Close

Rezultati i Sondazhit: Martesa-fundi i dashurise??

Votues
62. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • martesa-kurorezim i nje dashurie

    46 74.19%
  • martesa-nje biznes i leverdishem

    8 12.90%
  • martesa-nje kontrate

    5 8.06%
  • martese nga halli

    3 4.84%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 4 prej 13 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 122
  1. #31
    Virtualisht prane jush Maska e AlbanianQT
    Anėtarėsuar
    16-07-2002
    Vendndodhja
    $$town
    Postime
    99
    Beba, sic thash me perpara une si person jam kundra kesaj...dhe nuk besoj se kam per ta ndrruar. Although, I respect your opinion.

    P.S. Ele una te puc tya shepshe je shuumm e mil.
    Our greatest glory, is not in never failing but in rising in each time we fall!

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Edhe pse shumica nga ju jeni te pamartuar dhe akoma adoleshente, po diskutoni per martesen sikur jeni martuar 3-4 here deri me sot

    Megjithate, une po ju them nje episod qe ndodhi para 1 jave teksa po coja me makine nje cift te moshuar shqiptar ne shtepine e tyre. Keta e duan shume njeri-tjetrin, kane 4 femije por flasin pak edhe shume e zihen shpesh me njeri-tjetrin. Dhe une me shaka i pyes:

    Si eshte me mire te martohesh apo te mos martohesh fare?

    Kete pyetje ja bera plakut 80++ vjecar por e degjoi edhe plaka nga pas, dhe ja se si u pergjigjen:

    Plaku: - "Jo, nuk ka si martesa se po nuk u martove nuk krijon dot familje, dhe po nuk ke familje, nuk je i nderuar e i lumtur".

    Plaka: - "C'eshte ajo fjale mor bir, njerezit e pamartuar nuk kane as nder e as namuz. Pastaj kur martohesh krijon familje dhe behesh edhe me femije. Femijet jane gezim i madh. "

    Plaku dhe plaka nuk kane shume shkolle tu japin formulime shkencore por kane rreth 60 vjet martuar bashke, me plot niper e mbesa. Tani kane njeri-tjetrin, dhe shijojne jo vetem berjet e qejfit por edhe ato grindjet e vogla me fjale.


    Martesa nuk eshte ZGJEDHJE e njeriut, eshte INSTITUCION qe ose e respekton, ose e shkel me kembe. Nuk ka lumturi jashte institucionit te marteses, dhe vetem bastardet jetojne nje jete te bastarduar. Bastarde jane te gjithe ata qe lindin jashte martese dhe nuk u behet vone as per nder dhe as per familje.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #33
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Me shume fjale te renda flet, Albo. Ate paragrafin e fundit nuk e kuptova mire. Dmth ata qe lindin jashte martese "bastardet" jane te tendencuar te mos martohen?! Ne praktike nuk ka ndodhur gjithmone keshtu. Martesa nuk eshte zgjedhje - sigurisht qe eshte zgjedhje. Eshte mekat te martohen edhe ata qe nuk ja kane "aberin" familjes, vetem sepse nje here duhet martuar. Pra ka njerez qe jetojne brenda martese dhe jane po aq "bastarde".

    Martesa nuk eshte varri i dashurise. Eshte nje zgjedhje qe njeriu ben per te kurrorezuar dashurine. Pas ketij kurorezimi, njerzit nuk duhet thjesht te dashurojne por dhe te respektojne. Ndersa dashuria jeton mbi lulet e veres, martesa jeton gjate gjithe stineve dhe duhet te jete e gatshme ti perballoje edhe deboren.

    Bashkejetesa me duket si rrugezgjidhje per te frikesuarit, "nga vetja" kuptohet.

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Postuar mė parė nga Fiori
    Me shume fjale te renda flet, Albo. Ate paragrafin e fundit nuk e kuptova mire. Dmth ata qe lindin jashte martese "bastardet" jane te tendencuar te mos martohen?! Ne praktike nuk ka ndodhur gjithmone keshtu.
    Femija ndjek nje "role model" qe ne te shumten e rasteve e gjen tek prindi. Ke te drejte kur thua qe praktika ka provuar edhe ndryshe. Jane bere studime dhe obzervime qe shumica e femijeve amerikane qe kane perjetuar divorcin e prinderve te tyre ne moshe te vogel, e kane te shenjte institucionin e marteses pasi e kane perjetuar vete dhimbjen e ndarjes se prinderve. Ata nuk duan qe femijet e tyre te perjetojne pikerisht ate dhimbje qe shkaktuan prinderit e tyre per ta.

    Martesa eshte mbase hapi ma i madh qe njeriu merr ne jete. Nuk besoj se ndonje njeri qe eshte martuar ne kete bote, e ka marre martesen me te qeshur pervec atyre qe bejne martesa formale sa per dokumenta. Me shume se "frike ndaj marteses" njerezit ndjejne medyshje dhe dyshim, qe i ben te vene ne pikepyetje vendimet e tyre. Kjo eshte thjeshte njerezore.


    A eshte martesa varri i dashurise?

    Njeriu duhet te provoje ndjenjen e dashurise ne jete, por kjo nuk do te thote se dashuria eshte gjithcka ne jete. Lulet e bukura te nje peme celin vetem per nje fare kohe gjate vitit. Ato te kenaqin me ngjyrat, bukurine e aromen e saj, por njerezit nuk u gezohen aq shume luleve se sa u gezohen frutave qe pasojne keto lule.

    Femijet jane frutet e dashurise, megjithese fatkeqesisht ne kohen qe jetojme kjo nuk eshte gjithmone e vertete.

    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Marli
    Anėtarėsuar
    15-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    16
    Jetojme ne nje kohe ku shume gjera jane bastarduar.
    Te shofesh pjesen me te madhe te familjeve amerikane te qahet.
    Te rritur me lirine per te bere c'te duan, ata abuzojne, duke ndikuar negativisht jo vetem tek vetja dhe bashkeshorti/ja, por tek femijet qe e vuajne shume me teper.

    Ne rradhe te pare une nuk jam fare me bashkejetesen. Disa nga j'u thone -duhet bashkejetuar me nje njeri, qe t'a njohesh me teper.

    Sipas jush i bie qe nje femer/mashkull te bashkejetoje me aq ... njerez, derisa te gjeje ate qe i pershtatet (edhe kjo nuk eshte e sigurte nese do jete i/e fundit).
    Mua nuk do me nevojitej te bashkejetoja me nje cun, t'a njifja se si ishte. Pastaj nuk eshte e veshtire te njofesh nje njeri qe eshte i sinqerte me ty.

    Kemi qene vertet me fat qe u rritem ne nje vend ku martesa ishte e shenjte. Asgje e keqe nuk vjen nga martesa. Perkundrazi, bashkeshortet behen me te pergjegjshem dhe padyshim (duke i bashkuar shume gjera) me te afruar me njeri tjetrin.

    Ndjej keqardhje per njerezit qe thone se "te jetosh me nje person eshte si te hash te njejtin ushqim c'do dite".
    Nqse dashuria eshte ne mes, dhe secili jep dicka me teper c'do dite qe t'a beje me interesante, nuk ke pse merzitesh. Martesa dhe familja eshte shume me teper sesa "sex" Jane ndjenjat, interesat e perbashketa, gezimi i femijeve, pse jo edhe zenkat qe lidhin nje familje.

    Keqkuptimet mund t'a prishin per momentin harmonine, por nuk mund te shkaterrojne nje martese me baza te forta.

    Jam me Albon. Martesa nuk eshte nje zgjidhje, por nje "vend"qe c'do responsible person duhet t'e hyje, dhe jo thjesht t'a vizitoje.

    Nuk behen prova me zjarrin. Pasi behesh me dy,tre kalamaj eshte budallallek te thuash qe nuk funksionoi. (pervec rasteve kur partneri te tradheton).

    Martesa nuk eshte varri i dashurise, por kurorezimi i saj.
    Bashkimi ben fuqine.

  6. #36
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    dua te martohem po nuk ma mban.
    jo se jam frikacake..... (edhe pse nuk jam trime)
    nese do mbetem pa martuar...(cili epitet do te me percjelle pervec bastardit)???
    kjo me shqeteson me shume se vet martesa.
    Nje e martuar e tradhetuar dhe e ndare?
    Nje e martuar tradhetare?
    Nje kopil....?
    Ndoshta une e vleresoj martesen si shume me te shenjte se sa ata qe e kane , kam frike ta mekatoj.
    Shiko, shumica mendojne dhe gjykojne se martesa mbyll vrimat e gardhit, dhe ngren moralin ben moralin ...
    ndonjehere mendoj se martesa eshte nje lloji superdozimi i jetes me hipokrizi.
    Une i adhur njerezit qe mbeten njerez pa u prekur fare nga bastardimi edhe pse kane mbetur jashte martese.
    Pse nje njeri u dashka te quhet i moraleshem dhe i afte pse qenka i martuar me shume se sa nje njeri i pamartuar.
    Aftsite, karakteri, dhe shume cilesi te tjera nuk i ve ne dyshim martesa.
    Martesa.... y sa problematike.
    Telash i madh me duket.
    A e perligjin martesen te gjithe te martuarit?
    A e duan martesen te gjithe te martuarit?
    A jane te martuar te gjithe te martuarit?
    Sa perqind prej te martuarve ne bote e vleresojne ate si me pozitiven gje qe kane bere ne jete.
    Nese nje i martuar paska qene i afte te martohet, pse nje i pamartuar u dashka te njihet si i paafte.
    (nje dite i thashe dikujt, ;- e vetmja gje qe me shtyn te mendoj e te deshiroj te martohem eshte se me duket vetja e paafte te mos martohem)
    Pse u dashka qe ta kushtezojme pasjen e nje femije patjeter me martese. (pse jemi dhe kush eshte kundra kopileve)?
    .....
    ohu kjo teme me tremb. Martesa me josh e me tremb nje heresh.
    po mendohem edhe per kete shume....
    edhe pse po mendohem vetem(...)


    po bashkjetesa pse qenka imorale?
    Tabu?
    nese fle vetem nga nje jave me ne partner te rastit, dhe cdo jave me nga nje partner kjo nuk eshte bashke jetese.
    qe te vendosesh per te bashke jetuar do te thote se je shume afer vendimit per tu martuar.
    sa ndryshon martesa nga bashkejetesa?
    Shumica e femrave e perdorin martese si kurth te mencurise e te nderit per ti mbushur mendjen me shume te tjereve dhe per ti futur kembet ne nje kepuce partnerit e per ta quajtur femrat e tjera prone te filanes mos e prek
    Martesa i sendison njerezit i ben si prona te patundshme .
    pihaaaaaaaaaa, ne shumicen e rasteve martesa eshte hipokrizi, dhe nje lloje loje qe je me shume i sigurt se fiton se sa humb.
    pune m edhe martesa, lumturi m kane edhe te martuarit
    megjitheate do ta ha edhe une kete m..... do ta provoj lol
    ja vlen edhe te martohesh.
    ashtu sic ia vlen edhe te mos martohesh.
    hajt urime beqarve me nga nje martese si ajo e deshiruara
    hajt urime edhe te martuarve
    mace u martofsh nje dite e me pare.
    qe te mesosh me nga afer c'eshte martesa.
    GEZUAR.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Martesa ėshtė njė urė nė mes ēthurjes dhe lumturisė.

  8. #38
    as e vogel,as e madhe Maska e kajsia
    Anėtarėsuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    ku????.........s“dihet.......diku
    Postime
    101

    Martesa-fund i dashurise?

    HEJ BEQARE E TE MARTUAR!

    Vjen nje kohe qe njeriut i duhet te vendose per nje menyre jetese te re dhe vendos te martohet,por shpejt kupton qe kjo seshte ajo qe kishte kerkuar apo enderruar.

    Thone qe martesa eshte nje marreveshje qe behet midis dy personave per te zgjidhur problemet e hallet qe u dalin,halle te cilat po mos ishin bashke nuk do ti kishin.


    JU SI MENDONI?
    A i vjen fundi dashurise me shfaqjen e marteses ne horizont?
    Njerezit gjithmone duan ate qe nuk kane dhe kur e fitojne ate, lodhen shume shpejt prej saj

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    thojne qe beqari rron si princ e vdes si qen...
    une per vete jam me 2 mendje.
    te martohem dhe te vdes si princ..duke vuajtur si qen..apo?
    kajsie na bere lemsh me keto pyetje
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  10. #40
    as e vogel,as e madhe Maska e kajsia
    Anėtarėsuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    ku????.........s“dihet.......diku
    Postime
    101
    hahahahahaha
    detyre e imja leci
    duhet te jesh shume i zoti dhe i duruar per te jetuar dhe per te vdekur si princ.
    Njerezit gjithmone duan ate qe nuk kane dhe kur e fitojne ate, lodhen shume shpejt prej saj

Faqja 4 prej 13 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sėmundja e dashurisė
    Nga ~Geri~ nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 21:54
  2. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  3. Piramida e dashurisė
    Nga titi-a nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:26
  4. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  5. "Familiaris Consortio" Papa Gjon Pali II
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 01:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •