Pasi të lexoni ktë lajm, iu lutem shprehni çfarë mendoni rreth këtyre gjasava sipas pyetjeve që kam poshtë këtij artikulli (Drini)
Lajmi i orës 10:55 AM
WASHINGTON (1 Nëntor) - "Respektimi i të drejtave të pakicave serbe është çelësi që do t'i sigurojë Kosovës pavarësinë." Kështu deklaroi eksperti për çështjet e Ballkanit, Poll Uilliams në një forum të organizuar në një universitet amerikan. "Të drejtat e pakicave serbe dhe kthimin i të zhvendosurve, janë çeshtjet që po vonojnë statusin përfundimtar të Kosovës," tha Poll Uilliams, profesori i Universitetit Amerikan për Drejtësinë. "Nëse shqiptarët do ta kishin bërë këtë do të ishin të pavarur. Komuniteti ndërkombëtar dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara ndërmorrën fushatën ushtarake në Kosovë pikërisht për të mbrojtur të drejtat e njeriut. E nëse ata i japin tani pavaresinë Kosovës, pa arritur më parë të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të minoritetit serb, do të kritikoheshin. Për hir të luftës, shqiptarët e Kosovës duhet të respektojnë të drejtat e serbëve", tha Uilliams, njofton "Zëri i Amerikës". Uilliams theksoi se standardi në bazë të të cilit duhet të gjykohet puna e qeverisë së Kosovës është ndërtimi i mekanizmave dhe miratimi i ligjeve që do të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të serbëve dhe jo numri i atyre që do të kthehen në Kosovë. Problemin e transferimit të kompetencave nga UNMIK-u tek qeveria kosovare, Uillims e shikon si të dyanshëm. UNMIK-u nuk i lëshon kompetencat pasi nuk beson se pala shqiptare do të mund t'i përdorë ato siç duhet, kurse nga ana tjetër udhëheqja e Kosovës nuk ka qënë në gjendje të shfrytezojë ato pak kompetenca që ka patur. Dialogu Prishtinë-Beogradë, tha Uillimas, do të vazhdojë në nivele teknike por dialogu i vërtetë do të jetë ai midis udhëheqjes së Kosovës, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Statusi përfundimtar i Kosovës do të përcaktohet midis Prishtinës, Uashingtonit dhe Brukselit dhe jo nga Beogradi. Profesori Uilliams është optimist se statusi përfundimtar i Kosovës po afron dhe ai parashikon që ky status të bëhet realitet deri në pranverën e vitit 2005. dxh/dxh (BalkanWeb)
A mendoni se respektimi i të drejtave të pakicës serbe do të arrihet para pranverës së 2005-sës?
A pajtoheni me Uilliams se koha që do të përcaktoj statusin e Kosovës do të jetë pranvera e 2005-sës?
A mendoni se qeveria dhe politikanët e Kosovës do të jetë në gjëndje t'i përmbushi pikat që kërkon standarti gjeri në kohën e lartpërmëndur?
Iu falemnderit për bashkbisedimin,
Drini.![]()
Krijoni Kontakt