Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 1 prej 1
  1. #1
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,752
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime

    Rishfaqja e vajzes mashtruese..

    Jo seksi, por e kendshme. Sy bojeqielli, pak me shume se 160 cm e gjate dhe paksa e shendoshe. Floket geshtenje, jo ne ngjyren origjinale. Shpesh paraqitet bjonde, madje thone se perdor edhe parruke. Quhet Mimoza Ujka. Shkurt Mimi. Eshte 27 vjece. Ka lindur ne Velipoje-Sektor te Shkodres. Dy here e denuar me heqje lirie. Per here te fundit eshte pare ne Tirane, para pak javesh, ne shoqerine e disa oficereve te huaj. Vepron e vetme. Profesioni: Mashtruese.

    Keto jane te dhenat e para, qe te ofrojne gati te habitur sa here qe e kujtojne disa oficere te policise antikrim te Komisariatit nr.3 te Tiranes. Ditet e fundit aty eshte depozituar denoncimi i nje qytetari per mashtrim. Nje vajze, e quajtur Mimoza, i ka marre 1.5 milion leke kundrejt premtimit per nje vize italiane dhe eshte zhdukur. Nga pershkrimi fizik qe i demtuari bente, policet me te vjeter kishin qene te gjithe gati te vinin bast se behej fjale per Mimoza Ujken. Per fat nje foto e gjetur ne komisariat verteton bindjen e tyre. Denoncuesi njeh vajzen qe e mashtroi, por njekohesisht humb edhe shpresat, kur pothuaj te gjithe policet leshojne ate pasthirrmen fikse te habise: - Moos! Perseri qenka hedhur ne aktivitet?

    Vajza me sy te bukur, per here te pare u kishte rene ne duar pas nje aventure te pabesueshme: Ne gushtin e vitit 1996 kishte arritur te mashtronte pothuaj te gjithe personelin e Prokurorise se Tiranes. Madje, disa nga protagonistet, sot jane ne majat e ketij organi te drejtesise. Sipas deshmive te tyre (natyrisht duke marre me pare premtimin se nuk do u permenden emrat ne shkrim), ajo ishte shfaqur per here te pare aty ne shoqerine e prokurorit Perparim Jata. Bjonde, me floke te prera shkurt, Mimoza Ujka (ishte koha kur perdorte pa hezitim emrin e vet), per nje jave arrin te beje miq pothuaj te gjithe prokuroret dhe pjesen tjeter te personelit. Per kete e ndihmon zeri i saj paksa i ngjirur (por i kendshem e miqesor) me theks shkodran, apo humori i holle, qe i dilte natyrshem. Por, me shume se keto te dhena, ajo ka nje arme tjeter te forte: guximin. Me te ardhur ne Prokurori, shkon ne zyren e shefit Adnan Xhelili dhe i thote se ishte nje oficere e policise gjyqesore e sapoemeruar ne Komisariatin nr.1, por qe... per fat te keq, Ministri i Rendit nuk kishte firmosur akoma urdhrin. Dhe sot e kesaj dite, askush nga te demtuarit nuk arrin te thote se nga e gjeti guximin qe, goditjen me te madhe te jetes se saj ta realizonte, pikerisht, aty ku e pesonin te gjithe llojet e krimineleve. "Njelloj sikur te futesh gishtin ne folene e grerzave dhe ta shkaterrosh, pa mundur te te pickojne", ben shaka nje prokuror. "Javen e pare vetem pergatiti terrenin. Ne fillim la pershtypjen se interesohej te mesonte nga profesioni. Kerkonte Kodin e Ri te Procedures Penale, fletoret zyrtare etj", tregon nje nga viktimat e saj. Nderkohe shoqerohet me pothuaj te gjithe prokuroret, i fton ne kafe, madje dikush thote se me ndonjerin pati edhe marredhenie intime. Por shfaqjen me spektakolare e jep nje dite, kur ne rruge kalon gruaja e ish-presidentit Sali Berisha, qe banon fare prane prokurorise. Me ta pare, Mimoza i hidhet ne qafe dhe e pyet per shendetin dhe probleme te tjera, sikur ta kishte te njohur te vjeter. Nje spektakel, qe i ka lene pa fryme te gjithe. Por qe ka sherbyer te krijoje besimin absolut, se ajo nuk ishte nje njeri cfaredo. Ne kete kohe Mimi fillon njekohesisht te realizoje qellimin e saj. Viktimat e para qene disa qytetare, te afermit e te cileve ishin ne burg apo nen hetim per vepra te ndryshme penale. Vajza i studion mire "fytyrat qe e kishin nje hall". Madje per ta organizon edhe shfaqjen e perditshme ne shoqerine e prokuroreve, te cileve, ne menyre demonstrative "miqesisht", u hidhte doren ne qafe. Nga ana tjeter, duke u hequr si kolege dhe mikeshe e prokurorit qe kishte ceshtjen per te cilen hallexhiu interesohej, u kerkonte atyre shuma te hollash ne shkembim te favoreve. Dhe pothuaj gjithmone arrin sukses. Por nuk ka te ngopur ne mashtrimin e saj dhe guxon te tejkaloje cakun per nje qellim akoma me te rrezikshem: Te fuste ne kurth vete prokuroret. Shpejt hap fjale se ka nje mik te ngushte Lefter Vogli te Komisariati nr.1, i cili punon ne zyren e pasaportave. Madje "miq" kishte edhe ne Ambasaden Italiane, ku mund te nxirrte viza, natyrisht, kundrejt nje tarife te kripur. "Dhe te mbushte mendjen per ato qe thoshte, pasi ndodhte te vinte ne Prokurori me nje makine me targa CD ne shoqerine e dy italianeve qe vertet punonin ne ambasade", tregon nje tjeter prokuror, qe ende punon prane ketij organi. Suksesi edhe kesaj radhe eshte i garantuar. Kurthi per njerezit e drejtesise funksionon. Prokuroret, qe pertonin te nxirrnin vete pasaporta, "per shpejtesi" ia jepnin

    Mimozes se bashku me leket. Por me keq e pesuan ata qe donin viza italiane per vete apo per te afermit e tyre. Dhe kishin kaluar vetem dy jave qe nga shfaqja e pare e saj. Kohe, kur nisen dyshimet e para. Po per Mimin mjaftuan ca pak shenja qe ta bindnin se, te vazhdonte me tej qe e rrezikshme. Prandaj nje dite te bukur zhduket, duke i lene te gjithe me gisht ne goje. "Nje periudhe qe u shoqerua me debate nervoze, ku viktimat akuzonin prokuroret qe e sollen, ata me te cilet kishte me shume miqesi apo edhe ata qe dilnin garant, se ajo u mbaronte pune", vazhdon rrefimin e hidhur nje nga te mashtruarit.

    Pas kesaj periudhe, deshmi te ndryshme pohojne se Mimi ishte larguar nga Tirana. Ndersa sipas nje prokurori, ajo, pikerisht pas goditjeve te tilla ne Tirane, largohej ne rrethe me qellim per te humbur gjurmet. Vecanerisht frekuentonte komisariatet e policise se zones jugperendimore. Sipas tyre, ajo eshte paraqitur te pakten ne komisariatet e Fierit dhe te Lushnjes si e derguar nga Ministria per kontrollin e zyres se pasaportave. Dhe aty futej shpejt ne loje, duke mashtruar qytetaret e ndryshem per pasaporta, "qe ajo arrinte t'i bente per nje kohe rekord". Dhe vertet ndodhte qe ndonje ta bente shpejt, por kjo i duhej per reklame, qe ne rrjete te binin sa me shume peshq. Nje loje per shkak te se ciles, ne fillimet e veprimtarise se saj, ne vitin 1994, ajo ishte denuar me tre muaj heqje lirie ne Shkoder.

    Sipas disa pohimeve, Mimoza eshte vajza e nje rojtari kishe ne Velipoje, Kolec Ujkes. Ky, duke pare se e bija kishte marre nje rruge pa krye, e kishte perzene nga shtepia. Prandaj ka te ngjare qe vajza te mos kete bere me shume se shkollen tetevjecare. Pasi del nga burgu, ajo niset per ne Tirane, ku nuk e njohin dhe hapesira e veprimit eshte me e madhe. Por gjithmone vepron e vetme. "Eshte karakteristike e njerezve te abandonuar nga familja. Keshtu ka vepruar edhe Klejdi Kote", thote nje specialist i policise. Ne fakt, ne te njejtin perfundim do te vinte ne vitin 1999 edhe avokati i saj, Selim Caka, te cilit i kishte bere pershtypje se askush, as familjar, as mik, nuk ishte interesuar per Mimozen gjate zhvillimit te gjyqit. Ne Tirane Mimi vendoset ne nje shtepi me qera prane Qytetit Studenti. Ku thone se, per nje periudhe te shkurter, ben lemsh gjithe lagjen, pa lene jashte edhe nje pjese te konvikteve te vajzave. Natyrisht qe biznesi kryesor ishin perseri vizat dhe pasaportat, por, sipas shume deshmive, ajo bente bukur edhe zanatin e vjedhesit. Nje pune e tille i sillte te ardhura, por te gjithe qe e kane njohur thone se vishej thjesht dhe se kishte nje fiksim qe te mos paguante askend. Hiqej si jetime dhe fatkeqe dhe ndodhte qe, ne vend te paguante qerane, i kerkonte te holla borxh qeradhenesit. Nga ana tjeter, i pelqente qe kafen ta pinte ne lokale te shtrenjta, si per shembull te Bar Piazza, ne shoqerine e njerezve te zgjedhur, duke bere rolin e kavalieres qe paguante gjithmone. Ne kete periudhe ajo fillon mashtrimin, duke u hequr si kusherira e nje funksionari te policise se Tiranes, qe fatkeqesisht kishte te njejtin mbiemer me te. Duke perdorur emrin e tij dhe u hequr si "vajza e xhaxhait", ajo futet ne zyrat e pasaportave neper komisariate, madje ne nje rast mashtron edhe qiradhenesit e saj, qe ishin te njohur te tij. I kontaktuar nga KLAN, funksionari A.Ujka konfirmon se eshte gjendur ngushte ne ate periudhe dhe se ka porositur te gjithe shefat antikrim te kater komisariateve te Tiranes, qe ta ndalonin. Dhe vertet, ne dhjetor 1996 Mimi kishte rene ne duart e policeve te Komisariatit nr.4 ne nje postbllok dhe, me tej, shoqeruar per verifikim. Por per shkak te mossigurimit te asnje denoncimi, ajo fiton lirine, duke vazhduar perseri aktivitetin. Disa viktima te kesaj kohe pohojne se, vajza shfaqej per periudha te shkurtra kohore ne dyert e institucioneve te ndryshme. Sipas tyre, duke u hequr si punonjese e Ministrise se Jashtme (ne kohen qe ajo drejtohej nga Alfred Serreqi), Mimi ka baterdisur disa punonjes te Ministrise se Bujqesise, te cileve u premtonte (kundrejt shumave deri ne 10 mije USD) viza per ne SHBA. Jashte vemendjes se saj nuk kane mbetur edhe disa OJQ (organizata joqeveritare) apo edhe ambasada, sic eshte ajo e Maqedonise apo edhe ajo Jugosllave, ne koherat kur funksiononte. Por ka edhe deshmi, qe konfirmojne se gjeografia e veprimtarise se vajzes ka qene me e gjere dhe nuk dihet se sa institucione "ka inspektuar" ne Tirane dhe ne rrethe.

    Ndersa periudha e konfliktit ne Kosove duhet te kete qene periudha me e arte ne fitime, por njekohesisht edhe me e veshtira e mashtrueses. E cila, per shumekend qe e ka njohur, ushtronte profesionin e vet jo me shume per te fituar apo per ndonje arsye tjeter, por vetem sepse i ishte bere semundje apo hobi. Sidoqofte, disa deshmi te kesaj periudhe, e vendosin Mimin per nje kohe te gjate ne krah te disa koloneleve italiane te KFOR-it (nje dite ishte pare se bashku me ta brenda Ministrise se Rendit) dhe prane kampingjeve me kosovare. Eshte nje periudhe, kur ka deshmi se ajo ka perdorur disa emra te ndryshem. Kjo per faktin, se kishte filluar te mashtronte kosovaret duke premtuar viza Shengen. Por ketu filli keputet edhe njehere tjeter. Pasi dy nga viktimat e saj trokasin ne dyert e Komisariatit nr.3 dhe bejne denoncimet perkatese. Sadik Shala dhe Hajrush Beluli, refugjate te kampingut prane rruges "Don Bosko", ishin te mashtruarit e radhes, te cileve ajo u kishte marre rreth 2 mije USD, pasi u kishte premtuar dy viza italiane. Se si arriti policia ta prangoste me 20 maj 1999, nuk dihet. Por avokati mbrojtes, Selim Caka, kujton se klientja e tij kishte rene dakord per nje gjykim te pershpejtuar. "Te krijonte pamjen e nje vajze fatkeqe dhe pa mbeshtetje", thote avokati mbrojtes. I cili, perballe prokurorit Saimir Hysa (i prirur per te kerkuar nje denim maksimal per shkak se kujtonte ato qe Mimi u "kishte punuar" kolegeve te tij ne prokurori ne vitin 1996), arrin me nje seance te vetme (vajza mungon) te siguroje per klienten e vet nje te treten e denimit. Gjykatesi Arjan Aliaj akordon per Mimozen tre vjet heqje lirie, nga te cilat ajo duhet te kryente vetem nje. Por nuk mbaron me kaq. Ne procesverbalet e Gjykates se Tiranes ka edhe nje dokument, qe thote se Mimoza Ujka, me 9 shtator 1999, eshte ankuar ne Gjykaten e Apelit kunder vendimit te pare. Por nuk ka mundur te ule denimin qofte nje dite te vetme.

    Pas denimit te kryer ne ambientet e burgut 325 te Tiranes, Mimi vendoset perseri ne Qytetin Studenti, ne godinen 15. Aty, per te shmangur dyshimet qe shkaktojne mendimet per nje njeri qe ka bere burg, perpiqet te modifikoje biografine. "Kam qene bashkepunetore e Azem Hajdarit. Ai, para se te vritej, me ka lene disa disketa. Per kete policia me keqtrajtoi, duke me mbajtur nje vit brenda...", ishte per shumekend shpjegimi (ndonjehere bindes) i saj. Njekohesisht fillon aktivitetin. Perseri... pasaporta e viza Shengen. Ndersa viktimat e para jane kliente, qe ishin te aferm, miq e shoke te fqinjeve te saj ne godinen 15. Madje edhe mireberesit e saj, qe e mbanin ne shtepi dhe e ushqenin, ajo i vjedh dhe i mashtron. "Kishte aftesi aktoreske dhe bindese. Kur i kerkoja leket, fillonte e qante dhe me pergjerohej aq shume, sa dikur me vinte keq e ne ndonje rast me bente edhe mua per te qare", tregon gruaja, qe e ka mbajtur ne shtepi. Nga ana tjeter, nje i aferm i saj kishte vertetuar se Ujka kishte nje llogari rrjedhese disa milioneshe ne Banken Italo-Shqiptare.

    Por ka patur per Mimin edhe dite te erreta, kur ajo zhdukej per disa dite apo kthejej me syte te nxire. Pasi njerezit, qe mashtronte, here e merrnin peng e here e rrihnin. "Kjo ndodhte per faktin, se ajo fuste ne loje edhe "te fortet", qofte bodyguard-e, police apo edhe njerez, qe kishin probleme me drejtesine. Kjo per shkak te guximit te tepruar, qe natyrisht eshte pjese e lojes. Pasi nje njeri i tille nuk mendon kurre se dikush mund ta vere ne loje", tregon nje prokuror qe e ka njohur Mimozen.

    Sidoqofte, vajza ka mbijetuar. Ata qe e njohin dhe qe e kane takuar kohet e fundit thone se, mbase per here te pare, Mimin e kane pare vertet ne dite te mira. Madje me tualet te rende, te veshur mire e me bizhu te shtrenjta. Kjo ka ndodhur para pak javesh, te shkallet e Pallatit te Kongreseve, ku Mimi (qe di mire italisht) ka qene ne shoqerine e disa oficereve italiane. Dhe nuk dihet se kujt i ka zene deren keto dite...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Tema tė Ngjashme

  1. Vidhet shtėpia e vajzės sė Sali Berishės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-07-2013, 05:39
  2. Shtatzania ne moshen adoleshente
    Nga BvizioN nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 19-10-2010, 01:15
  3. Si te vertetoj nese kjo kompani s'eshte mashtruese?
    Nga perkthyes nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-12-2008, 21:58
  4. Historia e vajzės shqiptare qė u shit nga familja nė BBC
    Nga Shijaksi-London nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-03-2007, 01:10
  5. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •