Spekullimi, nuk ulen interesat per kredite
Nese per interesat e depozitave ne leke bankat e nivelit te dyte kane reaguar para se, Banka e Shqiperise te merrte vendimet zyrtare per uljen e normes baze te interesit, nuk ka ndodhur keshtu per interesat e kredive ne leke. Disa prej bankave te nivelit te dyte publikuan per mdjan normat e reja per depozitat duke u nisur nga politikat e reja monetare te Bankes se Shqiperise, por pa njoftuar asgje per interesat e kredive, qe sipas teorive ekonomike duhet te ishin ulur menjehere me uljen e ineteresave te depozitave. Normat e interesave per kredite qe ofrohen aktualisht nga bankat e nivelit te dyte ne vend luhaten nga 12 deri ne 16 per qind, ne baze te sejcilit sherbim. Nderkohe, qe interesat e depozitave ne leke luhaten ne kufinjte nga 5 per qind deri ne 8,5 per qind. Sipas kesaj situate, ne fakt kosto reale e parase paraqitet me e larte po te kemi parasysh se, bankat vjelin e interes per kredite gati nje here me shume se c'ofrojne per depozitat. Diferenca ndermjet interesave te depozitave dhe huave, sipas analisteve vazhdon te jete nje handikap ne sistemin bankar shqiptar per shkak edhe te mungeses se konkurences. Mbi 50 per qind e totalit te depozitave ndodhen ne Banken e Kursimeve, e cila eshte perjashtuar nga kredidhenia qe ne momentin e perfshirjes ne procesin e privatizimit, ketu e pese vite me pare. Ne kete situate ka nje mungese te theksuar konkurence, e cila ka deformuar edhe zbatimin e politikave monetare te Bankes se Shqiperise. Aktualisht financimi ndaj ekonomise nga bankat nuk eshte rreth 7 per qind e Prodhimit te Brendshem Bruto, nderkohe qe ky tregues ne vendet e tjera eshte 6-7 here me i larte, ndersa ne vende te zhvilluara kreditimi i ekonomise arrin edhe ne 100 per qind te GDP.