Trafiku i drogės dhe i klandestinėve ka emra. Janė tė paktėn katėr grupe qė kanė sunduar nė Tiranė, prej tė cilėve dy kanė mbijetuar ende. Bledar Mane, 30 vjeē, lindur nė Pėrmet e banues nė Tiranė. Diplomuar pėr media dhe komunikim nė Londėr nė vitet 1994-97. Historia e implikimit nė rrjetet e trafikut tė qenieve njerėzore, pėr afro 9 vjet radhazi.

Nga lindi dėshira pėr tė rrėfyer pėr trafikun?
Eshtė njė mllef prej 9 vjetėsh, dhuna fizike, burgosja, poshtėrimet, kontrata te pashkruara me mafien, pushtetarė, politikanė, zyrtarė qė majmen e dhjamosen dita-ditės duke lejua vetė trafikun.

Detyrat e para?
Mė dėrgonin qė tė udhėtoja me klandestinėt deri nė adresėn ku do tė shkonin, isha shoqėruesi i tyre, si nė Holandė, Francė, Danimarkė.

Sa u merrnit personave pėr rrugė?
Nė vitet e para ishte lirė, merrnim afėr 1500 dollarė pėr njeri pėr nė Europėn Perėndimore dhe nė Amerikė 5 mijė dollarė.

Filluat tė bėheshit i besueshėm pėr trafikantėt?
Po, fitimet u shtuan, rrugėt ishin mė tė shpeshta.

Kalonit nga Rinasi?
Pajiseshim me pasaporta tė huaja qysh nė Tiranė, unė bashkė me njerėzit qė do shoqėroja, tė cilėt nuk flisnin rrugės. Ndėrsa unė flisja frėngjisht dhe anglisht.

Si funksiononte mekanizmi?
Dokumentacioni bėhej i gjithi i falsifikuar te lokalet te Piaza. Paratė i merrnin eprorėt e trafikut, ose i mbante njė i tretė. Nė Rinas nė vitet 1992-93 kalimi ishte pa probleme, me njė pagesė modeste qė shkonte te 50 deri nė 100 dollarė. Pas Rinasit nė Romė ose nė Vienė, e nė Zyrih. Udhėtonim me kompani tė ndryshme "Suiser", "Alitalia", Austrien",

Si i kalonit dogant jashtė?
Atėherė ishte kollaj, kontrolli mė i pakėt. Kėshtu vazhdova deri nė korrik tė vitit 1994. Nxirrnim viza dhe nga ambasadat, duke pėrshirė dhe atė amerikane.

Udhėtimi i fundit?
Nė '94-ėn shkova nė Amerikė, shoqėrova dy djem nga Korēa deri nė destinacion, ku paguhesha me dyfishin e asaj qė merrja nė Europė. Nė aeroport nė Amerikė prisnin njerėzit e klandestinėve.

Probleme nė aeroporte?
Na kanė ndaluar dy herė nė Amsterdam dhe nė Bruksel. Po shoqėroja njė ēift nga Tirana. Tentuam tė kalonim me pasaporta greke. Por njė shtetasi grek i nevojitet njė vizė pėr tė hyrė nė SHBA. Na kthyen menjėherė nė Rinas pasi u tregova se jemi shqiptarė.

Ku vajtėt nė '94-ėn?
Shkova nga Amerika nė Londėr. Mė urdhėruan nga Tirana qė tė qėndroj nė Londėr sepse do shėrbeja si ndėrmjetės nė Angli drejt Amerikės. Nėse s'realizohej, atėherė klandestinėt do qėndronin nė Britani ku qveria e atjeshme i pranonte. U regjistrova si emigrant, mbaja lidhjet me Tiranėn dhe prisje dėrgesat qė vinin nga Shqipėria. Qėndrova 3 vjet e gjysmė pa ardhur, ku punoja pėr punėdhėnsin e trafikut. Ishte mė e lehtė. Pėrcillja mė tepėr pėr Amerikė, afėr tetė veta nė muaj me njė pagesė 7 mijė USD.

Pas '97-ės?
U ktheva nė Tiranė ku gjėrat ishin vėshtirėsuar. Me ardhjen nė pushtet tė PS-sė, grupi pėr tė cilin punoja pėr kaq vite mė kalun tė punoj te njė grup tjetėr, ishin njerėzit e njė funksionari tė lartė nė Ministrinė Rendit Publik.

Lėvizėn ēmimet?
Po, u rritėn shumė ēmimet dhe kėrkesat. Persona qė kishin bėrė krime, vrasje, ikur nga burgjet, biznesmenė qė donin tė iknin, pothuaj zinin radhėn pėr tė ikur nga Shqipėria.

Procedura ndryshoi?
Tani ikej ma pasaporta shqiptare. Kėtė herė nė veri tė Afrikės, nė Egjipt, Tunizi, Marok.Nga kėtu i pėrcillja nė tė gjitha vendet. Grupet ishin shumė mė tė mėdha deri nė 15 veta. Udhėtimet bėheshin gjoja turistike. Amerika kishte arritur nė 10 mijė dollarė pėr person, ndėrsa nė Europė 2500 dollarė.

Kalimi nė aeroport?
Titullarėt njoftoheshin se sa njerėz do kalonin dhe sa do tė paguheshin. Paratė herė ua dėrgoja unė, e herė ua ēonin eprorėt e mi. Lekėt ua jepnim kryekontrollorit ose shefit tė komisariatit, qė njoftonte se nė cilėn gabinė duhej tė futeshe pėr kontroll, vulosjen e pasaportave. Aty ishin marrė masat.Ishte njė organizim perfekt.

Mund tė pėrmendni emra?
Meqė kam kaluar rregullisht, tė paktėn njė herė nė javė, njihesha me tė gjithė kryekontrollorėt. Nga '97-ta deri nė vitin 2002 kryekontrollorė dhe shefa komisariatesh nė Rinas janė pjesė e lidhjeve tė trafikut. Ata merrnin pjesėn e tyre qė varionte 300 dollarė pėr ēdo person qė shkonte nė Europė dhe 900 dollarė atij qė udhėtontė pėr nė Amerikė.


"Presionet dhe dhuna e bosėve s'mė lanė tė dilja nga rrjeti"

Bledari pohon se shumė herė ka tentuar tė largohet nga grupet e trafikut tė klandestinėve. Sė pari ka tentuar ta bėjė kur nė njėrėn nga rrugėt ka ikur nė Kanada. Por shefat e trafikut i vunė nėn presion tė vazhdueshėm familjet e prindėrve tė tij nė Pėrmet si dhe atė tė motrės nė Tiranė. Denoncime tė tėra janė bėrė nga familja dhe vetė Bledari nė policinė e kryeqytetit, por kurre nuk ėshtė marrė asnjė lloj ndihme qoftė edhe modeste. Tjetėr rast ėshtė edhe largimi pėr njė vit nė Irlandė, por ndodhėn tė njėjtat histori. Mė pas vijnė rrahjet sistematike dhe burgimet. Pėr gati dy herė rresht ndalohet nga policia shqiptare dhe dėnohet nga Gjykata e Tiranės me akuza nga mė qesharaket. Radhėn e parė akuzohet dhe dėnohet pėr falsifikim tė pasaportave tė huaja dhe herėn e dytė pėr vėnie gjobe familjes me shumėn e 20.000 usd. Pėr keqtrajtime tė ndryshme ka njoftuar edhe Grupin Shqiptar tė tė Drejtave tė Njeriut. Madje edhe nė njė raport tė Departamentit amerikan tė Shtetit pėrmendet dhuna qė policia shqiptare ka ushtruar ndaj tij. Gjykata shqiptare asnjehere nuk e ka dėnuar pėr trafikim tė qenieve njerzėzore megjithese ėshtė informuar nga ana e tij nėpėr tė gjitha, gjygjet pėr veprimtarinė qė ka kryer.