Kjo eshte nje pyetje te ciles njeriu ja ben vetes zakonisht sepse vetem ne zemer mund te gjendet. Secili e kupton ashtu si e kupton, dhe per kete asnje nuk ka faj.
Une mendoj , i sugjeruar dhe nga feja, qe Zoti na krijoji si qenien me te mrekullueshme ne univers, me shume aftesi te mrekullueshme por keto aftesi dhe te miren tone ne e fshehim dhe e mbysim duke mekatuar, nga egoizmi jone,nga menyra e jeteses, etj.
Ato aftesi jane aty dhe ne nuk dime se si ti perdorim.
Sigurish do dinim sikur te benim ate qe na kerkon Zoti.
Tani pse na krijoji Zoti, kjo shkon jashte aftesive mendore, edhe pse ne Kur'an thuhet se na krijoji qe ne ta adhurojme ate nuk besoj se Zoti ka nevoje per adhurim, jemi ne qe kemi nevoje te adhurojme ate.
Mbase eshte e vertete qe e kemi te kote te imagjinojme cka jashte botes qe njohim sepse sic e ka thene vete Zoti , eshte e kote, mendja jone nuk arrin ta konceptoje.
Rendesi per mua ka qe nje Zot ekziston dhe le te perpiqemi te jemi sa me te drejte pa i rene me qafe njeriut.
Krijoni Kontakt