Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Interviste ekskluzive e Nanos

    Interviste e Zotit Nano dhene gazetes " Progresi"


    .........


    Gazetari: Zoti Nano, sa po jeni kthyer nga Brazili ..pra c'mund te na thoni mbi kte vizite?

    Nano: Hmmm... ėėė.. po tani kjo dihet se Brazili ishte prej kohesh ne axhenden time por..ėėė e vecante ishte se pas nji vallzimi te lodhshem te Sambes me ne fund..ėėė dyert e Internacionales socialiste u hapen dhe per ne.

    Gazetari: Zoti Nano a patet rast te takoni politikan te njohur te se Majtes Boterore?

    Nano: Sigurisht qe patem..por Koha ishte e mire dhe nuk donim ti kalonim oret vetem ne Takime zyrtare keshtu qe...ėėė dolem dhe ne plazhin e famshem tashme te Rios.(buzeqesh)..

    Gazetari: Zoti Nano a ndiqnit nga RIO rregullisht situaten e ktyre diteve ne Tirane?

    Nano: Natyrisht ėėė.. se qofte shoku Ruci nga Partia e qofte bashkpuntoret e mi ne qeveri me kane mbajtur imtesisht ne korent te te gjitha evenimenteve qe imediativisht ndodhen ne Tirane. Megjithate fale operativitetit tone ne i kryem qofte formalitetet integruese ne Internacionale, qofte dhenien e direktivave per cdo prerogative probabile qe mund te ishte sensibile per ne kto dite ne Tirane por edhe i lame mundesi diellit Brazilian te na i nxinte pak keto mullaqe qe kishin filluar te zbardheshin.. (qesh he he ha ha ha).

    Gazetari: zoti Nano si e pritet antaresimin e Edi Rames ne Partine tuaj?

    Nano: Degjo..qe kur une e mora Edin nga Parisi sigurisht qe e mora sepse ai eshte i joni organikisht e pamvaresisht nga veshjet dekadente ose shijet artistike avanguardiste apo kemishat e verdha e xhaketat blu ne e dinim se ai ishte ne linjen ton Roze.

    Gazetari: zoti Nano , mendoni se Edi do te jete nje Plus ne krahun Mejdani Meta e nje minus per ju?

    Nano: Teoria e plus minusit nuk na shqetson sepse diversiteti ne Partine tone eshte pjese e normalitetit qe ne sollem ne politiken Shqiptare. Bile ju do keni degjuar se ne dhe ne krahun e reformatoreve po bejme bisedime per ti terhequr ne aleancen tone progresiste.

    Gazetari: Zoti Nano, e keni fjalen per Grupin e Pollos?

    Nano: Sigurisht per ate grup eshte fjala. Tek Pollo ne shikojm nje opozitar por dhe nje politikan me fizionomi te qarte europiane larg nga filozofija konfliktuale e Berishes.

    Gazetari: Zoti Nano mos valle per Pollon keni gati ndonje portofol ministror ne rast te nje ri organizimi te Qeverise?

    Nano: Cdo gje eshte e mundur. Ne se Pollo do te jete i gatshem te marre pergjegjsi ne alternativen tone gjith perfshirese per integrimin tashme ne hapsirat euro atlantike athere ne mund ti ofrojme grupit te Pollos ministrine e Jashtme.
    Dihen aftesite diplomatike te Pollos e njohja e tije me figurat kryesore te Brukselit e kjo eshte nje baze qe ne e shikojme Pollon dhe si Minister te mundshem te Puneve te Jashtme.

    Gazetari: Zoti Nano mos valle ne piketimin tuaj qe Pollo te jete minister i jashtem merrni parasysh faktin se ai njeh mire disa gjuh te huaja?

    Nano: Jo nuk do te mendoja ate si kriter sepse ne kemi shum kuadro qe teknikisht nuk plotsojne parimin tone te Meritokracise por tek Pollo jemi nisur me teper nga Pamja e tije Nordike e kjo rrit besueshmerine ne partneret tane europiane. Ne nuk mund te bejme minister nje qe duket si Taliban ose si Maroken si puna shokut tone Dokle.

    Gazetari: Pra jane qimet si pe derri te Pollos kriteri i emerimit te tije si Minister?

    Nano: Nuk do te perdorja ate krahasim sepse Pollo per nga qimet me shume eshte bjond e jo kuqalash e sa per te zhvilluar kte iden e pamjes jashtme c'mund te isha une me kte Tullen time..
    .. qesh..

    Gazetari: Zoti Nano po Edi Rama qe ne mjeker anon nga ju si ka mundesi qe politikisht te anoje nga Grupi Meta?

    Nano: Nuk ka grup Meta po ka vetem MET ..e di ate O Mete per vete..keshtu eshte puna Metes.

    Gazetari: Z Nano ..z Meta ka leshuar disa bomba kunder jush..Si do te reagonit ju?

    Nano: Meta ka bere gabim qe ka leshuar bomba sepse duke qene se ai i lepin ato qe thote do ish mire te kish leshuar topa hasudesh e qe kur ti lepinte..edhe mund ti hante..po me bomba nuk di cdo bej Mete ziu.. (buzeqesh)..

    Gazetari: Z Nano po per Gjinushin do kete vend ne Qeveri?

    Nano: Jo..zoti Gjinushi le te prese Berishen te vij ne Pushtet se ai ndoshta i gjen ndonje Post. Gjinushi do qe per cdo antar te Partis tije te krijojme ministri. Ashtu nuk mundemi..

    Gazetari: Per zotin Ndoka cmendoni?

    Nano: Nardi eshte pak zevzek se i kisha dhene postin e Ministrit te Ceshtjeve Sociale por do te shikojme ne se mund ti japim dhe postin e zv ministrit te Rendit ose Drejtorit te KESH-it me qe eshte nga Vau i Dejes.

    Gazetari: z Nano per zotin Tritan Shehu a behet fjale ne ri-organizimin e ri?

    Nano: Po.. derisa eshte ri organizim kuptohet se eshte gje e re se ri organizim te vjeter nuk ka. Per zotin Shehu mendohet nje sektor te cilin ai e njef mire..

    Gazetari: Mos valle mendohet ministria e Shendetsise?

    Nano: Jo jo aspak eshte fjala per Ministrine e Bujqesise..qesh..

    Gazetari. Z Nano flmn per intervisten..

    Nano: flmn dhe juve..

    ........

  2. #2
    Brar, a vete e shpife kete komedi, apo eshte e vertete?

  3. #3
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    OOPPSSSSSSSS!!!!!!!!!!!!!

  4. #4
    Kjo po, ishte vertet ekskluzive per t'u lexuar
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Edhe une besoj se shaka behet se edhe i pire, Nano u a ben mendjen njerezve por*d*he.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  6. #6
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Mbase mund te ndodhe me Nano,por asnje s`mund ta nxjerre ne public nje gje te tille.
    Djal{serioz}

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Komisari
    Anėtarėsuar
    16-10-2003
    Vendndodhja
    Rain forest
    Postime
    29
    Kjo do botuar me te vertete,
    me gjithe ato qe thote Nanua ketu e aty ai s'i mban mend a i ka thene apo jo, vur nje shenim ne fund qe te sqaroje se intervista u be kur Xhoi kish ato te muajit

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Interviste e Zotit Pollo dhene gazetes "Besa"


    Gazetari: Zoti Pollo jeni ne dijeni te fjaleve rreth emerimit tuaj ne postin e Ministrit te Jashtem?

    Pollo: Gjerat jane akoma ne sirtaret e dy partive tona dhe nuk mund te prononcohem.

    Gazetari: Zoti Pollo a verteton ky bashk punim me zotin Nano tezen e Berishes se "jeni paterice" e Nanos?

    Pollo: Berisha flet per paterica sepse eshte i vjeter. Ai ndoshta ndjen nevoje per paterica kur ngjit e zbret shkallet e pallatit te tije ne Brrak. Ne gjenerata e re e politikaneve do " i leme ne shejtnin e tyne" pleqte e llojit Berisha e do ecim perpara e perpara nuk ecet me paterica.

    Gazetari: zoti Pollo.. per cfare eshte fjala kur deklaroheni kunder termit "paterice"?

    Pollo: Po kuptohet se nuk jemi me ne epoken e patericave dhe ne se behemi dicka kjo smund te jete paterice...pir dicka ne form te rrotes..

    Gazetari: Pra mendoni te do beheni nje rrote ne duar te Nanos?

    Pollo: Te jemi te sinqerte sepse PDr gjithmon dallohet per transparence..pra fare mire mund te na shikoni neser si nje Rrot por jo rrot qe mbahet ne duar por dikund aty si rrote ne Benzin e zotit Nano.

    Gazetari: zoti Pollo a do te kete pasoja ne radhet e Votuesve tuaj .. kjo metamorfoze e juaja..nga opozitar ne Rrot Benzi tek zoti Nano ??

    Pollo: Jo Jo.. Jo me kot ne jemi parti elitare pra nuk kemi votues. Ata qe kishim ishin ajo mase e madhe qe nuk ishin ne gjendje te regullojne syte tek Okulisti ( ju i dini cmimet e kripura...qesh) e qe gabimisht votat qe i kishin per Berishen i hodhen tek ne.
    Tashme ju e dini se arbitrarisht Berisha kembenguli te na hiqet emblema qe per ne nuk ish thjesht embleme partie por nje salvaxhente ose nje Komerdare zetori qe do e kishin Zili dhe kubanezet e Fidelit..kur kalojne oqeanin..

    Gazetari: zoti Pollo a ndiheni pergjegjes ndopak per gabime qe jan bere per periudhen kur ju ishit nje nga lideret e PD kur ajo qeveriste?

    Pollo: Jo aspak..dihet se Doktor Berisha nuk lejonte mendime ndryshe dhe kjo na justifikon e na nxjerr faqe bardhe per ato dite qe ishim ne nje front me Berishen.

    Gazetari: Zoti Pollo keni disa vjet qe keni partine tuaj ..pra nuk jeni me nen Tutelen Berishiane. Ku i shikoni te arriturat e kesaj periudhe?

    Pollo: Te kuptohemi se ne kur u ndame ikem me nje koncept te ri.. pra e Arritur per ne nuk eshte Perqindjet ne Votime ose forca ne politiken Shqiptare. Ne pretendojme te kemi arritje ne fushen e Sherbimeve te vogla. Ne nuk jemi si Partite e medha qe i ngjajne dy NSHN-ve qe bejne pallate. Ne jemi dicka si Komunale banesa..qe bejme riparime hidraulike e muratura te lehta ne pallatet qe ndertojne dy NSHN-ete e medha PD ose PS.
    Pra sipas rastit ne marrim porosi e kjo nuk kerkon resurse te medhaja njerzore.

    Gazetari: Pra z Pollo ju jeni ne Sherbim te Popullit?

    Pollo: Źh.. hmmm varet si te kuptosh konceptin Popull. Ne jemi kunder populizmit Berishian. Per ne Popull eshte vet grypi yne i vogel. Ju e dini se Skenderbeu godiste armikun me njesite te vogla lehtesisht te komandushme e me levizshmeri te larte..
    Ne kte koncept kaq te lashte dhe te ri ne i realizojme dhe kerkesat e Popullit.. pra interesat e Grupit ton te vogel.
    Ja psh.. cdo te mbetej per mua ne tavolin te Nanos ne se do mendoja dhe per mijra te tjere. Duke qen pak mbetet dicka qe ne e prekim e jo si tek Berisha ku hallet e njerzve jan si birat e gardhit..


    Gazetari: Mund te jeni me te qarte zoti Pollo?

    Pollo: Si te te jem me i qarte..ja psh a do ti nje Makine? Sigurisht qe do.. A do ti nje apartament luksoz? .sigurisht qe do..
    Si shkohet tek keto dy Endrra ..pra tek makina luksoze dhe apartamenti luksoz me lehte??
    Duke u ropatur mbas Berishes ne nje Parti me mijra njerez e mijra halle.. ose duke krijuar kto "njesi te vogla" tip Skenderbe..
    Natyrisht qe me konceptin.. Parti e vogel..por Sherbime te Medha.. fitohet me shume dhe per kete dua te falenderoj dhe shoket tane qe na e ndricuan para nesh kte Udhe te ndritur.. sikurse Pashkon, Rulin, Artan Hoxhen etj.

    Gazetari: Pra zoti Pollo ju ja keni ndjere lezetin "konceptit te ri"?

    Pollo: Sigurisht..Sigurisht..Ja psh disa shok tane qe kishin probleme me Kredi bankare sot ndihen te cliruar.. pra nga bisedat tona me shoket Ruci e Nano.. te hapura ose nen Rrogoz.. neve nuk na del mė gjumi nga sikleti i problemeve financiare.. plus sejcili nga ne ka dhe biznese e kjo na lehteson..

    Gazetari: Zoti Pollo pra.. ju gjeni me shume te perbashketa tek alternativat e Nanos se tek konceptet e Berishes?

    Pollo: Nuk eshte thjesht ceshtja tek teorite e zhvillimeve por tek Praktika e Gjerave.. Nuk ka rendesi cka kupton Berisha me Demokraci e Integrim e cka kupton Nano me kto..e ku ne bashkohemi ose ndahemi teorikisht..J o jo.. Ajo qe eshte kryesore eshte fakti se me Berishen nuk mund te bisedosh vecse probleme politike me karakter kombetar e Social..e per ate jan te huaja ato qe per ne njerzit e rij jane me rendesi.. kurse me Nanon eshte Ndryshe..

    Gazetari: Me konkretisht Zoti Pollo sepse duket interesante kjo llogjika juaj..

    Pollo: hmm.. tashti me pak minuta eshte veshtire te elaborojme kto teza.. por po dal ne shpjegime praktike.. Ja psh me Berishen nuk mund te flasesh per Shampanje ose karkaleca ose Pushime ne KRET ose Majorka..etj etj . Eshte si te bisedosh me nje Tibetian per Pikturat e Pikasos..(qesh.)...kurse me Nanon bisedojme lirisht deri per intimitete se c'bejme me grate kur vemi neper hotelet e Dhermiut apo Sarandes..e hame levrek te pjekur ne tjegull e pijme vere te kuqe .. Pra kemi gjetur gjuhe te perbashket. Ja shoku Ruci qe ju duket juve hije rende.. Keni provuar te uleni me te ne tavoline..jo sigurisht..
    E pra me Berishen e Arbnorin kurre nuk kemi pire une e Tritani..kurse me Mozin shqepesh ne mish e raki e ne barsaleta.
    Pra ne shikojme perpara..

    Gazetari: zoti Pollo me kto qe thoni nuk do beni keq te shikoni dhe mbrapa..

    Pollo: Nuk ju kuptova c'deshet te thoni..??

    Gazetari: Po ja keshtu do ju ntrashen mullaqet dhe juve sikurse shokve Meta e Nano..dhe ku do veje ajo eleganca juaj aq e preferuar ne sallonet diplomatike..??

    Pollo: Keni te drejte por "kush ka Paranė ka dhe Aeroplanė." .thote nje proverb i lasht kinez.. pra kur te kemi Leka me shumice na vijne ato cupkat e bukura te aerobikes ne Shtepi e na i hollojne ato prapanica..

    Gazetari: Zoti Pollo ju falenderoj per Intervisten e Sinqerte:

    Pollo : Gjithshtu dhe une..por ju lutem kto dite mos e botoni..

    Gazetari: Sigurisht kjo ngelet vetem ne arkiven e Albasoulit..



    ......

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    JOURNALET

    Emin Barēi njoftoi gjithė alarm Fatos Nanon qė ishte ende nė Brazil, se Edi Rama ka marrė teserėn e Partisė Socialiste.

    -E ēfarė pastaj! - ia ktheu Nano.

    -Po ja mund tė konkurrojė deri dhe pėr kryetar partie, - vazhdoi Emini.

    -Mos ēaj kokė Emin, - tha Nano, - njė viagėr mė shumė mė duhet pėr Ramėn.



    Sadedin Balla u thirr nė grupin parlamentar tė legalistėve pėr tė dhėnė shpjegime mbi fshehjen e tij gjatė votimit tė ministrave nė parlament.

    -Isha i sėmurė, - tha Balla, - nuk mund tė dilja dot nga shtėpia.

    -Po telefonin, pse nuk e hapje? - e pyeti Ekremi.

    -Kisha harruar Pinin, - pėrgjigjet Sadedini.

    -Si ore Pinin e harroke dhe pseudonimin nuk e harroke ti?!



    Genc Pollo ishte nė siklet gjatė festės sė socialistėve, pasi ishte i vetmi kryetar partie nga opozita qė ishte nė pritje. Nano, i cili e kuptoi sikletin e Pollos, i afrohet, troket gotėn dhe i thotė:

    -Rri i qetė zoti Pollo, se tė kemi nė vend tė shokut Ilir!
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Tema tė Ngjashme

  1. Ekskluzive: Intervistė me poetin dhe publicistin Jeton Kelmendi
    Nga hajla nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-10-2008, 18:01
  2. Intervistė ekskluzive e gazetės Fakti me Rufi Osmanin
    Nga Studenti-Te nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 13-01-2007, 09:33
  3. Intervistė me zėdhėnėsin e NATO-s gjatė bombardimeve nė Kosovė
    Nga babadimri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-09-2006, 21:06
  4. Intervistė me ministrin e pėrfolur tė Kosovės, Astrit Haraqia
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-06-2006, 18:39
  5. Shqipėria pėrballė ndėrgjegjes sė gjymtuar tė saj
    Nga Shėn Albani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 12:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •