Postuar mė parė nga
Dita
Mistiku,
si lexuese vepren e Visar Zhitit e vleresoj si nje deshmi me teper ne galerine e perndjekjes pesedhjetevjecare. Kur kam lexuar librin Burgologji vende-vende jam tronditur aq shume nga detajet e pershkrimit saqe i jam rikthyer edhe nje here, edhe nje here tjeter me vone. Ka vlera historike.
Ne kopertinen e pasme te librit jane paraqitur edhe disa vleresime kritikesh te huaj e shqiptare. Po i sjell ketu meqe edhe nga libri kam sjellur disa nga pikat me kritike per mua.
Mbase ka, por une nuk kujtoj e mbi te gjitha nuk kujtoj tjeter veper te shkruar keshtu kaq fresket, e vetvetishme e tera kaq e lidhur edhe e drejtperdrejte me boten, te cilen e zbulon dhe e deshmon. Neper keto burgje Zhiti u mbajt me vite, i pambrojtur ndaj dhunes dhe pushtetit...
Trillet e tij te clirta, te ajerta, e te guximta kane nje ngjajshmeri te lumtur me stinen kubofuturiste dhe me pjellorine e saj te metaforte...
Mbetet keshtu, lakuriq e tera para nesh, perbindshmeria e nje tiranie. Clirohet prej kesaj morse nje poet i vertete, i forte...
Mario Luzi, nga "Croce di carne"
Fjala e Zhitit eshte nje akt qe plagos te tanishmen, vazhdon te jete ne dhembje, ne bashkesine me te gjere te ekzistences.
Stefano Crespi, nga "IL Sole 24 ore"
Te tilla mesazhe do te dergonin Dostojevski, Lorka, Sollzhenicini, Stainhard, M.Kuteli, P.Marko, etj.
V.Zhiti e prek sketerren, ndien peshen shkaterruese te saj...Ne kete atmosfere cnjerezore, te eger, t eahper ai nuk heq dore nga dashuria per njeriun, i cili mbetet nje ideal i tij.
Luan Topciu, nga libri "Psalm"
Fale imagjinates se tij te gjalle e dinamike, Zhiti here-here arrin ta perdore fjalen si nje Shekspir...Shekspiriane tek ai jane: hapesira dramatike qe rrok dhe permasat qe ai u jep rrethanave dhe gjendjeve.
Xhezair Abazi, Drita
Ajo qe dallon Visar Zhitin eshte respekti i thelle absolut per gjithcka njerezore. Kjo kronike tmerresh te kohes eshte pa kurrfare fryme ligesie e urrejtjeje dhe pa ate tiparin kaq shqiptar -thirrjen e palekundur per hakmarrje.
Robert Elsie, World Literature Today
Dhe nje poezi tjeter nga V.Zhiti
[bTE HEKURAT E FRENGJISĖ SIME[/b]
Kaq bukur kėndoi bilbili
te hekurat e frengjisė sime,
sa dhe hekurat m'u bėnė
degė tė gjelbra qershie.
Dyshemeja u mbush plot me
cicėrima
dhe unė mėgjunjazi
si therrime buke,
si therrime jete
njė nga njė po i mblidhja.
(Nė birucė, 1980)
Krijoni Kontakt