Close
Faqja 7 prej 14 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 138

Tema: Çamëria

  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Erdhi dita e Arberit....

    Ajo dite po vjen dalngadale
    mjafton qe ka zene te dale..
    Dhe Kosov e Cameri...
    Te cohen permbi vale.

    Dita e Arberit po vjen...
    A ka shqiptar qe se ndjen?

    Mallkuar qofte
    kush behet pengese
    Dhe historia
    e lente ne harrese.
    Ndryshuar për herë të fundit nga djaliepirotas : 29-10-2006 më 13:18
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    I PERSHENDES te gjith camerit kudo qe jane .Qe te ndiheni krenare lexoni librin e
    Dhimiter Pilikes
    Edhe nje here ju pershendes me mir von se kurr

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Kam ne duar nje liber te poetit Cam nga Saranda , Abedin Hasani dhe mbrekullohem tek e lexoj.
    "Ullinj te perlotur" keshtu titullohet. Dhe une po zgjedh disa nga keto poezi qe jane shkruar me zemer dhe mendje tek Cameria. Besoj se do te plotesojne dicka ne dramen e madhe te kesaj Toke te mohuar.

    Vetem Cameri

    C'mall i madh qe me ka marre
    Me se de peshoj
    A do vije nje dite valle
    Vatane ta shikoj?

    Cameri te qofsha fale
    Ca...Moj Cameri
    Zemeren ma shpon nje hale
    Qe shpirti ma di

    Doja te gdhija nje nate
    ndene ate kube
    Te shtrihesha gjer e gjate
    Vetem ne ate dhe.

    Ne sabah syte tí ferkoja
    te dy syte e mi
    Rreth e rotull te shikoja
    Vetem Cameri.


    Nuk e shesim Camerine

    Gjithe bota le ta dine:
    Nuk kam lindur ne Janine
    Por e dua Camerine
    Barabar me Shqiperine

    Ato vende si kam pare
    zemeren e kam te ndare,
    ne dy copa barabar
    nje ne Cam , nje ne Shqiptar

    Nuk e njoh Paramithine
    Prevezen dhe Dhragomine
    S'kam qene ne Filipjadhe
    As ne kuc as ne Sajadhe

    Nuk e di c'shte Konica
    Nanen kam nga Gumenica
    Volote , mbese nga Arpica
    Afer eshte Koshovica

    Kam babane nga Vrohonai
    Qe jetonin si agai.
    Pastaj kam une far e efis
    Nga cdo vend i Camerise

    Ishte vend shume i nderuar
    Une se di, ma kane treguar,
    Burra trima te degjuar
    Dhe te urte , shume te afruar
    ....
    Ato male aq te larta,
    Buze detit ato fshatra,
    Ate uje náto burime,
    kush ta pi moj zemra ime?

    S'deshi fati moj e mbare,
    kufiri te mos qe ngare
    Dhe si copez e' pandare,
    te jetoje me vellane...
    ...
    Kush i vjel ullite e Camit,
    Portokallet e vatanit?
    kush i mbjell ato luadhe,
    Kush kullot ne ato male?

    kush i mori bagetite,
    Mallin qe kishin shtepite?
    le te flase historia;
    Gjak sa derdhi Cameria..

    Humbem toka dhe shtepi,
    Humbem mallé katandi,
    Humbem gjak e lam kufoma,
    Humbem dhe te drejtat tona..
    ...
    Do kerkojme pa nguruar
    Neper kombet e bashkuar,
    Sic na bene pabesine;
    Te na njohin Camerine



    Me merr malli Cameri


    Me merr malli per vatane.
    Ku rrojten te paret tane,
    Pirro Burri ku ka lere,
    Gjin Bue Shpata dhe te tjere.

    Me merr malli Cameri,
    Krah i memes Shqiperi,
    Vend i bukur i Dinejve,
    Muharrem e Caparenjve.

    Per gjirin e Ambrakise,
    mu ne jug te Camerise,
    Atje te Tre Gurt'e Zeze
    Qe jane ndene Preveze.

    Me merr malli me zhurit
    Per cdo nate e per cdo dite,
    Me merr malli ska te shuar
    Cameri nané bekuar

    Kur do vije dit e shenuar
    Te nisemi te gezuar?...

    Evrope pac miresine
    Pse nuk flet per Camerine?
    Pse rri si e hutuar.
    Naiv e pa prononcuar?

    Se di ti ku kam banuar?
    mijera vite te shkuar?
    Sé di ti si me kane zbuar,
    si me kane masakruar?

    Ku qe thene, ku qe shkruar?
    Prere gishtat neper duar,
    Foshnjezat hedhur ne zjarr,
    Aman,syri cme ka pare

    Nje vargan me re te zeza
    Te nisur qe nga Preveza.
    Nanat me shami te bardha
    Nga Picari dhe nga Parga...
    ....
    Ndryshuar për herë të fundit nga djaliepirotas : 29-10-2006 më 14:28
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pershendetje Cameria
    #VamosArgentina

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-12-2006
    Postime
    10
    Preshendetje Cameri e dashur, me pasuri dhe te jesh e pavarur.

  6. #66
    *KiSsEs* Maska e summer_babe
    Anëtarësuar
    21-08-2006
    Vendndodhja
    te duhet gje ty?
    Postime
    59
    Ka ndonje Camer nga New Jersey keteja sepse mamaja me do te marr per burre nje me prejardhje Came.
    Linda pa deshiren time, do vdes pa deshiren time, me lini te jetoj ashtu sic dua vete

  7. #67
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Une une une une....

    just kiding baby.

  8. #68
    *KiSsEs* Maska e summer_babe
    Anëtarësuar
    21-08-2006
    Vendndodhja
    te duhet gje ty?
    Postime
    59
    ore. se per pak me dhe nje atak ne zemer... thashe e gjeta.
    Linda pa deshiren time, do vdes pa deshiren time, me lini te jetoj ashtu sic dua vete

  9. #69
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anëtarësuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Çamëri
    Postime
    315
    Une jam Çam 2400 karat dhe 2400 vjeç sa Pirroja



    Ky eshte nje artikull per kusheririn tim Bilal Xhaferri, rivali nr.1 i Kadarese, lexim te kendshem.

    "Bilal Xhaferri është mbi-un”


    Autori i Lajmit: Elian Tane


    ELBASAN - “Uragani i meteorëve” ka zbritur mes Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe Shoqërisë P.A.Çamëria, dega Elbasan. Prania e autores së këtij libri, Fatime Kulli, tashmë të mirëpritur nga rrethet letrare krijoi një atmosferë të këndshme dhe interesante që buroi nga vlerat e këtij libri. Duke qenë të mirëkuptuar në organizimin e aktiviteteve të tilla në Elbasan, drejtuesit e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe Shoqëria P.A.Çamëria kanë promovuar librin, tashmë të njohur, ku mishërohet jeta dhe misteret e shkrimtarit disident, publicistit dhe patriotit të madh shqiptar, Bilal Xhaferri.
    Është hera e tretë që në Elbasan gjenia e shkrimtarit të shquar gjendet mes adhuruesve të tij, ndërkohë që Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë asnjëherë nuk ka bërë ndonjë promovim të tillë për një shkrimtar të përmasave të mëdha, që me dinjitetin e tij u përball dhe fitoi autoritetin e shkrimtarit disident, se nuk u pajtua asnjëherë me realizmin socialist dhe me krijimtarinë e një rryme të dështuar dhe të politizuar deri në detajet më të vogla.
    Rreth këtyre koncepteve diskutoi edhe vetë autorja e librit “Bilal Xhaferri dhe Ismail Kadare, ballë për ballë” Fatime Kulli, prej së cilës mund të veçosh fjalët: “Nxora në pah disa nga misteret e jetës së Bilal Xhaferrit, të cilit iu bë edhe një persekutim i ri edhe pas 1990-ës. Veprat e Bilalit janë brilante dhe shkrimtari i madh nuk matet me numrin e veprave, por me vlerat e tyre. Një i tillë ishte Bilali”. Duke qenë e vendosur në bedenat e një kalaje, që mban brenda saj kolosët e letërsisë, Fatime Kulli, vajza që trashëgoi dhuntitë e gjyshit të saj Nustret Zane, për të qenë vetvetja në gjykimin dhe forcën e shprehjes së realitetit që përjeton, shprehet se “ kam dashur të zbuloj anën morale të Bilal Xhaferrit. Unë nuk e kontestoj Kadarenë, por dua të them se Bilal Xhaferri ishte një “mbi-un”. Vepra ime ka hapur dritën jeshile për studimin e letërsisë së Bilalit, sepse vepra e tij është një pus i thellë dhe i pashtershëm”.
    Mund të thuash me plot gojën, siç e cilësuan këtë fakt edhe shumë të tjerë, se “Libri i Fatime Kullit është një këmbanë alarmi, sepse historinë e shtrembërojnë, por ne nuk duhet ta lejojmë. Ajo është një këmbanë alarmi për Ministrinë e Kulturës, për Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, që e kanë harruar, e kanë lënë në hije vetëm e vetëm se Bilal Xhaferri nuk ishte nga Gjirokastra, por nga Çamëria e Dodonës dhe e Pirros së Epirit, nga Çamëria e bijëve të shtrenjtë që ka njohur historia.
    Kur ballë për ballë vendosen në një vepër dy prej shkrimtarëve që janë lakmuar më shumë nga lexuesit shqiptarë dhe të huaj, atëherë çdo fjalë ka kuptimin e vet kur flitet për padrejtësinë që u bë në emër të drejtësisë, por që solli padrejtësinë e madhe në emër të partisë që prodhonte pseudoshkrimtarë dhe flakte të tillë ata pa u lindur mirë. Me të drejtë Frederik Reshpja shprehet se: “Mermerin e badhë të Kadaresë e gërvisht çami i jashtëzakonshëm, Bilal Xhaferri”. Edhe pse Kadareja i ka pohuar gazetarit Zane në një intervistë të majit 1996 në shtëpinë botuese “Onufri” në Elbasan se “ me Bilal Xhaferrin është bërë një ndër spekulimet më të mëdha”, duke nënkuptuar në lidhje me Ismail Kadarenë, përsëri mbeten të dyshimta edhe sot e kësaj dite ato thënie dhe kundërthënie të vetë Ismail Kadaresë për Bilal Xhaferrin. Janë këto sentenca kontradiksioni që frymëzuan dhe bënë që Fatime Kulli të gjendje ballë për ballë dy kolosëve duke i vënë ata në balancën e një drejtësie të vërtetë, jo më në kohë të pabarabarta, por në shekullin e 21, kur kujtimi dhe nderimi për shkrimtarin e madh Bilal Xhaferri ka detyruar shqiptarët e letrave të Kosovës t’ia botojnë të plotë veprën, donte apo nuk donte Kadare, i vinte apo nuk i vinte mirë ndokujt pse përballeshin letërsitë dhe jetët e dy shkrimtarëve; njëri disident dhe tjetri i cilësuar edhe oborrtar.
    Hyqmet Zane, gazetari dhe ish-kryetari i Shoqërisë P.A.Camëria, i njohur për organizime të tilla për figurën e shkrimtarit Bilal Xhaferri ka pohuar që në fillim të promovimit se “është fat të kesh një shkrimtar të tillë, po aq sa është fat të kesh mundësinë të ndodhesh ballë për ballë me kolosët e letërsisë shqiptare që aq bukur i ka fokusuar shkrimtarja dhe studiuesja Fatime Kulli. Porse për shkrimtarin dhe poetin Milianov Kallupi “ Bilali lindi si bir i tokës epirotase dhe u shndërrua në një meteor të letërsisë, që mbetet i paarritshëm për vetë gjeninë e frymëzimit që e shoqëroi atë në një jetë të mbushur me privacione pa fund brenda dhe jashtë Shqipërisë, në mes të ujqërisë diktatoriale, që donte ta shqyente dhe në zemër të demokracisë amerikane, ku edhe gjeti prehjen e përjetshme”.
    Por ajo që ishte e veçantë në këtë promovim ishte fakti se brenda sallës, ku edhe u zhvillua ky kjo ngjarje ndodheshin banorë nga trojet shqiptare nga Kosova, Çamëria, nga shqiptarët e Maqedonisë dhe Malit të Zi, ashtu siç ndodheshin nga Shkodra dhe Ninati, Edip Hoxha, kushëriri i Bilalit, ndodheshin nga Korça dhe Durrësi, nga Tirana dhe Vlora, të gjitha ata që e njohën letërsinë e Bilal Xhaferrit dhe u dashuruan pas saj. Dhe gjithkush donte të thoshte diçka për madhështinë e një njeriu që mbeti më shumë pa bukë, por asnjëherë pa atdhedashurinë, që u internua më shumë, por që e fitoi lirinë e dëshiruar, që u bë shkrimtar i madh edhe pse nuk ia botuan veprën në Shqipëri.
    U tha e çfarë nuk u tha për një shkrimtar të përmasave të pakrahasueshme, po të kemi parasysh se vetëm një Bilal Xhaferri mund të duronte privacione të tilla, të cilat jo vetëm që nuk e mposhtën, por e lartësuan deri në pavdekësi. “Kundërshto shumë dhe bindu pak, se bindja e verbër të fut në skllavëri”, shprehja e famshme e Uitman ka qenë edhe postulati më i veçantë që do të shoqëronte gjithë jetën e Bilal Xhaferrit dhe që e shëndrroi atë në meteor të letërsisë, si uragan i vlerave të mëdha dhe një personalitet të letrave që i këndoi me përkushtim shqiptarizmit edhe në veprat e tij.

  10. #70
    Your Soul Is Mine!! Maska e Gregorian
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    ne zemren tende
    Postime
    32

    Rrofte Cameria Martire...

    Rrofte Cameria....

Faqja 7 prej 14 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Etimologji sipas Nezir Myrtes
    Nga ZANOR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-04-2014, 19:38
  2. Kush janë heronjtë e ÇAMERISE - Batalioni "Çamëria"
    Nga Pyrrhus_Mollos në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 30-01-2013, 17:21
  3. Çamëria bashkon historianë nga Evropa
    Nga brooklyn2007 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 14:25
  4. Çamëria dhe Palestina
    Nga celyy në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-01-2009, 17:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •