Close
Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 218 prej 218
  1. #201
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    Monografia “Hasan Prishtina” (33)

    Vrasja e Hasan Prishtinės - heroizmi
    Prof. Dr. Branisllav Sinadinovski

    Nė bisedimet e Vjenės tė mbajtura gjatė muajve prill-maj tė vitit 1924, nga pala maqedonase mori pjesė Dimitar Vllahov dhe Monev, tė cilėve mė vonė iu bashkuan Todor Aleksandrov, Aleksandar Protoger dhe Peter Ēaulev, “federalistėt“ e pėrfaqėsuar nga dr. Filip Atanasov dhe Sllave Ivanov dhe Serēani, tė udhėhequr nga Todor Pania, kurse nga ana e Kominternės, pėrfaqėsuesi sovjetik nė Vjenė, Golshtajn, i quajtur Ēerski dhe pėrfaqėsuesi i Kominternės Harlakov Nikolla. Pėrfaqėsuesit sovjetikė e kanė luajtur rolin e ndėrmjetėsit gjatė pajtimit tė VMRO-sė me “federalistėt" dhe “serēanėt”, ku askund nuk ėshtė pėrmendur nė dokumentet e miratuara.
    Nė bisedimet e Vjenės kanė marrė pjesė edhe pėrfaqėsuesit e Lėvizjeve revolucionare ballkanike, me tė cilėt pėrfaqėsuesit e Kominternės kanė zhvilluar bisedime tė ndara me njė qėllim tė pėrbashkėt - bashkimi dhe mobilizimi i forcave revolucionare tė popujve tė Ballkanit nė njė front antiimperialist. Nė Vjenė ka ekzistuar edhe Qendra revolucionare ballkanike, e pėrbėrė nga kosovarėt, ideologėt progresivė shqiptarė, ideologėt e Dubruxhės, njė pėrfaqėsues i Komitetit tė Trakisė Perėndimore, malazezėt kundėrshtarė tė regjimit hegjemonist tė Jugosllavisė, kroatėt tė udhėhequr nga Stjepan Radiq, pėrfaqėsuesit e Federatės Komuniste Ballkanike si dhe Dimitar dhe Nahim Isakov dhe ideologėt e partive komuniste tė shteteve tė Ballkanit si dhe Filip Filipoviq, Kosta Novakoviq, Gjuro Cvijiē etj.
    Pas pėrfundimit tė bisedimeve tė Vjenės dhe nėnshkrimit tė dokumenteve tė shumta (nga tė cilat mė i rėndėsishėm ishte Manifesti i majit tė VMRO-sė), pavarėsisht nga fakti se asnjė nga dokumentet nuk ishte zbatuar ose nuk ishte krijuar Federata Ballkanike e lajmėruar njė kohė tė gjatė, asgjė mė tepėr nė Ballkan nuk u bė ose mund tė bėhet sipas tė vjetrės. Pėr pėrfaqėsuesit e pothuajse tė tė gjitha organizatave filloi njė kohė e dhimbshme dhe e vėshtirė, e mbushur me luftėra, beteja, vrasje, terror dhe sjellje tė tjera tė pahijshme, tė cilat do tė pėrfundojnė vetėm pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore nė vitin 1945.
    Bisedimet e Vjenės, megjithatė, janė tė rėndėsishme, sepse ato shpallėn ndarje tė re tė Evropės dhe botės qė do tė vijojė vetėm 20 vjet pas nėnshkrimit tė tyre me ndarjen e Evropės nė dy blloqe: socialiste dhe kapitaliste dhe krijimin e vendeve tė shumta socialiste dhe komuniste pothuajse nė tė gjitha kontinentet nė botė. Futja e komunizmit nė tė gjitha ato vende do ta kthejė botėn pėr gati njė shekull, por do tė tregojė nė vepėr se kapitalizmi ishte sistemi i vetėm i qeverisjes, se ka alternativėn e vet, e cila pak e moderuar nė njė sistem mė human dhe mė social socialist, do tė paraqesė njė konkurrencė tė vėrtetė nė sistemin kapitalist i cili sot shumė vite gjendej nė krizė dhe nė vėshtirėsi me veten e tij. Dhe kėshtu do tė jetė derisa nuk paraqitet alternativa e tij mė humane dhe mė njerėzore, qė nė tė vėrtetė ėshtė nė horizont. Dhe botės nuk i mbetet asgjė tjetėr, por vetėm tė presė. Koha do ta bėjė tė veten.
    Mė 14 gusht tė vitit 1933, nė rrugėn Simitski nė Selanik Hasan Prishtina pėrgjithmonė shkoi nė legjenda. Relativisht i ri. Kishte vetėm 60 vjet. Megjithatė, vetėm ata me fat nė revolucion largohen nga kjo botė nė pėrjetėsi si tė rinj apo relativisht tė rinj. Kjo paraqet njė privilegj, sepse largohen deri sa kanė ideale, besojnė nė luftėn, pretendojnė dhe ėndėrrojnė pėr revolucionit, besojnė nė vetveten. Kur janė tė rinj apo relativisht tė rinj, ashtu njėsoj, ata janė tė liruar nga vitet qė vijnė, qė te shumica janė tė mbushur me oportunizėm, me pėrjashtim tė padorėzuar nga vetja, nga vitet kur njeriu e njeh veten e tij sa mė pak. Hasan Prishtina nuk e ka pasur atė problem, sepse me aktin e largimit e ruajti aktin e veprės revolucionare, dinjitetin e kryengritjes, vetėdijen e viktimės. Vetėm kėshtu ai mund tė qėndrojė i pastėr. Me atė ai i iku gjykimit pėr tė mbijetuar fitoren, tė bėhet pushtet, gjak dhe mish i pushtetit, pasion dhe mprehtėsi e tij, degjenerimi nga e njėjta.
    Me shkuarjen nė legjendė ai e ruajti forcėn e tij, mendimin e tij, idealin e tij pėr njė shtet tė bashkuar shqiptar, ėndrrėn e tij pėr njė Shqipėri mė ndryshe nga ajo qė ishte. Me atė ai nuk lejoi qė askush dhe kurrė idealet e tij t’i shkatėrrojė, fshijė, varrosė. Mbeti si njė mal i madh pėr ta fryrė erėrat dhe stuhitė qė e godisnin Shqipėrinė dhe Kosovėn nga tė gjitha anėt. Por ata, edhe sikur tė donin, nuk mundeshin ta shkatėrrojnė paluhatshmėrinė e tij. Nuk lejoi tė vdesė forca, mendimi, ideali i tij. Nuk lejoi tė vdesė ardhmėria dhe pavarėsisht nga fakti se kohėt qė erdhėn pas tij, ishin kohėt e ēarshisė, kohėt e ditės sė sotme pėr tė nesėrmen, kohėt e mėshiruara tė cilat kishin shikim vetėm nė vendin dhe mendimin pėr tė arsyetuar tradhtitė dhe humbjet e tyre.
    Me kėtė ai dėshmoi me vepėr se shekujt vdesin, mbretėrit vdesin, civilizimet vdesin, njerėzit e menēur vdesin, ēdo gjė vdes. Vetėm atdheu mbetet. Kurse atdheu janė varrezat dhe deri atje ku arrijnė varrezat, deri atje ėshtė edhe atdheu. Dhe vetėm deri atėherė ata ekzistojnė, varrezat me njeriun, tė djeshėm apo tė sotshėm, krejt njėsoj, i gjallė ėshtė edhe atdheu. Shqiptar, maqedonas. Krejt njėsoj. Kjo aq mė shumė se koha kur jetoi Hasan Prishtina dhe veēanėrisht ajo pas tij, ishte koha e zhvendosjes sė pėrgjithshėm, koha nė tė cilėn popujt njėri tjetrit thikė nė fyt i vėnin, koha e jotolerancės dhe pėrjashtimit, e urrejtjes, e mbylljes vetėvrasėse nė vetvete, e despotizmit tė mendimit, e ankthit nga mė i afėrti, dyshimit nė vete. Dhe nė mundėsi tė ardhmėrisė sė zgjuar, nėse ekziston.
    Ajo ishte koha nė tė cilėn njerėzit e perceptonin veten e tyre, nuk njiheshin, miqtė e dikurshėm i shmangeshin dhe tjetėrsoheshin, ndėrmjet tyre rriteshin mure tė frikės dhe ankthit, urrejtjes, armiqėsisė, tradhtisė. Nė vend tė shkėmbimit tė mendimeve, afėrsive dhe ēiltėrsisė, vijnė te jo toleranca nė mendime, gjenin bindje tė ashpra pa drejtėsi te ato. Kjo ishte njė kohė e harresės sė shpejtė tė gjakderdhjes dhe viktimave tė rėnė, kohė nė tė cilėn idetė e humbjes filluan tė ēohen lugat dhe si kėrcėnim malinje lėshojnė rrėnjė nė mesin e gjeneratave tė reja. Nė mėnyrė tė dhunshme u paraqitėn shenjat e barazisė ndėrmjet idealeve tė lira, pėr tė cilat vdesin edhe praktikat vullnetare dhe doktrinat e sundimtarėve. Nė bankėn e prokurorisė nuk u gjetėn autorėt e krimit vullnetar dhe uzurpuesit e revolucionit, por vetė revolucioni.
    Por tė gjitha ato dhuna retrograde tė Qeverisė sė atėhershme shqiptare, nė krye me Ahmet Zogun, u refuzuan nga personaliteti dhe vepra e Hasan Prishtinės. Ata menduan se me likuidimin e tij fizik do tė shkatėrrojnė pėrgjithmonė edhe mendimin, idealet dhe ėndrrat e tij pėr njė Shqipėri tė ndryshme. Por, Hasan Prishtina nuk ishte ai i cili ishte mposhtur, tė mposhtur ishin ata, sepse mendimet dhe idealet e tij shumė me parė rridhnin nė venat e gjithė popullit shqiptar. Prandaj, jo vetėm atėherė, por edhe tani me tė drejtė parashtrohet pyetja: kush i jep tė drejtė, duke mohuar revolucionin e Hasan Prishtinės dhe homologėve tė tij, pėr tė hedhur nė fytyrė se vdiqėn, luftuan nė rrugė tė gabuar pėr revolucionin e lindur. Kjo, aq mė shumė se askush nuk ka tė drejtė pėr tė vėnė shenjėn e barazisė mes viktimave qė e mbuluan Shqipėrinė, Kosovėn dhe tokat e tjera shqiptare me varret e tyre dhe prej tyre bėnė njė model botėror tė heroizmit dhe lirisė sė mendimit, me zogistėt e atėhershėm dhe politikokratėt e mėvonshėm, me mbulimin bolshevik qė pretendonin me tė madhe pėr ndonjė “revolucion tė tyre nė vazhdim”.
    Gjeneratat e sotshme shqiptare kanė obligim tė shenjtė jo vetėm pėr Hasan Prishtinėn, por edhe pėr bashkėmendimtarėt mė tė dalluar tė tij, si Bajram Curri, Isa Boletini, Azem Bejta dhe shumė tė tjerė tė cilėt e dhanė jetėn e tyre pėr Shqipėrinė e lirė, tė pavarur dhe tė bashkuar, pėrgjithmonė nė ēdo vend, nė ēdo moshė pėr tė bėrė njė ndryshim, dallim midis aktit tė kryengritjes, tė revolucionit dhe aktit tė "qeverisė nė emėr tė klasės dhe popullit“. pėr shkak tė njė arsyeja e thjeshtė. Pėr shkak se ky dallim ėshtė dallimi nė mes tė vėrtetės dhe tė pavėrtetės. Dhe kjo aq mė shumė se nė pikėpamjen historike, tė pafajshėm nuk ka. Ėshtė e rėndėsishme pėr ardhmėrinė e brezit tė ri shqiptar qė tė marrė mėsim nga historia moderne shqiptare, nga tragjedia dhe nga arritjet e suksesshme tė popullit shqiptar. Nė kėtė mėnyrė ajo shumė mė lehtė do tė mund tė imunizohet nga pushteti i atėhershėm i ērregulluar mashtrues, tė imunizohet nga mėnyra e tij e tė sunduarit me njerėzit pa kontroll publik dhe demokratik.
    Ėshtė e rėndėsishme pėr ardhmėrinė se revolucioni i tyre, revolucioni i brezave tė reja tė vendosė rendin e gjėrave tė bazuara nė mendimin e lirė dhe fjalės, tė lindet ndėrgjegjja pėr pėrgjegjėsinė e guximshme pėr secilin anėtar tė pushtetit. Vetėm atėherė revolucioni i tyre do tė jetė i vėrtetė, do tė rikthejė forcėn dhe bukurinė e idealeve pėr tė cilėn luftoi Hasan Prishtina dhe bashkėmendimtarėt e tij, pėr tė cilėt, gjithmonė, prej kur ekziston historia, meritohej pėr tė luftuar, jetuar dhe vdekur. Dhe ėshtė vdekur.
    Atentati mbi Hasan Prishtinėn nė vitin e largėt 1933 ka historinė e vet. Ahmet Zogu nuk u kėnaq me largimin vullnetar nė ilegalitet tė Hasan Prishtinės. Armiqėsia e tij ndaj udhėheqėsit shqiptar dhe anėtarėve tė Komitetit tė Kosovės, pas marrjes sė pushtetit nė vitin 1924 jo vetėm qė vazhdoi, por u bė opsesioni i tij. Duke i premtuar Beogradit se do tė qėrojė hesapet me Hasan Prishtinėn, Ahmet Zogu organizoi disa atentate tė pasuksesshme kundėr liderit tė Lėvizjes Ēlirimtare Shqiptare nė Vjenė gjatė vitit 1928. Por, pasi nuk pati sukses nė atė, e gjykoi Hasan Prishtinėn me vdekje nė mungesė. I ka pėrndjekur dhe ndėshkuar pa mėshirė tė gjithė patriotėt shqiptarė. Pėr vrasjen e Hasan Prishtinės, Ahmet Zogu shpalli njė shpėrblim prej 2.000 franga nė ar. Tė njėjtėn e bėri edhe pėr Azem Bejtė Galicėn. Por, Hasan Prishtina nuk u frikėsuar nga rreziku i tillė real. Ai kėtė nė mėnyrėn mė tė mirė e tregoi nė vitin 1922, kur papritur u rrethua bashkė me gruan e tij, Igballen. Me rrezikun e njėjtė u pėrball edhe njė vit mė parė, mė 28 dhjetor tė vitit 1921, kur forcat zogiste e rrethuan shtėpinė e tij nė Tiranė, ku ishin Hasani dhe gruaja me 5-6 bashkėluftėtarė, por nė atė nuk patėn sukses. Njė hap tė njėjtė ndėrmori edhe vetė Hasan Prishtina, por atentati kundėr Ahmet Zogut dėshtoi. (VIJON)

    Epoka e re
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  2. #202
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    Monografia “Hasan Prishtina” (34)

    Aksionet e Lėvizjes Ēlirimtare Shqiptare
    Prof. Dr. Branisllav Sinadinovski

    E ballafaquar me trazirat e pėrditshme nė Kosovė, nėn presionin e fuqive tė mėdha evropiane, Qeveria serbe nė maj tė vitit 1921 u pajtua qė tė formohet e ashtuquajtura “Zonė neutrale e Junikut”. Ai ishte territor i lirė i cili pėrfshinte zonėn rurale tė Junikut, Batushėn, Mulliqin, Brovinėn, Panoshecin, Popocin, Babaj-Bokesin, Shishmanin dhe Kosharen, ku ishte formuar njė qeveri autonome e pėrbėrė nga popullata lokale. Pozita gjeografike e Junikut ishte vėshtirė e kalueshme pėr forcat serbe, sepse ishte e rrethuar me male tė larta, ku ishte edhe njė kullė e cila shėrbeu pėr fshehjen refugjatėve tė pėrndjekur shqiptarė. Prej kėtu, ēetat kaēake ushtarake tė Azem Bejtė Galicės dhe shqiptarėve tė tjerė vepruan me sukses, duke sulmuar forcat e Ahmet Zogut nė brendi tė Kosovės si dhe nė malet shqiptare nė verilindje. Nė Junik erdhi edhe Hasan Prishtina dhe u vendos te Salih Bajrami, prej ku me sukses udhėhoqi aksionet e Lėvizjes Ēlirimtare Shqiptare nė tė gjitha pjesėt e Kosovės dhe Shqipėrisė.
    Kėshtu, pėr shembull, nė fund tė vitit 1922, Hasan Prishtina vendosi qė me ēetat patriotike t’i sulmojė forcat zogiste. Pas tubimit tė mbajtur nė vendin Kroni dhe Gocesh nė Junik, me udhėzimet e liderit shqiptar, rreth 1. 200 kryengritės tė udhėhequr nga Azem Bejta Galica dhe Sadik Rama e filluan sulmin, kėshtu qė nė fillim tė vitit 1923 u mor Tropoja, por mė vonė i gjithė Hasi dhe ishte rrethuar qendra e prefekturės nė Krumė, pas sė cilės kryengritėsit arritėn deri nė Drin. Nė pamundėsi pėr t’u pėrballur me kryengritėsit, Ahmet Zogu dhe Nikolla Pashiqi u pėrpoqėn qė me tė gjitha mjetet tė shkatėrrojnė tė ashtuquajturat “Vise neutrale tė Junikut”. Duke ditur se Hasan Prishtina ėshtė i vendosur nė Tropojė, Ahmet Zogu dėrgoi njė batalion tė ushtrisė pėr tė likuiduar udhėheqėsi shqiptarė. Ai gjithashtu u pėrpoq t’i blejė vendasit me tė holla pėr tė zbuluar vendndodhjen e Hasanit, por nė kėtė dėshtoi.
    Duke e ditur dashurinė e madhe tė Bajram Currit pėr arsimimin, Hasan Prishtina nė Junik hapi shkollė pėr tė rritur. Shkolla gjendej nė Golaj nė Has dhe shumė shpejt u bė “Shkollė komitėsh”. Sa rėndėsi tė madhe i ka dhėnė arsimit Hasani dėshmon apeli i tij nga viti 1931, dėrguar sekretarit tė Shoqatės sė Popujve nė Romė, nė tė cilėn, ndėr tė tjera, ėshtė theksuar se “afėr njė milionė shqiptarė nė Kosovė, Shqipėri dhe Maqedoni nuk kanė asnjė shkollė nė gjuhėn amtare”, por pėrveē kėsaj, “iu ėshtė ndaluar edhe themelimi i shkollave private”.
    Nė tė njėjtėn kohė, sė bashku me Bajram Currin, Hasan Prishtina aktivisht punoi nė revolucionin e vitit 1924 dhe mbajti kontakte tė shpeshta me ēetat kryengritėse kosovare, tė cilat pėr atė kishin rėndėsi tė madhe pėr punėn e suksesshme tė Lėvizjes Ēlirimtare Shqiptare nė Kosovė. Ai atėherė konsideronte se zėvendėsim i regjimit shqiptar nė Tiranė do tė ketė ndikim pozitiv pėr zbatimin dhe kushtet pėr lirimin e Kosovės dhe trevave tė tjera shqiptare. Edhe kur ishte i detyruar tė shkojė nė migracion, Hasani ishte nė krye tė Komitetit Ēlirimtar tė Kosovės dhe me vėmendje ndoqi nga afėr zhvillimet e ngjarjeve nė Kosovė dhe Shqipėri, duke u angazhuar pėr respektimin e tė drejtave kombėtare tė tė gjithė popujve tė Ballkanit. Sipas kėsaj, kjo ishte e zbatueshme vetėm me krijimin e shteteve kombėtare tė bazuara nė parimin e vetėvendosjes. Nė kėtė qėllim Hasani u pėrpoq qė lufta ēlirimtare nė Kosovė tė lidhet me luftėn pėr lirinė e tė gjithė popujve tė robėruar tė Ballkanit.
    Duke u shpėrngulur vazhdimisht nga njė vend nė vend tjetėr, nga njė shtet nė shtet tjetėr evropian: nga Austria dhe Gjermania nė Turqi dhe nga Zvicra, Italia dhe Franca nė Rumani, Hasan Prishtina zhvilloi aktivitet tė gjerė ndėrkombėtar. Kėshtu, pėr shembull, nė korrik tė vitit 1924 nė njė letėr tė tij nga Athina deri te Qeveria greke, ai e ngriti ēėshtjen e emigracionit tė shqiptarėve nga Preveza dhe Ēamėria. Nė letrėn, ndėr tė tjera, ai thekson: “kemi informacione se popullsia e sanxhakut tė Prevezės dhe tė Ēamėrisė, e cila ėshtė shqiptare me gjuhė amtare shqipe, si rezultat i propagandės dhe nxitjeve tė errėta tė disa hoxhallarėve dhe bejlerėve fanatik, si pasojė e presionit tė Qeverisė greke pėr tė shpėrngulur”, kėshtu qė “shtėpitė e tyre do t’i lėnė rreth 40.000 shqiptarė”.
    Pas prezencės nė Konferencės sė Pestė tė Popujve, tė mbajtur nė Gjenevė mė 26 shtator tė vitit 1924, si anėtar i delegacionit shqiptar Hasan Prishtinės kupton se Ahmet Zogu, me mbėshtetjen e serbėve do tė marrė tė gjithė pushtetin nė Shqipėri, me ēka ishte shumė i dėshpėruar. Nė tė njėjtėn kohė, filloi t’i zhduket fuqia, sepse si mbėshtetje nuk i kishte mė bashkėluftėtarėt besnikė si Azem Bejta Galica tė cilin aq shumė e respektonte dhe e krahasonte me Skėnderbeun e madh, kurse jetėn kėsaj bote e kishin lėshuar edhe shokėt e tij besnik Avni Rustemi (1895-1924), Luigj Gurakuqi (1879-1925), Bajram Curri (1862 - 1925) etj. Gjendja shėndetėsore gradualisht i pėrkeqėsohej, kurse nė gjurmė ishin atentatorėt e tij tė dėrguar nga Ahmet Zogu nė Vjenė. Pėr kėta arsye, ai shpesh ishte i detyruar ta ndryshojė vendin e banimit.
    Por, kjo nuk e ndalon atė qė tė dėrgojė memorandume dhe peticion nė Shoqatėn e Popujve dhe nė adresat e tjera ndėrkombėtare. Kėshtu, pėr shembull, nė fjalimin me rastin e funeralit tė Luigj Gurakuqit nė Bari (Itali) nė vitin 1925, ai, ndėr tė tjera, tha se, “edhe kjo tragjedi i ka helmuar zemrat e nacionalistėve tė vėrtetė shqiptarė (patriotė), por krijon disa kriminelė, profesionalistė, vrasės, tė cilėt e quajnė veten shqiptarė vetėm qė tė jenė njė mjet nė duart e tė huajve, tė cilėt duan tė shkaktojnė dėm ndaj shtetit dhe popullit tonė tė mjerė, por rri i qetė, o Gurakuq, me trup vėrtet ke vdekur, por me emėr asnjėherė, sepse emri yt ėshtė i shkruar nė zemrat e shqiptarėve tė vėrtetė, kurse nė historinė e Shqipėrisė emri yt do tė jetė i shkruar me shkronja tė arta..”..
    Nė letrėn e dytė dėrguar sekretarit tė pėrgjithshėm tė Shoqatės sė Popujve, nga Vjena mė 15 mars tė vitit 1927, ai rikujton “situatėn dėshpėruese tė vėshtirė tė shqiptarėve tė cilėt jetojnė nė Jugosllavi”, e cila “mė detyroi sėrish tė drejtohem deri te Shoqata e Popujve me njė lutje pėr tė ndėrmarrė masa pėr tė ndihmuar njė popull tė munduar dhe tė terrorizuar”. Nė gazetėn “Koha Shqiptare”, numėr 7 tė 22 majit tė vitit 1928, Hasan Prishtina, pasi theksoi se “unė kam qenė dhe jam sot njė armik i madh i politikės jugosllave nė Shqipėri, sepse ashtu kam qenė, por edhe tani jam plotėsisht i bindur se interesat e atij shteti janė krejtėsisht nė kundėrshtim me interesat e shtetit tonė shqiptar, ai nėnvizon se “...nė qoftė se vjen dita, nė tė cilėn unė personalisht nuk besoj se Jugosllavia do tė pranojė pėr tė korrigjuar kufirin...Vetėm me kėtė korrigjim tė kufirit unė e pranoj parullėn “Bashkim i Ballkanit” dhe “vetėm nė qoftė se nė kėtė rast do tė ruhet pavarėsia e vendeve tė Ballkani”, kėshtu qė “atėherė do tė pranoj qė tė luftoj krah pėr krah me ushtarėt e Jugosllavisė kundėr ēdo pushtuesi tė huaj”.
    “Ndryshe nga Ahmet Zogu dhe rolin qė ai e luante me ndihmėn e Jugosllavisė - vazhdon Hasan Prishtina – unė nuk doja tė punoj pėr interesat e mia personale, “ sepse atė do ta bėja qė nė kohėn e Turqisė, kur unė mund tė isha ministėr i njė perandorie 33 milionėshe, ku kam qenė nė gjendje tė marrė koncesione tė mėdha dhe tė bėhem shumė i pasur. Por, nė vend tė kėsaj gjėje tė turpshme, unė zgjodha kryengritjen, duke luftuar nėpėr malet e Kosovės. Akuzat, shpifjet dhe kėrcėnimet kurrė nuk mė kanė frikėsuar, sepse “unė rrugėn time e zgjodha, tė cilėn e shkela dhe do tė shkeli deri nė vdekje - kjo ėshtė rruga e pavarėsisė sė plotė sė Shqipėrisė”.
    “Mua nga ideologjia patriotike - pėrfundon Hasani - nuk mund tė mė largojė as i gjithė ari nė kėtė botė, as shpifjet e armiqve. Mua mund tė mė mundė vetėm vdekja”.
    Pėrveē ndarjes sė vėshtirė me bashkėmendimtarėt dhe revolucionarėt e tij ideologjikė, gjatė qėndrimit tė tij nė Paris, Hasan Prishtina pėsoi edhe njė tjetėr goditje tė fuqishme, dhimbjet e tė cilit do tė zgjasin deri nė fund tė jetės sė tij. Atje vdiq gruaja e tij, Igballe Prishtina, bashkėpunėtore dhe pėrkrahėse mė besnike. Kjo pėr liderin mė tė fortė tė Lėvizjes Ēlirimtare Shqiptare ishte goditja mė e rėndė nė jetėn e tij, me tė cilėn dėshmon edhe letra e tij e 8 qershorit tė vitit 1931, dėrguar deri te zonja Marija Urban nė Vjenė, nė shtėpinė e tė cilės ka jetuar familja Prishtina. Vdekja shumė e hershme e gruas sė tij shumė tė dashur Igballes jo vetėm pėr Hasanin, por pėr gjithė popullin shqiptar ishte njė humbje e madhe, pėr shkak se ajo gjatė gjithė jetės ishte jo vetėm bashkėpunėtore dhe kėshilltare e tij, por edhe njė patriote e madhe shqiptare dhe pjesėmarrėse nė shumė aktivitete revolucionare.
    Nė letrėn drejtuar Marija Urban, Hasan Prishtina, shumė emocionalisht shkruan: zonjė, unė e kam humbur gruan time. Ajo vdiq. Mė ka gjetur njė e keqe e madhe, njė aksident i paparė. Gjithmonė kam besuar se unė do tė vdisja para saj, por ajo vdiq para meje, duke lėnduar zemrėn time dhe duke mė lėnė nė njė situatė tė pamėshirshme. Ah sa fat i keq, sa situatė e vėshtirė. Nuk e di a do tė mund tė merrem me kėtė situatė e cila po ma gėrvisht zemrėn time nė mėnyrė shumė tė rėndė. Nuk po gjej asnjė ngushėllim. Prej sot nė kuptimin e plotė tė fjalės jam i pafat. Pranoje respektin tim tė sinqertė”.
    Vetėm gjashtė muaj para vdekjes sė gruas sė tij, Igballes, e cili ishte princesha ēerkeze, nė Vjenė mbėrriti edhe Ahmet Zogu pėr t’i bindur kundėrshtarėt e tij nė “Unitetit kombėtar” qė tė kthehen nė Shqipėri. Por, ata jo vetėm qė nuk janė pajtuar me tė, por natėn e datės 20 shkurt tė vitit 1931, pėrderisa Ahmet Zogu doli nga opera e Vjenės, dy prej tyre i bėnė atentat tė pasuksesshėm, nė tė cilin Zogu u plagos lehtė, ndėrsa ndihmėsi i tij u vra.
    I thyer plotėsisht psikikisht dhe fizikisht, nga vdekja e gruas sė tij, i zhgėnjyer dhe i demoralizuar nga ngjarjet politike nė Kosovė dhe Shqipėri, Hasan Prishtina u shpėrngul nė Selanik, ku u vendos nė banesėn e nėnės sė tij, Nexhibes, e cila jetonte me vėllanė e saj, Ymerin. I pėrcjellė nga zagarėt e Ahmet Zogut tanimė njė kohė mė tė gjatė, njė prej tyre - Ibrahim Ēelo, i lindur nė Resnjė, mė nė fund arriti ta gjejė vendbanimin e tij tė ri, kėshtu qė mė 14 gusht tė vitit 1933, nė rrugėn Simitski, deri sa shėtiste, iu afruar nga prapa dhe e vrau me 4 plumba.
    Vetėm pas 2 ditėsh, mė 16 gusht tė vitit 1933, ideologu dhe apostulli i Lėvizjes Ēlirimtare Shqiptare, Hasan Prishtina, u varros nė varrezat e qytetit tė Selanikut. Varrimi u bė nė prani tė njė funerali tė madh tė njerėzve, tė cilėt me kurora nė duart e tyre dhe dhimbje nė shpirt erdhėn pėr t’i dhėnė nderin luftėtarit tė madh. Shumė prej tyre mbanin flamuj shqiptarė, e pėrveē shqiptarėve ishin tė pranishėm nė varrim edhe grekėt demokratė, kėshtu qė ceremonia e varrimit tė gjeniut, Hasan Prishtinės, u shndėrrua nė njė demonstratė tė vėrtetė patriotike. (VIJON)

    Epoka e re
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    Monografia “Hasan Prishtina” (35)

    Atentati ndaj Hasan Prishtinės
    Prof. Dr. Branisllav Sinadinovski

    Lajmi i atentatit tė poshtėr ndaj Hasan Prishtinės jehoi fuqishėm jo vetėm nė mesin e popullatės shqiptare nė Kosovė dhe Shqipėri, por edhe nė vendet fqinje dhe nė tė gjithė Evropėn. Pjesa e madhe e popullit shqiptar nuk dėshironte tė besojė se lideri legjendar i Lėvizjes revolucionare nuk ėshtė tashmė nė mesin e tė gjallėve. Tė gjithė shqiptarėt ishin tė pikėlluar dhe tė brengosur pėr tė ardhmen e Shqipėrisė. Lajmi i vdekjes sė tij u gjet nė faqet e shumė gazeta, nė tė cilat u botuan artikuj dhe raporte tė shumta mbi jetėn dhe luftėn e Hasan Prishtinės. Tirana dhe Beogradi, megjithatė e festuan vrasjen si fitore e tyre tė madhe, gjė qė e konfirmi faktin e madhėsisė sė liderit shqiptar. Gazetarėt nė mėnyrė tė gjithanshme e pėrshkruan jetėn e Hasanit, por disa prej tyre do tė shkruajnė se “Hasani ishte shumė i pasur, por pasurinė e shpenzoi nė zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare shqiptare, kėshtu qė pasuri e tij e vetme e patundshme i mbeti shtėpia qė ishte e vendosur nė qendėr tė Selanikut..., e cila sot ėshtė nė pronėsi shtetėrore dhe funksionon si shkollė dhe organizatė bamirėsie pėr tė shurdhrit dhe tė verbrit”. Poeti Paskal Zoto nė vitin 1999 i kushtoi njė poezi, e cila thotė: “Nė Selanik, pranė detit, Shqipėrinė ēka e gjeti! Njė shpend korbi e vrau Hasan Prishtinėn. Por a mund tė vritet vetėtima? Nėpėr shekuj shkėlqen dhe vret perandori e mbretėri”.
    Se ēfarė humbje tė rėndė pėr Komitetin Revolucionar tė Kosovės dhe pėr tėrė popullin shqiptar ka pėrfaqėsuar vrasja qyqare e Hasan Prishtinės, mė sė miri tregon vlerėsimi me shkrimi i njė burimi tė fshehtė tė Italisė mė 17.08 1933, nė tė cilin, ndėr tė tjera, vihet nė dukje se “pas vrasjes sė Hasan Prishtinės nga njė vrasės i paguar, Komiteti Revolucionar i Kosovės ka mbetur i paralizuar, pėr shkak se viktima, pėrveē prestigjit qė e kishte nė mesin e popullit tė robėruar tė Jugosllavisė, vetė e qeveriste organizatėn revolucionare”, kurse “mbante kontaktet politike dhe revolucionare me Organizatėn revolucionare maqedonase tė Mihaillovit dhe me kroatėt e Paveliqit”, me tė cilėt “kishte lidhur marrėveshje politike tė bazuar ndaj tė drejtės sė kombeve”.
    Me vrasjen e Hasan Prishtinės - theksohet mė tej - pikėrisht nė momentin kur duhej tė konkretizohet bashkėpunimi i njė plani tė aksionit revolucionar, i cili “nė tetorin e ardhshėm duhej tė pėrhapet nė tė gjithė Jugosllavinė”, “pėr fat tė keq, u bė izolimi i masave tė cilat nuk mund t’i referohen aksionit pa pėrgatitur njė plan tė plotė fillestar”.
    Kjo aq mė shumė se "vdekja e Hasan Prishtinės shkaktoi ndalim tė aktiviteteve revolucionare tė popujve tė robėruar tė Jugosllavisė”, kėshtu qė "ėshtė e nevojshme sa mė shpejt tė jetė e mundur tė gjendet njė person i cili do ta zėvendėsojė dhe do ta vazhdojė tė njėjtėn rrugė me tė njėjta mendime dhe praktikė si Hasan Prishtina”. Megjithatė, "nga tėrė numri i njerėzve qė e kanė tėrhequr vėmendjen, nuk mund tė gjendet asnjė me cilėsitė e Hasan Prishtinės si diplomat, politikan dhe revolucionar”, por “njėkohėsisht tė jetė njė person me prestigjin e Hasan Prishtinės, i cili mosbesimin e lindur te populli shqiptar do tė mund ta kapėrcejė nė mėnyrė triumfuese, sikurse atė do ta bėnte Hasan Prishtina”.
    Pėr humbjen e pazėvendėsueshme pėr popullin shqiptar me vdekjen e Hasan Prishtinės, dėshmon edhe artikulli i Mustafa Merlika Krujės, nė tė cilin, ndėr tė tjera, theksohet se “Hasan Prishtina, si njė njeri i ri i mbushur plot me shpirt, energji dhe zjarr tė pashuar, mandatin e tij nė Parlamentin turk nuk e kuptoi vetėm si mjet pėr tė ēuar mė tej interesat e provincės sė tij, tė cilėn e ka dashur aq shumė, por si njė obligim qė t’i mbrojė tė drejtat e popullit shqiptar, i cili ishte i shtypur, por jo edhe i robėruar nga robėria e pėrgjakshme turke, tė cilin e ka mbajtur nė errėsirė arsimore qė tė mos mund ta shohė tė kaluarėn e lavdishme tė heronjve tė tij kombėtarė”.???
    “Hasan Prishtina ishte punėtor dhe luftėtar i palodhur dhe mė aktiv nė mesin e shqiptarėve nė Turqi”, kurse “fjala dhe penda e tij ishin thesar i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare”. “Ai ishte Zeusi – thekson Mustafa Kruja – i cili bubullon dhe qarkullon me gjitha vetėtimat e qiellit mbi kokat e armiqve tė popullit shqiptar”. Njė ditė, “ai nė Parlamentin turk...njė udhėheqėsi kryesor turk iu drejtua me fjalė tė tilla, sa qė tė gjithė u habitėn”. Edhe ai “e mbajti fjalėn. Ishte organizatori kryesor i kryengritjes sė pėrgjithshme shqiptare kundėr sundimit osman nė vitin 1912, i cili disa muaj i paraprinte Luftės sė Parė Ballkanike kundėr Turqisė, e cila pėrfundoi me ēlirimin e tė gjithė Shqipėrisė Veriore, duke pėrfshirė edhe Shkupin..”.
    “Megjithatė, frytet e kėtij suksesi tė madh nuk ishin adekuate me viktimat e popullit shqiptar dhe me qėllimet e Hasan Prishtinės dhe bashkėpunėtorėt e tij mė tė ngushtė. Kur u lirua nga burgu nė Beograd, ai shkoi nė Shqipėrinė e lirė, por zemėrthyer nga humbja e pjesėve mė mira tė vendit tė tij, sidomos pjesės sė Kosovės, me tė cilėn ishte i lidhur me njė numėr tė kujtimeve personale dhe popullore. Duke parė se vetėm njė pjesė e vogėl e ėndrrės sė tij ishte realizuar, ai pėrpiqej tė ngushėllohet, duke shpresuar se njė ditė edhe Kosova do tė jetė pjesė e Shqipėrisė”.
    “Dhe sikurse jetoi – pėrfundon nė artikullin e tij Mustafa Kruja - ashtu edhe shkoi nė pėrjetėsi. Vdiq nga dashuria pėr atdheun. U kurorėzua me gradėn mė e lartė tė sakrificės - 25 vjet i ka sakrifikuar pėr tė pėrmbushur idealin e tij tė lartė. Me kėtė populli shqiptar humbi udhėheqėsin heroik, Shqipėria birin e pėrkushtuar, kurse Italia njė nga miqtė e tij mė besnik”.
    Artikujt nė lidhje me personalitetin dhe veprėn e Hasan Prishtinės nuk u ndalėn as nė vitet e ardhshme. Ato veēanėrisht u intensifikuan pas themelimit tė sistemit demokratik nė Shqipėri dhe krijimit tė shtetit tė Kosovės. Kjo nė mėnyrė tė caktuar paraqiste kompensim pėr faktin se nė kohėn e qeverisė bolshevike nė Shqipėri, emri dhe puna i tij ishin tė mbuluara me vellon e harresės, kurse disa persona tė pushtetit nė vitin 1962, shkuan madje aq larg sa qė kėtė gjigant tė padiskutueshėm dhe themelues tė shtetit modern shqiptar e shpallėn si tradhtar tė popullit shqiptar.
    Duke u ushqyer njė kohė tė gjatė me dokumente jugosllave dhe dokumente tė falsifikuara ruse, tė dy regjimet ndaj Hasan Prishtinės kanė hedhur tonelata baltė. Por, kjo megjithatė nuk mundi ta pengojė iniciativėn e disa patriotėve progresivė nė vitin 1977 pėr tė transferuar eshtrat e Hasan Prishtinės tė madh nga Selaniku pėr nė Shqipėri, ku ishin varrosur nė njė varrezė tė ushtarėve tė rėnė nė Kukės. Mė 26 janar tė vitit 1993, pas demokratizimit tė Shqipėrisė, me dekretin presidencial nr. 4-35 Hasan Prishtina u dekorua me medaljen e Lirisė nga rendi i parė, kurse nė dekret shkruante: “Udhėheqės dhe organizator i shquar i kryengritjes sė pėrgjithshme pėr pavarėsi, i cili kontribuoi nė krijimin e shtetit shqiptar”.
    Pėr dallim nga Shqipėria, situata nė Kosovė ishte disi mė ndryshe. Edhe pse ajo ishte nėn pushtetin jugosllav (serb), inteligjenca pėrparimtare kosovare pati sukses qė shkolla normale (pėr mėsues) nė Mitrovicė mė 10 mars tė vitit 1967 ta mbajė emrin “Hasan Prishtina”, por e njėjta ishte bėrė me shkollė fillore nė Ulpianė mė 18 nėntor tė vitit 1968, nė oborrin e sė cilės ishte vendosur busti i udhėheqėsit tė madh tė popullit shqiptar. Nė Kosovė ishin botuar disa romane dhe studime pėr Hasan Prishtinėn, ishin botuar disa pėrmbledhje tė poezive. Edhe pse qeveria komuniste serbe pastaj e hoqi bustin e tij dhe nė mėnyra tė ndryshme u pėrpoq ta ndalojė pėrmendjen e emrit tė tij, emrat e Hasan Prishtinės, Bajram Currit, Isa Boletinit, Azem Bejtės dhe shumė heronjve tė tjerė, nė atė dėshtoi pėr shkak se gjaku i kėtyre heronjve rridhte nė venat e popullit shqiptar tė Kosovės, sepse legjendat nuk mund tė vdesin.
    Pas intervenimit tė forcave tė NATO-s dhe luftės heroike tė njėsive tė UĒK-sė nėn udhėheqjen e heroit legjendar Adem Jashari, Kosova mė nė fund u ēlirua. Zgjedha serbe u hoq. Me kėtė ishin krijuar tė gjitha supozime se kosovarėt, pa diktate prej anėsh, nė mėnyrė tė pavarur tė shkruajnė historinė e tyre tė falsifikuar deri atėherė. Nė atė histori personaliteti dhe vepra e Hasan Prishtinės dhe bashkėpunėtorėve tė tij mė tė ngushtė zėnė njė vend qendror, ashtu qė askush mė tepėr nuk mund t’i shlyejė. Ka ardhur koha qė tė ringjallet, por edhe mė tepėr tė afirmohet vepra dhe personaliteti i Hasan Prishtinės, si njė apostull dhe luftėtar i palodhshėm pėr lirinė e popullit shqiptar dhe krijimin e shtetit tė pavarur tė Shqipėrisė nė vitin 1912 dhe shtetit tė pavarur tė Kosovės nė vitin 2008.
    Nė kėtė plan kontribut tė mjaftueshėm ka dhėnė edhe Shkupi, kur nė vitin 2012, me mjete personale tė nipit tė Hasan Prishtinės, Mehmetit, nė qendėr tė qytetit u vendos (menjėherė para shtėpisė sė mallrave “Mavrovasja”) monumenti i bukur i Hasan Prishtinės, kurse tė njėjtin vit nė kryeqytetin e Maqedonisė u mbajt konferenca ndėrkombėtare pėr personalitetin dhe veprėn e gjigantit tė historisė moderne shqiptare, Hasan Prishtina.

    Pas Hasan Prishtinės

    Pas atentatit ndaj apostullit tė Lėvizjes Ēlirimtare Shqiptare, Hasan Prishtinės, mė 14 gusht tė vitit 1933 nė Selanik nga dora e zgjatur e Ahmet Zogut, asgjė mė nė Shqipėri dhe Kosovė nuk ishte e njėjtė. Pasoi njė zhvillim jashtėzakonisht i pasigurt dhe dramatik i situatės pėr popullin shqiptar.
    Mė parė, pas kthimit nė pushtet tė Ahmet Zogut, ai e ktheu Qeverinė e Iljaz Bej Vrionit, kėshtu qė mė 17 dhjetor tė vitit 1924, ishte sjellė gjendje e jashtėzakonshme nė vend dhe u krijuan mundėsi pėr goditje tė ashpėr me tė gjithė kundėrshtarėt e politikės sė Ahmet Zogut. Nė mungesė tė besimit nė radhėt e oficerėve, Ahmet Zogu, e shpėrndau pėrkohėsisht ushtrinė dhe e ndėrpreu Ministrinė Ushtarake. Nė tė njėjtėn kohė ishte reformuar edhe Ministria e Arsimit, ishin ndėrprerė tė gjitha organizatat dhe klubet kulturore, politike dhe ato tė tjera progresive, ishte shfuqizuar liria e shtypit dhe censura e imponuar shumė strikte. U krijuan njėsi relativisht tė forta tė xhandarmerisė, mbėshtetje kryesore tė Qeverisė deri nė formimin e ushtrisė shqiptare.
    Mė 21 janar tė vitit 1925 Shqipėria u shpall Republikė, kurse parlamenti, me kėrkesė tė Ahmet Zogut, u trajtua si Asamble kushtetuese. Kryeministėr i ri i Qeverisė u emėrua Ahmet Zogu, i cili ishte edhe ministėr i Punėve tė Brendshme. Pas tė ashtuquajturit Kuvend kushtetues, Ahmet Zogu u zgjodh kryetar i Republikės pėr njė mandat prej 7 vitesh, Tirana zyrtarisht dhe u shpall kryeqytet i Shqipėrisė. Mė 1 shtator tė vitit 1928, Shqipėria shpallet monarki, dhe Ahmet Zogu mbret i saj i parė me emrin Zogu I. Sipas Kushtetutės sė re mbreti kishte kompetenca tė pakufizuara. Nė kėtė vend nisi njė terror i paparė, kurse nė vendin e parė ishte ndjekja e anėtarėve tė Komitetit tė Kosovės, tė kryesuar nga Hasan Prishtina. (VIJON)

    Epoka e re
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  4. #204
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    Monografia “Hasan Prishtina” (36)

    Personaliteti dhe vepra e Hasan Prishtinės
    Prof. Dr. Branisllav Sinadinovski

    Mbreti vendosi marrėdhėnie tė mira me qeverinė fashiste tė Benito Musolinit. Por, sė shpejti ato filluan tė ftohen, kėshtu qė Musolini mė 1 prill tė viti 1933 i ngriu tė gjitha kreditė e premtuara nė Shqipėri. Kjo e pėrkeqėsoi mė tej situatėn tashmė tė vėshtirė ekonomike, politike dhe sociale nė vend. Musolini filloi haptazi ta kėrcėnojė Zogun I, kėshtu qė shpejt 10 anije italiane, pa miratimin e autoritetit tė portit, u ankoruan nė Durrės. Kundėrshtarėt e brendshėm tė regjimit mbretėror u shtuan, kurse ndihma e kėrkuar e mbretit nga vendet evropiane mungoi. Tė pakėnaqur me situatėn e brendshme tė vėshtirė, nė prill tė viti 1934 njė grup ish oficerėsh tė pakėnaqur, intelektualė dhe disa feudalė tė njohur, krijuan njė Organizatė tė fshehtė nė tė cilėn ata u bashkuan me refugjatėt nga Kosova dhe disa feudalė tė shquara (Shefqet Bej Vėrlaci, Nuredin Bej Vlora, Qemal Vrioni etj. ), si dhe me grupin komunist nė Tiranė, tė cilėt mė 14 gusht tė vitit 1935 u hodhėn nė kryengritje tė parakohshme kundėr regjimit tė mbretit Zog I. Kryengritja filloi nė Fier, por sė shpejti u shua, sepse nuk ishte e pėrgatitur mirė, kurse midis organizatorėve ekzistonin dallime tė ndryshme.
    Nė dhjetor tė vitit 1936 nė Shqipėri mbahen zgjedhjet e pėrgjithshme, kurse nė janar tė vitit 1937 ishte konstruktuar Qeveria e re e kryesuar nga Koēo Kota, i cili vazhdoi me masa represive kundėr tė gjithė kundėrshtarėve tė tij. Vetėm njė vit mė vonė ishte shumė e qartė se Musolini, pa asnjė lėshim, dėshironte tė arrijė njė pozitė dominuese nė Shqipėri, qė edhe atė ta bashkojė me Italinė, kėshtu qė mė 7 prill tė viti 1939 ushtria fashiste italiane nisi sulmin kundėr Shqipėrisė. Mbreti Zog I me gruan Gerladinėn dhe djalin e tij Lekė, pa tjetėr duhej ta lėshonte vendin dhe pėrmes Greqisė tė strehohet nė Britani tė Madhe. Mė 9 prill Italia formoi Qeverinė tė udhėhequr nga Xhafer Ypi, kurse mė 16 prill tė viti 1939 u shpall Unioni monarkist-personal i Shqipėrisė me Italinė dhe mbreti italian Emanueli III u bė “Mbret i Italisė dhe i Shqipėrisė, perandor i Etiopisė”.
    Diktatura e Qeverisė sė Ahmet Zogut, edhe pse ēoi nė persekutimin e mbretit shqiptar dhe rėnien e monarkisė shqiptare, ka rezultuar nė forcimin e Lėvizjes Punėtore-Komuniste tė vendit. Gjatė viteve 1928 dhe 1929 nė Korēė, pas formimit tė grupit tė parė komunist, u bė formimi i grupeve tė tjera komuniste, kėshtu qė rrjeti i saj filloi tė pėrhapet nė qytetet e tjera shqiptare. Nė qershor tė vitit 1929, nė Konferencėn e Pėrfaqėsuesve tė qelive komuniste nė Korēė u zgjodh Komiteti vendor i kryesuar nga Mihail Laku. Ky ishte me tė vėrtetė njė embrion i lėvizjes sė organizuar politike dhe revolucionare komuniste nė Shqipėri.
    Kthesa historike nė zhvillimin e kėsaj lėvizjeje ka ndodhur me ndihmėn e Ali Kelmendit, pas kthimit tė tij nga Bashkimi Sovjetik, ku nė vitin 1925 dezertoi, kėshtu qė pas kthimit nė Shqipėri, ai e themeloi qelinė e parė komuniste nė Tiranė, pas ēka vijoi formimi i qelive komuniste nė Vlorė, Krujė, Elbasan dhe qytete tė tjera. Nė vitin 1936 Ali Kelmendi u dėbua nga Shqipėria, kėshtu qė pėrmes Turqisė mbėrriti nė Francė, ku atje filloi tė publikojė gazetat “Populli" dhe “Sazani". Ai ishte kundėrshtar i ashpėr dhe i paepur i Italisė fashiste dhe i ndėrhyrjes sė saj nė Shqipėri. Shpejt nėn ndikimin e tij u krijuan qelitė komunist edhe nė qytete tė tjera tė shumta shqiptare.
    Hapat e parė tė Lėvizjes komuniste dhe punėtore nė Shqipėri ishin mbushur me konflikte shumė tė vėshtira dhe tė ndėrsjella, me grindje, luftėra tė sekteve dhe fraksioneve. Nė dhjetor tė vitit 1936, me nismė tė seksionit tė Kominternės ballkanik, nė Moskė u mbajt mbledhja e komunistėve shqiptarė dhe aktivistėve progresivė jashtė vendit, ku referat kryesor mbajti Ali Kelmendi, nė tė cilin veēanėrisht insistonte forcimin e mėtejshėm tė qelive tė partisė dhe bashkėpunimin me masat punėtore dhe fshatare si parakusht pėr themelimin e Partisė Komuniste tė Shqipėrisė. Megjithatė, sė shpejti pas njė sėmundjeje tė gjatė, Ali Kelmendi, vdiq mė 11 shkurt tė vitit 1939 nė Paris, kurse pas ēlirimit tė Shqipėrisė nga pushtimi fashist gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, tėrė pushtetin e vendit e mori Partia Komuniste e Shqipėrisė, e kryesuar nga Enver Hoxha. Ai arriti tė qėndrojė nė pushtet deri nė rėnien e sistemit komunist nė Evropė.
    Edhe pse njė kohė tė gjatė nuk ishte nė mesin e tė gjallėve, populli shqiptar nuk mund ta harrojė Hasan Prishtinėn dhe tėrė atė qė me personalitetin dhe veprėn e tij e bėri pėr progresin e tij. I ballafaquar me terrorin e mbretit Ahmet Zog I dhe diktaturėn komuniste tė Enver Hoxhės, populli shqiptar nuk mund t’i harrojė pėrpjekjet demokratike tė Hasan Prishtinės pėr tė krijuar shtet tė begatė dhe tė zhvilluar shqiptar. Personaliteti dhe puna e tij ishin tė ndaluara, madje tė pėrmenden edhe nga njėri regjim (monarkist) edhe nga tjetri regjim (komunist). Por, ato nuk ishin nė gjendje t’i shlyejnė, t’i harrojnė nga ndėrgjegjja e njeriut tė thjeshtė shqiptar edhe nė Shqipėri edhe nė Kosovė personalitetin dhe veprėn e apostullit tė Lėvizjes ēlirimtare shqiptare. Edhe sikur tė donin, nuk kishin mjet efikas pėr atė. Arsye e thjeshtė. Ata pėrgjithmonė ishin ngulitur nė mendjet e popullit shqiptar, kėshtu qė heqja e tyre ishte objektivisht e pamundur. Kėtė mė sė mirė e tregoi periudha pas rėnies sė njėrit dhe tjetrit regjim.

    Tė tjerėt pėr Hasan Prishtinėn

    Pėr madhėshtinė e pakontestuar historike tė personalitetit dhe veprės sė Hasan Prishtinės, tė cilin jo rastėsisht e emėruan “Deputeti kryengritės nė Parlamentin e osmanlinjve”, “Luani i Prishtinė” dhe “Truri i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare”, si ideolog, vizionar dhe themelues i shtetėsisė shqiptare nė Shqipėri dhe Kosovė dhe apostull i krijimit tė sistemit arsimor shqip, pėr realizimin e sė cilės luftoi deri nė fund tė jetės sė tij jo vetėm me armė, por edhe pendė nė dorė si dhe nė planin ndėrkombėtar, dėshmon edhe numri i madh dokumenteve arkivore e diplomatike tė zbuluara deri mė tani, nė tė cilėn ėshtė pėrshkruar veprimtaria e llojllojshme dhe e frytshme e njėrit nga patriot mė tė mėdhenj shqiptarė.
    Kėshtu pėr shembull, nė raportin e konsullit tė pėrgjithshėm tė Mbretėrisė serbe nė Shkup tė 29 gushtit, 1911, deri te ministria e Punėve tė Brendshme nė Beograd, pasi theksohet se “nga 29 i kėtij muaji kėtu filloi tė dalė gazeta shqiptare “Shkupi”, pronar i sė cilės ėshtė Jashar Erebara, e cila botohet gjysma nė gjuhėn shqipe me alfabet latin dhe gjysma tjetėr nė gjuhėn turke”. Dhe konstatohet se “duke vlerėsuar numrin e parė, Jashar Erebara dhe delegatėt Nexhip Draga dhe Hasan Bej Prishtina dhe personalitet tjera shqiptare..., kjo gazetė sigurisht do tė bėhet organ i shqiptarėve tė Vilajetit tė Kosovės. Do tė formohen klube, me tė cilat do dėshmohet organizimi i shqiptarėve.
    Nė raportin e zėvendės-konsullit britanik nė Shkup, dėrguar Ministrisė sė Punėve tė Jashtme nė Londėr, mė 2 prill 1912, thuhet se: “sot nė mėngjes pata njė intervistė me Hasan Bej Prishtinėn, rizgjedhja e tė cilit pėr deputet nga Prishtina me lloj-lloj mėnyra, me mjete legjitime dhe jo legjitime, tentohet tė pengohet nga ana e Qeverisė turke”, me ē’rast “Hasan beu mė njoftoi se tėrė Shqipėrisė i ka ardhur nė maje tė hundės Qeveria e tanishme, tė cilėn e pėrshkruan si barbare dhe pa tru dhe se qėllimi i tij ėshtė kjo tė mėnjanohet”, pėrkatėsisht, “njė orė e mė parė tė kėrkohet anulimi i zgjedhjeve parlamentare tė mbajtura para njė kohė nė Turqi dhe tė caktohet njė Qeveri jopartiake nė krye me Fazli Pashėn..., si dhe tė mbahet zgjedhje tė reja tė cilat me tė vėrtetė do dėshmojnė vullnetin e popullit”, dhe “nėse kjo nuk ndodh, ai do tė kėrkojė autonomi pėr Shqipėrinė”.
    “Unė e pyetja”, vazhdon mė tej konsulli, “nė cilėn formė dhe si do tė dukej ajo autonomi”, ai m’u pėrgjigj se “do tė ishte ndarje komplete fiskale dhe ushtarake dhe formim i Republikės sė Shqipėrisė, lidhja e se cilės me Portėn e lartė do tė ishte vetėm nominale”, por nuk u pėrgjigj nė atė se a ka njė program tė qartė me minimum ēėshtje qė do t’i pranonte. Mė tej ai tha se “kryengritja nė Gjakovė ėshtė bėrthama e lėvizjes, sepse klanet e Malėsisė dhe klanet tjera gege do tė bashkohen rreth Tuzit, kurse Lėvizja shpejt do tė pėrhapet edhe nė jug, ku do tė ngrihen toskėt”, kėshtu qė , “Shkupi do tė bie nė javėn e parė tė kryengritjes dhe pas njė muaji do tė arrijmė nė Selanik”.
    “Hasan beu mė informoi se kishin arritur marrėveshje me Qeverinė greke dhe Komitetin greko-maqedonas si dhe me Komitetin bullgaro-maqedonas, por jo edhe me Qeverinė bullgare”, derisa “Mali i Zi ėshtė i parėndėsishme”, kurse Malėsia ėshtė plotėsisht shqiptare, Bullgaria dhe Serbia do tė kontrollohen nga Austria, kurse vetėm Austria do tė abstenojė pėr t’iu pėrzier”, kėshtu qė “do ta lė popullatėn osmane midis vete tė luftojė, kurse nė njė variant mė tė keq, regjimi austriak ėshtė mė i kapshėm se ai turk, kurse mė i mirė do tė ishte ai britanik... Gjatė rrjedhės sė intervistės Hasan beu manifestonte optimizėm tė lartė, i cili, sipas mendimit tim, ishte optimizėm i njeriut qė ndjen se ēėshtjet nuk mund tė zhvillohen mė keq”, kurse “atė qė ai e kėrkonte ishte pėrkrahje politike nga Qeveria britanike, ndėrkaq nėse ka nevojė, mė vonė edhe pėrkrahje financiare”.
    Nė letrėn e Kėshillit revolucionar tė Shqipėrisė Jugore, dėrguar kryetarit tė Klubit “Bashkimi” nė Lushnjė dhe deri tė kryetari i Shoqatės “Korēa - Lushnja”, midis tjerash, shprehej pajtimi “pėr mbrojtjen e kėrkesave tona nė 12 pika tė autorizohet Hasan bej Prishtina qė tė fillojė bisedimet me Qeverinė e Kosovės”, gjatė sė cilės theksohej “falėnderim i madh pėr dashurinė e tij tė madhe dhe besnikėrinė ndaj atdheut jo mė fjalė, por duke u flijuar”, prandaj “neve na duhen njerėz tė ndershėm kėtu dhe atje, tė cilėt mund t’i zgjedhim dhe t’i delegojmė veēanėrisht si delegatė te ne”.
    Nė raportin e konsullit tė Mbretėrisė serbe, i dėrguar mė 29.07. 1912 deri tė ministria serbe e Punėve tė Jashtme, theksohet “kam nderin qe mė ketė telegram t’ju informoj pėr masat e mėdha qė i ndėrmarrin shqiptarėt, tė cilėt grupohen rreth Prishtinės dhe nė tė gjitha rajonet e vilajetit”, kėshtu qė, “vetėm nga rajoni i Gjakovės, nėn udhėheqjen e Riza beut, Bajram Currit, Ahmet bej Gjakovės dhe Bajram Deklanit, arritėn mbi 10.000 shqiptarė”, kurse nė kampin e kryengritėsve bashkė me Riza Beun ėshtė edhe Hasan beun, deputet i mėparshėm dhe qė tė dy oficerė. Ushtria e tyre ėshtė koncentruar rreth tė gjitha fshatrave shqiptare dhe serbe...dhe te ta mbretėron rendi qė ėshtė pėr ēdo lėvdatė...Kryengritėsit nė Prizren i udhėheq Jahja beu, deputet i mėparshėm dhe Musa beu me rreth 4.000 veta.... , Mulla Rifati nga Drenica ka tubuar rreth 1300 veta, kurse Xhemal beu dhe Iljaz aga kanė rreth 3000 veta, tė cilėt gjinden nė afėrsi tė Prishtinės...Mehmet Pashė Deralla nga Tetova, njė kohė tė gjatė komandant i xhandarmerisė me vete ka rreth 1500 veta, kurse Said Hoxha, deputet i mėparshėm, u paraprin 2200 shqiptarėve tė armatosur qė janė shpėrndarė rreth Shkupit dhe Kumanovės...Kėtu pret dhe Isė Boletini me njerėzit e tij”. (VIJON)

    Epoka e re
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  5. #205
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    Monografia “Hasan Prishtina” (37)

    Mbajtja e Kongresit shqiptar nė Shkup
    Prof. Dr. Branisllav Sinadinovski

    “Ky rigrupim i tyre”, thotė nė vazhdim konsulli, “siē flitet nė qarqet shqiptare ka pėr qėllim ta detyrojė Qeverinė t’i pranojė tė gjitha kėrkesat e tyre, nė tė kundėrtėn ata kanosen se do ta marrin Prishtinėn dhe se do tė nisen drejt Shkupit, Selanikut e deri nė Stamboll. Para se t’i marrin kėto masa serioze tė armatosura, udhėheqėsit shqiptarė insistojnė qė nė mėnyrė tė qatė tė arrijnė njė marrėveshje me Qeverinė. Pėrfaqėsues nga shumė qytete tė Kosovės momentalisht janė tubuar kėtu dhe pandėrprerė grupohen nė xhamitė dhe shtėpitė e tė pasanikėve. Priten edhe delegatė nga Tetova, Gostivari dhe Sjenica. Janė ftuar edhe delegatė nga Plava, Gucia, Berani”, kėshtu qė, “vendimet e fundit do tė sillen kur nė mbledhje do tė marrin pjesė Riza beu, Hasan beu dhe Isė Boletini, ardhja e tė cilėve pritet nė ēdo moment.
    Tė gjithė pajtohen se duhet tė rrezohet Qeveria xhonturke. Pėrderisa disa dėshirojnė qė sėrish ta shohim nė krye Abdyl Hamidin, Hasan beu, Qemal beu dhe Sali beu janė kundėr kėsaj...”. Edhe nė disa raporte tė konsullit serb nė Shkup raportohet se “ditėve tė fundit ndjehet hyrja masive e shqiptarėve nė qytet. Me ēdo tren nga Prishtina vijnė 15-20 e mė shumė udhėtarė tė armatosur...kurse tė premten e kaluar pati edhe njė shkėmbim tė shkurtė zjarri midis rojtarėve dhe njė njėsie shqiptare, e cila tentonte tė hyjė nė qytet nga ana e Tetovės”. “Shpėrbėrja e parlamentit”, vazhdon konsulli, “me kėnaqėsi ishte pėrshėndetur nga ana e shqiptarėve, pėr ēka Hasan beu dhe Riza beu erdhėn nė Prishtinė pėr ta njoftuar komisionin me kushtet tjera tė shqiptarėve”. Kurse “Bajram Curri, Isa Boletini dhe krerėt tjerė mbetėn nė Ferizaj, pėr t’i pritur rezultatet...kuptova se kryengritėsit xhonturqve u kanė dėrguar 12 pika, nė tė cilat i shprehėn kushtet e tyre”, kėshtu qė, “vonė mbrėmė Komisioni mori njė telegram nga Stambolli, me tė cilin njoftoheshin se lejohet mbajtja pjesėrisht e armėve nga ana e barinjve, rojtarėve komunal, spahinjve, agallarėve, mbikėqyrėsve dhe administratorėve tė tokave tė tyre”. Pas kėsaj, “me tren tė veēantė nė Shkup arritėn tė gjithė shefat shqiptarė nga qytetet e ndryshme..., midis tė cilėve edhe Hasan Beu, kurse flitet se rreth 5-6.000 shqiptarė do tė marrin rrugėn drejt Velesit”.
    Pos ēėshtjes me armėt, dy grupet dallonin edhe pėr ēėshtjen e alfabetit, kėshtu qė “udhėheqėsit e kryengritėsve nėn ndikimin Hasan beut ishin pėr alfabetin latin, kurse tė tjerė dhe hoxhallarėt ishin kundėr kėsaj...Ka edhe ēėshtje tjera qė i ndajnė kėto dy grupe, siē ėshtė edhe ēėshtja e dėnimit tė fajtorėve. Isa kėrkonte qė ēdo vrasės tė dėnohet me vdekje, kurse tė tjerėt ishin kundėr, duke theksuar se gratė dhe fėmijėt e fajtorėve nuk duhet tė pėrgjigjen pėr veprat e tyre kriminale”.
    Pėr arritjen masive tė kryengritėsve shqiptarė nė Shkup raportoi edhe zėvendės-konsulli britanik nė Shkup, i cili nė letrėn dėrguar ambasadorit britanik nė Beograd, mė 15 gusht tė vitit 1912, midis tė tjera theksonte se “numri i pėrgjithshėm i shqiptarėve nė Shkup dhe nė fshatrat pėrreth vlerėsohet nė 16.000 njerėz, prej tė cilėve 70 pėr qind janė tė armatosur”, kėshtu qė “nė 48 orėt e fundit, Riza beu, Isa Boletini, Bajram Curri dhe Idriz Seferi erdhėn nė Shkup, kurse kam dėgjuar se Hasan beu, Jahja Aga nga Prizreni dhe Mehmet Pasha nga Tetova akoma janė nė Prishtinė ku janė duke biseduar... Bejlerėt kėtu e prezantojnė atė qė unė e quaj pjesė autonome dhe dyshoj se njė nga motivet pėr ardhjen e tyre nė Shkup ėshtė pėr tė vdekur kėtu”, kėshtu qė, “nėse ndonjėherė do tė jetė e nevojshme ndarja politike e Shqipėrisė, ēėshtja e pėrfshirjes sė Shkupit, i cili sot ėshtė kryqėzimi hekurudhor pėr Mitrovicė, Beograd dhe Sofje, do tė ketė rėndėsi tė veēantė”.
    Nė njė raport tjetėr konsulli i pėrgjithshėm i Mbretėrisė sė Serbisė nė Shkup, dėrguar ministrit serb pėr Punė tė Brendshme nė Beograd, gjithashtu flet pėr arritjen masive tė Shqiptarėve nga Kosova nė Shkup, duke theksuar se “kėtu do tė mbahet njė lloj Kongresi gjithėshqiptar, nė tė cilin do tė ketė pėrfaqėsues nga tė gjitha viset shqiptare”, tė cilėt, “do tė vendosin se a do tė shkojnė mė tej, por e di se kėtė e duan shefat e tyre, tė cilėt duan ta shohin Selanikun, por kanė frikė. Dje nė Shkup nga Prishtina, me tren special, bashkė me Danush beun dhe Sulejman Pasha, arriti edhe Hasan beu, kurse pritet tė vijnė edhe pėrfaqėsuesit nga viset tjera shqiptare. Mirėpo, nuk ėshtė e qartė se ēfarė kėrkojnė shqiptarėt, sepse midis tyre janė lėshuar shumė agjentė provokatorė pėr tė mbjellė pakėnaqėsi dhe mashtrime”.
    Mbajtjen e Kongresit shqiptar nė Shkup e vėrteton edhe konsulli serb nė Shkup nė raportin e tij tė 14 nėntorit, 1912, ku ndėr tė tjera thekson se “nė hyrje tė Shkupit, mė 14 tetor, u burgos Hasan Prishtina, bashkė me Said efendi Hoxhėn”, duke e pėrshkruar Hasan Prishtinėn si “intelektual, fanatik, qė flet frėngjisht, i cili bashkė me Ismail Qemalin kanė rolin kryesor nė prezantimin e ēėshtjes shqiptare para tė huajve dhe nė tė njėjtėn kohė mbajnė lidhje me ambasadat e interesuara nė Stamboll si dhe jashtė Turqisė, nė Austri dhe sidomos nė Itali, kėshtu qė ėshtė rėndė tė besohet se ata do tė tėrhiqen nga lufta pėr nacionalizmin shqiptar dhe autonominė shqiptare”, pasi “Hasan beu ėshtė shumė i rrezikshėm pėr shkak tė lidhjeve qė i ka jashtė Turqisė, prandaj mendoj se atij duhet t’i kushtohet vėmendje e veēantė”.
    Nė informatėn e Pėrfaqėsisė shqiptare nė Romė, dėrguar ministrisė shqiptare pėr Punė tė Jashtme mė 22.12.1921, theksohej se “rėnia e Hasan Prishtinės la pėrshtypje tė mirė, si nė ministrinė italiane, ashtu edhe te pėrfaqėsuesit tjerė tė huaj, tė cilėt gjenden kėtu. Konsullatat kėtu paraprakisht frikėsoheshin se kabineti i Hasan Prishtinės do tė shkaktojė turbulenca dhe mosmarrėveshje me Jugosllavinė”, prandaj “edhe pėrkundėr asaj se personaliteti i Hasan Prishtinės ėshtė i favorizuar kėtu, prapėseprapė qeveria italiane pėr shkak tė arsyeve tė lartpėrmendura, nuk donte me gjithė zemėr tė jetė nė krye tė Qeverisė shqiptare. Pėr shkak tė kėsaj, sapo u formua kabineti i Hasan Prishtinės, ministria italiane i telegrafoi zotit Kosoldi qė tė mos i ngatėrrojė punėt me Jugosllavinė dhe ta kėshillojė qė t’i respektojė vendimet e Konferencės sė popujve”.
    Nė njė informatė tjetėr tė Pėrfaqėsisė shqiptare nė Romė lidhur me dorėheqjen e Kabinetit tė Hasan Prishtinės, pasi theksohet se “kėto ndryshime tė qeverive, tė cilat sipas shtypit francez, e paraqet situatėn nė Shqipėri si anarkike dhe vėllavrasėse dhe lėnė pėrshtypje tė keqe nė shtypin e kėtushėm dhe qarqet politike..., duke na paraqitur si popull qė nuk ėshtė i aftė pėr rregullimin e vet, potencohet se ardhja e Hasan Prishtinės nė pushtet dhe mėnyra se si e mori tė njėjtėn la njė pėrshtypje tė keqe, duke theksuar se ky zotėri arriti marrėveshje me D’Anuncio. Ekzistonte frika se me aktin e parė do tė shkaktojė luftė me Jugosllavinė”.
    Nė shpalljen e Prokurorit tė Gjyqit tė Shkodrės, dėrguar Ministrisė shqiptare pėr Drejtėsi, theksohet se “tė akuzuarit Shelku Ajdin Aga dhe Beqir Sadiku, pėr tė cilėt zhvillohet procedurė gjyqėsore nė gjykatėn e kėtushme penale, pėr shkak se e kishin ndihmuar largimin e Hasan Prishtinės jashtė Shqipėrisė, me lutje tė datės 24. 10. 1923 na njoftuan se pasi kishin kuptuar pėr lirimin nga akuza tė Hasan Prishtinės nga ana e qeverisė, kėrkojnė ndėrmjetėsimin tonė nė procesin pėr lirimin e tyre, kėshtu qė “sot kemi nderin t’ju njoftojmė se pas informatave tė marra nga jashtė, i dėnuari me vdekje, Hasan Prishtina, me ndihmėn e disa zotėrinjve nga Prefektura e Kosovės, duke lėvizur nėpėr Pukė, Mirditė, Lezhė dhe Shėn Gjin, kaloi nė anėn tjetėr tė bregut tė detit”, kurse “kėta njerėz pėr shkak tė miqėsisė me Hasan Prishtinėn u nxitėn t’i udhėheqin rebelėt nėpėr vendet e lartpėrmendura deri nė Shėn Gjin”.
    Nė telegramin e Ekselencės sė tij, Onorevole Dino Grandi, dėrguar nga Badolo mė 28 janar, 1931, nga Gjeneva, pos tė tjerave theksohet se “nė peticionin e tij tė 17 janarit, 1931, Hasan Prishtina i theksoi dėshirat e mėhershme dhe peticionet dėrguar te Shoqėria e popujve pėr gjendjen e popullit shqiptar nė Jugosllavi”, me ē’rast, “ai e potencon mungesėn e shkollave shqipe dhe denacionalizimin e shqiptarėve qė jetojnė nė territorin e Kosovės dhe Maqedonisė” dhe “tregon pėr sjelljen ndaj shqiptarėve katolikė dhe konfiskimin e pasurisė sė bashkėsive fetare”, pėr tė cilėn “i lutet Shoqatės sė Popujve pėr tė formuar komision, i cili do tė dalė nė terren pėr t’i verifikuar kėto informata”.
    Sidomos, interesant ėshtė Raporti i legatės shqiptare nė Shqipėri pėr Hasan Prishtinėn nga 23 shkurti 1931, nė tė cilin theksohet se: “prezantimi i mbretit Zog e inkurajoi tendencėn e Hasan bej Prishtinės, e manifestuar para disa kohė, t’i afrohet sovranit pėr ta informuar dhe interesuar pėr disa projekte tė tij pėr formimin e njė lloj fronti tė pėrbashkėt tė organizatave tė ndryshme revolucionare kundėr Jugosllavisė”, ndaj dhe “pėr kėto projekte tė tij Hasan Prishtina bisedoi me Macotin nė Vjenė pas kthimit tė tij nga Stambolli dhe Selaniku”. Sipas projektit tė Hasan Prishtinės del se ai nė marrėveshje me Fuad bej Dibrėn dhe personalitete tjera nga Kosova, ka disa muaj qė ėshtė nė krye tė njė komiteti revolucionar, i cili ka pėr qėllim qė, me pjesėmarrjen e emigrantėve shqiptarė nga Kosova, tė formojė njė organizatė ushtarake, e cila do tė angazhohet nė rast tė konfliktit ushtarak midis Shqipėrisė dhe Italisė nga njėra ana dhe Jugosllavisė nė anėn tjetėr”.
    “Nė njė korrespondencė nga 8 nėntori i vitit tė kaluar, Macoti kėshtu e sintetizoi planin e Hasa Prishtinės:
    1) Prishtina loboi tė marrė pėrkrahje nga Mustafa Qemali dhe Fehaz Pasha, ministėr i Luftės dhe shef ekzekutiv i Turqisė pėr formimin e njėsisė ushtarake nga shqiptarėt e Kosovės, emigrantė nė Turqi, tė cilėt do tė kalonin nė Shqipėri nė rast se i shpallet luftė Jugosllavisė. Me njė pėrkrahje tė tillė Prishtina mendon se mund tė organizojė njė njėsi me rreth 12.000 burra;
    2) Gjithashtu Prishtina planifikon qė pėrmes miqve tė tij tė intervenojė shteti turk qė me deklaratė politike definitivisht ta pengojė emigrimin e shqiptarėve nga Kosova;
    3) Duke e pasur parasysh miqėsinė qė e ka Prishtina nė qarqet politike turke, i njėjtė dėshiron ta fillojė njė kampanjė kundėr Jugosllavisė, sidomos duke shqyrtuar metodat policore, tė cilat i zbaton Serbia kundėr shqiptarėve;
    4) Prishtina ėshtė nė bisedime me organizatėn maqedonase tė Mihajllovit pėr t’u lidhur nė njė aleancė. Ai me federalistėt maqedonas ėshtė nė marrėdhėnie shumė tė mira”. (VIJON)

    Epoka e re
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  6. #206
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    Monografia “Hasan Prishtina” (38)

    Kontaktet dhe takimet e Hasan Prishtinės
    Prof. Dr. Branisllav Sinadinovski

    Sipas Macotit, Prishtina i ka thėnė se “mbreti Zog para disa muajve, nėpėrmjet mikut tė tij besnik, Leo Freundlich, i propozoi ta pranojė vendin e kryetarit tė Komitetit Revolucionar tė Kosovės, tė cilėn Prishtina e kishte mohuar, jo pėr shkak tė aversionit ndaj mbretit Zog, por mė shumė pėr shkak se nuk dėshironte tė ketė punė me njerėzit si Bedri Pejani dhe Ibrahim Gjakova”. Por, pastaj Macotit i kishte thėnė se “do tė kishte bashkėpunuar nė mėnyrė indirekte me mbretin nėse Italia do tė pėrfshihej nė kėtė punė".
    Si pėrgjigje tė informacioneve tė bartura nga Macoti, ministria italiane i dėrgoi kėto instruksione: “Aktiviteti irredentist i kosovarėve nuk mund e tė mos jetė simpatik i shtetit fashist, nga e cila nuk mund tė presin pėrkrahje adekuate para se aktiviteti i tyre irredentist seriozisht tė konkretizohet, kurse projektet e Prishtinės janė me defekt, sepse besojnė nė ndihmėn, tė cilėn do ta merrnin nga elementet politike turke, derisa nuk e marrin parasysh ndihmėn e cila mund tė vijė nga mbreti Zog..., i cili gjithashtu ėshtė i gatshėm tė bėjė diēka pėr kauzėn e kosovarėve pėr shkak tė antipatisė qė e kanė ndaj Bedri Pejanit dhe Ibrahim Gjakovės”. Pėr ne do tė ishte mė e pranueshme qė Hasan bej Prishtina drejtpėrdrejtė tė bashkėpunojė me Zogun pėr atė qė e kanė nė mendje ta bėjnė, kėshtu qė marrėveshja e drejtpėrdrejtė midis tyre ėshtė mė e preferuar, sepse nė tė kundėrtėn ekziston rreziku se nė njė fushė delikate tė punės, siē ėshtė ky aksion, mund qė qysh nė fillim tė ngatėrrohet pėr shkak tė dyshimeve dhe paragjykimeve”.
    Mirėpo, sipas burimit tė pėrmendur, informacionet e tė cilit duhet tė merren me rezervė tė madhe, Prishtina “kėtu i ndėrpreu kėto aktivitete”, por pas qėndrimit tė Mbretit Zog nė Vjenė, “sėrish iu drejtua Macotit”, i cili e kishte informuar ministrinė e vet se “ishte takuar me Hasan Prishtinėn, i cili pasi kishte menduar gjatė, kishte thėnė se do tė ishte i frytshėm njė takim me Ekrem bej Libohovėn, jo pėr tė se ai ėshtė njeri i ndershėm dhe i besueshėm, por sepse ai gjithmonė ishte miku im”, kurse “nė pyetjen time se a jeni tė gatshėm tė pajtoheni me mbretin, Prishtina m’u pėrgjigj: do tė shohim, e gjithė kjo varet nga rrjedha e bisedimeve”.
    Gjatė njė takimi tjetėr, nė tė cilėn Maconi kishte biseduar me Prishtinėn pėr organizimin e takimet me ministrin Ekrem bej Libohova, i njėjti thotė se “Hasan bej Prishtina mė ka treguar pėr argumentet, pėr tė cilat do tė bisedojė me ministrin e oborrit mbretėror, qė do tė thotė:
    1. Se ka qenė kundėr Zogut atėherė kur dukej se ėshtė instrument i politikės jugosllave, por nga dita kur Zogu e drejtoi politikėn e Shqipėrisė, duke bėrė edhe aleancė ushtarake me Italinė dhe mėnjanimin e pėrzierjes nga ana e Jugosllavisė, ai e pranon Zogun.
    2. Se do tė shtohej rejtingu i tij sikur Mbreti Zog e informonte Italinė dhe miqtė e tij pėr pranimin e programit tė ri tė drejtuar kah Komiteti i Kosovės dhe kontakteve tė tij me kroatėt, hungarezėt dhe maqedonasit.
    3. Se me gėzim do tė pranonte tė nominohet si delegat dhe tė bėhej anėtar i komisionit pėr pakica, njėjtė edhe i Konferencės sė ardhshme ballkanike, qė do tė mbahet nė Stamboll. Me kėtė rast, pėrmes Ekrem Libohovės, do ta kisha lutur Mbretin t’i sigurojė pasaportė shqiptare diplomatike.
    4. Se momentalisht nuk vlerėson se ėshtė i nevojshėm takimi me Mbretin, edhe pėrkundėr asaj se deklaron se nuk ka asgjė kundėr tij, por nėse Mbreti Zog i beson se ai nė mėnyre efikase po e zhvillon ēėshtjen e Kosovės, atėherė sa i pėrket bashkėpunimi, askush nuk do tė mund tė thotė se Prishtina ėshtė bėrė instrument nė dorė tė Mbretit Zog.
    5. Lidhur me detyrat qė do t’i marrė nga Qeveria shqiptare, do t’i ndjekė instruksionet tė cilat mė pastaj do t’i marrė.
    Sipas Maconit, Hasan Prishtina nė fund i kishte thėnė se “prej tani jo vetėm qė do t’ia japė besimin Mbreti Zog, po pėr kėtė do tė bisedojė edhe me ministrin tonė nė Tiranė”. Mirėpo, besueshmėria e informacioneve tė Maconit lidhur me njė deklaratė tė tillė tė Hasan Prishtinės dhe pėrgjithėsisht lidhur me informacionin e plotė qė ai e mori nga shqiptari i shquar, duhet tė merret me rezervė, sepse vėrtetim tė kėsaj nuk ekziston e as ndonjė informacion i shkruar qė do ta bėnte tė besueshme atė qė u tha mė lart.
    Se njė konstatim yni i tillė ėshtė i saktė, nė fakt flet edhe Memorandumi i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, pėrkatėsisht telegrami i saj i fshehė me numėr 4280 dėrguar nė Vjenė mė 17 nėntor 1931, nė tė cilin, ndėr tė tjera, theksohet se “Prishtina ka vendosur tė qėndrojė nė krye tė njė Lidhje shqiptare, nė tė cilėn pos irredentistėve nga Kosova, do tė duhet t’i tėrheqė edhe ata nga Malėsia..., ndaj ėshtė e natyrshme qė Hasani ta ndjekė shembullin e Komitetit maqedonas, pėr tė cilėn nuk ka nevojė pėr pėrkrahje tė mbretit”, ndėrkaq sa i pėrket maqedonasve, tė cilėt duhet ta pėrkrahin aksionin e kosovarėve, “ata vetėm e njoftuan opinionin e tyre se ėshtė shumė mirė, pėr shkak tė parimeve tė internacionalizmit, Prishtina tė mbetet nė opozitė tė regjimit aktual shqiptar, me qėllim qė nė kėtė mėnyrė t’i ketė duart e zgjidhur nė ēdo rrethanė eventuale politika”. Aq mė tepėr qė duhet tė kihet parasysh se “njė organizatė revolucionare irredentiste nėn mbrojtjen e mbretit mundet vetėm lokalisht tė veprojė, kurse njė organizata revolucionare kosovare duhet tė marshojė njėjte me organizatat tjera revolucionare nė Jugosllavi dhe pėrmes mbajtjes sė kontakteve dhe marrėveshjeve, me tė njėjtit ta pėrgatisė terrenin pėr njė aksion tė pėrgjithshėm”.
    Nė njė memorandum tjetėr, burimi i tė cilit ėshtė i fshehtė, theksohet se “Hasan bej Prishtina...mė vėrtetoi se kah fundi i kėtij muaji, pasi ta marrė pasaportėn tė cilin e kishte kėrkuar nga ministri i Austrisė nė Andorė, z. Kral, ka pėr qėllim tė shkojė nė Bullgari pėr t’u takuar me Mihajllovin, shefin e Organizatės revolucionare maqedonase”, kėshtu qė ai mė tha se “pas takimin qė kishte pasur nė Gjenevė me maqedonasin Eftimov, ishte i sigurt nė suksesin e misionit tė tij pėr arritjen e njė marrėveshjeje konkrete me Mihajllovin”. Prandaj, “mė pyeti se nėse arrin ndonjė marrėveshje serioze me Mihajllovin, vallė shteti italian do ta pėrkrahė financiarisht nismėn e tij, e cila kėrkon flijim dhe gjak”, pėr ē’gjė “kėrkon njėfarė garanci...qė tė mos diskreditohet”. Nėse shteti italian nuk mund t’i pėrgjigjet kėrkesės sė tij “pėr marrjen e 50 mijė lirave nė muaj, si pėrkrahje e njė ēėshtjeje aktive”, ndoshta ėshtė mė mirė tė prolongohet fillimi i njė aktiviteti revolucionar nė Kosovė pėr njė periudhė, i cili do tė ishte mė adekuat”.
    “I thashė se njė rezolute e tij e tillė nuk mund tė realizohet ashtu siē ai kėrkon para se tė takohet me Mihajllovin, sepse, para se gjithash, ne duam ta dimė mendimin e Mihajllovit rreth kėsaj ēėshtje, prandaj edhe e kėshillova qė tė shkojė nė Bullgari..., pėr tė cilėn ai u pajtuan, prandaj ishte shumė naive t’i japim ndihmė pa u ditur mė parė shuma e domosdoshme financiare pėr formimin e organizatės dhe manovrimin e Komitetit. Gjithashtu, pėr nevojat tona politike pėr penetrim ekonomik dhe politik nė Ballkan, do tė ishte gabim i madh mosmarrja parasysh e ekzistimit tė njė organizate tė fortė revolucionare maqedonase, qė synon kah njė shtet tė pavarur maqedonas, e cila nė ndonjė moment tė nevojshėm mund tė jetė vendimtare nė rrėzimin e Mbretėrisė jugosllave”.
    Nė njė Memorandum tjetėr, burimi i tė cilit gjithashtu ėshtė i fshehur, theksohet se “Hasan Prishtina mė pyeti se vallė pas pėrfundimit tė marrėveshjes me kroatėt, bullgarėt dhe maqedonasit, ėshtė mirė tė kontaktojė me ministrin e mėhershėm shqiptar, Sali hoxhė Vuēitėrnėn, i cili do tė angazhohet tė organizojė celula revolucionare nė Kosovė nėn udhėheqjen e Mbretit Zog dhe gjeneral Partiani”, pėr ē’gjė “gjeneral Pariani do tė harxhojė 800.000 lira nė vjet”, duke theksuar se “e vlerėson Vuēitėrnėn si personalitet parimor me moral tė shėndoshė dhe i gatshėm tė jetė konspirativ, i cili ėshtė i njohur nė Kosovė, prej nga edhe nė tė vėrtetė rrjedh”. Por, “motivi pėr tė cilėn Prishtina kėrkon bashkėpunim me Vuēitėrnėn nuk ėshtė vetėm pėr unifikimin e aksionit revolucionar nė Kosovė, por edhe pėr shkak tė eliminimit tė llojeve tė ndryshme tė paralelizmit dhe pėrzierjes sė serbėve dhe maqedonasve, por para se gjithash, pėr pėrfundimin e njė pune tė shpejtė dhe konstruktive nė organizimin e tėrė rajonit”, kėshtu qė, “derisa Prishtina do tė merrej me organizimin e qendrave tė Kosovės, tė cilat janė nė afėrsi tė kufirit me Bullgarinė dhe me qendrat e pėrziera etnikisht me maqedonas, siē janė Shkupi, Gostivari, Tetova etj, organizimi i zonave ushtarake nė kufi me Shqipėrinė do t’ia linte Vuēitėrnės”.
    Sipas burimit tė fshehtė, personaliteti mė i pėrshtatshėm pėr realizimin e njė pune tė tillė ėshtė gjeneral Pariani, i cili, gjithashtu, me anė tė njė shoku ia bėri me dije Hasan Prishtinės se ka mundėsi tė takohet me tė pėr tė kėmbyer mendime”, prandaj “gjenerali Pariani ėshtė personaliteti mė i pėrshtatshėm qė mund t’ia japė Prishtinės garancitė e nevojshme pėrderisa nuk definohen pozitat e ndėrsjella midis Mbreti Zog dhe Prishtinės, e cila do tė mund tė arrihej me ndėrmjetėsim tė Vuēitėrnės". (VIJON)

    Epoka e re
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  7. #207
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    Monografia “Hasan Prishtina” (39)

    Roli i Hasan Prishtinės nė bashkėpunimin shqiptaro-maqedonas
    Prof. Dr. Branisllav Sinadinovski

    Zjarri revolucionar dhe kombėtar i Hasanit si dhe lufta pėr realizimin e lirive dhe tė drejtave elementare njerėzore tė tėrėsisė sė popullit shqiptar me dekada ngrohte dhe vazhdon tė ngrohė shumė gjenerata tė popullit tė ndarė, tė shpėrngulur nėpėr botė dhe me shekuj tė shtypur. Ai zjarr i ngrohte dhe i pėrforconte idealet e popullit shqiptar edhe nė Kosovė, edhe nė Maqedoni. Nė Kosova ėndrrėn e Hasan Prishtinės e realizoi UĒK-ja nė kryem me heroin e madh, Adem Jashari, pastaj Hashim Thaēin, Ramush Haradinajn dhe shumė patriotė tė tjerė shqiptarė, tė cilėt me mundime tė rėnda dhe me shumė gjak tė derdhur e krijuan shtetin e Kosovės, e cila shumė shpejt u bė anėtar i pranuar i bashkėsisė ndėrkombėtare.
    Edhe pse sot ekzistojnė probleme serioze me pakicėn serbe, e cila, e udhėhequr nga Beogradi, dėshiron tė diktojė njėlloj autonomie ose pavarėsi tė pakicės sė vet sipas shembullit tė Republikės Serbe nė Bosnje e Hercegovinė. Kjo, nė rrethanat e ndryshuara ndėrkombėtare, thjeshtė nuk ėshtė e mundur. Dalja nga kriza duhet tė kėrkohet dhe tė realizohet vetėm me anė tė dialogut tė ndėrsjellė midis Kosovės dhe Serbisė, nėn patronazhin e faktorit ndėrkombėtar. Mirėpo, zgjidhja me asgjė nuk mund ta kontestojė unitetin dhe statusin e Republikės sė pavarur tė Kosovės dhe tė pranuar ndėrkombėtarisht.
    Nė Maqedoni populli shqiptar deri nė konfliktin e vitit 2001, e cila ishte e pashmangshme, pėr shkak tė padrejtėsive shumė-dekadash ndaj shqiptarėve nė tėrė Jugosllavinė, e cila, fatkeqėsisht, pas shpėrbėrjes sė saj, vazhdoi edhe shtetin e sapokrijuar maqedonas nė vitin 1991, shumėkush e shtron pyetjen vallė problemet e shumta tė njohur qysh mė parė, pėrkatėsisht realizimit tė lirive dhe tė drejtave themelore tė njeriut, mund tė zgjidheshin edhe para vitit 2001 nė rrugė paqėsore. Gjithsesi. Por, sikur tė kihej menēuri dhe ndjenjė nga ana e kreut tė atėhershėm politik maqedonas.
    Mirėpo, pėr t’iu dhėnė pėrgjigje tė plotė dhe tė argumentuar arsyeve bazė tė konfliktit shqiptaro-maqedonas nė vitin 2001, duhet tė jepet njė paraqitje e shkurtė e gjenezės sė shkurtė tė saj. Faktori politik maqedonas, nė fakt me dekada harronte, ishte e verbėr pėr karakterin multi-etnik tė shoqėrisė maqedonase, pėr tė cilin fakt plotėsisht tė vetėdijshėm ishin apostujt e Ilindenit si dhe VMRO-ja e Goces dhe Todor Aleksandrovit dhe njė kohės fare tė shkurtė nė periudhėn e LNĒ-sė dhe pas fitores ndaj fashizmit, PKM.
    Nė tė vėrtetė, autonomia e VMRO sė Goces dhe Todor Aleksandrovit, pėrkatėsisht mėvetėsia e Maqedonisė nė kuadėr tė Perandorisė osmane dhe jashtė saj, nxirret nga pėrbėrja shumė-nacionale e popullatės nė Maqedoni. Prandaj, VMRO nė dokumentet e saj bazė theksonte se organizata ka pėr qėllim t’i bashkojė nė njė elementėt e pakėnaqur nė Maqedoni dhe nė Odrin, pa dallim kombėsie, pėr realizim me anė tė revolucionit tė autonomisė sė plotė ose pavarėsisė sė Maqedonisė.
    Duke e kthyer Lėvizjen ēlirimtare nga rruga e ngushtė kombėtare, Dellēevi angazhohej pėr autonominė e Maqedonisė me tė drejta pėr tė gjithė tė varfrit nga tė gjitha kombet, religjionet dhe gjuhėve nė tė. Nga njė realitet i tillė, ai e justifikoi filozofinė e tij se botėn e kupton si njė fushė pėr garė kulturore midis popujve. Megjithatė, internacionalizmi i tij nuk ėshtė ideologji, por paraqet nevojė, ndjenjė pėr mundėsimin e shumė-kombėsisė.
    Edhe vet Republika e Krushevės, nė tė vėrtetė ėshtė shumė-nacionale. Udhėheqja e saj ishte e pėrbėrė prej maqedonasve, shqiptarėve dhe vllahėve dhe kombėsive tjera. Republika qė pati jetė tė shkurtė ardhmėrinė e shtetit e shihte vetėm si bashkėjetesė tė qytetarėve tė barabartė, tė lirė, me respektim tė ndėrsjellė. Kjo fare nuk ishte e rastėsishme, sepse shqiptarėt, turqit dhe pjesėtarėt e nacionaliteteve tjera nė Maqedoni, pėrmes nuancave tė ndryshme tė kontributit tė tyre, me pjesėmarrjen e tyre tė drejtpėrdrejtė, qysh nė kohėn e revolucionit tė Ilindenit dhe Republikės sė Krushevės u bėnė elemente konstituive tė shtetit maqedonas. Kėtė donin edhe vetė maqedonasit. Prandaj Ilindeni, 1903, ėshtė sa maqedonase aq edhe shqiptare e vllahe. Kjo ėshtė vlerė e pėrbashkėt dhe realitet.
    Tė mėsuar nga e kaluara, gjatė LNĒ kundėr fashizmit nga viti 1941 deri nė vitin 1945, PKM (Partia Komuniste e Maqedonisė), nė radhėt e sė cilės kishte edhe shqiptarė, e kishte tė qartė se liria kombėtare nuk mund tė arrihet vetėm me forcat maqedonase. Pjesėmarrja e shqiptarėve dhe pėrfaqėsuesve tė bashkėsive tjera nė luftėn e pėrbashkėt ishte jo vetėm e domosdoshme, por kishte edhe rėndėsi tė veēantė pėr epilogun e revolucionit komunist. Nė atė luftė pėr lirinė e Maqedonisė, nė fakt aktivisht u pėrfshinė edhe shqiptarėt, vllahėt, turqit, romėt etj. Nė llogoret dhe qelitė e okupatorit fashist nuk kishte vetėm maqedonas, por as okupatorė nuk bėnte dallime dhe pėrzgjidhje gjatė djegies sė fshatrave. Nuk ua vente zjarrin vetėm fshatrave maqedonase e as i mbronte vetėm fshatrat shqiptare dhe tė tjerė. Tė gjithė ata ishin pėrballė rrezikut, terrorit dhe zullumit tė armikut fashist.
    Karakteri gjithė-popullor i luftės ēlirimtare, nė tė vėrtetė mė sė miri pasqyrohet nė thirrjen e PKM pėr kryengritje nė Maqedoni, qė u ishte drejtuar tė gjithė qytetarėve tė Maqedonisė, tė cilėt edhe nė dokumentet e miratuara tė ASNOM-it, qė kishin karakter multi-nacional si dhe trupat dhe organet e saja. Dokumentacioni i plotė i ASNOM-it i pėrmban tė gjitha elementet kryesore historike, sociologjike, politike dhe shtetėrore pėr shqiptarėt, vllahėt, turqit etj. , si subjekte plotėsisht tė barabartė tė ardhmėrisė sė shoqėrisė sė re socialiste dhe demokratike, qė do tė ndėrtohet nė Maqedoni dhe Jugosllavi.
    Mirėpo, pas arritjes sė fitores nė vitin 1945, pėr njė kohė tė shkurtė udhėheqja komuniste maqedonase u shmang nga dokumentet dhe zotimet e Ilindendit dhe pas tij pėr karakterin multi-kombėtar tė Republikės Socialiste tė Maqedonisė. Ai karakter pėr shkak tė disa interesa dhe prioritete tė njohura, u la nė plan tė dytė dhe tė tretė. Thjeshtė u harrua. Pos pjesėmarrjes simbolike tė disa kuadrove shqiptare, turke, vllahe dhe, kryesisht kuadro serbe nė strukturat maqedonase dhe jugosllave nė pushtet, pjesa tjetėr e popullatės fare ishte harruar. Ishte lėnė anash. Pėrfaqėsuesit e paktė shqiptarė nė pushtet ishin vetėm dekor pėr pushtetin komunist. Asgjė mė tepėr.
    Si rezultat i njė shkurt-pamje tė tillė dhe politikės fatale anti-maqedonase, ishte normale rritja e revoltės sė pėrfaqėsuesve tė bashkėsive kombėtare me tė drejta tė kufizuara, sidomos e revoltės shqiptare, ndaj dhe ishte ēėshtje e kohės kur ajo revoltė do tė shpėrthejė. Ajo nuk ndodhi nė Maqedoni, por nė Kosovė. Edhe pėrkundėr kėsaj, kreu komunist maqedonas nuk mėsoi asgjė serioze nga kjo, por vazhdoi t’i bėjė lajka kreut tė lidhjes jugosllave, tė cilit, si zakonisht, i dėrgoheshin raporte “reale” pėr kinse “qetėsinė” nė Maqedoni.
    Pos atyre maqedonasve, tė cilėt haptas nuk pajtoheshin me pushtetin komunist, pas procedurave tė shkurta, burgjet mbusheshin edhe me shqiptarė. Zakonisht pa gjykim ose me gjykime tė montuara. Inercia e njė politike tė tillė humbėse anti-maqedonase vazhdoi edhe pas vitit 1990. Pushteti i ri i sapoformuar “demokratik” nė Maqedoni, nė krye me Gligorovin, i pritėn nė teh tė thikės kėrkesat e bllokut politik shqiptar PPD-PDP nė Kuvend rreth ēėshtjes sė karakterit qytetar tė shtetit, pėrdorimit tė barabartė tė gjuhės shqipe nė Kuvendin e Maqedonisė, arsimimit nė gjuhėn amtare, pjesėmarrjes mė tė madhe tė shqiptarėve nė institucionet e sistemit etj. Edhe pėrkundėr asaj se nė kėtė pikėpamje programi i DPMNE, pėrkatėsisht VMRO-DPMNE ishte shumė i drejtė, pėrfaqėsuesit e saj me orientim tė djathtė, gjithashtu, nuk ishin tė gatshėm tė bėjnė pėrpjekje pėr gjetjen e zgjidhjeve adekuate pėr problemet e shumta tė popullit shqiptar.
    Rezultat i njė situatė tė kėtillė ishte Referendumi i shqiptarėve nė Maqedoninė Perėndimore pėr shpalljen e “Iliridės”, bojkotimi i regjistrimit, bojkoti i miratimit tė Kushtetutės dhe i shumė dokumenteve tjera kuvendore. Menjėherė pas kėsaj pasuan ngjarjet e njohura tė Gostivarit dhe Bit Pazarit, kut policia maqedonase brutalisht u konfrontua me rininė shqiptare, midis tė cilėve pati edhe tė vrarė. Pasi mungonte gatishmėria pėr dialogun e ndėrsjellė maqedonase-shqiptare pėr ēėshtjet e pėrmendura mė parė, zemėrimi te bashkėsia shqiptare rritej edhe mė shumė. Universiteti i Shtulit ishte vetėm njė preparat i vogėl narkotik pėr qetėsimin e tensioneve. Ngjarjet qė pasuan kėtė mė sė mirė e verifikuan.
    Nė vitin 2001 shpėrtheu konflikti midis bashkėsisė shqiptare, tė udhėhequr nga UĒK dhe liderit tė saj karizmatik, Ali Ahmeti dhe pushtetit maqedonas. Pasoi njė konflikt masiv i armatosur, me shumė tė vrarė nė tė dy anėt. Rreziku i zgjerimit tė konfliktit ishte real. UĒK brenda njė kohe tė shkurtėr, arriti tė marrė njė pjesė tė madhe tė Maqedonisė Perėndimore dhe njė pjesė tė rėndėsishme tė territorit tė rajonit tė Shkupit dhe Kumanovės. Dalja nga kjo situatė duhej tė kėrkohet tė bashkėsia ndėrkombėtare. Pas bisedimeve tė gjata dhe tė rėnda, u arrit e ashtuquajtura Marrėveshje e Ohrit. Me Marrėveshjen e Ohrit u vendos realiteti i ri historik nė Maqedoni. Maqedonia nuk ishte mė ajo e vjetra. Dhe, as qė mund tė ishte mė. Ajo u bė bashkėsi multi-kombėtare, me dominimin e dy bashkėsive: maqedonase dhe shqiptare. Me kėtė u imponua nevoja pėr ridefinimin e shtetit maqedonas, pėrkatėsisht zgjidhjen e problemeve tė shtresuara tė bashkėsisė shqiptare. Korniza e kėsaj u vendos nė amendamentet kushtetuese dhe projekteve tjera ligjore tė miratuara. Ato ishin bazė pėr zgjidhjen e problemeve tė theksuara.
    Meritė mė tė madhe nė kėtė plan, pėrkatėsisht nė planin e ndryshimit tė realitetit tė atėhershėm maqedonas, ka UĒK dhe lideri i saj, Ali Ahmeti. Atėherė tė gjitha kokat e mpira politika e dėnuan UĒK-nė, pėrkatėsisht Ali Ahmetin, se me konfliktin kishte ndėrmend marrjen e territoreve dhe ndarjen e Maqedonisė. Mirėpo, koha tregoi se lideri shqiptar nuk deshi asgjė tjetėr pos qė shqiptarėt t’i kenė tė gjitha tė drejtat dhe liritė themelore qė u takojnė dhe tė bėhen pjesė konstituive e shtetit maqedonas. Nė tė vėrtetė, tė bėhen ata qė dikur para dhe pas Ilindenit ishin. Edhe pėrkundėr faktit se njė pjesė e madhe e tė drejtave legjitime shqiptare akoma nuk janė plotėsisht tė zgjidhura, para se gjithash, nė sferėn e pėrfaqėsimit tė barabartė tė gjuhės shqipe nė tė gjitha nivelet shtetėrore, ndarja e barabartė e mjeteve buxhetore, pėrfaqėsimi i shqiptarėve nė tė gjitha sferat shoqėrore etj. , prapėseprapė themelet pėr zgjidhjen e tyre tė plotė i vendosi Ali Ahmeti me bashkėmendimtarėt e tij nga UĒK. Nė kėtė plan, roli dhe kontributi i tij janė tė paēmueshėm. Gjeneratat qė do tė vijnė pas nesh, mė sė miri do tė dinė ta vlerėsojnė kėtė. (VIJON)

    Epoka e re
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  8. #208
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    Monografia “Hasan Prishtina” (40)

    Hasan Prishtina, personalitet i shquar
    Prof. Dr. Branisllav Sinadinovski

    Ali Ahmeti me kėtė tregoi se stabiliteti politik dhe ekonomik i Republikės sė Maqedonisė janė tė ndėrlidhura me stabilitetin e marrėdhėnieve ndėretnike midis shqiptarėve dhe maqedonasve. Ato janė themeli i stabilitetit dhe ardhmėrisė sė Maqedonisė si shtet multi-etnik. S’nevojitet menēuri e madhe qė kjo tė kuptohet. Pėr kėtė, edhe te ne edhe nė botė ekzistojnė shumė shembuj. Njėkohėsisht, lideri i madh shqiptar tregoi se fati ynė i pėrbashkėt, i shqiptarėve dhe maqedonasve, varet vetėm nga ne dhe se zgjidhja pėr problemet e shumta tė brendshme dhe tė jashtme mund tė jetė vetėm e brendshme, shqiptaro-maqedonase.
    Sipas Ali Ahmetit, rruga e vetme e stabilizimit tė Maqedonisė ėshtė ndėrtimi ekonomik dhe politik si dhe lidhja e fortė dhe e pėrhershme midis maqedonasve dhe shqiptarėve, pikėrisht ashtu siē bėnte Hasan Prishtina me udhėheqėsit e VMRO. Kurse respektimi i tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut, integrimi i barabartė dhe pėrfaqėsimi i drejtė i shqiptarėve nė tė gjitha sferat e jetės shoqėrore si dhe inkorporimi i karakterit konstituiv nė Kushtetutėn e shtetit tė pėrbashkėt, ėshtė elementi kryesor pėr kėtė. Politika e kėtillė strategjike nuk ėshtė vetėm interes ekzistencial maqedonas, por edhe interes elementar i popullit shqiptar dhe i bashkėsive tjera nė Republikėn e Maqedonisė. Pa pėrjashtim. Ēdo qasje tjetėr paraqet verbėri politike me pasoja afatgjata.
    Mungesa e ndjenjės sė kėtillė elementare ėshtė mungesė pėr realitetin maqedonas. Dhe jo vetėm kjo. Kjo realisht hap mundėsi pėr konflikte tė vėrteta, por edhe inskenimit tė skenarėve nga jashtė, konflikte ndėretnike qė mund ta komprometojė pėrjetėsisht dhe ta sjellė nė pikėpyetje sovranitetin e fituar rėndė, mėvetėsinė dhe pavarėsinė e shtetit tė pėrbashkėt maqedonase-shqiptare. Pėr realitetin e kėtillė maqedonas, themelet e sė cilės u vendosėn nga ana e Ali Ahmetit, gjithnjė e mė shumė po bėhen tė vetėdijshėm edhe forcat demokratike maqedonase, tė cilat, pėr dallim nga numri i vogėl i kokave tė mpira dhe konservative maqedonase, dėshirojnė qė edhe mė tej, si nė tė kaluarėn, tė jetojnė bashkė dhe nė harmoni me pėrfaqėsuesit e popullit shqiptar nė Republikėn e Maqedonisė dhe qytetarėve tjerė maqedonas nė Bashkėsinė e ardhshme evropiane, si anėtare e saj e barabartė dhe anėtare, po kėshtu e barabartė, e NATO-s.
    Padyshim se me atė qė e bėri pėr tėrėsinė e popullit shqiptar edhe nė Shqipėri, edhe nė Kosovė e mė gjerė, askush me asgjė s’mundi, s’mundet dhe as qė do tė mund t’ia marrė vendin Hasan Prishtinės nė piedestalin e historisė bashkėkohore shqiptare. Ai do tė mbetet si njė nga shpėrthimet e thella mė autentike, pėr tė cilat tė gjitha shifrat historike nuk janė tė disponuara t’i deshifrojnė. Fakti se tė gjitha analizat strukturale tė veprės sė tij zbulojnė vlera tė paēmuara, tregon se akoma do tė hapet vepra e Hasan Prishtinės dhe, me siguri, do tė bėhen edhe disa lėvizje tektonike nė historinė e popullit shqiptar. Kjo flet qartė se borxhi ynė ndaj tij ende nuk ėshtė paguar.
    Mėnyra mė e padhembshme qė tė realizohet kjo ėshtė qė plejada e revolucionarėve shqiptarė, rilindėsve, luftėtarėve, mendimtarėve e shkrimtarėve, tė kthehen nė ambientin e tyre tė vėrtetė – nė Shqipėri, Kosovė e Maqedoni. Pavarėsisht faktit se disa prej tyre pėrkohėsisht e disa pėrgjithmonė e humbėn orientimin, qėndruan nė anė tė gabueshme, humbėn frymėmarrje e besim, u bėnė viktima tė shpirtvogėlsisė, manipulimit me ta, askush nuk ka tė drejtė, asnjėrin nga ta ta ekskomunikojė nga historia shqiptare. Ata janė nė tė, pavarėsisht se a i pranon shkenca “zyrtare”. Historinė, nė fakt, e pėrbėjnė tė gjithė veprimtarėt e saj, ashtu siē kanė qenė. Tė gjitha pėrpjekjet historia tė imponohet si histori e engjėjve dhe e tė pagabueshmėve, jo vetėm nė shembullin shqiptar, patėn falsifikues, manipulues nė funksion tė interesave tė errėta, tė pėrkohshėm dhe diktatorial. Dhe, herėt e vonė, pėrfunduan si tė tillė.
    Edhe nė rastin e shqiptarėve u tregua se koha e luftės jashtė Shqipėrisė, nėn sqetullat e fuqive jashtė-shqiptare nuk funksionon. Tė shumtė janė shembujt pėr kėtė. Tė gjitha ata shqiptarė qė i bėnė lajka Turqisė ose ndonjėrės nga shtetet ballkanike fqinje, duke i mbrojtur interesat e tyre antishqiptare, duke i mbrojtur interesat e veta ekonomike, egoiste dhe jo tė popullit, pėrfunduan ashtu siē pėrfunduan – nė mbeturinat e historisė. Tė gjithė ata, qysh nga koha e ditėve studentore tė Hasan Prishtinės nė Stamboll e deri nė fund tė jetės sė tij ishin dhe mbetėn frenuesit dhe kokėfortit mė tė mėdhenj qė Hasan Prishtina jo vetėm tė paraqitet nė njė dritė tjetėr, por, nėse mundet, edhe tė mėnjanohet nga historia e popullit shqiptar. Por, nė kėtė, ata, edhe tė donin, nuk do tė kenė sukses, sepse mbrojtėsi mė i madh, muri mė i trashė qė i pengon nė atė rrugė, ėshtė vepra e dhe personaliteti i Hasanit. Populli shqiptar kėtė vepėr dhe personalitet e njohu menjėherė, e pranoi dhe e bėri tė vetin, sepse ai identifikohej me tė njėjtin. Sepse, ajo vepėr ishte identifikim, tapi e pėrpjekjes shekullore dhe luftės pėr tėrėsinė e popullit shqiptar pėr lirinė e tij social dhe krijimin e shtetit tė pavarur dhe tė bashkuar shqiptar.
    Ishte kjo arsyeja bazė qė personaliteti dhe vepra e Hasan Prishtinės, Bajram Currit, Isa Boletinit, Azem Bejtės dhe shumė tė tjerėve pothuaj 60 vjet ishte tabu temė, e mbuluar me shtresė tė trashė pluhuri nga ana e forcave reaksionare, tė cilėt konsiderojnė dhe tentojnė ta bindin popullin se historia shqiptare fillon me ta. Nėse vėrtet do tė ishte kėshtu, atėherė ėshtė mė se e siguritė se populli, edhe pėrkundėr shtrėngimeve dhe presioneve shumėvjeēare, nuk do tė shkruante e kėndonte kėngė pėr Hasan Prishtinėn dhe nuk do tė arrinte qė qysh nė kohėn sa ishte gjallė ta vendosė nė legjendat dhe pėrgjithmonė tė mbetet aty.
    Edhe nė shembullin e Hasan Prishtinės tregohet e vėrteta e vjetėr historike se udhėheqėsit e vėrtetė tė popullit, liderė dhe heronj kanė fat tė njėjtė tragjik. Asnjėherė vlerat e tyre nuk janė tė pranuara nga pushteti gjatė kohės sė jetės sė tyre. Por, padrejtėsinė ndaj tyre e pėrmirėson vetė jeta, sepse ato personalitete dhe vepra qysh gjatė kohės sė jetės mbillen thellė nė vetėdijen e popullit. Kurse pėr kėtė pushteti nuk ka mjet efikas pėr ta fshirė vetėdijen e tyre. Kolektivisht. Nė pyetje ėshtė lloji i ri i manipulimit represiv tė pushtetit, i cili mendon se mund tė shqiptohet aktgjykimi, tė dėnohet njeriu, ta zbatojė ekskomunikimi dhe ajo tė bėhet realitet. I parevokueshėm. Ligj.
    Me kėtė mėnyrė, pushteti nuk i shkakton vetėm dėm, padrejtėsi personalitetit dhe veprės sė tij, por edhe historisė. Ekskomunikimi ėshtė vetėm njė dėshmi e pamohueshėm pėr provincializmin dhe reaksionin represiv, provincializėm qė ėshtė klimė e sistemit, ligj i njėmendėsisė, njė pėrjashtim ideologjik, diktaturė. I mungesė sė menēurisė dhe gjerėsisė. Kurse shumica nga ata qė morėn pjesė nė ndejat e pushteti reaksionar ishin tė pakualifikuar pėr mendimin kritik. Thėnė sinqerisht, ata mrekulloheshin vetėm me ata qė ishin tė pėrshtatshėm, sepse nuk dinin ndryshe. Kurse nuk donin ta pranojnė paaftėsinė e tyre. Shumica edhe nuk ishin tė vetėdijshėm pėr kėtė. Nė veēanti nuk ishin tė vetėdijshėm pėr veprėn grandioze dhe patriotike tė personalitetit tė papėrsėritshėm historik tė Hasan Prishtinės.
    Si shumė legjenda tjerė historike dhe sinonim revolucionar dhe kombėtar, qė rrjedhin nga popuj tė ndryshėm, kėshtu edhe Hasan Prishtina nė skenė politike u paraqit saktėsisht nė momentin e duhur historik, kur populli shqiptar ishte para detyrės mė tė rėndėsishme historike, pėrkatėsisht para realizimit pėrfundimtar tė qėllimeve politike, kulturore, sociale me rėndėsi tė veēantė pėr historinė e tij. Hasan Prishtina mundi ta plotėsojė detyrėn e tij historike, sepse ishte personalitet i pazakonshėm, tė cilin, pos vetive politike, e dallonin edhe shumė veti tjera tė karakterit. Mė mbresėlėnės ishin: mprehtėsia e inteligjencės, pėrqendrimi i fort, gjerėsia e arsimimit dhe mprehtėsia e kuptimit tė ngjarjeve historike. Pos kėsaj, edhe dhuntia e strategut dhe taktizimit tė udhėheqjes sė luftės ēlirimtare, vullneti i fortė, optimizmi i pėrhershėm, ndenja e fuqishme pėr rrezik, guximi i madh dhe dinakėria, besimi nė idetė e tij dhe tė popullit. Tepėr i njerėzishėm.
    Tė gjitha kėto veti njerėzore, si dhe njohja e me shumė gjuhėve tė huaja, ai mundi t’i pėrdorė dhe zhvillojė vetėm duke iu falėnderuar pėrkrahjes pa rezervė tė masave mė tė gjera sociale shqiptare. Ai ishte i tillė dhe qysh mė fillim ishte i rrethuar me miq dhe bashkėluftėtarė tė sinqertė dhe tė guximshėm, siē ishin Bajram Curri, Isė Boletini, Azem Bejta e shumė tė tjerė, kėshtu qė pėr njė kohė tė shkurtė ai u ngrit nė njė lider tė pakontestueshėm tė Lėvizjes Ēlirimtare Shqiptare, tė cilin edhe armiqtė e pranonin dhe e respektonin. Nė rastin e Hasanit ndoshta mė sė miri vjen nė shprehje e vėrteta e vjetėr antike, se udhėheqėsit dhe popujt paraqesin tėrėsi tė pandarė.
    Edhe pėrkundėr asaj se ai ishte i lindur nė njė familje tė pasur, Hasan Prishtina qysh nė rininė e hershme ishte kryengritės, pėrkatėsisht personalitet i cili dėshironte t’i ndryshojė marrėdhėniet shoqėrore-politike qė ishin prezent. Duke qenė i lindur si kryengritės, nė rini aspironte kah realizimi i interesave me prioritet shtetėrore dhe kombėtare tė popullit shqiptar. Qysh atėherė ai u dallua me shpirtin e tij aspak tė qetė dhe forcėn e madhe qė me angazhim dhe vendosmėri fanatike dhe besim nė realizimin e idealeve tė veta pėr popullin e tij tė robėruar. Qė atėherė Hasani nuk pranonte tė jetė si tė tjerėt, kėshtu duke i qėndruar me besnikėri dinjitetit dhe ndershmėrisė sė vet, ai pėr karrierėn politike dhe revolucionare nuk i ka askujt borxh, pos kėmbėngulėsisė sė tij nė punė dhe ėndrrės pėr realizimin e idealeve pėr tė cilat jetoi ai dhe populli shqiptar.
    I bindur se me identifikimin e udhėheqėsit me popullin dhe historinė humbin tė gjithė, Hasan Prishtina fare nuk tentonte tė imponojė ndonjė vulė tė kohės sė vet, e aq mė pak popullit tė vet. Duke e kuptuar kėtė rrezik, ai e ndėrtonte personalitetin e vet nė kuadėr tė fuqisė sė tij shpirtėrore dhe aftėsive kreative, duke u pėrpjekur qė nė ato korniza objektive nė masėn optimale t’i ndihmojė popullit tė vet tė vuajtur, tė copėtuar dhe tė shtypur. Si njeri i thjeshtė dhe i drejtpėrdrejtė, Hasan Prishtina, pėr dallim nga shumė liderė tė tjerė, tė cilėt para se gjithash mbanin llogari qė tė kurorėzohen me famė dhe tė ėmbėlsohen me pushtet absolut, ai ishte nga tė rrallėt demokrat i vėrtetė, i cili ishte dhe mbeti njė nga demokratėt e vėrtetė, i cili ishte dhe mbeti kundėrshtar i madh nė identifikimin e pushtetit personal me rilindjen revolucionare. (VIJON)

    Epoka e re
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  9. #209
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    Monografia “Hasan Prishtina” (41)

    Hasan Prishtina dhe vepra e tij
    Prof. Dr. Branisllav Sinadinovski

    Edhe pse nga prezantimi i dokumentacionit tė pasur faktografik nė studim pėr ēdo lexues (dhe jo vetėm pėr tė) tė kujdesshėm dhe me qėndrim kritik, lehtė dhe qartė imponohen pėrfundimet pėrkatėse, megjithatė nė fund tė diskutimit pėr personalitetin dhe veprėn e Hasan Prishtinės, pėr shkak tė heshtjes shumė-dekadash dhe marrėdhėnies mohuese tė historiografisė sė mendimit shqiptar ndaj kėtij personaliteti dhe Lėvizjes Ēlirimtare Shqiptare, imponohet nevoja edhe njė herė nė formė tė kondensuar tė prezantohen mendimet bazė dhe angazhimet e udhėheqėsit tė Lėvizjes Ēlirimtare Shqiptare, sė paku pėr t’u dhėnė njė pasqyrė e qartė e me kėtė edhe njė kontribut modest tė nxitet intelektualėt shqiptarė dhe tė tjerė pėr njė ri-hulumtim dhe, nėse nevojitet, edhe tė revidohen disa ēėshtje, me njė qėllim tė vetėm tė mėsohet e vėrteta pėr Hasan Prishtinėn dhe veprėn e tij.
    “Luftėn dhe kundėrshtimin ndaj copėtimit do ta ndaloj vetėm kur tė ēlirohet dhe tė bashkohet kombi im”;
    "Nata e gjatė aziatike pesėqind vjet po kalon. Perandoria e kalbur po shuhet. Fuqitė e mėdha evropiane bėjnė plane tė fshehta, kurse fqinjėt po i mprehin thikat pėr tė na i ngulur nė shpinė. Populli ynė gjendet nė njė situatė fatale. Nga secila anė na kanoset rreziku. Duhet tė jemi tė zgjuar dhe tė kujdesshėm. Duhet tė bėhemi zot tė tokave tona stėrgjyshore. T’i mbrojmė ashtu siē i kemi mbrojtur pėrgjithmonė, me gjak. Kėtė mund ta bėjmė vetėm nėse jemi tė bashkuar, si njė grusht”;
    "Unė u largova nga parlamenti i ndyrė turk. Tri vjet i kalova atje. Gjithnjė kam qenė i pakėnaqur. Aq hapur iu kundėrvura, sa qė mė quajtėn si deputet kryengritės, fuqishėm u pėrpjeka t’i mbroj tė drejtat qė ishin tė garantuara me Kushtetutėn e viti 1908, por kot, nuk kishim mundėsi t’i shfrytėzojmė”.
    "Kur mbante mbledhje Parlamenti turk, atje haptas i njoftova: nėse nuk plotėsohen kėrkesat tona, do tė shpėrthejė revolucioni. Dhe, ndėr tė parėt qė do ta kapė armėn, do tė jem unė. Si shenjė se ka filluar kryengritja do tė jetė: “kur t’i mbathi opingat, do tė dal nė Drenicė”. Dhe e mbajta fjalėn. I shita tė gjitha depot e mia nė Shkup, sepse na duheshin paratė dhe erdha kėtu. Sot, nė kullėn e kėtij trimi besnik po e ngremė flamurin e lirisė, atė tė Skėnderbeut dhe i shpallim luftė Turqisė";
    "Betohemi dhe japim besėn e burrit se do tė japim ēfarėdo viktimė dhe, nėse duhet, me duart tona, fėmijėt tanė do t’i do tė bėjmė kurban";
    "I bindur se politika mizore turke vazhdon tė zbatohet nė Shqipėri, sot e ngrehi flamurin kryengritės kundėr pushtetit tė Turqisė";
    "Kur nuk ke miq, atėherė mbėshtetu nė kokėn tėnde, qė do tė thotė ta bėsh vetė luftė, duke mos llogaritėn nė ndihmėn e askujt. Kėtė po ua them, vėllezėr tė mi tė shtrenjtė tė ardhur nga vilajetet tjera, sepse me burrat e Kosovės prej kohėsh kemi biseduar dhe do tė bisedojmė. Unė i mbatha opingat dhe u nisa nėpėr Kosovė. U takova me luftėtare dhe udhėheqės, u nisa nga Drenica ime, sa pėr ta ditur ju, unė jam nga Polaci. Edhe nėna ime ėshtė nga Drenica, nga malet qė shtrihen midis Vushtrrisė dhe Mitrovicės, ku i vogėl e i madh fle me pushkė nėn kokė, kurse nė punė shkon me pushkė nė krah. Prandaj, edhe besėn e parė pėr atdheun e dhashė me malėsorėt nga Drenica, nė fillim veē e veē, pastaj grup pasi grupi dhe nė fund tė gjithė bashkėrisht, u betuan edhe viset tjera, fshatarėt gjithsesi ishin tė gatshėm.... ”
    "Shqiptarėt kėrkojnė t’u lejohet tė mėsojnė nė gjuhėn e tyre amtare, me qėllim qė tė munden tė prosperojnė si popujt tjerė tė civilizuar. Mėsimi i gjuhėn amtare nė shkollat shqipe me alfabet latin tė paraardhėsve tanė, paraqet tė drejtėn tonė civilizuese, pa respektimin e sė cilės Turqia ėshtė e dėnuar nė prapambetje dhe rrėnim";
    "Vetėm me njohje tė gjuhės amtare, shqiptarėt do tė mund t’u kundėrvihen armiqve tė tyre, tė cilėt duan ta shuajnė patriotizmin e tyre, shpirtin kombėtar dhe idenė rilindėse dhe ta zhbėjnė nga faqja e dheut popullin shqiptar, prandaj lufta pėr hapjen e klubeve shqiptare, shkollave, shtypshkronjave, gazetave dhe shkrimit tė librave nė gjuhėn shqipe, paraqet luftėn pėr ēlirimin e atdheut nga errėsira dhe hapjen e rrugės sė lirisė dhe progresit";
    "Shqiptarėt pėrskaj lirisė dhe pavarėsisė, tė cilat mund t’i fitojnė me forca tė veta, kėrkojnė qė t’u lejohet tė mėsojnė nė gjuhėn e tyre amtare, me qėllim qė tė mund tė prosperojnė si popujt tjerė tė civilizuar ";
    "E sollėm alfabetin dhe hapėm disa shkolla. Disa fėmijė tė Kosovės ia dėrgova Luigjit nė shkollėn e mėsuesisė nė Elbasan. E tėrė pasuria m’u shkri pėr hapjen e shkollave nė gjuhėn shqipe. Por, xhonturqit e pandershėm na tradhtuan. Nuk i plotėsuan premtimet e dhėna. Kabineti i Halim Pashės i hodhi tė gjitha. Ai vetė para deputetėve tha se: “rreziku mė i madh i Turqisė, nga tė gjitha popujt qė jetojnė nė territorin e saj, janė shqiptarėt. Rrezik i madh na kanoset nėse ky popull zgjohet nga gjumi i thellė, nėse drejtohet dhe fillon tė mėsojnė gjuhėn amtare. Atėherė Turqinė evropiane do ta marrė lumi".
    "Ne, pėrfaqėsuesit e dy milion e gjysmė shqiptarė, populli mė i vjetėr nė Gadishullin ballanik...Ju lutemi t’i shqyrtonin aspiratat e popullit tonė...dhe tė na jepnin mundėsinė qė t’i prezantojmė kėto aspirata nė konferencėn paqėsore. Nėpėr tė gjitha shekujt, me tė gjitha fatkeqėsitė e numėruara kundėr tė cilėve deshi tė luftojė, populli ynė e ruajti gjuhėn, origjinalitetin, zakonet dhe traditat e veta. Gjatė pesėqind vjetėve tė kaluara populli ynė iu kundėrvu me vendosmėri pushtetit turk dhe qė nė fund, me kryengritjen e vitit 1912, e detyroi Qeverinė turke tė bėjė disa lėshime tė rėndėsishme ";
    "Ėshtė e vėrtetė se Konferenca e ambasadorėve, e cila u mbajt mė 1913 nė Londėr, e pranoi pavarėsinė e Shqipėrisė, por shumica e shqiptarėve mbetėn jashtė kufijve tė kėtij shtetit...Populli shqiptar dha shumė viktima pėr realizimin e idealit tė tij kombėtar dhe derdhi shumė gjak pėr kėtė qėllim...Ju lutem, zotėri kryetar...gjatė bisedimeve qė do tė zhvillohen ta orientoni ndikimin tuaj kah ata qė do tė jenė tė lidhur me ardhmėrinė e Shqipėrisė dhe nė Konferencėn e paqes, si pjesėmarrės tė ftohet edhe njė delegacion i popullit shqiptar, pėr t’i paraqitur dhe argumentuar aspiratat dhe kėrkesat e popullit shqiptar..."
    "Vėllezėr! Kosovėn dhe tė gjitha tokat shqiptare do t’i ēlirojmė, do t’i bashkojmė dhe vetė do t’i qeverisim kah njė ardhmėri e lumtur. Evropa dhe fqinjėt nga ne kėrkojnė qė atdheun ta trajtojmė si mall tregtar. Jo, asnjėherė. Atdheu ishte dhe mbetet ideali ynė mė i ēmuar. Nuk dolėm nė male pėr tė shpėtuar njė fshat apo njė fis. Dolėm pėr ta ēliruar Kosovėn. Tė arrijmė unitet e jo ndarje, trimėri e jo frikė. Ne asnjėherė nuk kemi menduar se lirinė do tė na e sjellė dikush nga jashtė. Vetėm pushkėt tona do t’i detyrojnė armiqtė t’i lėshojnė gėrshėrėt, me tė cilat duan tė prenė copa nga atdheu ynė. E dimė se armiku numerikisht ėshtė i madh, mė i armatosur dhe mė i pasur me para. Por, kjo nuk na frikėson. Nxirrni frikacakėt, sepse kush frikėsohet ai humb, kush qėndron i pathyeshėm, ai fiton.... ";
    "Pasha gjakun ilir, nuk ka jetė dhe fat pėr ne, pa u ēliruar nga tė huajt dhe pa u bashkuar me territoret shqiptare";
    "Shqiptarėt e Kosovės kanė marrje pjesė nė tė gjitha luftėrat pėr ēlirim dhe bashkim nė njė shtet kombėtar tė tė gjithė shqiptarėve, por nga forcat imperialiste populli qė dėnuar pėr atė se nė vend tė regjimit osman, qė okupuar nga regjim serb qė ishte mė i pėrgjakur dhe mė i pamėshirshėm";
    “1) Me pėrdorue nė Shqypni nėnpunės tė praktikuem qė dijnė gjuhėn e zakonet e vendit. 2. ) Me ba shėrbimin ushtarak vetėm nė Shqypni e Makedoni, pėrjashta kohės sė luftės. 3)Me ba me vu nė zbatim ligje, tue bazue nė ligjet e maleve pėr disa krahina nė tė cilat asht forcue me fakte se nuk mund tė nxirret kurrnji fryt prej organizimit tė drejtėsisė. 4) Me i dhanė shqiptarėve armėt e nevojshme e moderne, mėnyra e tė damit tė cilave do t“i pėrkiste qeveris. (Do t“u bajshin ndėr vende tė randėsishme deposita armėsh, tė cilat, nė rast tė nevojės, do tė mund t“i merrshin shqyptarėt). 5) Me themelue e me hap shkolla reale nė tė gjitha prefekturat e qendrave tė Kosovės, tė Manastirit, tė Shkodrės, e tė Janinės qė numrojnė ka nji popullsi ma se 300 000 frymėsh; me hap edhe shkolla bujqėsie si dhe me shti nė program tė mėsimeve gjuhėn e vendit. 6) Me hapė shkolla theologjike moderne ndėr vende ku asht nevoja. 7) Me kenė i lirshėm nė Shqypni e tė themeluemit e shkollave private. 8) Me u mėsue gjuha e vendit nė shkollat fillestare, qytetse e nė gjimnaze. 9) Me i dhanė randėsi tė posaēme tregėtisė, bujqėsisė e punėve botore si dhe me plotėsue e me pėrhap udhėt e hekurit. 10) Me vu nė veprim organizimin e krahinave. 11) Me u kujdesue me ruejt ma fort se pėrpara zakonet e tradicionet kombėtare. 12) Me shpallė amnistinė (faljen e pėrgjithshme), pa veshtrue klasė e racė, pėr tė gjithė othomanėt qė kanė marrė pjesė nė kryengritje pėr komandantat, oficjerat, nėnpunėsit ushtarėt qė kanė lanė ushtrinė e vendet e veta si edhe pėr tė liruemit e t“ikunit prej burgut nė kohėn e kryengritjes. 13) Me u dhanė ēdamin mbas ēmimit tė vėrtetė, prej Qeverisė Turke pėr tė gjithė ato shpija qė u prishėn ma para e nuk u kje dhanė tė zotve ēdamimi si edhe pėr ata qė u prishėn e u rrėnuen kėsaj here. 14) Me i marrė nė gjyqė tė naltė pjestarėt e kabinetit tė Haki e tė Seit pashės”;
    "Vdekjen e Gurakuqit sot e vajtojnė mijėra shqiptarė, duke u veshur me tė zeza pėr tė...O, Gurakuq, me trup vėrtet vdiqe, por me emrin asnjėherė, sepse emri yt ėshtė shkruar nė zemrat e shqiptarėve tė vėrtetė, kurse nė historinė e Shqipėrisė emri yt do tė shkruhet me shkronja tė arta...Ndoshta edhe ndokush nga ne do tė vritet, por tė jesh i sigurt se idealin tėnd asnjė forcė nuk do tė mund ta shuajė. Tradhtarėt duhet ta dinė se nė kėtė mėnyrė vetėm na i pėrforcojnė parimet e shenjta...Hakmarrjen tėnde do ta marrim ne. Do t’i realizojmė qėllimet dhe idealet qė i kishe pėr lulėzimin e Shqipėrisė”. (VIJON)

    Epoka e re
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  10. #210
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    Monografia “Hasan Prishtina” (42)

    “Mė mirė njė pushkė nė mal sesa njė thes me fjalė nė parlament”
    Prof. Dr. Branisllav Sinadinovski

    "Gjendja e rėndė dhe dėshpėruese e shqiptarėve, tė cilėt jetojnė nė Jugosllavi mė detyroi qė sėrish t’i drejtohem Lidhjes sė kombeve me lutje qė tė marrin masa pėr ndihmė pėr njė popull tė terrorizuar. Faktet mbi tė cilat bazohet thirrja ime tashmė janė tė njohura, por sėrish nė mėnyrė tė imtėsuar do t’ia citojė Lidhjes sė kombeve:1. Rreth 1 milion shqiptarė qė jetojnė nė Kosovė dhe Maqedoni nuk kanė shkollė nė gjuhėn e tyre amtare, e as qė u lejohet tė hapin shkolla me mjete tė tyre private; 2. Qeveria e Mbretėrisė jugosllave i pėrdor tė gjitha mjetet e mundshme pėr shkatėrrimin e shqiptarėve nė Kosovė dhe Maqedoni. Ėshtė i njohur fakti dhe ėshtė e qartė se masakrat dhe shkatėrrimet e fshatrave tė tėra, vrasjet dhe plaēkitjet qė u bėhen shqiptarėve dhe shtėpive tė tyre, janė bėrė dhe bėhen me urdhėr tė agjentėve tė autoriteteve tė larta; 3. Si pasojė e konfiskimit pa kompensim tė pronės sė bujqve shqiptarė, e cila sėrish u ndahet serbėve dhe malazezėve, paraqitet pakėnaqėsi e madhe dhe shpėrngulje tė shqiptarėve nga vendet e tyre, nga vatrat e paraardhėsve tė tyre...”.
    “Unė isha dhe akoma jam armik i politikės jugosllave nė Shqipėri, sepse isha dhe jam i bindur se interesat e atij shteti plotėsisht janė nė kundėrshtim me interesat e shtetit tonė shqiptar. Por, nėse vjen ajo ditė, nė ēka unė personalisht nuk besoj, Jugosllavia tė pranojė t’i ridefinojė kufijtė...Vetėm me ridefinimin e drejtė tė kufijve unė e pranojė parullėn “Bashkim i Ballkanit”. Por, vetėm me kushtin qė tė ruhet pavarėsia e vendeve tė Ballkanit. Atėherė do tė jem i gatshėm tė pranoj tė luftoj krah pėr krah me ushtarėt e Jugosllavisė kundėr ēdo okupatori tė huaj”.
    "Derisa Jugosllavia nė mėnyrė paqėsore nuk pranon ridefinimin e kufijve, me ēka shqiptarėt do tė kenė mundėsi t’i kthejnė territoret qė i takojnė, ata nuk do tė jenė tė kėnaqur me formimin e shtetit shqiptar me kufijtė e vitit 1912”.
    "Kur nė vitin 1923 bashkė me Bajram Currin..., Qeveria jugosllave na propozoi tė fillojmė biseda me te, pajtimi me Jugosllavinė do tė nė sillte fitore tė madhe. Ofertat qė na u premtuan pėr pajtim ishin: 1) tė na kthehet e gjithė pasuri, 2) tė na kompensojnė, 3) tė na plotėsohen tė gjitha dėshirat, 4) tė ofrohet ndihma e nevojshme pėr organizimin e rrėzimit tė qeverisė sė atėhershme, kurse prej nesh Qeveria nė Beograd kėrkonte vetėm tė tėrhiqemi nga idetė tona...”.
    "Klika nė Tiranė me siguri shumė lehtė i pranoi kėto oferta. Ahmet Zogu mė vonė hyri nė Tiranė...Gjithandej dihet se populli nga Gjakova, Shkupi dhe Dibra ishte kundėr Zogut dhe lėvizjes sė tij. Rolin qė e luajti Zogu me ndihmėn e Jugosllavisė mundeshim shumė mė herėt dhe shumė mė mirė ta luajmė edhe ne, sepse emrat tanė ishin shumė mė tė njohur dhe kishin mė shumė ndikim midis popullit tė Kosovės se sa emri i njė begu nga Mati. Por, ne u tėrhoqėm, u tėrhoqėm nė kohėn kur shpesh edhe nga 24 orė nuk kishim asgjė pėr tė futur nė gojė. Nuk kishim para as pėr tė blerė letėr pėr cigare”.
    "Atėherė kishim opsion tė hapur qė tė mos bashkėpunojmė me Jugosllavinė, por edhe tė mos e kundėrshtojmė. Fryt i abstenimit tim, siē mė rekomanduan, do tė ishte kthimi i tėrė pasurisė sime nė Kosovė, tė cilėn e kishte marrė Jugosllavia. Unė, pėr dallim nga kundėrshtarėt e mi, sikur tė doja tė punoja pėr interesa personale, atė do ta bėja qė nė kohėn e Turqisė...Por, nė vend tė asaj pune tė turpshme, unė e zgjodha kryengritjen, duke luftuar nėpėr malet e Kosovės”.
    "Rrugėn e tradhtisė as e kam shkelur e as qė do ta shkeli ndonjėherė, edhe pėrkundėr asaj se sot dikush dėshiron tė mė shohė si tradhtar! Nėse ata i kanė tė drejtuar sytė kah personaliteti im, duke menduar se frikėsohem nga mallkimet e tyre dhe se pėr kėtė do ta ndėrroj rrugėn time, u them se e kanė gabuar adresėn. Nderin tim si njeri dhe si shqiptar e vlerėsoj dhe me krenari them se nuk do tė lejoj tė njolloset nga dora e tė mallkuarve. Mua nga ideologjia ime patriotike nuk mund tė mė largojė as ari i gjithė kėsaj bote, e as mallkimet e tė gjithė armiqve”.
    "Komiteti i Kosovės nė njė mbledhje tė mbajtur hartoi njė protestė qė ia dėrguan SHBA-ve me kėtė pėrmbajtje: 1) Shkodra dhe rrethina tė fitojnė formė tė njėjtė politike si shteti shqiptar, 2) Italisė t’i kontestohet marrja e Vlorės, 3) Ushtria serbe t’i lirojė kufijtė e vendosur me vendim tė Konferencės se ambasadorėve tė Londrės”.
    "1) T’i pranohet e drejta popullit shqiptar tė Kosovės tė bashkohet me Shqipėrinė, 2) tė ndalen menjėherė vrasjet, djegiet dhe plaēkitja e shqiptarėve, 3) ta ndalet marrja e tokės sė shqiptarėve dhe vendosja nė to e kolonėve serbė dhe malazezė dhe detyrimi i shpėrnguljes sė shqiptarėve jashtė Kosovės, 4) tė ndalet me operacione dėnuese ndaj shqiptarėve nga ana e ushtrisė, me arsyetim kinse tė marrjes sė armėve dhe ndjekjes sė ēetave, 5) tė lejohet hapja e shkollave shqipe, 6) gjuha shqipe tė jetė zyrtare, kurse punėtorėt e huaj administrativ tė zėvendėsohen me shqiptarė, 7) tė ndėrpritet burgosja dhe internimi i familjeve tė luftėtarėve tė ēetave dhe tė atyre qė i ndihmojnė, 8) tė ndėrpritet me ndjekjen e ēetave shqiptare, kurse tė gjithė ata qė janė ndjekur tė mbrohen nga ēetat”.
    "1) Asnjė kryengritės nuk guxon t’i sulmojė “shkiet” (duke menduar nė popullatėn ortodokse) aty ku jetojnė pos ata qė me armė nė dorė i kundėrvihen qėllimit shqiptar, 2) asnjė kryengritės nuk guxon t’ia vė zjarrin shtėpive, tė dėmtojė kisha dhe ēėshtje tjera, 3) plaēkitja ėshtė e ndaluar pėr ēdo kryengritės, 4) asnjė kryengritės nuk guxon ta dėmtojė trupin e vdekur tė armikut, e as t’ia marrė veshjen, as atyre qė janė plagosur apo tė kapur rob, 5) veprime mė tė madha duhet tė ndėrmerren kundėr ushtrisė, xhandarmerisė dhe kundėr komitėve tė kundėrshtarėt, tė cilėt kundėrvihen me armė nė dorė..., 6) tradhtari i cili i kundėrvihet luftės bashkė me armikun ose edhe kokė mė vete kundėr qėllimit shqiptar, duhet tė vritet pa gjyq, pa asnjė afat, pavarėsisht se kush ėshtė ai. Kurse tradhtari pa armė nė dorė do tė duhet tė nxirret para gjyqit tė kryengritjes, por mbi bazėn e dokumenteve – deklaratave tė shkruara dhe jo nė bazė tė hamendjeve tė ndryshme, 7) ēarshia, forcat serbe dhe popullata tė mbrohen me njerėz, bashkėpunėtorėt e kryengritjes tė pėrcillen nė qytete e fshatra, 8) ėshtė e kotė qė pa nevojė tė derdhet gjaku i popullit tonė, e as i armikut, por aty ku e do nevoja atėherė ēdo kryengritės nuk ka pse ta kursejė gjakun e tij, 9) aeroplanėt, konsullatat dhe gjithēka qė u takon duhet tė ruhet me njerėz tė besueshėm dhe tė kuptueshėm, 10) shqiptarėt e vrarė nuk duhet tė varrosen derisa nuk vjen komisioni i huaj. Krimet e armikut duhet tė evidentohen dhe pėr to tė informohet Evropa dhe Amerika”.
    "Unė nuk jam as toskė e as gegė, unė jam shqiptar”.
    "Mė mirė njė pushkė nė mal se sa njė thes me fjalė nė parlament”.
    "Nė do tė luftojmė, por nėse nuk e presin lirinė, ata qė do tė vijnė pas nesh, do tė duhet t’i gjejnė shenjat tona". (FUND)

    Epoka e re
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  11. #211
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    Vargut tė kullave nė Drenicė i shtohet edhe ajo e Hasan Prishtinės

    Vargut tė kullave qė dėshmojnė historinė e popullit tė Drenicės nė luftėn pėr ēlirim, si dhe tė figurave tė shquara tė kombit qė lanė gjurmė tė pashlyer nė historinė e popullit shqiptar, tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė, siē janė Shaban Polluzha, Ahmet Delija, Azem Bejta, Tahir Meha, Shaban, Hamzė e Adem Jashari, Ilaz Kodra, tani i shtohet edhe kulla e Hasan Prishtinės, njė prej personaliteteve dhe figurave mė tė shquara tė Lėvizjes Kombėtare.

    Ky ideolog i shquar dhe udhėheqės i palodhur i kryengritjes sė pėrgjithshme pėr pavarėsinė e tokave shqiptare, tėrė pasurinė e dha pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare. Veprimtaria e tij luftarake gjatė muajve maj-gusht tė vitit 1912 e pėrgatiten ngritjen e Flamurit nė Vlorė.

    Tani, nė truallin ku kanė jetuar dhe ku ndodhej shtėpia e gjyshit dhe babait tė tij, Ali dhe Ahmet Berisha, banorėt e Polacit, para sė gjithash ata tė lagjes “Veliqi”, ku nė fakt ėshtė trungu i familjes sė Hasan Prishtinės, do tė ngrihet njė kullė. Banorėt tė lagjes “Veliqi”, nė njė manifestim tė organizuar e ku merrte pjesė edhe pinjolli i vetėm i familjes sė Hasan Prishtinės, Hakan Berisha, tani 80-vjeē, ėshtė zbuluar pllaka pėrkujtimore nė njė mur, ngjitas me truallin e tė parėve tė Hasanit, e ku do tė ngrihet kulla.

    Hakani, i ndodhur nė mesin e njerėzve tė trungut tė familjes sė tij, ka siguruar se nė kėtė kullė, e cila do tė jetė njė shtėpi muze, do tė vendosė gjithė arsenalin e dokumenteve dhe eskponateve tė shumta pėr trungun, veprat jetėsore dhe mirėnjohjet qė ka marrė Hasan Prishtina me dekada, e qė i ka ruajtur me shumė xhelozi. “Me padurim e kam pritur kėtė ditė tė madhe. Tani, kėtu ku ėshtė trungu i Hasan Prishtinės dhe i familjes sonė po ndėrtohet kulla, shenjė dhe simbol i familjes sė njė njeriu qė e ka njohur e gjithė bota dhe i cili ka shkrirė gjithė pasurinė e vet pėr kombin”, tha Hakani, tejet i emocionuar. Ai shtoi se ka njė mori dokumentesh tė ndryshme tė kohės, tė cilat, nėse kjo kullė do tė ishte shtėpi-muze do tė vendoste aty.

    Hakani falėnderoi gjithė njerėzit e Polacit qė kanė vendosur tė ndihmojnė pėr ndėrtimin e kullės, e posaēėrisht ata tė Veliqėve, tė cilėt vazhdojnė edhe me idenė pėr ngritjen e njė lapidari tė Hasan Prishtinės nė Polac. Ai gjithashtu falėnderoi edhe Komunėn e Vushtrrisė, ku ėshtė lindur, ėshtė rritur dhe ku ėshtė arsimuar Hasani, pėr vendimin qė ka marrė pėr t’i bartur mbetjet mortore tė Hasan Prishtinės nga varrezat e Kukėsit dhe rivarrimin e tyre nė Vushtrri, si dhe pėr vendimin pėr ngritjen e njė shtatoreje Hasan Prishtinės nė qendėr tė Vushtrrisė.

    Ismet Veliqi, profesor, njė prej organizatorėve pėr ngritje tė kullės sė Hasan Prishtinės nė truallin e babait dhe gjyshit tė tij, pėrmjedis lagjes ‘Veliqi’, tha se gurėt pėr kullė janė siguruar nė Verbofc dhe ata janė marrė tė gatshėm, tė gdhendur, pasi qė kanė qenė gurė tė njė kulle qė ka qenė nė atė fshat.

    “Gjithēka ėshtė gati, tani e kemi nisur me kėtė pllakėn pėrkujtimore, saktėsisht nė truallin ku kanė jetuar gjyshi dhe babai i Hasanit, kemi siguruar edhe gurėt pėr ndėrtimin e kullės dhe nėse gjithēka shkon siē e kemi menduar kulla duhet tė pėrfundojė deri nė korrik, kur ėshtė pėrvjetori i Hasanit, por gjithēka varet edhe nga mjetet financiare, banorėt kanė mbledhur njė shumė tė parave, edhe diaspora ka mbledhur mjete pėr kėtė qellim, ndėrsa do tė kėrkojmė qė tė na ndihmojė edhe Komuna e Skėnderajt”, thotė Ismeti.

    Sipas tij, truallin ku do tė ndėrtohen kulla, mbi 6 ari, e kanė falur djemtė e Isuf Veliqit, tė cilėt janė mė tė afėrmit me gjak me familjen e Hasan Prishtinės. “Janė djemtė e Isufit, i cili ėshtė vrarė nė luftė, tė cilėt e kanė falur truallin, pikėrisht aty ku ka qenė lama e Alisė dhe e Ahmetit. Ata e kanė familjen e Hasan Prishtinės mė tė afėrm me gjak”, thotė ai.

    Ata qė morėn pjesė nė manifestimin e ngritjes sė pllakės pėrkujtimore, kanė shkuar dhe kanė vizituar varrin e Ali Berishės-Veliqit, gjyshit tė Hasan Prishtinės, nė varrezat e Veliqėve nė Polac. Ismet Veliqi tha se edhe varrin e Ali Berishės e kanė rregulluar vetė banorėt e lagjes. “Kemi rregulluar varrin e gjyshit tė Hasanit, qė ndodhet nė varret tona, ai kishte qenė i rrethuar me gurė tė ngulitur thellė, por edhe ne jemi pėrkujdesur qė gurėt t’i vendosim duke ia pėrshtatur kohės. Tani pėr tani, gjithēka ėshtė duke shkuar ashtu edhe siē ėshtė planifikuar”, tha mes tjerash Ismet Veliqi, profesor.

    Zėri
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  12. #212
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    Presidenti Nishani vlerėson atdhetarin e shquar Hasan Prishtina (pas vdekjes) me “Dekoratėn e Flamurit Kombėtar”

    2 maj 2014

    Presidenti i Republikės, Bujar Nishani nderoi sot atdhetarin e shquar Hasan Prishtina (pas vdekjes) me “Dekoratėn e Flamurit Kombėtar”. Kreu i Shtetit shqiptar i dorėzoi Nėnkryetarit tė Komunės sė Prishtinės, zotit Dardan Sejdiu dekoratėn e lartė me motivacionin: “Pėrjetėsisht, njė nga simbolet mė tė ndritura tė historisė politike tė kombit shqiptar: rilindas, patriot, politikan elitar me cilėsi tė larta organizuese dhe frymėzuese. Ky bir i shquar i Kosovės, sė bashku me Ismail Qemalin u bėnė dy kontribuesit mė tė shquar tė tė gjitha trojeve etnike tė popullit shqiptar, tė cilėt me veprimtarinė e tyre politike dhe diplomatike bėnė tė mundur Shpalljen e Pavarėsisė sonė Kombėtare mė 28 Nėntor 1912”.

    Nė fjalimin e tij gjatė ceremonisė solemne tė zhvilluar nė Pallatin e Brigadave, Presidenti Nishani u shpreh: “Jemi mbledhur sot nė njė ceremoni, ndoshta nga mė prekėset nė karrierėn time, pėr tė nderuar me dekoratėn mė tė lartė qė jep Republika e Shqipėrisė, njė prej bijve mė tė lavdishėm tė kombit shqiptar, Hasan Prishtinėn. Njė nderim ndoshta i vonuar, pėr njė nga kalorėsit mė tė mėdhenj tė historisė politike dhe kombėtare tė Shqipėrisė tė sė paku dy shekujve tė fundit tė saj.

    Hasan Prishtina lindi nė Kosovė, por nuk i pėrket vetėm botės sė saj. Vepra mė e mrekullueshme qė ai kreu, pėrgatitja sė bashku me Ismail Qemalin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe kryengritja madhėshtore qė parapriu Pavarėsinė, ka mė se njė shekull qė u pėrket tė gjithė shqiptarėve kudo ku jetojnė. Emri i tij ėshtė kthyer nė njė simbol kombėtar tė dashurisė pėr liri. Ndaj, ėshtė nė nderin dhe krenarinė time si President i Republikės sė Shqipėrisė qė ta ngre nė piedestalin mė tė lartė tė nderimit shtetėror, duke i dhėnė pas vdekjes dekoratėn mė tė lartė tė shtetit, ‘Dekoratėn e Flamurit Kombėtar’.

    Duke medituar mbi vendin qė ai zė nė historinė e Shqipėrisė, natyrshėm tė vijnė nė mendje dy vargje qė i janė kushtuar nderimit tė njė shkrimtari tė madh francez me famė botėrore (Molierit): ‘Lavdia e tij s’ka nevojė pėr asgjė / E jona ka nevojė pėr tė’. Po megjithatė, kjo nuk mjafton pėr njeriun qė na ka mbledhur kėtu. Hasan Prishtina pėr arsye ideologjike shtetėrore u tentua tė lihej nė harresė, u denigrua duke u lėnė nė heshtje dhe aq mė keq, ndonjėherė dhe u luftua. Ndaj dhe vlerėsimi i sotėm bėn pjesė nė atė nderim tė vonuar qė Shqipėria po vazhdon t’i bėjė birit tė vet, i cili sė bashku me Ismail Qemalin, ishin arkitektėt e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, qė u projektua qė nė mbledhjen e Taksimit nė Stamboll e qė fill mė pas, vazhdoi me kryengritjen mė tė madhe anti-osmane nė gusht tė vitit 1912, duke mediatizuar kėshtu pėr herė tė parė ēėshtjen shqiptare kudo nė Evropė.

    Pak kush e di se nė Shqipėri Hasan Prishtina ka qenė edhe ministėr nė qeverinė e parė tė Ismail Qemalit, por gjithashtu ka bėrė pjesė edhe nė atė tė Princ Vidit. Shumė pak veta janė nė dijeni edhe sot, se ai ka qenė pėr pak ditė Kryeministėr i shtetit tė cunguar shqiptar, e se ka qenė edhe deputet nė Parlamentin e Shqipėrisė. Nė piedestalin ku po e vėmė sot, po e risjellim nė panteonin prej nga e pėrzunė.

    Personaliteti kombėtar pėr tė cilėn jemi mbledhur sot pati njė jetė tragjike. Dita pėr tė cilėn ai sakrifikoi deri edhe pasurinė kolosale, e gjeti tė burgosur politik nė burgjet e Serbisė. Edhe jeta e tij e mėpasme ėshtė kalvar i njė legjende tė botės shqiptare. Prej 28 nėntorit 1912 dhe deri sa e vranė mė 14 gusht 1933, e gjithė karriera e tij ėshtė e pėrshkuar nga njė simfoni heroizmi qė iu pėrkushtua dy dashurive tė pandara: Shqipėrisė dhe Kosovės. Nė rendin ndėrkombėtar me aq shumė ndryshime tė viteve 1912-1933 ai u turr pėrpara pėr tė gjetur qoftė edhe njė xixėllonjė tė vetme shprese nė fundin e tunelit tė gjatė tė mbushur me errėsirė, qė pėrhapnin vendimet e disa konferencave ndėrkombėtare tė cilat merreshin nė dėm tė kombit shqiptar.

    Por gjithsesi dashuritė e mėdha nuk vdesin kurrė nė kujtesėn njerėzore. Njė ditė tė bukur ato ripėrtėrihen e shfaqen edhe mė tė bukura nė ndėrgjegjen njerėzore. Nė fundin e shekullit qė shkoi e gjithė bota u bė dėshmitare mediatike e rishfaqjes sė njė miti nė drejtėsinė e Ēlirimit tė Kosovės. Sė bashku me luftėtarėt e UĒK-sė dhe forcat shumėkombėshe tė NATO-s, mė 12 Qershor 1999, ditėn kur ato hynė nė mėnyrė triumfuese nė Prishtinė, unė besoj pėr njė ēast, me pasionin e njė besimtari, se ka parakaluar dhe njė shpirt. Ka qenė shpirti i Hasan Prishtinės, engjėllit tė lirisė sė Kosovės, i cili atė ditė pranvere fluturonte si ai poleni me tė cilin po ngjyrosej pranvera e vetė kombit shqiptar.

    Nė kėto 15 vite tė ēlirimit tė Kosovės ne kemi pėrjetuar shumė ngjarje tė mėdha. Republika e Kosovės ėshtė shteti mė i ri i kontinentit evropian, tė cilit i pėrkasim tė gjithė ne, shqiptarėt. Bashkė me stabilizimin juridik, ekonomik dhe human tė nėnshtetasve tė saj, dalėngadalė banorėt e kėtij vendi nė rimėkėmbje e sipėr filluan tė nderojnė e tė kthehen tek etėrit e tyre themelues me dashuri dhe respekt, duke i nderuar sė bashku me ata qė ranė nė luftėn e fundit pėr ēlirimin e saj.

    Kjo mbrėmje besoj se do jetė e veēantė pėr tė gjithė ne shqiptarėt e Shqipėrisė dhe Kosovės, sepse po kontribuojmė pėr t’i rikthyer respektin dhe mirėnjohjen e merituar Hasan Prishtinės. Por ėshtė njė pėrkim jo i rastit, qė sot nderimi me dekoratėn mė tė lartė pėr tė shkon paralelisht me proceset e integrimit tė Shqipėrisė dhe Kosovės nė Bashkimin Europian. Nė ėndrrat mė tė largėta pėr tė ardhmen e shqiptarėve, patrioti Hasan Prishtina do tė kish aspiruar njė jetė tė ngjashme me evropianėt e tjerė. Vetė ai ishte personifikimi i intelektualit evropian qė udhėhiqej nga iluminizmi.

    Hasan Prishtina tashmė fle i qetė nė parajsėn e ėndėrruar, sepse Shqipėria dhe Kosova janė mė tė lira se kurrė ndonjėherė dhe bashkė me to edhe ai. Nderim!”

    Tė pranishmit e shumtė nga tė gjitha trevat shqiptare tė rajonit u pėrshėndetėn edhe nga Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi i cili mes tė tjerash theksoi: “Hasan Prishtina ishte biri besnik i Kosovės kryengritėse ndėr shekuj, por ai nuk i pėrket vetėm Vushtrrisė qė e rriti, Prishtinės qė e pėrfaqėsonte dhe Kosovės martire, por gjithė Shqipėrisė dhe kombit shqiptar, sepse veprimtaria e tij reflekton interesat e pėrgjithshme kombėtare dhe jo lokale e parciale. Dekorimi i Hasan Prishtinės nga Presidenti Nishani pėrbėn njė akt vlerėsimi, mirėnjohjeje dhe respekti tė thellė pėr kėtė burrė tė madh tė kombit dhe figurė tė shquar historike e simbol tė vlerave tė larta kombėtare”.

    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  13. #213
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    Kryeparlamentari Krasniqi mori pjesė nė ceremoninė e dekorimit tė patriotit Hasan Prishtina

    E Premte, 02.05.2014

    Me ftesė tė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, z. Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit tė Republikės Kosovės, dr. Jakup Krasniqi, mori pjesė nė ceremoninė e dekorimit tė patriotit dhe rilindasit Hasan Prishtina, qė u zhvillua sot nė Tiranė.

    Kryetari i Kuvendit tė Kosovės nė kėtė ceremoni mbajti njė fjalė rasti:

    "I nderuar president i Republikės sė Shqipėrisė, zoti Bujar Nishani

    Tė nderuar tė pranishėm

    Zonja dhe zotėrinj

    Ėshtė kėnaqėsi tė jesh pjesėmarrės i kėsaj ceremonie tė nderimit dhe respektit qė po i bėn presidenti i Shqipėrisė njėrit nga baballarėt e kombit tonė dhe njėrit nga themeluesit e shtetit shqiptar, luftėtarit tė shquar tė lirisė, pavarėsisė dhe demokratizimit tė Shqipėrisė, pėrfaqėsuesit brilant tė popullit tė Kosovės nė Parlamentin e Perandorisė Osmane, veprimtarit tė pandalur tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, intelektualit kryengritės gjatė gjithė jetės sė tij, politikanit dhe burrit tė shtetit, personalitetit historik dhe simbolit tė bashkimit e pėrparimit, Hasan Prishtinės sė madh e tė paharrueshėm.

    Hasan Prishtina pėrbėn figurėn emblematike tė Lėvizjes Kombėtare shqiptare, nė pėrpjekjet e ēlirimit dhe tė pavarėsisė sė Shqipėrisė, konsolidimit tė shtetit tė ri shqiptar dhe demokratizimit e modernizimit tė tij, nė themelimin e Komitetit Mbrojta Kombėtare e Kosovės, i cili udhėhoqi kryengritjet shqiptare dhe mbajti tė ndezur zjarrin e rezistencės kundėr pushtimit dhe robėrisė sllave nė tokat e aneksuara shqiptare, nė Kongresin e mirėnjohur kombėtar tė Lushnjės etj.

    Hasan Prishtina, u bė pėr sė gjalli, por edhe pas vrasjes sė tij, flamur i rezistencės shqiptare kundėr pushtimit e robėrisė, u bė frymėzues i pashtershėm i brezave tė shumtė tė veprimtarėve dhe luftėtarėve tė lirisė, deri nė epokėn e lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe tė Adem Jasharit, komandantit legjendar tė saj.

    Hasan Prishtina, me mendjen e ndritur e shpirtin e pastėr, me virtytet e larta, me moralin, guximin dhe qėndresėn e pashembullt, ėshtė pėrfaqėsues i vlerave historike tė kombit tonė. Mendja e tij iluministe nuk mund tė pajtohej me obskurantizmin feudal mesjetar, prandaj shkriu gjithė jetėn dhe pasurinė qė kishte nė shėrbim tė lirisė, arsimimit dhe emancipimit tė popullit tė vet. Shėmbėlltyra e Hasan Prishtinės ėshtė aq domethėnėse pėr brezin e sotėm tė klasės politike shqiptare nė gjithė gjeografinė tonė kombėtare. Ai pėrbuzi rehatinė dhe pasurinė personale e familjare, jetėn luksoze, pėr tė qenė nė shėrbim tė atdheut me tė gjitha kapacitetet qė kishte.
    Hasan Prishtina ishte i ndėrgjegjshėm qė pas pėrmbysjes sė Revolucionit demokratik tė qershorit tė vitit 1924, pas vrasjes sė pabesė tė tribunėve popullorė, Bajram Curri e Luigj Gurakuqi, dora kriminale e forcave tradhtare tė kombit do tė ngrihej edhe kundėr tij, por ai nuk pushoi sė vepruari e sė luftuari deri nė rėnien e tij nė altarin e atdheut mė 1933, pas atentatit kriminal nė Selanik.

    Kanė kaluar mbi tetėdhjetė vjet nga Vrasja e Hasan Prishtinės, por shembulli i tij jetėsor, idealet qė pėrfaqėsonte pėr lirinė, pavarėsinė dhe bashkimin kombėtar, pėr demokracinė dhe pėrparimin e vendit, mbeten aktuale dhe porosi historike edhe pėr brezat e sotėm e tė nesėrm tė shqiptarėve.

    Hasan Prishtina ishte biri besnik i Kosovės kryengritėse ndėr shekuj, por ai nuk i pėrket vetėm Vushtrrisė qė e rriti, Prishtinės qė e pėrfaqėsonte dhe Kosovės martire, por gjithė Shqipėrisė dhe kombit shqiptar, sepse veprimtaria e tij reflekton interesat e pėrgjithshme kombėtare dhe jo lokale e parciale.

    Dekorimi i Hasan Prishtinės nga Presidenti pėrbėn njė akt vlerėsimi, mirėnjohjeje dhe respekti tė thellė pėr kėtė burrė tė madh tė kombit dhe figurė tė shquar historike e simbol tė vlerave tona tė larta kombėtare.

    Faleminderit".
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  14. #214
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    HASAN PRISHTINA NUK KA TRASHĖGIMTARĖ TĖ DREJTĖPĖRDREJTĖ

    NUK DO TĖ PUSHOJ DUKE PROMOVUAR FIGURĖN E HASAN PRISHTINĖS

    Pėrgjigjje disa dashakeqinjve qė po i pengon kontributi im pėr rivlerėsimin e Hasan Prishtinės

    Nga Mehmet Prishtina


    Kohėt e fundit, sidomos pas intervistės sime nė Zėrin e Amerikės, bėrė para disa ditėsh, disa persona, pa asnjė kontribut nė asnjė fushė tė zhvillimit shoqėror dhe patriotik, kanė lėshtuar nė shtyp, nėpėr rrugė e lokale disa sulme dezinformuese dhe fyese nė drejtim timin, lidhur me kontributin dhe iniciativat e mia personale qė po jap nė rivlerėsimin dhe lartėsimin e figurės sė tė madhit Hasan Prishtuna.
    Sipas logjikės sharlataneske tė kėtyre intividėve ziliqarė e lakmiqarė e me njė mentalitet provincial, pa asnjė profil tė spikatur, unė duke qenė se nuk bėj pjesė nė njerėzit mė tė ngushtė tė kėtij tribuni politik dhe patriotik, por nė njė shkallė mė tutje, duhet tė jem i privuar tė mos merrem me tė, sepse sipas arsyetimit tė nėnkuptuar tė kėtyre njerėzve provincial, ekziston njė “ligj’ i panjohur nga askush nė legjislacionin e Kosovės, sepse nė ēdo simbol tė historisė duhen tė merren vetėm rrethi i afėrt i familjarėve dhe askush tjetėr.
    Mirėpo, duke e ditur botėrisht se Hasani s’ka trashėgimtar tė drejtpėrdrejt, madje as fėmijė vėllai apo motre, atėherė, sipas kėsaj llogjike i bie qė duhet tė heshtin edhe ata njerėz tė farefisit nė Prishtinė, tė cilėt kanė dėshirė apo kanė nė ndėrgjegjen e tyre vetėdijen njerėzore dhe kombėtare pėr tė ndihmuar nė popullarizimin e kėtij rilindasi tė madh shqiptar, i cili nė shumė momente tė historisė ka qėnė i privuar nga konjiktura tė ndryshme.
    Njė ndėr tė rrallėt kėtu jam edhe unė, autori i kėsaj replike kėtu, qė, mė shumė me denigruesit e personalitetit tim, me kėtė pėrgjigje kam pėr synim, qė pavarėsisht modestisė (sepse modestia e tepruar, sidomos nė rastet kur edhe tė fyejnė ėshtė edhe budallallėk), ta njoftoi opinionin kosovar me gjithēka qė kam bėrė pėr Hasan Prishtinėn. Ėshtė fakt, se pas vitit 1999, qeveria e Kosovės kishte probleme tė ngutshme, pėr tė zgjidhur dhe mundėsit e nderimit dhe rivlerėsimit tė fugurave tė tilla tė historisė ishin kuptueshėm tė kufizuara. Por, edhe mė vonė, sidomos pas vitit 2008, kur u shpall pavarėsia e Kosovės, buxheti ynė qendror dhe lokal mbetet realisht shumė i varfėr dhe pa shumė mundėsira subvencionimi nė fushėn e kulturės, dhe nuk tė jep shumė shanse pėr tė ndėrtuar projekte simbolike pėr historinė tonė. Nė kėto kushte, duke ndjerė edhe familjarisht se ēfarė do tė thotė tė luftosh pėr liri, prej disa vitesh nė emėr tė misionit tim tė brendėshm shpirtėror i jam pėrkushtuar ”rilindjes” madhėshtore tė Hasan Prishtinės, me qėllim, qė ai tė zėrė atė vend, qė realisht duhej tė kishte nė ndėrgjegjen e tė gjithė shqiptarėve, ashtu siē e ka patur realisht nė hoistorinė e Shqipėrisė sė shek tė XX-tė, kur sė bashku me Ismail Qemalin, pėrbėnė atė dyshe tė pavdekshme, qė sė bashku me diplomacinė austriake ishin themeluesit e Pavarsisė sonė Kombėtare.
    Ishte krejt e trishtuar, qė vetėm para 5 vjetėsh, emri i Hasan Prishtinės po i kthehej brezit tė ri tė banorėve tė dy shteteve, Shqipėrisė dhe Kosovės, pikėrisht atėherė kur nis edhe aksioni im, i sponsorizuar prej meje, pėr tė risjellė nė qėndėr tė vėmendjes njė Yll tė ndritur tė kombit shqiptar.
    Isha edhe unė mes shumė tė tjereve, qė sensibilizova qeverinė dhe botėn intelektuale, duke ndihmuar, qė Universiteti i kryeqytetit mė tė ri tė Europės, tė quhet “Hasan Prishtina”. Isha unė dhe vetėm unė qė akordova nga vetja njė shumė tė lartė financiare pėr xhepin e njė individi, qoftė ky dhe njė biznesmen, pėr ngritjen e shtatores sė tij tek oborri universitetit me emrin e tij. Isha unė dhe djemtė e mi studentė nė Gjermani, qė kaluam shtatoren e Hasan Prishtinės nga kufiri dhe e ēuam nė Shkup, mes shumė peripecish me rastin e 100- vjetorit tė Pavarsisė sonė Kombėtare, duke rrezikuar edhe jetėn. Isha unė dhe vetėm unė, qė dhurova po tė njėjtat mjete financiare qė monumenti i tij, ku sė bashku me Skėnderbeun tonė tė lavdishėm tė qėndrojnė krenarė nė sheshin mė tė madh tė kryeqytetit tė gjithė shqiptarėve nė Tiranė. Isha unė dhe vetėm unė qė bėra tė njėjtėn gjė me njė pėrmendore tjetėr tė re tė tij nė “kryeqytetin e tretė tė vjetėr” tė shqiptarėvė, Shkupin, tė cilin mė 1912 e ēiroi Hasani.
    Sot vetėm Skėnderbeu dhe Hasani kanė nga njė monoment nė tre kryeqytete shqiptarėsh nė Tiranė, nė Prishtinė dhe nė Shkup, ku edhe kam kontribut modest. Isha unė sė bashku me dy–tre miq tė tjerė qė arrita tė bindja disa burra me integritet tė njohur intelektual, qė tė bėnim njė Simpozium shkencor tepėr dinjitoz nė Shkup mė 13-14.10.2012 pėr Hasan Prishinėn. Isha unė dhe vetėm unė, qė kam botuar rreth 10 libra studimorė mbi tė. Isha unė dhe vetėm unė, qė kam pėrkujtuar vrasjen e Hasan Prishtinės nė Selanik pas 80- vjetorit tė vrasjes nga dora e tradhetarit Ibrahim Qelo. Isha unė ai qė mė 12 Gusht 2012, nė 100- vjetorin e ēlirimit tė Shkupit nga mbi 30000 luftėtarė tė prirė nga Hasan Prishtina, Isa Boletini, Idriz Seferi dhe Bajram Curri, pėrkujtuam kėtė ditė historike me njė marshim madhėshtor nė Shkup me mbi mbi 200 burra e familjarė atdhetarėsh.
    Do jem unė dhe vetėm unė qė do botoj gjithė veprėn e Hasan Prishtinės, njė biografi tė gjallė dhe dinjitoze pėr tė dhe pothuaj tė gjitha fjalimet e tij. Do jem unė dhe vetėm unė, qė do realizoj disa projekte tė rėndėsishme, duke harxhuar nga xhepi im nė nderim tė kėtij personaliteti tė madh, sepse unė kam njė raport shpirtėror me tė tė trasmentuar nga prindėrit e mi atdhedashės dhe jetoj me tė pavarėsisht nga streset dhe tensioni i jetės sė pėrditshme, qė ka secili.
    Po ju more zotėrinj ēfarė jeni duke bėrė? Mė ndiqni mua, duke e “pėrkthyer” dhe shndėrruar nė armiqėsi aktivitetin tim idealist dhe patriotik?
    Babai im dėshmor mė ka mėsuar se me respektin ndaj tė parėve nuk duhet tė mburremi. Por i detyruar nga provokime tė tilla, kur kushdo qė tė ishte do priste falėnderime, unė e flaka njėherė tė vetme modestinė pėr t’u treguar bashkėkombasve tė mi, se, edhe nė mos qėnsha bir fizik i atij Burri (sepse, siē u tha edhe mė lart, ai pati fatin e keq tė mos linte trashėgimtarė), por pėr tė u bėnė me dije gjithė shqiptarėt, se jam pėrvec njė pjestar i trungut tė tij familjar dhe njė bir shpirtėror dhe super i denjė i Hasan Prishtinės, tė cilin e kam nderuar dhe e dua mė shumė se tė gjithė paraardhėsit e tjerė tė mi. Ata tė gjithė nė heshtje e ruajtėn kujtimin e tij, duke na mbrujtur me dashurinė, kurse unė dhashė dhe do vazhdoj tė jap njė kontribut edhe tej mundėsive tė mia, qė, sė bashku me instucionet e tjera shtetėrore shqiptare, tė bėhet plotėsisht e mundur qė nė kėtė shekull tė ri tė shqiptarėve tė ndrij edhe Ylli i Hasan Prishtinės, Kalorėsit tė Paepur tė Pavarsisė Kombėtare, qė ishte ėndrra e tij sublime.
    Askush si ai nuk ka luftuar pėr Kosovėn dhe Shqipėrinė, prandaj ėshtė mbytur nė detin e dashurisė pėr tė. Do vdes i lumtur nėse atje nė botėn e pėrtejme do mė jepte dorėn e, qoftė edhe njėherė, dhe do mė thotė ”Faleminderit biri im, pėr gjthė ato qė ke bėrė pėr mua”. Ata qė mė goditėn pabesisht, kur unė me dashuri po kontriboj nė ēdo drejtim pėr tė ngritur nė formė rivlerėsimi emrin e tij duket se nuk i dėshirojnė pėrpjekjet e mia. E megjithatė, e ardhmja do t’i vlerėsoj me objektivitet pėrpjekjet e sinqerta tė misionit tim, kurse jam i bindur se do t’i zhyt nė errėsirėn e anonimatit “trimėritė “ e pritave mediatike.
    Kėsaj here kaq. Dhe, jo pėr ata qė kakarisin marrėzira, sepse nuk meritojnė tė merrem me ta, por pėr hir tė njė informimi tė saktė tė masės sė gjerė.

    Dielli
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  15. #215
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    Gjenealogjia e trungut tė Hasan Prishtinės!

    Hasan Prishtina nuk kishte fėmijė, ndėr mė tė afėrmit e tij ka qenė Elma, vajza e tė vėllait Ymerit

    “Mue n'idenė teme patriotike s'ka mujtė, as nuk do tė mujė me m’shtrue ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė tanė anmiqve. Ka me m'shtrue vetėm vdekja!”

    Shkruan: Riza GREIĒEVCI

    Ja, vėrteta e trungut gjenealogjik tė Hasan Prishtinės!

    Hakan Ismet Berisha, nga Mitrovica, ėshtė familjari mė i afėrt i Hasan Prishtinės. Hakani shpjegon pėr familjen e tij, se ajo kishte jetuar nė Vushtrri, dhe prej kohėsh ishte shpėrngulur nė Mitrovicė. Nė Vushtrri kjo familje jetoi deri nė vitin 1933/34. Atėherė kėtė shtėpi me mė shumė se 30 ari truall, e kishin marrė serbėt dhe e kishin shfrytėzuar pėr punė tė Gjyqit Komunal. Zejnullah begu dhe Hasan bej Prishtina kanė qenė djemtė e dy vėllezėrve. Zejnullahu ka qenė i Abdullahut, kurse Hasani i Ahmetit, e Abdullahu dhe Ahmeti kanė qenė tė Aliut. Zejnullah begu kishte vetėm njė motėr, e cila ishte e martuar nė Turqi, kurse Hasani e kishte vetėm njė vėlla, Ymerin. Zejnullah begu, gjyshi i Hakanit, kishte katėr djem, Qemajlin, Ismetin, Abdullahun dhe Besimin, si dhe dy vajza: Shukrijen dhe Naziren. Hasan Prishtina nuk kishte fėmijė, ndėr mė tė afėrmit e tij ka qenė, Elma, vajza e tė vėllait, Ymerit. Hakani i ka dy djem, Afrimin dhe Agronin dhe njė motėr e cila jeton nė Prishtinė, e cila ka njė djalė dhe njė vajzė, qė tė gjithė me pasardhės.

    Hakan Berisha: Veliqėt e Palacit janė mė tė afėrmit e Hasan Prishtinės!

    Hakani shpjegon se si para disa muajsh kishte qenė i ftuar nė Lagjen Veliqi, nė Palac tė Skėnderajt, kishte qėndruar nė truallin e tė parėve tė tij, aty ku i pari i tyre Abdullah Veliqi e ka varrin. Hakani aty pas kaq viteve ishte njohur me djalin e Rexhep Veliqit, me Zeqirin, babanė e tė cilit gjithmonė e kishte respektuar pėr kushėri tė vetin, si dhe ishte takuar e ēmallur edhe me shumė tė afėrm e kushėrinj, qė konsiderohen dhe nė realitet janė tė afėrm tė Hasan Prishtinės. Hakani sot ka njė fotografi ku janė Zejnullah begu dhe Rexhep Veliqi, por ka edhe fotografi familjare e dokumente arkivale qė vėrtetojnė se Hasan Prishtina dhe Zejnullah begu trungun familjar e kanė nga Lagjja Veliqi tė Palacit.

    Mehmet Prishtina s’ka lidhje me trungun e familjes sė Hasan Prishtinės!

    Kur kam dėgjuar se ka dalė njė njeri me mbiemrin (Mehmet) Prishtina dhe i njėjti njeri sot dezinformon se ai kinse qenkėsh stėrnip i Hasan Prishtinės, unė, Hakani, i kam i telefonuar stėrnipit tė Isa Boletinit, Gazmendit, me tė cilin bashkė kemi shkuar nė Shkup, dhe me dha dėshmi e fakte se, unė, Hakan Berisha, isha dhe jam pjesė mė e afėrt e Trungut tė Hasan Prishtinės! Kjo ėshtė e vėrteta qė s’e luan as topi! Pėr prejardhjen dhe pėr gjenealogjinė e Hasan Prishtinės, historiani Prof. Dr. Muhamet Pirraku kishte filluar tė interesohej nga fundi i viteve tė 60-a tė shekullit tė 20-tė, nė tė gjitha arkivat shtetėrore tė Jugosllavisė, tė Vjenės, tė Tiranės e tė Shkodrės. Ai ka shėnuar Kujtesėn historike nė Drenicė e nė tė gjitha viset e Kosovės, nė Shkup, Tiranė e nė Shkodėr. Dhe, si nė burime, ashtu edhe nė kujtesėn historike Hasan Prishtina, thuhet se rrjedh nga Vėllazėria stėrgjyshore VELIQI tė Palacit tė Drenicės. Nėna e Hasan Prishtinės, gruaja e Ahmet Haxhi Ali Veliqit-Berishės ishte Vushtrriase, Nexhibe Haxhi Sallahu (sipas Z. Fahri Buēinca ėshtė quajtur edhe Salih).Realisht, Haxhi Ali Veliqi, e dimė nga burimet arkivale se i ka pasur tre djem qė kanė pasur trashėgimtarė. Tė bijtė e Haxhi Ali Veliqit, kishin miqėsi e krushqi me: Mulla Haxhi Zekėn (Pejė), me Ali pashė Dragėn (Mitrovicė) me Zija pashė Gjinollin (Prishtinė) me Sylejman pashė Berishėn-Prishtinėn, me tė bijtė e Emin Agės.

    Unė, Hakan Berisha: Betohem nė flamurin e kombit, e them tė vėrtetėn

    Ky far Mehmeti Prishtina, mund t'i ndėrrojė njė mijė mbiemra, por njė gjė duhet ta ketė tė qartė Ai, dhe krejt shqiptaria, se ky njeri mashtrues, lakmues i pasurisė sė patundshme tė Hasan Prishtinės, rrenacak dhe pa ndėrgjegje prej njeriu, nuk ka lidhje, as me trungun familjar, e as me gjakun, as me gjenealogjinė familjare tė Hasan Prishtinės! Ai nuk ėshtė dhe nuk mund tė jetė pasardhės i Hasan Prishtinės, sepse Hasani nuk ka pasur, as motėr, as s'ka lėnė pasardhės tė vetin. Ngritjen e pėrmendores se Hasan Prishtinės, pastaj Mirėnjohje pėr kontributin e patriotit e luftėtarit pėr bashkimin e trojeve etnike, ėshtė dashur ta bėjė shteti i Shqipėrisė apo shteti i Kosovės, sepse Hasan Prishtina ka dhėnė mė shumė se ēdokush pėr liri, pėr atdhe, pėr arsim, pėr Bashkim…prandaj nderimet, Mirėnjohjet, apo pėrmendoret, e tė tjera, u takojnė ti bėjnė dy shtetet: Shqipėria dhe Kosova, dhe jo tė pėrqafohen, tė puthen, me ta falėnderojnė atė njeri mashtrues, rrenacak, lakmitar mbi pasurinė dhe krejt ēka la pas vdekjes i Madhi Hasan Prishtina. Jam i befasuar,shton Hakan Berisha, loza e Hasan Prishtinės, me faktin se si ka mundur tė ndodhė qė pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, nė Kosovė tė dekorohet me dekorata e mirėnjohje si mė i afėrmi i Hasan bej Prishtinės, kurse nė Shqipėri e nė Maqedoni tė dekorohet njeriu tjetėr, qė sipas Hakan Berishės nuk ka lidhje farefisnore me familjen e Hasan Prishtinės.

    Hakan Berisha - loza mė e afėrt e trungut tė Hasan Prishtinės!

    Hakani nė fund na i tregoi tė gjitha dekoratat dhe mirėnjohjet qė ndėr vite i ka ruajtur si trofe tė vlefshme nė shenjė nderi e respekti pėr Hasan Prishtinėn. Prandaj duhet tė shkruhet e tė thuhet, tė reagohet e tė punohet drejt e mirė, t'u thuhet ndal punėve jo tė mira, sidomos keqinterpretimit (shtrembėrimit) tė fakteve historike pėr njerėzit e mėdhenj. Hakan Berisha, mban Mirėnjohjen qė e ka pranuar nė emėr tė familjes sė Hasan Prishtinės. Epo, qe, pra, unė, Hakan Berisha, si loza mė e afėrt e trungut tė Hasan Prishtinės, asgjė mė shumė nuk kėrkoj, pos tė mos i besohet, tė mos pėrfillet, tė mos ndihmohet dhe pėrkėdhelet njeriu, i cili Hasan Prishtinėn, ama, nuk e ka, as fis, as farefis. Unė nuk kam asgjė kundėr Mehmetit, as kundėr askujt qė kontribuon pėr shtatoret dhe veprėn e Hasan Prishtinės, por mos tė ėndėrrojė kush qė do tė mund ta blejė Hakanin me pare e ta shtrembėrojė historinė e njė njeriu aq tė madh, siē ishte Hasan Prishtina...Na nuk mund tė durojmė mė, jemi shumė tė zhgėnjyer me kėto veprime skandaloze...”

    Vėllezėr, kujdes! Mos besoni kėtij mashtruesi, rrenacaku, profiteri, sepse, sipas tė gjitha burimeve tona, ky mashtrues me mbiemėr tė rremė tė trungut tė Hasan Prishtinės, gjithsesi ėshtė me dijeni dhe me pėrkrahje tė armiqve tė tė gjitha fytyrave kombėtare qė u vranė nga dora tradhtare e armiqve tė Shqipėrisė, tė Kosovės, tė shqiptarisė. Pėrmendoret, Mirėnjohjet, pėr patriotin, arsimdashėsin, luftėtarin me pushkė nė dorė, Hasan Prishtina, tė ishin bėrė dhe tė bėhen nga shteti shqiptar i Shqipėrisė, dhe nga shteti i Kosovės, pse?

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  16. #216
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    Atentat nė Selanik

    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  17. #217
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    “Atentatori qėlloi mbi Hasan Prishtinėn, pasi nuk i dha 6000 dhrami qė ia kishte premtuar pėr vrasjen e…”/ Ngjarja e panjohur nė Selanik

    Publikohet historia e panjohur tė ndodhur plot 87 vjet mė parė, mė 14 gusht tė vitit 1933, kur teksa ishte duke shėtitur nė njė prej rrugėve kryesore tė Selanikut, nė rrethana jo shumė tė njohura, mbeti i vrarė nė njė atentat, Hasan Prishtina, ish-deputet i parlamentit shqiptar dhe kryeministėr i Shqipėrisė, i cili ishte si refugjat politik nė Greqi.

    Emri:  n1iW1j7J.jpg

Shikime: 329

Madhėsia:  83.8 KB

    Sipas shtypit grek qė i referohej organeve kompetente tė policisė vendase, personi qė qėlloi me pesė plumba revolveri mbi politikanin e njohur shqiptar, quhej Ibrahim Ēelo dhe ishte mik i ngushtė i viktimės!  Dėshmitė e rralla tė studiuesit, publicistit dhe historianit tė njohur, Gani Demiri (Ratkoceri), mbi pėrpjekjen e njė grupi intelektualėsh me origjinė nga Kosova, tė cilėt nė vitin 1960-tė, arritėn tė bindin autoritetet pėrkatėse tė Tiranės zyrtare rreth figurės sė Hasan Prishtinės dhe t’a kthenin atė nga “tradhėtar dhe armik tė popullit shqiptar” siē konsiderohej ai nė tekstet shkollore dhe librat e Historisė sė Shqipėrisė, sė asaj kohe, nė njė “patriot tė madh tė ēėshtjes shqiptare”!
    Plot 87 vjet mė parė, mė 15 gusht tė vitit 1933, pothuaj tė gjitha gazetat qė botoheshin nė Shqipėri si dhe ato tė diasporės sė saj, publikuan lajmin e bujshėm tė vrasjes me atentat nė qytetin e Selanikut nė Greqi, tė ish-kryeministrit tė Shqipėrisė, Hasan Prishtinės. Sipas shtypit shqiptar tė asaj kohe, i cili pėr atė ngjarje mė sė shumti i referohej gazetave greke, atentatori qė kishte qėlluar me pesė plumba revolveri mbi politikanin e njohur shqiptar, qė asokohe qėndronte si emigrant antizogist nė Greqi dhe disa shtete tė tjera tė Evropės, ishte po njė shqiptar, madje mik i nguhstė i viktimės dhe quhej Ibrahim Ēelo.
    Nė faqet e gazetave tė shumta tė atyre ditėve qė komentuan gjerėsisht atė ngjarje, bėhej me dije se personi nė fjalė, i cili ishte me origjinė nga shqiptarėt qė banonin nė Resnjė tė Jugosllavisė, kishte qėlluar mbi ish-kryeministrin shqiptar, teksa ishin duke shėtitur bashkė, krah pėr krah nė njė prej rrugėve kryesore tė qytetit tė Selanikut. Po si qėndronte e vėrteta rreth atij atentati dhe cilat ishin arsyet kryesore qė e shtynė shqiptarin Ibrahim Ēelo pėr tė qėlluar mbi politikanin e njohur, i cili pėrveē postit tė kryeministrit tė Shqipėrisė, qė e kishte mbajtur vetėm pėr pesė ditė nė dhjetorin e vitit 1921, kishte qene i zgjedhur si deputet nė disa legjislatura ne parlamentin e Turqisė dhe atė tė Shqipėrisė?
    Lidhur me kėto, po japim vetėm disa prej komenteve qė u bėnė nė atė kohė nga shtypi shqiptar dhe ai grek, njė pėrmblėdhje tė shkurtėr tė jetės dhe veprimtarisė politike e atdhetare tė Hasan Prishtinė (sipas Fjalorit Enciklopedik, botim i Akademisė sė Shkencave, Tiranė 1988), dhe dėshminė ekskluzive tė studiuesit, publicistit e shkrimtarit tė njohur, Gani Ratkoceri (“Mėsues i Popullit”), i cili nė vitet ’60-tė, sė bashku edhe me disa intelektualė tė tjerė me origjinė nga Kosova, ndėrhyre tek autoritetet pėrkatėse shqiptare tė asaj kohe nė Tiranė duke bėrė tė mundur rehabilitimin e Hasan Prishtinės dhe nga “tradhėtar” qė etiketohej ai nė tekstin e Historisė sė Shqipėrisė sė asaj kohe, e kthyen nė “patiot tė madh”!

    Lajmet dhe komentet e gazetave greke dhe shqiptare, pėr vrasjen e Hasan Prishtinės nė Selanik

    Gazeta ‘Vatra’: Hasan Prishtina u vra dje mbrėma me pesė pushkė nė rrugėt e Selanikut. – Vrasėsi u arrestua nga autoritetet. – Ē’thonė gazetat greke pėr shkakun e vrasjes.
    Me anė tė radios u lajmėrua se dje mbrėma nė rrugėn kryesore tė Selanikut, Hysen Tolja Ibrahimi nga Resna, shtiu pesė herė me revolver kundėr Hasan Prishtinės, tė cilin e la vdekur. Vrasėsi u zu me njėherė dhe u vu nėn hetime, pėr tė mėsuar shkakun. Autoritetet vazhdojnė hetimet mbi shkakun e vrasjes. Disa gazeta thonė se vrasja ėshtė bėrė pėr arsye personale, njė pjesė tjetėr e gazetave tue marrė parasysh se vrasi disa ditė mė parė kishte ardhur prej vendit tė tij, supozojnė se ai gjishte tė huaj nė kėtė vrasje.

    Hollėsirat e vrasjes sė Selanikut  nė botimet e gazetave greke

    Qysh ndodhi vrasja e Hasan Prishtinės?

    I vrari i pat propozuar guximtarit atentat kundėr Mbretit Zog. Shkruan gazeta “Fos”, ndėrsa “Informationi” thot se e kanė shtyrė tė arratisurt.
    Selanik 16 Gusht – Aty nga ora 2 mbasdreke tė sė Hėnės, dje domethėnė, Hasan Prishtina dhe Ibrahim Ēelo (dhe jo Hysen Tolja Ibrahimi), kalonin rrugėn “Cimiski”, tue kuvenduar me zė tė lartė nė gjuhėn shqipe. Kur arritėn nė kryqėzimin e rrugės “Vogaciku”, Ibrahimi nxorri me shpejtėsi revolverin sistem “Smith” dhe shkrepi dy herė kundėr Hasanit, tue e shtrirė kėtė pa frymė nė tokė. Me gjith kėtė, guximtari u ul mbi trupin e shtrirė dhe zbrazi mbi kryet e tė plagosurit edhe tre pushkat tė tjera tė revolverit pėr tė pėrfunduar krejtėsisht qėllimin. Mbas kėtyre, guximtari vrapoj pėr t’u larguar nga rruga “Vagaciku”, aty nga Mitropolia, nga shkaku qė tė shpėtonte prej popullit i cili u grumbullua shpejt. Turma filloj tė gėrthiste dhe t’a ndiqte, dhe kjo sqenė duket se turbulloj Ibrahimin i cili, i shushatur u rrėzua mbi vitrinėn e njė dyqani atje afėr dhe tė cilėn e theu, por shpejt fitoi fuqinė dhe vrapoj nga rruga e Mitropolisė. Por populli e ndiqte nga pas dhe ky ahere u fut nė shtėpinė e doktor Dukidhit, ku pastaj e zuri njė polic. Ky e vuri nė njė motoēikletė dhe e shpuri nė qėndrėn e policisė, ndėrsa Hasan Prishtina, sillej nė spitalin bashkiak, ku doktorėt vėrtetuan vdekjen. Vrasėsi i ish-kryeministrit Shqiptar, quhet Ibrahim Hysen Ēelo, edhe ėshtė nė moshėn 37 vjetėsh. Ėshtė prej Resnjė tė Shqipėrisė (gazeta greke “Fos” qė shkruan kėtė, gabohet pasi Resnja ėshtė nė Sėrbi), nėnshtetas shqiptar, mjaft intelektual, flet frėngjisht dhe italisht pa gabim dhe turqisht nė gjuhėn amtare. I sjellshėm nė mėnyrat, i veshur bukur, bėn pėrshtypjen se ėshtė njė njeri qė nuk ėsht lindur pėr vrasės. Nė Greqi erdhi prej Nicės tė Francės mė 9 Maj 1933 edhe pse nuk u paraqit tė rregullohet sipas ligjit pėr tė huajt, u dėnua me njė gjobė prej 230 dhrami. I vrami Prishtina Hasan Ahmet, edhe ky shqiptar, i ardhur dikur si nėnshetas austriak, ka qenė Ministėr i Punėve tė Brendėshme dhe i Punėve Botore nė Shqipėri dhe pėr njė kohė tė gjatė kryeministėr i Shqipėrisė nė regjimin e Fan Nolit. U tha konkretisht prej qarqeve shqiptare tė kėtushme, se ky qe nėnkryetar i fanolistėve dhe pėrfaqėsonte nė Ballkan, Turqi dhe Evropėn e mesme Fan Nolin, i cli ndodhet nė Rusi tue drejtuar propagandėn kundėr Mbretit Zog. Vrasja e Hasan Prishtinės, ėshtė njė mister i math pėr arsyen pse autoritetet mbajnė njė fshehtėsi tė madhe. Por megjith kėtė, prej lajmeve qė kemi mbledhun, kuptohet se gjatė shumė ditėve, shikoheshin qė tė dy bashkė e sidomos nė hotelin “Astorja”  ku banonte i vrami. Bashkėfjalimet e tyne dukeshin miqėsore edhe pėr tė njohurit e tyne pėrshpėritesh si “diēka pėrgatitnin”, e cila plasi nė vrasjen e djeshme. Nga sa kemi mundur tė informohemi prej burimeve tė ndryshme qė mundin t’a dijnė mė mirė se si qėndrojnė punėt, Hasan Prishtina qe njė tip i njeriut tė ēqetėsuar, qė mundohesh me ēdo sakrificė t’organiozojė organizata komplotiste, gjė qė i ka kushtuar kurdoherė ekspulsive (ekstradime), shėnimi ynė), nga gjithė shtetet e Ballkanit ku banonte.

    Hasan Prishtina nė Nicė tė Francės

    Hasan Prishtina vajti nė Nicė tė Francės edhe atje u njoft me Ibrahim Ēelon qė ish instaluar aty prej 26 vjetėsh dhe qėndroj atje gati 20 muaj, duke ikur prapė nė Turqi. Nga Turqia u ekspulsua dhe u instalua nė Sofje, nga ku i shkrojti Shelos njė letėr, tue e ftuar atė tė zbresė dhe tė takohen nė Selanik kur do tė vinte edhe ky. Nė letrėn politikani shqiptar nuk pėrmėndėte shkakun pse e thėrriti, por i theksonte se kish pėr t’i ngarkuar njė punė qė do tė merrte 5000 dhrami nė muaj. Kėshtu pra Sheloja mbasi dėrgoj tė shoqen dhe kalamanit e tij nė Spanjė, nga ku ėshtė e shoqja e tij, mbėrriti nė Greqi ku u prezantua ne i vėllaj viktimės, pronuar nė rrugėn “Tsimiski”, Z. Omer Fejzi. I tregoj letrėn e kėtij, por ky i’u pėrgjigj, se i vėllai nuk ka ardhur ende nga Vjena edhe se nuk dispononte as njė peshės pėr politikė pse nuk pėrziesh nė tė.


    Prishtina i propozon Ibrahim Ēelos tė vrasė Zogun

    Para njė muaji, Sheloja marsi shikonte se kish mbetur pa tė holla, u nis pėr nė Vjenė pėr tė takuar Hasanin, por pėr fat tė keq, kur ay nisesh pėr nė Vjenė, ky i fundit kthehesh pėr nė Selanik. U kthye kėtu para 14 ditėve dhe e takoj duke dashur tė mėsoj se ē’punė do t’ė bėnte qė tė merrte 5000 dhrami nė muaj. Prishtina pa shumė dredhina, i tha se ishte koha tė vritet N. M. Tij, Mbret i Shqipėris Ahmet Zogu dhe disa nga Ministrat e tij dhe kjo do tė bėhesh shkak qė tė ngrihesh statut pėr shėrbimin qė do t’i sillte vendit. Sheloja u trondit nga ky propozim dhe i tha, se duhet tė mendohet. Por i kėrkoj t’i nepet ndonjė punė tjetėr, nga ku tė fitonte tė 5000 dhramitė nė muaj. Qysh atė ditė, gjatė kėtyre 14 ditėve takohesh ditė pėr ditė me Prishtinėn dhe dje i tha qartas, se nuk mundje tė bėjė njė punė tė tillė, se me njė anė tė mėndohet pėr familjen e tij dhe nga ana tjatėr nuk mund t’i bėj varrin Shqipėrisė. Por i kėrkoj qė tė mos shkelė zotnimin e tij, qė t’i gjejė njė punė qė tė marrė shumėn e premtueshme. –Unė nuk tė solla tė tė jap para pėr sytė e bukur t’ujėt. Ja se tė veē nė Bullgari, ku tė marėsh dhjetė komitaxhi tė vrasėsh Zogun, ja po tė ikėsh s’ė kėndejmi. Mbas kėsaj pėrgjigjie, atentatori nxorri revolverin dhe i’a zbrazi kundėr nėnkryetarit tė partisė fanoliste. Qarqet e Konsulatės Shqiptare kur u pyetėn dje prej redaktorit tė “Fosit”, thanė se e dijnin prej kohe ardhjen e Prishtinės kėtu, por nuk kish asnjė lajm pėr vrasjen e tij. Zoti Konsull as nuk do t’i shkojė nėpėrmėnd se shkaqet e kėsaj vrasje janė politike. Gjithesi ēfaqi tmerrin e tij pėr kėtė krim.


    Gazeta “Information” shkruan se e ka shtyrė Moska

    Nga ana tjatėr, fletorja nė gjuhėn frėngjishte “Information”, tue u marrė me shkaqet qė munt tė kenė shtyrė guximtarin tė futet nė kėtė vrasje, shkruan se simbas informatave tė saj, Ibrahimi do tė jetė shtyrė nga tė arratisurit politikė shqiptarė. Gazeta nė fjalė, zhustifikon kėtė version nė kėtė mėnyrė: Tė arratisurit politikė shqiptarė janė ndarė nė dy grupe. Njėrin e kryesonte Hasan Prishtina dhe tendencat e kėtij grupi kanė qenė konservative, ndėrsa grupi tjetrė lidhet drejt pėr drejt me Moskėn. Tani vazhdon fletorja greke, ka shumė tė ngjarė qė Ibrahimi tė jete shtyrė nga grupi qė lidhet me Moskėn pėr tė ēkatėrruar grupin konservativ.

    Jehona e shtypit tė Selanikut pėr vrasjen e t’arratisurit politik

    Nė Selanik, pesė plumba revolveri tė zbrazura njėri pas tjetrit nga njė dorė shqiptari me nėnshtetėsi tė huaj, ēkėputėn, tragjikisht, pėrin e jetės tė njė ish-Kryeministri Shqiptar, tė arratisur pėr arsye politike. Gazetat greke tė atij qyteti, shkakun e asaj ngjarje tė shėmtuar, e mpėshtetin nė dy arsye. E Para: se Hasan Prishtina – viktima, nuk e mbajti premtimin qė i kish dhėnė me letėr Ibrahim Ēelos, – guximtarit, – pėr t’i gjetur nė Greqi njė punė tė ndershme, ndėrsa me gojė i shpjegoj se ato tė holla, 5000 dhrami nė muaj, – do t’i paguheshin vetėm kur tė vriste Mbretin e Shqiptarėve, por Ibrahim Ēelua, i zėmėruar me lodrėn qė i luajti, i mėrzitur nga mungesa e tė hollave nga shkaku i Hasanit qė e solli nė Selanik, dhe i inatosur pėr propozimin e dedestuar qė i bėri, nxori nė njė minutė dėshpėrimi revolverin dhe e shtriu nė tokė tė vrarė.
    E dyta: se shqiptarėt e arratisur janė ndarė nė dy grupe, njėrin tė kryesuar prej Hasan Prishtinės, me tendenca konservative dhe tė dytin tė dirizhuar prej njėrzėve me tendenca bolshevike, tė lidhur drejt pėr drejt me Moskėn, dhe nga kjo antagonismė parimesh, Ibrahimi ėshtė vėnė nga grupi i dytė pėr tė ēdukur personin e Hasan Prishtinės qė do tė sillte ēkatėrrimin e partisė konservative nė dobinė e sė parės. Ngjarja u zhvillua nė njė qytet tė njė shteti tė huaj dhe tye qene gjithashtu se kaq guximtari sa dhe viktima kanė jetuar pėrsėriu nė vendet e huaja, ėshtė shumė zor, ose mė mirė e pamundur qė tė jemi nė pozitė tė formojmė, qoftė dhe njė supozim, mbi shkaqet e vėrteta qė pėrfunduan nė tragjedinė e Selanikut. Jemi pra tė shtėrnguar, qė pėr tė komentuar vrasjen e shėmtuar tė sė hėnės, tė bazohemi nė botimet e gazetave greke. Megjith kėtė, ėshtė mirė tė shėnohet, kėshtu midis parėthėnėsit, se opinioni i gazetave tė Selanikut, nuk duhet tė hidhet dhe kaq mbrapa krahėve. Fletoret e republikės greke nė ēėshtjen konkrete, duhen tė jenė tė paanshme, se ngjarja ka rrjedhur midis dy personave qė s’kanė tė bėjnė me ēėshtjet e brėndėshme tė Greqisė. Por sidoqoftė puna, dy gjėra mund tė nxjerrim nga vrasja e Selanikut, dhe meqė tė dyja janė nga ato ēėshtje qė provokojnė pėrbuzjen e ēdo shqiptari qė i dhėmbet atdheu dhe qė dėshiron tė mbajė nalt prestigjin dhe nderin shqiptar. Shqiptari me kėto parime, i dėnon kryekėput atentatet, kushdo qoftė ay qė shkrep pushkėn dhe kushdo qoftė ay qė pranon plumbat nė trupė. Gjith ashtu, ay shqiptar me ato parime, dėnon pėrsėri kryekėput ēdo person qė mejton tė ngrejė dorė kundėr Mbretit tė Shqiptarėve. Fati i atdheut t’onė lidhet ngushtė, shumė ngushtė, me personin e Zog-ut dhe kush ėshtė kundėr kėtij, duhet tė dijė se ėshtė kundėr atdheut. Bisedim mbi kėto dy pika nuk hyjnė. Dhe ja pse, populli shqiptar dėgjoj me pėrbuzje atentatin e shėmtuar tė Selanikut dhe dėnon me koshiencėn e tij me tradhti tė naltė, ēdo shqiptar qė mejton tė prekė Udhėheqėsin e sotėm tė Shqipėrisė.


    Hasan Prishtina, sipas Fjalorit Enciklopedik, i hartuar nga Akademia e Shkencave

    (1873-1933). Patriot e demokrat revolucionar i shquar qė luftoi pėr lirinė dhe pavarėsinė e Atdheut, pėr demokratizimin e jetės sė vėndit, pėr ēlirimin e Kosovės nga zgjedha serbomadhe dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar. Lindi nė Vuēiternė nė njė familje patriote. Studimet e larta i kreu nė Stamboll pėr shkencat politiko-juridike. Nė vitet 1908-1912 u zgjodh tri herė nė parlamentin osman, tė cilin e pėrdori si tribunė pėr mbrojtjen e tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve. Nė fillim tė vitit 1912 sė bashku me Ismail Qemalin ishte ndėr nismėtarėt pėr organizimin e Kryengritjes sė Pėrgjithshme tė Armatosur nė Shqipėri ku u shqua si udhėheqėsi kryesor. Nė vitin 1912, u ngarkua me detyrėn e ministrit nė qeverinė kombėtare tė Vlorės. Me themelimin e komitetit “Mbrojtja Kombėtare e Kosovės (shih) u zgjodh antar i tij, ndėrsa nė dhjetor tė vitit 1919, komiteti e ngarkoi si kryetar tė delegacionit tė tij nė Konferencėn e Paqes nė Paris, ku do tė kėrkonte bashkimin me shtetin kombėtar shqiptar tė Kosovės dhe viseve tė tjera shqiptare nė Jugosllavi. Mori pjesė aktive nė organizimin e Kongresit tė Lushnjes nė vitin 1920 (shih) dhe nė prill tė vitit 1921, u zgjodh deputet i Dibrės nė parlamentin shqiptar. Nė dhjetor tė vitit 1921, kryesoi njė ndėr qeveritė mė demokratike tė vendit. Hasan Prishtina ishte njė nga drejtuesit dhe organizatorėt kryesorė tė lėvizjes antizogiste tė shkurt-marsit 1922. Gjatė viteve 1922-1923 u shqua si kundėrshtar i vendosur i reaksionit tė brendshėm. Shquhet si luftėtar pėr mbrojtjen e “Zonės neutrale” tė Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si udhėheqės i lėvizjes nacionalēlirimtare dhe i ēetave kryengritėse nė Kosovė kundėr sundimit serb. Hasan Prishtina mori pjesė aktive nė pėrgatitjen e Revolucionit demokratiko-borgjez tė Qershorit tė vitit 1924 (shih) dhe luftoi pėr vėnien nė jetė tė programit tė qeverisė demokratike tė dalė nga ky revolucion. Nė shtator tė vitit 1924, nė krye tė njė delegacioni nė emėr tė komitetit “Mbrojtja Kombėtare e Kosovės”, shkoi nė Lidhjen e Kombėve nė Gjenevė ku protestoi kundėr barbarizmave mbi popullsinė shqiptare tė qarqeve shoviniste serbe nė Kosovė. Pas dėshtimit tė revolucionit tė 1924-ės u largua jashtė Atdheut. Gjatė tėrė kohės nė mėrgim (1925-1933) qėndroi nė krahun mė tė pėrparuar tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. E vazhdoi luftėn kundėr regjimeve diktatoriale e monarko-fashiste, kundėr tiranisė zogiste nė Shqipėri dhe zgjedhės serbo-madhe nė Kosovė. Nėn drejtimin e tij, u themelua “Komiteti i Ēlirimit tė Kosovės” i cili veproi jashtė vendit krahas Komitetit tė Ēlirimit Nacional (shih). Hasan Prishtina, luftėn nacionale nė Kosovė u pėrpoq ta bashkrendojė me luftėn e popujve tė shtypur ballkanikė. Disa herė u bė nismėtarė i bashkėėpunimit me pėrfaqėsuesit dhe organizatat nacionalēlirimtare tė Maqedonisė, tė Bosnjės, tė Kroacisė e tė tjerė qė vuanin nėn zgjedhėn e regjimeve shoviniste tė huaja. Hasan Prishtina kėrkonte respektimin e tė drejtave kombėtare tė tė gjithė popujve ballkanikė gjė qė do tė arriej sipas tij me krijimin e shteteve kombėtare nė bazė tė parimit tė vetėvendosjes, duke pėrjashtuar ēdo formė tė hegjemonizmit ndaj tjetrit. Katėr herė armiqtė organizuan atentate me armė. Dy herė e burgosėn pushtuesit serbė dhe bullgarė. Gjashtė herė e dėnuan me vdekje: xhonturqit, feudali e vegla e Serbisė, Esat Toptani, qarqet shoviniste serbomadhe dhe tri herė qeveria e Ahmet Zogut. Mė 14 gusht 1933 u vra me atentat nga agjentėt e Ahmet Zogut nė bashkėpunim me qeverinė jugosllave. Hasan Prishtina ka lėnė njė varg artikujsh si dhe kujtimet e tij pėr kryengritjen antiosmane tė 1912-ės qė kanė vlerė pėr historinė e lėvizjes sonė kombėtare e demokratike. Nė vitin 1977 eshtrat e tij u sollėn nga Selaniku nė Shqipėri. (A. Ha.) (Marrė nga Fjalori Enciklopedik i Shqipėrisė, botim i Akademisė sė Shkencave, Tiranė 1988)

    Deri nė vitin 1960, Tirana zyrtare, e konsideronte tradhtar Hasan Prishtinėn!

    Si rrallė ndonjė figurė tjetėr e politikės dhe historisė sė Shqipėrisė. qė aktivitetin dhe veprimtarinė e tyre e patėn gjatė gjysmės sė parė tė shekullit tė kaluar, Hasan Prishtinėn, e ndoqi i njėjti “fat” si nė gjallje, ashtu dhe pas vdekjes sė tij. Kjo ka tė bėjė me faktin se ashtu si gjatė gjithė veprimtarisė sė tij politike, ku pati njė sėrė oshilacionesh, me mjaft ngritje dhe ulje (nga deputet i parlamentit turk dhe atij shqiptar, nė kryeministėr i Shqipėrisė dhe mė pas emigrant politik nė disa shtete tė Evropės), edhe pas vdekjes, pėr njė pjesė tė shqiptarėve, ai mbetej njė “patriot dhe atdhetar i madh i ēėshtjes kombėtare”, kurse pėr njė pjesė tjetėr tė shqiptarėve, ai s’ishte gjė tjetėr veēse njė “renegat dhe tradhtar i atdheut”! Madje edhe historiografia dhe propaganda e regjimit komunist tė Enver Hoxhės, deri nė fillimin e viteve ’60-tė, Hasan Prishtinėn e konsideronte njė “reaksionar dhe tradhtar tė adheut”, gjė e cila ishte e shkruar mjaft qartė nė tė gjitha tekstet shkollore dhe ato tė institucioneve shkencore dhe akademike tė shtetit shqiptar tė asaj kohe. Edhe pse nė historiografinė dhe librat e ndryshėm tė botuara deri nė atė kohė nė Shqipėri, vrasja e Hasan Prishtinės nė Selanik nė vitin 1933, ishte e kurdisur nga Mbreti Zog, propaganda zyrtare e asaj kohe, vazhdonte ta etiketonte atė si tradhtar tė atdheut. Sipas dėshmive ekskluzive tė studiuesit, publicistit dhe shkrimtarit tė njohur Gani Demiri (Ratkoceri), me origjinė nga Kosova (ish- burgosur politik para viteve ’90-tė dhe Mėsues i Popullit), rehabilitimi i Hasan Prishtinės, u bė i mundur vetėn nė fillimin e viteve ’60-tė, kur njė grup studiuesish, historianėsh e publicistėsh kosovarė qė kishin ardhur si emigrant nė Shqipėri, si: Ajet Haxhia, Gani Demiri etj., i bėnė kėrkesa tė shumta Komitetit Qėndror tė PPSH-sė, duke i kėrkuar rishikimin e figurės sė Hasan Prishtinės. Mbas njė sėrė takimesh e konsultash me studiues dhe profesorė tė historisė, ata patėn njė takimi edhe me ish-ministrin e Arsimit tė asaj periudhe, Manush Myftiun, tė cilit i parashtruan shqetėsimin e tyre pėr figurėn e Hasan Prishtinės. Pas atij takimi, ēėshtja filloi tė merrte rrugė dhe figura e Hasan Prishtinės u mor nė shqyrtim nga Instituti i Historisė. Sipas Gani Ratkocerit, ai personalisht, ishte ndėr tė parėt qė e ngriti problemin e figurės sė Hasan Prishtinės, gjatė njė bisede tė lirė qė kishte pasur me profesorin e tij, Aleks Buden, tė cilit i tha: “Profesor, ne nė Kosovė e kemi njohur pėr patriot Hasan Prishtinėn”. Sipas Gani Ratkocerit, pas njė sėrė debatesh dhe mbledhjesh, diku atu nga viti 1961-1962, mė nė fund u vendos qė Hasan Prishtina, tė shpallej patriot i atdheut dhe si i tillė tė trajtohej edhe nė librat dhe historiografinė zyrtare tė regjimit komunist tė asaj kohe. Pas rehabilitimit tė figurės sė tij, regjimi komunist i Tiranės, bėri tė mundur edhe sjelljen e eshtrave tė tij nė Shqipėri nė vitin 1977.

    Memorie.al

  18. #218
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Hasan Prishtina (1873-1933)

    Tė vėrtetat e Hasan Prishtinės! Mbiemrin e hershėm e kishte Berisha, nuk la pasardhės. U martua me…

    Emri:  WhatsApp-Image-2020-10-18-at-21.02.23-2.jpg

Shikime: 112

Madhėsia:  41.3 KB

    Nė rurbikėn “Autokton” tė gazetares Anila Ahmataj, u trajtua vepra dhe figura e Hasan Prishtinės. Jeta dhe veprimtaria e tij janė dhe do tė mbeten emblemė e ēdo brezi

    Rrjedhur nga njė familje e madhe dhe mjaftė e nderuar spahinjsh vendas, Hasan Prishtina lindi nė Vushtrri mė vitin 1873. Gjyshi i tij Haxhi Aliu nga Polanca e Drenicės kishte tre djem! Njė ndėr ta ishte dhe Ahmeti i cili lindi Hasanin. Babai i Hasan Prishtinės nė ortakėri me Ismail Pashė Saraēin grumbulloi pasuri tė madhe.

    Por Hasani i kreu studimet e para nė vendlindje, mė tej vazhdoi gjimnazin frėng tė Selanikut e mė pas nė Stamboll u diplomua pėr drejtėsi. Nga aty ai u angazhua dhe u lidh ngushtė me nacionalistėt shqiptar dhe mė pas bashkohet me xhonturqit pėr besimin qė kish nė vetvete se fitorja do tė bėnte qė kombi shqiptar tė merrte autonominė brenda Perandorisė Osmane . Hasan Prishtina pas mbarimit tė shkollės punoi nė Shkup. Njė ndėr udhėheqėsit e mėdhenj tė disa kryengritjeve gjatė periudhės parlamentare Osmane, nga ku me kryengritjen e vitit 1912 fitoi autonominė e Vilajetit Shqiptar. Ai mori pjesė nė Kuvendin e Ferizajt ku paria shqiptare u mblodhė pėr tė pėrkrahur rikthimin e kushtetutės dhe ishte pikėnisja e Revolucionit Xhonturk.



    Mė 1908 u zgjodh deputet i Sanxhakut tė Prishtinės,
    Nė nėntor tė vitit 1909 u bė antar i kryesisė sė partisė liberale tė drejtuar nga Ismail Qemal Bej Vlora, ishte njė ndėr organizatorėt e kryengritjes sė vitit 1910, sė bashku me Isa Boletinin, Nexhip bej Dragėn, Mehmet Pashe Derallėn, Rexhep Mitrovicėn, Bedri Pejanin, Sali Gjukėn dhe Idriz Seferin. Nė fund tė vitit 1911 u bashkua partisė “Liri dhe Marrėveshje”parti e cila ishte pėr Otomanizmin, decentralizim tė qeverisjes si dhe pėr tė drejtat e minoriteteve. Mė vitin 1912 Pas njė takimi
    mes tij dhe Ismail Qemalit, mė 12 janar u mblodhėn nė shtėpinė e Syrja bej Vlorės nė lagjen “Taksim” deputetėt e Beratit Ismail Beu dhe Aziz pashė Vrioni, deputeti i Gjirokastrės Myfid bej Libohova, deputeti i Durrėsit Esad pashė Toptani dhe i Prishtinės, Hasan Beu. Deputetėt shqiptarė pasi kuvenduan mbi masat qė kėrkonin nevoja e rrethanave lidhėn besėn, duke u betuar mbi Kuran pėr sakrificat e mėtejshme qė do tė ndėrmerreshin nė dobi tė kombit e atdheut tė tyre.

    Ky ėshtė Hasan Prishtina gjatė viteve. Vepra dhe historiku i tij janė emblemė e kulturės, guximit dhe fisnikėrisė qė ai dispononte dhe pėrcillte ndaj kujdo. Tė interesuar pėr vendin ku ai lindi dhe kaloi njė fėmijėri e cila edhe ka mbetur edhe nuk ka mbetur nė memorien e atyre qė sot janė pasardhės tė njė brezi qė ka jetuar sėbashku me fizikun dhe veprėn e Hasan Prishtinės. I rėndėsishėm ėshtė fakti se tė gjithė kujtojnė me bindje tė plotė se Hasan Prishtina ka ardhur rrethė 8-muajsh, shumė i vogėl nga fshati i Polacit, nė qytetin e Vushtrrisė, ai lindi nė vitin 1873 nė Vushtrri, por familja e tij, ishte nga treva e Drenicės, Polaci . Mbiemri i vėrtet i Hasan Prishtinės ka qėnė Berisha, por me largimin e gjyshit tė tij Haxhi Ali Berisha nga Polaci nė Vushtri, mbiemrin e ndryshoi nga Berisha nė Polaci.

    Por nga ana tjetėr Hasan Prishtina ishte njė njeri i cili shkriu ēdo pasuri pėr popullin edhe mė gjerė. Ai u martua me Ikballe Prishtina, e cila rridhte nga njė familje shumė e pasur me origjinė ēerkeze. Jeta dhe bashkėjetesa e tyre ishte njė model, pasi kishin njė dashuri tė pa pėrshkrueshme ndaj njėri tjetrit. Ikballe kujdesej shumė pėr Hasanin dhe gjithmonė ishte pranė tij nė tė gjitha momentet e jetės deri sa ajo jetoi me tė, thuhet nga ata qė e njohin mirė historinė se Ikballe ndėrroi jetė nė vitin 1931 nė Nica tė Francės, pasi kishte prerė gishtin me thikė gjatė gatimit tė njė gjeli dhe nga infeksioni humbi jetėn. Hasani u pikėllua aq shumė saqė nga dhimbja i shkruan njė miku tė tij austriak dhe i rrėfen humbjen e madhe.
    Por ky ēift i mrekullueshėm nuk pati pasardhės biologjik, nė jetėn e tyre nuk erdhi nė jetė asnjė fėmije, por shpirti dhe dashuria pėr njrėzit e bėnte tė dallueshme figurėn dhe veprat e Hasan Prishtinės, sipas studimeve gjeonologjike ai birėsoi Sadakaten, vajzėn nga Shkodra si dhe Musli Ajet Dervinėn nga fshati Taraxh i komunės sė Vushtrrisė.
    Hasan Prishtina kishte tre mbiemra, i pari ishte Hasan Berisha nga mbiemri i hershėm, Hasan Prishtina u quajt nė vitin 1908 pėr tė pėrfaqėsuar vendin, e ndėrsa Hasan Polaci, prej origjinės sė fshatit Polac.

    (BalkanWeb)

Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011

Tema tė Ngjashme

  1. Mr. Hamdi Tahir Thaēi (1933-2010)
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-03-2010, 18:20
  2. Mehmed Akif Ersoj (1873-1936)
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-08-2009, 05:17
  3. Adem Jashari dhe Hasan Prishtina sė shpejti nė Vushtrri
    Nga Vicianum nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-09-2007, 08:53
  4. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-05-2004, 15:23
  5. Istref Begolli (1933-2003)
    Nga Dita nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-02-2003, 09:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •