Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 64
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    67

    Ēfare eshte BESA tek shqiptaret?

    Ēfare eshte BESA tek shqiptaret?

    Me kujtohet sesi nje mikut tim, ne vitet e '80-ta, i kishte ndodhur kur nje serb ne Beograd, gjate nje kontraktimi , t'i kete kerkuar dhe Besen e shqiptarit. Nuk besoj se ky ishte i vetmi njeri i huaj, qe ishte ne dijeni per besen e shqiptarit, ate e dinin dhe e dine shume popuj te botes mbare. Kur shqiptari ta ka dhen besen, eshte vrare dhe se ka thyer ate. Kjo ka qene besa tek shqiptaret, e qe sot, mendoj une, eshte luhatur goxha.
    Une dua t'ju pyes te gjithe ju, vellezer, se a ka ndryshuar besa e jone apo akoma qendron ashtu si me pare?

    Ju mirepres te gjithe ju, qe deshironi te jepni opinionin tuaj.




    Ua jap Besen e shqiptarit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zėri : 01-11-2003 mė 13:33

  2. #2
    Catch me if u can c me!!! Maska e invisible girl
    Anėtarėsuar
    10-09-2003
    Vendndodhja
    A very invisible place!!
    Postime
    405
    Besa (do me thene me majt fjalen qe i jep dikujt )
    Per mua asht njera nder gjanat ma te ransishme ne jete (ai qe se man fjalen qe jep smunet me qane njeri as shqiptar )
    Keshtu kisha une me than nuk e di asht keshtu a jo.
    If u r successful,u will win some false friends and some true enemies; Succeed anyway.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    67
    Pajtohem me ty Invisible gerl,sepse, cdohere shqipatrin e ka identifikuar shume qarte besa e tij.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    67
    Me kutjohet sesi nje miku im thoshte se shqiptaret kane qene njerez te pabese,prandaj dhe eshte dashur qe ata ta zgjasin doren per ta dhen besen,sepse tek njerezit me bese te forte, nuk ka nevoj te kerkohet besa, apo te shtrihet dora,ajo nenkuptohet. Po cili eshte mendimi juaj, ne kete raste? Eshte konstatuar drejt ,apo gabim?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Zeri!Lexoje me kujdes sa vijon me poshte dhe tregoja atij mikut tend se si kemi qene ne Shqiptaret ,dhe ku kemi katandisur me pune e beses, besoj qe e jeton vete sot situaten duke jetur kohen.
    Me kultin e nderit ėshtė i lidhur kulti i fjalės sė dhėnė, ose, siē njihet ndėr shqiptarėt, "kulti i besės". Kjo ėshtė njė fjalė qė nuk ekziston nė shumicėn e gjuhėve tė botės. Nė gjuhėt ballkanike ekziston si fjalė e huazuar nga gjuha shqipe. Shpesh, nė pėrkthime prej shqipes, fjala "besė", duke mos pasur barazi kuptimore me njė fjalė a frazeologjizėm tė gjuhės tjetėr, jepet nė formė shėnimesh shpjeguese, si njė dukuri e botės shqiptare, si albanizėm.
    Besa, ose kulti i fjalės sė dhėnė, lidhet nė burim me mitin biblik tė fjalės: "Nė fillim qe fjala!". Mė parė se tė ishte shkrimi, kontrata, marrėveshja, noteria, gjyqi, shteti, popujt, njeriu, bota vetė, ishte fjala. Ky kult madhėshtor, i cili, nė popujt euro-perėndimorė, pak nga pak mori karakterin e njė idiome fetare kishtare, tek shqiptarėt ruajti gjurmėn e burimit.
    Lidhja nė fjalė (pėr fjale) pėrbėnte pėr kanunin autoritetin mė tė lartė. Tė gjitha marrėdhėniet: nė gjini, nė fis, nė famulli, nė bajrak dhe nė nivelin e bashkėsisė etnike, madje edhe marėdhėnie ndėretnike, mbaheshin nė fjalė.
    Besa ėshtė testamenti moral i shqiptarėve qysh prej periudhave mitologjike. Dy baladat mė tė rėndėsishme tė folklorit shqiptar, me motivin e murimit dhe motivin e ringjalljes (flijimi pėr ngritjen e njė ure dhe ngritja e vėllait nga varri pėr tė kthyer motrėn nė familje) lidhen me mbajtjen e fjalės sė dhėnė.
    Nė kanun thuhet se "e folmja asht e falme": ēfarė premtohet, duhet tė kryhet.
    Besa shqiptare, e njohur tek bullgarėt dhe rumunėt pikėrisht me emrin "besa", kurse tek sllavėt e jugut si "arbanaska vjera" (fj. pėr fj. "ajo qė besojnė shqiptarėt") ėshtė virtyt themelor i tyre, trashėguar prej tė parėve


    Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    67
    Faleminderit Alba !

    Se cfare don te thuash, une mund ta kuptoj vetem atehere kur ti flet. Ku mund ta di une se cfare po mendon ti, kur ne flasim per marreveshje?! Pavaresisht se je i mire, fjala eshte konfirmim i asaj qe ti ndjen dhe mendon. Thjesht, fjala eshte vula e kontraktimit verbal.

  7. #7
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Po pergjigjem me dy fjali:
    Besa e shqiptarit si purteka e arit!
    Qe kur dual shkresa u menderos besa!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  8. #8
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Postuar mė parė nga Zėri
    Me kutjohet sesi nje miku im thoshte se shqiptaret kane qene njerez te pabese,prandaj dhe eshte dashur qe ata ta zgjasin doren per ta dhen besen,sepse tek njerezit me bese te forte, nuk ka nevoj te kerkohet besa, apo te shtrihet dora,ajo nenkuptohet. Po cili eshte mendimi juaj, ne kete raste? Eshte konstatuar drejt ,apo gabim?
    Miku yt gabon rende. Besa e ka vendlindjen ketu! Nen bese mund te jete edhe gjaksi dhe nuk ndodh qe te shkelet besa. Bese i eshte kerkuar dashit te kembores dhe i zoti i bagetive i ka marre gjakun kalimtarit te panjohur. Besa eshte statusi me i fuqishem. Mjafton te lexoni Kadarene!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 02-11-2003 mė 18:22
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  9. #9
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    BESA
    Nje shtrengim dore,nje perqafim,dhe nje virtyt i arte i SHENJTE fshihet dhe ruhet me respekt.
    Neper kohera,BESA ka qene ideali i njerzeve,te ndershem,nje nga vyrtytet me me vlere te shqiptareve.
    Ne ditet e sotme,veshtire te gjenden njerez BESALINJ.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  10. #10
    Ulerime Maska e Jola
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    aty
    Postime
    261
    Nqs dikush pyet ku njihet '' Kultura Shqiptare'' direkt cilesojme tre elementet fondamentale te ''kultures Shqiptare'' :
    Besa, Nderi dhe Burrnija
    [b]Besa[/] Pasqyron lartesine morale etike te shpirtit shqiptar.
    Eshte nje fjale e thjeshte por qe ne mbart ne vete nje force aq magjike- per shqiptarin e vertete, karakteristika dalluese te karakterit shqiptar, ne shekuj
    Bashkohem me Kolombin ne ditet e sotme veshtire te gjesh njerez te beses
    L'amore e' come la febbre, si guarisce a letto.

  11. #11
    Sinqeritet.Korektesi.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Selanik Greqi
    Postime
    366
    Besoj se ky virtyt fatkeqesisht sa po vjen dhe po shuhet,nqs mund te mbahet mend dicka per teqe na veconte si popull,do jete vetem neper libra.
    Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.

    Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert

    Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.

  12. #12
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Per mua asht njera nder gjanat ma te ransishme ne jete (ai qe se man fjalen qe jep smunet me qane njeri as shqiptar )
    Jam dakort.

    Ne ditet e sotme,veshtire te gjenden njerez BESALINJ.
    Edhe me kete bije dakort. Sot, mua me duket sikur vetem familjes mund ti besoj, dhe asnjeriu tjeter. Pse? Ne baz te njerezve qe kam pare. Me duket sikur jane bere burrat me llafazan se eshte konceptuar te ishin grat.

    Pse duket sikur njeriu ka filluar te vleresoj llafet me teper se sa mbajtjen e fjales? Ndoshta nuk kan edukimin apo kulturen e duhur. Shpresoj se kjo do te ndryshoj ne te ardhmen.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Kemi qene krenare per kete virtyt te mrekullueshem,fatkeqesisht po zhduket nga dita ne dite..
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    67
    Edhe une mendoj ashtu Leci, por mendon se s'do te zhduket krejtesisht apo do shkoje deri diku dhe pastaj do te rikthehet prape besa sic ka qene?

  15. #15
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    CNN: Pse shqiptarėt i shpėtuan hebrenjtė

    Rrjeti amerikan, interviston fotografin hebre, Norman Gershman

    Shqipėria, rrallė ka qenė e pranishme kaq shumė nė mediat e huaja pėr njė ēėshtje tė veēantė siē ėshtė ēėshtja e shpėtimit tė hebrenjve gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.
    Rrjeti CNN ka pėrgatitur njė artikull me pyetjen se pse shqiptarėt i shpėtuan hebrenjtė gjatė Holokaustit.
    Natyrshėm tė lind pyetja se pėrse pikėrisht tani po flitet kaq shumė pėr kėtė gjė?
    Kjo sepse shumė producentė tė njohur izraelitė po e trajtojnė masivisht kėtė ēėshtje. Kėshtu, filmi dokumentar me titull “Besa: premtimi” po shfaqet anembanė Amerikės, por jo vetėm.
    CNN thotė se kjo ēėshtje nuk ėshtė trajtuar shumė pėr shkak se shqiptarėt ranė nėn regjimin komunist.
    Rrjeti televiziv ka intervistuar njė fotograf hebre, Norman Gershman, qė ka kaluar njė dekadė duke u marrė me kėtė ēėshtje.
    Ai ka gėrmuar pėr arsyen se pse shqiptarėt i shpėtuan hebrenjtė. Vendi, shkruan CNN, pėr ēudi, nė fund tė Luftės Botėrore kishte mė shumė hebrenj nga sa kishte nė fillim.

    Arsyeja qėndron tek besa.
    Gershman thotė se shumė shqiptarė madje habiten se pėrse duhet t’i kushtohet shumė vėmendje kėsaj ēėshtje. Pėr ta ėshtė normale sakrifica pėr tjetrin kur japin besėn.
    “Gershman kujton njė person, prindėrit e tė cilit ishin pėrfshirė nė shpėtimin e hebrenjve. Ai i tha: E ēfarė pastaj? Nė Shqipėri gjithkush do e kishte bėrė kėtė gjė. Nuk kemi bėrė ndonjė gjė speciale. Ėshtė besa.
    Koncepti nėnkupton qė njė person vendos sigurinė e mikut mbi atė tė tijėn e familjes sė tij. Njė shqiptar i tha Gershman: Mė mirė vras djalin se tė thyej besėn.
    Gershman thotė: Gjithkush nė nevojė, nėse tė troket nė derė, ti ke detyrimin absolut pėr ta shpėtuar, pėr tu kujdesur pėr tė, nuk ka rėndėsi nėse ėshtė mik apo armik”,” shkruan CNN.
    Hebrenjtė dhe shqiptarėt sė fundmi kanė forcuar edhe mė tej marrėdhėniet e tyre, nė pėrpjekje pėr tė rritur edhe bashkėpunimin politik dhe ekonomik. Dėshmi e kėsaj ėshtė dhe hapja e ambasadės izraelite kėtė javė, rast pėr tė cilin ishte nė Tiranė, numri dy i qeverisė dhe shefi i diplomacisė izraelite Avigdor Liberman. Ai do tė theksonte mirėnjohjen e kombit hebre ndaj sakrificės sė shqiptarėve pėr t’i mbrojtur atėherė kur tė gjithė kėrkonin asgjėsimin e tyre./botasot/


    E ka pare dikush kete dokumentar?

  16. #16
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Nje shkrim ne CNN (03.08.2012) qe ben fjale per Besen e Shqiptarit -

    http://religion.blogs.cnn.com/2012/0...-in-holocaust/

  17. #17
    nese flasim per "besen" ne dit te sodit,kishe me perdore ate fjalen popullore te asaj zone ku une jam rrit,qe "nuk i zehet bese kuj sa qenit" :P

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar mė parė nga POKO Lexo Postimin
    nese flasim per "besen" ne dit te sodit,kishe me perdore ate fjalen popullore te asaj zone ku une jam rrit,qe "nuk i zehet bese kuj sa qenit" :P
    ti ngaterron fidelitetin me besen(fjalen e dhene)
    ka akoma burra ne shqiperi qe kane bese dhe virtyt. flas per jugun sepse myzeqen dhe veriun nuk i njoh mire.

  19. #19
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Dashakeqesit te tipit " nuk i zehet bese kuj sa qenit" , do te bejne mire te mos shkruajne ne kete teme. Mesoni sesi te vleresoni kulturen/traditat tona.


    Citim Postuar mė parė nga illyrian rex Lexo Postimin
    Nje shkrim ne CNN (03.08.2012) qe ben fjale per Besen e Shqiptarit -

    http://religion.blogs.cnn.com/2012/0...-in-holocaust/

    Me behet qejfi qe CNN ka shkruajtur kete artikull

  20. #20
    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    ti ngaterron fidelitetin me besen(fjalen e dhene)
    ka akoma burra ne shqiperi qe kane bese dhe virtyt. flas per jugun sepse myzeqen dhe veriun nuk i njoh mire.
    eee ju te jugut njifeshit/dalloheshit per besen/besnikerine ndaj xhaxhit e ndaje partise punes

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Paradigma e Shqiptarit negativ
    Nga RaPSouL nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-10-2010, 00:26
  2. Serbėt, thikė nė zemėr shqiptarit
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 23-08-2006, 09:34
  3. Pranga nė Damask shqiptarit tė dyshuar tė Al Kaedės
    Nga Traboini nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 05-01-2006, 13:11
  4. Triumfi shqiptarit nė gjykatėn e Londrės
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2005, 06:51
  5. Feja E Shqiptarit Asht Shqiptaria
    Nga julian72 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-02-2003, 13:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •