Mikhail Yurevich Lermontov ėshtė njė nga shkrimtarėt rus qė mbetet i pavdekshėm nė historinė e letėrsisė ruse dhe atė botėrore. Lindi nė Moskė nė 1814 nė njė familje fisnike. Nė krijmtarinė e tij, ai pati shumė ndikim nga vepra e Pushkinit dhe Bajronit, sidomos nė fushėn e poezisė. Ashtu si dhe Pushkini, Lermontovi ra viktime e nje dueli te provokuar me qellim. Keshtu, ne 1841, ne moshen 27 vjec, u nderprene jeta dhe krijimtaria e nje artisti tė madh.
Ndėrmjet veprave tė tij tė pėrkthyera nė shqip janė romani "Njė hero i kohės sonė" si dhe poema "Demoni". Pėr kėtė poemė ai punoi 12 vjet. E filloi qė kur ishte nė kolegj dhe e ripunoi deri pak pėrpara se tė vritej. Nė fillim ai mendoi ta shkruajė poemėn mbi Demonin, i cili dashurohet pas murgeshės sė bukur dhe "ajo mė nė fund e dashuron". Demoni e vret atė, nga cmira dhe nga urrejtja pėr ėngjellin e saj. Ne versionin pėrfundimtar, murgesha imagjinare u kthye nė bukuroshen Tamara - bijėn e princit plak Gudal. U ndėrrua subjekti i poemės, rivali i Demonit u bė i fejuari i Tamarės - "Sunduesi i Sinodalit". Ai e mbaroi poemen ne 8 Shtator 1838. Por poema pa dritėn e publikimit vetėm pas vdekjes sė autorit dhe u publikua nė vitin 1856.
Megjithėse nuk jetoi gjatė, Lermontov la mbrapa krijime qe frymėzuan dhe artistė tė tjerė. Ne poemėn e tij "Demoni" u mbeshtet Rubinshtejni, i cili krijoi operen me te njejtin titull. Vrubel i misheroi vargjet e Lermontovit ne nje nga pikturat e tij, ku ne sfondin e horizonteve te kuqerremte del fytyra e stermadhe e Demonit. Tolstoi e quante "faren" e vepres se tij "Lufta dhe paqja".
Pėrmbledhja e pjeses me pak fjalė ėshtė qė Demoni pa njė vajzė tė bukur (Tamarėn) dhe pėr herė tė parė ra nė dashuri. Ditėn e dasmės sė Tamarės me princin, ky i fundit ra nė pritė dhe vritet. Nga mėrzitja Tamara vendos tė futet murgeshė, por pėrsėri ajo nuk gjen qetėsi dhe herė pas here i shfaqet imazhi i princit. Nė njė nga kėto netė asaj i shfaqet Demoni qė i shpreh ndjenjat e tij. (pjesė nga e cila po vendos mė poshtė)
Demoni
Jam un'ai qė t'u fanit
Nė mes tė natės nė qeli
Ai mendim qė tė trondit
Ai trishtim qė tė venit
Ai qė pe nė ėndėrr ti
Ai qė s'do e qė s'e duan
Qė me vėshtrimin shpresat shuan
Kamxhiku, jam qė botėn rreh
Jam mbret i dijes dhe lirisė
Armik i qiellit, gjithėsisė
Po ja, per ty mė gjunjė bie!
Me gjithė shpirt te dashurova
Prandaj ta ēfaq me pėrgjėrim
Tė vetmen vojtje qė provova
Tė parin lot tė syrit tim
O! Kij mėshirė - u pėrvėlova!
Vec' fjala jote mund t'u japė
Qiejve dhe mua mirėsi
Nė mė rrethofsh me dashuri
Do dukem ėngjėll unė prapė
Nė njė parajs' e qiell tė ri
O, ndal, dėgjo, tė pėrgjėroj
Jam skllavi yt, tė dashuroj!
Qė atė ēast qė tė vėreva
Me shpirt, pa masė e urreva
Pavdekėsnė time, moj
Zili ja pata kėsaj bote
Kėtė tė pakėt lumturi
Kur s'jam me ty mė mbytin lotė
Mė kap njė tmerr e llahtari
Nė zemrėn shterpė rrez' e ndritur
Sėrishmi plagėt m'i mais
E ē'kish e ē'ish gjer dje dremitur
Si gjarpr' i zgjuar nis lėviz
Pa ty ē'mė ėshtė gjithėsia
Pushteti im, pavdekėsia?
Fjalė tė thata qė s'm'i ka ėnda
Tempull vigan pa ėngjėll brėnda
perkthyer nga Petraq Kolevica
Krijoni Kontakt