SHUMËSI FRYMËZIMESH E PREOKUPIMESH



Shoqata e Artistëve Figurtativë “DRAUDACUM” me seli në Gostivar organizon ekspozitën me karakter gjithëkombëtar në shenjë të Ditës së Flamurit 28 Nëntorit, ditë kjo, kur e tërë popullata shqiptare me pietet të lartë e përkujton dhe e feston këtë datë të rëndësishme historike me organizime të manifestimeve të shumëllojshme në të gjitha hapësirat ku jetojnë dhe frymojnë shqiptarët.
Nisma e Shoqatës së Artistëve Figurative të “Draudacum” është për çdo lavdatë dhe njëherit pikësynimi i saj është që të bëhet tradicionale, por kuptohet veprat duhet t’i nënshtrohën një seleksionimi të vërtetë e serioz të tabllove për ekspozim. Pra, një ekspozitë me një koncept dhe fizionomi të tillë jo vetëm që do t’i ofrojë krijuesit e zhanreve dhe izmave të ndryshme, por, njëherit do të ndikojë edhe në avancimin e mëtutjeshëm të artit në përgjithësi.
Në ekspozitë prezantohën katër vokacionët e arteve pamore me mbi gjashtëdhjetë krijues. Edhepse ekspozita nga organizatorët nuk është konceptuar në frymën e introduktit tematikë, megjithatë, disa autorë për këtë manifestim të rëndësishëm enkas i kanë realizuar veprat e tyre.
Kompozicionët e ekspozuara ngërthejnë një shumësi frymëzimesh e preokupimesh, gjë që është shumë e logjikshme kur e kemi parasysh faktin se një numër i tyre vijnë nga mjediset e ndryshme të etnisë shqiptare e atë me një spektër karakteristikë të motiveve dhe imazheve nga ambientet e tyre.
Veprat e ekspozuara spikasin një dozë të frymës realiste, ekspresioniste, simboliste, enformel si dhe nga fryma e gjerë e artit abstrakt. Veçanërisht duhet potencuar frymën ekspresioniste dhe abstraksionin në format e ndryshme të saja që pjesën dërmuese të krijuesëve të arteve pamore shqiptare i ka vërshuar, kuptohet se ngjarjet e fundit të ngulitura në kokën e shumë krijuesëve kanë evoluar në trajtim të një game të mbylltë kompozicionale me kolorit që zgjon asociacione të kohëve të shkuara kalvariane.




Prof.dr. Hivzi Muharremi