Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Lekė Rezniqi
    Anėtarėsuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    240

    Lekė Dukagjini

    Deri mė tani nuk kam hasur nė asnjė shkrim ku paraqitet koha e Dukagjinėve, e sidomos e Lekės. Pėr atė dihet vetėm nėpėrmjet "Kanunit" tė tij, pėrderisa pėr jetėn asgjė.
    A do tė kishit mundur tė mė jepni informata, tė cilat i posedoni, pėr jetėn e tij dhe tė Trojeve Shqiptare nė pėrgjirhėsi gjatė kohės sė tij.

    Leka
    Ti Shqipėri mė jep nder mė jep emrin Shqipėtar.

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Lek Dukagjini

    Leke III Dukagjini, princi shqiptar mendohet te kete lindur me 1410 dhe ndrruar jete ne vitin 1481.
    Mbi te nuk ka shume informacione te sakta se kush ishte tamam, por mendohet se eshte bashkekohes i Gjergj Katriotit, me te cilin pati dhe nje konflikt te ashper, lidhur me Danjen zoterim i se cilit ishte gjate konfliktit me Vendikun.
    Informacion interesant duket se perben dhe kercenimi qe i ben Papa Piu II per shkisherim vete princit dhe familjese se tij.
    Me pas Lek Dukagjini ben paqe me Kastriotitn dhe i mbetet besnik atij deri ne vdekje. Pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, Leka udheheq rezistencen shqiptare kundra osmaneve deri ne vitin 1479, kur bie dhe keshtjella e fundit, ajo e Shkodres, pas renies se te ciles, territoret shqiptare bien nen thundren osmane,pushtim qe zgjat deri me 1912, kur kemi shpalljen e te parit shtet shqiptar.
    Lek Dukagjini nderron jete ne Raguze, ku ishte strehuar pas pushtimit te territoreve shqiptare nga osmanet.

    Por emri i Lek Dukagjinit eshte teper i lidhur me me te famshin kanun shqiptar, atij qe mban te njejten emer, mbledhesi me i mire i te cilit ka qene At. Shtjefėn Gjeēovi, i cili realizon dhe botimin e tij ne Shkoder nga Shtypshkronja Franēeskane, me 1933.
    At Gjergj Fishta ka qene i mendimit se ky kanun ne fakt nuk ka si autor princin shqiptar Lek III Dukagjini (1410-1481), por ka qene i perhapur ne krahinat e Lekes e Dukagjinit, mednime keto te bazuara nga studimi i historianit Milan Shuflait, ne vepren e tij „Serbet e Shqiptaret“.
    E te njejtim mendim ka qene dhe udhetarja angleze, Edith Durham.
    Por per me tej mbi mendimet e Fishtes, po ju postoj me poshte pjese nga parathenia e tij tek Hyrja e Kanunit te mbledhur e perpunuar nga At. Gjeēovi.
    --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    3. – Kanuni i Lekė Dukagjinit.

    Fjala kanūn s’kį dyshim, se etimologisht rrjedhė prej fjalet greqishte «kanón», qi don me thānė : mastįr – njajo vegel drunit a e ndonji brumit tjeter, qi vien me terhjekė viza tė ndrejta. Metaforikisht shenjon shtillin e ligjvet gojdhānse e tė pa kodifikueme, mbas tė cillave hecte dikśr hullija e jetės e e veprimit tė popullit shqyptįr.
    Por pse i thonė: i Lekė Dukagjinit? qe nji ēashtje e cilla enč nuk āsht zhvillue krejt mirė e me sugurķ tė plotė. Nji palė thonė, se quhet i Lekė Dukagjinit, per arsye qi ky Leka e paska mledhė e kodifikue i pari. Ktij mendimi duket se kį kźne edhč Dr. Milan Šufflay, i cilli ne librin e vet «Serbtė edhč Shqyptarėt» (perkthye prej slavishtes) thotė nė faqe 90 – «Gojdhāna, mbas sė cillės kėto zakone ligjare tė quejtuna me źmnin «Kanuni i Lekės», āsht nė lidhje me Lekėn III. Dukagjinin» (1459-1479). E vertetė se Auktori i famshem, nuk thotė, se ky Lekė Dukagjini III. kį permbledhė e kodifikue Kanunin nė fjalė; por prej do vendeve tjera tė librit tė tij tė sypripermendun mund tė thohet edhč, se pernjimend Kanuni kį mūjtė me kźnė kodifikue prej Lekės III.
    Prej vepret tė citueme tė Dr. Šufflay theksohen do fakte, qi mund tė kenė tė perpjekun me kodifikim tė ligjvet nė Shqypnķ. Qe nji herė Auktori thotė, (f. 23 et seq.) se qė prej sė tė tremdhetes qindvjete nder do gjytete tė Shqypnķs gjindeshin zyre noterjale, kū u shkruejshin e prej kahė u perhapshin lajmet gjygjtare tė vendit. «Prej trajtės e prej mbrendsķs sė lajmevet noterjale shqiptare – dukljane, shkruen mandej (f. 25 et seq.) mund tė xjerrim ndonji gjā mbķ faret e statutevet tė gjytetevet...»
    Nė nji tjeter vend mandej shton (f. 27) «...qytetasit e Durrsit kishin qenė tė shternguem t’i mshehshin statutet e veta. Nė fillimin e periudhės sė Venedikut (1398) u gjet vetem nder Franciskājt e atjeshem neni i 35 i nji Statuti, i shkruem mbķ papķr». Paska pasė pra aso kohe statute tė shkrueme nė Shqypnķ.
    Mā teper (op. cit. f. 87 et seq.) Dr. Šufflay kallxon, se si rreth sė tė tremdhetės qindvjetė filluen me u trajtue nė Shqypnķ si do republika tė vogla tė permbāme prej disį fshatesh a bajrakėsh, «tue marrė me vedi dż elemente tė reja: nji ushtarak e nji ligjuer» Kshtū (1414 «e mā tutjč») bāhet jashtzaonisht i fortė fisi i Hotit, kryetari i tė cillit quhej: Kapetan (Capitaneus montanae Hottorum), e rreth vjetit 1415 trajtohet lidhja e barjakvet tė Mirditės, e cilla aso kohe mund tė dyndte nji ushtrķ 12,000 luftarėsh. – Se do tė ketė pasė dikśr kso republikash tė vogla nė Shqypnķ, na difton – mbas mendimit t’źm – fakti, qi ktū ka vise, qi quhen me dy źmna pllojcė. Per shembull: Shalė e Shosh, Pukė e Iballe, Shllak e Temal, Mat e Ēidhen etr. Tash, tue kźnė se Auktori thotė, se edhe Drishti n’interland tė verit tė Shqypnķs – kį pasė Statutin e vet tė kodifikuem (op. c. f. 25) nuk āsht krejt fjalė e pa vend, me thāne, se edhč kto republika kan mūjtė me pasė tė kodifikueme ligjėt e veta – mos seecilla m’vedi, nji kanūn tė perbashktė tė gjitha.
    Masandej Auktori shkruen, (f. 91 e 180 op. c.) se disį nder kryetarė fisesh nė Shqypnķ u naltsuen nė dinast tė pamvarun. T’a merr mendja prį, se kta dukė e princa, qi drejt per sė drejti e n’źmen tė vet lidhshin besė e merrshin e epshin me Shtete tė mdhį t’Europės, s’do tė kenė lānė mbas dore kodifikimin e ligjvet per vise tė veta: mbasģ aso kohe u gjindshin kso ligjėsh e kso statutesh tė kodifikueme. Prandej āsht tė gjith gjasa se «Kanuni i Lekė Dukagjinit» dikśr kį kźnė i kodifikuem. Ket punė e dishmojn edhč analogķt e shumta, qi ligjėt e Kanunit te sodshem kan me ligjė tė Romės, tė Byzantit, tė Serbvet. – Merret vesht prej vedit, se, mbas tė hīmit tė Turqvet nė Shqypnķ, «Kanuni i Lekės» kį hupė si formė kodi, e āsht perdhosė si landė drejtsije.
    E po nder cillat vise tė Shqypnķs qitej nė punė, a – si thonė sot – zbatohej «Kanuni i Lekė Dukagjinit»? Qe nji tjeter pvetje, sė cilles nuk mund t’i pergjegjet me sugurķ; pse mjerisht per shum do arsye mungojn shenime pozitive mbķ ket ēashtje. Por, per me folė pergjithsisht, mund tė thohet se kį pasė vlerė legale nder Lekė (Malsorė tė Mbķshkoders) e nė Dukagjin. – Dukagjini nder kohė tė kalueme perfshīte Shalė e Shosh, Pukė e Iballe, Mirditė, Kthellė e Selitė e Zhuben (Malsķn) e Lezhės. – Per ket punė thonė nji palė, se Kanuni quhet i Lekė Dukagjinit, jo pse kį kźnė kodifikue prej Lekė Dukagjinit, por pse kį kźn zbatue nder «Lekė» e «Dukagjin»; pra: «Kanuni Lekė-Dukagjin», e jo i «Lekė Dukagjinit». Kto ēashtje tash i zhvillon me kohė historija.


    --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Pak kuriozitet nga KOnica mbi takimin e tij me At Gjeēovin:

    At Gjeēovin e pata njohur me anė letrash disa vjet perpara luftės Ballkanike. Mė 1913 shkova nė Shkodrė dhe atjč, nė Kuvėnt tė Franciskānėve, nji ditė u-njohmė me sy e me fjalė tė gjalla. Mendimet nderimi, qė kisha patur pėr At Gjeēovin pėr sė largu, m'u-shtuan ca mź tepėr qė kur u-poqmė. I mesmė nga gjatėsia e trupit, pakė si i thatė, me njė palė sy tė zeza ku ēkėlqente mendia po dhe zėmėrmirsia, At Gjeēovi fitonte menjėherė besimin dhe dashurinė. Fjalėt i kish tė pakta po kurdoherė nė vėnt. Vetėm kur nė tė kuvėnduar e sipėr takohej nonjė pikė mi tė cilėn kish dituri tė veēantė – si pėr shembėll Kanuni i Lek Dukagjinit ose vjetėritė greko-romane – At Gjeēovi ēelej ca mź gjatė, dhe ahere ish gėzim t'a dėgjonte njeriu. Asģ kohe At Gjeēovi ish "famullitar", domethėnė prift i ngarkuar me shėrbimin e njė fshati ose rrethi, dhe rronte nė Gomsiqe, i pari katūnt i Mirditės mb'udhė nga Shkodra n'Orosh. A i vemi musafirė At Gjeēovit nonjė ditė tė kėsįj jave? Mė pyeti njė herė At Fishta, me tė cilin pķqesha ēdo ditė nė Shkodrė. Mendimi i njė vizite At Gjeēovit mė pėlqeu pa masė. Ashtū, pa humbur kohė, u-nismė. Njė gjė pėr tė vėnė ré, dhe qė mė mbushi me habķ dhe trishtģm, ėshtė se nga Shkodra gjer nė Gomsiqe, njė udhėtģm shtat' a tet' orėsh me kalė, nukė gjetmė as katūnt as shtėpķ; veē njė hani tė varfėr, ku qėndruam pėr tė pirė kafé, s'pamė gjėkundi nonjė shėnjė gjallėsie: njė vėnt i zbrazur e i shkretė, si i harruar nga Perėndia dhe nga njérėzit. Po mėrzia e udhėtimit na u-ēpėrblye pėrtčj shpresės posa arrijtėm nė Gomsiqe, ose, qė tė flasim me dréjt, nė famullķ tė Gomsiqes, – se katundi vetė i shpėrndarė tutje-tėhū, njė shtėpķ kėtū, njė shtėpķ nj' a dy mile mė tej, as qė dukej.
    Famullia – njė binį prej guri, e ndritur dhe e pastėr, gjysm' e zbrazur nga plaēka po e mbushur dhe e zbukuruar nga zėmėra e madhe dhe nga buzėqeshja e tė zotit shtėpisė – qėndronte, mirėpritėse dhe e qetė anės njė lumi. Kėtū ronte At Gjeēovi. Kėtū e shkonte jetėn, nė mes tė lutjes e mėsimeve, njė nga njérėzit mė tė lartė qė ka patur Shqipėria: njė lartėsķ e pėrulur, nė munt t'afrņj e tė lith dy fjalė aqė tė perkūndėrta; njė lartėsķ shpirti dhe mendjeje e panjohur nga njeriu vetė, i cili, bir i vėrtetė i tė Vįrfėrit t' Assisit, nė pastėrķ e nė vobėsķ tė zėmrės tij e dinte veten tė vogėl. Famullia, shkollė dhe vėnt kėshillash tė mira, u jipte fėmiķjėve themelet e stėrvitjes, u pėrndante fjalėt e urta dhe ngushėllimet njérėsve nė nevojė. Kohėn qė i tepronte, At Gjeēovi j' a kushtonte studimit.
    Merej ahere me institutat e vjétėra tė Shqipėrisė, nga tė cilat njė qė arriu gjer nė ditėt t'ona ėshtė Kanuni i Lekė Dukagjinit. Askłsh nukė munt t'i afrohej At Gjeēovit nė diturķn' e kėtķj Kanuni. Na tregój njė dorėshkrģm nj'a dy-mij faqesh, sudiķm i palodhur e i hollė ku kish mbledhur, radhitur e ndritur tė gjitha sa kanė mbetur nga mendimet juridike tė Shqipėrisė nė Kohėn e Mesme, mendime tė cilat ngjan t'i kenė rrėnjėt shumė pėrtčj Kohės sė Mesme.
    Nė kat tė sipėrm tė famullisė, permi njė tryezė tė madhe, ishin shtruar njė tok vjetėrsirash greko-romane, tė zbulśara e tė mblédhura njė nga njė, me njė fatbardhėsķ tė rrallė dhe me njė shie tė mbaruar, nga dora vetė e At Gjeēovit. Mbaj mėnt, veēąn, njė enė tė vogėl tė qojtur "lacrumatorium" lotore, asģsh qė tė vjétėrit, nė besim se tė vdékurit qajnė tė shkśarit e jetės tyre, i mbulojin nė varr bashkė me tė vdékurin qė ky tė kish se kū t'i mblithte lottė. Nuk mė shkonte ahere kurrė nėr mėnt se pas ca vjet sicilidņ prej nesh, miq dhe admironjės tė tij, do tė kishim nevojė qi nė gjallėsķ pėr nga njė lotore ku tė mbledhim lottė t'ona pėr At Gjeēovin…
    Bir i pėrulėt i Shėn Franciskut, e ditur me njė diturķ pa tingėllģm, po dhe Shqipėtįr i kthiellt, At Gjeēovit, qė pėrkiste ēdo mirėsķ, nuk i mungój asnjė hidhėrim, asnjė ēpifje, mė e ēudķtshmia e tė cilave ndoshta ėshtė tė mohśarit se ay ish Shqipėtįr. Sepsč ish lindur nė njė kufķ gjśhėrash, nė njė kufķ ku sot mbarņn shqķpia dhe nis njė tjatėr, ca mėndje tė klasės katėrt, tė pazonjat tė kuptojnė se fólėsit e shqipes nė vijėn me tė pėrparuara janė stėrnķpėrit e atżreve qė me qėndrimin e tyre nė Kohėn e Mesme dhe pastaj ndaluan tė mbrįpsurit e vijės mė tehū, ca mėndje tė klasės katėrt e pėrmbysin tė vėrtetėn dhe e kthejnė nė tė sharė atė qė ėshtė njė lavdķ.
    Po At Gjeēovi ėshtė pėrmi ēdo sharje. Emėri i kėtķj njeriu tė rrallė do tė vejė duke u-ritur – dhe njė ditė famullia e Gomsiqes do tė jetė njė nga gurėt e shėntėruar tė Shqipėtarėsisė.

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Bravo Eni...

    E ke qajte...

    Vertete sa madheshtore kane qene ato shpirtera...ne prezencen e tyre, nuk e di ne e ke provuar, jam ndier si ne nje lopesht lulesh aromatike dhe plot me qiparisa.....

  4. #4
    *****
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    Peru (Lima)
    Postime
    79
    Nuk e di sa i kenaqun ka mete Leke Rrezniqi me shpjegimet per Leke Dukagjinin, por mua me kane pelqyer shume .Vec nje gjo kisha me ty Eno, O Plako do kishe bere mire sikur te shkruaje me pak, se adresen e shtepise se Lekes nuk e do njeri.Pak informacion e me lezet se vete lodhesh duke shtyp nga 4-5 ore e ne na humb interesi. Pra here tjeter miqesisht te keshilloj te shkruash me pak , e ta permbash veten, se nuk jemi te gjithe historiane ketu. Megjitheate duket qe je munduar e ke bere pune pak a shume te mire.Se nuk duam arkivin e shtetit ketu Lol. Na hutove fare.
    me respekt
    blendi

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    Leke Dukagjini

    Eni,

    Faleminderit shume per mundin. Sikur te kishim edhe shume te tjere si ti ku vetem nevojitet te shtrohet pyetja dhe pergjegja vjen e perpiket e sakte, normal sipas rrethanave.
    Por si duket lexuesit tane nuk e kuptojne se sa mund nevojitet vetem per nje qeshtje si kjo e Leke Dukagjinit.

    Shume qeshtje duhet te studiohen e te shtjellohen nga ne vete Shqiperatet qe ne fund te kemi fatin a te themi " Po, kjo eshte historia e Shqipetarise. Kjo eshte prejardhja jone"

    Une nuk jam historian. Arsyeja pse jam i interesuar ne histori eshte se une e ndiej veten si nje obligim per kete kombe. Por une e beje kete per kombin e asgje tjeter. Se paku dy libra ne muaj i lexoj qe koheve te fundit si teme kishin Aleksandrin e Madh. Sepse une besoj ai eshte qe do te na tregoj prejardhjen tone.

    Vetem nje liber nga Edwin E. Jacques e cila kushtone 200 euro dhe shume te tjera qe shkruajne per Aleksandrin, Ali pash Tepelenes etj do tia dergoje historianeve Kosovar. Se paku ne si dashamire te Shqipetarise mund ti furnizojme ata me materiale te ndryshme.


    Duke nise keshtu nga UNE QKA JAM DUKE BERE PER KETE POPULLE.

    Faleminderit dhe nderime

  6. #6
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Dukagjini

    dhe simboli
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar iliria e para pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  8. #7
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Foto

    E Leka III Dukagjini
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Eni pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  10. #8
    i/e regjistruar Maska e Lekė Rezniqi
    Anėtarėsuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    240

    Lekė Dukagjini

    Tė nderuar miq,

    Sė pari desha t'ju falėnderoj shumė pėr informatat, e posaēėrisht Enin e nderuar. Ju falemnderit shumė.

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipėri mė jep nder mė jep emrin Shqipėtar.

  11. #9
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Kanuni i Leke dukagjinit ose fjala e urte e popullit


    nga Tonin Cobani


    Fjalet e urta te popullit, jane quajturte urta pikerisht, pikerisht, sepse ne te gjitha rastet kane percielle mesazhe vitale qe i kane qendurar koherave. Te tilla kane qene edhe fjalet e urta qe kane rregulluar marredheniet brenda komuniteteve dhe ne kanunet e shqiptareve jane formuluar si senteca juridike. Ne kanunin e Leke Dukagjinit, mbledhur dhe sistemuar shkencerisht nga Shtjeven Gjecovi, sentencat juridike, ne format e ngurtesuara figurative te fjaleve te urta popullore, gjenden dendur thuajse ne cdo liber, kapitull e nenkapitull (kanuni i Leke Dukagjinit eshte i strukturauar ne 12 libra, 24 kapituj/krye dhe 150 nenkapituj/nyje) Fjalet e urta te Kanunit dalin si nene te vecanta (kanuni ka 1263 nene/paragrafe), si pjese ilustruese apo percaktuese ne formulimin e nje neni ose si nentiituj permbajtesore te librave, kapitujve, nyjeve. Jane pikerisht keto formulimi qe justifikojne, ndoshta, faktin qe ai Kanun eshte ruajtur brez pas brezi ne kujtesen e popullit si letersi gojore ne menyre kaq te besueshme. Nga ana tjeter, fjalet e urta ne Kanun, perbejne trashigimine me autentike te tij, ne raport me formulimet e tjera, qe mund te jene nenshtresime te mevonshme. Pikerishtne keto fjale te urta popullore eshte i pranishem si trashigimi me i hershem kulturor, institucioni i parandalimit te mosmarrevshjeve dhe te konflikteve, institucioni i pajtimit ne raste te mosfunksionimit te parandalimit, bazuar ne konceptin me universal te lirise se individit ne nje bashkesi njerezish te lire, shprehur ne sentencen; "Je i lire me mbajte burrerine tende, je i lire me u zburrnue". & 518.1)

    1. Shtrimii ceshtjes; "Fjala mort nuk ban"

    A e kane ruajtur fjalet e urta te Kanunit "urtesine"e tyre universale apo "urtesia" qe karakterizon ata, duhet trajtuar e kufizuar per kohen kur Kanuni ishte aktiv?

    Nese rezulton e dyta, pra, urtesia e kufizuar dhe jo universale, paraprakisht duhen te mos konsiderohen me fjale te urta popullore, gje qe do te vinte ne dyshim Kanunin, si trashegimi autentike te besueshme, ashtu sic eshte vene ne diskutim nga disa studiues lidhja e ketij Kanuni me emrin e Leke Dukagjinit dhe, pjeserisht, komtenca shkencore e grumbullimit dhe e klasifikimit te trashigimise juridike popullore prej Shtjeven Gjecovit. Ku i fundit, fjalet e urta te mbledhura nga goja e popullit, i ka vene ne thojza, i ndergjeshem plotesisht se aty kishte te bente me formulime, me ngarkesa figurative, tipike per fjalet e urta popullore, pasi ne kohen kur ai punonte per te grumbulluar materialin, Kanuni ishte aktiv dhe vete ai ishte nje bartes i tij. Te tilla jane edhe sentencat qe kane pasur diskutime qe ne fillim per universalitetin e urtesive qe mbartin, siv jane grupi i sentencave per gjkamarrjen dhe gruan, te tipeve;"Gjaku shkon per gjak"2) Fakti qe nje fjale e urte popullore mund ta humbase pjeserisht apo tersisht"urtesine" e permbajtjes se vet, nuk mund te merret si argument per te arritur ne konkluzione te pranueshme. Aq me teper kur kemi te bejme me fjale te urta popullore me vlera, pak a shume juridike, te cilat mund te zhvleftesohen ne "urtesine" e tyre dhe te zevendesohen deri m te kundertene permbajtjes se tyre, sikurnder ka ngjare me ligje te tera apo nene te vecanta te sistemeve juridike me te perkryera qe ka njohur deri me sot shoqeria njerezore. Ne duhet te verifikojme vlerat universale te fjaleve te urta popullore, te paraqitura ne sintenca juridike ne Kanunin e Leke Dukagjinit, te cilat shekuj me rralle kane rregulluar marredheniet e nje qe komuniteti perballuar kulturalisht trysni ushtarako -administrative nga me te ndryshmet. Keto trysni nuk duhen kufizuar vetem me sundimin peseshekullor te Perandorise Osmane, por edhe me regjimet e mepastajshme, shqiptaro- monarkike, diktatorialo-socialiste e deri ne ditet e sotme pasdiktatoriale. Sado qe ne periudhen e sundimit osman Kanuni i Leke Dukagjinit (dhe fjalet e urta qe perbejne kuintesencen e tij) ishte edhe rezistence patriotike, ndersa gjate regjimeve te mepastajme kufizohet ne nje trashigimi qe vepron si cdo trashigimi tjeter kulturore dhe aktivizohet here pas here me te gjithe arsenalin e vet, si kundershti ideologjike apo thjeshte pr shkak tedobesise se sistemeve juridiko-administrative te qeverisjeve te perkohshme te qeverisjeve te perkohshme. Ne raste te tilla strukturat administrative justifikohen ne dobsite e tyre qeverisese duke deklaruar aktivizimin e Pleqesive kanunore si vetegjyqesi primitive. Por nje fjale e urte e popullit, ajo qe justifikon pikerisht institucionin e fjales se Kanunit, thote se "fjala mort (vdekje) nuk ban)" Universaliteti i kesaj fjale te rute duket sikur mbart dicka nga lashtesia biblike ("E para ishte fjala") per te mberritur deri ne kohet moderne si nje garanci e lirive dhe te drejtave te njeriut, pikerisht sepse "nuk ben mort". Me kete univesalitet parandalues konfliktesh dhe pajtimi vijne edhe fjalet e tjera te Librit VII, titulluar "Fjala e gojes";

    Fjala mort s'ban. -> XVI/86;
    Shtriga ne gjak nuk bjen.-> XVI/86;
    Goja s'qet kend ne gjak. -> XVI/86;
    Per te ben nuk shtyhet mllefi. -> XVI/88
    Be, e s'ka pertej.-> XVI/88;
    Beja lan gjaqe. -> XVI/88;
    Gjane e djerun e gjaqet e perhapuna i ven per udhe beja->XVI/88
    A ben a gjan.->XVI/88;
    Ban e hup, thote Kanuja, e jo ban e merr-> &538;
    Mohi ka ben', mohuesit i bjen beja.->&540;
    Cubi asht me be nde krah. ->&545;
    Ujku lpin mishin e vet, po te huejn e han.-> &547;
    Vendin me e la me be, e s'i gjegjesh kujt.->&547;
    Beja merr gjane e vet.->XVI/91;
    Beja e bes' asht "sedija"(s'e dija).->&569;
    Beja ta njeh dhe sedijen.->&570;
    Beja s'ka skaj, por s'ban perbishtinime.->&571;
    Be mbi be Kanuja s'ban.->&577;
    C'ka te mirret me be, i jet(mbetet) atij qi e muer.&584;
    Permbas beje t'i veje kumbone (berrit); permbas beje ta ngase n'are (kaun).->&585.

    Dhe nga Libri VI, "Te dhanunat"

    E folmja asht ne fund te kuletes.->XVI/84
    Fala s'ta fala, Kanuja s'e kap.-> XVI/85
    Je i lir me e mbajt burrnine tande, je i lir me u zhburrnue.&518.



    vijon; me, II Pleqesia ; "GJygj mbi gjygj Kanuni nuk ban"
    .
    .
    .\
    V
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar macia_blu pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #10
    Shmekeri Prishtines
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    66
    Besa, Bese, Besen ta kam dhan.....Se nje dite do te shkoj ne Han



    UNe..trimi..autor i kesaj fjalie absurde


    Me duket se rrafshi i Dugagjinit ka qene daja i Lekes


    lol..I Kill me
    Love is Just a Temporary Form of Insanity--Sylvester Stallone

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Taulant-Dardani pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #11
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    interesant sikur te ishin keta bura ne diten e sodit mjeri keta burat e sodit nane moj nane?

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar dibrani2006 pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #12
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Kanunin mund ta lexoni ketu:

    http://www.ganixhafolli.com/Kanuni/hyrje.htm

Tema tė Ngjashme

  1. Gjon Muzaka, u le amanet femijėve te tij (1515)
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-05-2012, 11:07
  2. Lekė Dukagjini (1410-1481)
    Nga Rina_87 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 28-04-2007, 17:47
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Lekė Dukagjini
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-05-2006, 17:34
  5. Leke Dukagjini
    Nga shendelli nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-05-2003, 11:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •