Me pėrjashtim tė poezisė sė Mimoza Ahmetit, poeteshat shqiptare nuk janė ndier shumė nė Forumin shqiptar. Dua tė pėrmirėsoj gjendjen pak, duke prezantuar njė nga njė disa poetesha nga Kosova.
Hida Halimi u lind nė Radac tė Pejės mė 1948. Ajo ka botuar librat Vendlindjen ma zgjodhe ti (1993), Ai qė nuk ishte Fidia (roman, 1995) dhe Njeriu im (roman 1997).
Profet i shthurur
Pėr njė mijė vjet kurorė
Njė herė bėmė dashuri
Si Zeusi me tė bijėn e Argut.
Ti deshe tė mė vrasėsh.
Kur mė shpure nė Kurdistan
Mė shite e stėrshite
Pėr njė duē opium
Pėr njė turrė hurma
Pėr njė fjollė ėndrrash.
U shita me nder virgjėror.
Pėr dashurinė tėnde Xhibril Farishta.
Natė gjyqi
Gjithė natėn e lume
Desha tė them
Lava tesha
Fshiva troha
Dhe bėra shtrat me dy Profetė.
Nuk tė thashė
Shtrydhnin rrush e lėpinin verė
Nė trupin tim
Kur heshtnin, nga unė.
Nga strehėt e Madridit
Nga bursat e Bagdadit
I pashė tek vinin short
Natė varri ėshtė po
Nuk do tė them
Isha qyqe vetėm
Binte Temza erė meiti.
Falma ferrin
Pėrbuzja mė shkel nė fyt.
Ndoshta sheshtėn, Imzot.
Guri i shenjtė
Nė baletin e kaltėr tė nėntokės sime
Seance spirituale.
Me gurin e Rrozetės nė qafė
Edhe sonte loz pėr tė gjithė Lordėt e mi
Pikėn nė truallin e valė
Tėrė natėn e lume demonstroi
Enigmėn e varur mes gjinjsh
Orė e madhe letrare. Qeshje sintetike,
Sens historik me paqe dhune.
Cilit shenjtor ti falem o Zot, tė gjithė janė
Fajdexhinj e pijanecė,
Kur vjen dita ikin nė shtėpi, mė lėnė
Me Virgjilin qė pat fėrfėlluar pelerinėn
Tek fsheh pjesėt e plleshme me cilindėr tė zi,
Me Sokratin e tretur nė lirinė e vetmisė
Qė i pėshpėrit kupės sė fundit, mua apo Fedonit
I gėnjyen kėta fėmijė.
Dhe nisem
Copė pergamene qė lėkundesh nė tymin e duhanit
Rrjetė e pėrhime e dyshimit tė pabesė.
Ia pashė vetėm dorėn nė xhamin e dritares
Qė i djersa me ethe vere.
Unė tha, e fsheha testamentin
Nė gjinjtė e bardhė tambėl
Tė reve qė hedhin shamitė e shpresės,
Ua pėrhumba shtrigave tė natės qė enden
Nė dimrin shterpė pa borė
Pėrgjojnė zėrat e fėmijėve tė messhekullit
Nėn rrėnjėt tėrthurė tė shelgut plak brejtur Drini,
E lidha me mėgjitė e unazės sime, pa rrokje,
Atė natė kur Zeusi mė zgjodhi pėr nuse
Nė shkėmbin e thepisur tė Risanit.
Krijoni Kontakt