-
Larguar.
...mendim i kulluar... Paul Celan
Keto rreshta jane te nje bukurie te veēante, te pakten une ashtu i perjetoj...
« Pėr atė ēka nė veprėn tuaj, nuk hapej ose ende nuk hapet ndaj nxėnies sime, unė jam pėrgjigjur nga respekti dhe nga pritja : nuk mund tė pretendojmė kurrė pėr tė mbėrthyer tėrėsisht : kjo do tė ishte mosrespekt pėrballė sė Panjohurės qė banon apo vjen tė banojė poetin ; kjo do tė ishte tė harrosh qė poezia thithet ; tė harrosh qė poezia ju thith. (Por kjo frymė, ky ritėm nga vjen vallė ?) Mendimi memec -, dhe kjo ėshtė akoma fjala, organizon kėtė thithje, kėtė marrje frymė ; kritik, ai ndėrfutet tek intervalet : ai sh-quan, ai nuk gjykon ; ai vendos ; ai zgjedh : ai ruan simpatinė e vet ai i bindet simpatisė. »
Letėr e padėrguar ndaj René Char, 22 mars 1962
Pėrkth. oev
-
-
Larguar.
"Unë nuk flas për poemën 'moderne', flas për poemën sot. Dhe mungesa e së ardhmes bën pjesë në aspektet thelbësore të kësaj sot - të së sotmes sime, sepse unë flas në emrin tim të veçantë - : unë nuk t'ju kaloj juve nën heshtje që unë nuk di t'i përgjigjem pyetjes : në drejtim të çfarë të nesërme lëviz poema ? ; kur poema prek në një të nesërme të tillë, ajo mbyll atëherë brenda vetes errësirë. Ora e lindjes së poemës, Zonja dhe Zotërinj, prehet në të errëtën."
Paul Celan
-
-
Paul Celan
Pėrktheu Isak Ahmeti
RREZJA E NATĖS
Digjej flakė folku i dashurisė sime nė mbrėmje:
asaj ia kam dėrguar arkivolin nga druri mė i lehtė.
Ėshtė vėrshuar me valė si shtroja e ėndrrave tona nė Romė;
ka flokė t'rrjeshme t'bardha si unė dhe flet me zė tė mbytur:
flet si unė, kur afrojmė zemrat.
E di kėngėn franceze mbi dashurinė, qė kam kėnduar nė vjeshtė,
kur kam qenė n'udhėtim nė vend tė bukur dhe
letra i shkruaja agimit.
I bukur ėshtė arkivoli, i gdhendur nga druri i ndjenjės.
Edhe unė kam lundruar me tė nėpėr gjak, kur isha mė i ri se
syri yt.
Tash ti je e re si zogu i vrarė nė borėn e marsit,
tash: tafrohet dhe tė kėndon kėngėn e vet franceze.
Ju jeni tė lehtė: Vėreni pranverėn time nė gjumė
deri nė fund.
Unė jam mė i lehtė:
Kėndoj pėr vendin e huaj.
KUJTOJ FRANCĖN
Kujto me mua: qiellin e Parisit...
Kemi blerė zemra te shitėsja e luleve:
Ishin tė kaltra dhe kishin lulėzuar n'ujė.
Nė dhomėn tonė kish filluar tė bjerė shi,
dhe na erdhi fqinji, Monsieur Le Songe,
kemi luajtur letra, kam humbur dritėn e syve;
ma dhe flokun, e humba atė, ai na rrahu.
Dola nga dera i pėrcjellė me shi.
Ishim tė vdekur dhe mund tė merrnim frymė.
FUGA E VDEKJES
Qumėshtin e zi tagimit ne e pimė nė mbrėmje
ne e pimė nė mesditė nė mėngjes dhe natėn
ne pimė dhe pimė
ne gropojmė njė varr nė ajėr, aty s'ėshtė ngushtė pėr t'u
shtrirė
njė njeri banon nė shtėpi dhe luan me gjarpėrinj
ai shkruan
ai shkruan kur nė Gjermani floku yt i artė Margaretė
po ngryset
ai shkruan dhe del para shtėpisė dhe yjet ndriēojnė
me fishkėllimė i ndjell qentė e vet
i thėrret dhe hebrenjtė e vet pranė dhe urdhėron gropimin
e njė verri nė tokė
na urdhėron qė tash tė jehojė muzikė vallėzimi
Qumėsht tė zi agimi ne ty tė pimė natėn
ne ty tė pimė nė mėngjes dhe nė mesditė ne ty tė pimė
nė mbrėmje
ne pimė dhe pimė
njė njeri banon nė shtėpi dhe luan me gjarpėrinj
ai shkruan
ai shkruan kur nė Gjermani floku yt i artė Margaretė
po ngryset
floku yt i pėrhimtė Sulamite ne gropojmė njė varr
nė ajėr aty s'ėshtė ngushtė pėr t'u shtrirė
na urdhėron groponi mė thellė nė tokė ju tė tjerėt kėndoni
dhe vallėzoni
i shtrėngon prangat dhe vringėllojnė sytė e tij janė tė kaltėr
mė thellė lopatėn vazhdoni kėngėn dhe lojėn
Qumėshti i zi i agimit ne ty tė pimė natėn
ne ty tė pimė nė mėngjes dhe nė mesditė ne ty tė pimė
nė mbrėmje
ne pimė dhe pimė
njė njeri banon nė shtėpi floku yt i artė Margaretė
floku yt i pėrhimtė Sulamitė ai luan me gjarpėrinj
ai thėrret vallėzoni vdekja mė e ėmbėl vdekja ėshtė
mjeshtėr
nga Gjermania
ai thėrret bini lahutės mė ngrysur dhe do tė ngritemi n'ajėr
si tymi
dhe do ta keni varrin nė mjegulla aty ku nuk do tė jetė ngushtė
Qumėshti i zi i agimit ne ty tė pimė natėn
ne ty tė pimė nė mesditė vdekja mjeshtėr
nga Gjermania
ne ty tė pimė nė mbrėmje dhe nė mėngjes ne pimė dhe
pimė
vdekja ėshtė mjeshtėr nga Gjermania syrin e ka tė kaltėr
ai tė qėllon me plumb saktė
njė njeri banon nė shtėpi floku yt i artė Margaretė
ai na ndėrsen qentė e vet ne na dhuron varrin n'ajėr
ai luan me gjarpėrinj dhe ėndėrron vdekja ėshtė mjeshtėr
nga Gjermania
floku yt i artė Margaretė
floku yt i pėrhimtė Sulamitė
DĖGJOVA SE PO FLITET
Dėgjova se po flitet
n'ujė ėshtė guri e rrethi
e sipėr ujit fjala,
pėrqark gurit bėn rrethin.
Pashė plepin tim duke zbritur n'ujė,
pashė se si dora po i zhytej nė thellėsi,
pashė rrėnjėt e tij duke kėrcėnuar natėn nga qielli.
Nuk nxitova pas tij,
vetėm nga dyshemeja mblodha atė thėrmi
qė ka dritėn e syrit dhe fisnikėrinė tėnde,
unė prej derės mora atė varg fjalėsh
e me to qepa pėrreth tryezės, ku rrinte thėrmia.
Dhe kurrė mė s'u duk plepi im.
DRITA
Me trup tė heshtur
rri nė rėrė afėr meje,
e yllėzuar
...
Mos u thye rrezja
kėtu te unė?
Mos ishte thupėr
e thyer mbi trupin tonė,
dhe dritėn bėn ashtu?
AI QĖ NA NUMĖRONTE ORĖT
Ai qė na numėronte orėt
ai ende na i numėron.
Trego, ē'po numėron ai?
Ai numėron dhe numėron.
Nuk po bėhet ftohtė,
as mė errėt,
as mė ritueshėm.
Vetėm ajo qė na ndihmoi tė dėgjojmė:
ajo tash dėgjon
vetėm pėr vete.
ZĖRI I JAKOBIT
Lot.
Lot nė syrin vėllazėror.
Njė lot rrinte varur, rritej,
nė tė banojmė.
Merr frymė,
qė tė ndahet.
PSALM
Askush mė s'na gatuan nga dheu e balta,
askush s'i flet hirit tonė.
Askush.
Qofsh lavdėruar ti, Askush.
Do tė lulėzojmė
pėr dashurinė tėnde
ty tė dalim
nė takim.
Kemi qenė, kurrgjė jemi e do tė mbesim,
gjithnjė, duke lulėzuar
kjo kurrgjė-
trėndafil i askujt.
Me
dorėn e shpirtit tė ndritur
thekė e qiellit tė shkatėrruar,
me kurorė tė kuqe
prej fjalės sė purpurtė qė e kėnduam
pėr therrėn, o
pėr therrėn.
Fill i diellit
Mbi shkretėtirėn e pėrhirtė
nė tė kuqe
si ndonjė pemė mendimi i lartė
e zė dritėn e tonit: ende ka kėngė pėr t 'u kėnduar metsnė njerėzimit.
FILL I DIELLIT
Mbi shkretėtirėn e pėrhirtė
nė tė kuqe
si ndonjė pemė
mendimi i lartė
e zė dritėn e tonit:
ende ka kėngė pėr t'u kėnduar
matanė njerėzimit.
AJO QĖ
na hodhi nė grumbull
na shpėrndau me frikė,
shkėmbi i botės, larg nga dielli,
ushton.
VIT I FILLUAR
Me skaje tė kalbura
tė bukės sė kumbur.
Pi
nga goja ime.
PĖR ERIKON
Nė magnetofon
gėrmon historinė
nė lagjen periferike
gjėmojnė tanket,
gota jonė
mbushet me mėndafsh.
qėndrojmė.
-
-
Poezi nga PAUL CELAN
Pėrktheu Vasil Qesari
ELOZH I LARGĖSISĖ
Nė burimin e syve tė tu
si detra dallgėsh plot stuhi,
lundrojnė rrjeta peshkatarėsh.
Nė burimin e syve tė tu,
deti mban premtimn e tij.
E unė hedh mes dallgesh
zemrėn time rritur mes tė gjallėsh,
rrobat e trupit e verbimn e njė betimi :
Nė fundin e zi tė thellėsirės,
Ndihem dhe mė tepėr lakuriq.
E kėsaj here jo renegat po besnik
se unė jam ti, kur unė jam unė.
Nė burimin e syve tė tu
unė humbas toruan,
ėndėrroj tė plaēkis.
Njė rrjetė u pleks me njė tjetėr rrjetė :
Dhe po u ndamė, s'do shqitemi kurrė.
Nė burimin e syve tė tu tė larmė,
njė i varur nė grykė shtrėngon litarė ...
-
-
qenke enciklopedi poezish ti lol.
brrravo
-
-
Pershendetje, thjesht kam disa arkiva, e dua t'jua ndaj edhe juve... besoj nuk bej dem...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt