Close
Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 218
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    K R E U XIII

    KRYENGRITJA E PĖRGJITHSHME E VITIT 1912.
    SHPALLJA E PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ


    http://historia.shqiperia.com/rilindja/kreu_13.php

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Shpalime historike



    KOSOVA MIDIS ĒLIRIMIT NGA TURQIA
    DHE PUSHTIMI NGA SĖRBIA NĖ VITIN 1912


    http://www.balkancentre.org/bashkepu...sheradini.html

  3. #23
    Shqipėria e Bashkuar Maska e Tahir_Veliu
    Anėtarėsuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Gyrbet
    Postime
    134
    HASAN PRISHTINA - STUHIA E MALEVE TË KOSOVËS

    Shkruar nga Eugen SHEHU /HasanPrishtina.Com

    Friday, 23 December 2005

    Ku e kanë djepin stuhitë? Nga cilat re lëshohen poshtë më tërsëllimë? Gjithmonë kam menduar se foleja e tyre është në Malet e Kosovës.

    Si në gravurat e lashta, këto rrufe skalitin në memorien e kombit qëndresën shekullore të shqiptarit.

    Ato ndriçojnë si vetëtimat, përpos eposin e luftërave edhe ndjenjën e qenësishme të shqiptarit në vite dhe vite : Atdhedashurinë.


    Ndërsa mbyllte sytë nga shkrepjet e marra jo burrërisht prej serbëve, në vjeshtën e largët të vitit 1933 në Selanik,natyrisht Hasan Prishtina do të ndjehej si ai lisi mbi të cilin dhjetra furtuna u derdhën pa e përkulur aspak. Plot gjashtë herë , ky trim i Prishtinës ishte dënuar me vdekje në mungesë prej Portës së Lartë. Tri herë po i dënuar me vdekje në mungesë prej Beogradit, dy herë u burgos prej serbëve dhe bullgarëve.Katër herë u qëllua me armë tradhëtie ndaj trimit dhe në katër rradhët ai shpëton duke vikatur për sulme të mëdha,për beteja legjendare ndaj çdo armiku që avitej në kufijtë e atdheut tonë.


    Janë ndofta të pakët ata shqiptarë që dijnë se në prag të çdo luftimi me serbë,bullgarë apo malazez, nacionalisti Hasan Prishtina grumbullonte të holla duke shitur njërën pas tjetrës , pronat e mëdha që kish në Selanik.Vetëm pak ditë përpara se të vritej ai kishte shitur pothuaj krejt pasurinë, po a thua vallë se nuk mjaftonte vetëm burrëria dhe trimëria e tij. Mesazhin e lëshuar prej Kol Tromarës në Amerikë : „Qesen dhe shpirtin Atdheut „! ai e ktheu në një veprim konkret. Nën shembullin e tij , burra të shquar të Tiranës,Prishtinës,Tetovës dhe mbarë trojeve etnike shqiptare dhanë gjithshka që kishin për shqipërinë aq të rrezikuar në agimin e këtij shekulli.


    Agonia Osmane po e përballte çdo ditë e më tepër vendin tonë me synimet aneksioniste të fqinjëve ballkanikë. Ëndërrat e vjetra të këtyre fqinjëve për ta ndarë tokën e lashtë arbërore në disa kafshata,tanimë sikur po zgjoheshin prej gjumit letargjik.Rreziku trokete në dyert e kufijve të tokave arbërore. Në një takim me nacionalistët e shquar shqiptarë që jetonin në Stamboll në fund të vitit 1911,Hasan Prishtina duke jetuar me rrezikun e kësaj lufte dhe duke paraparë aktet e mbrame të kësaj tragjedie mes tjerave tha ; „Ndër të parët që do të marrë në dorë Flamurin e revullucionit,ndofta i pari ndër të parët,do të jem unë !". mandej këtë devizë nuk u friksua ta bëjë të qartë edhe në disa rrethe të larta të administratës osmane. Tanimë për atdhetarët e vërtetë shqiptarë gjithshka është e qartë.Ata jo vetëm që do të ideojnë kryengritjen madhore por edhe do të dijnë si të kërkojnë të drejtat jetësore të pavarsisë në dyert e kancelarive evropiane. Kësisoj,nëse plaku i urtë i Vlorës,Ismail Qemali do të nisej udhëve të Europës duke trokitur në rrethet diplomatike me zemrën e bardhë dhe fjalën e mënçur,Hasan Prishtina do të linte detyrat e larta në Stamboll për të ardhur në Kosovën e lindjes, së martirizuar. Në jo më shumë se dy muaj veprimtari të etshme ushtarake,Hasan Prishtina,mundi të organizojë mbi 200 prijësa e strategë popullorë pas të cilëve vinin mbi 60 mijë burra shqiptarë të gatshëm deri në vdekje për të mbrojtur përkuljen e djepave në mbrendësinë e trojeve arbërore. Rrafshi i Dukagjinit do të përbënte folenë e stuhisë së madhe,sizmika tronditëse e të cilës do të ngjethte serbët,armiqtë tanë shekullorë,së bashku me turqit.Prishtina me krejt rrethinat e saja duke parandjerë çastin fatlum të lirisë që afronte,duke qenë e sigurtë në mençurinë e trimit Hasan Prishtinës,nuk kurseu asgjë për ëndrrën e lashtë të saj.Mijëra shqiptarë,të revoltuar në kulm prej intrigave ballkanike,u ngritën në këmbë dhe mbrënda disa javëve krahina e rrafshit të dukagjinit u çlirua plotësisht.


    Tani uragani i lirisë i drejtohej Shkupit.Përballë kësaj gjendjeje shpërthyese,turqit mendojnë se duhet tërhequr e për këtë kërkojnë të bisedojnë me Hasan Prishtinën.Ky i fundit,nga Ferizaj,dërgon drejt Stambollit një proklamatë prej 14 pikash në të cilën shtjellon rrezikun ballkanik për asimilimin total të Shqipërisë.Porta e Lartë natyrisht për shkak edhe të pozitave të saj detyrohet të bëjë lëshime,,natyrisht duke kërkuar edhe disa kushte.Largëpamësia e Hasan Prishtinës,kësisoj do të vihej në provë për të dhjetën herë dhe gjithmonë do të fitonte në saj tër mendimit e gjykimit të mënçur.


    Tetori i vitit 1912 do të shënojë në historinë e luftërave tona,nivelet e tij të mëdha në kuptimin e vijimsërisë së fitoreve të strategjive e taktikave popullore.Prishtina me rrethinat e saja të mbrojtura nën komandën e Hasan Prishtinës, Shkupi i drejtuar prej Mehmet Pashë Derrallës dhe Dibra prej Elez Isufit , do të prisnin me gjokset e tyre rrebeshin e ushtrisë serbe e malazeze të udhëhequra prej mizorive të Jankoviqit.Mbi 60 mijë ushtarë të armatosur deri në dhëmbë,u porpoqën me zjarr dhe me hekur të shtypin këtë kryengritje kaq të madhe, por ata u thyen keqaz për veten e tyre.


    Aftësia luftarake në gjeninë e lindur,bëri që Hasan Prishtina të parashihte situatat jo vetëm në trevat veriore por sidomos deri në Janinë. Falë kësaj zgjuarsie taktike të tij,trimërisë dhe intuitës,mbetën krejt të lira e të pakërcënuara prej fqinjëve disa udhë që të çonin në Vlorë. Kësisoj, në fundin e vjeshtës së tretë të vitit 1912 , flamuri i pavarsisë u ngrit në Vlorë prej duarve të plakut të bardhë Ismail Qemali.Në aktin historik të ngritjes së këtij flamuri ishte padyshim edhe mençuria e guximi i gjeneralëve dhe i prijësave popullorë : Hasan Prishtina,Mehmet Pashë Deralla dhe Elez Isufi.Ata kishin hyrë prej kohe në zemrat e popullit.Atyre u këndoheshin këngë që në gjallim të tyre.


    Ndërkohë,në vjeshtën e vitit 1913,në kulisat e beogradit hidheshin idetë për daljen me çdo kusht në Adriatik. Ringritja prej varri e kësaj ëndrre të vjetër, frymëzohej sidomos prej presioneve të mëdha të Europës të cilët e kishin kryer aktin e madh të turpshëm të caktimit ose më mirë të themi të masakrimit të kufinjëve tanë. Hasani,duke kuptuar së thelli situatën,me një vizion së qartë strategjik grumbulloi forca të mëdha shqiptarësh përgjatë dy Drinave për të pritur me një taktikë sa ma të zhdërvjellët armatën pushtuese serbe. Në dimrin e vitit 1913 , thirja besa-besë,do të ngrinte peshë një popull të tërë i cili do të ndiqte Hasan Prishtinën ashtu siç ndjek një vetëtimë që rrëfen rrugën nëpër natën me stuhi.


    Si feniksi që rilin prej hirit të vet mbas çdo beteje,Hasan Prishtina do të dilte më trim dhe i mençur. Asnjëherë s’u mposht.Kurrë nuk u ligështua.Urdhërat e dënimet me vdekje,atentatet dhe burgimet i priti ftohtësisht,me atë gjykimin e thellë,me fjalët që tash në këto kohëra tingëllojnë aq burrërore :


    „ As ari i tanë botës nuk mundet me më mashtrue, veç dekjes !......


    Juniku do të ishte një tjetër epope e shkruar prej burrërisë së Kosovës, e udhëhequr prej Hasan Prishtinës. Në krye të mbi 2000 forcave shqiptare,ky trim do të realizonte sulme të njëpasnjëshme mbi garnizonet serbe duke iu shkatuar atyre humbje mjaft të mëdha.Stuhia e maleve të Kosovës, kur bëhej fjalë për mbrojtjen e tokave shqiptare,nuk kish të ndalur.Këngët tona të majekrahut kanë kurdoherë brenda tyre diçka prej vikamës së birit të Prishtinës.


    Në Parisin e vitit 1919,burri dhe trimi Hasan Prishtina u dëgjua me tepër kujdes prej rretheve përparimtare dhe kancelarive zyrtare.Në mënyrë të saktë dhe mbi bazën e të drejtave themelore të njeriut,Hasan Prishtina,përcaktoi qartë se vetëm bashkimi i katër vilajeteve të Shqipërisë do të mund të nxiste paqën ballkanike. Në të kundërtën, ujërat e lumenjëve dhe deteve shqiptarë do të vaditeshin gjithmonë prej gjakut. Jo vetëm në Paris por edhe në Gjenevë , në Romë dhe në Vjenë, Hasan Prishtina kurdoherë e ngriti zërin fort për gjendjen aktuale si edhe ardhmërinë e kombit të vet.Pdyshim një dimension tjetër i mendimit ushtarak strategjik të Hasan Prishtinës,është edhe ideja e krijimit të një blloku ushtarak antisllav.Ai bërri përpjekje të mëdha sidomos për të ngritur ura bashkëpunimi me bullgarët dhe italianët kundra murtajës së përjetshme të Ballkanit,serbisë. Por në çdo rast ishin Fuqitë e Mëdha që prekeshin prej një blloku të fuqishëm antisllav. Ndaj vizioni i strategut popullorë prej Prishtine mbeti kurdoherë i zbrazur,pa u vënë në jetë një mision i lënë mes udhe prej të tjerëve.


    Edhe pse dora vrastare shtiu mbi trimin në Selanik,edhe pse ai ra në një muzg të vonët të gushtit të vitit 1933 larg votrës së tij Prishtinës,Kosova u drithërua.Malet e Kosovës ndjenë së mbrendshmi se mbi ta nuk do të kalonte më stuhia. Gurët e lugjet vajtuan.Zogjtë e maleve përcollën dhimbjen nga pranvera në pranverë ndërsa lavdia e Hasan Prishtinës mbijetoi deri në ditët tona.
    "Akuza, shpifje, kėrcenime, rreziqe nuk mė kanė frikėsuar kurr deri mė sot, e kundėrshtarėt e mij le tė janė tė sigurtė se nuk do tė mė frikėsojnė as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e ēmoj, e tham me krenari, nuk e le tė pėrlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenė t'eme patriotike nuk ka muejtė as nuk do tė muej me mė shtrue ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė tanė anmiqve. Ka me shtrue vetėn vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri nė vdekje, "Ora e Shqipnisė", nr. 7, Vjenė, 22.V.1928.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Si u vra Hasan Prishtina nė Selanik

    Pėrshkrimi i atentatit nga gazeta greke e kohės

    “Maqedonia e Re” (Μακεδονικα Νεα)


    “Maqedonia e Re” e datės 14 gusht 1933, njė ditė mbas vrasjes sė Hasan Prishtinės, shkruante pėr ngjarjen qė tronditi Selanikun mė 13 gusht tė vitit 1933. Gazeta e asaj kohe shėnonte se Hasan Prishtina ėshtė pronar i ndėrtesės sė sotme “Shkolla e tė Verbėrve”.( Shih ndėrtesėn- shtėpinė e Hasan Prishtinės nė Selanik) Gazeta e kohės pėrshkruan vdekjen tragjike tė atdhetarit, politikanit tė madh Hasan Prishtinės. Nė faqet e gazetes shkruhej: “Njė tjetėr vrasje qė u bė nė rrugėn Ēimisqi, tronditi Selanikun. Politikani shqiptar Hasan Prishtina u vra nė qoshen Ēimisqi nė Vogaxhiku, pėrpara bakallhanes “IVI”. Shqiptari Ibrahim Ēelo, 38 vjeēar, i papunė, qėlloi pesė herė ish-kryeministrin shqiptar Hasan bej Prishtinėn. ( Shih foton e vrasėsit tė Hasan Prishtinės, Ibrahim Ēelos ).
    http://www.beepworld.de/memberdateie...htina81007.htm

    Vrasja u krye nė orėn 2 mbasdite mė datė 13 gusht 1933. Nė rrugėn Ēimisqi u pa njė zotėri i moshuar, i mbajtur mirė dhe me tipare simpatike, tė ecte pėrkrah e tė fjaloste me njė person tė veshur mirė, i gjallė, sa e tradhėtonte dhe toni i zėrit. Arritėn nė kryqėzimin e rrugės Ēimisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin pėr tek bakallhane “IVI” dhe nė largėsi dy hapa nga kinkaleria e invalidit J.Janopullo. Njeriu me pamje tė zymtė nxorri rrufeshėm revolverin e markės “SMITH” dhe shtiu kundrejt bashkėbiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, qė ra nė trotuar. Kalimtarėt e mbledhur nga tė dy tė shtėnat, panė vrasėsin tė turret me mizori tė parrėfyer mbi viktimėn dhe t’i zbrazė edhe tre plumba tė tjerė, dy nė kraharor dhe tė tretėn nė kokė, si e shtėnė vdekjeprurėse, pėr tė qenė i sigurtė pėr pėrfundimin e aktit tė vrasjes. Fill pas krimit tė tij vrasėsi, qė t’i ikė rrezikut prej turmės sė mbledhur qė u vu pėr ta kapur, ia dha vrapit nga rruga Vogaxhiku. ( Shih kufomėn e Hasan Prishtinės nė morgun e spitalit nė Selanik )

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Si u vra Hasan Prishtina nė Selanik



    KUSH E VRAU HASAN PRISHTINĖN!?! NĖ ARKIVAT E

    SELANIKUT ZBULOHET MISTERI I VRASJES !


    Shkruan: Prof. Arben LLALLA *

    Tetovė, 08. 10. 2007


    Mė 13 gusht u mbushėn 74 vjet qė nga data e 13 gushtit tė vitit 1933, ku nė qytetin e Selanikut u vra nė pabesi dhe mizori ish-Kryeminsitri i Shqipėrisė Hasan Prishtina. Gjatė viteve tė qėndrimit tim nė Selanik nė arkivat e kėtij qyteti zbulova njė gazetė tė vjetėr qė pėrshkruante ngjarjen e vrasjes sė atdhetarit tė shquar Hasan Prishtina. Nė gazetėn “Maqedonia e Re” e datės 14.8.1933, ishte botuar fotografia e Prishtinės i vdekur dhe fotografia e vrasėsit Ibrahin Ēelos.

    ( Shih kopjen e gazetės „Maqedonia e re“ Μακεδονικα Νεα,vrasėsin dhe kufomėn e Hasan Prishtinės ) Gazeta e asaj kohe shkruante pėr jetėn, veprimtarinė dhe pasurinė nė Selanik tė Hasan Prishtinės dhe na sjell njė fakt tė vėrtetė pėr datėn e vrasjes sė tij qė deri mė sot shumė historianė shqiptar qė janė marrė me figurėn e tij e kanė gabuar duke shkruajtur si datė tė vrasjes 14 gushtin e 1933, por sipas gazetės sė kohės ėshtė data 13 gushti i 1933.



    Hasan Prishtina ka qenė shumė i pasur, por pasurinė ai e shkriu pėr ēėshtjen kombėtare. Ai pat mbledhur tė holla pėr tė ēuar nė shkollėn normale tė Elbasanit djemtė shqiptarė nga Kosova. Pasuri e patundshme qė i ka ngelur ende dhe qė njihet botėrisht ėshtė njė ndėrtesė tre katėshe qė ndodhet nė qendėr tė Selanikut, anės detit nė rrugėn Vasilis Ollga dikur zonė e privilegjuar. Ndėrtesa trekatėshe rrethohet prej njė oborri gjigant me sipėrfaqe rreth 1500 m katrorė, vlera e saj nė tregun e shitjeve tė banesave me truall arrin nė shumė milion dollarė amerikanė. Thuhet se mjaft vite mė parė pronėn e kėrkoi e mbesa e Hasan Prishtinės, por shteti grek nuk ia dha. Sot shtėpia ėshtė pronė shtetėrore dhe funksionon si shkollė dhe Instuticion bamirės pėr personat shurdhmemecė dhe tė verbėr. Kjo ndėrtesė pėr shqiptarėt ka njė vlerė historike. Vendosja nė murin e saj tė jashtėm e njė pllake memoriale ėshtė gjėja mė elementare pėr indentitetin e ndėrtesės dhe kujtimin e kėtij personaliteti. Ėshtė e drejtė dhe detyrė qė pėrfaqėsuesit e Kosovės tė kėrkojnė qė kjo pronė e njeriut qė nuk e ndali luftėn pėr bashkimin e trojeve shqiptare tė njihet dhe tė zotėrohet. Hasan Prishtina pranoi mė mirė tė vdesė nėpėr malet e Kosovės, se sa nė kolltukun e turpit nė njė ministri nė Stamboll. Dhe fitimi i sė drejtės do tė ishte njė shpėrblim i merituar, njė peng nderimi pėr kėtė burrė tė shquar shteti.



    Hasan Prishtina nėpėr faqet e historisė


    Hasan bej Prishtina ka qenė njėri nga personalitetet dhe figurat mė tė shquara tė Lėvizjes sonė Kombėtare. Ky ideolog i shquar, dhe udhėheqės i palodhur i kryengritjes sė pėrgjithshme pėr pavarėsinė e tokave shqiptare, tėrė pasurinė e dha pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare. Lirisht mund tė thuhet se veprimtaria e tij luftarake gjatė muajve maj-gusht 1912 e pėrgatitėn ngritjen e Flamurit nė Vlorė. Hasan Prishtina lindi nė vitin nė vitin 1873 nė Vushtrri, por familja e tij, ishte nga treva e Drenicės, Polaci (tani Hasanprishtina). Mbiemri i vėrtet i Hasan Prishtinės ka qėnė Berisha, por me largimin e gjyshit tė tij Haxhi Ali Berisha nga Polaci nė Vushtri, mbiemrin e ndryshoi nga Berisha nė Polaci.



    Mbas zgjedhjes sė tij deputet nė Kuvendin Popullor Turk (1908-1912), ai e ndryshoj mbiemrin pėrsėri, por kėsaj here nga Polaci nė Prishtina pra, edhe u njoh si Hasan bej Prishtina. Studimet politiko-juridike i kreu nė Stamboll. Shovinizmi i xhonturqve kundėr shqiptarėve dhe Shqipėrisė, nxiti njė urrejtje tė deputetėve shqiptarė, antarė tė Kuvendit Popullor turk, tė cilėt ndėrrmorėn njė takim tė fshehtė pėr fillimin e Kryengritjes (1909-1912) nė Shqipėri. Esat Pashė Toptani mori pėrsipėr krahinėn e Shqipėrisė sė Mesme dhe krahinėn e Mirditės, Myfti Beu, Azis Pasha dhe Syrja Beu, morėn pėrsipėr krahinėn e Toskėrisė. Ismail bej Qemali u nis pėr nė Europė, pėr tė mbledhur tė holla dhe armė pėr kryengritjen. Hasan bej Prishtina mori pėrsipėr organizimin e kryengritjes nė Kosovė, bashkė me Bajram Currin dhe Isa Boletinin.



    Kjo kryengritje do tė kurorėzonte mė 28 nėntor 1912 me shpalljen e Pavarsisė sė Shqipėrisė sė zvogėluar. Nė vitin 1913 u ngarkua me detyrėn e Ministrit tė Qeverisė Kombėtare tė Vlorės. Hasan Prishtina ka qenė drejtor i sė pėrditshmes “ZUKRE” (Afėrdita) qė ka dalė mė 1911. Pėr arsye tė gjendjes sė jashtėzakonshme brenda dy vjetėve gazeta e ndėrroi emrin rreth 20 herė, ku dolėn 412 numra. Dhe emri i drejtorit shkruhej gabimisht si; “Pessembe Mebusu Hasan” (deputeti sė enjtes). Nė vitin 1914, kur vjen pėr tė drejtuar Shqipėrinė princ Vidi, Hasan Prishtina zgjidhet ministėr i punėve botėrore nė qeverinė e Durrėsit.



    Mė 1918, Hasan Prishtina, Kadri Prishtina (Hoxhė Kadriu), Bajram Curri dhe shumė tė tjerė formojnė Komitetin “Mbrojtja Kombėtare e Kosovės” me pėrfaqėsuesit e tyre nė Romė dhe nė shtetin mėmė Shqipėri, ndėrsa nė dhjetor tė vitit 1919 Komiteti e ngarkoi si kryetar tė delegacionit tė tij nė Konferencėn e Paqes nė Paris, ku kėrkoi bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė. Mori pjesė nė pėrgatitjen dhe organizimin e Kongresit tė Lushnjes (1920) dhe nė prill 1921 u zgjodh deputet i Dibrės nė parlamentin shqiptar. Ai u shqua si luftėtar pėr mbrojtjen e “zonės neutrale” tė Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si udhėheqės i Lėvizjes Nacionalēlirimtare tė Kosovės kundėr sundimit serb. Hasan Prishtina mė 7 dhjetor 1921 u zgjodh nga Kuvendi Popullor Shqiptar kryeministėr dhe ministėr i jashtėm, por mė 10 dhjetor 1921 ai jep dorėheqjen pas kundėrshtimeve tė disa deputetėve qė i kryesonte Ahmet Zogu. Kėshtu, pėr tė shmangur gjakderdhjen midis shqiptarėve, Prishtina mbetet vetėm deputet i atij Kuvendi.



    Me vendosjen e marrėdhėnieve midis Shqipėrisė dhe Mbretėrisė Serbo – Kroate - Sllovene mė 1922 Qeveria e Ahmet Zogut dhe e Xhaferr Ypit u hoqi tė drejtėn e deputetit nė Kuvendin Popullor shqiptar, Hasan Prishtinės, Bajram Currit, Hoxhė Kadriut dhe shumė udhėheqėve tė tjerė nga Kosova dhe filloi ndjekja pėr eleminimin e tyre. Kjo ishte marrėveshja qė bėri kryeministri Ahmet Zogu me ministrin e jashtėm tė mbretėrisė Jugosllave z.Ninēiē mė 1922. Nė janar tė vitit 1922 qeveria e Tiranės lidhi marrėveshjen qė ushtria serbe ta ndiqte Hasan Prishtinėn dhe udhėheqėsit e tjerė kosovarė edhe brenda territorit tė shtetit shqiptar. Nė fund tė muajit shkurt 1923, Hasan Prishtina dhe Barjam Curri u ngritėn kundėr rregjimit serb nė Kosovė. Kjo kryengritje u shtyp sepse qeveria e Ahmet Zogut nuk i mbėshteti. Mbas kėsaj 3500 shqiptarė tė Kosovės u pėrzunė nga trojet e tyre pėr nė Turqi.


    “Tradhėtari” Hasan Prishtina



    Mė 26 shtator 1924 krahas Fan Nolit, Luigj Gurakuqit ishin dhe Hasan Prishtina, Bajram Curri, Bedri Pejani nė Lidhjen e pestė tė Kombeve nė Gjenevė. Pėrfaqėsuesit e Kosovės Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Bedri Pejani kundėrshtuan pėr genocidin qė kryente Beogradi ndaj popullit shqiptar nė Kosovė. Pas rrėzimit tė qeverisė sė Nolit nė dhjetor 1924 dhe ardhjen e Zogut me ndihmėn e serbėve, Hasan Prishtina largohet pėrgjithmonė nga toka e mėmėdheut, pėr t’u vrarė mė 13 gusht 1933 nė Selanik nga dorėsi i Ahmet Zogut. Deri nė vitin 1962 Hasan bej Prishtina ishte cilėsuar tradhėtar i kombit shqiptar. Kėshtu mbreti Zog e vrau, ndėrsa qeveria e asaj kohe e Enver Hoxhės e rivrau, sepse pseudohistorianėt shqiptarė shfrytėzuan deri mė 1962 dokumenta jugosllave dhe ruse pėr tė bėrė historinė e Shqipėrisė dhe vlerėsimet e disa figurave tė ndritura politike shqiptare. Shumė dekada pas vrasjes sė Hasan Prishtinės, eshtrat u sollėn nga Selaniku pėr t’u rivarosur nė njė copė tokė nė Kukės, pranė kufirit me Kosovėn.



    Pėrshkrimi i atentatit nga gazeta greke e kohės

    “Maqedonia e Re” (Μακεδονικα Νεα)


    “Maqedonia e Re” e datės 14 gusht 1933, njė ditė mbas vrasjes sė Hasan Prishtinės, shkruante pėr ngjarjen qė tronditi Selanikun mė 13 gusht tė vitit 1933. Gazeta e asaj kohe shėnonte se Hasan Prishtina ėshtė pronar i ndėrtesės sė sotme “Shkolla e tė Verbėrve”.( Shih ndėrtesėn- shtėpinė e Hasan Prishtinės nė Selanik) Gazeta e kohės pėrshkruan vdekjen tragjike tė atdhetarit, politikanit tė madh Hasan Prishtinės. Nė faqet e gazetes shkruhej: “Njė tjetėr vrasje qė u bė nė rrugėn Ēimisqi, tronditi Selanikun. Politikani shqiptar Hasan Prishtina u vra nė qoshen Ēimisqi nė Vogaxhiku, pėrpara bakallhanes “IVI”. Shqiptari Ibrahim Ēelo, 38 vjeēar, i papunė, qėlloi pesė herė ish-kryeministrin shqiptar Hasan bej Prishtinėn. ( Shih foton e vrasėsit tė Hasan Prishtinės, Ibrahim Ēelos )


    Vrasja u krye nė orėn 2 mbasdite mė datė 13 gusht 1933. Nė rrugėn Ēimisqi u pa njė zotėri i moshuar, i mbajtur mirė dhe me tipare simpatike, tė ecte pėrkrah e tė fjaloste me njė person tė veshur mirė, i gjallė, sa e tradhėtonte dhe toni i zėrit. Arritėn nė kryqėzimin e rrugės Ēimisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin pėr tek bakallhane “IVI” dhe nė largėsi dy hapa nga kinkaleria e invalidit J.Janopullo. Njeriu me pamje tė zymtė nxorri rrufeshėm revolverin e markės “SMITH” dhe shtiu kundrejt bashkėbiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, qė ra nė trotuar. Kalimtarėt e mbledhur nga tė dy tė shtėnat, panė vrasėsin tė turret me mizori tė parrėfyer mbi viktimėn dhe t’i zbrazė edhe tre plumba tė tjerė, dy nė kraharor dhe tė tretėn nė kokė, si e shtėnė vdekjeprurėse, pėr tė qenė i sigurtė pėr pėrfundimin e aktit tė vrasjes. Fill pas krimit tė tij vrasėsi, qė t’i ikė rrezikut prej turmės sė mbledhur qė u vu pėr ta kapur, ia dha vrapit nga rruga Vogaxhiku. ( Shih kufomėn e Hasan Prishtinės nė morgun e spitalit nė Selanik )



    Nga tronditja ai ra nė vitrinėn e tregėtores “Beharnae” tė cilės ia dėmtoi tendėn, por rimori veten, pėr t’u turrur drejt rrugės “Paleon Patron” ku u rrethua nga turma, qė e ndiqte me synime tė errėta. Vrasėsi hyri nė banesėn e mjekut z.Dukidhis, ku dhe ju dorėzua rojes sė policisė. Por nuk mundi t’i shpėtojė egėrsimit tė turmės. Kalimtarėt qė e ndoqėn dhe banuesit fqinjė tė ēdo moshe, shtrese, pa ditur identitetin e tij dhe as motivet e vrasjes, tė indinjuar ndaj egėrsisė qė tregoi vrasėsi ndaj viktimės, sa panė tė vijė skuadra e policisė, u turrėn dhe ata duke thirrur: - Shqyjeni, shqyjeni, vrasėsin. Ndėrsa polici mė kot pėrpiqej tė shpėtonte antentatorin, turmat u turrėn ndaj tij dhe nisėn ta grushtojnė, duke i shkaktuar mavijosje nė pjesė tė ndryshme tė trupit. Do ta kishin ēarė pėrgjysėm vėrtet, nėse nuk do ia mbėrrinte tė hynte nė njė tjetėr shtėpi, nė rrugėn “Paleon Patron”, ku u strehua nga i zoti i shtėpisė, i cili nxitoi tu mbyllte derėn e jashtme turmave tė zemėruara. Pas pak mbėrriti sekretari i policisė, nėntogeri z.Zografo, dhe vrasėsin e transferuan me motoēikletė nė Seksionin e tretė tė policisė. Hasan Prishtina, i mposhtur nga plagėt, u dėrgua ndėrkohė nė Spitalin Popullor, ku trupit tė tij iu bė autopsia. Nė orėn 2.50 minuta mbasdite oficeri Sotiriu nisi hetimet me pėrkthyes, pyeti vrasėsin nėse e njeh gjuhėn greke, ai u pėrgjigj se njeh gjuhėn shqipe, frėnge dhe gjuhėn turke.

    Vrasėsi nėnvizoi se akti i tij u dedikohet motiveve politike. Ndėrkaq pretendoi se ish-kryeministri i atdheut tė tij ishte komit dhe bashkėpunonte me komitetin bullgaromaqedonas me qėllim qė tė vrisnin mbretin e Shqipėrisė Ahmet Zogun. Planet, thotė antetatori, m’i tregoi Hasan Prishtina pėrpara pesėmbėdhjet ditėve, kur po vinim prej Vjene (Austri) dhe mė bėnte presion qė tė bėhesha unė kryetar i bandės komite dhe tė shkoja nė Tiranė ku tė vrisja mbretin Ahmet Zogu. Prishtina, vijon vrasėsi, mė premtoi shpėrblim mujor dhe njė shpėrblim dhuratė mbas aktit tė vrasjes, por unė i kundėrshtova kėto propozime tė tij, sepse jam pro regjimit tė mbretit Ahmet Zogu dhe nuk dėshiroja tė bėhem vegėl e Hasan Prishtinės, tė cilin nė Shqipėri e quajnė tradhėtar. Ibrahim Ēelo jetonte nė Nikea tė Francės dhe ishte tregėtar frutash, ishte i martuar me njė spanjolle, me tė cilėn kishte dhe fėmijė. Atje u njoh pėrpara disa vitesh me Hasan Prishtinėn, qė ish shpėrngulur nė Nikea pėr hir tė shlodhjes dhe kishin lidhur marrėdhėnie familjare. Gjatė njohjes midis tyre Hasan Prishtina i kishte treguar pėr rininė, vėrshtirėsitė qė kishte kaluar pas largimit nga Shqipėria nė Turqi dhe Bullgari. Nė Turqi pat gjetur miq tė vjetėr dhe bashkėluftėtarė kundėr xhonturqve. Mori pjesė nė njė shoqatė tė fshehtė me bashkatdhetarėt e vet pėr ēėshtjen shqiptare”.



    · Autori ėshėt anėtar i Kėshillit Shkencor i Institutit tė

    Studimeve tė Ēamėrisė

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    A kini lexu Biografin e Hasan Prishtines nga Historiante e Kosoves,rreth burgosjes nga serbet ne maqidoni dhe kush e liroj,apo ata qe ken bashk me to ne burge.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    jo feg.. nuk e kam lexue..
    na e sill ta lexojme..

    kam lexue dikur ne gazet rilindja apo bujku te prishtines..dikund nga vitet 1990 e ca.. a 2 a 3 a 4 a 5 nuk e mbaj mend.. disa kujtime te atdhetarit sejfi vllamasi..
    ne ato kujtime shum autentike e shum interesante.. kam mesuar dhe disa gjana per hasanin prishtin.. e mes tjerash per disa pun te hasan begit neper vjen te austris e gjetiu..

    dhe mu neverit figura e tij..

    pra nji ngatrrestar..nji destruktiv.. nji i pa bes.. nji sali vesel.. i llojit te vecante..

    ..

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    as un sekom ket liber,moti ekom lexu tash pak e mbaj mend,ka koh shum qe sjom kon ne kosov.Ti ndoshta mundesh me gjet ne Kosove.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Hasan Bej Prishtina
    Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė
    • Learn more about citing Wikipedia •
    Shko te: navigacion, kėrko
    Hasan Prishtina

    Hasan Bej Prishtina (lindi mė1873,Vushtrri - 14 gusht 1933, Selanik), deputet[1], aktivist shqiptar nga Kosova (Perandoria Osmane).


    Hasan Prishtina lindi nė Vushtrri nė njė familje patriote, u vra mė 14 gusht 1933 nė Selanik me atentat. Ishte patriot e demokrat revolucionar i shquar qė luftoi pėr lirinė e pavarėsinė e atdheut, pėr demokratizimin e jetės sė vendit, pėr ēlirimin e Kosovės nga zgjedha serbomadhe dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar.

    Studimet e larta i kreu nė Stamboll pėr shkencat politiko-juridike. Nė vitet 1908-1912 u zgjodh tri herė deputet nė parlamentin osman, tė cilin e pėrdori si tribunė pėr mbrojtjen e tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve.

    Nė fillim tė vitit 1912 sė bashku me Ismail Qemali ishte ndėr nismėtarėt pėr organizimin e Kryengritjes sė Pėrgjithshme tė Armatosur nė Shqipėri ku u shqua si udhėheqėsi kryesor. Nė vitin 1913 u ngarkua me detyrėn e ministrit nė qeverinė kombėtare tė Vlorės. Me themelimin e komitetit "Mbrojtja Kombėtare e Kosovės" u zgjodh anėtar i tij, ndėrsa nė dhjetor tė vitit 1919 komiteti e ngarkoi si kryetar tė delegacionit tė tij nė Konferencėn e Paqes nė Paris ku do tė kėrkonte bashkimin me shtetin kombėtar shqiptar tė Kosovės e tė viseve tė tjera shqiptare nė Jugosllavi.

    Mori pjesė aktive nė pėrgatitjen dhe organizimin e Kongresit tė Lushnjės 1920 dhe nė prill tė vitit 1921 u zgjodh deputet i Dibrės nė parlamentin shqiptar. Nė dhjetor tė vitit 1921 kryesoi njė ndėr qeveritė mė demokratike tė vendit. Hasan Prishtina ishte njė nga drejtuesit e organizatorėt kryesorė tė lėvizjes antizogiste tė shkurt-marsit 1922. Gjatė viteve 1922 dhe 1923 u shqua si kundėrshtar i vendosur i reaksionit tė brendshėm. Shquhet si luftėtar pėr mbrojtjen e "Zonės neutrale" tė Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si udhėheqės i lėvizjes nacionalēlirimtare dhe i ēetave kryengritėse nė Kosovė kundėr sundimit serb. Hasan Prishtina mori pjesė aktive nė pėrgatitjen e Revolucionit Demokratiko-borgjez tė qershorit tė vitit 1924, luftoi pėr vėnien nė jetė tė programit tė qeverisė demokratike tė dalė nga ky revolucion. Nė shtator tė vitit 1924 nė krye tė njė delegacioni nė emėr tė komitetit "Mbrojtja Kombėtare e Kosovės" shkoi nė Lidhjen e Kombeve nė Gjenevė ku protestoi kundėr barbarizmave mbi popullsinė shqiptare tė qarqeve shoviniste serbe nė Kosovė.

    Pas dėshtimit tė revolucionit tė 1924-ės u largua jashtė atdheut. Gjatė tėrė kohės nė mėrgim (1925-1933) qėndroi nė krahun mė tė pėrparuar tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. E vazhdoi luftėn kundėr regjimeve diktatoriale e monarkofashiste, kundėr tiranisė zogiste nė Shqipėri dhe zgjedhės shoviniste serbomadhe nė Kosovė. Nėn drejtimin e tij, u themelua "Komiteti i Ēlirimit tė Kosovės" i cili veproi jashtė vendit krahas Komitetit tė Ēlirimit Nacional. Hasan Prishtina luftėn ēlirimtare nė Kosovė u pėrpoq ta lidhė e ta bashkėrendojė me luftėn e popujve tė shtypur ballkanikė. Disa herė u bė nismėtar i bashkėpunimit me pėrfaqėsuesit dhe organizatat nacionalēlirimtare tė Maqedonisė, tė Bosnjės, tė Kroacisė e tė tjerė qė vuanin nėn zgjedhėn e regjimeve shoviniste tė huaja. Hasan Prishtina kėrkonte respektimin e tė drejtave kombėtare tė tė gjithė popujve ballkanikė gjė qė do tė arrihej sipas tij me krijimin e shteteve kombėtare nė bazė tė parimit tė vetėvendosjes, duke pėrjashtuar ēdo formė tė hegjemonisė sė njėrit ndaj tjetrit. Katėr herė armiqtė organizuan kundėr tij atentate me armė. Dy herė e burgosėn pushtuesit serbė e bullgarė. Gjashtė herė e dėnuan me vdekje xhonturqit, feudali e vegla e Serbisė Esat Pashė Toptani, qarqet shoviniste serbomadhe dhe tri herė qeveria e Ahmet Zogut. Mė 14 gusht 1933 u vra nė Selanik me atentat nga agjentėt e Ahmet Zogut nė bashkėpunim me qeverinė jugosllave. Hasan Prishtina ka lėnė njė varg artikujsh si edhe kujtimet e tij pėr kryengritjen antiosmane tė 1912 qė kanė vlerė pėr historinė e lėvizjes sonė kombėtare e demokratike. Nė vitin 1977 eshtrat e tij u sollėn nga Selaniku nė Shqipėri.


    [redakto] Thėnie personale

    * “Na luftojmė e ndoshta nuk e gėzojmė (lirinė), por ata qė vinė mbas nesh, kanė me i gjet shejet tona”. [2]

    [redakto] Burim i tė dhėnave

    1. ^ Ligjvėnėsit shqiptarė 1920-2005 - Republika e Shqipėrisė KUVENDI . Tiranė 2005
    2. ^ alb-shkencaKryengritja shqiptare e vitit 1915, - nė internet prill 2007

    Marrė nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Hasan_Bej_Prishtina"
    Kategoritė: Politikanė shqiptarė | Kryeministra tė Shqipėrisė | Shkrimtarė shqiptarė | Atdhetarė tė shquar | Heronj
    Shikime

    * Artikulli
    * Diskutimet
    * Redakto
    * Historiku

    Mjete vetjake

    * Hyni ose hapni njė llogari

    Shfleto

    * Faqja Kryesore
    * Wikiportal
    * Ngjarjet e tanishme
    * Ndryshime sė fundmi
    * Artikull i rastit
    * Ndihmė
    * Dhuroni

    Kėrko

    Mjete

    * Lidhjet kėtu
    * Ndryshimet fqinje
    * Faqet speciale
    * Version shtypi
    * Lidhja e pėrhershme
    * Cito artikullin

    Nė gjuhė tė tjera

    * Български
    * Deutsch
    * English
    * Franēais
    * Magyar
    * Polski
    * Svenska

    Powered by MediaWiki
    Wikimedia Foundation

    * Kjo faqe ėshtė ndryshuar pėr herė te fundit mė 02:38, 15 Korrik 2009.
    * Text is available under the Creative Commons Attribution/Share-Alike License; additional terms may apply. See Terms of Use for deta.http://sq.wikipedia.org/wiki/Hasan_Bej_Prishtina

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Nė 135- vjetorin e lindjes sė atdhetarit, deputetit, ideologut, diplomatit dhe arsimdashėsit tė shquar demokrat e largpamės, Hasan Prishtina

    ( PJESA E DYTĖ)

    Shkruan: Prof. Bedri TAHIRI

    HASAN PRISHTINA
    TRURI I LĖVIZJES KOMBĖTARE SHQIPTARE
    (1908- 1933)

    Mue n’idenė teme patriotike nuk ka mujtė as nuk do tė
    mujė me mė shtrue ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė
    tanė armiqve! Ka me mė shtrue vetėm vdekja!

    Hasan Prishtina


    Ideologu kryesor i Lėvizjes Kaēake

    Hasan Prishtina pėr asnjė ēast nuk pushoi sė punuari pėr ēėshtjen kombėtare. Tashmė, ai ishte truri i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Pėrkrah dy burrave tė mėdhenj tė kombit, dy drenicasve tė pandarė, Hasan Prishtinės dhe Azem Galicės, qėndronin edhe dy burrėresha sypatrembura, Igballe Prishtina dhe Shotė Galica. Kėto bashkėshorte e bashkėluftėtare besnike, pos aksioneve luftarake, nėpėr fronte e beteja, ndihmonin edhe nė organizimin e pėrhapjes sė diturisė e tė gjuhės amtare nė masat e gjera popullore. Sa e sa libra e abetare arritėn t’i shpėrndajnė anė e kėnd trojeve tona tė mbuluara nga terri i natės pesėshekullore aziatike.

    Lufta e Parė Botėrore, nė tė cilėn morėn pjesė 74 milionė ushtarė, mori fund nė nėntor tė vitit 1918. Ajo u kushtoi popujve 10 milionė tė vrarė, 21 milionė tė plagosur, afėr 8 milionė tė zėnė robėr dhe 3.5 milionė invalidė tė rėndė tė luftės (Dr. Xheladin Shala, “Marrėdhėniet shqiptaro-serbe (1912 - 1918)”, Prishtinė, 1990, fq. 341).

    Pas Luftės sė Parė Botėrore, disa popuj fituan lirinė dhe pavarėsinė, kurse disa tė tjerė ranė nėn robėrues tė rinj. Shqiptarėt, pas gjithė atyre luftėrash dhe pėrpjekjesh pėr ēlirim kombėtar, pėrsėri mbeten tė robėruar. Kėsaj here vatrat e tyre i shkeli njė pushtues i egėr e barbar, qė shqiptarėt e njihnin prej vitit 1913.

    Secilėn dramė politike tė Evropės gjatė historisė (Luftėn ruso-turke, dy luftėrat ballkanike dhe Luftėn e Parė Botėrore) Serbia e ekspansioniste i ka shfrytėzuar pėr zgjerimin e kufijve tė vet nga tė gjitha anėt. Kėshtu, edhe krijimin e shtetit tė parė tė sllavėve tė jugut ajo e konsideronte si rast pėr tė shtrirė pėrfundimisht pushtetin e saj mbi Slloveninė, Kroacinė, Bosnjė e Hercegovinėn dhe mbi territoret e tjera joserbe (Tomisllav Marēinko, Luftėrat dhe zgjerimi i kufijve tė Serbisė, gazeta “Bashkimi”, nr. 2, Prishtinė, mė 12. III. 1991).

    Kėshtu, pa humbur kohė borgjezitė serbe- kroate- sllovene, mė 1 dhjetor 1918 formuan shtetin e pėrbashkėt me emrin Mbretėria SKS, e cila mė vonė shndėrrohet nė Jugosllavi monarkiste. Themelimin e saj e nėnshkruan: Nikolė Pashiqi pėr serbėt, ndėrsa Ante Trumbiqi pėr kroatėt dhe sllovenėt. Mbret u zgjodh Aleksandėr Karagjorgjeviqi.

    Nė kuadėr tė kėtij shteti, ku dominonte elementi serb, u pėrfshi edhe territori i Kosovės. Banorėt e saj (me pėrjashtim tė serbėve dhe malazezve) sėrish i ndoqi fati i eksploatimit dhe mohimit tė tėrėsishėm tė tė drejtave kombėtare (Miodrag Nikoliq, Njėqind vjet nga lindja e Zef Lush Markut, “Rilindja”, mė 24.X.1985).

    Posaēėrisht shqiptarėt iu nėnshtruan njė terrori dhe zullumi tė tmerrshėm. Mbi ta u vėrsulėn xhandarė e banda plaēkitėse, ushtarė e xhelatė tė tėrbuar. U krijua njė gjendje e vėshtirė dhe e padurueshme. Filluan rrahjet, maltretimet, burgosjet, plagosjet, vrasjet, internimet, zhdukjet masive e deri te djegia e fshatrave tė tėra. Shkollat qė ishin hapur nė gjuhėn shqipe, nė zonėn austro-hungareze, u mbyllėn menjėherė. “Me njė fjalė, populli shqiptar u gjend nė situatė mjaft tė vėshtirė dhe iu ekspozua formave mė brutale tė shfarosjes dhe shtypjes, duke mos gėzuar as tė drejtat mė elementare dhe demokratike” (Dr. Jusuf Bajraktari, Rrėnjėt historike tė autonomisė nė Kosovė “Rrjedhat”, nr. 1, Poneshevc, 1990).

    Ēetat e lirisė, tė udhėhequra nga Azem Bejtė Galica, e kuptuan se armėt nuk duhet hequr nga supi. Pėrkundrazi, ato duhej shtrėnguar edhe mė fuqishėm, duhej organizuar edhe mė mirė nė luftė kundėr njė pushtuesi barbar e tė pamėshirshėm. Kėshtu, nė Drenicė ende valonte shqipja e lirė. Organet e pushtetit tė ri e kishin tė vėshtirė tė depėrtonin nė kėto vise sepse: “Atje ekziston njė ēetė (Ēeta e Azem Bejtė Galicės - vėrejtja e autorit, B.T.) me 50 - 60 shqiptarė tė armatosur, e cila qysh nė fund tė tetorit (1918) shetiste dhe kontrollonte nėpėr terren duke i dėbuar kryetarėt e komunave qė i kishte vendosur pushteti serb, nėn moton: “Qysh ju mund tė vendosni pushtetin serb kur kėtu do tė jetė Shqipėri...”. Sipas mendimit tė naēallnikut tė Zveēanit, derisa kjo ēetė nuk ēarmatoset, pushteti nuk mund tė hyjė nė Drenicė, respektivisht nuk mund tė ketė autoritet”(Bogumil Hrabak, “Reokupacia oblasti srpske i crnagorske države”, “Gjurmime albanologjike”, nr. 1, Prishtinė, 1968, f. 271).

    Kėto qė thoshin organet pushtetmbajtėse ishin tė vėrteta. Azem Bejta me ēetėn e tij, qė nga momenti kur Kostė Peēanci dhe forcat franceze e tradhtuan nė Pejė, doli nė Drenicė dhe i filloi aksionet luftarake. Tė gjitha organet lokale, kryetarėt e komunave dhe rretheve qė i kishte vendosur Serbia i ndoqi dhe i dėboi. Me sugjerimet qė i mori nga Komiteti i Kosovės e veēan nga Hasan Prishtina, ai inicioi formimin e ēetave tė tjera. Kėshtu brenda pak ditėsh kudo ndihej zėri i kryengritėsve, tė cilėt nė ēdo vend e nė ēdo rrugė zhvillonin luftime guerile.

    Mbretėria SKS qė nga themelimi nėpėrmes politikės agrare, me kolonizimin e kėtyre trojeve me elementin sllav, hartoi programe pėr serbizimin e territoreve tė Shqipėrisė Etnike.

    Nė tė vėrtetė kėto plane ekzistonin qysh nė vitin 1912, por luftėrat e ndėrprenė zbatimin e tyre. Mirėpo, si akt zyrtar, u shpall mė 25.II.1919, kur u miratuar Dekretligji pėr zbatimin e reformės agrare.

    Pėrkundėr kėtyre masave represive, forcat kryengritėse po vepronin kudo. Numri i tyre ishte rritur shumė. Nė ndėrkohė Azem Bejtė Galica ra nė kontakt me ideologėt e Lėvizjes Ēlirimtare, me Hasan Prishtinėn, me Hoxhė Kadriun, me Bajram Currin, me Sadik Ramėn etj. dhe ia kishin filluar pėrgatitjeve pėr njė kryengritje tė pėrgjithshme nė Kosovė kundėr pushtuesit serb.

    Brenda njė afati tė shkurtėr u grumbulluan forca tė mėdha, tė cilat vetėm pritnin shenjėn e fillimit tė kryengritjes. Kėto pėrgatitje, rekrutimi i tė rinjve dhe mobilizimi i burrave pėr luftė, i ka paraqitur mjaft mirė dhe kėngėtari popullor:

    Kush po zhdirgjet Qyqavicės
    Luftėtarėt e Azem Galicės
    Shumė ushtrinė e ka tubue
    trup Drenicėn e kanė trupue
    se n’Ēubrel kokan shkue
    lypin djem henez me shkrue,
    mbret Azemin dojnė me e vnue.
    Azem Bejta ni mbret i ri
    Sadik Rama pasha i tij
    S’i kanė shoktė nė shtatė krali..

    Siē po shihet, idelogu kryesor i Lėvizjes Nacionalēlirimtare tė viteve 1918- 1924, e cila mė shumė njihet me emrin Lėvizja Kaēake, ėshtė i palodhuri Hasan Prishtina...

    Kryeministri largpamės qė donte bashkim kombėtar e jo gjakderdhje vėllazėrore

    Qė nga shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, mė 28 Nėntor 1912, Hasan Prishtina ishte i brengosur pėr copėtimin e Trojeve Etnike Shqiptare. Lėri Kosovėn dhe trojet e tjera, qė pėrherė ishin tė gjakosura me pushtuesit grabitqar, por edhe kjo gjysmė Shqipėri ishte katandisur keq. Ruaje Zot Shqipėrinė nga shqiptarėt!- do tė lutej me plot tė drejtė mendjendrituri ynė, Faik Konica. Nė tė vėrtetė, shqiptarėt dallkaukė tė atyre ditėve, tė vitit 1921, ishin bėrė varrmihės tė vetvetes. Kabinetet qeveritare ndėrroheshin pėr ēdo ditė. Ishte bėrė mishmash i vėrtetė, ku nuk e njihte qeni tė zonė. Veprohej sipas interesave klanore, fisnore, krahinore, fetare e individuale. Edhe dora e huaj ishte e pranishme nė ato gatime.

    Hasan Prishtina nuk pushonte sė vepruari nė rrugėn e nderit kombėtar. Ai mori pjesė edhe nė pėrgatitjen e Kongresit tė Lushnjės (1920) dhe, qė nga prilli i vitit 1921, ishte zgjedhur deputet i Dibrės nė Parlamentin Shqiptar.

    Nė kėto rrethana shqetėsuese, Hasan Prishtina, pėrpiqej tė bėjė ē’ėshtė e mundur pėr tė shpėtuar nga Shqipėria gjysmake. Mė 8 dhjetor 1921, Kėshilli i Lartė ia besoi formimin e Qeverisė. Kryeministri i ri, me vizione tė qarta tė bashkimit kombėtar e formoi kabinetin e tij me kėtė pėrbėrje:

    1. Luigj Gurakuqi- ministėr i brendshėm,
    2. Fan S Noli- ministėr i jashtėm,
    3. Zija Dibra- ministėr i luftės,
    4. Hoxhė Kadriu- ministėr i drejtėsisė,
    5. Koēo Tasi- ministėr i financave,
    6. Kristo Dako- ministėr i punėve botore dhe
    7. Haki Tefiku- ministėr i Arsimit Publik.

    Mirėpo, kabineti i tij nuk u pėlqye nga Ahmet Zogu dhe esadistėt, andaj qė tė mos vinte deri te gjakderdhja vėllazėrore, ai tėrhiqet, duke dhėnė dorėheqje pas katėr ditėsh. Zogu nuk u kėnaq me kaq. “Armiqėsia e Zogut ndaj grupit prokosovar nė Shqipėri vazhdoi edhe pas periudhės sė marrjes sė pushtetit, nė dhjetorin e vitit 1924. Ai i kishte premtuar Beogradit se do ta ndalonte Komitetin e Kosovės; disa nga udhėheqėsit kryesorė tė kėtij Komiteti, si pėr shembull, Hasan Prishtina, ikėn nė Vjenė. Zogu arganizoi njė atentat pėr ta vrarė atė nė Vjenė mė 1828, por pa sukses. Edhe Hasan Prishtina pėrgatiti njė kundėratentat pėr tė vrarė Zogun, por edhe ai dėshtoi; pastaj po atė vit Hasan Prishtina u dėnua nga Zogu me vdekje, nė mungesė”(Noel Malcolm: KOSOVA- Njė histori e shkurtėr, Prishtinė-Tiranė, 2001).

    Pra, Ahmet Zogu vazhdoi ndjekjet dhe dėnimet e atdhetarėve shqiptarė, duke i shpallur si antikomėtarė. Kėshtu, pėr vrasjen e Hasan Prishtinės, u premtuan 2000 franga ari si shpėrblim. Tė njėjtėn gjė e kishte bėrė edhe me Azem Galicėn, tė cilin e kishte dėnuar me vdekje, nė mungesė.

    Hasan Prishtina ishte i vendosur nė rrugėn e tij atdhetare e revolucionare. Nuk i trembej aspak vdekjes. Kjo u vėrtetua edhe kur e njė ditė marsi 1922, i rrethuan befasisht. Ishte vetėm me tė shoqen, Igballėn. I rrokėn armėt dhe i zunė pozicionet. Nė ndėrkohė ai u ul dhe, me gjakftohtėsi mahnitėse, e shkroi Testamentin, me tė cilin tėrė pasurinė e vet ia linte shkollės shqipe. Mirėpo, derisa Hasani e shkroi testamentin, Igballja me armė nė dorė kishte ēarė rrethimin.

    Nė Zonėn Neutrale tė Junikut (1921- 1923)

    Nėn presionin e Fuqive tė Mėdha, dhe tė luftėrave tė pandėrprera nė Kosovė, nė muajin dhjetor 1921, u formua e ashtuquajtura “Zona Neutrale e Junikut”. Ky territor i lirė pėrfshinte kėto fshatra: Junik, Mulliq, Batushė, Brovinė, Ponoshec, Bobaj- Boks, Popoc, Shishman e Koshare (Liman Rushiti, Po aty, f. 184). Nė tė u vendos pushteti nga ana e popullit vendės, nga shqiptarėt dhe gėzonte autonomi tė plotė. Si shumica e ēetave kaēake, edhe Ēeta e Azemit kaloi atje. Me veti i kishte edhe dy gratė: Shotėn e Zojėn dhe u vendos nė shtėpinė e Tafė Hoxhės.

    Nuk kaloi shumė kohė e nė Zonėn Neutrale tė Junikut erdhi edhe Hasan Prishtina qė u vendos te Salih Bajrami- Berisha (Mr. Ibrahim Ēitaku: AZEM GALICA dhe veprimtaria luftarake e ēetave kaēake tė Drenicės, Prishtinė, 1996, f. 387).

    Kryengritėsit, herė- herė, dilnin edhe jashtė territorit tė vet. Kėshtu ngjau edhe nė fund tė vitit 1922, kur u vendos tė sulmoheshin forcat qeveritare zogiste. “Mbledhja u mbajt nėn udhėheqjen e Hasan Prishtinės e tė Azem Galicės. Para se tė niseshin pėr kėtė sulm, Hasan Prishtina para mė se 1200 kryengritėsve te Kroni i Gjocės, nė Junik, mbajti njė fjalim tė zjarrtė. Pas fjalimit kryengritėsit menjėherė u hodhėn nė sulm, dhe qysh nė ditėt e para tė janarit 1923, ata morėn Tropojėn, mandej krejt Hasin, rrethuan qendrėn e prefekturės-Krumėn, sulmuan forcat e xhandarmėrisė nė Krahinėn e Nikaj- Mėrturit dhe arritėn deri nė breg tė Drinit. Luftimet mė tė rrepta qė u zhvilluan ato ditė, ishte sulmi rreth Krumės qė u zhvillua nga dy drejtime. Njėrėn anė e drejtoi Azem Galica, ndėrsa anėn tjetėr Sadik Rama”(Mr. Ibrahim Ēitaku: Po aty, f. 418).

    Azem Bejtė Galica, siē ėshtė parė edhe nga kėrkesat e tij, drejtuar Qeverisė serbe, ishte dashamirės i madh i arsimit. Sa shumė e ēmonte menēurinė! “Thuhet se Skėnderbeu, kryoxhakut e vente Kokė Malqin, si plak tė menēur, afėr tij Lekė Dukagjinin, si burrė tė Kanunit e nė vendin e tretė ulej vet. Azem Galica, ndėrkaq, nė vend tė madh e qitke Ramadan Shabanin, si mendar, ngat tij Hasan Prishtinėn, si dijetar e tė shkolluem e nė vend tė tretė u ungjke vet. Megjithatė, nė Drenicė, zakonisht thuhej: Ku t’ungjet Azem Bejta, ėshtė vendi i madh” (Dr. Mehmet Rukiqi: “Krijues dhe bartės tė tregimeve popullore nė Drenicė, Prishtinė, 1998, f. 65”).

    Kryetrimi e donte shkollėn dhe librin nė pėrgjithėsi, veēmas atė nė gjuhėn amtare. Kėtė mė sė miri e vėrteton letra e njė mėsuesi serb, Milivoje Bozovica, i cili i mėsonte nxėnėsit shqiptarė, nė gjuhėn serbo-kroate, nė shkollėn fillore tė Turiēecit. Ai shkruan: “Njėherė, papritmas pas Luftės sė Parė Botėrore, shkova pėr ta vizituar vėllanė, i cili atėherė punonte nėpunės i komunės nė Runik. Nė katundin Qubrel, papritmas njerėz tė armatosur dolėn nga mali, mė lidhėn dhe filluan tė mė maltretojnė. Kur erdhi Azem Bejta mė pyeti kush jam e ēka jam. Unė ia thashė tė vėrtetėn se jam mėsues fshati. Ai pastaj urdhėroi tė mė zgjidhin dhe m’u drejtua:

    -Ne, miku im, nuk jemi kundėr mėsuesve, por kundėr borgjezisė serbomadhe. Merre kutinė dhe mbėshtille njė cigare. Pastaj mė uroi udhė tė mbarė dhe suksese tė mėdha nė shkollė” (Nebil Duraku, “VUS”, Zagreb, 9.VI.1971, nr. 997).

    Nė “Zonėn Neutrale tė Junikut”(1921- 1923), me iniciativėn e Hasan Prishtinės, Bajram Currit dhe Azem Galicės u hap shkolla pėr tė rritur. “Shkolla e katundit Golaj nė Has qe kthyer nė njė “shkollė komitash”. Atje, me pushkėn nė njėrėn dorė e nė tjetrėn librin, shquhej midis luftėtarėve tė lirisė sė Kosovės sokolesha dhe komita e vjetėr kombėtare, Shota, e cila pėr gjashtė muaj mori dėftesė pėr klasėn e tretė. Ajo u thoshte shokėve: “Jeta pa dije ėshtė si lufta pa armė”. Ėshtė pėr tė shėnuar se pėr mbarėvajtjen e Ēetės nė mėsime vazhdimisht interesoheshin vetė Hasan Prishtina e Azem Galica (Ajet Haxhiu, Po aty, f. 184).

    Se Hasan Prishtina arsimin e kishte nė qendėr tė vėmendjes tregon edhe Apeli i tij i fundit, i vitit 1931, dėrguar sekretarit tė pėrgjithshėm tė Shoqatės sė Kombeve, Enrik Drumandit nė Romė, i shkruan nė Vjenė, nė gjuhėn frėnge, ku pika e parė u kushtohet shkollave shqipe: Afėr njė milion shqiptarė tė banuar nė Kosovė dhe Maqedoni nuk kanė asnjė shkollė nė gjuhėn e tyre amtare. Ju ėshtė ndaluar tė themelojnė shkolla me mjete private” (Dr. Izber Hoti: Nė udhėkryqet e historisė dhe tė historiografisė shqiptare, Prishtinė, 2003, f. 14).

    Pasi e bėri edhe njė vit e ca nėpėr Malėsi, sidomos nė Zonėn Neutrale tė Junikut, Hasan Prishtina dhe disa atdhetarė tė taborit tė tij, largohen fare nga Shqipėria...Edhe aktiviteti i tij nė ilegalitet, pati efekte pozitive. “Sė bashku me Bajram Currin punoi aktivisht nė pėrgatitjen e revolucionit tė 1924-ės. Njėkohėsisht mbante lidhje me ēetat kryengritėse kosovare nga tė cilat s’e shkėputi kurrė vėmendjen, sepse i konsideronte tė domosdoshme pėr ekzistencėn e lėvizjes kombėtare shqiptare nė Kosovė. Hasan Prishtina mendonte se ndryshimi i regjimit nė Tiranė do tė ndikonte pėr realizimin mė me me siguri tė kushteve pėr ēlirimin e Kosovės dhe viseve tė tjera shqiptare tė mbetura nėn zgjedhėn serbe”(Marenglen Verli: Nga Kosova pėr Kosovėn, profile biografike, vėllimi i parė, Tiranė, 2006, f.244).

    Ai, nė mėrgim, u vu nė krye tė organizatės “Komiteti i Ēlirimit tė Kosovės” dhe besnikėrisht pėrcolli rrjedhat e ngjarjeve nė Kosovė dhe nė trojet e tjera shqiptare, qė po vuanin nėn barbarinė serbe. Pėr tė gjitha kėta raportonte nė Lidhjen e Kombeve dhe nė organet mė tė larta evropiane.

    Atentati kobtar nė rrugėn Ēimisku nė Selanik

    Paralajmėrimi i Hasan Prishtinės se Ahmet Zogu ėshtė i dėmshėm pėr kombin dhe vendin, andaj duhet qėruar nga faqja e dheut, doli i saktė. Matjani i tėrbuar, nuk zgjodhi mjete e metoda pėr tė ardhur nė pushtet. Me pėrkrahjen e serbėve e mundi Qeverinė e brishtė tė Nolit dhe u vėrsul mbi atdhetarėt e vėrtetė. Hasan Prishtinės po i thaheshin krahėt. Mė nuk i kishte Azem Galicėn, trimin qė, pėr tė gjallė e kishte paralajmėruar e kėrcėnuar Ahmet Zogun dhe pėrkrahėsit e tij se, “nji kime floku tė kresė me m’ja luajt Hasan Prishtinės e Bajram Currit, qe besa tanė bejlerėt, bashkė me princin e tyne Zogun kam me i varė nėpėr rrugė!”(Ajet Haxhiu: Po aty, f. 149). Madje ai qe caktuar tė bėnte atentat nė tė, por pėr shkak tė rrethanave tė krijuara ai vendim nuk u ekzekutua. Pra, pas njė epopeje tė lavdishme ishte shuar edhe Zona e lirė e Drenicės e njohur mė shumė si ARBĖRIA E VOGĖL (1923- 1924). Atij tashmė i mungonin edhe shumė e shumė tė tjerė, i mungonte Avni Rustemi (1895 - 1924), i mungonte Luigj Gurakuqi (1879- 1925), i mungonte Bajram Curri (1862- 1924)...

    Jeta e atdhetarit tė madh shqiptar nė mėrgim po vėshtirėsohej dita- ditės. Nė gjurmė tė tij ishin lėshuar shumė shpirtshitur, tė cilėt e ndiqnin kėmba- kėmbės. “Kėshtu, vetėm nė Vjenė, pėr vrasjen e Hasan Prishtinės, dėrgohen, sė paku pesė atentatorė qė dihen: Pjetėr Kallmeti (nėntor 1927), Ibrahim Lika- Lisi, Kruja (janar 1928), Hasan Sedi (shkurt 1928), Ibrahim Tabaku (prill 1928) e ndoshta, diku nė atė kohė, edhe Hasan Kosova” (Dr. Tahir Abdyli, Po aty, f. 283). Kjo edhe e detyronte qė shpesh t’i ndėrronte vendbanimet, por jo edhe bindjet dhe qėndrimet. Kudo qė shkonte, nė Gjermani, nė Francė etj. punonte dhe vepronte nė tė mirė tė ēėshtjes kombėtare. Zėri i tij, pėrmes Memorandumeve e peticioneve tė ndryshme, depėrtoi edhe nė Lidhjen e Kombeve. Sa ishte nė Paris fati e goditi pamėshirshėm. Atje i vdiq bashkėshortja dhe bashkėveprimtarja, Igballe Prishtina. Ky qe grushti mė i rėndė i jetės pėr kėtė vigan tė papėrkulur. Kėtė mė sė miri e dėshmon letra e datės 8 qershor 1931, tė cilėn Hasani ia dėrgoi Zonjės Maria Urban nė Vjenė:

    “ Zonjė
    Unė e humba gruan time, ajo vdiq, mė goditi njė e keqe e madhe, mė dėrmoi njė e keqe e paparė, vėrtet jam fatkeq. Gjithmonė besoja se unė do tė vdisja para saj, por vaj, ajo vdiq para meje duke lėnduar zemrėn time e duke mė lėnė nė njė situatė tė pamėshirshme. Ah, ēfarė fati tmerrshėm, ēfarė goditje mizore. Nuk e di se si do tė jetė e mundshme t’i qėndroj kėsaj ēmendie qė po ma gėrryen zemrėn nė njė mėnyrė tė pabesueshme. Nuk po gjej kurrfarė ngushėllimi. Prej sot nė kuptimin e plotė tė fjalės jam fatkeq.

    Tė fala Z.,burrit tuaj, ua puth sytė fėmijėve.
    Pranoni nderimet e mia tė pėrzemėrta.

    Hasani


    P. S. Nė kėtė moment e mora letrėn tuaj, ju falėnderohem Zonjė, Edhe njėherė po ua pėrsėris njė fakt, vėrtet jam mjaft fatkeq. Urban beu mė shkroi pėr ėndrrėn qė e kishte parė para disa ditėsh pėr gruan time”.

    Sė fundi, i lodhur, i mėrzitur, i vetmuar, i demoralizuar dhe i thyer shpirtėrisht, u dėbua nga Vjena dhe u vendos nė Selanik, nė banesėn ku jetonin e ėma dhe i vėllai, Ymeri. Ishte mesi i vitit 1933. Pas po e ndiqte edhe hija e tradhtisė. Spiuni i regjur, Ibrahim Ēelo nga Resnja e Maqedonisė, i cili kishte mbi gjashtė muaj qė po e pėrcillte, e nuhati dhe e gjeti edhe kėtu. Siē duket ai kishte informacione tė sakta dhe erdhi pikėrisht ato ditė kur Hasani ishte larguar nga banesa e tė vėllait dhe ishte vendosur nė njė banesė..

    Mė 14 gusht 1933, nė rrugėn Ēimisku tė Selanikut, derisa po shėtiste, Ibrahim Ēelo i doli Hasan Prishtinės pas shpine dhe e qėlloi me katėr plumba. Trimi e kishte parė, por i kishte besuar. E pagoi me kokė sinqeritetin e tij prej atdhetari besnik.

    Sipas njė varianti tjetėr vrasja kishte ndodhur kėshtu: “Njė shqiptar i bėri shoqėri pėr tė pirė njė gotė me tė nė kafenenė “Astoria” tė Selanikut, pėr sapo u ulėn, ai nxori revolen dhe i zbrazi gjashtė plumba nė trup”(Noel Malkolm: Po aty, f. 299).

    “Hasan bej ėshtė vrarė nė ēastin kur ka dalė nga kafeneja “Astorija” nė shoqėri me vrasėsin dhe ishte nisur tė shkonte tek i vėllai Omer Fevzi Prishtina, i cili banonte nė Selanik, nė rrugėn “Pavle Melasi” nr. 24. Vrasja ka ndodhur nė mėnyrė tė befasishme dhe nė rrethana tė jashtėzakonshme. Hasan bej dhe vrasėsi i tij kanė qenė ulur dhe kanė biseduar nė tė njėjtėn tavolinė nė kafenenė e pėrmendur...(Prof. dr. Liman Rushit: Vrasja e Hasėn Prishtinės sipas gazetės serbe “Politika”, revista KOSOVA nr. 28, Prishtinė, 2006, f. 336)

    Krismat e kėtij atentati jehuan larg e larg. Reagimet qenė tė ndryshme. Tirana dhe Beogradi vrasjen e festuan si fitore tė madhe. Kjo tregon se sa i rėndėsishėm ishte Hasan Prishtina.

    “Hasan Prishtina pati njė jetė me shumė peripeci. Armiqtė politikė i bėnė katėr herė atentate, dy herė e burgosėn pushtuesit serbė e bullgarė dhe gjashtė herė u dėnua me vdekje (xhonturqit njė herė, Esat Toptani njė herė, serbėt njė herė, qeveria e Ahmet Zogut tri herė” (Marenglen Verli: Po aty, f. 247).

    Pėr njė kohė, emri dhe vepra e tė madhit Hasan Prishtina, i cili, pėrveē veprimtarisė sė bujshme politike, njihet edhe si autor i shumė artikujsh dhe i njė pėrmbledhjeje kujtimesh pėr Kryengritjen antiosmane tė vitit 1912, sikur mbetėn nėn tisin e harresės.

    Nė vitin 1977, me njė ceremoni zyrtare, eshtrat e tij u sollėn nga Selaniku nė Shqipėri. Ata u varrosėn nė Varrezat e Dėshmorėve, nė Kukės, nė qytetin e Heroinės Shotė Galica. Me dekret presidencial nr. 435, datė 26.01.1993, atdhetari dhe luftėtari Hasan Prishtina ėshtė dekoruar me Urdhrin e Lirisė tė Klasit tė Parė, me kėtė motivacion:”Udhėheqės dhe organizator i shquar i kryengritjeve gjithėkombėtare pėr pavarėsinė qė sollėn krijimin e shtetit shqiptar nė vitin 1912”.

    Nė Kosovė puna qėndroi mė ndryshe. Patriotin demokrat, Hasan Prishtina, populli e mbajti nė mendje e nė zemėr. ”Hasan Prishtina, ose Hasėn Beg Vushtrria, siē quhet nga shumė tregimtarė, zė vend tė denjė nė tregime popullore. Krijuesit dhe bartėsit s’mund ta fshehin krenarinė e tyre, me rastin e tregimit, sepse ai ishte me origjinė nga Polaci i Drenicės. Njihej si luftėtar i penės dhe i pushkės qė nga vitet 1908- 1933. Ishte direk i tė gjitha ngjarjeve, i luftėrave dhe i rezistencės, deri nė shpalljen e Pavarėsisė mė 1912, dhe mė tutje. Luftoi pėr njohjen e Shqipėrisė dhe bashkimin e tokave shqiptare, pėr arsimin dhe kulturėn shqiptare. Ndihmon moralisht dhe materialisht hapjen e shkollave shqipe. Ishte iniciator pėr dėrgimin e nxėnėsve kosovarė nė Normalen e Elbasanit”(Dr. Mehmet Rukiqi: Po aty f. 123).

    Mirėpo, pushteti antipopullor sllavo-komunist e anatemoi dhe e ndaloi dhunshėm. Emri dhe bustet e tij nėpėr shkolla e institucione tė tjera ishin caqe tė vandalėve mesjetarė tė stepave karpatiane.

    “Ideologu e luftėtari i madh shqiptar, Hasan Prishtina, veprėn e vet tė madhe pėr ēlirimin e atdheut e nisi dhe e sosi me mjete tė pastėrta. Pėr bashkimin dhe organizimin e shqiptarėve pėr kryengritje tė pėrgjithshme pėrdori mjetin mė tė fuqishėm qė kishte- besėn shqiptare. Me kėtė institucion tė lartė shpirtėror gjithmonė Hasani i kreu me nder e me sukses. Ishte njeri i besės, ndaj kishte autoritet tė burrat e dalluar tė kohės nė tė gjitha viset shqiptare” (Faton Mehmetaj- Fitnete Ramosaj: DEĒANI- Monografi, Zgjimi, Deēan, 1997, f.161).

    Sot ėshtė koha qė kjo figurė e shquar dhe e nderuar kombėtare, tė vlerėsohet drejt dhe t’i jepet vendi i merituar nė histori e nė Altarin e Pavdekėsisė. Emri dhe fotot e tij nėpėr shkolla, rrugė e institucione, nuk mjaftojnė. Jo, jo! Ai meriton mė shumė. Ai dhe vepra e tij duhet pėrkujtuar e nderuar me konferenca e simpoziume shkencore dhe duhet pėrjetėsuar nė lapidarė e nė shtatore madhėshtore anė e kėnd Trojeve Etnike Shqiptare. Nė kėtė vazhdė u shkrua edhe ky shkrim modest pėrkujtimor, pa mėtuar tė thuhet diē e re, tė cilin dua ta pėrmbylli me mendimin e tij antologjik: “Dhe para se gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisė dhe mos e harroni atė kur jepni mendimin tuaj!”.


    LITERATURA

    1. Abdyli, dr. Tahir: Hasan Prishtina nė Lėvizjen Kombėtare e Demokratike Shqiptare 1908- 1933, Prishtinė, 2003.
    2. Abdyli, prof. dr. Ramiz: Lėvizja Kombėtare Shqiptare 1908- 1910, Libri 1, Prishtinė, 2004.
    3. Bajrami, dr. Hakif: Pse Hasan Prishtina mė 28 Nėntor 1912 nuk ishte nė Kuvendin e Vlorės, Kosova nr. 24-25, Prishtinė, 2003.
    4. Bajrami, dr. Hakif: Qėndrimi i Jugosllavisė Monarkiste ndaj arsimit dhe kulturės sė shqiptarėve nė Kosovė (1918- 1941), revista Kosova 12, Prishtinė, 1983.
    5. Berisha, Sheradin: Kryengritja shqiptare e vitit 1915, Epoka e re, 7 shkurt 2006.
    6. Bajraktari, dr. Jusuf: Rrėnjėt historike tė autonomisė nė Kosovė “Rrjedhat”, nr. 1, Poneshevc, 1990.
    7. Fahri Buēinca, “Rilindja”, mė 30. X. 1979.
    8. Culaj, Mr. Lush: Komiteti Mbrojtja Kombėtare e Kosovės 1918-1924, Prishtinė, 1997.
    9. Culaj, dr. Lush: Shqipėria dhe problemi kombėtar 1918- 1928, Prishtinė, 2004.
    10. Ēitaku, mr. Ibrahim: AZEM GALICA dhe veprimtaria luftarake e ēetave kaēake tė Drenicės, Prishtinė, 1996.
    11. Ēeku, Ethem: Struktura politike e ilegales sė Kosovės, Tiranė, 2006.
    12. Duraku, Nebil: “VUS”, Zagreb, 9. VI. 1971, nr. 997.
    13. Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave tė Shtetit: Hasan Prishtina (Pėrmbledhje dokumentesh 1908- 1934), Tiranė, 1983.
    14. Grup autorėsh: Vushtrria me rrethinė, Vushtrri, 2003.
    15. Grup autorėsh: Historia e popullit shqiptar 8, Prishtinė, 2003.
    16. Haxhiu, Ajet: Hasan Prishtina dhe Lėvizja patriotike e Kosovės, Tiranė, 1964.
    17. Haxhiu, Ajet: Shota dhe Azem Galica, Tiranė, 1976.
    18. Hoti, dr. Izber: Nė udhėkryqet e historisė dhe tė historiografisė shqiptare, Prishtinė, 2003
    19. Hrabak, Bogumil: Reokupacia oblasti srpske i crnagorske države, “Gjurmime albanologjike”, nr. 1, Prishtinė, 1968.
    20. Koliqi, prof. dr. Hajrullah: Shkollat dhe arsimi nė Kosovės nė vitet 1915 - 1918, “Shkėndija”, nr. 4, Prishtinė, 1994.
    21. Kadishani, Jetish: Sadik Rama-Gjurgjeviku 1872- 1944, Prishtinė, 2003.
    22. Luarasi, Skėnder: Isa Boletini, Tiranė, 1971.
    23. Mehmetaj, Faton-Ramosaj, Fitnete: DEĒANI- Monografi, Zgjimi, Deēan, 1997.
    24. Malcolm, Noel: KOSOVA- Njė histori e shkurtėr, Prishtinė-Tiranė, 2001.
    25. Marēinko, Tomisllav: Luftėrat dhe zgjerimi i kufijve tė Serbisė, gazeta “Bashkimi”, nr. 2, Prishtinė, mė 12. III. 199).
    26. Nikoliq, Miodrag: Njėqind vjet nga lindja e Zef Lush Markut, “Rilindja”, mė 24. X. 1985.
    27. Osmani, dr. Jusuf: Vendbanimet e Kosovės- Drenica, Prishtinė, 2005.
    28. Prishtina, Hasan: Njė shkurtim kujtimesh pėr kryengritjen shqiptare tė vitit 1912, Shkodėr, 1921.
    29. Prifti, Akademik Kristaq: Pavarėsia dhe shteti shqiptar, Kosova nr. 24-25, Prishtinė, 2003.
    30. Rushiti, dr. Limon: Lėvizja kaēake nė Kosovė (1918 - 1918), Prishtinė, 1981
    31. Rushiti, dr. Liman: Rezistenca e popullit shqiptar kundėr pushtuesve serbo- malazezė 1912- 1914, Kosova nr. 24- 25, Prishtinė, 2003.
    32. Rushiti, prof. dr. Liman: Vrasja e Hasan Prishtinės sipas gazetės serbe “Politika”, revista KOSOVA nr. 28, Prishtinė, 2006.
    33. Rukiqi dr. Mehmet: Krijues dhe bartės tė tregimeve popullore nė Drenicė, Prishtinė, 1998.
    34. Skėndi, Eqber: Hoxhė Kadriu (Kadri Prishtina), Prishtinė, 1992.
    35. Shala, dr. Xheladin: Marrėdhėniet shqiptaro-serbe (1912 - 1918), Prishtinė, 1990.
    36. Tahiri, Bedri: Azem Bejtė Galica, Prishtinė, 1995 (ribotim 2007).
    37. Verli, Marenglen: Nga Kosova pėr Kosovėn, profile biografike, vėllimi i parė, Tiranė, 2006.


    ---------
    • TITUJ TĖ NGJASHĖM
    [ Opinione ] VIZITE TE HASAN MALA NE GJILAN (2008-11-05 10:00:30 nga admin4)
    [ Opinione ] ĒKA THA SELIM HASANI PĖR ENVER HOXHĖN TE WEB - FAQJA ZEMRA SHQIPTARE? (2008-10-16 12:53:42 nga admin1)
    [ Opinione ] Letėr profesor Refik Hasanit (2008-09-27 13:10:08 nga admin4)
    [ Opinione ] "…Kujdesuni pėr mendimin tuaj, sepse jeni pėrgjegjės para historisė…" Hasan Prishtina (2008-06-13 03:19:15 nga admin4)
    [ Opinione ] Opinione nga: Refik HASANI (2007-12-10 16:30:28 nga admin1)
    [ Opinione ] PDK : Kristalizohėn dy rryma lidhur mė statusin ė Kosovės; Thaēi, Mustafa dhe Krasniqi, Hasani, Bislimi, Hyseni etj. (2007-08-28 13:45:59 nga admin4)
    [ Lajmet kryesore ] Fjalimi i Nait HASANIT nė Kuvendin e Kosovės (2007-08-01 07:44:32 nga admin1)
    [ Intervista ] HASANI: TAKIMI I ELEFANTĖVE-TAKIM SPEKTAKULAR (2007-02-26 06:59:55 nga admin1)
    [ Opinione ] LEXOJENI LIBRIN E SINAN HASANIT! (2007-02-12 18:20:28 nga admin4)
    [ Lajmet kryesore ] Nait Hasani: Ndarja e Kosoves do te hapte rrugen e krijimit te Shqiperise Natyrale (2007-01-26 11:03:05 nga F.Smajli)
    [ Histori ] HASAN PRISHTINA (2007-01-24 08:02:18 nga F.Smajli)
    « Kthehu prapa
    Copyright © 2000-2009 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara

  11. #31

  12. #32

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Hasan Prishtinės
    Ėshtė ribotuar nė Prishtinė libri me kujtime tė Hasan Prishtinės mbi kryengritjen shqiptare tė vitit 1912. Tė gjitha tė ardhurat nga shitja e librit do t’u jepen fėmijėve jetimė, mu ashtu siē ka thėnė vetė autori Hasan Prishtina.

    Nga Alfred Beka mė 17.11.2009 nė ora 10:44
    “Tue lanė botimin e nji libri ma tė plotė pėr atė herė kur kam me pasė nė dorė dokumentat q’i pėrkasin kryengritjes shqiptare tė vjetit 1912, tė cilat mė gjinden nė Stambollė e Kosovė; tash pėr tash, po e shoh tė nevojshme vetėm me qitė kėt broshurė me qėllim pėr me ndritsue pjesėrisht mendimin e pėrgjithshėm e me forcue pa vjeftsin e disa ēpifjeve pa-logjikė qi pėrfliten pėr punė tė kėsaj kryengritje”, kėshtu shkruan nė parathėnie tė librit tė tij ‘Nji shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare tė vjetit 1912’ autori i tij Hasan Prishtina.

    Ky libėr sapo ėshtė ribotuar nė Prishtinė nga Shtėpia Botuese ‘Rrokullia’ dhe tė gjitha tė ardhurat nga shitja e tij do t’i dedikohen arsimimit tė fėmijėve jetimė, mu ashtu siē e ka lėnė amanet vet autori. “Fitimin qi ka me u nxjerrė prej kėsaj broshure, kam m’e kushtue pėr sigurim t’arėsimit tė fėmivet jetima tė Kosovės, Dibrės e tė Ēamėris qi gjinden nė Shqypni”, ka shkruar ai nė parathėnie tė librit.

    Nė kėtė libėr, ndėr tė tjera, mund tė njiheni me shkaqet e kryengritjes shqiptare tė vitit 1912; reagimin e mė se 200 deputetėve tė Parlamentit Osman kur Hasan Prishtina thotė: ‘nėse vazhdon kjo politikė mizore, kam me kenė njeni e ndoshta i pari i atyne, qi kam pėr t’a ngrehė flamurin e kryengritjes’; ku dhe si merren vesh Hasan Prishtina e Ismail Qemali pėr fillimin e kryengritjes shqiptare tė vitit 1912?; Pse Ismail Qemali nuk e pėrmbush detyrėn qė merr pėrsipėr pėr sigurimin e 15 mijė pushkėve ‘mauzer’ dhe 10 mijė napolonave tė arit pėr fillimin e kryengritjes?; pse Hasan Prishtina e shet pasurinė e vet dhe me shumėn e tubuar e nis kryengritjen?; Pėr se bisedon Hasan Prishtina me ambasadorėt e Bullgarisė dhe tė Britanisė sė Madhe nė Shkup para se ta nisė kryengritjen?; ēka shkruajnė pėr kryengritjen shqiptare tė vitit 1912 gazetat e huaja si Times, Neu Freu Presse, Novoje Vremja?; ē’thotė Hasan Prishtina nė intervistat e dhėna pėr kėto gazeta?; pse sipas Hasan Prishtinės, Isa Boletini e Riza Gjakova jo qė nuk mendonin pėr pavarėsi, por as pėr autonomi? e po ashtu mund tė lexoni edhe shumė gjėra tė tjera.

    Shkėlzen Gashi, nga shtėpia botuese ‘Rrokullia’ ėshtė shprehur pėr Express se janė disa motive tė forta pėr tė ribotuar kujtimet e Hasan Prishtinės. “Motivi i parė ėshtė se vdekja fizike e Hasan Prishtinės nuk do tė duhej tė nėnkuptojė edhe shuarjen e njohurisė tek breznitė e reja mbi nismėtarėt e luftės pėr pavarėsi”, ka thėnė ai. Po ashtu, sipas tij, tė rinjtė duhet tė njihen me sakrificat e kėtij patrioti vetėmohues dhe, siē u shpreh ai, t’i bėjė tė kuptojnė se kombi shqiptar ka ditė me pasė edhe udhėheqės politikė qė vendin e vet jo veē nuk e kanė vjedhė, po madje pėr tė e kanė shkri edhe pasurinė vetjake.

    Gashi tregoi se promovimi i librit do tė mbahet mė 28 nėntor. Ka mundėsi qė pėr shkak tė simbolikės promovimi tė mbahet nė shkollėn fillore Hasan Prishtina, por ende nuk ėshtė bėrė i ditur vendi ku do tė mbahet promovimi.

    Kėto kujtime janė shkruar pėr herė tė parė nė gjuhėn frėnge nė vitin 1921, tė cilat nė shqip i ka pėrkthyer Bedri Pejani dhe kur janė botuar, ai ka thėnė se paratė e shitjes do tė shkojnė pėr fėmijėt jetimė, pastaj janė botuar edhe njėherė nė vitin 1925 nė Napoli tė Italisė. Gashi tha se edhe nė vitin 1983 ėshtė botuar njė libėr ‘Dokumente – Hasan Prishtina’ me fjalime tė tij, letra e tij qė ia ka dėrguar Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, letra qė ia ka dėrguar Presidentit amerikan Woodrow Wilson kur ėshtė mbajtur Konferenca e Versajės, ka punime tė ndryshme qė kanė tė bėjnė me Hasan Prishtinėn dhe nė mesin e tyre janė edhe kėto kujtime tė tij, por tė cilat janė tė censuruara. “Kritikat qė ia jep Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit janė tė hequra. Nė Kosovė kėto kujtime nuk janė botuar asnjėherė, tani po botohen pėr herė tė parė dhe po botohen tė pacensuruara dhe paratė prej shitjes prapė do tė shkojnė pėr fėmijėt jetimė”, tregoi Gashi. Ky libėr i ka veē 50 faqe dhe mund tė lexohet pėr njė orė, ndėrsa ēmimi ėshtė tri euro.

    Duke e ndjekė shembullin e vėnė prej vet Hasan Prishtinės, Shtėpia Botuese “Rrokullia” ka vendosė qė fitimet prej kėtij botimi t’i dhurojė pėr arsimimin e fėmijėve jetimė.

  14. #34
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Hasan Prishtina meriton lavdata nge mė tė ndritshmet.

    Shumė mirė qė sjelle kėtė material fegi!

    Kili

    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  15. #35
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Ballina e Librit:

    Life's too short to remove USB safely.

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ribotohen kujtimet e Hasan Prishtinės

    Ribotohen kujtimet e Hasan Prishtinės

    » Dėrguar mė: 19/11/2009 - 13:00

    Nga Alfred Beka

    Tue lanė botimin e nji libri ma tė plotė pėr atė herė kur kam me pasė nė dorė dokumentat q'i pėrkasin kryengritjes shqiptare tė vjetit 1912, tė cilat mė gjinden nė Stambollė e Kosovė; tash pėr tash, po e shoh tė nevojshme vetėm me qitė kėt broshurė me qėllim pėr me ndritsue pjesėrisht mendimin e pėrgjithshėm e me forcue pa vjeftsin e disa ēpifjeve pa-logjikė qi pėrfliten pėr punė tė kėsaj kryengritje", kėshtu shkruan nė parathėnie tė librit tė tij 'Nji shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare tė vjetit 1912' autori i tij Hasan Prishtina. Ky libėr sapo ėshtė ribotuar nė Prishtinė nga Shtėpia Botuese 'Rrokullia' dhe tė gjitha tė ardhurat nga shitja e tij do t'i dedikohen arsimimit tė fėmijėve jetimė, ashtu siē e ka lėnė amanet vetė autori. "Fitimin qi ka me u nxjerrė prej kėsaj broshure, kam m'e kushtue pėr sigurim t'arėsimit tė fėmivet jetima tė Kosovės, Dibrės e tė Ēamėris qi gjinden nė Shqypni", ka shkruar ai nė parathėnie tė librit.
    Nė kėtė libėr, ndėr tė tjera, mund tė njiheni me shkaqet e kryengritjes shqiptare tė vitit 1912; reagimin e mė se 200 deputetėve tė Parlamentit Osman kur Hasan Prishtina thotė: 'nėse vazhdon kjo politikė mizore, kam me kenė njeni e ndoshta i pari i atyne, qi kam pėr t'a ngrehė flamurin e kryengritjes'; ku dhe si merren vesh Hasan Prishtina e Ismail Qemali pėr fillimin e kryengritjes shqiptare tė vitit 1912?; Pse Ismail Qemali nuk e pėrmbush detyrėn qė merr pėrsipėr pėr sigurimin e 15 mijė pushkėve 'mauzer' dhe 10 mijė napolonave tė arit pėr fillimin e kryengritjes?; pse Hasan Prishtina e shet pasurinė e vet dhe me shumėn e tubuar e nis kryengritjen?; Pėr se bisedon Hasan Prishtina me ambasadorėt e Bullgarisė dhe tė Britanisė sė Madhe nė Shkup para se ta nisė kryengritjen?; ēka shkruajnė pėr kryengritjen shqiptare tė vitit 1912 gazetat e huaja si 'Times', 'Neu Freu Presse', 'Novoje Vremja'?; ē'thotė Hasan Prishtina nė intervistat e dhėna pėr kėto gazeta?; pse sipas Hasan Prishtinės, Isa Boletini e Riza Gjakova jo qė nuk mendonin pėr pavarėsi, por as pėr autonomi? E po ashtu, mund tė lexoni edhe shumė gjėra tė tjera.

    Botimi

    Shkėlzen Gashi nga shtėpia botuese 'Rrokullia', ėshtė shprehur se janė disa motive tė forta pėr tė ribotuar kujtimet e Hasan Prishtinės. "Motivi i parė ėshtė se vdekja fizike e Hasan Prishtinės nuk do tė duhej tė nėnkuptojė edhe shuarjen e njohurisė tek breznitė e reja mbi nismėtarėt e luftės pėr pavarėsi", - ka thėnė ai. Po ashtu, sipas tij, tė rinjtė duhet tė njihen me sakrificat e kėtij patrioti vetėmohues, dhe siē u shpreh ai, t'i bėjė tė kuptojnė se kombi shqiptar ka ditur tė ketė edhe udhėheqės politikė qė vendin e vet jo vetėm nuk e kanė vjedhur, por madje pėr tė kanė shkrirė edhe pasurinė vetjake. Gashi tregoi se promovimi i librit do tė mbahet mė 28 nėntor. Ka mundėsi qė pėr shkak tė simbolikės, promovimi tė mbahet nė shkollėn fillore 'Hasan Prishtina', por ende nuk ėshtė bėrė i ditur vendi ku do tė mbahet promovimi.

    Kujtimet

    Kėto kujtime janė shkruar pėr herė tė parė nė gjuhėn frėnge nė vitin 1921, tė cilat janė pėrkthyer nė shqip nga Bedri Pejani dhe kur janė botuar, ai ka thėnė se paratė e shitjes do tė shkojnė pėr fėmijėt jetimė, pastaj janė botuar edhe njėherė nė vitin 1925, nė Napoli tė Italisė. Gashi tha se edhe nė vitin 1983 ėshtė botuar njė libėr 'Dokumente - Hasan Prishtina' me fjalime tė tij, letrat qė Prishtina i ka dėrguar Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, letrat qė ia ka dėrguar Presidentit amerikan, Woodrow Wilson kur ėshtė mbajtur Konferenca e Versajės, ka punime tė ndryshme qė kanė tė bėjnė me Hasan Prishtinėn dhe nė mesin e tyre janė edhe kėto kujtime tė tij, por tė cilat janė tė censuruara. "Kritikat qė ia jep Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit janė tė hequra. Nė Kosovė kėto kujtime nuk janė botuar asnjėherė, tani po botohen pėr herė tė parė dhe po botohen tė pacensuruara dhe paratė prej shitjes prapė do tė shkojnė pėr fėmijėt jetimė", - tregoi Gashi. Ky libėr ka vetėm 50 faqe dhe mund tė lexohet pėr njė orė, ndėrsa ēmimi ėshtė tre euro. Duke ndjekur shembullin e vėnė prej vet Hasan Prishtinės, shtėpia botuese "Rrokullia" ka vendosur qė fitimet prej kėtij botimi t'i dhurojė pėr arsimimin e fėmijėve jetimė.

    Autori

    Hasan Prishtina, patriot e demokrat revolucionar i shquar qė luftoi pėr lirinė e pavarėsinė e atdheut. Lindi nė Vushtrri, nė njė familje patriote. Studimet e larta i kreu nė Stamboll pėr shkencat politiko-juridike. Nė vitet 1908-1912 u zgjodh tri herė deputet nė parlamentin osman, tė cilin e pėrdori si tribunė pėr mbrojtjen e tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve. Nė fillim tė vitit 1912 sė bashku me Ismail Qemalin ishte ndėr nismėtarėt pėr organizimin e kryengritjes sė pėrgjithshme tė armatosur nė Shqipėri, ku u shqua si udhėheqėsi kryesor. Nė vitin 1913 u ngarkua me detyrėn e ministrit nė qeverinė kombėtare tė Vlorės. Me themelimin e komitetit "Mbrojtja Kombėtare e Kosovės", u zgjodh anėtar i tij, ndėrsa nė dhjetor tė vitit 1919 komiteti e ngarkoi si kryetar tė delegacionit tė tij nė Konferencėn e Paqes nė Paris, ku do tė kėrkonte bashkimin me shtetin kombėtar shqiptar tė Kosovės e tė viseve tė tjera shqiptare nė Jugosllavi. Mori pjesė aktive nė pėrgatitjen dhe organizimin e Kongresit tė Lushnjės, 1920 dhe nė prill tė vitit 1921 u zgjodh deputet i Dibrės nė parlamentin shqiptar. Nė dhjetor tė vitit 1921 kryesoi njė ndėr qeveritė mė demokratike tė vendit. Hasan Prishtina ishte njė nga drejtuesit e organizatorėt kryesorė tė lėvizjes antizogiste tė shkurt-marsit 1922. Katėr herė armiqtė organizuan kundėr tij atentate me armė. Dy herė e burgosėn pushtuesit serbė e bullgarė. Gjashtė herė e dėnuan me vdekje xhonturqit. Mė 14 gusht 1933 u vra nė Selanik. Hasan Prishtina ka lėnė njė varg artikujsh si edhe kujtimet e tij pėr kryengritjen antiosmane tė 1912, qė kanė vlerė pėr historinė e lėvizjes sonė kombėtare e demokratike. Nė vitin 1977 eshtrat e tij u sollėn nga Selaniku nė Shqipėri.

    gsh
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1259160903

    Albert Kotini:Njė vrasje nė Selanik.
    E hanė, 20 Prill 2009 11:42 20.04.2009-Gara me Ahmet Zogun, kush do ta vriste me pare tjetrin. Nje aktivitet i shtrire ne tre dekadat qe i dhane forme ceshtjes shqiptare. Dyzimi i regjimit komunist me qendrimin ndaj tij, dhe nje emer qe sot i ngre ne kembe shqiptaret e Kosoves.
    Ne luften e Koplikut kunder malazezeve ne Shkoder, ne 1921, ishin bashke Hasan Prishtina, Bajram Curri, Azem Galica, Luigj Gurakuqi dhe Ahmet Zogu… Mirepo, Hasan Prishtina kishte dyshime se kete lufte e kishte organizuar Zogu me serbet. Keshtu, qe i bindur per kete akt te Zogut, Hasan Prishtina krijoi mundesine per t’i bere atentat atij ne momentin kur Zogu po pinte kafe me dy klerike te krishtere, ne vendin e quajtur “Kafe e Madhe” ne Shkoder. Kur e moren vesh bashkeluftetaret e tij, Bajram Curri e Luigj Gurakuqi, e ndaluan te vepronte per te mos ngjallur trazira te reja ne Shqiperi. Eshte percjelle gojarisht reagimi i Hasan Prishtines ndaj miqve te tij: “Degjo, Bajram Curr! I pari qe do te vrase Zogu je ti, pastaj, Gurakuqin, dhe mua te fundit, sepse ia di hilet”.


    Episodi i mesiperm eshte shkeputur nga libri i autorit Gani Demiri (Radkoceri), emigrant kosovar i ardhur ne Shqiperi ne vitin 1951, ne librin e tij “Kryengritja shqiptare e vitit 1912”. Nese kjo ngjarje eshte zhvilluar vertet keshtu, parashikimi i Hasan Prishtines ka qene profetik. Ne fakt behet fjale per nje marredhenie te veshtire mes dy personazheve kyce te historise se re shqiptare, qe nuk rreshten se planifikuari atentate ndaj njeri-tjetrit. Por nese qendrimi i regjimit komunist ndaj figures se mbretit Zog ishte i kuptueshem, duhet thene se duke u ushqyer nga dokumente jugosllave e ruse per shume vite, edhe ndaj Hasan Prishtines eshte hedhur balte me bollek, derisa kembengulja e shume intelektualeve e studiuesve kosovare beri qe ne vitin 1962 Tirana te kthente pllaken.


    Nje vile e madhe anes detit ne Selanik, ne rrugen “Vasilisis Olga”, edhe sot e kesaj dite qe sherben si qender per invalidet, njihet si vila e Hasan Prishtines. Ai lindi ne Vushtri ne vitin 1873, ne nje familje qe vuri pasuri te konsiderueshme me tregti; i ati kishte siguruar kontrata te rendesishme per furnizimin me ushqime te ushtrise turke. Ne fillim fisi kishte mbiemrin Berisha (gjyshi i tij, Haxhi Ali Berisha), pastaj Polanca. Por pasi studioi per shkenca politiko-juridike ne Stamboll dhe vendosi t’i hynte politikes, nen ndikimin e kusheririt te pare Zejnulla Beu, duke u bere deputet i Prishtines ne parlamentin turk, emri i tij mbeti ne histori si Hasan Prishtina. I zgjedhur tre here ne periudhen 1908-12, ai u ndodh ne brendesi te politikes turke pikerisht ne fazen e triumfit te levizjes xhonturke, e cila ne fakt vetem premtoi, por ndoqi te njejtin revansh dhe represion ndaj ceshtjes shqiptare. Pas nje diskutimi plot zjarr ne parlament me 11 janar 1912, ne lagjen Taksim te Stambollit deputetet shqiptare u mblodhen me iniciativen e Hasan Prishtines dhe Ismail Qemalit, per te shtruar rrugen e kryengritjes se armatosur ne Shqiperi.


    Krijimi i komiteteve zonale e me pas shperthimi ne pranvere 1912 i kryengritjes se armatosur ne te gjitha trevat shqiptare, kulmoi me tubimin e Junikut, ku paria e Kosoves thirri nen arme 30 mije shqiptare. Kryengritesit cliruan Rrafshin e Dukagjinit, pastaj hyne ne Prishtine. Qeveria turke e kryesuar nga Seit Pasha dha doreheqjen dhe qeveria e re, nisi menjehere nje delegacion per t’u marre vesh me udheheqesit e kryengritjes. Kur kryengritja grumbulloi rreth vetes 60 mije luftetare, hyn ne Shkup. Ne balle te luftes ishte Hasan Prishtina dhe Bajram Curri. Hasan Prishtina nuk mundi te marre pjese ne shpalljen e pavaresise kombetare, por dergoi 48 delegate nga Kosova ne Vlore, per cdo rreth nga dy perfaqesues. Mbas disa ditesh, ai mberrin ne Vlore, ku Ismail Qemali e emeroi minister te Bujqesise ne qeverine e sapoformuar.


    Por situatat kane precipituar shpejt. Pas luftrave ballkanike, plasi Lufta e Pare Boterore, nderkohe qe ne Shqiperi mberrin ne vitin 1914 per te qeverisur me vendim te fuqive te medha, princ Vidi. Hasan Prishtina zgjidhet ne qeverine jeteshkurter te Durresit si minister i Puneve Botore. Gjate viteve te luftes, bashke me Bajram Currin punojne per shkollat shqipe ne Kosove. Veprimtaria diplomatike e tij ne vitet 1916-1918, eshte vleresuar edhe ne diplomacine austro-hungareze. Ne Luften I Boterore i ka kerkuar Vjenes, qe te formonte nje regjiment ushtarak shqiptar, i cili do te kujdesej per ardhmerine e Kosoves. Ne kete menyre synonte te pengonte dergimin e ushtareve shqiptare ne frontin e Galicise, kunder Rusise, sepse i donte ne momentin e duhur per te mbrojtur trojet shqiptare. Me 1918, ai dhe Bajram Curri emigrojne drejt Vjenes, ku ne dhjetor te atij viti, Hasan Prishtina zgjidhet nga Komiteti per Mbrojtjen e Kosoves, kryetar delegacioni per ne konferencen e Paqes ne Paris.


    Me 1921, dibranet e zgjodhen deputet te tyre ne parlamentin shqiptar. Kur u rrezua qeveria e Pandeli Evangjelit, Keshilli i Nalte i ngarkoi me 7 dhjetor Hasan Prishtines formimin e kabinetit te ri. Por ai ishte kryeminister vetem per tre dite. Kur Zogu rrethoi parlamentin me ushtri per te detyruar deputetet demokrate (grupi i Drinit), te japin doreheqjen, Hasan Prishtina deklaroi: “Shqiptareve kurre nuk kane mujtun me ia lidhun gojen, jo dyfeku, por, as topi”. Keto qene fjalet e fundit te tij ne parlament, dhe u hodh ne ilegalitet, ne malesite e Gjakoves. Pasi qeveria e Zogut dhe Xhaferr Ypit lidhi marredhenie diplomatike me mbreterine serbo-kroato-sllovene me 1922, Hasan Prishtines, Bajram Currit, Hoxhe Kadriut dhe eksponenteve te tjere kosovare iu hoq mandati i deputetit, madje qeveria e Tiranes la dore te lire qe ushtria serbe t’i ndiqte ata edhe brenda territorit shqiptar. Megjithate, ata gjate kesaj kohe punuan per rrezimin e Zogut, cka u realizua me ardhjen ne fuqi te qeverise se Fan Nolit. Me 26 shtator 1924, Noli, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Bajram Curri e Bedri Pejani perbenin delegacionin shqiptar ne Lidhjen e peste te Kombeve ne Gjeneve. Pas rrezimit te Nolit dhe rikthimit te Zogut me ndihmen serbe, Hasan Prishtina do te largohej perfundimisht. Veprimtaria e tij do te endej pasketaj, mes Italise, Austrise, Greqise etj. Ne fakt ai pati kontakte te ngushta me diplomacine italiane edhe me pare, ku vecohet ne vitin 1923 rasti i takimit te tij dhe Dervish Mitrovices, me poetin e veprimtarin e madh italian Gabriele D’Anuncio, i cili perkrahte komitetet irredentiste shqiptare. Perkrahesit e D’Anuncios i derguan per mbrojtjen e Kosoves, mbi 25 mije pushke, por qeveria e Beogradit, nuk lejoi qe ato te zbarkonin.


    Ne vitet 1932-33, per veprimtarine e Hasan Prishtines u interesuan ne vecanti qarqet italiane, austriake e franceze. Ne Itali, njerez me influence si Auriti e Mazoti, por dhe Mapeti, kishin deshire aktivizimin e tij per clirimin kombetar te Kosoves. Ne arkivat italiane ekziston nje material i gjere i ketyre tentativave. Mirepo e vecante ka qene nderhyrja italiane per bashkepunimin e Hasan Prishtines, me eksponentin maqedonas Vance Mihajlov. Edhe pse u bene 2-3 vjet perpjekje qe komitetet e Mbrojtjes Kombetare te Kosoves dhe te maqedono-bullgareve, te akordonin punet e tyre kunder Jugosllavise, keto nuk u realizuan per faj te maqedonasve. Edhe ne sfondin politik e diplomatik, per bashkeveprimin e Hasan Prishtines me V.M.R.O-ne, ka nje aktivitet mjaft te gjere. Keshtu, ne takimin Prishtina-Mihajlov ne Gjeneve, u be marreveshje qe Komiteti i Kosoves, dhe Komiteti maqedono-bullgar te vepronin ne menyre te perbashket kunder jugosllaveve. Sipas promemorjes te dates 15 mars 1932, jepet e gjithe praktika e punes e komiteteve lokale, ne Tetove, Diber, Shkup, Prizren, Gjakove, Prishtine, Gostivar e ne Mitrovice, qe sipas diplomacise italiane, i perkrahte si nisma kombetare pa asnje rezerve. Kuptohet, se kjo perkrahje e diplomacise italiane behej per qellime politike te depertimit te saj ne Ballkan dhe per ta perdorur, si nje celes per shkaterrimin e mbreterise se Jugosllavise. Ketu, spikat, roli i zgjuar i politikanit Hasan Prishtina, i cili nuk u be vegel e nje shteti tjeter. Ai i ben apel ne vitin 1931, Sekretarit te Pergjithshem te Lidhjes se Kombeve, Erik Drumond. Keto apele, promemorje, leterkembime, takime me funksionare, politikane e diplomate ne Itali, Paris, Vjene, bene mjaft jehone, dhe kudo kerkonte verifikimin nepermjet nje komisioni vrojtues, te kesaj gjendjeje skandaloze shqiptare ne Kosove. Diplomacia italiane, te gjithe kete aktivitet te Hasan Prishtines e ka ndjekur me nje vemendje te madhe dhe e ka shfrytezuar me nje interes te madh per interesat e saj ne Kosove e ne Shqiperi.


    Ne arkivin e ministrise se Puneve te Jashtme Italiane (kutite nr.10, 11, 22, 39) pervec aktivitetit te Hasan Prishtines ne “Komitetin e Bashkimit” dhe Komitetin e Kosoves, ka material te vecante per te gjithe emigrantet politike kosovare ne Itali. Atentati kunder Zogut ne Vjene, ne gusht 1931, sipas disa diplomateve italiane, u organizua me urdhrat e Hasan Prishtines. Atij i atribuohet edhe atentati i deshtuar dhjete viteve me pare ne Durres, ku dy bullgaret dhe nje shqiptar atentator, u kapen dhe u varen. Historia deshmon sot se garen e eliminimit te njeri-tjetrit, e fitoi Ahmet Zogu.


    Sipas gazetes greke “Maqedonia e Re” te Selanikut, te dates 14 gusht 1933: “Nje tjeter vrasje qe u be ne rrugen Ciminski, tronditi Selanikun. Politikani shqiptar Hasan Prishtina u vra perpara bakallhanes “Ivi”. Shqiptari Ibrahim Celo, 28 vjecar, i papune, qelloi pese here ish-kryeministrin shqiptar. Vrasja u krye ne oren 2 mbasdite me date 13 gusht 1933. Ne rrugen Ciminski u pa nje zoteri i moshuar, i mbajtur mire dhe me tipare simpatike, te ecte perkrah e te fjaloste me nje person te veshur mire, i gjalle, sa e tradhtonte dhe toni i zerit… Njeriu me pamje te zymte nxori rrufeshem revolverin e markes “Smith” dhe shtiu kundrejt bashkebiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, qe ra ne trotuar. Kalimtaret e mbledhur nga te dy te shtenat, pane vrasesin te turret me mizori te parrefyer mbi viktimen dhe t’i zbraze edhe tre plumba te tjere, dy ne kraharor dhe te treten ne koke, si e shtene vdekjeprurese, per te qene i sigurt per perfundimin e aktit te vrasjes…”


    Ibrahim Celo, tregtar frutash qe jetonte ne Nice te Frances, qe martuar me nje spanjolle, me te cilen kishte dhe femije. Ai deklaroi se shtiu kunder Prishtines si tradhtar i vendit te tij, qe i kish propozuar te bashkepunonte kunder mbretit Zog. Por te merguarit e tjera antizogiste e dinin shume mire se si ishte puna. Arkivat italiane te kohes pohojne se edhe mes emigranteve te tjere kishte hyre paniku se kush mund te kishte rradhen, madje flitej se Zogu po pergatitej te “hiqte qafe” Mustafa Krujen.


    Gjithsesi, parashikimi i Hasan Prishtines ne sy te Barjam Currit dhe Gurakuqit, doli i vertete. I martuar me nje cerkeze, ky protagonist i rilindjes se dyte kombetare 1912-1924 nuk la pas femije. Megjithe dritehijet e shume figurave te asaj kohe, mes atij dhe Zogut mund te behet qofte dhe ky dallim: Hasan Prishtina shkriu pasurine per ceshtjen kombetare, ndersa mbreti Zog vuri pasuri me kete ceshtje. Jo me kot, kryeministri jugosllav Nikolla Pashic, u shkruante kete porosi konsullatave te veta: “Hiqni dore nga perpjekjet per ta bere per vete Hasan Prishtinen. Ate nuk e thyen, as ari i botes. Drejtohuni nga te tjeret, e atje do te keni sukses”.






    Aktiviteti shqiptaro-maqedonas


    Diplomacia italiane kerkonte nje veprimtari te perbashket te shqiptareve ne Kosove dhe ne Maqedoni kunder Jugosllavise. Ne kete kohe Hasan Prishtina, Bedri Pejani, Hoxha Kadriu e mirepriten nje bashkepunim te tille. Kontaktet e ketyre dy komiteteve pas Luftes se Pare, me 1920, 1932 e me tej, u shtuan. Por ne kete bashkepunim kishte edhe mjaft dyshime, sepse secila pale mbronte interesat e veta. Me V.M.R.O-ne, (Komiteti bullgaro-maqedonas), u tentua per formimin e nje shteti federativ maqedono-shqiptar. Ne nentor te vitit 1920, ne Tirane u arrit te nenshkruhej edhe nje protokoll ne mes te maqedonasve dhe te shqiptareve ne pranine e ministrit te autorizuar te Italise, Kastoldi, dhe kryetarit te keshillit shqiptar Vangjeli, me kater pika:


    -Palet e shohin te drejte qe te luftojne per clirimin e Maqedonise ne kufinjte etnografike e gjeografike dhe per clirimin e shqiptareve te Kosoves e te Camerise.


    -Kufijte mes Shqiperise e Maqedonise do te jene ne Kaniari, kuota 500, qe kalon neper Sharre (mal) dhe arrin ne kufirin aktual serbo-shqiptar 1920.


    -Qytetet Oher, Struge e Resnie, te pastra bullgare, do te mbeten ne kufirin e Maqedonise bullgare.


    -Qyteti Diber do te mbetet ekskluziv i njerit nga dy shtetet, pas plebishtit.


    Ne emer te maqedonasve nenshkruan Protogerov e Atanasov, ndersa ne emer te shqiptareve, Hasan bej Prishtina, Hoxha Kadriu, Bedri Pejani dhe Sejfi Vllamasi. Mbeshtetur ne kete protokoll konstatohet, se bashkepunimi i ketyre komuniteteve shqiptare dhe maqedonase kishin me perpara, se cdo gje ceshtjet kontestuese kufitare. Te vetedijshem, se tere Maqedonia perendimore ishte e populluar me mbi 80% shqiptare, perfaqesuesit e komiteteve maqedonase deshironin te siguroheshin, se ata nuk do te kerkonin te drejten e tyre natyrore. Si duket, perfaqesuesit shqiptare te shtyre nga rrethanat u detyruan te nenshkruanin protokollin sipas te cilit Ohri, Struga e Resnja, ishin qytete te pastra bullgare, ndersa Dibra me shumice absolute shqiptare kontestohej me plebisht. Mirepo, vec luftes se ashper te Beogradit, pikerisht per shkak te kontestimeve territoriale, nuk pati asnje realizim real te marreveshjes.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Fegi,
    Edhe unė u bashkangjitėn urimeve, pėr materialin qė sjellė pėr Hasan Prishtinėn, Njeriun qė dha ēdo gjė pėr Atdheun e tij.
    Tek Hasan Prishtina mė sė miri u vu nė jetė parolla e Rilindasve:
    " Mos prishni Shqipėri - pėr tė bėrė pasuri
    Por prishni pasurin pėr ta bėrė Shqiperinė!"
    Vetėm desha tė bėjė njė pėrmirsim nė tekstin e mė lartėm ku shkruhet qė Hasan Prishtina ishte kryeministėr pėr tre ditė " e qė nuk qėndron por me sa e di unė Ay ishte Kryeminsitėr i Shqiperis pėr plot tre javė!
    Biografin e parė pėr Hasan Prishtinėn e kam lexuar nga Ajet haxhiu, njė kosovar qė kishte ikur nga okupimi Jugosllavi trojeve shqiptare dhe kishte krijuar dhe jetuar nė Shqiperin Londineze! Hasan Prishtina ishte i martuar me Igballe Prishtinėn, njė grua pėr tė cilėn thonė qė, atė qė e bėnte Shota me mauzer ajo e bėnte me urtin e saj dhe mbėshtetjen qė i bėnte tė shoqit!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1269439047

    EKSKLUZIVE - Kėrkesa e Hasan Prishtinės para 100 viteve pėr paralele shqipe nė Shkup
    :

    Pėrpjekja pėr tė hapur shkolla shqipe nė Shkup ka ekzistuar qė para 100 viteve. Gazeta “Lajm” ka siguruar dokumentin ku shihet qartė se si Hasan Prishtina nė mars tė vitit 1910 kishte kėrkuar qė nė shkollėn profesionale “Idadija” nė Shkup tė hapet njė paralele nė gjuhėn shqipe. Kėto tė dhėna duken nė dokumentin qė ishte dėrguar te konsulli anglez nė Shkup dhe raporti i konsullit serbė dėrguar ministrisė sė punėve tė jashtme nė Beograd. Historiani Skender Asani, i cili e ka gjetur dokumentin nė arkivin shtetėror tė Maqedonisė dhe qė ėshtė i shkruar nė gjuhėn serbe tregon se klasa pėrbėnte 24 nxėnės dhe duhej tė ishte pjesė e shkollės profesionale “Idadija” qė gjendej nė parkun e sotėm tė qytetit tė Shkupit. “Pėr hapjen e kėsaj paralele dhe futjen e gjuhės shqipe kontribut tė jashtėzakonshėm ka dhėnė edhe esnafi i Ēarshisė, i cili e mbėshteti nė mėnyrė tė parezervė Hasan bej Prishtinėn, qė tė jetėsohet formimi i kėsaj paralele nė gjuhėn shqipe nė kėtė shkollė”, tha Asani.

    Sipas tij, autoritetet e atėhershme fillimisht ishin mė liberal pėr tė hapur kėtė paralele, por mė vonė ndėrruan mendimin dhe kjo iniciativė ishte parė si rrezik pėr emancipimin dhe vetėdijesimit tė shqiptarėve.

    “Autoritet e atėhershme lejuan qė tė formohej kjo paralele, por me njė kusht qė tė jetė e pėrzier etnikisht dhe gjuha shqipe mos tė pėrdorej zi zyrtare gjatė vijimit tė mėsimit. Me kėtė rast nxėnėsit shqiptarė u hedhėn nė grevė dhe parashtruan kėrkesėn e vetme qė tė mėsojnė vetėm nė shqip”, tha Asani.

    Sipas kėtij dokumenti kėrkesa ishte qė nxėnėsit tė mėsojnė vetėm nė shqip. “Pasi kėrkesa nuk u realizua, Hasan Prishtina me vet financim, duke i shitur magazat qė kishte nė Shkup financoi shkollimin e kėtyre nxėnėsve nė normalen e Elbasanit”, tha Asani.

    Pėr kėtė vepėr madhore tė Hasan Prishtinės tregojnė dokumentet angleze, serbe dhe austriake tė cilat e pėrshkruajnė shkuarjen e nxėnėsve shqiptarė nė Elbasan. “Gjatė arritjes nė Elbasan, mijėra qytetarė kishin pritur Hasan Prishtinėn dhe 24 nxėnėsit shqiptarė nga Shkupi duke brohoritin ‘rroftė Hasan Prishtina, rrofshin trimat e Kosovės dhe rroftė Shqipėria’”, tregon shkrimet e atėhershme historiani Asani.

    Ky dokument ka qenė hapi i parė pėr hapjen e parė tė shkollave shqipe nė Shkup, qė ishte kundėrshtuar edhe nga disa shqiptarė tė kohės sė atėhershme.

    Angazhimi i shqiptarėve pėr ēlirim nė Shkup kishte vazhduar me veprimtari tė tjera. Njė vit mė vonė, mė 1911 u hap gazeta kombėtare shqipe, “Shkupi”, kurse mė 12 gusht 1912 u ēlirua Shkupi nga kryengritėsit shqiptarė. Mė 14 tetor 1912 nė Shkup u vendos qė kėrkesa e deriatėhershme pėr autonomi tė zėvendėsohej me shpalljen e pavarėsisė nė Shkup, e cila rezultoi mė vonė me ngritjen e flamurit nė Vlorė mė 28 nėntor 1912 nga Ismail Qemali. /BEKRI AJDINI/
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  20. #40
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Kohėt e fundit u ribotuan nė Kosovė ''Kujtimet'' e Hasan Prishtinės ku ai pėrgojon Isa Boletinin (tė masakruar pėrpara 5 vjetėsh) e Ismail Qemalit, heroin e pavarėsisė pėr tė larė veten nga mėkati i madh qė nuk lejoi tė ngrihet flamuri shqiptar nė Shkup e tė shpallej pavarėsia e mbarė trojeve kombėtare. Kjo ėshtė e vėrteta dhe jo pėrrallat e stisura me sulltanė. Ėshtė ndėr rastet e rralla kur mėkati kurorėzohet me lavdi mbi bazėn e kujtimeve personale e artikuj gazetash tė paguar nga xhonturqit. Por e vėrteta vonon por nuk harron.

Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mr. Hamdi Tahir Thaēi (1933-2010)
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-03-2010, 18:20
  2. Mehmed Akif Ersoj (1873-1936)
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-08-2009, 05:17
  3. Adem Jashari dhe Hasan Prishtina sė shpejti nė Vushtrri
    Nga Vicianum nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-09-2007, 08:53
  4. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-05-2004, 15:23
  5. Istref Begolli (1933-2003)
    Nga Dita nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-02-2003, 09:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •