė, francezė, «Lulet e sė keqes», Jonesku, Apdajk, por dhe socialiste si Brehti e Pol Eluar etj, etj.
    I siguronim me miq tė ngushtė, fshehurazi dhe nė mirėbesim, shpesh dhe me shqetėsime. Nė Lushnjė Ivo Andriqin p.sh. dhe Zhak Preverin m’i ka dhėnė poeti Faslli Haliti, nga Dostojevski e Niēe prozatori Halil Jaēellari, kurse njė shoqe klase, me babanė nė burg, Eva, mė ka dhėnė Cvajgun etj, etj, i kam rrėfyer dhe nė librat e mi, qė i kam quajtur «burgologji», kurse student e mė vonė, ishte poeti dhe romancieri Rudolf Marku, qė e bėri Lezhėn e tij «Jerusalem tė leximeve tė ndaluara», tė shkrimeve dhe pėrkthimeve tė dėnueshme, pa tė cilat do tė kisha njė rini mė tė vobektė pėr sa u pėrket letrave. Aty mora Oscar Wilde, Joneskun, Jevtueshenkon e rrezikshėm, me poezi kundėr Enverit, Heminguejin, Xhojsin, aty mėsova qė ishte dhe argjentinasi Borges etj, etj. Po vazhdoj, nė Shkodėr na ka dhėnė libra tė ndaluar prof. Hasan Leka, «Toka e shkretė» tė Eliotit, p.sh, kurse dramaturgu Fadil Kraja «Kanunin e Lek Dukagjinit» tė Gjeēovit me parathėnie tė Fishtės dhe Konicės, poetė tė Kosovės, botime tė Prishtinės, Shkreli, Podrimja etj, me poetin Frederik Reshpja shkėmbenim «letėrsi subversive», mė pas nė Kukės, ku mė caktuan mėsues nė njė fshat tė largėt me poetin Agim Saphiu e shkrimtarin Zija Ēela e skulptorin Ilmi Hoxha etj, por mė shumė u jepja ē’merrja nė Lezhė. Kur kam dalė nga burgu dhe ishte ende diktaturė e unė isha pa asnjė tė drejtė, punėtor krahu, skllav né fabrikėn e tullave, shkėmbenim letėrsi tė ndaluar me mikun tim atėherė, poetin Bujar Xhaferri, ndėrsa Edi Rama, kryeministri i sotshėm, mė dha italisht Franc Kafkėn, qė ishte ėndėrr dhe torturė pėr mua. Ma solli nė shtėpi, nė Lushnjė, kur pakkush guxonin tė trokisnin tek unė. ‘E ke pėr 5 ditė, – mė tha, – se duhet ta kthej’. Im vėlla la punėn nė fermė dhe e kopjoi me dorė nė ca fletore shkolle. I kemi dhe tani. Kafka mė trondit aty mė shumė sesa nė botimet e tij luksoze… Libri i ndaluar ishte personazh jete, si ata qė duhej t’u ruheshe se kishin qenė nė burg apo tė arratisur, mė misteriozė e mė tėrheqės pėr ne.

    -Dhurimin e librave ėshtė njė rit qė e vlerėsoni, apo librat preferoni t’i zgjidhnit vetė?
    Librat zgjidhen vetė, por dhe dhurohen, mbi tė gjitha ndjeja nevojėn e pėrvojės sė leximit tė tė tjerėve qė u besoja. Sot nė bibliotekėn tėnde s’ke pse sjell libra qé nuk do t’i lexosh.

    -Cilat janė zakonet tuaja tė leximit? Lexoni shtrirė nė kurriz, pėrmbys, nė tryezėn e punės… ?
    I kam provuar tė gjitha llojet qė thoni ju, madje nė burg kam lexuar dhe nė kėmbė, nė rresht, pas kurrizit tė tjetrit, por kur dua tė lexoj seriozisht tani, si punė, e bėj vetėm mbi skrivani, me stilolaps nė dorė.

    -Nė ēfarė gjuhe tjetėr pėrveē shqipes lexoni?
    Italisht mė shumė, pėrkthej dhe poetė, edhe anglisht, por librin e poetit japonez Isikava Takuboku e kam pėrthyer dikur nga rusishtja, ishte nga librat e ndaluar…

    -Ēfarė po lexoni kėto ditė?
    Nobelistin hebre Elias Canetti, vazhdoj poetin e njohur Adonis. Kam njė «Iliadė» tė re ndėr duar, njė pėrkthim tė Ilia V. Ballaurit, mbushur me shpjegime, komente e ese qė sjellin njė univers tė paparė homerik. Lexoj disa libra njėkohėsisht, pata dhe poezitė e Azem Qazimit. Kėto kohė lexova mjaft letėrsi shqipe bashkėkohore, isha nė jurinė e konkursit kombėtar tė letėrsisė, forcova bindjen se letėrsia jonė e pas ’90 ėshtė mė e mirė se para ’90.

    -Mbani shėnime kur lexoni?
    Nėnvizoj, rrallė edhe shėnoj.

    -Nė letėrsi ju tėrheq mė shumė proza apo poezia? Kur shenjoni njė autor qė ju pėlqen, lexoni gjithēka tė tij apo vetėm librat mė pėrfaqėsues?
    Letėrsia e vėrtetė, ajo qė na duhet, ēfarėdo qoftė, mė tėrheq, e kėrkoj dhe mundohem ta gjej. Poezia dhe romani mė joshin si dikur. Autorėt qė dua, dua t’i lexoj me gjithsej, nėse ėshtė e mundur.

    -Cilėt janė ata libra apo autorė qė ju rekomandoni se duhen lexuar patjetėr?
    Nuk guxoj tė rekomandoj. Nėse do t’u thosha tė rinjve tė shohin dhe nga letėrsia e munguar jona, eposi i Fishtės, nuk ėshtė aq i vėshtirė sa ē’thonė, proza magjike e Kutelit me atė Koliqit…ah, sa tė begatė janė nė gjuhė. Ėshtė 200-vjetori i De Radės, lexohet bukur “Milosao”… Do tė thosha se duhen patjetėr dhe Tolstoi, dhe Servantesi, dhe Shekspiri, dhe Dante, tragjedianėt grekė, ja, nga emrat qė kujtuam mė lart, tė ndaluarit e mėdhenj, por patjetėr Borgesi, Kafka, Markezi… o Zot, janė shumė e shumė tė domosdoshėm. Nga letėrsia e Ballkanit, gadishullit tonė, mė poetiku nė botė, duhet tė dinė patjetėr, fillohet me veten, me fqinjėt…

    -A ka njė libėr qė ju e konsideroni si Librin Total?
    Nuk e di, mbase Bibla, Kurani, Torah-u… kjo trini universale. Eh, prandaj ka letėrsi se asnjė libėr i vetėm nuk e pėrballon “libėrnajėn”e botės. Njė nga mrekullitė e letėrsisė mbase ėshtė, sipas meje, dhe mungesa e totalitarizmit tė njė libri.

    -Po t’ju thonė se nė Arkėn e Noes sė Librave duhet tė shtini 3 libra pėr t’i shpėtuar nga Apokalipsi, cilėt do ishin?
    Prapė e kam tė vėshtirė tė pėrgjigjem. E kush mund tė ishin? Tre, vetėm tre?! Sa mizore! Tani po them, njė: eposin homerik, Iliadėn dhe Uliksin (por tė Xhojsit), dy: Shekspirin, mbyll sytė dhe kap “Hamletin”, tre: Uollt Uitman “Fije bari”, por si shqiptar qė jam, brenda tij do tė fusja kontrabandė ca fletė nga Naimi, nja 10-15 poezi. Ditė tjetėr do tė zgjidhja libra tė tjerė, sa herė tė mė ofrohet apokalips.

    -Na thoni njė maksimė pėr librat, qė e mbani mend ose e pėrsėrisni shpesh…
    Kujtohem qė kam bėrė tė dielave faqen letrare nė RD, ishte gazetė opozite dhe atėherė, kishte kaluar viti ’97, por jo traumat e tij dhe vazhdimisht si moto a kredo vija nė krye tė faqeve tė mia sentencėn “Sa mė shumė libra, aq mė pak armė, deri sa tė arrijmė vetėm tek arma e librit”. Dhe befas, pas ca kohe u mbyll faqja letrare, s’e di pse.

    -Na thoni njė varg tė preferuar poezie…
    Di poezi pėrmendėsh, mė janė gjendur dhe nė raste tė vėshtira, tė rėnda. Ndodh t’i them me zė dhe tani, s’e di pse mė vijnė, p.sh: Dhe vrasės dhe buzėqeshur!… Shekspiri e thotė. Ja prapė ai: Kėtu ēdo buzėqeshje ėshtė njė kamė/, mė i afėrti nė gjak, mė afėr ta pi gjakun…Dikur pėrsėrisja vargun e njė poeti rus: Ēdo gjė nė kėtė jetė ndodh/, tė dashurojnė nuk dinė tė gjithė. Njė poet francez: Dhe nga puthjet bėjmė njerėz. Unė ende besoj se poezia na bėn mė njerėz. Ditė tjetėr, besoj, do tė thosha vargje tė tjerė. Njė libri kam dashur t’i vė titullin: Qė loti yt tė rrjedhė nė faqen time. Ėshtė fjala pėr lot dashurie njerėzore. Tė gjitha orėt na mashtrojnė, thotė Lorka.

    -Cili ėshtė personazhi i preferuar i romaneve qė keni lexuar?
    Vetė romani i mirė nė vetvete bėhet personazh pėr ty, janė shumė, mė pengon njėshi, nuk mė ndihmon dot ta gjej.

    -Autografi mė i ēmuar apo mė i ēuditshėm qė keni nė bibliotekėn tuaj?
    I ēmoj gjersa i kam, do tė thosha. Dhe secili pėrēon tek mua diēka, njė emocion tė veēantė. Nė fillim kam patur autografe nga shkrimtarėt e Lushnjės, isha nxėnės dhe pastaj nga shokėt e mi qė botonin libra, mė gėzonin, ma bėnin mė tė afėrt tė shkruarin. Mė i rėndėsishmi m’u bė autografi i parė nga Kadarea nė njė roman tė tij, ia mora kur isha student. Tani kam autografe dhe nga nobelistė, nga Derek Walcott, Wole Soyinka, Tomas Tranströmer, por ai i Jevtushenkos mė jep emocionin e njė sfide njerėzore, se ai ishte poeti qė e kam patur nė akt-akuzė, kur jam dėnuar. Dhe ta takosh i lirė nėpėr botė…Kam nga Koliqi, por s’ėshtė pėr mua, ma kanė dhuruar ashtu romanin e tij. Tė gjithė librat e poetit Ali Podrimja i kam me autograf. I fundmi ėshtė ai i romanit mė tė ri tė Teodor Laēos, u promovua para disa ditėsh nė panair. I ēuditshėm ka qenė ai i Kasėm Trebeshinės “Kujtim nga kjo pasdite e mėrzitshme shqiptare”, por mė i ēuditshėm, tė kuptohemi, kėto kanė vlerė vetėm pėr mua, ėshtė autografi i njė poeti amerikan John Borling, s’jemi takuar dhe nuk njihemi, por njė lexues nga Kosova nė SHBA, as atė nuk e njoh, nė promovimin e librit tė amerikanit, poezitė e tė cilit janė shkruar kur ai ishte nė burg nė Vietnam, i jep atij librin tim me poezi anglisht, janė shkruar nė burg dhe kėto, i thotė dhe i merr pėr mua me autograf librin e tij e ma nis nėpėrmjet njerėzve tė tij, qė vijnė nga Kosova nė panairin e librit nė Tiranė. Mė prek mė shumė rruga e kėtij autografi pėr tek unė. Buzėqesh kur shoh autografet e shkrimtarit Jashar Qemal, qė nuk i kuptoj nė libra qė s’i kuptoj, janė turqisht, tė Jevrem Bėrkoviēit apo Martinoviēit nga Mali i Zi dhe ca mė pak tė Adonisit nė arabisht etj, etj. Autografet nė fund tė fundit kėshtu janė, jo pėr t’i kuptuar, por qė t’i gėzohesh asaj dore qė shkruajti veprėn.



    Mapo.al

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,624

    Pėr: Visar Zhiti

    Visar Zhiti nderohet me ēmimin “Le Grand Prix De Poésie”

    Shkrimtari i njohur shqiptar Visar Zhiti ėshtė nderuar ditėn e sotme me ēmimin e madh “Le Grand Prix De Poésie”.

    Ky ėshtė edhe ēmimi mė i madh i Akademisė sė Festivalit Botėror tė Poezisė.

    Jo vetėm kaq, por poeti shqiptar gjithashtu mori edhe medaljen “Mihai Eminescu”, pėr meritat e tij nė veprimtarinė kulturore kombėtare dhe botėrore duke u shpallur “Anėtar Nderi i Akademisė”.

    Eventi ėshtė mbajtur ditėn e sotmė nė Craiova, tė Rumanisė.

    Zhiti ėshtė shkrimtar,poet, gazetar, pėrkthyes si dhe diplomat i mirėnjohur shqiptar. Ai i ka marrė tė gjitha ēmimet e larta letrare qė jepen nė Shqipėri, por edhe nė Kosovė. Gjithashtu shkrimtari shqiptar ka marrė shumė ēmime letrare nė Itali si “Leopardo d’oro”, “Ada Negri”, “Mario Luzi”, atė tė karrierės si dhe nė vende tė tjera. Emri i tij gjendet edhe nė enciklopedi tė huaja. Aktualisht Zhiti jeton nė Chicago, SHBA.


    / mapo/ KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/visar...rix-de-poesie/

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •