Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Ketu dicka nuk eshte ne rregull; une nuk e kam te qarte se si njeriu njekohesisht perballet me keto tri gjera:

    1. te kete biografi komunisti e me kete dhe ateisti,
    2. te flase me aq zell mbi tolerancen nderfetare, dhe
    3. te jete ideator i konvertimit te shumices ne katolicizem.

    Jane 3 gjera qe nuk jane kompatibel mes veti.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2004
    Vendndodhja
    vatikan
    Postime
    5
    kadarese mund ti them se ai duhet te lexoj prape kuanin sepse besoj se heren e pareqe e lexuar nuk e paska kuptuar sepse islami kur nuk ka qene fe e dhunes sikur kemi shembuj ne fene krishtere psh : ne AFRIKE ose me fatin e INKAVE ne Ameriken latine ose per se fundi ne BOSNJE dhe KOSOVE, pra vllezer ju pershendes dhe ju keshilloj qe te cfletoni KURANIN dhe te gjeni rugen e se vertetes ju lutem juve vllezer ejani ne fejen e se vertetes sepse duhet te keni meshire mbi shpirtin e juaj nese doni qe zoti te kete mbi ju ju pershendes vllezer shqipetar tung





















    NE
    ma i keqi

  3. #23
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    KADARE RIMERR ROLIN E NENKRYETARIT TE FRONTIT DEMOKRATIK


    “Mbyllet konferenca për harmoninë fetare”, njoftoi gazeta “Korrieri” ( dhe disa të tjera) në mëngjesin e datës 16 nëntor 2003. Vetëm një ditë më parë gazetat kishin njoftuar se në Tiranë kishte filluar më 14 nëntor punimet e saj Konferenca ndërkombëtare ( disa thonin seminari , takimi) dyditor , 14-15 nëntor 2003, me temën “Fetë dhe qytetërimet në mijëvjeçarin e ri. Rasti i Shqipërisë”. Sipas gazetave dhe emisioneve televizive të Tiranës kjo Konferencë u organizua “nën patronazhin e lartë” të kryetarit të shtetit të Shqipërisë, Alfred Moisiu, nga një Komision i kryesuar nga shkrimtari Ismail Kadare dhe me bashkëpunimin e UNESCO-s, me qendër në Paris.


    Ne, pjesëmarrësit nga jashtë Konferencës


    Për përgatitjet e kësaj konference është bërë punë e zhurmë me kohë. Kemi qenë të detyruar qysh në muajin qershor të këtij viti të hynim në debat për synimet dhe mënyrën si po përgatitej Konferenca që sapo u mbajt. Në gazetën “Rimëkëmbja” të datave 10, 17 dhe 24 qershor është botuar shkrimi “Harmonia fetare të mos përdoret si maskë e anti-myslimanizmit. Drejt “harmonisë fetare” me qerren e islamofobisë së Ismail Kadaresë e të Pirro Mishës”.

    Ky shkrim diktohej nga fakti se me përgatitjen e kësaj Konference ishin ngarkuar dy intelektualë shqiptarë nga më të njohurit për shkrime me frymë të theksuar islamofobie. Këtë përzgjedhje të organizatorëve e shihnim si “sfidë ndaj arsyes” në përgatitjen e një konference të tillë. Në atë shkrim janë trajtuar çështje të tilla si : “Protagonizmi i Kadaresë nga “Pajtimi Kombëtar” i Ramiz Alisë tek “Harmonia Fetare”e Moisiut, “Demonizuesit e Islamit nuk mund të pranohen për shenjëtorë e mësues të harmonisë fetare”, “Frymëzimet danteske, mllefet e Falaçit dhe vegimet sioniste në islamofobinë e Kadaresë” , “Shkrimtarët që kërkojnë kisha në vend të xhamive”, “Inatosja e Kadaresë me ndërtimin e xhamive i shkon për shtat kristosllavizmit e janullatizmit”, “Presidenca nuk ka përse hyn në vallen e atyre që përçajnë myslimanizmin në Shqipëri”, “Harmonia fetare të mos na verbojë para dukurive shqetësuese që po shtohen”.

    Këto nëntema janë trajtuar në katër faqe gazete, pra diçka më shumë se referatet më të gjata që u mbajtën tani në Konferencë. Edhe pse një shkrim si ky nuk gëzon privilegjin ( jo dhe aq të dëshiruar nga ne) të jetë pjesë e ndihmesës në punimet e kësaj Konference, për të gjithë ata që janë të interesuar në ndjekjen e debatit për këto tema, ato mbeten të shkruara si një mendim ndryshe nga ato referate e kumtesa që gëzojnë status zyrtar të materialeve të Konferencës për harmoninë fetare në Shqipëri. Madje disa shkrime në “Rimëkëmbja” kanë meritën se u kanë dhënë studiuesve më seriozë mundësinë që të dinë se ku mund të përplasen me “mendimin ndryshe”. Kështu që ne të “Rimëkëmbjes” edhe pse ishim përsëri “të bojkotuarit e mëdhenj” të një veprimtarie akademike e politike për një problem ku ne jemi të angazhuar prej vitesh në mënyrë intensive dhe “heretike” mbetemi protagonistë të këtij debati dhe do ta vazhdojmë atë pas Konferencës.


    Konferenca për “harmoninë fetare” ishte intolerancë përjashtuese në debatin intelektual


    Kështu qysh në fillim kemi të drejtë të themi se “Konferenca për harmoninë fetare” e organizuar nën kontrollin e rreptë intolerant e përjashtues të atyre që mburren se punojnë në kuadrin e “shoqërisë së hapur”. Ajo ishte veprimtari e shoqërisë së mbyllur në fushën e mendimit. Më shkoqur Konferenca e zhvilluar nën patronazhin e lartë të kryetarit të shtetit, nën hijen e rëndë e direktivat inatçore të Ismail Kadaresë dhe një bashkëpunimi të UNESCO-s, ishte një veprimtari e sektarizmit politik dhe akademik për një temë ku duhet të shfaqej më shumë se në çdo rast “toleranca” me të cilën shqiptarët mahnitkan botën, aq sa Veton Surroi me një mburrje të pazakontë e përmblodhi në “fjalë lapidare” : “kush lind shqiptar, lind tolerant”.

    Mirëpo po të gjykojmë nga mënyra sesi ata që organizuan e drejtuan Konferencën për harmoninë fetare duhet të themi se ajo nuk paska qenë organizuar e drejtuar nga shqiptarë, sepse ishte një veprimtari me hije të madhe intolerance pasi nuk kishte lënë vend për të paraqitur edhe mendime ndryshe nga ata që kërkonte raporti i mbajtur nga Ismail Kadare.

    Gazeta “Albania”e datës 15 nëntor fjalën e hapjes së presidentit Moisiu e kishte botuar nën titullin “Të promovojmë jetesën e përbashkët”. Pyesim : kështu a promovohet “jetesa e përbashkët” në fushëm e mendimit, duke monopolizuar vetëm për disa mundësitë e shprehjes së mendimit nëpërmjet veprimtarive e mjetevet publike dhe duke vënë karantinën e heshtjes e të diskriminimit për ata që përpunojnë e mbrojnë edhe mendimin ndryshe për problemet e fesë në Shqipëri? Doni apo nuk doni ju që organizuat “Konferencën për harmoninë fetare” mendimi ndryshe nga ai i juaji ekziston, do të përhapet pavarësisht se sa embargo e “kadareiada” do të organizoni, sa mjete të mëdha materiale e propagandistike ju vihen në dispozicion , kurse “mendimi ndryshe” kavërdiset me dhjamin e vet të pakët, por shumë të shëndetshëm.


    “Konferenca e Kadaresë” shëmbëlltyrë e forumit të dikurshëm të Frontit Demokratik


    Gazetat shkruajnë se “mbyllet konferenca për harmoninë fetare”. Por tani hapet debati edhe më i gjërë për këtë konferencë. Do të flasin e të shkruajnë edhe ata që nuk ishin aty të rrasur kokë më kokë në “mrizin politiko-propagandistik” të bariut Kadare. Një “manar” i Kadaresë para gati një viti , më saktë më 24 dhjetor 2002, botoi në paçavuren e katolikocentrizmit “Shqipëria Etnike” që del në Shkodër një shkrim me titull “Abdi Baletës së “madh” i zë “diellin” Ismail Kadareja “ i vogël”!. Ky titull shkrimi më sugjeroi tani idenë të përdor dhe unë termat “Mrizi i Kadaresë”.

    Nga pamjet televizive krijohej një përshtypje se në sallën ku u bluan mendimet për harmoninë fetare kishte shumë nga ata që vapën e debatit në mendimin politik për fenë e politikën përpiqen ta kalojnë vetëm duke rrasur kokën si delet në bishtin e njëra tjetrës në “mrizin e Kadaresë”. Kishte natyrisht edhe zyrtarë që ishin aty sa për prani jo për pjesëmarrje në debat. Kishte dhe mjaft intelektualë që për 5 ose 6 dekada nuk u janë ndarë sallave ku bëhen veprimtari të tilla me pretendim shkencor, por me karakter ekspozues e ceremonial. Pamjet e asaj salle, komentet që dëgjuam në emisionet televizive, sidomos afishimi shpërpjestimor i Kadaresë të krijonin më shumë përshtypjen se më 14 e 15 nëntor 2003 në sallën e Tirana Internacional ishte mbledhur Këshilli i Përgjithëshëm i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe ku nënkryetari i këtij Këshilli, Ismail Kadare, në mungesë ndoshta të justifikuar të kryetares Nexhmije Hoxha, po mbante një raport mbi një temë tipike që trajtohej dikur nga Fronti Demokratik “Mbi unitetin revolucionar në gjirin e popullit dhe detyrat tona në t’ardhmen”.

    Raportin e Kadaresë mbi “harmoninë fetare të shqiptarëve dhe shëmbullin që përbën kjo për botën” ( “fener ndriçues i socializmit si dikur) disa gazeta të Tiranës e botuan të plotë më 15 nëntor, kurse fjala e Moisiut mezi kishte gjetur vend jo të dukshëm në gazetën “Albania” ( prandaj humoristët e ” Fiks Fare” na zbavisin çdo mbrëmje me britmat “Moisiu, Moisiu” duke kërkuar e mos e gjetur fotografinë e tij në faqet e para të gazetave). Gazeta “55”, e cila ia ka rëmbyer simotrës saliste “Tema” privilegjin për të reklamuar Kadarenë, tekstin e Raportit e ka botuar nën titullin shumë serioz “Harmonia fetare në Shqipëri”. “Gazeta Shqiptare” tekstin gjithashtu të plotë e ka vënë nën një titull më problemor “Ekstremistët islamë e qarqet greke rrezikojnë tolerancën’. “Koha Jonë” ka theksuar aspektin direktivëdhënës të Raportit me titullin: “Si ta ruajmë harmoninë e çmuar fetare”. “Tema” nuk ka shkuar më larg se një përmbledhje nën titullin “Harmonia fetare përmes historisë dramatike”. “Al bania” që për shumë kohë ka qenë propagandistja më e zellshme dhe më e pëlqyer e Kadaresë e kishte ulur dhe më shumë nivelin e pasqyrimit me një reportazh të rëndomtë nën një titull që nuk ka të bëjë shumë me temën e Raportit “Kadare: terrorizmi një zezonë planetare”. ‘Zëri i Popullit” ka mbajtur një heshtje të plotë sikur në Tiranë të mos ishte bërë fare kjo veprimtari. Duket “Zëri i Popullit” është tani më i shqetësuar kur në Tiranë bëhen veprimtari politike ose shoqërore që u çojnë njerëzve mallin e së kaluarës, siç ua çoi mallin e mbledhjevet të Frontit Demokratik kjo Konferenca për harmoninë fetare.

    Mjafton një lexim i shpejtë i atyre që tha Kadareja për të provuar menjëherë shijen e një raporti në Frontin Demokratik “ mbi unitetin e popullit” dhe kujdesin që duhet treguar që armiqtë të mos gjejnë të çara në të.

    Kadareja ka zbatuar një skemë të njohur raportesh të kohës së komunizmit. E fillon shtjellimin me një tabllo të shkurtër të situatës ndërkombëtare ku vihen në dukje rreziqet e çastit. Kadare këtë pjesë ia ka kushtuar rrezikut kryesor, “terrorizmit ndërkombëtar” (që për Perëndimin kapitalist zëvendëson “komunizmin bolshevik” ndërsa për komunistët lindorë do të zëvendësonte imperializmin amerikan). Kadare e ka theksuar se terrorizmi është pa fe e pa atdhe, pa din e pa iman, pa shtëpi e pa kufi por që kërcënon botën me kataklizëm. Kështu është thënë edhe për komunizmin e imperializmin.

    Pastaj si në raportet e dikurshme Kadare përcakton pozitën ndërkombëtare të Shqipërisë e të shqiptarëve, duke vënë në dukje se kemi miq, po dhe armiq që po ia nxijnë imazhin shqiptarit dhe se për të përmirësuar këtë imazh duhet të ndreqen të metat e të afirmohen vlerat. Kështu e kishte ndërtuar skemën Enveri për raportet. Më tej ia mësyn derën historisë së shqiptarve, nxjerr në pah vlerat e saj më të mira. Në këtë rast është “harmonia fetare”. Pastaj trajton sipas skemave të njohura se ka dhe nga ata që duan ta prishin këtë harmoni ( unitetin e dikurshëm ideologjik në gjirin e popullit) dhe propozon masa shtrënguese shtetërore e ligjore që këtyre t’u ndalet dora, më shumë t’u lidhet gjuha.Kadare dha direktivën që rrezikun më të madh për harmoninë fetare në Shqipëri ta shohin tek “Shfaqja e një rryme radikale midis myslimanizmit shqiptar”. Pra u mor vesh përse duhej kjo Konferencë. Kadare ka shpalosur me marifet trillet e tij politiko-fetare të ambalazhuar edhe me trillimin letrar për të mos u dukur shumë subjektivist në trajtimin e problemit. Kadare është munduar të hiqet sikur nuk është ai që gjatë 12 viteve të shkuara ka bërë ngacmime e provokime të forta për prishjen e përpjestimeve e të harmonisë midis feve të vendosura historikisht në Shqipëri. Kadare nga fillimi e deri në fund të raportit të tij ka folur pa iu referuar ndonjë force të caktuar politike e fetare, ndonjë grupi, apo individi që prish punë dhe ka përdorur metodën e tij të lëshimit të qortimit e akuzës në global, por gjithmonë larg mëkatevet ku është zhytur edhe ai vet ose rryma e mendimit që përfaqëon. Kadare nuk citon asnjë libër, asnjë dokument, nuk përmend asnjë mendimtar, me përjashtim të rilindasve në përgjithësi. Sepse nuk do që as tërthorazi të identifikojë qëndrimet e tij.


    Disa teza të Kadaresë që ngjallin kundërshtim


    Nga një vështrim i shpejtë i parë dallohet se ka një sërë tezash në Raportin e Kadaresë me të cilat mund e duhet të bëhet polemikë. Edhe pse Konferenca ishte për t,i thurur lëvdata tolerancës së shqiptarëve, harmonisë së shqiptarëve dhe në kushtet e besimeve të ndryshme, Kadare përdor për shqiptarët termat “ një popull aspak i urtë, madje do të thoshnja i prirur si pjesa më e madhe e ballkanasve për acarim” Sipas Kadaresë jo gjithë ballkanasit e kanë këtë prirje.Nuk besojmë se Kadare e ka bërë nga padijenia kur shtrembëron të vërtetën historike dhe thotë se “katolicizmi është feja e parë e shqiptarëve”. U përket historianëve të përpiqen dhe angazhohen në radhë të parë t’ia hedhin poshtë këtë tezë dhe t’i mësojnë mirë Kadaresë se feja e parë e shqiptarëve kanë qenë besimet pagane, kurse nga fetë monoteiste ka qenë “Krishterizmi” e jo katolicizmi, sepse për katolicizëm e ortodoksi sikur nuk mund të flitet para Skizmës së madhe të Kishës së krishterë në vitin 1054 dhe pas kësajSkizme shqiptarët ishin në masën më të madhe ortodoksë e jo katolikë. Prandaj kemi të drejtë të dyshojmë se Kadare vepron sipas oreksit të katolikocentrizmit me tezën e tij të gabuar.

    Kadare lëshon tezën se “ shqiptarët u shfaqën si komb filosemit” dhe se “Filosemitizmi i tyre përballoi provën më të vështirë, holokaustin”. Kadare mund të ketë në vetvete ndjesi të çuditëshme që nuk do t’i shprehë më qartë dhe përdor mënyra të tilla për të qenë në paqe me vetveten, por nuk bën aspak mirë që hidhet në të tilla spekulime në një Konferencë për harmoninë fetare në Shqipëri. Kadare mundt të ketë detyrim ndaj qarqesh të caktuara, ose të kërkojë t’u hyjë në zemër qarqeve apo individëve të caktuar duke sajuar “kombin filosemit” në Shqipëri, por kjo është gafë e rëndë dhe provokim ndaj shqiptarëve. Të jesh kritik ndaj disa tipareve të politikës e të sjelljes së hebrenjëve në botë ose politikës së Izraelit nuk do të thotë se je antisemit. Të jesh njerëzor ndaj vuajtjeve të hebrenjëve në vende e periudha të caktuara nuk do të thotë se je “filosemit”. Shqiptarët mbajtën qëndrimin që mbajtën ndaj hebrenjëve në vitet e holokaustit për njerëzillëk dhe jo për filosemitizmin e sotëm të Kadaresë, apo që të sajojë Kadareja një “komb filosemit”.

    Kadare spekulon në mënyrë të vrazhdët e provokuese kur konvertimin e shumicës së shqiptarëve në myslimanë e shpjegon vetëm me njërin nga shkaqet , madje jo me shkakun kryesor të kësaj dukurie, me “ tundimin nga favoret”, duke përjashtuar gjithë shkaqet e tjera për të cilat është folur e shkruar shumë nga të huaj e shqiptarë. Por, u dashka shkruar edhe më shumë se Kadareja nuk heq dorë nga shtrembërimet e të vërtetës. Ismaili me këtë tezë po na i paraqet paraardhësit tanë që u bënë myslimanë si njerëzit më pa karakter, më qelepirxhi të Ballkanit, pa ndjenjën e duhur fetare. Po si do ta shpjegojë Kadareja që jo të gjithë shqiptarët u bënë myslimanë? Apo do të dalë tek teza e katolikocentristëve se vetëm ata që mbetën në fenë e krishterë ishin shqiptarë të vërtetë dhe për rrjedhojë vetëm të krishterët e sotën shqiptarë janë tamam shqiptarë? Nëse shqiptarët u bënë myslimanë vetëm nga tundimi për favore, atëherë pse nuk u tunduan dhe ata që mbetën të krishterë?! Apo mos vallë ata ishin më të afërt me popujt e tjerë që nuk binin pre e këtij tundimi?! Ja pra si Kadareja në Raportin e “Konferencës për harmoninë fetare” ka futur spica që i shtyjnë të tjerët të polemizojnë me të në këtë mënyrë. Dhe këto spica Kadareja nuk i ka futur në ndonjë intervistë të shpejtë, por në një dokument që e ka përpunuar me kujdesin më të madh, prandaj edhe duhet gjykuar me rreptësinë më të madhe në çdo rresht.

    Pajtohemi me Kadarenë se : “Harmonia fetare sa ç’është madhështore si ngrehinë, aq është edhe e brishtë. Mjafton e çara e parë serioze, mjafton radikalizmi i njërit prej besimeve që ngrehina të shembet”. Por, ama duhet të polemizojmë edhe më tej fort me Kadarenë se çfarë quan ai “radikalizim të besimit”, se tek cili besim janë shfaqur shenjat më shqetësuese të radikalizimit në Shqipëri, se çfarë qëndrimesh ka mbajtur vetë ky Kadare ndaj fushatës për “kryqzata në Shqipëri”, ndaj pohimve se në Shqipëri po bëhet e duhet të bëhet “Rikonkuistë spanjolle” si para 500 vitesh, duhet të bëhet prozelitizëm dhe se një pjesë e madhe e shqiptarëve duhet të hidhen në apostazi?

    Qëndrimet e shkrimet publike të Kadaresë janë të njohura e janë qortuar shpesh nga shumë njerëz në Shqipëri e në Kosovë. Kadare duhet të thotë diçka për këto qortime para se t’i besojmë se i ka me sinqeritet disa gjëra të mira që ka parashtruar në raportin e tij.

    Gëzohemi që më në fund dëgjojmë nga Ismail Kadare se disa gjëra “jeta e historia i kanë vendosur njëherë e përgjithmonë e nuk kanë nevojë të vihen në dyshim”. Por, ama kemi të drejtën të kërkojmë prej tij të na qartësojë se kujt ia drejton këto qortime e këshilla, kush janë ata që kanë tentuar të venë në dyshim historinë, të përmbysin 555 vite histori, të ndryshojnë atë fizionomi që ka marrë kombi shqiptar gjatë kohës që u ngjiz dhe u afirmua si komb më vete. Kadare nuk u shpëton dot me heshtje kërkesave për të sqaruar disa pozicione të tij të mëparshme që kanë ngjallur shqetësim përsa i përket ribërjes së historisë fetare e kombëtare të shqiptarëve. Kadare nuk mund të çlirohet lehtë nga përgjegjësitë që ka për disa teza ta mbrapshta që ka hedhur në bisedat e tij me francezin Alen Boske vite më parë.


    Kadare ka përgjegjësi të rëndë dhe për spekulimet që bëjnë të frymëzuarit prej tij


    Nëse Kadare ende nuk e ka marrë vesh duhet t’i kujtojmë se në Shqipëri është arrestuar një javë një zhgarravitës palolibrash që kërkon “rikonkuistë spanjolle” në vendin tonë, që mohon shqiptarizmin, që kërkon të tjetërsojë toskët, pra edhe Kadarenë, se nuk qenkan shqiptarë. Ky zhgarravitës, ndër të tjera, është denoncuar dhe arrestuar sepse e ka përçmuar fenë islame, si besim, duke e quajtur atë “fe të poshtërimit njerëzor”. Pavarësisht se ky nuk është mëkati më i rëndë në palolibrat e tij përsëri kjo diçka tregon.

    Pas lirimit nga paraburgimi për t’u hetuar në gjendje të lirë, ky zhgarravitës ka dhënë një intervistë fodulle ku ndër të tjera ka theksuar : “ Në vitin 1998 kam nxjerrë botimin tim të parë ”Një shenjtore për Rikonkuistan (shqiptare)”. Me këtë libër kam dashur të tregoj se islamizmi duhet të kthehet në kristianizëm...Unë thjesht bëj pjesë në krahun e studiuesve që besojnë se islamizmi e ka penguar Shqipërinë të ecë përpara, por nuk jam inicuesi i parë për këtë ide. Një debat të tillë e ka bërë edhe Ismail Kadare më 3 mars 1992 në “Lë Figaro”. Kadare thotë në këtë debat se “islamizmi është fatkeqësi kombëtare e shqiptarëve. Në lidhje me këtë shqiptarët në Nju Jork kërkuan që Kadareja të shpallej një Selman Ruzhdi”. ( shih gazeta “Shekulli “ 25 tetor 2003 shkrimi “Autori i li brave anti-islam :s’jam terrorist”).

    Pra ky zhgarravitësi, Kastriot Myftaraj, për të shfajsuar veten rikujton një gjë të njohur se Ismail Kadare ka të paktën një dekadë që është frymëzuesi i një rryme të mendimit tek shqiptarët që islamizmin e ka shpallur mëkatin fillestar të kombit, që ka lëshuar klithmat për denigrim të Islamit dhe për konvertim masiv. Një tjetër dishepull letrar i Kadaresë dhe i përkëdheluri nga Kadareja, Neshat Tozaj, pas kthimit nga Parisi në janar të vitit 1995 kërkoi që në Shqipëri besimi mysliman të shuhej nëpërmjet një rregjistrimi të popullsisë ku shqiptarët të shënoheshin të gjithë si të krishterë. Kadare është frymëzues i asaj rryme islamofobe që e kanë trumbetuar shumë në fillim të këtij viti në Shqipëri nëpër gazeta e ekrane televizive Pirro Misha, Mustafa Nano, Enkel Demi dhe që paralajmëroi e nxiti me propagandë atë dukuri tejet të shëmtuar që e ka kthyer Bashkësinë Myslimane të Shqipërisë në arenë kacafytjesh të tipit mafioz për pasurira dhe krimi të rëndë që ende nuk pa sqarohet. Kadare ka këmbëngulur për të falsifikuar dhe përpjestimet fetare në Shqipëri.

    I frymëzuari prej Kadaresë, Kastriot Myftaraj mburret : “Unë në librin tim vë në dyshim dhe vet shqiptarizmin. Sipas mendimit tim shqiptarizmi është pasardhës i albanizmit. Po kur shqiptarët u myslimanizuan ata u zhdukën si të tillë”. Teza se shqiptarë duhen quajtur vetëm ata që mbetën në besimin katolik, apo se myslimani i Shqipërisë për t’u bërë shqiptar duhet të ndërrojë fenë është trumbetuar shumë në Shqipëri e në Kosovë. Kadare në raportin e tij ka heshtur për këtë. Atëherë kujt ia drejton Kadareja direktivën : “Asnjë ngacmim a provokim nuk mund të lejohet midis vet besimeve”. Nëse Konferenca nuk është ndalur në atë se kush provokon e kush provokohet atëherë përse shërben ajo?!


    Kadareja edhe në Raportin e Konferencës ka vazhduar ngacmimet provokuese


    Po Kadareja vet a ka bërë veprime ngacmuese e provokuese? Ka bërë dhe shumë , madje ka bërë dhe në Raportin që mbajti në Konferencë. A duhej që këtë Konferencë ta organizonte, frymëzonte dhe ta drejtonte pikërisht njeriu që ka bërë veprime të tilla kundër harmonisë fetare dhe kundër një realiteti shekullor?! Këtë pyetje ne e kemi shtruar shumë kohë para se të lindin debatet e tanishme.

    Përsëri duke iu referuar pa adresë të saktë shkrimeve që u botuakan në Internet, Kadareja bubullin : janë hedhur ide që mohojnë haptazi kombin shqiptar, në emër të një kombi tjetër, atij islamik”. Pse nuk i saktëson gjërat Kadareja? Si nuk e ditka Kadareja se nuk ka komb islamik, se Islami është një fe universale që përqafohet e praktikohet nga shumë kombe e kombësi të ndryshme? Mos vallë ngaqë Kadare i trajton gjërat si propagandist tendencioz dhe jo si studiues ai bie në gabimin konceptual që Ummetin mysliman ta marrë për “komb islamik?! Apo Kadareja pa e thënë qartë është konsumues i etur i përrallave që shkruajnë të frymëzuarit prej tij si Kastriot Myftaraj e Skënder Shkupi se dikush në Shqipëri dashka të bëjë një “komb islamik”, madje tashmë paska krijuar “nacionalizmin islamik”?! Pse nuk ka tentuar t’i qartësojë ose shtrojë për debat në Konferencë edhe gjëra të tilla Kadareja, po lëshon nga një tymëse në Raportin e tij?!

    Pse Kadare nuk shprehet se tek kush i ka parë ai tendencat fatkeqe në Shqipëri për ta vënë fenë mbi kombin? A është në gjendje Ismail Kadareja të na vërtetojë se rreziku i panarabizmit për shqiptarët qenka në të njëjtin nivel me rrezikun e panhelenizmit, sikurse ka tentuar ta lëshojë kalimthi në Raport këtë tezë helmuese?! Është një shpikje kadareiane se paska një prirje për t’i ngushtuar të drejtat e njeriut tek shqiptarët vetëm në të drejta fetare

  4. #24
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    cfare eshte kjo sjellje shoku kadare???, oportunizem per perfitime perzonale?, nje njeri qe haptaz propagon(te) pa nderprere avantazhet e nje konvertimi ne fene e te pareve (kete fjali e kisha zgjedhur si fjali te shekullit 20, dhe sinonim qe etiketon(te) naivitetin e shqiptareve), mundohet ne nje menyre primitive te mbuloj gabimet trashanike?, perse shoku kadare???

    A e dini cfare do te ish kulmi i gjith tragjedise kadareiste???, kur ismaili me kesule te bardhe e me nje shall thurrun rreth kokes te merte abdes te hamami i xhamise, per te falur namazin. Cfare habi nuk sjell pleqeria, apo deshira per nje cmim te shquar te letersise?, kush e din, kush e din!!!!


    Nje fjale popullore thot, "tu'u plak, tu'u z'budalit"


    flm
    albanish by nature

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 12:33
  5. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •