Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Per hir se te vertetes eshte nje nga nacionalistet me te medhenj qe koha ka njohur. Stalini per me shume se 50 vjet u nderua si babai kombit sovjetik, Eshte pra pjese e historise sovjetike.
    Problemi qendron ne faktin e luftes midis dy sistemeve te cilen sistemi bolshevik e humbi kundrejt perendimit dhe mbi kete arsye bota u heq cdo vlere ketyre njerezve qe komanduan gjysmen e botes.

    Dito.

  2. #12
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    Toro flamuri i pare qe u ngrit ne Berlin me renjen e Hitlerit ishte komunist/sovjetik (mbi Reistagun)! Saper te tjerat une Shqip fola!
    Qe flamuri sovjetik u ngrit i pari ne Rajshtag, nuk besoj se eshte merite e Stalinit, por e atyre 12 milione ushtareve sovjetike qe u vrane ne LIIB!
    Qe luftetaret e kryqezatave vdisnin me emrin e Krishtit ne goje, nuk e ben Jezusin njeri te madh! Qe terroristet e sotem islamike, hedhin veten ne ere duke thene "Allah Akbar", nuk do te thote qe Allahu ka merite se ata vdesin! Keshtu dhe ushtaret sovjetike. Qe vdisnin me emrin e Stalinit ne goje, nuk do te thote se ai e beri luften.

    Historikisht dihet qe Stalini ishte nje strateg ushtarak i hipotezuar. Asnje ushtarak ne historine boterore nuk njihet te kete zhveshur ushtrine e tij nga ajka e ushtarakeve te sprovuar dhe me shkolle. Gje te cilen Stalini e beri gjate viteve te Terrorit te Madh. Humbja me e madhe e ushtrise sovjetike ne kohe paqeje ishte ekzekutimi i 50 mije oficereve dhe kuadrove me eksperience, me ne kryer Mareshalin Tuhacevski si "tradhetare" ne vitet 1937-1938. 150 mije oficere te tjere u internuan ne stepat e Siberise. Perse? Sepse xha Stalua imagjinonte armiq dhe shifte endrra naten sikur do ti merrnin pushtetin.

    Asnje politikan i para LIIB, pervec Stalinit, nuk ka pasur mundesine e sherbimeve te informacionit ndaj kundershtarit ne menyre aq te sakte e precize. Rihard Sorge, agjent sovjetik, ishte atashe i shtypit te ambasades gjermane ne Tokio ne maj 1939. E paralajmeroi Stalinin per sulmin nga Gjermania, por Stalua i besoi Hitlerit. Dhe Sorge nuk ishte i vetem. Agjente te tjere sovjetike gjendeshin brenda ne komanden e larte gjermane dhe perseri e paralajmeruan, por Stalini nuk ua u vuri veshin! I besoi Hitlerit. Rezultati: Brenda 4 javesh gjermanet pushtuan nje territor me te madh se gjithe siperfaqja e Rajhut dhe e territoreve te pushtuara nga 1939 deri ne 1941! Per 4 jave! Humbjet e sovjetikeve? Mbi 1 milion te vrare , 2 milion rober lufte dhe sasi jashtezakonisht e madhe tankesh e topash te shkaterruara. Per dy jave! Sepse xha Stalua ekzekutoi ajken e ushtrise se vet dhe nuk degjoi sherbimet e tija te spiunazhit!

    Sa per luften taktike qe beri BS pas nentorit te 1941,kur gjermanet u ndalen nga dimri, jo nga taktikat e Stalinit, eshte merite e Marshallit Zhukov dhe pjesetareve te tij te shtabit. Beteja e Stalingradit, e Kurskut, riclirimi i Harkovit, mesymja verore sovjetike e 1944 per marrjen e Ukraines perendimore dhe vendeve baltike jane beteja te planifikuara, hartuara dhe ekzekutuar nga Zhukovi dhe stafi i tij. Stalini njehere nderhyri, gjate kesaj periudhe, dhe nderhyrja e toj ne punet e ushtrise rezultoi ne ripushtimin e Harkovit nga gjermanet!

    Plani per pushtimin e Berlinit , u diktua nga Stalini dhe rezultoi ne humbje te renda te ushtrise se Kuqe, ne nje sektor ku gjermanet luftuan me dhembe e thonj. Megjithese pjesa gjermane jashte Berlinit ishte krejt e pambrojtur, Stalin donte me cdo kusht te kapte i pari kryeqytetin, gabim taktik qe rezultoi ne humbjen e kote te 400 mije ushtareve sovjetike. Berlini mbrohej nga 90 mije ushtare gjermane (!!!) perkundrejt 1,3 milion ushtareve ruse! Cdo ushtarak qe do te kishte humbje te tilla ne beteje, do ta konsideronte humbje, jo fitore. Por ju vazhdoni ta ngrini ne piedestal Stalinin!

    Odeon Relax,
    Stalini u "nderua" si baba i kombit sovjetik nga 1924 deri ne 1953....per 29 vjet, jo per 50. Hajvanet si Enveri me shoke vazhdonin ta konsideronin si te tille, sepse pushtetin e tyre e kishin bazuar mbi kultin e individit qe kishte mbjelle Stalini! Po te rrezonin Stalinin , duhet te binin dhe ata! Faktikisht Kongresi i XX i PKBRSS e denonconte Stalinin si kriminel, si brutal e despot!

    Ceshtja me majtistet si Kryeplaku , qendron ne hipokrizine e tyre. Nderkohe qe flasin per "madheshtine " e Stalinit dhe e adhurojne nje kriminel, nuk pyesin per milionat e te vrareve nga ai, apo si pasoje e politikes se tij....Ne kete rast "qellimi e justifikon mjetin".....Vdiqen 50 milione ruse, por ama Rusia u be superfuqi....Kur vjen pune vec tek Amerika.....atehere ndryshon puna....Bushi eshte kriminel sepse ka vrare "100 mije irakiane" ( te cilet nuk dihet a jane aq, por per hir te debatit e zeme se jane), per naften qe e ben SHBA superfuqi!?. Perse ky double standart? ....Sepse fare thjesht....Bushi nuk eshte majtist! Eshte i djathte....Dhe per majtistet, cdo njeri qe nuk mendon si ta, eshte kriminel dhe injorant.

    Pra Bushi, i djathte, "vrau" 100 mije irakene= kriminel
    Stalini , i majte, vrau 50 milione sovjetike= gjeni!

    Llogjika majtiste ne zenithin e saj! "Kamaroste tin!"
    "Who is John Galt?"

  3. #13
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    Mos e ke fjalen, sa e papergjegjshme qe eshte Historia?
    ups, dolem dhe te Historia?

    ca pyetje per ty Kryeplak, sepse duke qene se ke nje opinion shume te pavarur mund te leshosh driten tende dhe kendej.


    1) A ka patur ndonje plan ish-Bashkimi Sovjetik per sulm ndaj Gjermanise? (e-he, e lexon tamam!)

    2) A ka marre nje ndihme te vazhdueshme dhe shume te konsiderueshme nga aleatet anglo-amerikane Bashkimi Sovjetik (sepse nuk shoh ta kesh permendur) ?
    (drejtohu drejt Archangel, Murmansk)..



    kjo pyetje nuk ka lidhje me historine e ndodhur por ne lidhje me dicka tjeter..

    Sikur komparmata e gjeneral Romelit, ne vend qe te dergohej ne Afrike per tu ardhur ne ndihme italianeve, te dergohej ne frontin rus, a mundesh te konceptosh se sa larg Uraleve do ta mbanin vrapin sovjetiket e tu te dashur?


    Kjo pyetje eshte per kulture..

    Nga e gjen ate patos qe te postosh NJE FLAMUR JASHTEZAKONISHT TE NDYRE si ai me draper e cekan?


    Dhe kjo eshte e fundit..

    Te intereson me teper fati i atdheut tend apo i Rusise?



    Citim Postuar mė parė nga Odeon_relax
    Per hir se te vertetes eshte nje nga nacionalistet me te medhenj qe koha ka njohur. Stalini per me shume se 50 vjet u nderua si babai kombit sovjetik, Eshte pra pjese e historise sovjetike.
    Dhe si eshte kjo pjese e historise sovjetike nen udheheqjen e " Quote: nje nga nacionalistet me te medhenj qe koha ka njohur"?? Sa shume i sherbeu popujve te tij ky nacionalist i pashembullt?

    nje keshille.. mos u ngaterro me fjalet e kryeplakut sepse do te hasesh ne histori politike, jo reale. Une ve bast se ai edhe Leninin e di akoma per burre te mire dhe nacionalist.
    Prektora

  4. #14
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Toro faleminderit qe me ne fund zgjodhe te me pergjigjesh me ngjarrje historike (megjithese ofendimet nuk i le perseri, por po ta falim meqenese te eshte bere sindrom)! Shume nga ato qe thua jane te verteta, historikisht Ruset nuk njihen per stratege te medhenje (sidomos kur i krahason me Gjermanet) biles edhe vet Zhukovi ka ber gabime trashanike. Ne rastin e betejes se Berlinit me sa mbaj mend fajin me te madh e kishte njeri nga strateget sovjetik per humbjet e medha, sepse ekzistonte konkurence midis Zhukovit dhe Konievit kush te hyje i pari ne Berlin (megjithate do duhet t'i hedh nje sy ceshtjes per te qene 100% i sigurte). Sidoqofte, dinakeria, kokefortesia dhe intrigat e Stalinit i dhane BS fuqi qe zore do fitonte me ndonje udheheqes tjeter! Rreziku sovjetik ose ndryshe rreziku i kuq per boten erdhi qe ne momentin qe udheheqjen e Moskes e morri Stalini. Pra Stalini me politiken e tij te jashtme u tregua nje nga personalitetet me te medha te shekullit, mbi themelet qe vuri ai do bazohet gjithe fuqia dhe prioriteti sovjetik deri ne renjen e sistemit dipolar. Tani saper ushtaret sovjetik nuk ma ha mendja se beson me te vertet se vdiqen te gjithe per Stalinin!

    Nje pyetje : enciklopedite shkruajne se LIIB i kushtoi BS 20 milione viktima, ti na thua se 50 milione te tjere i vrau Stalini, atehere sa popullsi i mbeti BS?

  5. #15
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Qe nga janari i 1924 deri ne mars 1953 VETE ruset thone se si pasoje e politikes se Stalinit u vrane, vdiqen nga uria, u internuan ne kampet e punes (gulag) dhe vdiqen nga kushtet e renda, nga semundjet etj 50 milione njerez!

    Vetem si pasoje e kolektivizmit dhe marrjes ne dhune grurit fshatareve , vetem ne Ukraine vdiqen 2,5 milione njerez ( pa permendur republikat e tjera ruse).

    Kombesi te tera u zhduken nga faqja e dheut, dhe ata qe mbijeteuan u degdisen stepave te Siberise. Nga te fillosh e nga te mbarosh....Te flasesh per genocidin ndaj kozakeve te Donit, nga ceceneve, ndaj azerve e turkemeneve?

    1 milione ushtare ruse, qe luftuan kunder Ushtrise se Kuqe, gjate LIIB, u kapen rob nga aleatet dhe iu dorezuan Stalinit pas lufte. Nga ata mbijetuan vetem 5 mije te tregojne tmerret e kryera nga Stalini.

    Nga 90 mije ushtare gjermane rober lufte te Stalingradit, vetem 4 500 arriten te ktheheshin gjalle ne Gjermani, ne 1989!!!! Te tjeret vdiqen nga torturat, nga uria e semundjet.

    Megjithate, historianet flasin me mire sesa une:
    Taking Stalin's Crimes Seriously



    I read Leonie Bronstein's fascinating article "Stalin's Legacy" with great interest.

    We do not take Stalin's crimes seriously in this country. While Le Monde publishes a pull-out supplement and the anniversary features on the front pages of most Eastern European papers, here there is a distracted silence save for a SBS documentary. While some readers may find a comparison with Hitler offensive, Stalin actually killed more than 8 times as many people as Hitler's concentration camps. Alexander Yakovlev, an expert on Stalin's crimes, estimates that his victims totalled more than 130 million. To give some idea of the scale of this: Stalin's body count is the equivalent 35,000 11 Septembers. Yes, Stalin played a very minor role in defeating Nazism, but so would any Russian leader who had been attacked by the Reich.

    One anecdote will have to suffice to give some sense of Stalin's contempt for human life. His wife Nadezhda began in the early 1930s to teach courses in textile production in an attempt to escape the misery of life in the Kremlin. She and her students carried out assignments in the Russian countryside, where she witnessed the degeneration of the peasantry because of Stalin's policy of forced seizures. According to the revered Marxist and Trotskyite historian Robert Conquest, 35 million people starved to death, and cannibalism became rife. Nadezhda's students were so shocked that they insisted on reporting back to the great leader Stalin. They did, and Stalin had them all arrested and executed for "sedition". Stalin had his wife murdered not long afterwards.

    I don't raise this only in order to provide a diverting history lesson. I raise it because Stalinism lives. Nazism is now a movement confined to the outer fringes of politics, yet Stalinists still control several countries and rule over a greater population than George Bush. Even after 50 years, the malign ideology of "Uncle Joe" has yet to join him in the grave.

    Peter Hartnell
    "Who is John Galt?"

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-09-2004
    Postime
    253
    Citim Postuar mė parė nga darwin
    ups, dolem dhe te Historia?

    ca pyetje per ty Kryeplak, sepse duke qene se ke nje opinion shume te pavarur mund te leshosh driten tende dhe kendej.


    1) A ka patur ndonje plan ish-Bashkimi Sovjetik per sulm ndaj Gjermanise? (e-he, e lexon tamam!)

    2) A ka marre nje ndihme te vazhdueshme dhe shume te konsiderueshme nga aleatet anglo-amerikane Bashkimi Sovjetik (sepse nuk shoh ta kesh permendur) ?
    (drejtohu drejt Archangel, Murmansk)..



    kjo pyetje nuk ka lidhje me historine e ndodhur por ne lidhje me dicka tjeter..

    Sikur komparmata e gjeneral Romelit, ne vend qe te dergohej ne Afrike per tu ardhur ne ndihme italianeve, te dergohej ne frontin rus, a mundesh te konceptosh se sa larg Uraleve do ta mbanin vrapin sovjetiket e tu te dashur?


    Kjo pyetje eshte per kulture..

    Nga e gjen ate patos qe te postosh NJE FLAMUR JASHTEZAKONISHT TE NDYRE si ai me draper e cekan?


    Dhe kjo eshte e fundit..

    Te intereson me teper fati i atdheut tend apo i Rusise?





    Dhe si eshte kjo pjese e historise sovjetike nen udheheqjen e " Quote: nje nga nacionalistet me te medhenj qe koha ka njohur"?? Sa shume i sherbeu popujve te tij ky nacionalist i pashembullt?

    nje keshille.. mos u ngaterro me fjalet e kryeplakut sepse do te hasesh ne histori politike, jo reale. Une ve bast se ai edhe Leninin e di akoma per burre te mire dhe nacionalist.
    dhe sikur te mos mjaftonin keto kemi dhe te tjera:
    http://www.zundelsite.org/english/je...lin/index.html
    ....

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Cili ishte njeriu qė zgjidhte femrat pėr Sekretarin e Parė

    Botohet ditari personal i Nikita Hrushovit nė shqip: Drekat familjare me Stalinin, miqėsia me bashkėshorten dhe fjalėt e mira tė saj, qė mė ndihmuan tė bėja karrierė. Si nisi shthurja nė Partinė Komuniste tė BS, veset qė dėmtuan imazhin te populli rus dhe intrigat nė Kremlin

    KUJTIMET/ Vijnė nė shqip shėnimet personale tė udhėheqėsit tė Bashkimit Sovjetik, qė rrėzoi mitin e “baba Stalinit”

    Hrushovi: Si vdiq gruaja e Stalinit

    Lajmi i papritur pėr vdekjen e Nadjezhda Sergejevna Allillujevės, versioni zyrtar dhe dyshimet qė lindėn nė Kremlin

    Frekuentimi i drekave nė apartamentin e Stalinit ishte i kėndshėm, gjersa ishte gjallė Nadjezhda Sergejevna. Ajo ishte njeri me partishmėri tė lartė dhe nė tė njėjtėn kohė njė zonjė shtėpie shumė mikpritėse… Nė vigjilje tė vdekjes sė saj po zhvilloheshin festimet e tetorit… Nė shesh vazhdonin parakalimet, ndėrkohė unė ndodhesha afėr Mauzoleumit tė Leninit, nė grupin e aktivistėve. Allillujeva (e shoqja e Stalinit) ndodhej afėr meje dhe ne po bisedonim. Koha ishte e freskėt, kurse Stalini, i cili ndodhej nė tribunėn e Mauzoleumit, ishte me kapotė (gjithnjė nė kėtė pėriudhė ai e vishte atė). Kopsat i mbante tė zbėrthyera dhe cepat e kapotės ishin tė hapur. Papritur filloi era. Nadjezhda Sergejevna Allillujeva, duke e vėshtruar Stalinin, tha: “Ja, im shoq, nuk e paska vėnė shallin, do tė ftohet pėrsėri dhe do tė zėrė shtratin”. Kjo pėrkudesje ishte tepėr familjare dhe nuk kishte tė bėnte me pėrfytyrimin nė ndėrgjegjen time tė Stalinit si njeri i madh, si udhėheqės.

    Mė pas mbaroi parakalimi dhe tė tėrė u shpėrndamė. Mirėpo tė nesėrmen Kaganoviēi mblodhi sekretarėt e komiteteve tė partisė pėr rajonin e Moskės dhe u tha se pa pritur e pa kujtuar kishte vdekur Nadjezhda Seregejevna. Atėherė mė lindi pyetja: “Si ka mundėsi tė ketė ndodhur? Me tė kisha biseduar njė ditė mė parė. E qeshur, e hijshme, e tillė dukej ajo”. Sinqerisht mė erdhi keq: “Po ē’tė bėsh, gjithēka mund tė ndodhė, njerėzit edhe vdesin…”. Pas njė apo dy ditėsh pėrsėri na mblodhi Kaganoviēi dhe na theksoi: “Po ju transmetoj porosinė e Stalinit. Ai mė ka urdhėruar t’ju them se Allillujeva nuk ka vdekur nga sėmundja, por ka vrarė veten. Kjo ėshtė e gjitha”. Shkakun e vdekjes, natyrisht, qė nuk na e tha. Ajo kishte vrarė veten dhe kaq. Atė e varrosėm, kurse Stalini e shoqėroi gjer nė varreza. Nga fytyra dukej se e kishte pėrjetuar me shumė dhimbje ngjarjen dhe kishte qarė pėr tė.

    Mė vonė, pas vdekjes sė Stalinit, unė e mora vesh shkakun e ndarjes nga jeta tė Nadjezhda Sergejevnės. Pėr tė ekzistojnė dokumente. Kur e pyetėm Vllasikun, shefin e rojeve personale tė Stalinit se cili kishte qenė shkaku qė e shpuri nė vetvėrasje Nadjezhda Sergejevnėn, ai na rrėfeu: “Pas paradės, si gjithnjė, tė tėrė shkuam pėr drekė tek Voroshillovi. Ai kishte nė Kremlin njė apartament tė madh. Disa herė dhe mua mė kishte rastisur tė haja drekė atje. Tek ai mblidhej njė rreth i ngushtė njerėzish: komandanti i paradės, me sa mbaj mend, atėherė ishte Korku, ndėrsa i ngarkuar pėr paradėn ishte komisari i Mbrojtjes, Voroshillovi, si edhe disa nga anėtarėt e Byrosė, mė tė afėrtit pėr Stalinin, qė kishin ardhur direkt nga Sheshi i Kuq. Nė atė kohė paradat zgjasnin shumė. Ashtu siē ndodhte nė raste tė tilla, atje hėngrėn e pinė si s’ka mė mirė. Nadjezhda nuk u ndodh aty. Tė tėrė u shpėrndanė, edhe Stalini u largua. Por ai nuk u kthye nė shtėpi. Nadjezhda filloi tė shqetėsohej se ku kishte vajtur Stalini. Ajo filloi ta kėrkojė nėpėrmjet telefonit dhe para sė gjithash i telefonoi vilės.

    Nė atė kohė ata jetonin nė Zuballov, por jo atje ku kishte jetuar Mikojani, por nė anėn tjetėr tė rrėpirės. Nė telefon doli dezhurni dhe Nadjezhda Sergejevna e pyeti: “Ku ėshtė shoku Stalin?”- “Shoku Stalin ėshtė kėtu”. – “Kush ėshtė me tė?” – Ai iu pėrgjegj: “Me tė ėshtė e shoqja e Gusevit”. Tė nesėrmen nė mėngjes, kur Stalini u kthye, e shoqja kishte vdekur. Gusevi ishte ushtarak dhe kishte asistuar nė drekėn tek Voroshillovi. Kur ishte larguar Stalini, e kishte marrė me vete tė shoqen e tij. Unė nuk e kisha parė ndonjėherė, por Mikojani mė ka treguar se ishte shumė e bukur. Kur Vllasiku na e pėrshkroi ngjarjen, ai e komentoi kėshtu: “Dreqi e merr vesh. Dezhurni u tregua fare budalla; ajo e pyeti dhe ai ia tha copė”.

    Por qė nė atė kohė filluan tė qarkullojnė thashetheme tė turbullta se vetė Stalini e kishte vrarė tė shoqen. Edhe unė i kisha dėgjuar. Me sa dukej edhe atij i kishin rėnė nė vesh. Astėherė ēekistėt me siguri qė i kishin mbajtur shėnim dhe ia kishin raportuar Stalinit. Mė pas njerėzit thanė se Stalini ishte futur nė dhomėn e gjumit dhe e kishte gjetur tė vdekur Nadjezhda Sergejevnėn. Ai nuk kishte hyrė vetė, por me Voroshillovin. Vėshtirė ėshtė tė thuash sesi kishte ndodhur. Por pėrse duhej futur papritur nė dhomėn e gjumit bashkė me Voroshillovin? Meqenėse ai mori me vete dėshmitar, kjo do tė thoshte se e dinte qė ajo nuk ishte gjallė. Me njė fjalė, kjo ēėshtje gjer mė sot ka mbetur e errėt.

    SHTHURJA

    Beria, njeriu qė zgjidhte femrat pėr Sekretarin e Parė

    Nė pėrgjithėsi unė pak e njihja jetėn familjare tė Stalinit. Pėr tė mund tė flisja vetėm nga drekat, kur ftohesha, si edhe nga replikat e veēanta qė shkėmbeheshin. Njė herė, kur ishte i pirė, Stalinit iu kujtua ngjarja dhe tha: “Ndodhte qė unė e mbyllja nė dhomėn e gjumit, kurse ajo e godiste derėn me grushta dhe bėrtiste: “Ti je njeri i padurueshėm. Me ty ėshtė e pamundur tė jetosh!”. Ai mė ka treguar se kur Svjetllana (e bija) ishte e vogėl, ajo zemėrohej dhe pėrsėriste fjalėt e tė ėmės: “Ti je njeri i padurueshėm!” Dhe shtonte: “Unė do tė akohem kundėr teje. – “Kujt do t’i ankohesh?” – “Guzhinjerit”. Sipas vogėlushes, ai ishte personi mė i rėndėsishėm.

    Pas vdekjes sė Nadjezhda Sergejevnės, njė farė kohe tek Stalini kam ndeshur njė femėr tė bukur e tė re, njė kaukaziane tė vėrtetė. Ajo pėrpiqej tė mos binte nė sy: mjaftonte qė Stalini t’ia bėnte me shenjė dhe ajo zhdukej menjėherė. Mė pas mė thanė se ishte edukatorja e Svjetllanės. Por kjo nuk zgjati shumė dhe ajo nuk u pa mė. Nga njė koment i Berias unė e kuptova se ai ishte tutor i saj. Ai dinte t’i zgjidhte “edukatoret”.

    Pėr Allillujevėn mė vinte keq thjesht si njeri, sepse ishte grua e mrekullueshme. Kur studionte nė Akademinė e Industrisė nė degėn e tekstilit, ajo u bė njė specialiste e zonja, njė kimiste pėr fillin sintetik dhe u zgjodh sekretare e gruporganizatės. Shpesh vinte tek unė pėr tė saktėsuar formulimet e ndryshme. Nė raste tė tilla gjithmonė mendoja: ajo do tė vejė nė shtėpi dhe do t’i tregojė Stalinit pėr sqarimet e mia… Viniēenko ka shkruar tregimin “Pinja”. Ky Pinja na ishte zgjedhur i parė nė njė burg, prandaj merrte vendimet pėr tėrė tė burgosurit. Edhe mua mė zgjodhėn sekretar tė komitetit tė partisė nė akademi dhe fillova ta ndjej veten si Pinja, por asnjėherė nuk pėrtoja ta sqaroja Nadjezhda Sergejevnėn pėr kėtė apo atė problem. Ajo ishte shumė e thjeshte edhe nė jetė. Nė akademi vinte me tramvaj, largohej bashkė me tė tjerėt dhe asnjėherė nuk e prezantonte veten si “gruaja e njeriut tė madh”. Mirėpo ja qė ekziston njė e vėrtetė e lashtė: “Shpesh fati i keq na i merr njerėzit mė tė mirė.”

    NDIKIMI/ Nikita Hrushovi pranon se ishte vetė Stalini ai qė e kishte ndihmuar tė bėnte karrierė

    Miqėsia me Allillujevėn, sekreti i ngjitjes nė parti

    Stalini mė pėlqente edhe nė familjen e vet, kur takohesha me tė gjatė drekave. Nganjėherė gjatė bisedave nė ambientin familjar vija re se ai bėnte humor. Shakatė e tij mė dukeshin tė pazakonta. Unė e adhuroja personalitetin e tij dhe shaka nuk prisja nga ai, prandaj ky humor mė dukej i jashtėzakonshėm: po bėnte shaka njeriu jo i kėsaj bote.

    Tashmė shpesh kam theksuar se ai mė pėrmendte fakte nga puna nė akademi, ndėrkohė qė habitesha se nga i dinte kėto hollėsi. Me sa dukej, atė e informonte Nadjezhda Sergejevna rreth veprimtarisė sė organizatės sė partisė nė akademinė e industrisė, nė kohėn kur studioja atje dhe drejtoja organizatėn e partisė. Mbase ajo mė paraqiste si njė veprimtar politik tė aftė, prandaj edhe Stalini mė njohu nėpėrmjet saj. Nė fillim ngritjen time nė parti nė Moskė ia dedikoja Kaganoviēit, sepse ai mė njihte shumė mirė qė nė Ukrainė, ku pikėrisht ishim njohur nė ditėt e para tė Rvolucionit tė Shkurtit.

    Mė pas unė nxorra pėrfundimin se ngritja ime nė pėrgjegjėsi nuk ishte interesimi i Kaganoviēit, por, para sė gjithash, ishte ndėrhyrja e Stalinit, gjė qė i ishte imponuar Kaganoviēit. Me siguri qė Nadjezhda Sergejevna, e thėnė hapur, do tė mė ketė lėvduar pa masė para Stalinit.

    Mua mė pėlqente familja e tyre. Tek Stalini kam takuar plakun Allillujev dhe tė shoqen, gjithashtu njė grua e moshuar. Aty ftohej edhe Redensi me tė shoqen, motrėn e madhe tė Nadjezhda Sergejevnės, Anėn dhe tė vėllanė e saj, qė gjithashtu mė pėlqente shumė. Ai ishte i ri nė moshė dhe komandant nė ushtri, nuk mė kujtohet mirė, nė artileri apo nė njėsitė tankiste… Ato ishin dreka familjare, tepėr tė shpenguara dhe plot humor etj. Nė raste tė tilla Stalini tregohej shumė i njerėzishėm, gjė qė mė imponohej edhe mua. Ky qėndrim mė bėnte qė tė shfaqja akoma mė shumė respekt pėr tė, edhe si personalitet politik, qė nuk kishte njė tė dytė nė rrethin e vet, por dhe pėr thjeshtėsinė e tij, ndonėse atėherė isha gabuar. Tani e shoh se mjaft gjėra nuk i kisha kuptuar. Me tė vėrtetė Stalini ishte njeri i madh, i cili qėndronte shumė mė lart se tė tjerėt, kėtė gjė e pohoj edhe sot. Por njėkohėsisht ishte artist dhe jezuit, i aftė nė interpretim, pėr tė treguar veten e vet nė aspektin e dėshiruar.

    KONSTATIMI/ Partia Komuniste, vetėm fasada e pushtetit qė kontrollohej totalisht nga Drejtoria Politike e Shtetit

    Ēekistėt, drejtuesit e vėrtetė tė BRSS

    Kur fillova nė janar tė vitit 1931 detyrėn e sekretarit nė Moskė, u mbajt konferenca e partisė pėr rajonin. Nė atė kohė konferenca tė tilla mbaheshin njė herė nė 6 muaj ose njė herė nė vit. Nė kėtė konferencė unė u zgjodha sekretar i Komitetit tė Partisė pėr Rajonin e Baumanskut, ndėrsa Korotēenko u zgjodh kryetar i Kėshilli tė Rajonit. Sekretar i organizatės bazė nė Komitetin e Partisė u zgjodh shoku Trejvas, njeri shumė i mirė. Sektorin e agjitacionit masiv e drejtonte shoku Rozov, gjithashtu njeri shumė i aftė nė detyrė. Pastaj kishim dhe shokun Shēurov, karriera e tė cilit nuk mė kujtohet mirė, nėse u mbyll me arrest, apo me vetėvrasje nė Siberi, nė vitin 1937.

    Nė vitet 20 Trejvasi u bė shumė i njohur si aktivist i komsomolit (i rinisė). Ai ishte shok i Sasha Bezimjenskit. Tė dy ata ishin aktivistė tė Organizatės sė Komsomolit pėr Moskėn. Trejvasi ishte shumė i aftė, punėtor dhe i menēur. Por qysh atėherė mua mė kishte paralajmėruar Kaganoviēi se ai paskėsh njė cen politik. Kohė mė parė, kur ishte ashpėrsuar lufta me trockistėt, ai paska nėnshkruar tė ashtuquajturėn “Deklaratė tė 93 komsomolasve” nė pėrkrahje tė Trockit. Gjitashtu edhe Bezimjenski e kishte nėnshkruar atė. “Prandaj, - theksoi Kaganoviēi, - duhet tė ruhesh, megjithėse tashmė Trejvasi qėndron nė pozita tė forta partishmėrie, nuk ka shfaqje tė dyshimta dhe Komiteti Qendror e rekomandon si drejtues partie”.

    Sot, kur kanė kaluar kaq vjet, dua tė them se Trejvasi punonte shumė mirė, ishte besnik dhe i shkathėt. Ai ishte njė drejtues i menēur dhe unė isha shumė i kėnaqur prej tij. Por me tė punova pėr pak kohė, sepse mė pas mė zgjodhėn sekretar tė Komitetit tė Partisė pėr Rajonin Krasnaja Presnja. Kjo konsiderohej ngritje nė pėrgjegjėsi, sepse Krasnaja Presnja zinte njė pozicion mė tė lartė politik sesa rajoni i Baumanskut, sidomos po t’i referoheshe tė kaluarės sė lavdishme tė saj si vatėr e kryengritjes sė dhjetorit tė vitit 1905. Organizata e partisė e rajonit Krasnaja Presnja ishte pararojė e organizatės sė partisė pėr tė gjithė Moskėn. Trejvasi mbeti nė rajonin e Baumanskut, ku, me sa mbaj mend, sekretar i komitetit tė partisė u zgjodh Margolini.

    Tejvasi e mbylli jetėn nė mėnyrė tragjike. Ai u zgjodh sekretar i Komitetit tė Partisė pėr qytetin e Kallugės ku punoi me ndėrgjegjje tė lartė. Por, kur filloi “gjakderdhja” e vitit 1937 edhe ai nuk i shpėtoi dot, ndonėse Komiteti i Partisė i Kallugės, nėse mund tė shprehem kėshtu, gjėmonte nga vrulli i tij.

    Atė e takova pėrsėri kur ndodhej nė burg. Atėherė Stalini shprehu mendimin qė sekretarėt e komitetit tė partisė tė rajoneve duhet tė shkojnė nėpėr burgje dhe tė kontrollojnė drejtėsinė e veprimeve tė organeve tė sigurimit, prandaj edhe unė vajta nė burg. Redensi ishte shef i sektorit tė GPU-s (Drejtoria Politike e Shtetit – sigurimi) pėr rajonin e Moskės, njė figurė gjithashtu interesante. I shkreti Redens e mbylli jetėn nė mėnyrė tragjike. Ai u arrestua dhe u pushkatua, megjithėse ishte martuar me motrėn e Nadjezhda Sergejevna Allillujevės, domethėnė se ishte i afėrt me Stalinin. Shumė herė e kisha takuar Redensin nė apartamentin e Stalinit, nė drekat familjare, kur ftohesha edhe unė si sekretar i Organizatės sė Partisė pėr Moskėn dhe Bulganini si kryetar i Kėshillit tė kryeqytetit.

    Sė bashku me Redensin shkuam pėr tė vizituar burgjet. Tabloja atje ishte e tmerrshme. Mė kujtohet kur u futa nė burgun e grave (ishte verė), qelia ishte e stėrmbushur… Redensi mė paralajmėroi se atje mund tė takoja njėrėn apo tjetrėn, nga ato qė njihnim. Dhe me tė vėrtetė atje u ndesha me njė grua shumė aktive dhe tė menēur, me Beti Glan, e cila jeton edhe sot dhe mė duket se ėshtė mirė me shėndet. Ajo ishte drejtoreshė e Parkut Qendror tė Kulturės e tė Ēlodhjes pėr Moskėn, e dyta nė numėr dhe qė mbante emrin e Gorkit. Por Beti nuk ishte vetėm drejtoreshė, por realisht edhe njėra nga themelueset e tij. Nė atė kohė unė nuk merrja pjesė nė pritjet diplomatike, por atė, si pinjoll i njė familjeje borgjeze, qė e njihte etiketėn e shtresės sė lartė, gjithmonė Litvinovi e thėrriste nė raste tė tilla. Kėshtu ajo nė njė farė mėnyre pėrfaqėsonte shtetin tonė. Tani atė e ndesha nė burg. Ashtu, gjysmė e zhveshur, si edhe tė tjerat, sepse tė nxehit ishte pėrvėlues, ajo mė drejtohet mua: “Shoku Hrushov, si mund tė mė quajnė mua armike tė popullit? Unė jam e ndershme dhe besnike ndaj partisė”. Prej andej kaluam nė burgun e burrave. Aty takoj Trejvasin. Gjithashtu edhe ai m’u drejtua me fjalėt: “Vallė, a mund tė jem unė i tillė, siē mė akuzojnė?” Nė atė moment i drejtohem Redensit, mirėpo ai mė pėrgjigjet: “Shoku Hrushov, tė tėrė kėshtu thonė! Gjithēka e mohojnė. Thjesht vetėm se gėnjejnė”.

    Atėherė unė e kuptova sė detyra jonė e sekretarit tė komitetit tė partisė pėr rajonin ėshtė shumė e vėshtirė: materjalet e hetimit ndodheshin nė duart e ēekistėve (tė sigurimsave), tė cilėt jepnin edhe gjykimin. Ata i merrnin nė pyetje, plotėsonin protokollin hetimor, ndėrsa ne, nė tė vėrtetė, dukeshim si viktima tė organeve tė sigurimit, madje edhe vetė po ndikoheshim prej tyre. Kėshtu pra, ky nuk ishte kontroll, por njė veprim fiktiv, njė perde pėr tė fshehur veprimtarinė e sigurimit. Mė vonė e kam vrarė mendjen pėrse Stalini vepronte nė kėtė mėnyrė. Tashmė e kam tė qartė se ai kėtė e bėnte me ndėrgjegjje. Stalini e kishte menduar mirė kėtė hap, nė mėnyrė qė kur tė ishte e nevojshme, mund tė thoshte: “Atje ka organizatė partie. Ato e ndjekin ēėshtjen dhe janė tė detyuara ta bėjnė atė”. Po ēfarė “ndjekje ishte kjo? Ē’do tė thoshte “ndjekje?” Organet e sigurimit nuk i nėnshtroheshin organizatės sonė tė partisė. Atėherė si mund tė ndiqej ēėshtja? Nė fakt punonjėsit e sigurimit ndiqnin organizatėn e partisė, ndiqnin tėrė drejtuesit e partisė dhe jo e kundėrta.

    PĖRSHTYPJET

    “Stalini ishte njeriu qė u njihte thelbin gjėrave”

    Unė do tė pėrshkruaj njė takim me Stalinin, qė mė ka lėnė pėrshtypje tė thellė. Kjo ka ndodhur kur unė sudioja nė Akademinė e Industrisė. Kuadrot e para tė saj dolėn nė vitin 1930. Atėherė Kaminiski, njė bolshevik i vjetėr dhe njeri mirė, ishte drejtori ynė. Unė tregoja respekt ndaj tij. Ne i kėrkuam drejtorit qė t’i drejtohej Stalinit pėr tė pritur pėrfaqėsuesitt e organizatės sė partisė sė akademisė lidhur me daljen e kuadrove tė para. Nga shoku Stalin dėshironim tė dėgjonin fjalėn pėrshėndetėse, prandaj nė sallėn e Kollonave tė Pallatit tė Bashkimeve Profesionale kishim planifikuar njė darkė kushtuar kuadrove tė sapodiplomuar. Prandaj iu drejtuam atij qė tė fliste nė kėtė mbrėmje solemne. Ne na njoftuan qė tė zgjidhnim pėrfaqėsuesit tanė dhe Stalini pėrmendi gjashtė apo shtatė veta. Nė kėtė grup bėja pjesė edhe unė si drejtues i organizatės bazė. Tė tjerėt sapo e kishin kryer akademinė, ndėrsa unė u gjenda mes tyre si sekretar i partisė. Ne vajtėm tek Stalini. Ai menjėherė na priti dhe ne ia filluam bisedės. Stalini shtjelloi temėn e tė mėsuarit dhe tė zotėrimit tė njohurive, me synimin qė tė mos hapeshim shumė, por tė njihnim thellė e me detaje profesionin tonė. “Nga radhėt tuaja, - theksoi ai, - duhet tė dalin drejtues tė pėrgatitur, njohės tė mirė tė detyrės sė vet dhe jo specialistė tė pėrgjithshėm”. Kėtu ai solli njė shembull tė tillė: “Po tė marrėsh njė specialist tonin, njė inxhinier rus, ai ėshtė njė profesionist mjaft i arsimuar dhe me formim tė gjithanshėm. Biseda me tema nga mė tė ndryshmet mund t’i zhvillojė edhe nė njė mjedis grash edhe nė rrethin e vet, sepse ka horizont tė gjerė edhe pėr pobleme tė letėrsisė, tė artit etj. Por kur nevojiten njohuri konkrete tė tij, pėr shembull, kur njė mjet pėson difekt, ai menjėherė dėrgon dikė tjetėr pėr ta riparuar. Po le tė marrim njė inxhinier gjerman, i cili nė shoqėri duket i mėrzitshėm dhe po t’i themi atij se makina nuk punon, ai heq xhaketėn, pėrvesh mėngėt, merr ēelėsin, e zbėrthen, e riparon vetė dhe e vė nė lėvizje. Ja, tė tillė njerėz na duhen neve: jo thjesht me horizont tė gjerė, ndonėse do tė ishte shumė mirė, por kryesorja qė tė njohin profesionin e vet, ta njohin thellė atė dhe t’ua mėsojnė edhe tė tjerėve”. Kjo vėrejte ne na pėlqeu. Njė mendim tė tillė unė e kisha dėgjuar edhe mė parė, kur studioja nė Fakultetin e Punėtorėve. Atėherė u vu nė jetė ideja, sipas tė cilės institutet na duhen, por hėpėrhė na nevojiteshin mė tepėr teknikumet. Edhe sot unė mendoj se ai kishte tė drejtė. Prandaj fjalėt e Stalinit lanė tek unė pėrshtypje tė mira dhe mendova me vete: “Ja njeriu, qė e njeh thelbin e ēėshtjes dhe i orienton drejt mendimet, energjitė tona pėr zgjidhjen e problemit kyē tė industrializimit tė vendit, ngritjes sė nivelit tė tij dhe krijimit mbi kėtė bazė tė paprekshmėrisė sė kufijve tė atdheut tonė nga ana e botės kapitaliste. Mbi kėtė themel u mbėshtet edhe ngritja e mirėqenies sė popullit.” Nė mbyllje tė bisedės shoku Stalin tha: “Unė nuk vij dot, por do tė dėrgoj Mihail Ivanoviē Kalininin. Ai do t’ju pėrshėndesė!” Kur pėrfunduam takimin me Stalinin, ne konstatuam se tashmė kishte filluar mbrėmja solemne nė Sallėn e Kollonave, prandaj na u desh qė tė nxitonim drejt saj. Atje mbėrritėm kur sapo kishte pėrfunduar referati, tė cilin, sipas mendimit tim, duhej ta kishte mbajtur Kaminski. Mė pas folėn studentėt dhe nė fund e mori fjalėn Kalinini. Ne tė gjithė e respektonim atė dhe fjalėn e tij e dėgjuam mė vėmendje. Mirėpo ai foli pikėrisht tė kundėrtėn e asaj qė sapo na e kishte thėnė Stalini. Ē’ėshtė e vėrteta, edhe ai e theksoi se duhej zotėruar shkenca pėr t’u bėrė drejtues i kualifikuar i industrisė sonė. “Si drejtues tė kuadrove, - theksoi ai, - duhet tė njihni jo vetėm specialitetin tuaj, por duhet tė lexoni edhe literaturė, qė tė keni formim tė gjithanshėm. Ju duhet tė njihni jo vetėm specialitetin tuaj, makineritė tuaja dhe pajisjet, por duhet tė keni dijeni edhe mbi letėrsinė, mbi artin, historinė etj.” Ata qė kishin qenė tek Stalini panė me habi njėri-tjetrin.

    Materiali ėshtė marrė nga libri KUJTIME (fragmente tė zgjedhura), i Nikita Hrushovit Pėrktheu nga origjinali: Nikolla Sudar

    Dita.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Hrushovi: Ēfarė nuk mė pėlqente te Stalini

    ZHGĖNJIMI/ Nikita Hrushov rrėfen ēastin kur idhulli u shkėrrmoq nė mendjen e tij: Ai i pėrēmonte njerėzit

    “Arroganca, ajo qė s’mė pėlqente tek Stalini”



    Nė kujtimet e botuara dje Nikita Hrushov fliste pėr njohjen e familjes sė Josif Visarianoviēin, vdekjen e gruas sė tij, Nadjezhda Sergejevna, pėr bisedat me Stalinin dhe konstatimet e tij tė para pėr kontrollin e partisė nga ēekistėt (sigurimsat). Pjesa e rrėfimit qė botohet sot flet pėr kontaktet e Hrushovit me Stalinin dhe kuptimin e asaj ēka Kryetari i Komitetit Qendror tė Partisė ishte me tė vėrtetė.

    Njė rast mė habiti dhe mė la mbresa tė pakėndshme. Mė duket se ishte viti 1932. Nė Moskė kishte uri dhe unė si sekretar i Dytė i Komitetit tė Partisė pėr qytetin harxhova shumė energji nė kėrkim tė mundėsive pėr tė ushqyer klasėn punėtore. Ne u morėm me rritjen e lepujve tė butė. Vetė Stalini e propozoi kėtė ide dhe unė iu futa zbatimit tė saj; me tė gjitha forcat u pėrpoqa tė vė nė jetė porosinė e Stalinit pėr mbarėshtimin e lepujve. Ēdo fabrikė, ēdo uzinė, madje edhe atje ku pėr fat tė keq ishte e pamundur, u morėn me rritjen e lepujve. Pataj u dhamė pas kėrpurdhave, pėr to ndėrtuam ambiente dhe hapėm transhe. Disa uzina i siguruan mirė me produkte mensat e tyre, por ēdo lėvizje masive, madje, edhe e mirė qoftė, shpesh tė shpie nė degradim. Prandaj ndodhėn edhe shumė ngjarje tė papėlqyera. Shpesh iniciativa tė tilla nuk justifikoheshin, dolėn me humbje dhe jo tė gjithė drejtorėt e pėrkrahėn lėvizjen. Gjithandej filluan t’i quajnė parcelat e kėrpudhave varreza.

    Po ashtu edhe gjatė shpėrndarjes sė triskave pėr ushqime dhe mallra tė tjera pati shumė maskarallėqe. Pėrderisa zbatohet triskėtimi, do tė thotė se ka mungesa dhe se ato i shtyjnė njerėzit, veēanėrisht tė paformuarit, nė shkeljen e ligjeve. Nė situata tė tilla hajdutėt shtohen pa masė. Kaganoviēi mė drejtohet mua: “Pėrgatituni pėr tė raportuar nė Byronė Politike lidhur me luftėn qė bėhet nė Moskė pėr vėnė rregull nė sistemin e triskėtimit. Triskat u duhen mohuar atyre njerėzve, tė cilėt i kanė marrė nė mėnyrė tė paligjshme, me tė vjedhur”. Triskat pėr tė punėsuarit ishin ndryshe nga ato pėr tė papunėt. Por edhe pėr tė punėsuarit ishin tė ndryshme dhe ky ishte njėri nga shkaqet, qė i detyronte njerėzit qė tė bėnin marifete nga mė tė ndryshmet, madje edhe veprime tė kundėrligjshme. Atėherė ne bėmė njė punė tė madhe me tė gjitha organizatat, duke pėrfshirė bashkimet profesionale, milicinė dhe sigurimin. Qindra mijėra triska u kursyen ose u kthyen, duke ua refuzuar atyre njerėzve qė nuk e meritonin. Nė atė kohė u zhvillua njė luftė e ashpėr pėr sigurimin e bukės, tė produkteve ushqimore dhe pėr realizimin e pesėvjeēarit tė parė. Nė radhė tė parė duhej siguruar ushqimi pėr ata, qė realizuan me sukses pesėvjeēarin.

    Nė lidhje me kėtė problem, mbėrriti edhe momenti kur do tė raportonim nė Byronė Politike. Kaganoviēi mė tha se duhet tė raportoja unė. Kjo gjė mė shqetėsoi pa masė, madje edhe mė trembi: tė flisje nė njė mbledhje tė tillė me shumė autoritet, ku Stalini do tė vlerėsonte raportin tim, nuk ishte gjė e vogėl. Atėherė mbledhjet nuk i kryesonte Stalini, por gjithmonė Molotov1i. Vetėm pas luftės, mė shpesh se mė parė, Stalini do t’i kryesonte vetė. Nė vitet ‘40, nė mbledhjet e Byrosė Politike pjesėmarrėsit ishin tė rezervuar, ndėrsa nė vitet ‘30 diskutimi i disa problemeve bėhej me shumė gjallėri, veēanėrisht nėse dikush i shfaqte emocionet e veta. Atėherė kjo gjė tolerohej. Njė herė shpėtheu Serxho Orxhonjikixe, i cili nė pėrgjithėsi ishte shumė impulsiv, dhe iu sul komisarit tė Popullit pėr Tregtinė e Jashtme, Rozengolcit dhe gati sa nuk e goditi atė…

    Kėshtu pra, unė raportova duke theksuar sesi kishim arritur rezultate shumė tė mira, ndėrsa Stalini replikoi; “Mos u mburrni kaq shumė, shoku Hrushov. Akoma kanė mbetur jashtė shumė hajdutė, kurse ju mendoni se i keni kapur tė gjithė”. Kjo ndėrhyrje ndikoi fuqishėm tek unė: nė tė vėrtetė unė kisha krijuar mendimin se i kishim demaskuar tėrė hajdutėt, por ja qė Stalini, pa lėvizur nga Kremlini, e dinte se kishin mbetur shumė maskarenj pa u kapur. Nė realitet ashtu ishte. Por mėnyra sesi ai replikoi me mua mė pėlqeu shumė, nė tė ndjehej toni atėror. Ky qėndrim e ngriti lart Stalinin nė sytė e mi.

    Ndėrkohė do tė flas pėr episodin e pakėndshėm, qė e pėrmenda mė lart. Pas njė farė kohe unė u informova se njė raport tė tillė do tė mbanin edhe leningradasit. Mua mė interesonte sesi kishin vepruar ata. Me ta ne ishim vėnė nė gara socialiste pėr tė gjitha problemet, tė deklaruara dhe tė padeklaruara. Mė nė fund erdhi ēasti, kur nė rendin e ditės sė Byrosė Politike u vu ky problem. Unė erdha nė mbledhje dhe u ula nė vendin tim (vendet nuk ishin me numėr, mirėpo pėr pjesėmarrėsit e pėrhershėm ato tashmė diheshin). Raportin e mbajti sekretari i Komitetit tė Partisė pėr qytetin. Sekretar i Parė ishte Sergej Mironoviē Kirovi, por raportin nuk e mbajti ai, por sekretari i dytė, me njė mbiemėr letonez. Unė e njihja pak atė. Mirėpo ai ishte sekretar i Komitetit tė Partisė pėr Leningradin, prandaj sillesha me respekt tė veēantė. Sipas mendimit tim raporti i tij ishte i mirė: leningradasit gjithashtu kishin bėrė njė punė tė madhe, kshin zhvilluar ekonominė dhe kishin shkurtuar shumė triska ushqimore.

    Sapo u njoftua pushimi, tėrė pjesėmarrėsit u sulėn “pėr tė shuar urinė”, ndėrsa unė deri-diku u rezervova. Me sa duket, Stalini priti qė tė kalonin ata qė kishin zėnė vendet e fundit. Aty pa dashje u ndodha dėshmitar dhe konstatova se si Stalini hidhte fraza kundėr kėtij sekretari nė prani tė Kirovit. Ai e pyeti atė se ē’njeri ishte sekretari. Sergej Mironoviēi diēka i tha, sigurisht nė aspektin pozitiv, por Stalini lėshoi njė replikė qė e ofendonte dhe e poshtėronte kėtė drejtues partie. Pėr mua kjo ishte thjesht njė goditje e tmerrshme morale. Mua as qė mė shkonte nėpėr mend se Stalini, ky drejtues partie dhe udhėheqės i klasės punėtore, tė sillej nė mėnyrė kaq ofenduese ndaj njė anėtari partie.

    Nė vitet e para tė Revolucuionit dhe gjatė Luftės Civile gjithēka ishte ndryshe. Mė kujtohet kur sulmuam dhe ua morėm tė bardhėve qytetin Malloarhangelsk. Tek unė u paraqit njė mėsues vendės, njeri me horizont tė kufizuar dhe mė pyeti se ēfarė posti do t’i jepnin po tė futej nė parti. Kjo sjellje mė revoltoi, por unė u pėrmbajtja dhe iu pėrgjegja: “Postin mė tė rėndėsishėm!” –“Cilin?” – “Do tė tė japim pushkėn dhe do tė tė dėrgojmė tė godasėsh bjellogardistėt. Ky ėshtė tani posti mė i rėndėsishėm. Nė kėto momente shtrohet ēėshtja e ekzistencės ose jo e pushtetit sovjetik. E ku ka post mė tė rėndėsishėm se ky?” – “Po tė jetė kėshtu, atėherė nuk futem nė parti”. Unė iu pėrgjegja; “Gjėja mė e mirė ėshtė qė tė mos futesh!”

    Kėtė e dhashė si shembull. Por ja qė Stalini, udhėheqėsi prej tė cilit, siē theksohej, duhej marrė shembull pėr sjellje tė mirė ndaj njerėzve dhe ndaj koncpteve tė tyre, lėshon njė replikė tė tillė. Ja, kanė kaluar kaq vite dhe fjalėt e tij mė kanė mbetur si cifla nė kokėn time. Ato krijuan tek unė njė mendim negativ pėr Stalinin. Nė fjalėt e tij ndjehej pėrbuzja ndaj njerėzve. Letonezi, pėr tė cilin po flasim, ishte njeri i thjeshtė qė vinte nga klasa punėtore. Nė atė kohė nė aktivin tonė tė partisė kishte shumė letonezė. Unė, pėr shembull, rastėsisht kam takuar njė letonez qė komandonte Regjimentin e 72-tė tė Divizionit tė 9-tė tė pushkatarėve. Edhe nė poste partie, nė ekonomi dhe nė Ushtrinė e Kuqe kishte shumė tė tillė. Dhe unė gjithmonė ndaj tyre sillesha me respekt tė madh. Atėherė tek ne nuk kishte akoma diferencime midis njerėzve mbi bazė kombėsie. Diferencime kishte vetėn nė besnikėrinė ndaj idealit tonė: je pėr revolucionin, apo kundėr? Kjo ishte kryesorja. Por mė pas filluan tė na gėrryejnė qėndrimet mikroborgjeze ndaj njerėzve, prandaj shpesh bėhej pyetja: “Ē’kombėsi keni ju?” Mė parė kishte rėndėsi vetėm gjendja shoqėrore: nga vjen ai, nga klasa punėtore, nga fshatarėsia, apo nga inteligjenca? Nė atė kohė, siē flitej, inteligjenca ishte e dyshimtė. Nė vitet e para tė Revolucionit fare pak njerėz tė sferės sė inteligjencės pranoheshin nė radhėt e Partisė Komuniste.

    INCIDENTI/ Falja e pėrfaqėsuesit tregtar qė rrezikoi jetėn prej njė interviste nė njė gazetė amerikane

    Si diskutohej nė Byro nė vitet ‘30

    Pėrpara luftės mbledhjet i drejtonte vetėm Molotovi dhe aty flitej hapur. Mė pas Stalini fliste vetė

    Mė kujtohen edhe episode tė veēuara, tė cilat kanė lidhje me veprimtarinė e Stalinit, qė e karakterizojnė atė. Njė herė nė mbledhje tė byrosė Politike u ngrit njė problem i pazakontė lidhur me njė person tė ngarkuar me tregtinė e jashtme nė njė vend latino-amrikan. Problemit nė fjalė i erdhi radha pėr t’u analizuar dhe personin nė fjalė e thirrėn. Ai, njė tridhjetepesėvjeēar me pamje plotėsisht tė hutuar, u paraqit nė Byro. Debati filloi. Atij iu drejtua Stalini: “Na trego gjithēka, ashtu siē ka ndodhur, pa fshehur asgjė!” Ai filloi tė tregojė se kishte shkuar nė atė vend pėr tė bėrė disa porosi. Tanimė nuk mė kujtohet se cilėn organizatė pėrfaqėsonte dhe nė cilin vend kishte vajtur. Por nuk ėshtė kjo kryesorja, por interesante ėshtė sesi reagoi Stalini. Ndėrkohė personi vazhdoi rrėfimin e tij: “Unė u futa nė njė restorant pėr tė ngrėnė. U ula nė njė tavolinė dhe porosita drekėn. Pranė meje u ul njė djalė i ri dhe mė pyet: “Nga Rusia jeni?” – “Po, nga Rusia jam”. – “Ē’qėndrim mbani ndaj muzikės?” – “Mė pėlqen tė dėgjoj kur interpretojnė bukur me violinė”. - “Ēfarė doni tė porosisni?” – “Kam ardhur tė porosis pajisje” – “A e keni kryer shėrbimin ushtarak nė Rusi?” – “Po, e kam kryer” – “Nė cilėn armė?” – “Nė kavaleri. Unė jam kalorės, kuajt i dua edhe tani qė nuk shėrbej mė nė ushtri”. – “Po me armė si qėlloni? Ju keni qenė edhe ushtarak!”. – “Jo keq!” Tė nesėrmen mė thonė se ē’ishte shkruar pėr mua nėpėr gazeta. Unė zura kokėn me duar. Siē rezultoi, djaloshi kishte qenė njė gazetar, pėrfaqėsues i njė gazete, por nuk mė pėrfaqėsonte mua, kurse unė pėr mungesė pėrvoje fillova tė bisedoj me tė dhe t’i pėrgjigjem pyetjeve tė tij. Ai kishte shkruar se ka ardhur dikush, qė do tė bėjė porosi me njė shumė prej kaq parash (ajo ishte e trilluar), se i pėlqen tė kalėrojė, se ėshtė njė xhigit i vėrtetė, qitės i mirė dhe sportist, se qėllon saktė dhe godet nė shenjė nga iks distancė, se ėshtė violinist etj., etj. Me njė fjalė aty ishin shkruar kaq shumė budallallėqe, saqė u tmerrova, por s'kisha ē’tė bėja. Pas njė farė kohe ambasada mė propozoi qė tė kthehesha mė atdhe. Ja ku edhe erdha dhe po ju raportoj ashtu siē ka ndodhur. Ju lutem shumė tė merrni paraysh se e tėrė kjo ėshtė bėrė pa ndonjė qėllim tė keq”. Ndėrkohė qė ai po tregonte, tė tėrė qeshnin nėn hundė dhe bėnin shaka me tė, veēanėrisht tė ftuarit e jashtėm. Por anėtarėt e KQ dhe ata tė Komisionit tė Revizionimit, qė gjithmonė ishin tė pranishėm nėpėr mbledhje, po tregoheshin tė pėrmbajtur, duke pritur se ē’do tė ndodhte. Kur vėshtroja kėtė njeri, mė vinte keq pėr tė; ai ishte viktimė e vetvetes, e naivitetit, por si do tė analizohej ēėshtja e tij nė mbledhjen e Byrosė Politike? Ky njeri fliste shumė sinqerisht dhe i emocionuar. Stalini e inkurajonte me njė ton tė qetė e dashamirės: “Vazhdo tė na tregosh!” Papritur Stalini thekson: “E po mirė, njeriu besoi dhe ra viktimė e kėtyre banditėve, e kėtyre piratėve… A pati ndonjė gjė tjetėr?” – “Jo, asgjė” – “Le ta quajmė ēėshtjen tė mbyllur. Ki kujdes, qė nė tė ardhmen tė jesh mė i kujdesshėm!” Mua mė pėlqeu shumė njė pėrfundim i tillė i analizės. Pastaj u njoftua pushimi. Kėtė rast Byroja e diskutoi gjatė dy a mė tepėr orė.

    Kur u bė pushimi dhe ne u drejtuam “pėr tė shuar urinė”, siē e quanim atė me shaka midis nesh, ai i shkreti vazhdonte tė rrinte pa lėvizur nė tė njėjtin vend. Me sa dukej, ishte i tronditur shumė nga drejtimi qė kishte marrė ēėshtja, saqė po tė mos i kishte thėnė dikush se mbledhja kishte pėrfunduar, ai nuk do tė kishte lėvizur nga vendi. Mua mė pėlqeu shumė njė thjeshtėsi dhe njerzillėk i tillė nga ana e Stalinit, si dhe mėnyra sesi ai e kuptonte shpirtin e njeriut. Nė fillim u duk se kėtė njeri e priste vdekja, pėrderisa kjo ēėshtje ishte shtruar pėr t’u diskutuar nė Byronė Politike. Unė mendoj se dikush e kishte informuar Stalinin dhe pastaj vetė ai e kishte ngritur kėtė problem nė Byronė Politike pėr tė treguar se ē’njeri ishte dhe si i zgjidhte probleme tė tilla.

    UDHĖHEQĖSIT

    Nė Kremlin, pėr tė shuar urinė

    Herė pas here bėheshin pushime dhe tė tėrė kalonim nė njė sallė tjetėr, ku nėpėr tavolina servirej ēaj me sanduiē. Atėherė kalonim njė periudhė tė vėshtirė me mungesa, madje edhe tė tillė njerėz si unė, me njė pozitė goxha tė lartė, bėnim njė jetė mė se modeste dhe shpesh nuk ngopeshim me ushqimin e shtėpisė. Prandaj kur vinim nė Kremlin hanim gjer sa ngopeshim simite me gjalpė e me djathė, sallam dhe proshutė; pinim ēaj tė ėmbėl dhe i konsumonim kėto ushqime tė mira si njerėz tė pamėsuar me kuzhinėn e zgjedhur.

    MOSKA

    Stalini kujdesej edhe pėr WC-tė e kryeqytetit

    Mė ėshtė dashur tė takohesha shpesh me Stalinin nė mbledhje, nė konsulta, nė konferenca dhe tė dėgjoja e tė shihja veprimtarinė e tij edhe nė ambiente tė drejtimit kolegjial nė Byronė Politike tė Komitetit Qendor. Nė kėtė sfond Stalini dallohej fort, veēanėrisht pėr formulimet e tij. Kjo gjė mė tėrhiqte shumė. Unė me gjithė shpirt tregohesha besnik i KQ tė Partisė me Stalinin nė krye, por nė radhė tė parė isha besnik ndaj vetė Stalinit.

    Njė herė asistova nė njė mbledhje tė njė rrethi tė ngushtė tė udhėheqjes. Ishte viti 1932, kur Stalini formuloi “gjashtė kushtet” e famshme tė zhvillimit me sukses tė ekonomisė. Atėherė punoja si sekretar i partisė pėr rajonin e Baumanskut, kur me njoftuan tė paraqitesha nė Byronė Politike, sepse do tė fliste Stalini. Menjėherė shkova nė Komitetin Qendror, ku gjeta shumė njerėz. Salla ku u mblodhėm ishte e vogėl, e shumta zinte vetėm 300 veta dhe ishte plot e pėrplot. Duke dėgjuar Stalinin, pėrpiqesha qė tė mos mė shpėtonte asnjė fjalė dhe sa pata mundėsi e regjistrova fjalimin e tij. Mė pas ai u publikua nė shtyp. Po e pėrsėris, shtjellimi i pėrmbledhur dhe formulimi i detyrave, tė cilat ai i parashtroi, mė tėrhoqėn. Ndėrkohė, duke ia njohur cilėsitė e veēanta si udhėheqės, m’u shtua akoma mė tepėr respekti ndaj Stalinit. Unė edhe gjatė bashkėbisedimeve tė lira, gjithashtu e kam takuar dhe vėzhguar Stalinin. Kjo ndodhte nganjėherė nė teatėr. Kur Stalini shkonte pėr tė ndjekur ndonjė shfaqje, nganjėherė mė njoftonte dhe unė shkoja atje vetėm, ose bashkė me Bulganinin. Zakonisht na ftonte, kur i lindte ndonjė problem dhe duke qenė nė teatėr donte tė shkėmbente mendime pėr probleme, tė cilat mė tepėr i takonin qytetit tė Moskės. Gjithmonė ne e dėgjonim me vėmendje dhe pėrpiqeshim tė bėnim ashtu siē na kėshillonte ai. Nė atė kohė mė shpesh sugjerimet e tij ishin nė formė kėshillash tė ngrohta shoqėrore.

    Njė herė (mė duket se para Kongresit XVII tė Partisė) mua mė telefonuan dhe mė porositėn t’i telefonoj njė numri. Unė e dija se ai ishte telefoni i apartamentit tė Stalinit. Sapo i rashė numrit, ai mė thotė: “Shoku Hrushov, gjer tek unė kanė mbėrritur tashethemet se tualetet nė Moskė janė si mos mė keq. Madje, jo rrallė njerėzit vrapojnė dhe nuk dinė ku tė gjejnė vend pėr t’u liruar. Po krijohet njė situatė e pakėndshme dhe shqetėsuese. Bashkė me Bulganinin mendojeni qė tė krijoni kushte sa mė tė pėrshtatshme nė qytet”. Nė pamje tė parė dukej njė vogėlsirė, por mua mė bėri shumė pėrshtypje: ja edhe pėr gjėra tė tilla kujdeset Stalini dhe na jep kėshilla. Natyrisht qė bashkė me Bulganinin dhe personat pėrgjegjės vepruam me shpejtėsi tė rrufeshme. Menjėherė urdhėruam tė bėhej njė studim nė tė gjitha ndėrtesat dhe oborret, ndonėse kryesisht u takonte oborreve, megjithatė ngritėm nė kėmbė tėrė milicinė. Mė pas, shoku Stalin e saktėsoi mė tepėr detyrėn dhe porositi tė ndėrtoheshin tualete tė pėrshtatshme me pagesė, gjė qė u bė. Nė Moskė u ndėrtuan edhe tualete mė vete dhe tė tėra kėto sipas sugjerimeve tė Stalinit.

    Mė kujtohet njė rast kur nė njė mbledhje apo konferencė erdhėn shokė nga provincat. Ejhe (mė duket se atėherė ai ishte sekretar organizate nė Novosibirsk), me njė thjeshtėsi prej letonezi, mė pyeti: “Shoku Hrushov, a ėshtė e vėrtetė ajo qė thonė njerėzit se ju nė Moskė po merreni me tualetet e qytetit, sipas porosisė sė Stalinit?” – “E vėrtetė ėshtė, - iu pėrgjigja, - unė po merrem me tualetet, qė janė njė aspekt i kujdesit pėr njerėzit, sepse ato janė objekte pa tė cilėt njerėzit nuk bėjnė dot, nė njė qytet tė tillė si Moska”. Ja njė ngjarje e tillė, nė dukje e vogėl, dėshmonte se Stalini u kushtonte vėmendje edhe vogėlsirave. Udhėheqės i klasės punėtore tė botės, siē e quanin atėherė, udhėheqės i partisė, por ja qė syrit tė tij nuk i shpėtoi njė vogėlsirė e tillė, siē ishin tualetet e qytetit. Ky rast na tėrhoqi tė tėrėve.

    Materiali ėshtė marrė nga libri KUJTIME (fragmente tė zgjedhura), i Nikita Hrushovit

    Pėrktheu nga origjinali: Nikolla Sudar


    VENDIMI/ Sekretari i Parė mendonte se energjitė duhet tė drejtoheshin vetėm nga prodhimi

    Si ndaloi “Lėvizja e mė tė mirėve”, me urdhėr nga lart

    Kjo qė po ju tregoj ka ndodhur me siguri nė vitin 1932 ose 1933. Atėherė nė shoqėrinė tonė lindi njė lėvizje, siē e quanim ne atėherė “Lėvizja e mė tė mirėve”. Skiatorėt qė punonin nė Uzinėn e Podhimeve Elektrike tė Moskės, e cila nė atė kohė zinte vendin e parė nė kryeqytet, vendosėn tė kryejnė njė udhėtim me ski nga Moska nė Siberi e gjer nė Lindjen e Largme. Ata e pėrfunduan me sukses, u kthyen dhe u shpėrblyen. Atyre u dhanė distiktiva, madje edhe medalje. Natyrisht rreth kėsaj ngjarjeje u bė shumė zhurmė. Mė pas kalorės turkmenė vrapuan me kuaj nga Ashhabadi gjer nė Moskė dhe e realizuan kėshtu synimin e tyre. Mė pas nėpėr qytete dhe rajone tė vendit u pėrhap “Lėvizja e mė tė mirėve”. Papritur Stalini porositi qė tė ndėrpritej ajo, sepse ndryshe nuk do tė pushonte asnjėherė. Nė rast se ne do inkurajonim, gjė qė e kishm filluar ta bėnim, atėherė tė tėrė do tė marshonin apo do tė vraponin pėr t’u “evidentuar”, duke u shkėputur kėshtu nga prodhimi”. – “Ne, - theksoi, - do tė shndrrohemi nė endacakė, nėse e inkurajojmė publikisht kėtė lėvizje bredharakėsh dhe aq mė keq, po ta shpėrblejmė atė… Ajo duhet ndėrprerė!” Kėshtu i erdhi fundi “Lėvizjes sė mė tė mirėve”. Ky veprim mė pėlqeu shumė: e para, sepse njė zhurmė e tillė nuk ishte e nevojshme; e dyta, se me tė vėrtetė kjo ishte njė lėvizje e dyshimtė, qė nxiste kaosin me ato bredhjet dhe marshimet pa fund.

    Dita.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Historia e Kishės Orthodhokse Autoqefale Shqiptare
    Nga Eni nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 14-08-2014, 15:27
  2. Tė rrosh me emrin... Stalin
    Nga Jack Watson nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 11-01-2009, 06:59
  3. Komunizmi, herezi e krishterė
    Nga Legjion nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 27-11-2008, 09:01
  4. Si ta braktisim fenė?
    Nga Lunesta nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-11-2005, 19:33
  5. KGB dhe Shqiperia
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-10-2005, 14:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •