Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    VII Shpallja e Pavaresise

    Gjer ne vitin 1911 Vlora kish marre pjese ne te gjitha levizjet kombetare, sidomos pas asaj te nisur ne Gjirokaster prej Cerciz Topullit (1906-1908), kur vrau Binbashin e Turqise, Halil bej Gusinjen, Major I gjindarmerise ne Mars 1908. Kete ngjarje kenga popullore e perkujton keshtu:

    Dolli shkurti e ryri marsi
    Gjinokaster u vra binbashi, etj.


    Dhe Hasan Dosti thote: “…levizja armate e drejtuar prej Namik bej Delvines ne korrik – gusht te 1911, ka qene e sugjeruar prej Ismail Qemalit. Ky le Stambollin, vjen ne Korfuz ku mbetet per disa jave. Ketu provokon nje mbledhje te ngushte te disa njerezve, midis te cileve kane qene Namik Delvina, Nafiz Hajdar Palavlija (vrare ne perpjekje me ushtrine turke ne katundin Aliposhtivan te Permetit), Musa Demi nga Camerija, Kol Rodhja nga Korca, Qazim Kokoshi e nuk di dhe kush tjeter nga Vlora, etj.

    Ne kete mbledhje Ismail Qemali keshillon pjesemarresit te organizojne nje levizje armate me nje program te caktuar ne 13 pika qe referohen ne reforma administrative e ne liri te mesimit ne gjuhen shqipe.

    Nga Korfuzi Ismail Qemali shkon ne Mal te Zi, ku ne bashkekpunim me Luigj Gurakuqin e Lef Nosin, I jep levizjes kryengritese te malesoreve te Shkodres nje program ne baza politike kombetare.

    Pas disa bisedimesh e shkembim mendimesh paresia e Vlores dergon ne Kurvelesh Qazim Kokoshin e Hamza Isane per te bashkerenduar veprimtarine. Delegatet e Vlores nuk priten mire ne Kurvelesh. Ne marreveshje me delegatet e Vlores dolen perkrahes familja Runaj e Nivices dhe disa pak te tjere. Gjonlekajt, Salih Sheh Golemi dhe sidomos Sheh Hamdiu I Kolonjes tregohen kundra dhe brenda pak diteve vjen ne Gjirokaster prej Janines nje batalion nizamesh prej te cilit nje kompani vendoset ne Golem ku mbetet per disa jave.

    Ne fakt Kurveleshi nuk merr pjese ne levizjen e filluar prej Namik bej Delvines.

    Nuk di une qe ne Vlore, ne vitin 1911 te kene dale ceta te armatosura ne mal e me nje program politik. *

    Me se fundi, aty nga fundi I gushtit, dergohen prej Stambolli Fejzi Alizoti dhe Abdyl bej Ypi per te paqesuar levizjen e Namik Delvines.

    Qeveria qendrore brenda dy-tri diteve deklaron se e pranon programin, premton zbatimin e ketij dhe shpall nje amnisti per gjithe deliktet politike. Ky, pra, eshte epilogu I levizjes te 1911, ne Jug…”

    Ketu e leme H. Dostin dhe vazhdojme atje ku e nderpreme.

    Po ne kete vit plasi lufta italo-turke** per sundimin e Libise e te Tarabulluzit (Tripolitania), atehere pjese e Perandorise Osmane dhe vendi, dashur e padashur, mori pjese. Me 1912 te gjithe shtetet ballkanike te asaj kohe, dmth Mal I Zi, Serbia, Bullgaria e Greqia, ju leshuan persiper Turqise, pasi fuqite e saj ishin derrmuar e lodhur mire-mire prej kryengritjes se kosovareve, te cilet zaptuan edhe Shkupin dhe fusha e luftes 75% ishte toka shqiptare dhe qellimi krkyesor I luftes ishte pervetimi I tokes shqiptare.

    Ne mes te kesaj lufte Shqiperia shpalli pavaresine e saj dhe Ismail Qemali, po te gjykosh pas letrave e telegrameve qe I erdhen ne kete rast nga te gjithe anet e botes, paskesh zhvilluar prej shume kohe nje veprimtari te palodhur ne drejtim te nje autonomie shqiptare sikunder qe vendosur dhe ne Lidhjen e Prizrenit. Paskesh pasur lidhje me te gjitha kolonite shqiptare ne Bullgari, Rumani, Egjipt, Dalmaci, me italo-shqiptaret e Kalabrise e te Sicilise, shqiptaret e Amerikes se Veriut, etj. Gjithashtu ua kish bere te njohur plotesisht kete ide edhe kabineteve te gjithe fuqive te medha evropiane te asaj kohe.

    Kur ushtria turke u thye ne betejen e Kumanoves prej serbeve dhe ajo greke ju afrua Janines, Ismail beu, pas nje bisedimi te gjere te situates politike e ushtarake ne nje mbledhje te provokuar prej kusheririt te tij Ferid Pasha Vlora, (i ati i Nuredin bej Vlores dhe ish Sadrazem i Perandorise***), vendos te loze karten e fundit.


    ___________________________
    *Ne Vlore me 1911 ka pasur nje levizje te gjere dhe nje fotografi te nje grumbulli te madh kryengritesish, dal ne brinje te Qishebardhes, ma ka pas derguar im ate ne Vjene po ne ate vere. Te njejten fotografi e kam pare, vite me vone, edhe ne Vurg te Delvines e ne “pallat” te Kontit Mimbelli. A.A.
    Keta perfaqesues te qeverise te Stambollit vijne ne Gjirokaster dhe prej anej nisen per ne Livadhet e Kardhiqit, ku marrin takim me Namik Delvinen. Ky paraqet programin e levizjes, te caktuar nje muaj me pare ne Korfuz. Delegatet programin e komunikojne telegrafisht ne kryeqytet.
    **Ne fund te Vjeshtes se Pare 1911.
    ***Sadrazem – kryeminister.

  2. #12
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Nga mbledhja shkon drejt e ne Rumani, ne Bukuresht, I percjelle prej Luigj Guakuqit e shoke te tjere. Ketu mbledh prape burrat me me rendesi te kolonise, u tregon gjendjen dhe apelon ne patriotizmin e tyre duke u thene se sot ai duhet te kthehet ne Shqiperi e bashke me te nje grumbull patriotesh guximtare dhe atje te shpallnin autonomine e vendit, perndryshe atdheu do te ishte I humbur per jete. Shoket qe u bashkuan me te aty dhe ata qe solli me vete nga Stambolli, I drejton per ne Triesht dhe vete me Gurakuqin shkon ne Vjene, piqet me Kontin Berchtold*, siguron perkrahjen e tij e me anen e po te ketij edhe ate te Anglise e te Italise dhe kthehet ne Triesht. Ketu merr lajmet e reja mbi gjendjen ushtarake, qe vjen duke u keqesuar per vendin tone, ndryshon mendim, heq dore nga autonomia dhe vendos te shpalle pavaresine. Shoket ja pelqejne mendimin dhe nisen te gjithe per ne Durres, sem oren vesh qe Vlora ish bllokuar prej flotes luftarake greke. Zbret ne Durres me 22 te Vjeshtes se Trete, pasi u kontrollua vapori per arme prej flotes greke dhe gjen kundershtim per shpalljen e lirise prej myftiut dhe despotit (shih pershkrimin e bukur te kesaj episode, qe ka bere Dh. Beratti, deshmues me veshe e sy, ne revisten “Shejza”), mbrohet prej Hamid Toptanit, major I ushtrise rezerviste, arrin ne Kavaje, ku gjen pengime jo serioze dhe niset per ne Lushnje. Ne rruge merr vesh se I ka bere prite ushtria turke, e cila ka marre urdher nga komanda ushtarake e Janines qe: Ismail Kemali, gjalle a vdekur te sillet neper shi te paprere balterat e Myzeqese, te cilat I di vetem ai qe I ka pare me sy se sa te veshtira e te pakaperxyeshme qe ishin, I shpeton mbytjes ne fushe te Cermes Pasha dhe arrin shendoshe ne buze te lumit Seman. Shoket hidhen me perpara ne bregun tjeter dhe ai mbetet vetem. Nje grumbull gjindaresh arrijne dhe I drejtohen vrik. Shoket pertej lumit ngrijne nga frika duke kujtuar urdherin e kmandes se Janines. Gjindaret afrohen, e gjejne plakun mjekerbardhe te qete e buzagas, e salutojne ushtarakisht dhe ne vend qe ta lidhin, I puthin doren.

    Ne Fier le shume shoke qe te shplodhen dhe vete, shtatedhjetevjecari, nxiton per ne Vlore me pak veta. Ketu, naten, pritet me nje entuziazem aq te madhe, sa thote: “Kjo pritje m’I shperbleu te gjitha vuajtjet e jetes s’ime.”

    Si ngriti Flamurin ne ballkon te shtepise se Xhemil bej Vlores, (te cilen Qazim Kokoshi, si Kryetar I Bashkise me vone e prishi, ne vend qe ta ruante dhe kete, nga urrejtja e madhe qe kishte per te gjithe bejleret me prjashtim te Ismail beut), ne oren 4.30 pas dreke diten e 28 te Vjeshtes se Trete, gje qe dihet prej te gjitheve, por se c’ka vuajtur pas kesaj dite dihet fare pak.

    Prej botimit te Salih Hallkos, (quhej edhe Hallkokondi), duket se Plaku I Kombit punonte pareshtur duke fjetur vetem 3-4-5 ore nenate dhe keto jo vazhdimisht se shume here e zgjonin nga gjumi per punera urgjente. Cila pune nuk ish atehere urgjente? Prej kesaj libreze, prej tregimeve te Kemal bej Karaosmanit, qe bashkepunon me te pa rezerve dhe thenieve te Ali bej Klisures, sihet se sa pengime, kundershtime e akuza ka pasur prej intelektualeve e gjysmeintelektualeve. Ali beu vete, si me thoshte kur ishim ne Egjipt, shume I penduar, cuditej me guximin e tij me te cilin e kish kundershtuar e akuzuar Babane e Kombit, se perse ky nuk e shpinte kufirin e Shqiperise deri ne Preveze. Dhe atehere Preveza, Janina dhe Kelcyra e tij ishin ne dore te grekeve dhe ai vete kish luftuar e udhehequr luftetaret, me gjithe moshen e re, me trimeri te jashtezakonshme, kunder grekerve.

    Kam degjuar prej njerezve tane me intelektuale dhe admirues te Ismail Qemalit qe kritikojne tekstin e shpalljes se pavaresise dhe fjalimet e shkrimet e tij te mevonshme, sepse qene shume te urta, te buta e pa entuziazem e fjale fyese kunder fqinjeve greke, serbe e sidomos turq. Shkakun ata e gjejne ne mungesen e pergatitjes shpriterore e kulturore te popullit tone. Mund te jete keshtu, por skakun kryesor une e gjej ne ndodhjen e ordhive truke ne Sanxhakun e Beratit e ne qarkun e Gjirokastres, te cilat po te zemeroheshin e shfarosnin pa mundim vepren e Ismail beut, pasi ky urdheronte vetem ne qarkun e Vlores, (pa Bregun e Detit), pa asnje ushtri te organizuar, kur ne ujerat e Sazanit ndohdej flota greke. Prandaj ai nuk zemeronte as grek as serb dhe me komandantet e ushtrise turke ne Berat e ne Janine mbante korrespondence te rregullt dhe mundohej t’u mbushte mendjen, se ata duhej ta perkrahnin shtetin e ri shqiptar, se ashtu e donte edhe interesi I Turqise.

    I shtoni kesaj gjendje edhe zbrazetine e arkave te finances dhe mungesen e bukes se misert edhe ne hambarin e Shqiperise, ne Myzeqe, se e kish ngrene dhe e hante ushtria turke, marredheniet e nderlikuara me shtetet e medha e te vogla te Evropes, qe kishin interesa te kunderta me shoshoq dhe atehere kini nje perfytyrim se sa eshte perpjekur e sa eshte munduar ky gjeni.

    Ne te gjitha keto halle kish shoke te vlefshem, pervec Gurakuqit, mbse edhe nje a dy te tjere ne zotesine e besnikerine e te cileve mund te mbeshtetej dhe mbare popullin e Vlores, I cili e adhuronte, e hyjnizonte dhe pjesetonte me te gazin dhe hidherimin. Kete e tregojne kenget e vajtimet para dhe pas vdekjes se tij. Ketu po shenojme disa fragmente:

    Ne kohen e Turqise pas nje kryengritjeje te deshtuar:

    O bej, kur te perzune,
    Kur desh te te zij Tyrqija
    Dhe nje cike e te zune,
    Erdh e te mori gjemija.


    Kur e prune te vdekur ne Vlore:

    Veshi po degjon
    Nje ze nga Sazani
    Vendi po rekon:
    Vdiq Ismail Kemali

    Ja, sos nuk e she’
    Vdiq ne Itali,
    Trupi erdh nder ne
    Mu ne Shqiperi,

    Po shpirti nga iku?
    Vajti lart ne qiell
    Ndrit si Venetriku
    U be hen e diell.


    Dhe kur luftetaret vizitojne, pas Luftes se Vlores, varrin e Babait shpirteror te tyre:

    Qemal, shqiptare erdhe,
    Per te bere tyj razi
    Qame dhe lot na u derdhe
    O Profit per Shqiperi.

    Gjezdise gjithe dyniane
    Hoqe ato sekelldi,
    Qemal, s’u ndodhe gjalle
    Ta keshje pare me sy.

    Nga e keqja qe na mbe’me
    Pese vjet nen Itali
    Te keshem si Skenderbene
    I rrije armikut karshi
    Neper reziqet qe qene
    U beme nje kombesi,
    Shqiperia mori mejdane,
    Ajo qe kerkoje ti…


    Shpalljen e pavaresise, kete veper te shkelqyer, Vlora nuk e gezoi vec pak muaj, se filloi ne njeren ane nderhyrja greke me anen e bandave te armatosura te Gjiritit dhe ne anen tjeter rebelizmi I Haxhi Qamilit.

    Hasan Dosti mendon se Haxhi Qamili ka qene nje fytyre e vogel dhe se protagonisti I madh I kesaj drame ka qene Mustafa Ibrahim Ndroqi dhe se Haxhiu ka dale ne shkene me vone, ne shfaqjet e ndodhura ne Shqiperine e Mesme, pas vrasjes se dervishit bektashi ne Elbasan duke perdorur formulen fetare “bism ilahi”. Sipas mendimit tim, prapa Mustafa beut fshihej myftiu I Tiranes, Musa Qazimi dhe ky prape ishte vegla e Arif Hikmetit prej Kalkandeleni (Tetove?), qe I merrte udhezimet prej nje grumbulli shqiptaresh ne Stamboll, I cili bashkepunonte me qeverine turke (ndoshta). Ky grumbull, duket, ka qene I mendimit qe Shqiperia te mos shkeputej fare prej Turqise.**

    Sidoqofte, Vlora u vu ne mes te dy zjarreve dhe ju desh te luftonte ne te dy anet. Grekerit perveluan me ure ne dore e gjitha fshatrat shqiptare msylimane, nga nje here edhe te krishtere, qe nuk u bindeshin, gjer ku mundi te shkele kemba e tyre duke mos lene gur mbi gur aty, edhe hauret e vetmuar nder male e pyeje dhe s’lane asnje shtepi me kembe qe ne buze te Adriatikut (Borsh) e gjer afer qytetit te Korces duke perfshire qindra e qindra fshatra te Camerise, Delvines, Gjirokastres, Libohoves, Tepelenes, Kurveleshit, Kelcyres, Permetit, Leskovikut, Kolonjes, Skraparit dhe ne qytet te Korces e kurorezuan vepren e tyre “qyteteronjese” duke djegur per se gjalli ne furre…Palin, te atin e Irakli Palit, qe ka qene gjer sa erdhen komunistat ne fuqi ne vendin tone, nepunes I pyjeve.

    Keto vende qe permenda I kam vizituar vete 10 vjet me vone duke vajtur me cdo fshat e mal, kam pare germadhat e djegura dhe shenjat e luftimeve te ashpra, te deshperuara. Kam gjetur kalamidhet e fishekeve te zbrazur togje ne vendet e perpjekjeve, sidomos ne brigjet per ne Kolonje te Kurveleshit, sa u habiten edhe asutriaket e gjermane, qe ishin me mua e qe ishin te regjur ne Luften e Pare Boterore.

    Kufirin e Prefektures se Vlores nuk e kaperceu dot ky rrebesh dhe vlonjatet luftuan ashper ne kufijte e tyre, sidomos ne Pilur, Kallarat e Bolene nen komanden e Ekrem bej Vlores.

    Banoret e vendeve te perveluara, qe u shenuan me siper, pasi luftuan burrerisht per vatrat e tyre, iken marramendshem e u perplasen ne Laberine e Vlores. Ne cdo breg e rreke, spelle, rreze shkembi e rreze ulliri u ngriten kasolle, tenda, lesa dhe ndizeshin zjarre, ku ngroheshin njerez fatkeq e te pafajshem. Cdo rrenje ulliri kish melodine e vet: ne njeren kendonin se martuan djalin e vetem shpejt e shpejt e pa kohe, sa qe te mos shuhej familia fare, ne tjetren gezonin se u lindi nje djale, shprese pleqerie ne ate fatkeqesi dhe ne treten rrenje ulliri qanin nje te vdekur te pa kohe e sidomos ne kohen e gripit Spanjoll. Gjithe vendi I kesaj prefekture I pergjante nje kampi te pafund e plot fatkeqer per te cilet ndihme e derman nuk kish.

    Fshataret e Vlores bene cmos per t’I mirepritur “muhaxhiret”. Kushdo qe pat nje shtepi, nje konak, nje kasolle disi te tepert ose te mund te ngushtonte familjen e tij, ua vuri ne dispozicion falas e vite me radhe. Im ate kish strehuar ne konak e kasolle te tij pese familje: ate te Ized efendi Borshit, te Tahir efendi Tatzatit, tri familje nivicjote dhe nje dervish bektashi. Po keshtu bene tere vlonjatet pa perjashtim. Velo Harizi nga Sevasteri kish strehuar ne shtepine e tij familjen e njohur nga fshatrat e Delvines, Haris Kopaceza. Hajredin aga Danushi nga Kropishti strehoi femiljen e Hajdar Kolonjes qe u vra me vone si prefekt I Beratit; Ali Beqiri nga Velca strehoi familjen e shumte te Shehe nga Golemi e keshtu me radhe e pafund, por vargu I muhaxhireve s’kish te maruar, nuk kish vend te pergatitur per ta, as mundesi pergatitjeje dhe, si thame me siper, keta u perhapen ku munden e sidomos ne ullinjte e Vlores.

    Prane qytetit, prane qeverise se perkohshme mendonin ta shkonin me me pak veshtiresi ohen e kalvarit te tyre. Popullata e kesaj kazaje u trefishua (te pakten) brenda pak muajve, por nuk u trefishua e as kish mundesi veprimtaria ne punimin e arave, mbjelljet dhe prodhimet. Pra me gjithe vullnetin e mire, shpirtin flijes dhe bujarine e vlonjateve, vuajtjet, urija, semundjet dhe vdekjet nder muhaxhire ishin te tmerrshme dhe te pallogaritura. Ne kete khe nuk jam ndodhur ne vendlindjen time dhe s’I kam pare me sy vuajtjet e ketyre fakeqeve dhe sjelljet e vlonjateve kundrejt tyre, por kisha ndjere me vemendje te thelle, po prej tyre. Mirepo, vite me vone, kur udhetova neper Kurvelesh e Delvine pa qene I njohur, m’u be nje pritje kaq e perzemert e aq bujare, sa u habita. Duke pyetur terthorazi e pa u kuptuar, mora vesh se kjo pritje nuk vinte vetem prej tradites se vjeter te mikpritjes, as dhe vetem e vetem si lab faqinje ose si I Agaj, por pergjitherisht si I vlonjat, I cili kish pjese drejtperdrejte ose terthorazi ne miretrajtimin e pritjen e muhaxhireve ne kohrat e kaluara.

    Tri here ne jeten time e kam ndjere veten krenar qe jam I vlonjat: per shpalljen e pavarsise, per Luften e Vlores dhe me shume per mire pritjen e muhaxhireve, te cilen s’e kam pare me gjetke ne te gjitha fatkeqesite, qe I rane me vone kombit tone persiper.Fund i Kapitullit VII



    __________________
    *Minister I Puneve te Jashtme te Perandorise austro-hungareze.
    **T. Zavalani “Histori e Shqipnis”, Vell. 2, f. 126.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 15-12-2003 mė 12:15

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e MICH
    Anėtarėsuar
    10-08-2003
    Vendndodhja
    T.H.E M.I.C.H.I.G.A.N S.T.A.T.E
    Postime
    146
    Vlora Ka qen pike kyce ne luftrat qe jane bere gjithmone ka qen precedent.
    *"The Whole Problem With The World Is That Fools And Fanatics Are Always So Certain Of Themselves, But Wiser People So Full Of Doubts."*
    * LifE RunS FasT If u Don'T StoP SometimeS & LooK AraunD YoU'LL MisS IT!*"What is moral is what you feel good after, and what is immoral is what you feel bad after."Life is a mystery to be lived, not a problem to be solved.Love is like a fire, it can either warm your heart or burn your house down.It is foolish to deal with a fool.After dark all cats are leopards.

  4. #14
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    VIII

    Rebelat


    Sikur nuk mjaftonin vuajtjet e treguara, Vlores ju shtua edhe ajo e Rebelave te Haxhi Qamilit te cilet me nje fanatisme e vrull te pa shoq e te pa ndalushem i thyen te gjitha fuqite kundershtare kudo qe u poqen me to, ashtu dhe fuqit e Vlores prane Lushnjes, e arrijtin ne buzen veriore te Vjoses.

    Motoja e tyre, sipas vjershes te Ali Aslanit ne ate kohe, ishte: “Duem, duem, Baben perseri (Sultanin) dhe: Sot ne Vlone e per pake dite, kena me shkue per Gjirit.”

    Kjo padije e pa fund e Rebeleve me eshte vertetuar shume kohe me vone dhe prej Mustafa Krujes i cili me thoshte se kur vate nje komision nga ana e qeverise mbretnore te Durresit per t’u mbushur mendjen Shijakasve qe te mos e vazhdonin luften e kote se me ne fund mund te nderhynte dhe Austria e Gjermania per t’a perkrahur Mbretin Wied, ata ju pergjegjen: “S’ka gja, le te nderhyjen se dhe na kena Kavajen e Peqinin me vedi.”

    Sigurisht kjo padije, e bashkuar me fanatizmen, u a shtoi edhe me shume hovin e i pruri ne Vjose e ne kufi te Vlores se Shkrete.

    Paresia e Vlores, realiste kete radhe, dhe ne pamundesi materiale te perballte dhe kete rebesh, duke e pare vendin ne Juge te perveluar prej Grekeve, Mbreti Wied ne ikje e siper, te gjitha viset ne veri te Vlores ne duar te Haxhi Qamilit, vendosi te hje ne marreveshje me te e te ndalonte nje gjakderdhje e vellavrasje te kote. “Pra u formua nje komision nene kryesine e Osman Haxhiut me anetare Qamil bej Risilia, Behxhet Shapati, Duro Shaska, Ali Beqiri, Alem Mehmedi e Ahmed Durmishi dhe pa autorizim te qeverise mbretnore ne Durres te ciles nuk i kish mbetur vec se aji qytet, shkuan ne Frakull Pasha te Fierit me 23 a 24 Gusht, hyne ne bizedime te cilat perfunduan me 30 te atij muaji. Bizedimi me i nxehte u be rreth ceshtjes se Flamurit: ai i Tyrqise, ai i Shqiperise kuq e zi a po me shkabe. Vlonjatet donin ate me shkabe te cilin rebelet per shkak te shkabes nuk e donin. Rebelat hyne ne Vlore me 1 te Vjeshtes se Pare 1914, ne darke te dites se marte, qetesisht, ne regull e pa demtuar asgje.”

    “Paresija e Vlores e organizuar ne forme komisioni fillon te veproje si autoritet qeveritar nen kryesine e Osman Haxhiut, autoritetet e Qeveris Mbretnore pushojne veprimin e tyre pasi Mbreti u largua me 3 te Vjeshtes se Pare perfundimisht prej Shqiperise por pa abdikuar. Vlora hyn nen urdherat e Qeverise Rebele te kryesuar prej Mustafa Hilmi Bej Ibrahim Aga Zade Ndroqit (emeri zyrtar i Mustafa Ndroqit) i cili ishte edhe komandant i ushtrise. Kjo gjendje vazhdon 26 dite se me 27 te Vjeshtes se Pare rebelat e lene Vloren pasi fuqite greke hyne ne Berat dhe ishte rezik t’u merrnin krahet.”

    “Me 3 te Vjeshtes se Dyjte hyne ne Durres triumfalisht Esad Pasha Toptani dhe formon qeverrine e tij dhe ve nen juridiksionin e saj po thuaj te gjithe Shqiperine me perjashtim te Shkodres dhe te Matit, shfaros rebelat me Haxhi Qamilin ne krye dhe ve rend e regull ne vend. Vlora sherngohet t’e njohe qeverin e tij por nuk ngreh Flamurin kuq e zi pa Shqiponje sic e kish te caktuar qeveria e Esadit si symbol zyrtar, dhe mbetet pa Flamur. Me hyrjen e Vlores ne juridiksionin e qeveris se re, komisioni u suprimua dhe administrata u transformua ne Prefekture te kryesuar prej Osman Haxhiut, ne fillim si zevendes e me von si Prefekt (Mytesarif) dhe Ali Asllani si kryesekretar (Tahrirat Mudir-Drejtor i korespondences).” Keto na thote H. Dosti.

    Vlora ndodhej ne perleshje te rende e te pa zgjidheshme te problemeve te perditeshme. Te pa zgjidheshme edhe prej expertash administrativ me te persosur pasi mungonin mjetet dhe materiali i duhur. Keto probleme te perditeshme, sa do te thjeshta, ishin me rendesi jetike per mbajtjen gjalle fizikisht te popullates qe, sikunder thame, qe trefishuar. Muhaxhiret qene nje barre e madhe politike, ekonomike dhe administrative pasi shume prej tyre kishin ato vetie qe karakterizon nje pjese te madhe te njerezve qe kane humbur tere c’kishin: ishin bere te shqete e te paqendrushem dhe eshte per t’u habitur se si administrat e vendit i bente balle kesaj situate.

  5. #15
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    IX

    Koburja e Cakos


    Cdo shtet i math e i fuqishem, kur vendos per arsyet e tij ekonomike, politike e strategjike ose ne rast nevoje edhe ideologjike, te pushtoje nje vend qe nuk i perket, te roberoje popullin e ketij, kerkon nje shkak. Dhe kur ky shkak nuk ndodhet, atehere perpiqet ne menyra te ndryshme, por kurre te verteta e te ndershme, qe t’a krijoje kete shkak.

    Keshtu ka qene qe kur “eshte zene dyniaja,” keshtu eshte sot e keshtu do te jete gjithenje. Nuk ka aspak rendesi e verteta, e drejta, morali se sipas aksiomes se vjeter “qellimi justifikon mjetet”. Kjo aksiome, qe i ngarkohet here Machiavellit e here Jesuiteve, eshte shume me e vjeter se keta dhe keta nuk bene gje tjeter vecse e formuluan me fjale te shkurtera e te kthielleta nje te vertete qe eksistonte ne bote perpara se Ignatio de Loyola te krijonte urdherin Jesuit dhe perpara vete Krishtit. njerzia ka bere perparime te medha ne shkence dhe ne teknike dhe do te beje dita dites edhe me shume por ajo vete, ne brendesine e saj, ka mbetur e do te mbetet ajo qe ka qene. Le te predikoje Musai* qe naga maja e malit Sinai, le t’a shpjere veten ne kryq Krishti per te shpetuar njerezine, le te veproje Muhammedi me goje e me palle, njeriu mbetet ai qe ka qene dhe vetem veshja ndryshon sipas fjales se vjeter qe thote: Ujku qimen ndryshon por jo zakonin.

    Italia e asaj kohe ish anetare e Trilidhjes qe Perbehej prej Gjermanise, Austro-Ungarise dhe Italise. Naturisht kur plasi lufta e pare botnore ne vitin 1914 te gjithe ata shtete qe ishin te lidhur me shoshoq i shpalle lufte blokut kundershtar: se pari Austro-Ungaria i shpalli lufte Serbise, Rusia Cariste Austro-Ungarise, me 1 Gusht, Gjermania Rusise, Franca Gjermanise me 3 Gusht dhe Anglia Gjermanise me 4 Gusht, dhe keshtu me radhe njera pas tjetres deri sa perleshja dolli nga suaza evropiane dhe u be boterore me pjesemarrjen e Tyrqise, Amerikes e Japonise Etj.

    Vetem Italia beri sehir gjer sa Franko-Britaniket i premtuan, ne rast fitorje, shume vende te Austro-Ungarise qe Italia kerkonte me kohe dhe qe kishte ethnikisht te drejte deri diku dhe vec ketyre si “thele mi bisht”, si i themi na Laberit, dhe Vloren me rrethet e saj (Hinterland).

    Me cte drejte Franko-Britaniket e jepnin peshqesh Italise Vloren e varfer, gjejne ju vete. Pas ketyre premtimeve Italia hyri ne lufte kundra shokeve te djeshem, por kjo pune nuk na inereson neve. Na interesohemi vetem per vendin tone i cili pesoi pushtimin ne 1915 kur zbritne ushterit ne Vlore.

    Thame se cdo shtet krijon nje shkak per te justifikuar pushtimin e nje vendi te huaj padrejtesisht perpara botes se budallenjve te brendeshm e te jastem se te mecmit nuk genjehen. Fatkeqesisht keta te fundit jane te ralle dhe nukkane aq rendesi, rendesine e kane ata qe Goethe-ja thote: Masse ist Unsinn: Turma eshte e pa mend. Keshtu ngjau dhe ne pushtimin e Vlores.

    Duke kerkuar me qiri u gjend nje vegel kryesore dhe kjo gjeti tre a kater me te vogela: njerez te padijtur e mase edhe te pafajshem. Keto vegela ishin njerez te varfer, te raskapitur, te panjohur dhe te urishem si Muhaxhire qe ishin. Ishin aq te panjohur sa me gjithe pyetjet qe kam bere ne 1920, nuk u gjeta dot emerat e tyre. Keta burra, sipas urdherit te Cakos, duallne nje dite dhe shtine disa here me kobure ne ere. Pas ketyre te shtirave ne ere prej te cilave nuku plagos kerkush dhe gjoja “per te vene qetesine e prishur ne vend” zbritne ushtrite italiane ne Vlore.

    Por ketu eshte me mire teleme te flase Hasan Dosti, deshmus i syve e i vesheve. “Kater a pese fisheke jane zbrazur brenda ne Vlore. Ai qe i ka zbrazur quhej Lame (Islam) Golemi i Kurveleshit-me duket nga femija Shkurti? Ky djale ka qene vene prej Zeman Myrteza Haskos nga katundi Mashkullore dhe prej Lulo Ziut nga Kardhiqi, kusheri i larget i Cercis Topullit nga ana e nenes. Zeman Haskua ka qene nje burre trim, nga me te shquarit e cetes se Cercis Topullit qe u formua ne Korrik te vitit 1906, dhe ka marre pjese ne vrasjen e peshkopit grek te Korces, Fotios, ne katundin Bradvice te Korces ne Vjeshte te Pare 1906, per hakmarrje te vrasjes se Papa Kristo Negovanit te vrare prej Grekerve dhe per te treguar botes eksistencen e nje levizjes kombetare armate te Shqiptareve. Zemani ka shoqeruar Cercisin ne Itali, ne Egjypte dhe eshte kthyer me te bashke ne vitin (Qershor) 1907, duke zbritur ne buze te Manastirit te Sh. Thodhorit te Vunojit ne Breg te Deitit. Ka qene nje nga te tre njerzit qe vrane diten majorin e gjindarmeris ne Gjirokaster, Halil Gusinjen ne Mars 1908. Ka luftuar trimerisht dhe ne perpjekjen armate te fameshme ne Mashkullore ne 5/18 Mars 1908. Pas shpalljes se kushtitutes se Perandorise te Osmanllive 11/24 Korrik 1908 kur gjithe cetat lane armet, Zemani shkon me Cercizin ne Stamboll dhe atje ky dhe i vellaji, Bajua, e paraqesin Zemanin te Jorgji Cakua, i Xhoherit te math, i cili mashkkulloritin e perdor si trim-Silahshor-me nje roge dy a tre napolona ne muaj.

    vijon...

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Libri "LUFTA PA MASKA" i Gani Gecit
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 21-05-2009, 17:36
  2. "Lufta me tutorėt shqiptarė nė Londėr"
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-10-2006, 06:43
  3. Patėr Kolė Berishaj - kangė epike
    Nga Michigan2005 nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-05-2006, 21:35
  4. "Lufta e klasave" e zhvilluar ne shqiperi !!!
    Nga il_padrino nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-06-2005, 14:18
  5. Lufta e Madhe; nuk eshte larg
    Nga Kryeplaku nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-04-2003, 14:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •