Per Diten:
E dashur Dita!
Pashe me kenaqesi se ne pjesen letrare te forumit eshte perfshire edhe Paul Celan, nje nga poetet e mi te preferuar. Une po postoj disa poezi te tij te perkthyera ne shqip, si dhe nje ligjeraten e mbajtur ne Bremen... Perkthimi eshte i z. Agron Tufa
Jeni te ftuar te gjithe te jepni mendimin tuaj per nje nga poetet me te medhenj te shekullit XX...
Pershendetje, Ifigjenia
Paul Celan
Nė syrin tėnd ka hyrė
Nė syrin tėnd ka hyrė
arratia qė u ep udhė pyjeve:
duke u vllazėruar me ēdocilin vėshtrim tėndin
ai mbufat sythin,
sythin e zi.
Pėrgjatė gjithė gjerėsisė sė qiellit u shtri qepalla e kėsaj pranvere.
Pėrgjatė gjithė gjatėsisė sė qepallės tendoset qielli,
dhe poshtė, nėn strehėn e sythit
pas plorit ecėn i Paraamėshueshmi,
ecėn Zoti.
O, ndjeje si kėrcet tehu,
si cijat duke u prerė
pas tė gurėzuarit, tė qashtrit,
tė stėrlashtit lot.
* * *
Numėro bajmet
Mblidhe gjithė vrerin e pagjumėsisė tėnde
Dhe shpallmė llogarinė:
Memzi hape sytė ndaj tė gdhirė
Nė orėt kur askush nuk tė sheh,
Vėshtrimin tėnd pata kėrkuar
Dhe mendimet e tua tė fshehta tė vesės
Nė shtėmbat e mia tė vagullta
Mblodha
Aty ti pėrftove
Emrin tėnd tė vėrtetė;
Vetvetja jote u bėre.
Fjala ime rrahu me ēekiē
Arkitraun e heshtjes tėnde
Dhe tek ti flatroi;
Duke dhėnė shpirt nė rrugė, ty pėr supesh tė pėrqafi,
Dhe ju tė vetėm brodhėt pėrmes natės.
Numėroji bajamet,
Kthema hidhėsirėn.
Pasi ke ndėrruar ēelėsin
Pasi ke ndėrruar ēelėsin
Ti hap njė shtėpi, nė tė cilėn
Fėrfėllon dėborė heshtjeje.
Nakord me gjakun qė tė rrjedh
Prej syrit, prej gojės a prej veshit,
Ndėrrohet ēelėsi yt.
Ēelėsi yt ndėrrohet, ndėrrohet fjala jote,
Duke e lėnė veten ta bartin bashkė me flokėboret.
Nakord me erėn qė ty tė shtyn
bora e mbledh fjalėn shuk.
Kenotaf
Shkėrmoqi lulet e tua, udhėtar, pa frikė shkėrmoqi:
ti i hedh ato thellėsive,
i hedh kopshtijeve.
Kush duhet tė dergjej kėtu, nuk dergjet
askund. Por bota e gjithė dergjet rreth tij.
Bota qė i ka hapur sytė
Laryshisė sė luleve.
Ajme! vetė ai, qė kish parė jo pak, vinte
Prej njė radhe verbanėsh.
ai kėpuste, i pangijshėm,
kėpuste aromat, -
dhe kush e pa kėtė, ata nuk ia falėn.
Atėherė ai u largua dhe piu njė pikėl tė ēuditshme:
Detin.
Peshqit
u turrėn vallė peshqit pas tij?
Fol edhe ti
Fol edhe ti,
fol i sprasmi,
thuaje fjalėn tėnde.
Fol
por mos e ndaj jo-nė nga po.
Kalle dhe nė fjalėn tėnde kuptimin:
kall nė tė hijen.
Kall nė tė pėrplot hije:
aq,
sa ta gjykosh se qark teje vithiset
mesnata, mesdita, mesnata.
Kėqyr.
E sheh: ēgjallėri pėrreth
nė prani tė vdekjes! Ēgjallėri!
E vėrteta gjendet nė fjalė, kur nė tė ka hije.
Por vendi ku qėndron ti, tkurret...
Nga tia mbash tani, pa hije, nga?
Tėrma. Me tahmin. Duke u bėrė
mė i stėrzgjatur, mė i padallueshėm,
mė imcak: fill
pėr yllin qė don tė lėshohet
dhe tė notojė poshtė, atje, ku ai
sheh xixėllimin e tij: nė fėrfėllimėn rrjedhėse tė fjalėve.
Argumentum et silentio
Rėne Sharit
Farkėtuar me vargonj
Midis floririt dhe heshtjes
Nata.
Tė dyja e mbajnė fort
Tė dyja nuk ndeshin kundėrpėrgjigje.
Dhe ti
Farkėtoja tani kėtij vargoi atė
Ēka don tė zbardhėllejė njėlloj me ditėt:
Fjalėn nėn yjet flatrues,
Nėn detin shungullues.
Ēdocilės fjalė.
Ēdocilės fjalė qė i kėndon atij,
Kur ndėrseheshin qentė pėrmbrapa,
Qė i kėndonin dhe shtangonin.
Asaj, natės:
Nėn yjet flatrues, nėn detin shungullues,
i parrėfyeshėm,
gjaku i saj qė nuk u shmang, kur thumbi
i helmėt depėrtoi rrokjet.
Fjala e pathėnė asaj.
Kundėr fjalėve tė tjera gjakėsore
me veshėt pipėz tė lėkurėrrjepėsve,
fjalėve, tė zotėrosh tė gatshmet
dhe me kohė, dhe me shekuj, ajo
dėshmon: tembrama,
nė fund, kur vetėm hallkat tringėllijnė,
dėshmojnė pėr tė, qė gjendet
midis floririt dhe heshtjes,
motra tė njė gjaku me tė, -
sepse prej nga, mė thuaj,
rrezon, nė sė jo brenda asaj qė u shfaqet
diejve, tė cilėt fundosen ngado ku lotėt e saj rrėke,
tė mbjella tė reja e tė reja.
Ligjėrata e Bremenit
Paul CELAN
Fjala mendim (Denken) dhe fjala falenderim (Danken) e marrin zanafillėn nė gjuhėn tonė prej njė rrėnje. Duke i besuar kuptimit tė tyre, do tė shkelėsh nė njė rreth tė tillė domethėniesh, si me kuptue (gedenken), me mbajt mend (eingedenk sein), mbamendje (Andenken), dashamirėsi, lutje (Andacht). Me to pra lejomėni tia nis falenderimit tim.
Prej ēvendesh, gardhimesh ēprej? Dhe a ekzistojnė menjėmend gardhimet?
Kam ardhė tek ju, shumica e tė pranishmėve, ka gjasė tė jenė tė panjohur. Unė kam parasysh vendet ku ka bėrė vaki njė pjesė e madhe e historive haside, tė cilat na i ka treguar sėrish nė gjermanisht, tė gjithėve, Martin Buber-i. Kėta kanė qenė nėse pėrpiqem tė pėrplotėsoj njė skicė topografike me disa hollėsi tė largėta qė me dalin tash tė gjalla vise, ku bujtėn njerėz dhe libra. Atje, nė rrethinat e mėparshme tė perandorisė sė Habsburgėve, qė kanė rėnė ēprej asaj kohe nga historia, kam ndeshur pėr tė parėn herė emrin e Rudolf Aleksandėr Shrėderit, duke lexuar Ode shegės sė Rudolf Borhartit. Dhe atje pra nė trajtėn e publikimit tė Shtypit Bremenas para meje u vizatuan konturet e qytetit tuaj.
Por i pėrafruar me anė tė librave dhe emrave tė atyre qė shkruan dhe botuan kėto libra, emri i Bremenit ruajti megjithatė nė vetvete jehonėn e sė pambrritshmes.
E mundshmja ėshtė e largėt, por e arritshmja ėshtė emri i vendit qė mbante Vjena. Tė gjithė ju e dini, ēfarė ndodhi pastaj, pas shumė vitesh me kėtė arritshmėri.
E arritshme, e afėrt dhe e precizuar midis shumė humbjesh mbeti vetėm njėra: gjuha. Po, gjuha, - pėrkundėr gjithēkaje e arriti shenjė. Megjithatė asaj i ra pėr hise tė kalojė pėrmes braktisjes sė vet, tė kalojė pėrmes heshtjes monstruoze, tė kalojė pėrmes errėsirės sė paskaj tė ligjėrimit qė sillte vdekjen. Ajo i kapėrceu ato tė gjitha dhe nuk gjeti fjalė pėr gjithēka pati ngjarė, por ajo kaloi pėrmes kėsaj. Kaloi dhe mundi tanimė sėrish tė shfaqet nė dritė, e begatuar me rrugėn e pėrshkuar.
Nė kėtė gjuhė pėrpiqesha unė gjatė atyre viteve dhe mė vonė tė shkruaja poezi: qė tė mund tė flas, tė mund tė gjej udhėn, tė mund tė pėrcaktoj se ku gjendem dhe ku po mė shpinte ajo ēka po ndodhte, qė tė mund tė konturoj realitetin tim.
Kuptojeni, ēdo herė kjo ishte njė ngjarje, njė zhvendosje, njė hap i ri, kjo ishte gjakimi pėr tė gjetur udhėn. Dhe duke dialoguar me kuptimin e tyre, mendoj tashmė dhe duhet ta pranoj, qė nė kėtė pyetje kumbon njė tjetėr pyetja mbi kuptimin e vetė lėvizjes sė kohėrave.
Sepse nuk ndodh tė ketė poezi jashtė kohės. Po, ato provokojnė pafundėsinė, ata gjakojnė tė ēajnė lik tejendanė kohės por ama pikėrisht pėrmes dhe jo pėrnalt.
Pėrderisa poezia ėshtė, sigurisht, forma e shprehjes dhe nė kėtė kuptim vargjet janė dialogjike pėr thelbin e tyre, ēdocila poezi ėshtė nė llojin e vet njė shishe e hedhur nė det, nė short tė njė shprese dhe shpesh tė njė shprese tė tillė tejet tė brishtė, - qė herėdokur do ta marrin nė dorė ndokund ndaj bregdeti, gjasė ka, nė bregdetin e zemrave. Por edhe ngaqė poezia gjendet ngaherė nė udhė: ajo ēel shtigje.
Shtigje pėr ku? Shtigje drejt ndonjė vendi tė hapur, tė pazėnė, drejt diēkaje ende tė pa vikatur ti, njė realiteti ende tė pavikatur.
Pėr njė realitet tė tillė, pėr mendimin tim, ligjėrojnė vargjet e poezisė.
Mendoj se lėvizje tė tilla tė mendimit bashkėudhėtojnė jo vetėm me pėrpjekjet e mia, por edhe me pėrpjekjet e shumė poetėve tė tjerė tė njė gjenerate edhe mė tė re. Ky ėshtė gjakimi i ēdocilit, kush ka tė vulosur yllin, me kėto krijime tė njeriut, qė rezultojnė ende tė pastreha dhe nė kėtė gjendet kuptim i papritur i fjalės, prandaj dhe janė tmerruese nė lirinė e tij, dhe tash, i plagosur me realitetin, por edhe duke e kėrkuar realitetin, me gjithė qenien e saj rravgon tėrėsej pėr kah gjuha.
Krijoni Kontakt