Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 77
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,011

    Mowlana Jalaluddin Rumi

    Pak mbi jetėn e Rumit

    Emri Mowlana Jalaluddin Rumi do te thote dashuri dhe udhetim euforik ne pafundesi. Rumi eshte nje nga mjeshtrat me te medhenj shpirterore dhe nje poet gjeni. Ai ishte krijuesi i urdherit Mawlawi Sufi, nje nga shoqerite shpirterore me kryesore ne Islam.

    Rumi indi ne 30 Shtator, 1207 ne Wakhsh (Tajikistan) nga prinder te edukuar fetare. Familja e Rumit ju arratis pushtimit Mongol duke udhetuar ne tokat Muslimane, duke hapur keshtu fjalen e Zotit ne Mecca dhe me ne fund u vendosen ne Konya, Anatolia, ne ate kohe pjese e Perandorise Seljuk. Kur babai i tij Bahaduddin Valad nderroi jete, Rumi ishte rreth 24 vjec dhe megjithe moshen e re ai arriti te ndiqte hapat e te atit duke u bere mesues fetar dhe i shkencave pozitive.

    Rumi u njoh per here te pare me udhen shpirterore nga nje dervish udhetar i quajtur Shamsuddin i Tabrizit.

    Rumi eshte autori i gjashte volumeve didaktike epike titulluar Mathnawi si dhe Fihi ma Fihi, kjo e fundit e shkruar per te paraqitur disiplinen e tij ne metafizike.

    Ideja kryesore ne poezite e Rumit eshte dashuria per Zotin.

    Mevlana Jalaluddin Rumi vdiq ne 17 Dhjetor, 1273. Burra te pese besimeve ndoqen mesimet e tij. Nata e vdekjes se tij eshte emeruar Sebul Arus (Nata e Bashkimit). Qe prej asaj kohe kjo date eshte dite festimi per dervishet e Mawlawi.



    Poezi e shkruar nga Rumi

    Dashuria ėshtė e pakujdesshme


    Dashuria ėshtė e pakujdesshme ; arsyeja jo
    Arsyeja kėrkon njė pėrfitim

    Dashuria vjen e fortė,
    harxhon veten, e paturpshme

    Gjithsesi, nė mes tė vuajtjeve
    Dashuria ecėn si ngarkesė
    e ashpėr nė paraqitje e me trajektore shigjetė!

    Duke qėnė se vdiq pėr qejf tė saj
    rrezikon ēdo gjė dhe kėrkon asgjė
    Dashuria luan me dhuratat qė Zoti i dhuroi.

    Pa arsye Zoti na dha jetėn
    pa arsye, ktheja pėrsėri.



    p.s. Po lexoja sot krijimet e Rumit qe Princi ka sjelle tek krijime ne gjuhe te huaja, dhe te them te drejten nuk kisha degjuar me pare per Rumin. Keshtu shpenzova disa minuta per te mbledhur e perkthyer disi pak material mbi te!

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,011
    ***

    Gjithkush i dashuruar marrezisht pas vdekjes ka shprese per dicka qe jeton.
    Mundohu me shpresen e nje te Gjalli qe nuk do te vdese sot ose neser.
    Mos zgjidh nje shok te keq nga ligesia
    sepse intimiteti i atij lloji eshte dicka e marre borxh.
    Nq se te afermit e tu, pervec Zotit, jane besimtare
    atehere cfare ndodhi me prinderit e tu?
    Lidhja tende me qumeshtin dhe gjokset u zhduk,
    frika tende per shkollen fillore u zhduk.
    Ajo ishte nje reze permbi qėnjet e tyre -
    Rezja shkoi perseri tek Dielli.
    Kur rezja bie mbi dicka, ti behesh i dashuri i saj,
    o kampion!
    Ē'do gjallese qe ti do, ka marre medalje te arte nga vlerat e Zotit.
    Bukuria e monedhes fallco eshte dicka e vjedhur-
    pas bukurise se saj, fshihet masa e te shemtuares...
    Qe sot e tutje merr uje nga qielli -
    Se nga tubot e thata nuk ke pare ndonje te vertete te mire.

  3. #3
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349
    Mowlānā Khwodāvandgār Jalāl al-Din Mohammad b. Mohammad al-Balkhi al-Rumi

    Rumi

    Pėr ta kuptuar Rumin ,ne duhet tė kuptojmė diēka nga besimi-feja , e Rumit, si Musliman.
    Rumi njohuritė e tija i kishte nxėnė nga Feja Islame dhe veprimtaria e mistikėve sunni si :
    Sana'i,'Attar dhe nga babai i tij Bahā al-Din Valad.
    Devotshmėria personale ndaj Zotit,nėpėr vende dhe kohė tė ndryshme ėshtė quajtur : zahed(asketik), dervish(fakir,fukara), salek ,
    'aref(gnostik),dhe sufi.
    Fjala Sufi ėshtė sqaruar nė mėnyra tė ndryshme :
    nga fjala greke 'sophia'(menēuri,urtėsi); me prejardhje nga fjala soffe,apo banka(stoli) i gurit jashta xhamisė nė Medine,apo si referencė e veshjes sė kėmishės apo pelerinės sė leshtė - suf.
    Sufizmi u sqarua , nė mėnyrė tė jashtėzakonshme, nga dijetari
    Abu Hamed Mohammed al-Ghazzali(1058-1111).
    Parafrazimi i disa fragmenteve apo tregimeve tė Ghazzalit('Ehyā olum al-Din) nga Rumi nė veprėn e tij monumentale Masnavi , dėshmon se Rumi kishte njohuri me veprat e tilla tė dijetarėve tė mėdhenjė.


    Shkrimet e Rumi-t :

    * Fihe mā fih
    - Pėrmbledhje e shtatėdhjetė e njė(71) bisedave dhe ligjėratave
    tė dhėnė nga Rumi nė raste tė ndrysheme formale dhe joformale.

    * Majāles-e sab'e
    - Shtatė(7) predikime apo ligjėrata formale nė qėshtje tė etikės dhe besimit.

    * Maktubāt
    - Koleksion i letrave tė Rumit

    Poemat e Rumit:
    Natyrisht poemat e Rumit janė ato qė e tėrheqin vėmėndjen mė sė shumti.
    Poemat e Rumit jane te permbledhura ne dy(2) libra :

    * Divan-e Shams
    - Njė pėrmbledhje gjigande e poemave tė shkurtėra lirike.

    * Masnavi-ye ma'navi
    - Poemė e gjatė,e pandėrprerė ; qė paraqet spiritualizmin e Rumit nė njė mėnyrė-formė interesante dhe tė kėndshme ,megjithėse didaktike.
    Masnavi nė pėrkthimin e Profesor Reynold A. Nicholson-it pėrmban 25577 vargje.


    * Literatura :
    - Profesor Reynold A. Nicholson(1868-1945)
    - Profesor A.J. Arberry(1905-1969)
    - Profesor Franklin D. Lewis
    - Profesor Annemarie Schimmel(1922-2003)
    - Profesor William C. Chittick
    etj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PrInCiPiEl : 22-12-2003 mė 22:42

  4. #4
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    'Lament Of The Reed'
    -Poems Of Rumi

    Pėrkthyer dhe Recituar nga Dr. S.H.Nasr.
    - Disa prej poezive mė tė mira tė Rumi-t janė tė prezantuara nė audio - CD , nė gjuhėn origjinale Persiane dhe tė pėrkthyera nė gjuhėn Angleze.Pėrmban edhe broshurėn me poezi nė tė dy gjuhėt.Koleksion i bukur .

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    A ka diēka prej Rumit te perkthyer ne shqip?

  6. #6
    Hardhia e eger

    Jam nje hardhi e eger, te tille e pata fatin
    Ti bemu panje e bardhe, qe te te vij rreth shtatit!

    Jam dredhez shermasheku, ti bemu pishe e bukur
    Te kem se ku te qepem, mos ndehem neper pluhur!

    Jam fluturak i drojtur, ti bemu e forte flater
    Te kridhem ne hapesirat e qiellit tend te kalter!

    Jam nje dori i lodhur, ti bemu shpore e ēpome
    Tek ti, nga largesirat, revan te vij gjithmone!

    Jam nje vulla i shkrifet, ti trendafil harlisu
    Ne gjoksin tim, qe vlagen te mos ma thithin krisjet!

    Jam mugetira e lindjes, ti dil qe nga humnerat
    E mjegullat shperndami, si dielli, perngahera!

    Jam nata e pahene, oh, vello yjesh pa numer
    ti bemu, te mos trembem e te marr fryme i lumtur!

    perkthyer nga Jorgo Bllaci
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #7
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,157
    Rumi

    Someone said, "There is something I have forgotten." There is one thing in the world that should not be forgotten. You may forget everything except that one thing, without there being any cause for concern. If you remember everything else but forget that one thing, you will have accomplished nothing. It would be as if a king sent you to a village on a specific mission. If you went and performed a hundred other tasks, but neglected to
    accomplish the task for which you were sent, it would be as though you had done nothing. The human being therefore has come into the world for a specific purpose and aim. If one does not fulfill that purpose, one has done nothing.


    Dikush tha, "Ka dicka qe kam harruar." Eshte nje gje ne bote qe nuk duhet harruar. Mund te harrosh gjithcka pervec asaj nje dickaje, pa u alarmuar. Ne qoftese mban mend gjithcka tjeter por harron ate nje dicka, atehere ke arritur asgje. Do te ishte sikur nje mbret te te dergoi ne nje fshat me nje detyre specifike. Ne qofte se ti vajte dhe kryeve nje qind detyra te tjera, por neglizhove te kryeje ate detyre per te cilen u dergove, do te ishte sikur s'kishe kryer asgje. Qenia njerezore atehere ka ardhur ne kete bote per nje arsye dhe qellim specifik. Ne qoftese njeriu nuk e ploteson ate qellim, njeriu ska arritur gje.

  8. #8
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349
    Rumi

      • Let me free so that like the Sun
        I shall wear a robe of fire,
        And within that fire like a Sun to adorn the world!

    Mė ler tė lirė nė vend qė si Dielli
    tė vesh njė robe tė zjarrtė,
    dhe pėrbrenda atij zjarri si njė Diell tė zbukuroj botėn!




    Veshtrusja : Faleminderit
    - Paqja,siguria dhe qetėsia qoftė mbi ju dhe me ju.

  9. #9

    Perkthim i nje poeme te RUMI-t!

    Behet fjale per poemen "The song of the reed"


    Kenga e kallamit

    Degjoni kengen e kallamit,
    Se si vajton nga dhimbja e ndarjes:

    “Qe nga koha kur me morren nga shtrati i kallamit
    Kenga ime pikelluese i ka bere burrat dhe grate te qajne,
    I kerkoj ato, zemrat e te cileve jane te coptuara nga ndarja
    Sepse vetem ata e kuptojne dhimbjen e ketij malli.

    Cilido qe eshte larguar nga memedheu
    Permallohet per diten kur do te kthehet.
    Ne cdo tubim, ne mes te lumturish ose te pikelluarish
    Une qaj me te njejtin vajtim.
    E secili degjon sipas kuptimit te vet,
    Askush nuk kerkoi t’i njohe fshehtesite brenda meje.
    Fshehtesia ime gjendet ne vajtimin tim
    Por nje sy ose vesh pa drite nuk mund ta njoh ate...“

    Zeri i kallamit vjen nga zjarri, jo nga era
    E cfare jete eshte ajo pa kete zjarr?
    Eshte zjarri i dashurise qe i sjell muzike kallamit.
    Eshte tronditja e dashurise qe i jep shije veres.
    Kenga e kallamit e lehteson dhimbjen e dashurise se humbur.
    Melodia e saj i fshine vellot nga zemra.
    A mund te kete helm me te hidhur a sheqer me te embel
    Se kenga e kallamit?
    Qe te degjosh kengen e kallamit
    Gjithcka qe ke njohur ndonjehere duhet lene pas.


    U perpoqa ta perkthej me mundesite e mia,
    Zana e Malit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 26-05-2005 mė 20:43
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  10. #10
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Ja Zana nje shqiperim i mbeshtetur ne perkthim tend


    Kenga e Kallamit (fyellit)

    Qysh nga koha qe nga shtrati me moren
    Kane qare burrat dhe grate me kengen time
    Kerkoj ata, zemercoptuarit nga ndarja
    Ata, te vetmit kuptojn mallin dhe dhimbjen qe ndjen zemra ime
    Kushdo nga vatani larguar
    Permallet nga dita e kthimit
    Kudo jam mes gezimit apo pikellimit
    Vajtoj me lotet e deshperimit

    Secili me degjon ne menyren e vet
    Pa u bere kureshtar per misterin tim
    Vajtimi ne vehte ma mban fshehtesine
    Qe ta kape shqisa ka nevoje per ndricim
    Zeri s’me vjen nga era, me vjen nga zjarri
    Pa zjarr jeta nuk ka vlere
    Zjarri i dashurise muzik i jep kallamit
    Tronditjen e dashurise shijon ne kupen me vere
    Kjo kenge dhimbjen e dashurise se humbur lehteson
    Melodia e saj vellot nga zemra largon
    Helm me te hidhur dhe sheqer me te embel se kenga kallamit a ekziston?
    Qe kengen t’ia degjosh gjith c’njohe me pare pas duhet t’I lesh, largosh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Acid_Burn : 27-05-2005 mė 01:08
    RIPPR

  11. #11
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    Ata te cilet nuk e ndjejne kete dashuri


    Kush nuk e ndjen kete dashuri
    Qe si lum me rrembim vershon
    Kush nektar poshte nuk pi
    Ne kupen e ujit pranveror
    Apo perendimin si darke shijon
    Secili prej atyre qe dot nuk ndryshon

    ........Le te Fleje


    Kjo dashuri eshte larg teologjis
    Larg hileve dhe dyftyresis
    Keshtu, une mendjen dua t’jua shendris

    .........Flini


    Trurin perfundimisht kam braktisur
    Copa copa veshjen kam grisur
    Tutje e kam degdisur
    Dhe Nese krejtesisht zhveshur nuk je
    Peshtillu me mantelin e fjaleve aq bukur qendisur
    .... ti Fli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga TiLoNcE : 28-05-2005 mė 02:37
    o-le-le firma

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    3,732

    Mevlana Xhelaledini Rumiu Dhe Dashuria Shpirterore E Tij

    Njeri nga mistiket e kohes se tij qe shquhej mbi te gjithe dhe mbeti mbi te gjithe dhe me fame te madhe ne te gjithe boten ishte xhelaledin rumiu i cili mori pastaj titullin e nderit nga pasonjesit e tij “mevlana” qe do te thote “zoteria jone”dhe mbeti i njohur me kete mbiemer kudo ne bote
    Njihet nga shenjtoret e medhenj dhe nga piranet e tarikateve mistike ,sshte themeluesi i dogmes se tij mistike e cila u shqua nga te tjerat me emrin e tij dhe u njoh me emrin “mehlevizme” ,kultura e tij e gjere ,lartesia e tij dhe zotesia ne poezi dhe ne proze jane te njohura kudo dhe te perhapura ne te gjithe boten
    I pajisur me frymen mistike dhe i ndritur me cdo lloj njohurie ,sidomos me njohuri mistike ,ka shprehur dashurine hyjnore ne gazelet e divanit (poemes)se tij dhe vecanerisht ne librin e famshem te tij “methnevi”qe eshte bere i famshem ne te gjithe boten permbajtja e kesaj vepre permendet nga shume shkrimtare dhe studiohet me interesim te vecante
    Te paret e mevlanase(rumiut)ishin nga qyteti i horasanit te persise(irani i sotem),por ai vete lindi ne qytetin behli te afganistanit ne vitin 604 te hixhretit domethene ne vitin 1207 pas krishtit , i ati i tij ishte ,quhej ,behaed-din-veledi ,nje nga dijetaret e medhenj te kohes ,rreth te cilit mblidhej gjithe populli qe ta degjonte dhe te perfitonte prej kultures dhe njohurise se tij
    Behaud –din-veledi nuk shkoi mire me mbretin e atjeshem te kohes ,xhelaledin harem shahun ,dhe keshtu u detyrua te largohej nga vendi i tij ,mori me vete edhe djalin e tij ,xhelaledinin,qe ishte ne moshen 5 vjecare ,dhe ju drejtua rruges se hixhazit ,per te kryer detyren e pelegrinazhit islam ne meke
    Rruges kur arriti ne qytetin nishabur ,u takua me mistikun e madh te famshem ,sheihi attarin , i cili kur e pa kete foshnje ,xhelaledinin 5 vjecar ,shqoi ne te shkendijen e drites hyjnore ,qe ndriconte ne pamjen e tij dhe i gezuar ,lajmeroi te atin dhe e uroi per kete drite
    Pastaj ui kthye foshnjes ,e perkedheli dhe i fali nje kopje te librit te tij ,qe kish shkruar me titullin”esrarname”(libri i sekreteve)
    Behaud-dini ne pelegrinazh u takua me mistikun e madh sejjid burhanuddin muhakkik tirmidhin,me te cilin u shoqerua dhe bisedonte perdere mbi tezen e rruges mistike spirituale dhe me njohurite e brendshme te saja
    Xhelaleddini(rumiu) i vogel nuk ndahej prej tyre gjithe rruges dhe qysh atehere i hyri deshira dhe filloi te pajisej me shijen e kesaj rruge dhe me njohurite e brendshme te saja
    Burhanuddini nuk u nda prej tyre gjithe rruges ,dhe kur u kthyen nga hixhazi erdhi me ta ,bashke ,dhe qendroi se bashku nje kohe ne sham
    Per fat atje burhanuddinit i arriti vdekja dhe para se te nderronte jete i la porosi behauddinit qe te instalohej nga anet e vendeve te rumit
    Sipas porosise behauddin veleni mori djalin(rumiun) dhe filloi udhetimin,duke ecur arriti ne erzinxhan ,pastaj shkoi ne qytetin e larende,andej ne baze te fteses qe i beri mbreti i kohes,alaudin selēokiu,vajti ne konje(anatoli)dhe u vendos atje
    Atje u muar duke dhene mesime dhe konferenca fetare,ne te cilat merte pjese edhe mbreti vete,mbreti e pelqente shume kulturen e bahauddinit dhe per nder te tij themeloi nje medrese te madhe me emrin „medresei hudavendiqar”, konferencat e tija benin pershtypje te madhe dhe degjoheshin me kujdes nga i gjithe populli
    Kjo gjendje vazhdoi deri ne 631 te hixhretit ,date ne te cilen fatkeqesisht i arriti vdekja bahauddinit,vendin e tij ,pas vdekjes i a zuri i biri xhelaluddini ,i cili ishte atehere ne moshen 24 vjecare
    Ne kete menyre xhelaluddinit ju dha rasti te shprehte zotesine e tij te madhe dhe kulturen e gjere ,mori fame te madhe dhe nga c’do ane mblidheshin nxenes qe te perfitonin nga cultura e tij ,aq shume ju shtuan studentet dhe populli sa jo vetem i mblidheshin rreth tryezes dhe bangove te shkolles kur jepte mesim ,por edhe kur delte nga shkolla per te shkuar ne shtepi e shoqeronin 400-500 veta gjate gjithe rruges per te degjuar bisedat e tija te kendshme,por edhe kur kthehej nga shtepia per ne shkolle ishte i rrethuar gjithnje nga grumbuj njerzish ,te cilet e pyesnin per cdo gje qe kishin nevose te dinin dhe mernin pergjigjet e duhura
    Pas nje kohe ne konje u bashkua me hysamuddin ēelepine dhe ju ngjall deshira per rrugen mistike,te cilen e kreu me vone me sukses te plote(“kamusi Aalam” vol.3, faq.1825)
    Xhelaluddini ,duke ushqyer gjithnje kete deshire per fat ,ne vitin 642 te hixhretit u takua me nje dervish (fakir) udhetar i quajtur shemsuddin tibrizi,per te cilin –siē thuhet ne kamus-flitej se ishte derguar ne konje nga mistiku i madh ruqnuddin zerqubiu ,per te pajisur xhelaluddinin me njohuri mistike
    Ketij dervishi xhelaluddini i hodhi dashuri te madhe mistike dhe e mori ne shtepine e tij ,ku e mbante atje dh nuk e leshonte me dite e me nate
    Efektin dhe llojin e kesaj dashurie ,veledi,ne librin e tij “veledname”(libri i veledit) e shpjegon keshtu :
    “qysh prej kohes se profetit Adam e ketej kane ardhur ne bote shume shenjtore te plotesuar dhe dashurues te mbaruar , por permbi keta ka edhe nje bote shpirterore tjeter ,pozita e se ciles eshte me e larte sepse permban dashuruesin dhe te dashuruemin bashkerisht ,perpara daljes se shemsi tibrizit kjo lloj bote e kesaj lloj dashurie nuk ishte e njohur dhe asnje njeri s’kishte bere fjale per te,prandaj mund te thuhet me plot te drejte se shemsi tibrizi ishte nje nga perfaqesuesit e fshehur te kesaj bote te panjohur ,i cili erdhi dhe ja zbuloi kete shkence hyjnore xhelaleddin rumiut,qe ta pajiste me te,me kete menyre shemsiu u paraqit dhe doli jo si mbreti i dashuručsvet ,por si mbreti i te dashuruemvet dhe i frymezoi xhelaluddinit kete fryme te re,qe ta shprehte ne poezi dhe te konsiderohej nje nga te paret poete mistike islame”

    xhelaleddini i harroi te gjitha mesimet qe ju jepte nxenesve dhe merej vetem me kete, u largua nga shoket dhe filloi te meret me njohurite e brendshme spirituale mistike , u ftoh nga njohurite e jashtme dhe bashke me dervishin ,shetiste fushave duke biseduar gjithnje per frymen mistike spirituale ,dhe shijen e saj
    gjithe studentet dhe dijetaret e qytetit u deshperuan shume nga kjo ndodhi dhe muaren masa qe ta largonin dervishin fare prej tij(rumiut) e debuan dervishin prej andej ,i cili iku i deshperuar dhe ,pikerisht ne vitin 643 te hixhreti (1245 pas krishtit) ,vate ne sham
    sado qe ata e larguan dervishin prej tij ,dashuria spirituale midis tyre kishte hye aq thelle sa nuk mund te rrinin te ndare nga njeri-tjetri
    qellimi per te cilin u perpoqen dijetaret ta ndanin xhelaleddinin nga dervisci ishte qe ta kishin per veten e tyre,por perseri kjo mase nuk dha asnje fryt ,sepse xhelaleddini jo vetem qe nuk ju afrohej atyre ,por si i dehur bridhte andej-ketej dhe e kerkonte
    atehere nxenesit e pane qe s’ishte pune me te dhe iu luten e i kerkuan ndjese,xhelaleuddini e pranoi ndjesen e tyre dhe dergoi djalin e tij veledinin qe te shkonte dhe ta gjente dervishin dhe tja sillte perseri ,duke i bere lutje te medha,djali duke e kerkuar ,arriti dhe e gjeti ne sham,dhe mbas shume lutjesh ,mundi ta sillte perseri ne konje,ne shenje gezimi per kete sukses gjithe udhetimin e kthimit e beri ne kembe
    si u kthye shemsi tibrizi ne konje ,xhelauddini filloi ta kalonte kohen me te ,keshtu s’mbeti me asnje shprese per studentet e tij qe te perfitonin, atehere e shtuan me keq merzitjen kunder dervishit dhe s’donin ta shikonin me sy
    shemsi tibrizi e kuptoi kete urrejtje ,u merzit dhe u zemerua aq shume sa u largua dhe u zhduk fare nga syte e tyre dhe nuk e pane me,askush nuk e dinte se ku vajti,sepse nuk la asnje gjurme
    ne ate rast u perhap fjala se dervishin e vrau djali tjeter i xhelaluddinit ,alauddini,por vellai i tij veledi ne librat e tij e pergenjeshtron kategorikisht kete gje
    xhelaleddini vete shkoi dy here me rradhe ne sham qe ta kerkonte ,por nuk gjeti asnje gjurme te tij ,atehere nuk qendronte dot ne as ndonje vend, i hyri zjarri i dashurise hyjnore dhe i dehur nga kjo ekstaze dashurie hyjnore,mbahej nga nje direk ne dore dhe dridhej rreth atij ,merrte veglat e tij muzikore si “najin-in”(mandolinen)dhe tumbelekun dhe nga zerat e tyre vihej ne poziten vexhit mistik(ekstazit)dhe te shijes
    kjo eshte origina e pare e “sema”se (valles mistike spirituale)qe dihet pothuaj nga te gjithe dhe eshte e famshme ne mevlevizme
    xhelaleddin rumiu si perparoi shume ne dashurine shpirterore e gjeti shpirterisht te dashurin e tij te vertete dhe u bashkua ne shpirt me te dhe qysh atehere pa me syte e zemres se i dashuri dhe dashuruesi ishin te bashkuar ne nje trup te vetem
    per nderin e shemsi tibrizit ,mevlana xhelaluddin rumi filloi te shkruaje poezite e tij mistike ,te cilat te grumbulluara se bashku ,perbejne divanin(poemen) e tij ne e cilen nuk vuri emrin e vet ,por perdori ne cdo gazel emrin e udheheqesit te vet shpirteror shemsi tibrizit
    keshtu vertet u zhduk shemsi tibrizi nga syte e botes ,por detyren e frymezimit ai e kreu sic duhej perkundrejt dishepullit te tij,xhelaleddinit,te cilin e pajisi si duhej me parimet mistike ,aq sa zuri nje vend dhe pozite te larte me vone dhe e beri te numerohet nga kreret mistike dhe nga piranet e tarikatit
    xhelaleddini ,si arriti kete pozite te larte perparimi shpirteror,filloi te shkruante”methnevine” e cila ze nje vend te larte ne literature dhe nga pikepamja mistike njihet si veper e klasit te pare ,sepse cdo verse i saj shfaq nje lloj fryme mistike te ndryshme nga ato te verseve te tjera
    divani i xhelaluddin rumiut ka tremije verse dhe “methnevija” ka 47,000 vjersha me fryme mistike

    parimi mistik i xhelaluddin rumiut dhe vija e tij mund te shpjegohet ne kete menyre:
    me pare dashuria hyjnore ne misticizme ishte e njohur me gjithe kuptimin e fjales dhe e tretur ne shpirtin e dashuruesit,i cili ia afronte kete lloj dashurie vete zotit te tij te madh
    por xhelaluddini,me frymezimin e shemsi tibrizit ,nuk e la me kaq dashurine e zotit por e pajisi dhe me ne kuptim te ri, i cili ishte qe jo vetem nje njeri i persosur eshte dashuruesi i zotit ,por edhe zoti vete,kur i afrohet kjo dasiuri nga njeriu preket dhe behet edhe ai vete dashurues i tij ,e ndofta si esente me e larte ,preket me shume dhe behet dashurues akoma me i madh i njeriut te atille
    domethene me fjale te tjera,sic terhiqet njeriu i kulluar dhe vendoset plotesisht ne shkrirjen per dashurine e zotit,edhe zoti vete terhiqet nga kjo dashuri e afruar e njeriut dhe e ben njerine e persosur te dashuruemin e tij ,me gjithe rrjedhimet e saja,dhe ndofta zoti si fuqi absolute ,shtyhet me teper ne kete dashuri
    keshtu del kuptimi qe zoti eshte dashuruesi i njeriut t’atille e njekohesisht edhe njeriu eshte dashuruesi i zotit,qe te dy behen dashuruesa dhe te dashuruar me njeri-tjetrin,kete lloj dashurie reciproke nuk e kishte thene njeri me pare,te cilen e shpalli per heren e pare xhelaluddin rumi ,i frymezuar ,sic thame nga udheheqesi i tij shpirteror shemsi tibrizi
    xhelaleddin rumiu e rrembeu kete te vertete nga i mesuesi i tij i dashur dhe i infektuar me kete fryme ,e dedikoi gjithe jeten e tij ne shfaqjen dhe shprehjen e kesaj dhuntie te re
    mund te thuhet se kjo ishte arsyeja qe shemsi tibrizi e ndau nga te gjithe shoket dhe ndjekesit e tij ,kjo do te thote se deshi ti mesonte atij kete durate te re,qe eshte nje e vertete e re,me te cilen pasurohet jeta mistike spirituale
    u kuptua gjithashtu se ky ishte edhe shkaku qe xhelaluddini sakrifikoi gjithe miqte dhe veten e tij ,duke qendruar i vetmuar ,bashke me te ,deri sa e asimiloi mire kete drite te vertete te misticizmes spirituale ,nje gje e tille ishte nje dhurate e madhe prej zotit ,te cilen nuk ishin ne gjendje ta cmonin as ndjekesit dhe asnje njeri tjeter ,pervec atyre qe ishin te kesaj rruge
    per kete reforme te re xhelaleddin rumi mori nje fame te madhe dhe te vecante ne boten mistike spirituale ,sa qe nje nga mistiket e medhenj ,xhamiu,kur shkroi “methnevine” mevlanaja ,per ta lavderuar tha kete poezi ne gjuhen persiane :
    “nist pejgamber ve li dared qitab” (xhelaleddini nuk eshte profet,por ka liber si te profeteve)

    nga libri ISTIKA ISLAME DHE BEKTASHIZMA


    VARGJE KATERSHE DASHURIE

    Nje kenge asaj i ngrita ,po fort mu zemerua
    Qe brenda vargut jeta ju shterua
    “si te kendoj per ty?” ajo mu pergjegj
    “ta mbyllesh bukurine ne varg nuk dua !”

    ti mos pandeh se nuk brengosem me per ty
    se hidherim nuk ndjej kur nuk te shoh ne sy
    nga vere e dashurise sate kaq shume kam pire
    sa dehur jam perjete me dashuri

    kush ka nje zemer e vogel qofte fare
    larg teje nuk rri dot pa dashuri
    po rrathe kacurrelash kur te ēplekse
    ne paste mend ,humbet dhe mend e tij

    me e kendshme dashuria kur sjell mundim
    nuk dashuron ai qe vuajtje s’afron
    ti burre do te jesh po hodhe ne harrim
    gjithshka,dhe dashurise jeten ja kushton

    ajo si rubin –cdo gje ne te ndricon
    shkelqime botesh qe si njoh –sjellin gezim
    kureshtja t’ja di emrin s’me mundon
    per bukurine e saj kam adhurim

    te prita shume q’ahere kur u ndame
    kujtova –do pendohesh,s’te mbaj meri
    mezi durova ditet qe s’u pame
    te vish se s’mundem me ,s’bej dot pa ty

    i mencur qofsh ,harro dhe dashuro
    si pluhur udhe behu,ne qiell ne banofsh
    me pleq ,te rinj ,te liq,te mire,ti veten barazo
    edhe gur shahu beju,mbretereshe a mbret qofsh

    kur dashuria nis ,na sjell kenaqesi
    gezime pa kufi na shtje ne gji
    te mema dashuri u mbrujta une
    ne shekuj paste drite e miresi

    kjo njohja ime me nje tjeter ish nje rast
    jo,zemren tjeter kujt s’ja kam dhuruar
    prej qiesh dielli kur largohet ,pushon nje cast
    ne vend te tij perpara meje qiririn ka afruar

    ende s’ta nxorra malle ,shoqe e dashur
    do deshiroja prape uen embelsi
    edhe nje fije bar mbi varr,i rritur
    besnikeri do ruaj per ty


    SI E PA KALIFI LEJLANE

    Kalifi tha “si valle vec per ty
    Mexhnun i shkrete humbi mend e tij”?

    C’na paske me te mire ,e muget nxin
    Sa sheh si ti,veshtrimin kur e shtrin

    Pergjigjet lejlaja: mexhnuni ti nuk je
    Kushdo ne te erret driten nuk e sheh!

    Se ndjen dot c’do njeri – dhe kur gjallohet
    E nga i thelli gjume dot nuk zgjohet !

    E ndjen ai qe zgjedhe gjumin ta hedh
    E mu ne shpirt nje te vertete mbjell

    Po nese frike e vdekjes te mundon
    Dhe etja e fitimit te pervelon

    Ne shpirtin tend s’do kete pasterti
    S’hedh rrenje e perjetshmja bukuri,dashuri

    Prej gjumit vdekesor s’permendet dot
    Kush do genjeshter dhe shkelqim te kote

    XHELALEDDIN RUMI

    BARAZ JANE

    Te drejten kur them ,po edhe kur mashtroj –baraz jane
    Arabi i bardhe dhe arabi i zi –baraz jane

    Me ndodh te jem diell ,i shpirtit simurg
    Unaze magjike e mbretit sulejmanit –baraz jane

    Stuhi dhe hi ,dhe uje edhe zjarr
    Fisnik jam tani,i poster me pas-baraz jane

    Me turq me taxhike –i dua te gjithe
    Largpames tani,I verber pastaj-baraz jane

    Jam dite edhe jave jam vit ,ramazan e bajram
    Pishtar jam i ndezur prej atit te madh –baraz jane

    Dhe ngjyren e nderroj ,roberuar deshirash
    I bie ne cast nje dajre te re-baraz jane

    Ndrit hena ne qiell ,kam prane daulle ,bajrak
    Sarajit mbreteror i ngjan cadra ime –baraz jane

    Perija te kembet me rri dhe njerez te fisme
    Ne pluhur kendojne ,hedhin valle –baraz jane

    Kerkoj perendine dhe thelbin e sendeve ndjej
    Dhe ditet dhe netet qe fali AI –baraz jane

    Keshtu po flas une ,keshtu dhe i ndrituri shams
    Mbuluar prej reve tani ,i purpurt si flake pastaj –baraz jane


    rumi


    KUR PARA TEJE TRUPI IM

    Kur para teje trupi im gatitet per ne qivur
    Ti mos pandehesh se ky shpirt te bote e kalbur mbetet
    Mos qa kur te me shohesh vdekur ,dhe mos thirr “sa keq“
    Sa keq kur ne enderr te harreses ,kurban i territ mbetesh
    Qivurin tim kur ta shikosh mos thuaj “ah me iku“
    Midis vetmise se pashoqe ky shpirti im do mbetet
    Kur ne varreza te me cosh ,percillme por jo larg
    Parajsa nis qe nga rrepira te fund I varrit mbetur
    Mbarimin pe ti ,po tani ringjalljen do shikosh
    Dhe perendimi –diell e hene –si rob me turp do zihet
    Atje ku anija te fanitet,shih ngjitjen perpjete
    Ky shpirt qe iku ,rob i varrit-ne prehje do te mbetet
    Ne pus nje kove po ta hedhesh ,a smbushet gjer ne gryke?
    Kur derdhi lot ne pus Jusufi, i shejteruar mbeti
    Ti mbylle gojen pra ketu,ta celesh atje lart
    Dhe klithma jote himn triumfi,e vrullshme do te mbetet

    rumi

    ME DUAN NJEHERE……

    Me duan njehere ,me urrejne pastaj perseri
    Nje zemer me falin ,po timen ma vrasin ne gji

    Pushtet kam njehere ,sundoj mbi mendimet e mi
    Po ndodh qe mendimi me mban nen peshen e tij

    Jusufit i ngjaj ,leshoj sot nje drite hijeshi
    Po neser -Jakupit ,kur therret i helmuar ne zi

    Ashtu porsi Zeusi ,mendohem ,duroj,edhe hesht
    Po perde e durimit me digjet nga prushi ne gji

    Sot-plot e perplot ,po neser jam bosh si kallam
    Sot ndjenjat shperthejne ,po neser une rresht edhe nxij

    Sot turrem mbi ar, i dredhur kerkoj mu ne zjarr
    Po neser edhe arin e flak ,dhe sdua tja di

    I tmerrshem sot ngjaj ,perzitur nga flaket e ferrit
    Po neser shkellqej,perballem me cdo bukuri

    Besimi i shejte me sjell sot dhe paqe , urtesi
    Po neser besimin e shkel me plot neveri

    Sot behem luan,dhe ujk i terbuar ,asllan
    I embel jam neser si dita qe bie freski

    I lik e nopran shfaqem sot, i rende sa sbehet
    Po neser un zbutem dhe zemra kumbon ciltersi

    Dhe ja pra fytyrat: sot ndrisin me nur ,pasterti
    Po neser damkosen nga turpi i vesit te zi

    rumi

    Dėshira




    Dashnori din vetėm pėr pėrulje ngase zgjidhje tjetėr nuk ka
    Nė mbrėmje pėrvidhet nė oborin tėnd ngase zgjidhje tjetėr nuk ka
    Tretet tė puth ēdo kaēurelė tė flokut tėnd, mos u kėrcno ngase zgjidhje tjetėr nuk ka
    Me zjarrin e dashurisė ndaj teje ai digjet tė thej grilat e shpirtit tė vet
    Ngase zgjidhje tjetėr nuk ka.

    Dashuria pyeti tė dashurin, “Mos vallė e do vetėn mė shumė ngaqė mė do mua?”
    I dashuruari u pėrgjigj: “Unė kam vdekur nė veten time tani jetoj pėr ty
    Jam zhdukur nga vetja dhe atributet e mia jam i pranishėm vetėm pėr ty
    I pata harruar dituritė e mia por duke tė njohur, u bėra dijetar
    E kam humbur gjithė forcėn time ndėrsa tani, jam nga fuqia yte.
    E dua veten, ah sa tė dua, sa tė dua, veten e dua.

    Jam dashuria yte, ri nė vėshtrimin tim, se do tė hap portėn e shkėlqimit
    Eja pusho me mua le tė bėhemi fqinj, si yjet.
    Ti je fshehur aq gjatė duke u endur pafundėsisht nė detin e dashurisė sime
    Megjithatė, ti gjithmonė ke qenė i lidhur pėr mua
    I fshehur, zbuluar nė tė dukshmen dhe tė padukshmen

    Jam jeta vet, ti ishe i epuri pas njė pellgu tė vogėl
    Jam Oqeani dhe shqetėsimi i trazuar i tij
    Eja zhytu me mua, braktise kėtė botė tė erėsirės
    Qėndro me mua se do tė hap portėn e dashurisė

    Tė dėshiron mė shumė se haja e pija
    Trupi im, ndjenjat e mia mendja uria ndaj shijes tėnde,
    Mund ta ndjej praninė tėnde nė zemrėn time ndonėse ti i takon tė gjitha botėrave
    Do tė pres me ėndje tė heshtur vetėm pėr njė gjest, njė shkėndijė prej teje

    XHELAUDIN RUMI

    Kenga e fyellit

    Degjoje ti zerin pse valle po qan e vajton
    Per dertet e ndarjeve tona,lendimet e kohes qe shkon

    Kur i hyri bariu kallamishtes dhe preu ne mes drurin tim
    Psheretimat dhe lotet u derdhen dhe brenda u fsheh nje deshperim

    Me buze te dredhur nga malli ,plot zjarr do ti bie gjithmone
    Qe afshin pa fund dashuror ne zemra te ndez me jehone

    Merguar ne dheun e larget ,te vater e huaj po rri
    Njeriu i debuar fatzi ,pas naets pret diten qe po gdhin

    Fatzinj e te lumtur degjojne si bie me gaz e trishtim
    Ky fyelli im ndane vatres me tinguj plot mall e pergjerim

    Kushdo qe degjoi zerin tim fatkeq a i lumtur njeri
    Ne shpirtin e fshehte e te shejte ska hyre dot gjer me tani

    Si trupi me shpirtin eshte shkrire kuptimi qe mbaj une ne gji
    Po prape njeriu zemer ngrire , te fshehtat e shpirtit nuk i di

    Rendimi i fyellit eshte flake ,nuk eshte ere e lehte pranverore
    Kush mbetet i ftohte ndaj flakes se ndjen kete kenge te bukur madheshtore

    E ndezur nga afshi i flakes ne shpirt dashuria kendon
    Si zjarri qe ngrihet prej veres se shejte kur vlon dhe lodron



    Skifter i shkathet

    Skifter i shkathet –fluturova –prej dores se madherishme
    Ne lartesi ku me dergonte nje fjale e perendishme

    Shtate planete i pershkova ,nente sfera qiellore
    Arrita majen e saturnit ,zbrita te tok e dhimbshme

    Ende adami skishte dale ,kur ruaja parajsen
    Ne mes hyrive prehje gjeta ne boten e cuditshme

    Ne fronin mbreteror u ngjita ,me vule dhe unaze
    Dhe para sulejmanit zbuta gjithe shpirtrat e perbindshme

    I hyra zjarrit plot me flake qe trendafile u bene
    Mes lulesh shkova ,permes zjarresh me purpur ,te magjishme

    Dhe kur u bera perle rashe permei lendinen –toke
    Ne u ngritsha prape qiellit lart ,me pret kuror e hijshme

    Cdo kohe qe erdhi pas shamsiut vijoi kete kenge
    Po une i pari e kendova me zera te mahnitshme


    xheladin rumi

    I ETUR JAM

    Zbuloma fytyren : per kopshte trendafilash- i etur jam
    Cilma gojen. Per malte prej vese te embel- i etur jam
    Dhe cadren e reve largoje ,o diell tregoje fytyren
    Gezim le te sjelle kjo rreze e ndritur –i etur jam
    Ky zeri im me grish per larg te fluturoj
    Nga dor e mbretit si skifter ,drejt enderrimesh shkoj
    Me zemerim me pate thene : ik prej meje !
    Per zerin tend ,dhe kercenues qofte –i etur jam
    Drejt meje qe nga kopsht i aferm,fry moj ere
    Arome vese mengjezore te nuhas – i etur jam
    Nje njomesi lart qielli hedh si fryme e befte
    Per kaltersi ,furtune deti –i etur jam
    Si ritma qe leshon JAKUPI . “oh cme gjeti” kjo thirrja ime
    Te shoh JUSUFIN te me rritet – i etur jam
    Pa ty dhe ky qytet plot zhurme –porsi burg
    Kerkoj nje shkemb ne shkretetire – i etur jam
    Me kupen mbushur sheshit shkoj ,me krelat prane
    Nga pjergulla nje leng shijoj dhe valle hedh
    Mes njerzish shpirterisht te varfer dot nuk rri !
    Me prufte fati miqesi –Aliu, Rustemi-etje kam
    Nje bukuri ne duar njerzish-pluhur i imte
    Per prurje te begata tokes thelle –etje kam
    I varfer jam,po sdua gureza te ngjyrta
    Per gure te medhenj ,si shkemb me drite –i etur jam
    Kur shoh perreth trishtime njerzish ,hidherohem
    Gezimin qe sjell lengu I rrushit deshiroj
    Nen egjiptiane heq ky popull –zemra nxin
    Per nje moisi ,te birin e imramit –etje kam
    Do thone: kerkuam e se gjetem!
    Kuroren e endrrave te mija kerkoj-I etur jam
    Plot sharje turmash te pamend ma mbyllen gojen
    Ne vend te kenges ,lot te hidhur po gelltis
    Vertitej sheiku rreth qytetit me kandil
    Qe shtegu i njerzve te mos mbyllet – i etur jam
    Po shpirti im lakmi synimesh pat me kohe
    Perjetesia ne themel te botes qofte- i etur jam
    Prej botes i fshehur rri ai ,po ne cdo pamje gjendet
    Drejt fshehtesise qe ze fill ,shpirti shkofte – i etur jam
    Rrefimin e besimit bej – mu deh kjo zemer !
    Si pije vjeshte per besim u shndrofsha –i etur jam
    Lahute dashurie tingellofsha –jehon e saj
    Si tingull i hazretit ne parajse,kur dergoi-i etur jam
    Per dashuri te flakte ja merr kenges kjo lahute
    Se lote dhembshurie enderroj prej zoterijsh te larte
    O shams ti krenari tibrizi ,na ndiz agimin e zjarrte
    Dhe per ballkizin sihariq dergo –arome fjalesh –i etur jam

    XHELAUDIN RUMI- 1207-1272
    O JU QE BUKURIA JU VERBON

    O ju qe bukuria ju verbon ! prej kohesh zemra ime dashuron
    Ne gjume dashuror ky shpirt po lengon ! prej kohesh zemra ime dashuron

    Kudo perreth ishte nje tymnaje dhe bota zinte fill
    Qe atehere nis kjo ndjenje dhe zemra dashuron

    Dhe vit per vit ne mijera vjet u gdhend fytyra ime
    Qe se kur lindi dhe gjallon ,kjo zemer dashuron

    Qe kur zoti pyeti njerzit :a jam une zot mbi ju?
    Gjeta kuptimin qe kerkon! Kjo zemer dashuron

    O engjej,ju qe botet mbani pezull !
    Ngrijeni lart diturine ne fron !kjo zemer dashuron

    I beni fjale diellit tim: rumiu erdhi ne tibriz
    Rumine dashuria e pervelon ! prej kohesh zemra dashuron

    Kush eshte ai qe e quaj diell tibrizi??
    Pishtar qe te verteten na tregon ! prej kohesh zemra ime dashuron

    xhelaudin rumi


    RANISHTE ,SHKRETETIRE PA KUFI

    Ranishte shkretetire pa kufi
    Pa fund rrefimi im dhe shpirti i tij
    Nje bote –shembellim kerkon te mare
    Mes saj fytyra ime valle ku rri ??
    Nese te del perpara koke e prere
    Qe tatepjeten mer e sndalet dot
    Ta pyesesh per te fshehtat qe ajo di
    E fshehta del ne shesh me siguri
    Cdo ndodhte valle veshi po te kapte
    Si flasin zogjte me kenge e cicerime ?
    Cdo ndodhte kur prej tyre te kuptoje
    Te sulejmanit perla e gjithesi –fshehtesi
    Si rob i gjithesise cte rrefej?
    Cna thote qielli valle ,ne lartesi?
    S rri dot i fshehur kur cdo cast me shtohet
    Tronditje te tille qe se ndjeu njeri!
    Thelleza dhe skifteri qe ngrihen lart
    Ne mjegull kane fole ,ne lartesi
    Ku ngrihet qiell i shtate ,te saturni
    Ky yll i botes ndrit me farfuri
    Tej shtate qiejsh a nuk ka mbi kupe
    Te tjera vende tej ne largesi ?
    Po kupat qiellore ne c i duam ?
    Kur token kemi cak e dashuri
    Qe shkumberon dhe e vetmuar rri
    Se perralla jone pa shpirt po hesht ne zi
    Salah-ed –dini kendoi bukurine
    Kjo ngrihet mbi cdo mbret e mbreteri

    Xhelaudin rumi

    E PASHE SOT MIKESHEN TIME

    E pashe sot mikeshen time,me turbanine praruar
    Shtepise rreth e rrotull vinte me capin e nxituar

    Dhe harku i saj kumbim te embel perhapte me laute
    Ashtu sic shkrep nje gur sterralli kur ndez eshken e bute

    E dehur ,e dalldisur fort ca vargje po kendonte
    Sakine therriste qe ti vije,tek kenga e trazonte

    Pa vjen sakiu,pa nje pa dy ,me broken e kerkuar
    Dhe ne ate kupe qe shndrit hedh veren e bekuar

    Ne leng te thjeshte a ke pare ,ke pare ndonjehere
    Se si del nga flaka-gjarperushe nga gota plot me vere?

    Sakiu me fytyren hene ,ve kupen mbi cardak
    Perkulet lehtazi dhe ulet te puthe ate prag

    Sakaq me gaz e shtrejta ime merr kupen e lartuar
    E pi, gelltit nga lengu i saj me etje te pashuar

    Te artat floke u shkendijuan me nje shkelqim te befte
    Kujtoi kohen se si ish dhe neser si do te jete

    Nje diell i se vertetes jam! Jam dashuria vete !
    Ne shpirtin e dremitur hedh mahnitje,lumturi dhe jete1

    Xhelaudin rumi

    PIKTOR UN JAM

    Piktor une jam dhe rikrijoj cdo cast fytyren tende
    Nuk harroj as dite as nate ,gjithmone e kam ne mende

    Portrete shume vizatoj ,me shpirt i gjalleroj
    Por mu ne zjarr i hedh kur shikoj fytyren tende

    Oh kush je ti moj bukuroshe ,qe sjell nje afsh prej pranvere?
    Si ere e ngrohte shkretetire prej endrrash me permende

    Me hyre thelle mu ne shpirt ,me afshin tend u deha
    Binjaku yt u be ky shpirt ,me mall edhe me endje

    Cdo pike gjak ne dejet e mi bucet vetem per ty
    Dhe balte e pluhur kam zili ,kur shkel ti ne ato vende

    Ky trupi im i brishte mbet ,prej balte dhe prej uji
    Po kur je ti une vetetij –buroj nje drite argjende

    Xhelaudin rumiu

    CNA SHOHIN SYTE :SHEMBELLIM…..

    Cna shohin syte shembellim ,brendia thelle mbetet
    Ajo nuk vdes ,po vetem vdes cfare syrit tone I shfaqet

    Mos u anko per driten qe iku,mos qa per tingellimin
    Se syri yt nuk shihte tjeter,pervecse pasqyrimin

    Po cjemi ne ,cberthame kemi,kur vijme ne kete jete?
    Metaformoza behet shkalle ** i ngjitemi perpjete

    Dhe lart ne efir u bere gur ,pastaj nje bar mbi dhe
    Ne kafshe u ktheve ,te ky shnderrim nje e fshehte qe se njeh

    Po ja tani je njeri,me mend dhe dituri
    Fytyre balta sec na mori ,po balte gjithsesi

    Do behesh engjell pasi kreve nje udhe fort te gjate
    Edhe si cak sdo kesh me token por majen me te larte

    O shams ti zhytu ne humneren dhe zbrit nga lartesite
    Ne nje pike uji pasqyro te deteve kufijte

    Xhelaudin rumi


    JU QE ZOTIN PO KERKONI

    Ju qe zotin po kerkoni ne qiellin plot kaltersi
    Lerini keto kerkime: AI -JU-e JU –AI1

    Te derguarit e zotit ,ju qe sollet nje profet
    Jeni shpirt e shkronj e ligjit ,dhe spiritualitetit madheshti

    Shembellime perendie qendisni kryq e terthor
    Po ne thelb ju nuk kuptoni se ceshte kjo perendi

    Si burim pavdekesie ,ju shperberje sdo te keni
    Jeni shtroje e te madhenushmit, ne hyjnorin fron te tij

    Po perse valle kerkoni cka ska humbur ndonjehere
    Qe nga koka gjer te kembet,hidh nje sy je vete ti

    Doni qe ta shihni zotin drejtperdrejt e sy nder sy?
    Hiqni nga pasqyre e shpirtit ,nam,ego,e pluhurin e zi

    Dhe pastaj porsi rumiu ,me ndricim vertetesie
    Shihni veten ne pasqyre,si me e larta madheshti

    Xhelaudin rumiu


    poezite e RUMIUT jane mare nga libri : poezi klasike persiane

  13. #13
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Pranvera ėshtė Krishti

    Ēdokush ka ngrėnė dhe rėnė nė gjumė. Shtėpia ėshtė bosh.
    Ne shėtisim nė kopėsht tė lemė mollėn tė pjekė pjeshkėn,
    Tė pėrēojmė lajme ndėrmjet trėndafilit dhe jaseminit.

    Pranvera ėshtė Krishti,
    Qė ngre bimė martire prej qefinėve.
    Gojėt e tyre tė hapura nė mirėnjohje, presin tė puthen.
    Shndrritja e trėndafilit dhe tulipani tė thonė se njė llambė
    Ėshtė nga brenda. Njė gjethe dridhet. Unė dridhem
    Nė bukurinė erore si njė mėndafsh Turkmenistani.

    Era ėshtė Shpirti i Shenjtė.
    Pemėt janė Mari.
    Shih si burrė e grua luajnė lojra dinake me duart e tyre.
    Perla resh prej Edenit hedhur pėrmbi tė dashuruarit,
    Si ėshtė zakoni i martesės.

    Era e kėmishės sė Jozefit vjen tek Jakovi.
    Njė e qeshur Jemeni dyllė i kuq dėgjohet
    Nga Muhamedi nė Mekė.

    Ne flasim pėr kėtė dhe pėr atė. Nuk ka pushim
    Pėrveēse nė kėto ēaste degėzuese.
    wrong verb

  14. #14
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Ti je granite.
    Une jam nje gote vere bosh.
    Ti e di kur prekemi c’ndodh!
    Ti qesh si dielli qe qesh kur del
    Me nje yll qe ne te perhumbet.
    Dashuria me hap kraharorin, dhe mendimi
    Kthehet ne sinoret e tij.
    Durimi dhe konsideratat racionale ikin.
    Vetem deshira qendron, duke lotuar dhe percellonjese.
    Ca burra bien ne rruge si rrecka te hedhura.
    E, pa care koken, mengjesin tjeter
    Galopojne me qellime te reja. Dashuria
    Eshte realiteti, poezia eshte daullja
    Qe na therret ne te. Mos u anko
    Per vetmine! Lere gjuhen frigashe te kesaj teme
    Te gjeje te care dhe te rrjedhe pertej. Prifti le te zbrese
    Prej kulles se tij e te mos ngjitet me.
    wrong verb

  15. #15
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Kėshtu

    Nėse cilido tė pyet
    Se si do tė duket kėnaqsia e pėrkorė
    E tė gjithė dėshirave tė tua seksuale,
    Larto fytyrėn dhe thuaj,
    Kėshtu.

    Kur dikush pėrmend hijeshinė
    E qiellit tė natės, hip pėrmbi ēati
    Kėrce dhe thuaj,
    Kėshtu?

    Nėse cilido do tė dijė “shpirti” ē’ėshtė
    A “merma (aroma) e Zotit” ēdo tė thotė,
    Pėrkul kokėn drejt tij apo saj.
    Mbaje fytyrėn atje ngjitur.
    Kėshtu.

    Kur dikush pėrmend imazhin e vjetėr poetik
    Tė reve qė pak nga pak zhveshin hėnėn,
    Zgjidh me ngadalė kotkė mė kotkė
    Rripat e rrobės tėnde.
    Kėshtu?

    Nėse cilido habitet si Jezusi ngriti tė vdekurin,
    Mos u pėrpiq tė shpjegosh mrekullinė.
    Puthmė nė buzė.
    Kėshtu. Kėshtu.

    Kur dikush pyet se ēdo me thėnė
    “tė vdesėsh pėr dashurinė,”
    ver gishtin
    kėtu.

    Nėse dikush pyet sa i gjatė jam,
    Vrenjtu dhe mat me gishta
    Hapėsirat nė mes rrudhave nė ballė.
    Kaq i gjatė.

    Shpirti herė-herė e le trupin, pastaj kthehet.
    Kur dikush nuk e beson kėtė,
    Kthehu nė shtėpinė time.
    Kėshtu.

    Kur dashnorėt rėnkojnė
    Historinė tonė tregojnė.
    Kėshtu.

    Unė jam njė qiell ku shpirtrat rrojnė.
    Kundro nė kėtė blu tė thellė
    Ndėrsa flladi thotė njė tė fshehtė.
    Kėshtu.

    Kur dikush pyet ē’duhet bėrė atje,
    Ndiz kandilin nė dorėn e tij.
    Kėshtu.

    Si erdhi era e Josefit tek Jakovi?
    Huuuuu.

    Si ju kthye Jakovit shikimi?
    Huuuu.

    Njė erė e lehtė pastron sytė.
    Kėshtu.

    Kur Shemsiu kthehet prej Tabrizi
    Ai do zgjasė kokėn mbas cepit tė derės
    Pėr tė na kapur nė befasi.
    Kėshtu.
    wrong verb

  16. #16
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Duke folur permes deres

    Ti the, “Kush eshte te dera?”
    Une thashe, “Skllavi yt.”

    Ti the, “Cfare kerkon?”
    “Te te shoh dhe te t’ perulem.”

    “Sa gjate do te presesh?”
    “Derisa te me therresesh.”

    “Sa gjate do te gatuash?”
    “Deri diten e Ringjalljes.”

    Ne folem permes deres.
    Une u zotova per nje dashuri te madhe
    Dhe se jepja gjithe boten
    Qe te isha ne ate dashuri.

    Ti the, “Te tilla zotime kerkojne deshmitar.”
    Une thashe, “Ky mall, keta lote.”

    Ti the, “Deshimtare te diskredituar.”
    Une thashe, “Sigurish qe jo!”

    Ti the, “Me ke erdhe?”
    “Me perfytyrimin magjik qe ti me dhe.”

    “Pse erdhe?”
    “Myshku i veres tende ishte ne ajer.”

    “C’qellime ke?”
    “Miqesi.”

    “C’kerkon prej meje?”
    “Bamiresi.”

    Atehere ti pyete, “Ku ke qene me rehat?”
    “Ne pallat.”

    “Cka pe atje?”
    “Gjera te mrekullueshme.”

    “Po pse eshte kaq i boshatisur.”
    “Sepse gjithe ate ta marrin ne cast.”

    “Kush mund ta beje kete?”
    “Ky dallim i qarte.”

    “E ku mund te rrosh i sigurt atehere?”
    “Ne dorzim.”

    “Po ky cka jep?”
    “Nje paqe qe na shpeton.”

    “Nuk ka rrezik per shkaterrim?”
    “Vetem c’te kalon ne rruge,
    Brenda dashurise tende.”

    “Si ecet per atje?”
    “Ne persosmeri.”

    Tani qetesi. Nese them me shume nga kjo bisede,
    Ata qe degjojne do braktisin vetvetet.

    Atje s’do te kete as dere,
    As cati dhe as dritare!
    wrong verb

  17. #17
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Dashuria dhe unė flasim

    Dashuria thotė, Ti s’mund tė mė mohosh. Provoje.

    Unė them, Po, ti shfaqesh prej askundit
    Porsi flluskat nė verė, kėtu, pastaj jo.

    Dashuria thotė, Burgosur nė trupin-shishe,
    Duke kėnduar nė banket.

    Unė them, Kjo ekstazė ėshtė e rrezikshme.

    Dashuria thotė, E gjerb ditėn e shijshme,
    Derisa nata ma heq kupėn tej.
    Pastaj unė kėmbėngul qė nata ta kthejė.
    Drita qė shoh pranė kurrė nuk ndryshon.

    Arabėt e quajtėn verėn me fjalėn mudam,
    Qė do tė thotė e vazhdueshme. Mė dhe mė dhe mė,
    Sepse pijetarėt e verės kurrė s’pijnė mjaft.

    Uji i realizimit ėshtė vera qė nėnkuptojmė
    Ku dashuria ėshtė lėngu, trupi yt flakon.

    Hijeshia rrjedh nė tė. Forca e verės
    Thyen shishen. Kjo po ndodh tani.

    Ujii zgjimit bėhet ai qė shtie,
    Vera vetė, dhe ēdo pjesmarrės nė banket.

    S’ka metaforė ta mbajė kėtė tė vėrtetė
    Qė di si tė mbajė sekretin
    Dhe kur tė shfaqė veten.
    wrong verb

  18. #18
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Ėmbėlsim i zi

    Trualli merr blerim. Njė daulle nis.
    Vėrejtjet nė zemėr mbrijnė nė shtatė volume.
    Pena ul kokėn
    Ti japė njė ėmbėlsim tė zi fletės.

    Planetet shkojnė ku tė duan.
    Afėrdita tėrhiqet pranė Yllit Polar.
    Hėna mbahet tek Luani.

    Mikpritėsi qė s’ka tė dytė ėshtė kėtu.
    Ne shihemi nė sytė e njėri-tjetrit.

    Njė fėmijė ėshtė pėrsėri njė fėmijė
    Edhe mbasi ka mėsuar alfabetin.

    Solomoni ngre kupėn e tij tė mėngjezit maleve.
    Ulu nė kėtė tendė,
    Dhe mos dėgjo grindjet fetare.
    Rri nė heshtje ndėrsa thithim pranverėn.
    wrong verb

  19. #19
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Pa ja kėrkuar

    Ai qė sjell verėn e bekuar
    Shtie sėrish, pa ja kėrkuar.

    A i kėrkon hėnės tė ngrihet
    Dhe tė japė sa ka dritė?

    Kur ushtarėt shpėrndahen nga rreshti
    Me lejė pėr njė festė,

    Kur njė dorė qė po humbet
    E arrin dhe dorėn qė e shpėton prek,

    Kur njė kandil ndizet pranė
    Kandeljerit me pasqyrė nė anė

    prania jote mė hyn nė shpirt.
    wrong verb

  20. #20
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Rubai 53

    Sapo tamburi nis te marre nje melodi
    Zinxhire keputen e zemra s’gjen qetsi.
    Sepse nga telat avazi i dikujt fshehur
    Del e m'thote: O shpirt i lodhur eja ti.
    wrong verb

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •