Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327

    ''SIPERORE'', Shaban Sinani.

    ''En sė dashunit botėsė sanė''...

    Ne qofte se, sic thuhet, cdo perkthim eshte njeheresh edhe rikrijim, nje perkthim i ndaluar eshte edhe krijim, edhe, ne nje fare menyre, mosperfillje rreziku. Dom Gjoni i Bdek (Benedikt) Buzukut e ndermori i pari nismen per t'i treguar popullit te vet ''si vjen me thashunė shqip'' fjala e zotit, ne nje kohe nderrimi zakonesh e moralesh. Kohera te tilla qellojne rralle, nje here ne qindra, per te mos thene mijera vjet. E tille ishte epoka e Rilindjes. Nje popull qe nuk mungon ne kohera te tilla, tregon lartesine e kultures dhe te qyteterimit te vet.
    I nisur per t'u botuar si homazh i merituar ndaj 400-vjetorit te librit te pare ne gjuhen amtare (1555-1955), pas me se nje dekade endjeje nga nje ndermarrje botuese ne tjetren, ''Meshari'' i Gjon Buzukut ( titull i studiuesve, ne kuptimin '' libėr i meshėve''), i punuar mjeshterisht nga prof. dr. Eqrem Cabej, me se fundi arriti te dilte ne drite, i shtypur ne nje tipografi rumune. Por fataliteti i se keqes s'iu nda as ne kohet moderne.
    Ate vit qe u botua - 1968 - ne Shqiperi pati shperthyer nje furi antifetare dhe ndoshta vetem rastesia, po ajo rastesi fatlume qe e solli deri ne ditet tona kopjen e tij te vetme, e shpetoi nga kthimi perseri ne leter. Pasuan dhe afro 20 vjet ndrymje ne depo, derisa u arrit te kuptohej se ishte fjala per nje monument te vertete kulturor e jo thjesht per nje ungjill, dhe pastaj u shit pa ze.
    ''Meshari'' mbijetoi gati-gati si nje veper e padashur. Meritonte kryet e vendit, por shpesh gjeti mosperfilljen. Duhej te ishte fillimi i cdo biblioteke shqiptare, por ende, edhe sot e kesaj dite, gjendet me shumice i harruar ne raftet e pasme te librarive. Galilei, qe permbysi perfytyrimin biblik mbi rruzullimin, pati fatin qe para dy- tre vjetesh te rehabilitohej edhe nga Vatikani, kurse ''Meshari'', ai qe e shpalli shqipen gjuhe letersie, me modestine e veprave te medha, pret dhe ka akoma kohe te prese qe vendin e harrimit ta zere rinjohja; pret nje antologji te letersise se vjeter; pret nje botim kritik copash te zgjedhura per nje lexues te gjere; pret , me se fundi, qe te mos cmohet thjesht si liber per prifterit, si manual sherbesash, si botim i destinuar qe ne krye per eliten klerikale, por si produkt i Rilindjes Evropiane, si deshmi e lidhjeve kulturore te vatres sone me kete epoke te madhe, si shprehje e asaj te vertete te njohur historikisht, qe shqiptaret nuk mbeten prapa ne kohera heroike, por dhane e moren bashke me popujt e tjere per perparimin e njerezimit.
    I njohur e i vleresuar me shume ne bote se ne vendin e tij, ''Meshari'' gjithashtu e nencmon bujen. Ai ka mbijetuar ne saje te vetvetes.


    vijon...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dordi1 : 03-11-2003 mė 17:57

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  3. Shqiptari, babai i 31 femijeve
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 15-02-2004, 23:11
  4. Shaban Sinani per Kadarene dhe Shuteriqin
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-11-2003, 03:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •