Se shpejti, kredi strehimi pa hipoteke
Ministria e Rregullimit te Territorit, se shpejti do te nenshkruaj nje marrveshje me Bankat per liberalizimin e dhenieve te kredive per te blere shtepi. Nuk do te jete e nevojshme qe te leshe "peng" nje prone, toke, apo shtepi, nuk do te jete e nevojshme as qe te paguash 30 per qind te vleres se shtepise ne dore, apo ta kesh kete shume llogari bankare, mjafton qe te kesh te ardhura familjare mbi 60 mije leke te reja. Shteti do te dale garant per bankat

Denisa Xhoga

Drejt liberalizimit marrja e kredive per te blere shtepi. Ministria e Rregullimit te Territorit do te nenshkruaj se shpejti nje marrveshje me bankat per te dhene kredi me kushte lehtesuese, qe qytetaret e pastreh dhe familjet e reja te blejne shtepi. Nuk do te jete e nevojshme qe te kesh patjeter prona, ose llogari bankare per te marre kredi, por mjafton qe te kesh mbi 600 mije leke te ardhura familjare. Drejtoresha e Strehimit ne Ministri, Doris Andoni eshte shprehur se Ministria eshte duke bashkebiseduar me bankat ne menyre qe te bien dakort mbi lehtesirat per te marre kredi per strehim. Per bankat problemi kryesor ka qene dhe eshte mos garancia nga ana e personit per te paguar rregullisht kredine. Deri tani Bankat punojne ne baze te besueshmerise se klientit. Sipas Andonit nese marrveshja nenshkruhet shteti do te dale garant per pagesen e kredise se qytetarit.

Si merret kredi aktualisht

Per te marre kredi, per te qene te besueshem, disa lene "peng", nje shtepi tjeter, toke ne vendin ku banojne dhe ku Banka ka nje filial etj, duke e bllokuar ne hipoteke kete aset, deri ne shlyerjen e kedise. Ndersa disa banka te tjera japin kredi nese personi qe e kerkon ate eshte klient i rregullt i bankes, ka nje numer llagarie bankare te hapur dhe nje shume te konsiderueshme ne te, e cila duhet te jete te pakten sa 30 per qind e vleres se kredise qe do te marresh. Disa banka te tjera veprojne duke dhene 70 per qind te vleres se shtepise ne forme kredie dhe 30 per qind e paguan vete klienti. Ne keto raste kredi mund te marresh ne ate banke qe ka si klient firmen e ndertimit, ku ke prenotuar shtepine. Pra, kur paguan 30 per qind e vleres se shtepise, ajo derdhet menjehere ne llogarine bankare te firmes, po ne banken qe te jep kredine. Ne te gjitha rastet per te fituar minimalisht nje dhome e guzhine, te ardhruat familjare duhet te jene mbi 60 mije leke. Sipas Bankave interesat jane te larta, 10 deri 12 per qind, por ka edhe me te larta. Pra, aktualisht qe te marresh kredi duhet te jeshe mbi nivelin mesatar, gati i pasur. Por, shtepi nuk kane te varferit dhe ata qe sapo krijojne familje, ciftet e reja, qe nuk kane as prona dhe as llogari banakare. Tashme per ta garant do te dale shteti.

Kushtet e pritshme per dhenie kredish

Ministria e Rregullimit te Territorit ka vendosur qe kushtet e dhenies se kredive te jene keto: te ardhruat familjare mbi 60 mije leke, personat e punesuar ne familje te kene kontrate pune, dhe t'u jene paguar siguracionet rregullisht. Afati i shlyerjes se kredise eshte mbi 10 vjet deri ne 20 vite. Per nje shtepi nje dhome e guzhine, me 60 mije leke te ardhura, nje familje i bie te paguar mbi 20 mije leke ne muaj. Po kaq eshte dhe vlera e qerase. Pra, ne vend qe te japesh leke muaj per muaj per shtepine e tjeterit, paguan shtepine tende. Te interesuarit jane te shumte dhe ata kane mundesi qe t'i paguajneketo para, pasi po kaq dhe mos me shume po ju shkon jetesa ne banesa me qera. Pasi nje shtepi me qera eshte e perkoheshme dhe eshte bere rregull, qe kur shkon ne shtepine tjeter me qera, e paguan 6 muaj paradhenie.

DUHET TE SIGURONI

Te ardhurat familjare mbi 60 mije leke

Kontrate pune per te punesuarit ne familje

Vertetim nga sigurimet shoqerore

Fotokopje e pasaportes

Vertetim te ardhurash

PROBLEMI

Me statusin e te pastrehut, veshtire ta fitosh kredine

Nje pjese e familjeve te pastreha, kane fituar statusin e te pastrehut nga bashkite dhe komunat ku jetojne, por shumica nuk e ka paraqitur dokumentacionin ne Bashki. Sipas ligjit 20 per qind e vleres se shtepise jepet nga shteti dhe 80 per qind merren kredi. Gjate vitit te kaluar ne Tirane kane fituar kredi 14 familje me shtepi te ish-pronareve, por vetem 6 prej tyre e kane levruar kredine. Kjo pasi keta klient per Banken e Kursimeve nuk kane qene te besueshem, s'kane patur te ardhrua te mjaftueshme. Vetem ne Tirane jane 3600 familje te pastreha. Ata jane ndare ne tre grupe. Ne kategorine e pare perfshihen ata persona te cilet jetojne ne shtepite e ish-pronareve. Jane rreth 1360 familje, te cilat e kane nje cati mbi koke, por kesaj shtepi i kane dale ish-pronaret. Kategoria e dyte, e cila jeton ne kushtet me te veshtira perfshin te pastrehet e pastrehe. Metropoli shqiptar numeron deri 1100 familje te tilla, te cilat nuk kane asnje vend ku te fusin koken. Grupi i trete, jane te humburit nga firmat piramidale. Vetem ne kryeqytet jane me shume se 1200 familje.