Close
Faqja 19 prej 19 FillimFillim ... 9171819
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 374 prej 374

Tema: Sofra Ēame

  1. #361
    i/e regjistruar Maska e Bes-s
    Anėtarėsuar
    04-02-2010
    Postime
    193
    Pershendetje vellezer!

  2. #362
    nese kerkoni te mesoni dicka me teper per camerine, nese doni te njiheni me traditat came, pra me pak fjale, nese do te dini dicka ose gjithcka per camerine atehere tashme kjo eshte e mundur fale nje historiani te madh, historian i historise came

    ne jemi shume krenar qe ky historian i madh, i sinqerte dhe dashamires eshte ketu midis nesh, jemi me fat qe jemi ne pranine e nje njeriu me kaq njohuri te madhe mbi nje nga krahinat e trojeve shqiptare
    pra nese keni qejf historine, doni te mesoni dicka per vendin tuaj atehere mos nguroni ti dergoni nje leter historianit tone te madh Albo i forumit shqiptar
    pervec bibliotekes dhe kerkimeve te tij, ai i ka dyert te hapura ne arkivat greke, turke, e ato shqiptare, mund te shkoj e ti shikoje kur te doje ai
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  3. #363
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  4. #364
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Kam lexuar qe Akili dmth Myrmidonet dhe Akejte ishin nga trojet e camerise aktuale, poashtu edhe Pirro. Madje me ka rene ne sy diku qe dhe e jema e Aleksandrit Madh ishte nga po i njejti fis i Molosve dmth banoreve te hershem te camerise.

    Ndonje qe din me ne detaje, ju lutem te shkruaje. Une jam i mendimit qe jemi ne shqiptaret qe krijuam qyteterimin e ashtuquajtur helen dhe me pas bazat e perandorise romake.

    Camerine ne qafe e paste perandoria osmane, ata e katandisen ose me mire te thuash nuk qene te zote qe shqiptareve tu mbrojne te drejtat elementare ne fillimet e kolapsit perandorise.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  5. #365
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Mirėnjohje e fisnikėve ēamė pėr krahinėn e Dukatit


    Reportazh nga Laureta Petoshati


    Ata e quajtėn Dukatin, qė i priti, fshat fisnik, por mirėnjohja qė treguan ndaj tij dhe Tragjasit, si pjesė pėrbėrėse e krahinės sė Dukatit, tregoi se edhe ēamėt janė po aq fisnikė sa kjo krahinė. Nė rrugėn kombėtare Vlorė-Sarandė, qė kalon mes pėrmes Dukatit, nė Qafėn e Shėn Thanasit tė lagjes Gjyrat tė kėtij fshati, pikėrisht atje, ku 65 vjet mė parė, shumė ēamė, viktima tė gjenocidit famėkeq tė shovinizmit grek, u pritėn nga dukatasit dhe u shpėrndanė nė shtėpitė e tyre dhe nė Tragjas, komuniteti ēam i Vlorės, ndėrtoi njė Memorial Mirėnjohjeje


    http://renesancailire.blogspot.it/20...-came-per.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDLIN : 10-12-2012 mė 18:40
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  6. #366
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    KOMBI GJEN VETVETEN

    Bashkim Kuēuku: Tė flisje pėr Ēamėrinė gjatė diktaturės dėnoheshe me burg

    Aida Tuci

    Ngjarje e rėndėsishme shkencore, kulturore dhe politike, e ka cilėsuar botimin e librit “Kombi gjen vetveten. Ēamėria dhe Kosova” me autor, prof. Bashkim Kuēuku, historiani Pėllumb Xhufi nė promovimin e organizuar dje nė Muzeun Historik Kombėtar nga Instituti i Studimeve pėr Ēamėrinė dhe shtėpia botuese “Toena”. Nė themel tė librit tė prof. Bashkim Kuēukut ėshtė ēėshtja ēame e trajtuar si ēėshtje kombėtare, qė kėrkon pikėsėpari njė vėmendje mė tė madhe nga politika. Kjo e fundit, sipas Kuēukut, e ka braktisur diskutimin pėr ēėshtjen ēame qysh nė vitin 1995. Profesor Kuēuku bėn gjithashtu dhe njė analizė studimore sesi ėshtė trajtuar ēėshtja e Ēamėrisė gjatė kėtyre 100 vjetėve, duke u ndalur sidomos nė periudhėn pas viteve ’90. “Para viteve ’90 pėr kėtė ēėshtje nuk flitej fare, madje dhe kur flitej intimisht, akuzoheshe pėr propagandė antikushtetuese dhe shumė njerėz janė dėnuar pėr kėtė arsye”- thotė Kuēuku nė intervistėn e tij pėr “Mapo”-n.

    Si njė njohės i thellė i ēėshtjes ēame, si e shihni nė kėtė libėr kėtė problem?

    Ky libėr ėshtė njė pėrpjekje pėr tė parė ēėshtjen shqiptare ose ēėshtjen kombėtare duke u nisur nga problemi mė i vėshtirė dhe mė i ndėrlikuar, Ēamėria. Duke e ndjekur problemin qė nga viti ’91, kur filloi tė flitej pėr kėtė ēėshtje. Unė e kam pasur si pikėsynim qė ta pėrcjell me shkrime evolucionin e problemit tė Ēamėrisė, qoftė nė botėn shqiptare edhe nė forumet ndėrkombėtare. E kam pėrcjellė me pozitivitetin e pranimit kur ka pasur tė tilla, por edhe me mohimet ose denigrimet qė kanė dashur t’i bėjnė kėsaj ēėshtjeje, sidomos qarqet e politikės greke.

    Ēfarė ndodhte nėse flitej para ’90-ės pėr Ēamėrinė?

    Ky ka qenė njė problem pėr tė cilin para 22 vjetėsh nuk flitej fare. Ēėshtja ēame ėshtė njė problem i rimarrė, i ringjallur, i cili ka dashur shumė pėrpjekje tė bashkėsisė ēame pėr ta rindėrtuar vizionin e Ēamėrisė jo vetėm para gjithė shqiptarėve, por dhe pėr ta rindėrtuar edhe pėr sytė e diplomacisė ndėrkombėtare. Qė nga ’47-ta, kur u shpėrbė Komiteti Antifashist Ēam dhe dilte gazeta ‘Ēamėria’ nė Shqipėri, nuk ėshtė folur pėr kėtė ēėshtje dhe jo vetėm nuk ėshtė folur zyrtarisht, por edhe tė bisedoje intimisht pėr ēėshtjen ēame akuzoheshe pėr propagandė kudėrkushtetuese. Madje janė dėnuar jo pak njerėz pėr kėtė arsye, qoftė edhe vetėm sepse bisedonin dhe shprehnin njė pasion ose pakėnaqėsi pse shteti nuk e mbron ēėshtjen ēame.

    Pėrtej retorikave, a ėshtė ringjallur vėrtet pas ’90-ės diskutimi pėr ēėshtjen e Ēamėrisė?

    Nė kėta 20 vjet mund ta shikojmė sesi ėshtė ringjallur ēėshtja ēame te vetė bashkėsia ēame, tė cilėt e kanė njė qėllim jetik, edhe pse ata sot janė tre breza qė janė vendosur nė Shqipėri, prapė ata qėllimin e jetės sė tyre kanė rikthimin nė Ēamėri, qė ėshtė njė e drejtė njerėzore e kuptueshme dhe shumė e natyrshme. Sė dyti, kjo ėshtė tashmė njė ēėshtje e ndėrtuar edhe nė vizionin e shqiptarėve. Ėshtė e rėndėsishme se shqiptarėt kudo qofshin nė diasporė apo nė Preshevė dhe Mal tė zi dhe Kosovė janė ndeshur me kėto probleme, kanė qenė nė kėto kushte dhe e kanė kuptuar mirė kėtė ēėshtje. Ata kanė folur dhe shkruar pėr ēėshtjen ēame. Dua tė pėrmend kėtu tė ndjerin Ibrahim Rugova, qė ėshtė dhe njė ndėr tė intervistuarit nė libėr; Ali Aliun, qė ka qenė intelektual akademik; Ali Podrimja e shumė tė tjerė. Pra, nė vizionin e botės shqiptare, Ēamėria ka njė pėrkrahje shumė tė madhe.

    Po pėr klasėn politike?

    Kėtu fillon problemi. Klasa politike nė Shqipėri ka qėndrime tė lėkundura. Nė vitin ’91 deri nga ’95-a qeveritė shqiptare e ngritėn ēėshtjen ēame edhe nė forumet ndėrkombėtare. Ka qenė kryeministri Aleksandėr Meksi i cili nė maj tė vitit 1992, kur erdhi pėr vizitė zyrtare nė Shqipėri kryeministri i Greqisė, Micotaqis, ai qė e ngriti zyrtarisht kėtė ēėshtje. Atėherė ēėshtja e Ēamėrisė u ngrit nė tė gjitha nivelet edhe nga presidenti Sali Berisha. Por Meksi e ngriti kėtė ēėshtje pėr diskutim si nė bisedimet e mbyllura dhe nė bisedimet e hapura nė konferencėn pėr shtyp qė dhanė dy kryeministrat, i Shqipėrisė dhe Greqisė. Gjatė kėsaj konference pati dhe njė skandal politik nga ana e kryeministrit grek Micotaqis. Ai u shpreh se ēamėt janė dėbuar si bashkėpunėtorė tė fashizmit dhe nazizmit, gjė qė u kundėrshtua me argumente nga kryeministri Meksi. Pas vitit ‘95 ēėshtja ēame ėshtė trajtuar gjithmonė e mė pak. Nė vitet qė pasuan do tė shikojmė se politika i bėn bisht diskutimit tė kėtij problemi. Ajo ėshtė pėrpjekur ta fusė kėtė ēėshtje nė kanalin e traktatit tė miqėsisė shqiptaro-greke, ku problemi i Ēamėrisė trajtohet si problem pėr pronat. Ky ėshtė njė interpretim dhe trajtim i papranueshėm nga bashkėsia ēame, sepse nė tė vėrtetė ky nuk ėshtė problem pronash, por i rikthimit tė Ēamėrisė, kėsaj bashkėsi. Politikanėt sot hedhin fishekzjarrė nėpėr tribunat politike, qė unė i quaj tė gabuara, sepse ēėshtja e Ēamėrisė zgjidhet me argumente politike, juridike e diplomatike nė qeverinė greke dhe diplomacinė botėrore dhe jo nė tribuna fjalimesh. Qė pas vitit ‘95 unė e konsideroj tė braktisur diskutimin e kėtij problemi nga politika shqiptare. Shtoi kėsaj braktisjeje edhe faktin se mė 2004 Kuvendi i Shqipėrisė mbajti njė qėndrim shumė negativ me mosmiratimin e rezolutės sė ēėshtjes ēame.

    Ju sillni nė kėtė botim voluminoz prej 700 faqesh dhe njė sėrė dokumentesh. Kėto bėhen pėr herė tė parė tė njohura pėr lexuesit?

    Unė kam bėrė qėllimisht njė ndėrthurje tė dokumenteve pak tė njohura dhe tė panjohura. Nė kėto dokumente lexuesi do tė shohė se para viteve ‘40 problemi i Ēamėrisė trajtohej nė Kombet e Bashkuara, ku ėshtė ngritur si ēėshtje nga ambasadorė tė ndryshėm tė Shqipėrisė, si Fan Noli, i cili hapi njė debat me ministrin e Jashtėm grek pėr kėtė problem. Por mė tė rėndėsishmet nga ato qė kam pėrzgjedhur mendoj se janė dokumentet e pas viteve ’90, duke sjellė mendimet ose ēėshtjet e diskutuara gjatė kėsaj kohe. Janė pasqyruar aty mendimet e ambasadorit amerikan Rajerson, kur e ka ngritur kėtė ēėshtje para ambasadorit grek; si dhe protestat e grekėve ndaj deklaratave tė Rajersonit, ose kur Alfred Serreqi e ngrinte kėtė ēėshtje nė OKB, deri te diskutimi nė Bashkimin Europian, qė e ka shtruar njė pėrfaqėsi e partisė ēame nė njė vizitė zyrtare nė Bashkimin Europian. Tė gjitha kėto dokumente kanė krijuar njė kronologji tė ngjarjeve, sesi e ka pritur diplomacia botėrore ēėshtjen e Ēamėrisė.

    Si ėshtė sjellė politika shqiptare me kėtė ēėshtje, sipas mendimit tuaj?

    Nė intervistat qė unė ka sjellė nė kėtė libėr, tė cilat i pėrkasin fillimit tė viteve ’90, janė sjellė edhe mendimet e disa politikanėve qė kanė dhėnė mendimet e tyre nė atė kohė pėr ēėshtjen ēame, politikanė qė janė aktivė edhe sot. Kur e lexon e sheh vetė kontrastin e deklaratave tė tyre, ēfarė qėndrimi kanė mbajtur nė vitin ‘91 dhe ēfarė qėndrimi mbajnė tani. Me ndonjė pėrjashtim tė rrallė, tė gjithė i kanė ndryshuar deklaratat e tyre. Ky kontrast tregon se ata japin premtime, me tė cilat shkuan deri mė ’95. Sot jemi mė 2012 dhe ata janė larguar shumė nga ajo vijė politike, duke pėrfshirė Sali Berishėn, Fatos Nanon etj. Pra, janė politikanė qė premtojnė, por qė nuk i mbajnė premtimet.

    Cila ėshtė arsyeja, sipas jush?

    Ėshtė trysni e madhe politike, ekonomike dhe ēėshtje pushteti. Mendoj se kjo ėshtė shumė e lexueshme. Ata ose janė tė paaftė ose tė pavullnet pėr ta kundėrshtuar trysninė ose janė nė pushtetin e kėsaj trysnie tė politikės greke.
    Mapo.
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar EDLIN pėr postimin:

    nurie dika (05-11-2015)

  8. #367
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-03-2006
    Postime
    103

    Pse Ēamet jane tmerr i Greqise ...?

    A eshte e vertete kjo thenje,a eshte nje fraze qe perseritet ne biseda a shkrime jo formale - pasi sa di une nga historia greket nuk kane qene te masakruar,etj. nga Ēamet,por eshte e kunderta?

  9. #368
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527

    Pėr: Sofra Ēame

    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  10. #369
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527

    Pėr: Sofra Ēame

    Instituti i Studimeve per Ēamerine publikon numrin e pare te Newsletter-it tone. Kete newsletter kemi vendosur ta quajme THYAMIS dhe ka si qellim tė zvogėlojė hendekun aktual informativ mbi Ēėshtjen Ēame duke aspiruar tė paraqese fakte historike, te propozojė analizė cilėsore dhe tė pavarur e cila shkon pėrtej deklaratave tė politizuara mbi kete ceshtje themelore. Ky buletin informativ do jete ne dy gjuhe shqip dhe anglisht dhe ka per synim nje audience shume te gjere kombetare dhe nderkombetare.
    Me poshte mund te lexoni kopjen elektronike.

    http://www.cameriainstitute.org/News...letter_opt.pdf


    Emri:  559879_349424171843480_1298670485_n.jpg

Shikime: 185

Madhėsia:  89.3 KB
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDLIN : 05-03-2013 mė 15:07
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  11. #370
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anėtarėsuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Pėr: Sofra Ēame

    Ntyrisht edhe Ēamėria ėshtė Shqipėri heret apo vonė ,cameria ėshtė Shqipėri gjithmonė
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bėjnė njeriun tė vlefshėm!!!!

  12. #371
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Pėr: Sofra Ēame

    Ēfarė ndodhte nėse flitej para ’90-ės pėr Ēamėrinė?

    Ky ka qenė njė problem pėr tė cilin para 22 vjetėsh nuk flitej fare. Ēėshtja ēame ėshtė njė problem i rimarrė, i ringjallur, i cili ka dashur shumė pėrpjekje tė bashkėsisė ēame pėr ta rindėrtuar vizionin e Ēamėrisė jo vetėm para gjithė shqiptarėve, por dhe pėr ta rindėrtuar edhe pėr sytė e diplomacisė ndėrkombėtare. Qė nga ’47-ta, kur u shpėrbė Komiteti Antifashist Ēam dhe dilte gazeta ‘Ēamėria’ nė Shqipėri, nuk ėshtė folur pėr kėtė ēėshtje dhe jo vetėm nuk ėshtė folur zyrtarisht, por edhe tė bisedoje intimisht pėr ēėshtjen ēame akuzoheshe pėr propagandė kudėrkushtetuese. Madje janė dėnuar jo pak njerėz pėr kėtė arsye, qoftė edhe vetėm sepse bisedonin dhe shprehnin njė pasion ose pakėnaqėsi pse shteti nuk e mbron ēėshtjen ēame.
    Pra camet jane ndeshkuar nga diktatura,Por a mund te na thote kush , eperse gjysma e tyre u bene me bashkesine e ligesesi trashegimtare te diktatures komuniste?A mund te me thote kush perse kryetari juaj Shpetim Idrizi zgjidhet tre here deputet nga PS.Natyrishte ai eshte shperblyer per kete kontribute ndaj kesaj partie me aksione greke.Ai eshte pronar i dy ndermarrjeve me te medha te Tiranes dhe kushedi se c'ka fituar te tjera pas ketyre.Pikerishte kete ben Idrizi, qe camet te mos marrin kurre pronat e tyre ,i lidhe ato me Erdoganin.Une nuk di nese ka ne kete bote ndonje mendje te kthjellet, qe te besoje se ne Greqi hyhet neprmjet Erdoganit,haaaaaaaaaa kjo vlen vetem per estrade.Po kaq te vobekte jeni sa nuk e kuptoni lojen e liderit tuaj?
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  13. #372
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-02-2013
    Postime
    77

    Pėr: Sofra Ēame

    Citim Postuar mė parė nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Pra camet jane ndeshkuar nga diktatura,Por a mund te na thote kush , eperse gjysma e tyre u bene me bashkesine e ligesesi trashegimtare te diktatures komuniste?A mund te me thote kush perse kryetari juaj Shpetim Idrizi zgjidhet tre here deputet nga PS.Natyrishte ai eshte shperblyer per kete kontribute ndaj kesaj partie me aksione greke.Ai eshte pronar i dy ndermarrjeve me te medha te Tiranes dhe kushedi se c'ka fituar te tjera pas ketyre.Pikerishte kete ben Idrizi, qe camet te mos marrin kurre pronat e tyre ,i lidhe ato me Erdoganin.Une nuk di nese ka ne kete bote ndonje mendje te kthjellet, qe te besoje se ne Greqi hyhet neprmjet Erdoganit,haaaaaaaaaa kjo vlen vetem per estrade.Po kaq te vobekte jeni sa nuk e kuptoni lojen e liderit tuaj?
    Ehe ketu e nxore koken ti Nesti? Ik o xhaxhi shif punet tuja.

  14. #373
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Pėr: Sofra Ēame

    Shyqyr qe erdhi anesti qe na e do te miren dhe na hapi site
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  15. #374
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

Faqja 19 prej 19 FillimFillim ... 9171819

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •