Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 32
  1. #1
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    Statusi i Kosovës do bëhet realitet në pranverën e 2005

    Pasi të lexoni ktë lajm, iu lutem shprehni çfarë mendoni rreth këtyre gjasava sipas pyetjeve që kam poshtë këtij artikulli (Drini)

    Lajmi i orës 10:55 AM
    WASHINGTON (1 Nëntor) - "Respektimi i të drejtave të pakicave serbe është çelësi që do t'i sigurojë Kosovës pavarësinë." Kështu deklaroi eksperti për çështjet e Ballkanit, Poll Uilliams në një forum të organizuar në një universitet amerikan. "Të drejtat e pakicave serbe dhe kthimin i të zhvendosurve, janë çeshtjet që po vonojnë statusin përfundimtar të Kosovës," tha Poll Uilliams, profesori i Universitetit Amerikan për Drejtësinë. "Nëse shqiptarët do ta kishin bërë këtë do të ishin të pavarur. Komuniteti ndërkombëtar dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara ndërmorrën fushatën ushtarake në Kosovë pikërisht për të mbrojtur të drejtat e njeriut. E nëse ata i japin tani pavaresinë Kosovës, pa arritur më parë të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të minoritetit serb, do të kritikoheshin. Për hir të luftës, shqiptarët e Kosovës duhet të respektojnë të drejtat e serbëve", tha Uilliams, njofton "Zëri i Amerikës". Uilliams theksoi se standardi në bazë të të cilit duhet të gjykohet puna e qeverisë së Kosovës është ndërtimi i mekanizmave dhe miratimi i ligjeve që do të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të serbëve dhe jo numri i atyre që do të kthehen në Kosovë. Problemin e transferimit të kompetencave nga UNMIK-u tek qeveria kosovare, Uillims e shikon si të dyanshëm. UNMIK-u nuk i lëshon kompetencat pasi nuk beson se pala shqiptare do të mund t'i përdorë ato siç duhet, kurse nga ana tjetër udhëheqja e Kosovës nuk ka qënë në gjendje të shfrytezojë ato pak kompetenca që ka patur. Dialogu Prishtinë-Beogradë, tha Uillimas, do të vazhdojë në nivele teknike por dialogu i vërtetë do të jetë ai midis udhëheqjes së Kosovës, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Statusi përfundimtar i Kosovës do të përcaktohet midis Prishtinës, Uashingtonit dhe Brukselit dhe jo nga Beogradi. Profesori Uilliams është optimist se statusi përfundimtar i Kosovës po afron dhe ai parashikon që ky status të bëhet realitet deri në pranverën e vitit 2005. dxh/dxh (BalkanWeb)

    A mendoni se respektimi i të drejtave të pakicës serbe do të arrihet para pranverës së 2005-sës?

    A pajtoheni me Uilliams se koha që do të përcaktoj statusin e Kosovës do të jetë pranvera e 2005-sës?

    A mendoni se qeveria dhe politikanët e Kosovës do të jetë në gjëndje t'i përmbushi pikat që kërkon standarti gjeri në kohën e lartpërmëndur?

    Iu falemnderit për bashkbisedimin,
    Drini.

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Problemi i Kosovës

    BEOGRAD
    Shpallja e pavarësisë së Kosovës do të thoshte ndryshim i kufinjve, dhe kjo do të shkaktonte të ashtuquajturin "efekt të dominos", ka deklaruar zëvendës kryeministri i Serbisë Nebojsha Çoviq.
    Nuk mundet demokratëve shqiptarë të Kosovës t'ua jepni të drejtën të ndahen nga Serbia demokratike, kurse këtë të drejtë t'ua mohoni demokratëve serbë në Bosnjen demokratike", ka thënë Çoviq në një prononcim për Evropën e Lirë.




    Së pari Çoviq duhet të ketë parasysh faktin se Kosova ka pasur dhe edhe tani ka kufijtë e vet, bile deri më 1958 Kosova në territor të saj ka pasur edhe Shkupin e deri në Manastir e Veles në Maqedoni, e nga ana tjetër edhe Preshevën, Rozhajën, Beranin e deri në Tivar.
    Së dyti, nuk mund të njëjtësohet problemi i Kosovës me atë të serbëve të Bosnies, sepse siç e thashë edhe më lart Kosova ka pasur kufijtë e vet dhe ka qenë njësi konstituitive e ish-Jugosllavisë me të drejta të barabarta me republikat e tjera e bile edhe me të drejtën e presidencës, kurse Republika Serpska është një shtet i ri i krijuar me masakra dhe spastrime etnike dhe nuk njihet si entitet shtetëror deri në marrëveshjen e Dejtonit më 1995.
    Edhe pse këto dy probleme dallojnë si nata me ditën, dhe e ardhmja e Kosovës nuk mund të kushtëzohet me atë të Rep. Serpska të Bosnies, ne shqiptarët nuk kemi asgjë kundër bashkimit të kësaj rep. me Serbinë sepse ne në parim jemi për të drejtën e vetvendosjes së popujve, me zor nuk mund të jetojnë bashkë dy kombe të ndryshme e pse të mos ndahen atëherë kur edhe performanca e atyre popujve pastaj do të jetë shumë më e mirë.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Së pari, Uilliams dhe të gjithë duhet të kenë parasysh historinë e marrëdhënieve shqiptaro-serbe.
    Serbët gjatë 80 viteve të sundimit me dhunë të Kosovës:
    -kanë vrarë qindra-mijëra për të mos thënë miliona shqiptar.
    -kanë dëbuar dhunshëm qindra-mijëra prapë për të mos thënë miliona shqiptar nga trojet e pronat e tyre.
    -i kanë helmuar fëmijët shqiptar nëpër shkolla
    -dhe nuk kanë lënë gjë të zezë pa bërë, kolektivisht jo vetëm regjimi i Millosheviqit, në shqiptar dhe nuk kanë lënë shqiptar e familje shqiptare pa i bërë të zeza, disave më pak e disave më shumë.
    Pra, gjithë këto duhet pasur parasysh, para se të flitet për të drejtat e pakicës serbe në Kosovë.
    Është për tu pasur zili, falja që shumica e shqiptarëve u kanë brërë serbëve dhe nuk janë hakmarrur, gjë që do ta kishin bërë gjithë popujt e botës po të ishin në vend të shqiptarëve (me përjashtim të disa incidenteve të vogla individuale), dhe atë edhe pa kërkuar falje serbët për krimet që i kanë bërë në shqiptar e edhe me gjithë problemet e krijuara nga serbët gjatë pasluftës si krijimi i pushtetit paralel në enklavat e tyre, vrasja e shqiptarëve nga terroristat e Rojat e Urës dhe moslejimi i shqiptarëve të Mitrovicës së veriut të kthehen në shtëpitë e tyre.
    Pamvarësisht këtyre, shqiptarët duhet nuk duhet të futen në një thes me ta dhe duhet të mundohen
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    ...vazhdim

    që pakicat serbe të gëzojnë të drejtat e tyre, po sikur shqiptarët e Luginës së Preshevës që duhet të gëzojnë të drejtat e tyre.


    Në lidhje me kushtin që Uilliams iu jep shqiptarëve, mendoj se nuk është real, duke u nisur edhe nga gjithë këto që u thanë më lart por edhe nga natyra e problemit të Kosovës, zgjidhja e statusit nuk mund të kushtëzohet nga asgjë dhe mund të zgjidhet vetëm me referendum popullor në Kosovë, ashtu siç edhe i është premtuar delegacionit kosovar në Rambuje.
    Dhe kjo nuk ka asnjë arsye as të shtyhet deri më 2005 e as edhe një sekondë të vetme hiç fare. sepse nga kjo shtyrje askush nuk përfiton dhe të gjithë dalin të humbur, prandaj edhe duhet bërë menjëherë, e zgjidhja është ribashkimi me Shqipërinë.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    vaya con dios Maska e k63r
    Anëtarësuar
    30-08-2003
    Vendndodhja
    Sweden
    Postime
    8
    Eshte per qudi se si serbet në njeren anë kerkojn pavarsi per serbet ne tjera republika dhe ne anen tjeter mohojn kete per shqiptaret.Efekti i dominos eshte vetem pergjegje e pyetjes me nje pyetje tjeter te cilen ben pala serbe ne shkrimin e praqitur me lartë.Apo te themi se ketu behet nje kercenim indirekt se nese shqiptarve i pranohet pavarsia ateher sebet duhet gjithashtu te pavarsohen ne republiken e Bosnjes e gjithashtu ne enklavat serbe ne Kosov.Pra perseri aktualizohet strategjia e faktorit te destabilizimit te rajonit dhe se kjo eshte karta ne te cilen serbet me se shumti luajten por mjerisht edhe më se shumti fituan.
    dont wory bee happy

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Dodoni jam dakort me ty, pervec togfjaleshit te fundit. Se pari duhet pavaresia e Kosoves, nese do te dikutohej menjehere ribashkimi me Shqiperine kjo thjesht do ta bente te pamundur. Me pas eshte shume e lehte per dy shtete te pavarura te bashkohen si 2 gjermanite psh, por deri atehere Kosova duhet te krijojhet si shtet i pavarurme pare.

  7. #7
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    SHBA: Statusi përfundimtar i Kosovës nuk është çështje në rendin e ditës
    Lajmi i ores 7:55 PM

    PRISHTINE (3 Nëntor) - Administrata e SHBA ka deklaruar se problemi i statusit perfundimtar te Kosoves nuk eshte nje çeshtje ne rendin e dites. Sipas zyrtares se larte te departamentit te shtetit Xhenet Boug, Serbet dhe shqiptaret duhet ne fillim te plotesojne standartet demokartike dhe vetem pas kesaj ata mund te pretendojne pavarsine apo ndarjen. dxh/dxh (BalkanWeb)

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Drini, kjo Xhenet Boug ose është me origjinë serbe (duke pasur parasysh mbiemrin e saj) ose ka ndonjë lidhje me ta sepse gjithë deklaratat e saj deri tani janë shumë proserbe.
    Nuk mendoj se ky është qëndrimi i administratës amerikane duke u bazuar në deklarimet e zyrtarëve tjerë amerikanë.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    BEOGRAD
    Gjatë vizitës që i bëri unionit Serbi-Mali i Zi, nënsekretari amerikan i shtetit Marc Grossman, tha se bisedimet për statusin final të Kosovës do të mund të fillonin kah mesi i vitit 2005, me kusht që deri atëherë të përmbushen standardet e parapara.
    "Ne nuk kemi sjellë kurrfarë vendimi rreth statusit të ardhshëm të Kosovës, dhe nuk shohim se si mund ta sjellim një vendim të tillë, deri sa standardet nuk janë të përmbushura. Nëse tani duam të vendosim për ndonjë status të ardhshëm, mendoj se do ta humbnim rastin për plotësimin e standardeve", tha Grossman, Ai tha se bashkëbiseduesve në Beograd ua ka transmetuar planin e Grupit të Kontaktit se Kosova duhet të përqëndrohet në arritjen e standardeve.
    Lidhur me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj procesit të reformave në Serbi dhe Mal të Zi, Grossman tha se për këtë nevoitet vazhdimi i bashkëpunimit të unionit me Tribunalin e Hagës.


    Marrë nga Europa e Lirë


    Mendoj se është pikërisht e kundërta, zvarritja e statusit zvarrit edhe ato standarde për të cilat e keni fjalën.
    Zgjidhja e statusit do ti kthjelloj gjithë marrëdhëniet shqiptaro-serbe dhe do të plotëoj edhe ato standarde.
    Plotësimi i standardeve nuk është bërë deri tani pikërisht për shkak të paqartësive rreth statusit, dhe nuk mund të bëhet deri në zgjidhjen e statusit.
    Për të plotësuar standarde si demokracia, duhet para, duhet zhvillim ekonomik e një gjë të tillë përkundër mjeteve që janë akorduar nga komuniteti ndërkombëtar nuk mund të bëhet pa investime të huaja, e për këto siç e dijmë asnjë investitor serioz nuk do të rrezikonte të investohej në një vend ku së pari nuk dihet se çfarë do të ndodh në të ardhmen e tij.
    Poashtu kushtet e tjera, si rregulllimi dhe toleranca më e madhe ndëretnike do të vijnë me status dhe vetëm me status sepse për këtë më edhe serbët nuk do të kenë ndjenjën e okupimit të edhe njëhershëm të Kosovës dhe ti shkaktojnë probleme qeverisë atje, por edhe shqiptarët nuk do ta kenë frikën e okupimit serb më, që do ti ndryshonte shumë marrëdhëniet shqiptaro-serbe.
    Poashtu për kushtin e kthimit të pakicave, nga heqja e frikës së shqiptarëve pastaj mendoj se jo serbët po kushdo mund të vij në Kosovë të jetoj po e deshi një gjë të tillë, edhe pse ata serb për të cilët flitet kthimi shumica e tyre kanë qenë serb të ardhur në dekadën e fundit në Kosovë që kanë pasur shtëpi edhe në Serbi dhe kanë vjedhur shqiptarët më 1999, dhe knë ikur në Serbi ata kur nuk kthehen, sikur që shumica e shqiptarëve që kanë ikur në përëndim e SHBA nuk do të kthehen, kjo është më se e qartë për të gjithë.
    Poashtu edhe kushtet apo standardet tjera të ashtuquajtura teknike, është vet statusi që i pengon të plotësohen, si shembull do të merrja targat e Kosovës, ato nuk janë pranuar nga Serbia deri tani për shkakun e pretendimit të futjes së Kosovës edhe njëherë nën Serbi e pastaj kështu edhe me energjetikën e çështjet e tjera etnike.
    Pra, është më se e qartë dhe më se e llogjikshme se kjo forja e standardeve para statusit nuk qëndron dhe kushdo që e përmend një gjë të tillë është duke luajtur me rajonin dhe duke penguar stabilitetin dhe zhvillimin më të shpejt ekonomik e integrimet më të shpejta në strukturat euro-atllantike të rajonit.
    Prandaj, bashkësia ndërkombëtare duhet që ta zgjidh çështjen e statusit menjëherë dhe të mos luaj më me neve se nuk është në interes as tonin e as të askujt hiç fare e hiç më pak të vet bashkësisë ndërkombëtare.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Deklarata e këtyre ditëve të fundit e Çoviqit "efekti domino" i tij, në lidhje me zgjidhjen e problemeve në rajonin tonë është si Kosova do ti bashkohet Shqipërisë bashkë me 1/3 e Maqedonisë, dhe serbët e Bosnies Serbisë, kurse federata boshnjako-kroate Kroacisë, kjo është zgjidhja që njëherë e mirë i mbyll këto probleme, prandaj edhe duhet të bëhet menjëherë pa asnjë zvarritje e paasnjë shtyrje, sepse nuk është në interes të askujt zvarritja e shtyrja e këtyre problemeve. Pra, zgjidhja më e mirë
    -Kosova ti bashkohet Shqipërisë
    -Prishja e Bosnies, dhe ndarja e saj. Kjo është në interes edhe të boshnjakëve sepse ata edhe pse mund të jetojnë së bashku performanca e tyre do të jetë shumë e dobët pikërisht për shkak të së kaluarës së tyre që i bën në mos ta urrejnë njëri-tjetrin, të mos duan njëri tjetrin, gjë shumë e nevojshme kjo për një zhvillim të shpejt ekonomik dhe kohezion të brendshëm shtetëror.
    -Prishja e Maqedonisë, sepse edhe kjo është njëlloj si Bosnia,përveç se shqiptarët këtu kanë më pak të drejta se tre kombet e bosnies, por edhe për këtë zgjidhja më e mirë është ashtu siç e thotë Çoviqi, ndarja e saj dhe ribashkimi i 1/3 së saj Shqipërisë e pastaj sllavo-maqedonasit si shqiptar të asimiluar që janë ose të kthehen në identitet të tyre kombëtar dhe ti bashkohen Shqipërisë së ardhme duke fituar të drejtën e krenimit me Nënë Terezën, Aleksandrin e Madh, Maqedoninë Ilire gjë që të cilën e dëshirojnë shumë, ose mund të mbeten ashtu siç janë sot dhe të bashkohen me bullgarët.
    Pra, kjo është zgjidhja më e mirë që mbyll një kapitull mjaft të madh krizash e luftërash në rajonin tonë dhe siguron paqe e stabilitet të qëndrueshëm e afatgjatë dhe prosperitetin më të shpejt të mundshëm të rajonit tonë së bashku me integrimet euroatllantike më të shpejta të rajonit tonë.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  11. #11
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Kush pritet ti fitoje zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare ne Serbi? A do te jete Koshtunica, tani e tutje politikani kyc serb? Cfare do te mundohet te arrije regjimi serb ne Kosove, ne vitin 2004? Pse nuk mund te kete ctensionim ne raportet midis UNMIK-ut dhe zyrtareve kosovare me Beogradin?

    Nga Blerim Shala

    Trevjetorin e ndryshimit te regjimit te Milloshevicit, qytetaret serbe, sic tha njeri prej tyre, e priten me qendrim deshperues: Me pare dihej ke duhet te rrezonin nga pushteti, tani, nuk dihet ke duhet te zgjedhin ne pushtet.

    Nacionalistet dhe reformistet

    Ne marsin e ketij viti, serbet moren vesh, permes dy te shtenave ne qender te Beogradit, te cilat vrane Kryeministrin Xhinxhic, qe pushteti i pas-tetorit te vitit 2000, kishte nderruar Milloshevicin, por kishte bashkejetuar me strukturat e tij te pushtetit; qe krimi i organizuar ishte sponsorizuar dhe mbajtur nga shteti; qe shoqeria serbe ka halle te medha, te cilat nuk mund ti zgjidhe pa ndihme nga Perendimi; qe Serbia nuk mund te hyje ne Bashkimin Evropian, derisa nuk heq qafe problemet e Kosoves dhe te Malit te Zi.

    Rreth fundit te ketij viti, ne Serbi po kuptohet qe qeveria e sotme e Zhivkovicit eshte prodhuese e krizes politike dhe ekonomike e jo mekanizem per zgjidhjen e saj. Zgjedhjet e reja parlamentare, te cilat kjo qeveri deshironte ti shtyje per dhjetorin e vitit 2004, me shpresen e kote qe mbajtja sa me vone e tyre, do te ktheje popullaritetin qe ne fillim te mandatit te saj kishte kjo qeveri, sipas te gjitha gjasave, do te mbahen ne pranveren e vitit te ardhshem. Njohesit e rrethanave politike ne Serbi, thone qe nacionalizmi e jo reformizmi eshte tipar mbizoterues i shoqerise serbe. Madje, thuhet qe po te ishte Vojisllav Shesheli, lideri i SRS-se (Partise Radikale Serbe), ne Beograd, e jo ne Hage, ai do te mund te behej politikani me i fuqishem ne Serbi. Ne mungese te tij, figure bosht rreth se ciles do te tubohen nacionalistet, do te jete Vojisllav Koshtunica, Kryetari i DSS-it (Partise Demokratike Serbe). Reformistet, te cilet besojne qe Serbia duhet te kete prioritet te vetin absolut inkuadrimin sa me te shpejte ne Bashkimin Evropian, do te perkrahin G17-shin e Miroljub Labusit. Sipas te gjitha gjasave, koalicioni i cuditshem, jo-natyror midis DSS dhe G17 do te marre pushtetin ne Serbi deri ne fund te pranveres se vitit te ardhshem. Mendohet qe madje tashme ekziston edhe nje marreveshje e brendshme midis ketyre dy partive per krijimin e qeverise se perbashket. Nese vertete krijohet kjo qeveri, nuk eshte veshtire te paramendohet qe pergjegjes per politiken serbe ndaj Kosoves do te behet Koshtunica e jo Labusi, i cili koheve te fundit eshte shquar me disa deklarata te qarta ne favor te largimit perfundimtar te Serbise nga Kosova.

    Eshte interesant qe Koshtunica, kur akoma ishte President i RFJ-se, ka qene kundershtar i politikes se re serbe ndaj Kosoves, te promovuar nga Zoran Xhinxhici, Kryeministri i Serbise. Sic dihet, Xhinxhici, ne kater muajt para vrasjes, doli me qendrimin qe ceshtja e Kosoves duhet te zgjidhet urgjentisht, sepse ne te kunderten, per disa vjet, Kosova do te behet shtet i pavarur. Kryeministri serb pra mendonte qe koha nuk eshte aleat serb ne rastin e Kosoves. Xhinxhici nuk e fshihte qe eshte ithtar i ndarjes territoriale te Kosoves, e cila, per bindjen e tij, mund te mberrihej deri ne fund te vitit 2003, me perkrahjen edhe te lidereve shqiptare, te cilet do te kembenin pavaresine e menjehershme te Kosoves me braktisjen e veriut te Kosoves. Koshtunica ka menduar qe Xhinxhici nuk do te arrije gje tjeter, vecse qe do te humbe Kosoven te teren per nje kohe te shkurter, sepse ne Perendim, askush nuk perkrahte zgjidhjen e shpejte te ceshtjes se Kosoves.

    Koshtunica dhe partia e tij kane pasur nje rol shume te rendesishem ne pergatitjen e "Deklarates per Kosoven", te miratur me 27 gusht, ne Kuvendin e Serbise. Afersia e tij me qarqet kishtare dhe akademike eshte e njohur, ashtu sikurse edhe insistimi i tij qe per serbet ne Kosove, te gjendet nje zgjidhje qe do te territorializonte te drejtat etnike.

    Ruajtja e sistemit paralel

    Sidoqofte, supozohet qe ne instance te fundit, te gjithe faktoret domethenes serbe do te bashkohen rreth platformes se ndarjes territoriale te Kosoves si zgjidhje me e pranueshme per Beogradin kur te hapet kapitulli i statusit perfundimtar te Kosoves.

    Perndryshe, me koalicionin eventual te DSS-it dhe G17-shit ne krye te Serbise, nuk do te kete me kurrfare gjasash per ruajtjen e Bashkimit te Serbise dhe Malit te Zi. G17 edhe ashtu eshte ithtare i shkurorezimit te Serbise prej Malit te Zi, duke argumentuar ketu me shperpjestimin territorial te Serbise dhe Malit te Zi, ndersa Koshtunica asnjehere nuk ka qene perkrahes i ketij unioni, i cili per te ka qene aranzhman privat i Xhinxhicit dhe Milo Gjukanovicit, atehere President i Malit te Zi.

    Politikanet serbe te Kosoves do te percjellin me kujdes cfare po ndodhe ne skenen politike te Serbise, duke u munduar te ri-pozicionohen ne baze te rezultateve te zgjedhjeve parlamentare. Natyrisht, manovrimet e tyre politike nuk do te kene konsekuenca sa i perket raporteve te tyre ndaj pushtetit kosovar dhe ndaj Administrates Nderkombetare. Ne vitin 2004, nuk do te kete fare gjasa te pritet ndonje shtensionim ne keto marredhenie. Perkundrazi. Zgjedhjet parlamentare ne Kosove pritet te shfrytezohen prej politikaneve serbe dhe prej Beogradit per te nxjerre koncesione te reja prej UNMIK-ut. Nderkohe, Beogradi dhe serbet e Kosoves do te vazhdojne te pergatisin plane te reja per decentralizimin e pushtetit ne Kosove, duke ruajtur, sa me shume qe eshte e mundur, organizimin e tyre momental te pushtetit paralel ne veri te Kosoves dhe ne enklava. Dialogu per ceshtje praktike, i cili pritet te filloje ne nentor, do te shfrytezohet prej Covicit dhe zyrtareve te tjere serbe, per te goditur sa me shume qe eshte e mundur UNMIK-un dhe strukturat kosovare per deshtimin ne zbatimin e Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se, per mungesen ne permiresimin e sigurise per serbet e Kosoves, etj.etj. Edhe ashtu, ky dialog do te ece shume ngadale, nese nuk do te ngece fare, si pasoje e zgjedhjeve te reja parlamentare ne Serbi.

    Disfata e paralajmeruar zgjedhore e Partise Demokratike te Kryeministrit Zhivkovic, nuk do te ndryshoje rrenjesisht pozicionin e Perendimit ndaj Beogradit, sepse kushdo qe ti fitoje zgjedhjet do te detyrohet te vazhdoje bashkepunimin me kryeqendrat perendimore. Por, ky bashkepunim do te jete me i komplikuar kur dihen pozicionet politike te Koshtunices, i cili shpreson qe para se ky te marre pushtetin, qeveria e sotme e Serbise do ti dorezoje ne Hage te gjithe te akuzuarit per krime lufte ne Kosove dhe ne Bosnje, duke perfshire ketu edhe Gjeneralin Mlladic, per fatin e te cilit ne vecanti interesohet Administrata amerikane.

    Me nje qeveri te ketille serbe, ku do te mbizoteroje dimensioni nacionalist, Perendimi do ta kete shume veshtire kur do te hapet ceshtja e statusit final te Kosoves.

    Neser: Pse viti 2005 shihet si vit kur mund te zgjidhet statusi final i Kosoves? Pse Prishtina dhe Beogradi pajtohen qe SHBA-ja duhet te kete rolin kryesor ne adresimin e statusit? Cfare presin prej Amerikes shqiptaret, e cfare serbet? Cili do te jete roli i Grupit te Kontaktit? Cfare ka propozuar Rusia?

  12. #12
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Kosovo Final Status Talks Possible Mid-2005-U.S. Tue November 4, 2003 10:53 AM ET

    By John Chalmers BRUSSELS, Belgium (Reuters) - Talks on Kosovo's final status could start in mid-2005 if the breakaway Serbian province under U.N. administration meets rule-of-law, democracy and other standards by then, a senior U.S. official said Tuesday.

    "The proposition is that if Kosovars can meet these standards there will be a review of where they stand in mid-2005," U.S. Deputy Undersecretary for Political Affairs Marc Grossman told reporters at NATO headquarters in Brussels.

    "If they can meet these standards we will all then be prepared to begin the process of discussing final status for Kosovo."

    Speaking ahead of a visit to the Western Balkans, Grossman said if the standards were not met then, the six-nation Contact Group supervising Balkan diplomacy would set a new date.

    Kosovo was put under U.N. rule in 1999 after NATO bombing to end Serbian repression of the province's majority ethnic Albanians under then Yugoslav President Slobodan Milosevic.

    Serbian and Kosovo Albanian officials had talked recently of a likely date sometime in 2005 for final status talks, but Grossman's statement was the first indication that Western powers saw a similar timetable.

    It was also the first time Washington had spoken of a review, which will be seen as a major incentive for the Kosovo Albanians to embrace democratic values, implement minority rights for Serbs and embark on economic reform.

    In Belgrade, Serbia's top negotiator on Kosovo, Deputy Prime Minister Nebojsa Covic, said Grossman's statement "represents a sharpening of focus on Kosovo and introduces a timeframe."

    "It is important that we have clearly defined standards which have to be measurable: otherwise how will we be able to say they have been met?" Covic told reporters.

    SPECTER OF INDEPENDENCE

    Belgrade and Pristina held their first direct talks since the Kosovo war last month in Vienna under pressure from the international community to reconcile by tackling practical problems like power supply and missing persons. The two sides remain bitterly divided, with Serbia insisting Kosovo remains part of its territory and Albanians demanding independence from Belgrade. Diplomats say the Vienna meeting was a flop. Not only was the encounter frosty, but it was boycotted by Kosovo's ethnic Albanian prime minister. Expert groups which were supposed to continue the reconciliation talks have not met.

    Covic raised a specter haunting big powers: a domino effect if Balkan borders are changed by the creation of an independent Kosovo, drawing a map of enlarged, mono-ethnic states.

    "If the international community allows democratic Albanians to separate from democratic Serbia, then it also has to allow democratic Serbs to separate from democratic Bosnia," he said, referring to the Republika Srpska part of the Bosnia federation.

    "I am not for the policy of changing borders, but the secession of Kosovo would be a change of borders," Covic said.

    The breakup of Bosnia would leave a barely viable rump state and could tempt Bosnia's Croats to also seek secession and union with a Greater Croatia. Kosovo, the domino theory runs, would join Albania, perhaps taking a third of Macedonia with it. (Additional reporting by Julijana Mojsilovic in Belgrade

  13. #13
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Mallërat më të kërkuar serbe në Kosovë janë: çertifikatat e lindjes, vërtetimet për shtetësinë, letërnjoftimet dhe pasaportat. Përkundër potencimit të vazhdueshëm të liderëve shqiptarë se me federatën serbomalazeze s’i lidh gjë, shumë njerëz të rëndomtë presin para dyerve të zyrave të policisë (MUP-it) nëpër Kosovë dhe Serbinë qendrore me qëllim që të marrin dokumente serbe, sepse ato, siç thotë shefi i MUP-it në Graçanicë, Sinisha Popoviç, janë të vetmet dokumente që i njeh Evropa.

    Sipas të dhënave zyrtare, tri vitet e fundit, që nga ardhja e misionit të Kombeve të Bashkuara, policia serbe u ka dhënë shqiptarëve të Kosovës dhe të viseve të tjera rreth 200'000 pasaporta dhe 350'000 letërnjoftime.

    Që nga mesi i vitit 1999 deri më 2001, në MUP-in e Serbisë (Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë), në ndërtesën e komitetit për Kosovë e Metohi, në Prishtinë, shqiptarëve u janë dhënë 80'000 pasaporta dhe rreth 100 mijë letërnjoftime. Kjo ka qenë periudha kur shqiptarëve, sipas udhëzimeve të MUP-it, për të marrë një pasaport ka mjaftuar ta kenë një dokument çfarëdoqoftë me fotografi! Eshtë e pabesueshme, thotë Popoviç se një numër i madh shqiptarësh janë "bërë" nënshtetas të Serbisë dhe Jugosllavisë në bazë të librezave të shëndetësisë apo librezave të nxënësve edhe pse janë dokumente që mund të falsifikohen fare lehtë. Letërnjoftimet dhe pasaportat janë dhënë kryesisht në afat prej 2 deri në 5 vite, dhe tash MUP ka probleme të mëdha me nënshtetësitë e "njohura", të cilat shqiptarët po përpiqen t'i dëshmojnë me ndihmën e pasaportave dhe letërnjoftimeve që janë dhënë në atë periudhë.

    - Kërkesat për marrjen e pasaportave verifikohen përmes sistemit që funksionon në Nishka Banja. Kur të bëhet verifikimi, shtypet letërnjoftimi ose pasaporti. Verifikimi nuk mvaret nga policia, por nga librat e amzës, thotë Popoviçi dhe shton se "regjistrat e të lindurve, të nënshtetësisë dhe të tjera të shumicës së komunave të Kosovës janë marrë më 1999 dhe janë sjell në Serbi."

    "Nuk janë marrë e ruajtur, pra nuk janë marrë librat e regjistrimit e të amzës nga komunat e Pejës, Klinës, Skënderajt, Gllogocit, Suharekës, Malishevës, Gjakovës dhe Deçanit, kështu MUP-i dhe shërbimet civile të Serbisë nuk i kanë të dhënat e atyre komunave. Ndërsa MUP-i nuk mund të kontrollojë regjistrimin e mëvonshëm që bëhet nëpër ofiçari në bazë të shkresave të verifikuara dhe kartonave të letërnjoftimit, të mbetur në komunat e 'Kosmetit' , ose deklaratat e dy dëshmitarëve se personi i panjohur ka lindur në 'Kosovë e Metohi'. Këtë verifikim e bëjnë shqiptarët, prandaj nuk të rrallë edhe keqpërdorimet e ofiçarëve. Konkretisht ofiçari i ngarkuar për Podujevën ia ka dhënë çertifikatën nga regjistri i të lindurve dhe vërtetimin nga regjistri i nënshtetësisë njëfarë Jetmir Rrahmanit, gjoja i lindur në Podujevë, edhe pse personi nuk është i evidentuar si qytetar i Serbisë. Raste të tilla ka shumë sidomos nga 'Metohia' (Dukagjini, shën i red.). Në zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në Graçanicë, Fushë-Kosovë, në fshatrat Gushtericë dhe Lepinë të Lypjanit brenda ditës paraqiten rreth 400 kërkesa për dokumente të ndryshme. Pesë herë më shumë kërkesa bëhen në zyrat që janë shpërngulur nga Peja në Kragujevc, nga Prizreni në Krushec, nga Gjilani në Bujanoc, nga Ferizaji në Leskoc! Vitin e fundit janë refuzuar ose janë kthyer prapa për verifikim të mëtejmë shumë dhjetramijëra kërkesa të shqiptarëve që janë përpjekur të marrin pasaporta të rinj (të kaltër) jugosllav edhe pse nuk kanë lindur në 'Kosovë e Metohi' dhe as që janë me origjinë nga kjo krahinë, thotë Popoviç.

    Faktin se mallërat më të kërkuara në Kosovë janë letërnjoftimet dhe pasaportat serbë e vërteton fakti se dhjetëra shqiptarë, nëpunës të ish-sigurimit të shtetit, kanë hapur agjenci për ndërmjetësim dhe marrjen e dokumentacionit nëpër komunat e Kosovës. Njëfarë Bajram Gllavniku e ka hapur agjencinë në stacionin e autobusëve në Podujevë, ndërkaq është sekret publik se nuk ka avokat serb në Prishtinë i cili nuk ndërmjetëson nxjerrjen e letërnjoftimeve dhe pasaportave për shqiptarët. I lidhur me ofiçarët e Kosovës qendrore, që tash funksionojnë në Serbi, Bajram Gllavniku për çdo ditë në pikëkalimin administrativ në Merdar ose në motelin 'Rado' te Kurshumlia dorëzon listën me emrat e shqiptarëve të cilët kanë nevojë për çertifikata ose vërtetime për nënshtetësinë.

    Një ditë apo dy më vonë, ofiçari J.Z. ia dorëzon Gllavnikut personalisht çertifikatat e mbushura e të vulosura dhe merr për këtë kompensimin, thotë D. Miçalloviç, polic i punktit në Merdar.

    Problemi qëndron se shërbimi i ofiçarisë në Graçanicë përmes të cilit jipen çertifikatat e lindjes, të cilat aktualisht te ndërmjetësuesit kushtojnë prej 100 deri në 150 euro për copë, funksionon në zyrat e Kombeve të Bashkuara dhe ndaj punës së tij, siç thotë Popoviçi, MUP nuk ka kontroll. Para një muaji shërbimet e ofiçarisë nga 'Kosova e Metohia' të vendosura në Serbi, janë vënë nën mbikëqyrje të sekretariateve të komunave ku janë vendosur, prandaj falsifikimi i vulës dhe nënshkrimit të çertifikatave mund të bëhet fare leht. Veç kësaj kurorëzimet ose regjistrimi në librat e amzës bëhet në mungesë dhe përmes përfaqësuesit. Ky shërbim kushton prej 1000 deri në 1500 euro dhe realizohet përmes avokatëve serbë, në emër të të cilëve arrijnë autorizimet e vërtetuara në konsullatat serbomalazeze në shtetet përendimore.

    Sipas Popoviçit keqpërdorimet më të mëdha lidhur me dhënien e nënshtetësisë serbe shqiptarëve të cilat gjoja janë me origjinë nga 'Kosmeti', bëhen në rrethet e Pejës, Prizrenit dhe Gjilanit, sepse deri te dokumentet personale dhe të udhëtimit vihet përmes ndërmjetësuesit.

    Për çdo ditë shumë minibus me ndërmjetësues nga Prizreni, Peja, Ferizaji ose Shtimja kalojnë nëpër Merdar dhe shkojnë në Krushec, Leskoc ose Kragujevc. Ndërmjetësuesit e kryejn punën në kafenen "Gexha" te Krusheci, ku bëhen transaksionet. Letërnjoftimi ose pasaporti i kushton ndërmjetësuesit nga 200 deri në 400 euro, ndërsa pala paguan prej 600 deri në 1000 euro, që, sipas punktit të policisë në Merdar, dëshmon për veprimtari të madhe dobiprurëse të shqiptarëve dhe serbëve, dhe për të cilën është e njoftuar udhëheqja e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-09-2002
    Vendndodhja
    Allaman
    Postime
    1

    Thumbs down S´ka Kosove pa Shqiperi!

    S´ka Kosove pa Shqiperi!
    Kosova kurr nuk do te jete shtet!
    Do te kemi vetem nje Shqiperi e Kosova po te do le te bashkangjitet me ne!

  15. #15
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Plan amerikan per statusin e Kosoves
    Numri tre i Departamentit te Shtetit i paraqet Presidentit dhe Kryeministrit, projektin qe synon plotesimin e 8 standarteve brenda mesit te vitit 2005. Uashingtoni: "Nese kosovaret do t'i plotesojne, do nisin bisedimet per statusin". Nano: "Shqiptaret nuk e keqperdoren potencialin etnik ne Ballkan"

    Elton METAJ

    Shtetet e Bashkuara prezantuan ne Tirane tete kerkesa, plotesimi te cilave do te mundesoje nisjen e bisedimeve per statusin perfundimtar te Kosoves. Nepermjet nensekretarit te Shtetit per Ceshtjet Politike, Mark Grosman, Uashingtoni percaktoi mesin e vitit 2005 si afat brenda te cilit Kosova duhet te arrije funksionimin e institucioneve demokratike dhe shtetit ligjor, garantimin e levizjes se lire dhe kthimin e refugjateve. Gjithashtu, plani amerikan, i dorezuar ne tryezen e punes se Moisiut dhe Nanos, parashikon edhe arritjen e standarteve per funksionimin e ekonomise se tregut, te drejtes se prones dhe dialogut me Beogradin. Perfshirja e minoriteteve ne Trupat Mbrojtese te Kosoves, eshte gjithashtu nje nder kerkesat e SHBA per kosovaret.

    Numri tre i Departamentit te Shtetit, gjate nje qendrimi disaoresh ne Tirane, ne kuader te nje turi ballkanik qe perfshin edhe Beogradin, Prishtinen, Shkupin e Sarajeven, tha se Shqiperia "eshte nje model i qendrueshmerise ne Ballkan". Ne nje konference per shtyp ne vilen 31, se bashku me zv/ministrin e Jashtem, Luan Hajdaraga, zyrtari i larte i Departamentit te Shtetit, u shpreh se "pas 10 vjetesh angazhimi ushtarak, diplomatik dhe ekonomik, kemi hedhur themelet per nje perparim te vetqendrueshem ne Ballkan". "Qellimi yne eshte qe Ballkani te futet ne Europe dhe te pershpejtoje diten, kur te kemi nje demokraci te qendrueshme paqesore dhe shumemetnike", vleresoi Grosman. Ai sqaroi se qellimi i planit, qe permban objektiva te matshme, eshte te mbeshtese kryeadministratorin e Kosoves, Harri Holkeri. Megjithate, nensekretari i Shtetit per Ceshtjet Politike, Mark Grosman, sqaroi se viti 2005 nuk do te thote automatikisht percaktim i statusit perfundimtar te Kosoves. Zyrtari amerikan u shpreh se nese deri atehere do te jene plotesuar standartet e percaktuara qarte, do te nisin bisedimet per percaktimin e statusit perfundimtar te Kosoves. Sipas Grosman, nese keto standarte nuk jane plotesuar nuk do te percaktohet nje date per fillimin e bisedimeve per statusin. Ai nxiti ne te njejten kohe, angazhimin e shtetit shqiptar "per te vazhduar reformat ne vend, duke perfshire edhe luften kunder krimit". Ne emer te qeverise shqiptare, zv/ministri i Jashtem, Hajdaraga u angazhua ne ndihmen e Tiranes per te zbatuar planin amerikan per Kosoven. Ai u shpreh se vetem nepermjet arritjes se standarteve te percaktuara qarte, Kosova do te mund te pretendoje zhvillimin e bisedimeve per statusin perfundimtar.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kosovë: Rexhepi: Deri në vitin 2005 Kosova do ti përmbushë standardet


    Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, është shprehur optimist se deri në mesin e vitit 2005 Kosova do t’i përmbushë standardet, të cilat janë përcaktuar nga bashkësia ndërkombëtare si parakushte për zgjidhjen e çështjes së statusit përfundimtar të Kosovës.
    Kryeministri Rexhepi është takuar sot me shefin e UNMIK-ut, Hari Holkeri për të biseduar rreth hartimit të një plani për operacionalizimin e standardeve. Është biseduar gjithashtu edhe ecuria e procesit të privatizimit, i cili ishte ndërprerë para pak kohësh.
    Kreu i Qeverisë tha se në takim me Holkerin ka biseduar për planin e implementimit të standardeve. Sipas tij së shpejti do të fillohet me përgatitjet dhe do të shikohet se deri ku është arritur me përmbushjen e tyre. “Jam optimist se do t’i përmbushim standardet deri në vitin 2005 dhe për këtë presim edhe përkrahjen e pesë shteteve të Kuint-it”, tha Rexhepi.
    Kryeministri Rexhepi tha se me ndihmën e pesë shteteve do të arrihet përparimi në përmbushjen e standardeve. Nuk mund të pret askush se ato mund të bëhen qind për qind, por të jetë një përparim i dukshëm në mënyrë që të mos jenë pengesë për ne”, tha ai. Ndërsa u shpreh optimist rreth vazhdimit të procesit të privatizimit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Botë: Holbruk në OKB: Kosova kurrë më pjesë e Serbisë


    Bashkësia ndërkombëtare ka shënuar sukses në Bosnjë e Hercegovinë, e cila është në rrugë të mirë të ndërtojë një shtet të qëndrueshëm, ndërsa në Kosovë, për shkak të statusit të pazgjidhur, është shënuar një përparim i dobët, ka thënë në Uashington ish-ambasadori amerikan në OKB Riçard Hollbruk. Hollbruk ka thënë se në B e H tetë vjet pas luftës janë realizuar synimet strategjike amerikane. Është ndërprerë lufta, janë vënë bazat e një shteti paqësor multietnik, po forcohet tregtia dhe martesat ndëretnike. Përsa i përket Kosovës, Hollbruk mendon se është shënuar një përparim i vogël në zgjidhjen e dy problemeve kryesore: në përcaktimin e statusit përfundimtar të Hollbruk ka thënë se Kosova kurrë më nuk do të jetë pjesë e Serbisë. Hollbruk ka konfirmuar se shqiptarët nuk do të ndalen derisa të fitojnë atë që dëshirojnë, sepse pas shekujve të represionit serb në Kosovë synojnë pavarësinë e plotë
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #18
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Edhe pse pengesa e zgjidhjes së statusit që i bëhet me kinse realizimin e atyre standardeve, që në masë shumë të madhe mvaren nga vet zgjidhja e statusit, është vetëm një lojë e pakuptimtë e disave nga bashkësia ndërkombëtare, prapë ato mund të realizohen deri në njëfarë mase me një angazhim shumë më të madh të të gjithë palëve se në rastin e zgjidhjes së menjëhershme të statusit dhe plotësimit të standardeve tani por edhe pas zgjidhjes së statusit.
    Për realizimin e atyre standardeve përveç reformave institucionale, në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike duhet që së pari Serbia të shuajë strukturat e pushtetit paralel në komunat serbe dhe të ndaloj së financuari ato menjëherë. Për këtë edhe bashkësia ndërkombëtare duhet ndaluar ndihmat Serbisë, sepse kur ata kanë para për të financuar banorët e një vendi tjetër, ata nuk kanë nevojë për ndihma më.
    Pastaj, duhet që një delegacion shumëetnik të shkoj në Mitrovicën e veriut dhe ti bind serbët për të lejuar shqiptarët të kthehen në shtëpiat e tyre dhe ti ndreqin marrëdhëniet ndëretnike për të mirën e përbashkët, dhe po i njëjti delegacion duhet të shkoj te shqiptarët në vendet ku serbët e ikur duhet kthyer për ti bindur ata që ti lejojnë të kthehen dhe poashtu të shkojnë në komunitetet shqiptare ku serbët kanë masakruar shqiptar për ti bërë ata që të pajtohen me serbët dhe të mos kenë probleme etnike më.
    Për punën e targave, kadastrave, dhe energjetikës duhet që Serbia menjëherë të pranoj targat dhe dokumentet e Kosovës, ta kthej kadastrën, dhe të mirren vesh për çështjet energjetike dhe çështjet tjera teknike.
    Për punën e demokracisë, kjo ndikohet së tepërmi nga zhvillimi ekonomik i shpejtë të vendit, por kjo mund të bëhet vetëm me zgjidhjen e statusit sepse kështu fillojnë edhe investimet e huaja serioze por edhe ato shqiptare serioze, përveç fondeve që bashkësia ndërkombëtare duhet të akordoj për Kosovën.
    Pra, kjo puna e standardeve është një lojë shumë e pakuptimtë dhe në interes të askujt fare.
    Edhe BE thotë se brenda dy viteve të ardhshme do të zgjidhet statusi dhe poashtu nuk do të insistohet në mosndarjen e Malit të Zi nga Serbia më 2005 kohë kur vendoset për këtë, gjë pozitive kjo, sidomos kjo e fundit.
    Deklarata e Holbrukut është shumë me vend dhe më e mira nga të gjithë që dëshmon se Hollbruk me të vërtetë e njeh problemin me rrënjë, dhe po të mos ishte njohja e problemit nga ana e tij ndoshta ende do të kishim luftë atje, veçse unë do tia kisha ndërruar vetëm fjalën pavarësi me ribashkim me Shqipërinë.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  19. #19
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Rexhepi shprehet optimist për përmbushjen e standardeve deri në vitin 2005

    Prishtinë, 8 nëntor - Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi pas takimit me shefin e UNMIK-ut, Hari Holkeri, është optimist se Kosova do t'i përmbushë standardet e përcaktuara nga bashkësia ndërkombëtare deri në mesin e vitit 2005. Rexhepi tha se me kryeadministratorin Holkeri ka biseduar lidhur me përgatitjet për përmbushjen e standardeve dhe për bartjen e kompentencave. Ai tha se procesi i formimit të grupeve punuese për përmbushjen e afatizuar të standardeve po vazhdon dhe pritet të përfundojnë gjatë disa javësh, duke shtuar se aktulisht prej tetë standardeve janë pesë grupe punuese. Kryeministri tha se çdo shtet i "Kuintit" do të ndihmojë me logjistikë që sa më shpejt të arrihet përparimi i këtyre standardeve. Rexhepi tha se bartja e kompetencave është një temë e pashmangshme për përmbushjen e standardeve. (QIK)

  20. #20
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Edhe malazezët deklaruan se do të ndahen në vitin e ardhshëm nga Serbia, kështu që kjo e lehtëson dhe përshpejton punën që përfundimisht edhe Kosova ti ribashkangjitet tani Shqipërisë.


    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •