Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Ko
    Postime
    63

    mbi koke me rri edhe me ndrit

    -nėnės sime-

    Gjithnjė po bėhesh mė e krrusur,
    Sikur po i afrohesh tokės!
    Unė jam atje,nė sytė e rrudhur,
    Ku ėshtė fillimi i gjithė botės!


    Gjithnjė po bėhesh mė e vockėl,
    Ku e ke futur gjithė atė shpirt!?
    Si hėnėz e ngrėnė brenda dhomės,
    Mbi kokė mė rri edhe mė ndrit!


    Gjithnjė po bėhesh mė e lehtė,
    Mos ke ndėrmend qė tė largohesh!?
    Mė bėj njė shenjė e ngjitem vetė,
    Qiellit t’i them qė do vonohesh!

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Pershendetje Skender.

    Lexoj emra te njohur keshtu dhe me duket sikur jam akoma tek pallati i kultures Korēė, duke kerkuar ndonje salle bosh per te studjuar.

    Me pelqyen poezite (edhe ato tek tema tjeter)!

    Gezohem qe e ke gjetur deren e forumit Shqiptar!


    Fioralba

  3. #3
    Hu
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    fole
    Postime
    86
    Sidomos me strofen e fundit ja ke lujt fene ndjenjave.

    Sill edhe te tjera.
    Marre nga legjenda me 5 vellime "Qerosi, vellezerit dhe Kucedra".

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-01-2003
    Vendndodhja
    pertej oqeanit
    Postime
    14

    Mbi koke me ri dhe me ndrit

    Me ne fund pas kaq kohesh me vjen mire qe poezite e tua filluan te levizin neper forum ti tani je drejtori i bibliotekes po une vazhdimisht di te te kujtoj si drejtorin e pallatit te kultures qe per mua ishte shtepia ime e dyte...................

    Je si hena, mojvajze, si hena,
    Qe tregon vec njeren faqe te saj !
    Ne u futsha, diku, aty brenda,
    S' do me mbash me te fshehta, pastaj !

    Mjere ti ,
    Po ke bere faj !

    Skender Rusi 17 tetor 1999
    Jeto te sotmen po pate kohe mendo pak dhe per te nesermen....lol

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Ko
    Postime
    63
    Vazhdon te mbetesh ai Koli i mrekullueshem i turneve te largeta ne Rusi e me tej. i mungon Korces, kurse pergjigjia jote me qeteson dhe me trishton njeheresh. Pershendetje! Skenderi

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    e ke qare me lot ate poezine e nenes o zoti Skender, edhe ato te tjerat i lexova, shume te bukura...
    me vjen keq qe nuk paskam lexuar ndonje nga librat e tu sa kam qene ne Korce...
    MtrX ubicumque felix

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-01-2003
    Vendndodhja
    pertej oqeanit
    Postime
    14

    Mbi koke me ri dhe me ndrit

    SHeeeeeeeeeeeeeeet mos na i nxir te gjitha sekretet, te kujtohet kur na mbeti raqi pertej kufirit te polonise si dhe fiqoja qe na shpetoi se prituri ne dogane mbas vajtjes ne banje te fiqos vajti dhe komandanti i doganes polake dhe sapo doli qe atje thiri me te madhe hape trarin shpejt te ikin keta se jane vone ....hahahaha me mall te shkruaj drejtori i grupit te baletit.
    Jeto te sotmen po pate kohe mendo pak dhe per te nesermen....lol

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    ...Mua nuk me del nga mendja dialogu boteror qe bere me ate vajzen nga Londra ne Rusi: kur ajo te tha qe ishte nga Londra, ti kembengule me tej: Do you speak English?...dhe ajo vdiq se qeshuri me ty o Michael Jackson i grupit!
    ERIS RUSI

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Ko
    Postime
    63
    Koli, dalin llafet, e rri ne vend ti pastaj. Te mbahet mend kur perktheje me ndjese paste Naske Bicollin. ai thoshte ne Rusisht, sapo jemi kthyer nga Rusia, ti e perktheje sapo jemi kther nga KIna, e ai percente perpjete, kurse autobusi qeshte me gjithe shofer simpatikun, qe s'ia mbaj mend emrin. Sa ke ti...Me mire te te pershendes me nje poezi:

    KRYQĖZIM
    Tė lutem
    Hiqe kremin vishnjė tė buzėve,
    Qė tė tė ndjej kur tė tė puth!
    Kush kryqėzohet me poetin
    O bėhet Krisht,
    O bėhet shrumb!


    Tė lutem
    Hiqe najlonin rozė tė natės,
    qė mes nesh mos ketė
    asgjė pa shpirt!
    Kush kryqėzohet me poetin
    O bėhet shkrumb,
    O bėhet Krisht!


    Tė lutem,
    Erdhi casti tė shuash qirinjtė.
    U ndezėn zemrat. Mjaft tani!
    Kush kryqėzohet me poetin
    O bėhet Krisht,
    O-Perėndi!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-01-2003
    Vendndodhja
    pertej oqeanit
    Postime
    14

    Mbi koke me ri dhe me ndrit

    Faleminderit Skender qe mi kujton disa nga momentet me te bukura te udhetime tona , si dhe rusia do ngelet gjithmone ne krye te tyre po nje nga kujtimet time me te bukura ka qene ne dy dite e fundit qe ishim ne rusi kur une pergatita planin me lindita theodhorin qe ti thoshte naske bicollit qe qeveria ruse naten e fundit do u jepte te gjithe meshkujve shqiptare nga nje femer ne dhome , se po ti thosha direkt une nuk do e besonte ai, dhe i tha lindita dhe naska erdhi direkt tek une dhe me pyeti ne dija gje une per kete apo jo , dhe une i thashe qe e dija po as qe me bente pershtypje fare se e dija qe do fitonim kupen, por ai me tha ok mire e ke ti po une duhet te ha ndonje gje me shume vitamina qe te mos e turperoj korcen sot dhe e mori shume seriozisht, dhe me shume emocione deri sa i thame qe ishte shaka......
    Jeto te sotmen po pate kohe mendo pak dhe per te nesermen....lol

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •