Kepucet e vjetra ne qoshen e dhomes jane thjesht perqeshje meridianesh, bile edhe me keq, amanet qe nuk ka te bejne fare me stinen ku jetojme. Kepucet e vjetra ne qoshe te dhomes jane rezymeja e historise sime, e gdhendur nga shiu i stineve ku jam kycur. Shiu eshte i imi ndersa mbreti vazhdon te flere mbi poltron. 1 shekull gjume, dhe ende nuk ka gerrhitur, e une arratisjet kam lidhur me gjumin e tij. Jam nje stine me vonese, bile me shume, nje shekull.Mjafton nje gerhame e vogel dhe rrebeshi i tyre do te me shtyje drejt kepuceve te vjetra atje ne qoshen e dhomes. Zgjimi, per te as qe behet fjale. Sa shume kam pritur. Tani me rendojne te gjitha, por me shume deshira per tu polenizuar. Deshira per te prekur gjithcka te dashur me gjithcka qe mund, deshira per te kafshuar, per tu gjakosur, per te rilindur brenda nje tjeter ikjeje, per te rilindur brenda kepuceve te mia. Ato vazhdojne te qendrojne ne cep te dhomes, e une i lodhur jam prej shtegetimit qe ende se kam filluar. Mbreti vazhdon te flere mbi poltron per mese 1 shekull tani. Kepucet e vjetra shikoj dhe mendoj " Sa shume kam ecur, sa shume kam per te ecur"....
Krijoni Kontakt