Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 54
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17

    Xhefri: Krimi po shkaterron Shqiperine

    Ambasadori Jeffrey paralajmėron: Krimi po shkatėrron Shqipėrinė

    Armand Mero
    27 tetor 2003, 13:01


    Ambasadori amerikan nė Tiranė James Jeffrey pėrsėriti sot se krimi po shkatėrron Shqipėrinė. Ambasadori amerikan i bėri kėto komente nė hyrje tė njė trajnimi me prokurorė dhe gjyqtarė nė shkollėn e magjistraturės. Ambasadori Jeffrey deklaroi se mesazhi pėr baronėt e botės sė krimit ishte i qartė: ata njihen se kush janė dhe se pėrpjekjet pėr t’u dhėnė ndėshkimin e merituar nuk do tė rreshtnin.

    Njė vit mė parė, po nė shkollėn e magjistraturės nė Tiranė, ambasadori amerikan James Jeffrey kishte deklaruar se krimi po shkatėrronte Shqipėrinė. Sot, pėrpara njė grupi prokurorėsh dhe gjyqtarėsh, ambasadori Jeffrey u shpreh se ishte i detyruar tė pohonte se fatkeqėsisht kjo mbetej akoma e vėrtetė: Pėrsėri krimi po shkatėrron vendin tuaj dhe po sfidon aftėsinė qė duhet tė ketė vendi juaj pėr tu future nė institucionet perėndimore. Dhe shembull mė i fundit pėr kėtė gjė ėshtė njė seri vrasjesh, tė cilat ende nuk janė zgjidhur dhe qė kulmuan me sulmin e cartur mbi shoferin e prokurorit tė Pėrgjithshėm. Kėto krime - tha ambasadori Jeffrey - ilustrojnė seriozitetin e problemit".

    Sipas tij bashkėpunimi me qeverinė shqiptare, prokurorėt, gjyqtarėt, policinė apo dhe partitė politike ėshtė shumė i mirė por megjithatė mbetet ende punė pėr t’u bėrė nė luftė kundėr krimit dhe korrupsionit. Ai shtoi se edhe publiku shqiptar duhet t’u dėrgojė udhėheqėsve tė vet politik mesazhin pėr mė shumė veprime kundėr krimit. "Suksesi i arritur nė luftėn kundėr trafikut tė qėnive njerėzore, tha ambasadori amerikan ėshtė tregues i faktit se cfarė mund tė realizohet dhe se i njėjti pėrparim duhet bėrė edhe nė fusha tė tjera".

    "Krimi dhe korrupsioni, nė shumė vende tė tjera - shpjegoi ambasadori Jeffrey - ndotin biznesin dhe procesin politik me para tė pista dhe se kjo nuk duhet tė lejohet tė ndodhė nė Shqipėri", duke shtuar se kishte njė mesazh tė qartė pėr baronėt e botės sė krimit: "Ne e dimė apo shumė shpejt do e zbulojmė se cilėt jeni. Qeveria ime, partnerėt tanė europianė dhe shqiptarėt janė vėnė pas jush dhe ne nuk do tė rreshtim derisa ju tė shkoni atje ku ju takon dhe krimi tė mos kėrcėnojė mė kėtė vend dhe kėtė rajon", deklaroi ambasadori amerikan Jeffrey.

    Zeri i Amerikes
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17
    Xhefri: Baronė, ju jemi vėnė pas

    Shekulli

    TIRANE - Nė seminarin e djeshėm tė zhvilluar nė shkollėn e Magjistraturės, Tiranė, ambasadori amerikan nė Tiranė, Xhejms Xhefri dha njė mesazh edhe pėr “baronėt e krimit: “Ne e dimė apo do tė zbulojmė sė shpejti se cilėt jeni. Qeveria ime, partnerėt tanė europianė dhe shqiptarėt, ju jemi vėnė pas. Ne nuk do tė ndalemi derisa tė jeni ēuar aty ku keni vendin dhe derisa krimi tė mos kėrcėnojė mė kėtė vend dhe kėtė rajon”, -tha ai. Gjatė kėtij viti, nė Shqipėri kanė ndodhur jo pak vrasje tė rėnda qė kanė prekur jo vetėm fushėn e biznesit por edhe tė drejtėsisė. Deri me tani nė asnjė prej vrasjeve tė bujshme nuk ėshtė gjetur autori i vrasjes duke pritur tashmė nė njė bashkėpunim akoma mė tė ngushtė me Shqipėrisė dhe pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė pėr zbardhjen sa mė parė tė kėtyre ngjarjeve.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Xhefri:PD: Krimi, nė revansh tė plotė.

    Shqipėria ėshtė shndėrruar nė vendin me kriminalitetin mė tė lartė nė Europė dhe eksportues kryesor i krimit nė kontinent». Kjo ka qenė akuza e kryetarit tė Partisė Demokratike, Sali Berisha, ndaj qeverisė sė dėshtuar socialiste, e cila artikulohet thuajse nė tė njėjtėn kohė me ato tė institucioneve ndėrkombėtare qė monitorojnė zhvillimet nė Shqipėri.

    Shefi i opozitės shqiptare, Berisha, duke shprehur shqetėsimin e tij pėr faktin se, «krimi nė Shqipėri ėshtė nė revansh tė plotė», tha dje gjatė njė mbledhje tė Grupit parlamentar tė PD-sė se «situata nė Shqipėri ėshtė jashtėzakonisht e rėndė, mbasi qartazi kėtu nė ēdo gjė vendos krimi me nė krye klanin e Zemunit. Ėshtė klani i Zemunit ai qė ngarkon dhe shkarkon ministrat, ėshtė ky klan i pėrfaqėsuar nga Fatos Nano dhe Agron Duka ata, tė cilėt emėrojnė dhe shkarkojnė anėtarėt e KQZ, ėshtė ky klan ai qė pėrcakton nėpėrmjet bandės Celibashi-Subashi se kush duhet tė votojė dhe kujt i duhet hequr e drejta e votės, ėshtė ky klan qė pėrjashton dhjetra mijėra qytetarė nga e drejta e votimit», theksoi ai.

    Lideri demokrat tha nė vazhdim se, «vendi me kriminalitetin mė tė lartė tė Europės, eksportues kryesor i krimit nė kontinent, ka sot nė krye tė rendit njė gjykatės tė shkarkuar pėr hajdut, i cili ka tė vetmen meritė se i pėrket klanit tė Nanos».

  4. #4
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Dėshiroj tė them, se pėr mua ėshtė kėnaqėsi qė kthehem pėrsėri nė shkollėn tuaj pas pothuajse njė viti. Kjo shkollė ėshtė e njohur gjerėsisht pėr programet e nivelit tė lartė profesional dhe pėr profesionalizmin dhe efikasitetin qė po i sjell sistemit tė drejtėsisė penale nė Shqipėri. Ju jeni nė ballė tė frontit tė luftės sė vendit tuaj kundėr krimit dhe korrupsionit, dhe ne nderojmė pėrpjekjet dhe sakrificat tuaja.

    Kur unė isha kėtu para pothuajse njė viti, thashė: "Krimi po shkatėrron vendin tuaj". Sot, unė do tė dėshiroja tė mund tė thoja qė nuk ėshtė mė kėshtu, por fatkeqėsisht kjo mbetet e vėrtetė. Krimi vazhdon ta shkatėrrojė vendin tuaj dhe po sfidon aftėsinė e tij pėr tė hyrė nė institucionet perėndimore. Shembulli mė i fundit i kėsaj janė njė seri vrasjesh, tė gjitha tė pazgjidhura, tė cilat kulmuan nė sulmin e ēartur ndaj shoferit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Kėto krime ilustrojnė seriozitetin e problemit.

    Nė vende tė tjera, ne kemi parė qė krimi ndot procesin politik dhe sektorin e biznesit pėrmes parave tė pista. Kjo nuk duhet tė ndodhė kėtu. Unė nuk e drejtoj gishtin ndaj askujt, pėrveē kriminelėve. Ne po punojmė shumė ngushtė dhe mirė me qeverinė, Prokurorinė, drejtėsinė, policinė, partitė politike dhe institucionet jo-qeveritare. Tė gjithė po pėrpiqen shumė pėr tė luftuar kundėr krimit dhe korrupsionit.

    Por akoma mė tepėr duhet bėrė. Dhe kjo fillon me publikun shqiptar dhe me mesazhin qė ky publik duhet t’u dėrgojė udhėheqėsve politikė pėr nevojėn pėr veprim, kundėr kriminelėve. Por gjithashtu varet edhe nga ju qė jeni tė ulur kėtu sot. Ne ju nxisim qė t’i merrni kėto gjėra qė do tė mėsoni nė kėtė trajnim mbi trafikimin e njerėzve dhe t’i aplikoni nė luftėn kundėr trafikut tė qenieve njerėzore. Ky trafikim mbetet njė ndėr plagėt mė tė rėnda tė tėrė rajonit.

    Por vetė suksesi qė jeni duke parė, me ndihmėn e qeverisė dhe policisė, nė luftėn kundėr trafikimit tė qenieve njerėzore, gjatė tetėmbėdhjetė muajve tė fundit, tregon se ēfarė mund tė arrihet. Pėrmirėsimet nė disa fusha tė caktuara kanė qenė dramatike dhe kjo tregon qė tė njėjtin pėrmirėsim mund ta shohim edhe nė fusha tė tjera. Mesazhi ynė pėr ju ėshtė ky: Ju keni mbėshtetjen dhe nxitjen tonė. Ne i njohim rreziqet dhe presionet me tė cilat ballafaqoheni. Jepni mė tė mirėn tuaj.

    Ne gjithashtu kemi njė mesazh pėr baronėt e krimit: Ne e dimė apo do tė zbulojmė sė shpejti se cilėt jeni. Qeveria ime, partnerėt tanė europianė dhe shqiptarė, ju jemi vėnė pas. Ne nuk do tė ndalemi, derisa tė jeni ēuar aty ku keni vendin dhe derisa krimi tė mos e kėrcėnojė mė kėtė vend dhe kėtė rajon.



    Fjala e mbajtur nga ambasadori i SHBA-ve nė njė seminar tė organizuar dje me gjyqtarė e prokurorė nė Shkollėn e Magjistraturės.

  5. #5
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Deklarata e zotit Xhefri ishte njė goditje e rėndė pėr kryeministrin Fatos Nano dhe pėr mbėshtetėsit e tij tė rralluar, qė po pėrpiqen tė fshehin faktin se vendi ndodhet nė njė krizė tė thellė politike dhe institucionale. Nė radhė tė parė, ajo i jep pėrgjigje mburrjeve tė papėrgjegjshme tė kryeministrit pėr njė qeverisje efiēente, sepse do tė thotė se gjatė kėtij viti, kabineti i Nanos, mė e pakta qė ka bėrė, nuk ka ekzistuar fare nė raportin e vet me krimin e organizuar. Nėse dikush ka mė shumė fantazi, mund edhe tė mendojė se kjo qeveri e ka inkurajuar rritjen dhe karshillėkun e krimit, qė nė kėto muajt e fundit ka goditur pa mėshirė, madje edhe mbi vetė shtetin. Dhe pėr kėtė ka me dhjetra shembuj dhe prova, tė servirua nga shtypi, por edhe nga faktorė tė tjerė, qė nuk fillojnė e mbarojnė tek kandidimi dhe "fitorja" nė Durrės e Ter Kokės, njė emblemė e lidhjeve tė krimit tė organizuar me politikėn nė Shqipėri, njė produkt ekskluziv i kryeministrit Nano.

    Pas pėrfundimeve tė qarta tė zotit Xhefri, kryeministri Nano dhe ndonjė ndihmės i tij, pa kulturėn e nevojshme tė komunikimit me tė huajt, si Gramoz Ruēi, mund ta kenė tė vėshtirė t'u mbahen sėrish atyre deklarimeve mburraveco-idiote pėr suksese tė policisė shqiptare dhe forcave tė rendit, nėn drejtimin e Luan Ramės. Tė paktėn tre ditė mė parė, vetė kryeministri po na qahej me lot nė sy pėr incidentin fatkeq qė i ndėrpreu nė mes karrierėn "brilante" tė ministrit tė Rendit, i cili paskėsh patur arritje tė rėndėsishme nė detyrėn e tij, tė cilėn e dorėzoi me turp pas presionit tė gazetarėve.

    Deklarata e ambasadorit amerikan vjen nė njė kohė qė vendi ėshtė zhytur nė njė krizė tė thellė institucionale, pėr shkak tė paranojės sė kryeministrit Nano, i cili nuk do tė pranojė kurrėsesi vullnetin e Parlamentit, qė e ka rrėzuar dy herė rresht qeverinė e tij. Pavarėsisht se zoti Xhefri nuk ka shprehur ndonjė lidhje mes kėsaj situate absurde dhe rrezikut qė vjen nga revanshi i krimit, ėshtė fare e lehtė pėr tė kuptuar se ato janė rrjedhojė tė njėra-tjetrės.

    Nė tė dy rastet, nė qendėr tė problemit ėshtė kryeministri Fatos Nano, i cili nga njėra anė nuk qeveris dhe nuk lufton krimin qė po i zė frymėn vendit, dhe nga ana tjetėr kėrkon tė kacavirret me ēdo ēmim pas pushtetit tė humbur me vota. Nė rast se do t'i referohemi rivalit tė Nanos nė Partinė Socialiste, Ilir Metės, kryeministrin nuk e lė krimi tė tėrhiqet, madje ėshtė ai qė i ka grisur dorėheqjen menjėherė, pasi Parlamenti i rrėzoi ministrat. Kjo do tė thotė se, pavarėsisht se duken dy apo mė shumė ēėshtje tė koklavitura pėr t'u zgjidhur, problemi ėshtė njė dhe i vetėm, Fatos Nano.

    Ėshtė pikėrisht ky emėr qė inkurajon banditėt e tė gjitha llojeve, qė nga padrinot e karteleve tė Tiranės e Durrėsit e deri tek hajdutėt e xhepave, qė nga hajdutėt e votave dhe masakruesit e listave tė zgjedhėsve e deri tek hajdutėt e vegjėl tė ministrive, qė rrjepin ndonjė ryshfet modest, pas gostisė sė shefave tė mėdhenj qė kullufisin tenderat e majmė. Ndaj edhe ikja e tij ėshtė njė shpėtim pėr Shqipėrinė. Nė radhė tė parė, pėr tė pėrmbushur atė vullnet tė institucionit qė pėrfaqėson sovranitetin e vendit, pėr tė vėnė nė vend poshtėrimin qė po i bėhet kushtetutės dhe pastaj pėr tė dekurajuar mafian vendase dhe tė huaj, qė shohin tek kjo qeveri partneren e vet nė ndarjen e milionave tė zeza.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ambasada Amerikane eshte pjese e Administrates amerikane e cila ka merite qe dergon ushtaret trima amerikane ne Vende ku sunduan Diktatura te ndyra si Iraku, Somalia e afganistani..por kjo Administrate ka treguar pa aftesi te rregulloje gjendjen atje ku ka shkuar me ushtare ose eksperte.

    Shembull eshte Vietnami te cilin e dogji me napalm dhe e la nen diktaturen e oriz-stalinistave te Ho shi M-utit..
    Shembull eshte Koreja Jugut ku Amerika harxhon miliarda ta mbroje nga ai krokodili i Veriut dhe perseri opinioni Koreano jugor dashuron Enverin e Veriut..
    Shembull eshte Afganistani ku akoma sundon ferexheja skllaveruese dhe ligjin e rruges e bejne Al-Kaedistet.. talibaniste ..ata qe shkaterruan me dinamit nje nga kryeveprat e Njerzimit.. te famshmen statuje gjigande te BUDES..
    Shembull eshte IRAKU qe u shker-dhue 40 vjet nga nje m-ut m-uti si Sadami dhe perseri edhe se herojte ushtar amerikan dhan jeten te shpetojne ate popull perseri ata po vriten perdite nga agjentura e Sadamit..
    Shembull eshte Shqiperia ku Ambasadorja Amerikane Mariz Lino..me urdher te kushedi kujt (???) ..perkrahu pa ekuivoke banden e Rexhep Mejdan-Gjinushve qe te bejne katastrofen e 1997-tes..
    Shembull eshte Xhefri i cili hapur mbron Mafien Socialiste e kjo u pa ne perkrahjen e turpshme qe ai dhe Limprejti u dhane Ed Rames i cili ne menyre demonstrative injoroi themelin e demokracise duke u tallur 6 muaj rresht me te drejten e Parlamentit te kontrolloje nje zyre te Shtetit..
    Shembull eshte dhe nje fakt i vogel qe ish ministri bllokmeno- socialist i Policise Ilir Gjoni..i cili ishte bashk-Vjedhes ne milionat e tenderit te Pasaportave u shpetua duke ju dhene Burs e Vize amerikane e sot pjek geshtenja ne USA.

    Me fjale Ambasada Amerikane denon Krimin por me VEPRA eshte bi-th e breke me MAFIEN socialisto-Bllokmene.

    Per hir te Kosoves ne do heshtim dhe do jemi mirenjohes per jete Amerikes sepse eshte Klintoni e Bleri qe shpetuan 3 milion Njerez nga kasapi Milloshevic.. por per hir te se vertetes duhet te themi se Ambasada Amerikane eshte nje QEN ROJE i mafies Socialiste.

    Kjo eshte e verteta..

  7. #7
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Paska fol dhe Doktori per revanshin e krimit?
    A e ka pyetur vehten doktori, se c'beri ai per te shtypur krimin sa ishte ne fuqi?
    Pa pyeteni doktorrin, kur filloi krimi i organizuar ne Shqiperi?
    Kur filluan skafet?
    Kur filloi kontrabanda e cigareve?
    Kur filloi evazioni fiskal?
    Kur filloi korrupsioni ne gjykata?
    Kur filloi vjedhja e tokave?
    Kur filloi shitja e bregdetit?
    Kur filloi korrupsioni ne dogana?
    Kur filloi kontrabanda e naftes?
    Kur filloi trafiku i qenieve njerezore?
    Kur filloi prostitucioni?
    Kur filloi "zhveshja" nga pusetat per tu shitur si hekur ne Greqi?
    Para se Sala te flase, te shohe nje here, a ka te drejten morale per te folur per krimin dhe korrupsionin?
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17
    Fringo, kur te pyesin, te thone si je dhe jo si ishe?

    Lerini propaganden e njerezve te vegjel qe problemet e tyre te histerise se brendshme ia veshin gjithe popullit shqiptar. Shqiptaret nuk kane nevoje te degjojne as nga mua e as nga ty se kush ishte "pushteti i Berishes" apo "pushteti i Nanos" pasi ata i jetuan vete te dy pushtetet dhe dine ta bejne shume mire dallimin.

    Vota e tyre ne 12 tetor e tregoi se edhe bastionet e PS ne jug te vendit voten e tyre po ia japin opozites, aq i thelle eshte kriza ne besim ne rradhet e elektoratit te majte.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Mos ja keputni kot me "thashetheme" dhe me oh ahh se edhe kur i bejne njeriut nje inxheksion ne prapanice, do bertase.
    Merruni me gjera me serioze se kaq.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17
    Shqiperia ka 2 vjet qe eshte nen vemendjen dhe monitorimin e rrepte te sherbimeve sekrete italiane dhe amerikane qe kane bere te mundur dokumentimin dhe asgjesimin e nje pjese te mire te trafikut tranzitor apo kriminal qe buron nga Shqiperia. Njerez me pushtet jane te implikuar ne te dhe dosjet e tyre ruhen ne prokurorite e vendeve fqinje, per tu bere publike ne momentin e duhur kur shteti ligjor te jete kthyer ne Shqiperi.

    Vrasjet e vitit te fundit ne Shqiperi jane nje perpjekje e "peshqve te medhenj" qe te humbin gjurmet e tyre, por sic e thote edhe ambasadori amerikan, jane te kota perpjekjet per te humbur gjurmet e krimit pasi keto gjurme jane te dokumentuara tashme.

    Ata qe kujtojne se do te gezojne pasurine e jashteligjishme qe kane vene ne kurriz te shqiptareve ne keto vite, une u them qe do te jete pikerisht ajo pasuri qe do tu haje koken. Kreret e krimit te organizuar ne Shqiperi do te behen shembull nga drejtesia shqiptare dhe ajo nderkombetare per te gjithe krimin e organizuar ne Europen Juglindore.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  11. #11
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    PAS MESAZHIT TE AMBASADORIT TE SHBA.

    Ne gjithashtu kemi njė mesazh pėr baronėt e krimit: Ne e dimė apo do tė zbulojmė sė shpejti se cilėt jeni. Qeveria ime, partnerėt tanė evropianė ju janė vėnė pas…". Kjo ėshtė njė pjesė nga deklarata e papritur e ambasadorit amerikan nė Tiranė e shqipėruar nė rastin mė tė parė qė atij i'u dha pas njė ngjarjeje tė bujshme siē ėshtė vlerėsuar vrasja e shoferit tė kryeprokurorit shqiptar. Por kush janė nė tė vėrtetė baronėt e krimit nė Shqipėri apo mė saktė bandat mė tė njohura tė pasviteve '90?

    "Hakmarrja Shqiptare pėr Drejtėsi"

    E bėrė publike pėr herė tė parė nė vitin 1996 u konsiderua si njė organizatė kriminale me karakter politik. Madje u tha se ajo u godit pak kohė para se tė realizonte njė atentat kundėr presidentit tė vendit nė atė kohė. Kėtij grupimi i'u atribuan njė sėrė grabitje bankash, vrasja e ish-drejtorit tė burgjeve Bujar Kaloshi dhe hedhja nė erė e supermarketit tė VEFA. U arrestuan pothuaj tė gjithė anėtarėt e akuzuar. Tė cilėt fituan lirinė pas hapjes sė burgjeve nė vitin 1997 nė njė kohė kur gjykata ende nuk kishte shkuar te dhėnia e vendimeve. Grupi vazhdon tė mbetet ilegal edhe pas vitit 1997. Vetėm nė vitin 2002 gjykata e faktit nė Tiranė pezullon urdhėr-arrestet pėr anėtarėt e tij. Porse pak muaj mė vonė gjykata e Apelit e rikthen grupin nė ilegalitet. Nuk ka shumė tė dhėna pėr linjėn e veprimeve tė saj dhe fuqinė reale. Kundėrveprimi i shtetit ndaj bandės kohėt e fundit ėshtė dukur inekzistent.

    "Banda e rrugės sė Durrėsit"

    E bėrė e njohur pas ekzekutimit me antitank tė Denis Ginės nė vitin 1999. Tashmė mendohet tė ketė njė krah dominues tė bandės. Pra njė krah qė ka triumfuar mbi kundėrshtarėt e vet tė tė njėjtit grup nė njė luftė tė egėr hakmarrėse. Konsiderohet njė grupim me njė fuqi tė madhe ekonomie dhe mbėshtetje politike tė tė dy krahėve. Policia deri diku ėshtė munduar tė mos lejojė tė krijohet miti i paprekshėmrisė sė kėsaj bande. Pothuaj i ka pastruar tė gjitha paratė nė biznese tė ligjshme dhe ėshtė lidhur me politikėn.

    "Bandat e Durrėsit"
    Ato mendohet tė jenė disa dhe nė veprim. Mendohet se ka gati njė vit qė tė gjitha palėt kanė vendosur njė farė arėmpushimi solid midis tyre tė kushtėzuar nga fuqia ekonomike e siguruar me anė tė veprimtarive kriminale. Pėr bandat mund tė thuhet tashmė se kanė ndarė qytetin nė zona influence pėrfshirė edhe Shijakun. Konsiderohet se janė shumė tė lidhura me politikėn e tė dy krahėve. Nuk janė shquar pėr egėrsi ekzekutimesh. Gjenden nė periudhėn e pastrimit tė parave nė veprimtari tė ligjshme dhe katapultimit nė politikė.

    "Banda e Fierit"
    Mendohet tė jetė njė bandė ku kapėrthehen njė pjesė e mirė e linjave tė drogės sė llojit heroinė tė ardhur nga Turqia. Nė krye tė saj ėshtė njė personazh i njohur nga tė gjitha strukturat e antidrogės nė Shqipėri. Nuk dihet suporti i tij politik, veēse deri tani ka qenė i paprekshėm. Ėshtė duke pastruar paratė e pista.

    "Bandat e Vlorės"
    Konsiderohen pothu-aj tė palexueshme, pasi tė gjithė krerėt e policisė tė dėrguar nė Vlorė kanė qenė pėrzgjedhje tė gabuara tė politikės dhe jo profesionistė. Mendohet se vrasja e njė eksponenti tė njohur nė Greqi para pak kohe e ka bėrė akoma mė tė palexueshme pamjen. Gjithsesi mbeten njė rrezik potent qė pjell vrasje tė dhunshme tė cilat mbeten mister, tė ngjashme me vrasjet e fundit nė Tiranė.

    "Banda e Beratit"
    Ėshtė njė grupim i fortė, ish-pjesė e Bandės sė famshme tė Beratit tė vitit 1996. Mė saktė njė grupim qė ka mbijetuar nė sajė tė lidhjeve me politikėn dhe me struktura tė policisė. Aktualisht nuk dihet shumė pėr aktivitetin. Mendohet se banda ėshtė nė periudhėn e pastrimit tė parave tė pista.


    Mesazhi i Xhefrit sipas ...

    SABRI GODO
    President nderi i Partisė Republikane
    "Deklarata paralajmėrim pėr qeverinė" "Deklarata e ambasadorit amerikan nė Tiranė, Xhemjs Xhefri, ėshtė njė deklaratė serioze. Eshtė njė paralajmėrim i vėrtetė dhe i qartė ndaj qeverisė shqiptare. E nėse do tė lexojmė mes rreshtash, ashtu si duhet tė bėjnė diplomatėt, do tė shohim se gishti ėshtė drejtuar drejt pushtetit, ku dhe ėshtė duke gjetur strehė krimi i organizuar. Krimi ka pasur terren nė Shqipėri dhe nuk ka lėshuar ende asnjė pozicion, ashtu si me keqardhje ka vėrejtur dhe ambasadori Xhefri. Ne duhet tė dėgjojmė dhe tė bazohemi nė ato qė thotė Xhefri sepse kėto deklarata, janė nė njė farė mėnyre konkluzione tė nxjerra nė bazė tė studimve dhe tė tė dhėnave tė qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara nė bashėkpunim me qeveritė e vendeve evropiane. Ndaj duhet vepruar sa mė shpejt pasi durimi i shqiptarėve ėshtė sosur".


    BLENDI KLOSI
    Ministėr i Shtetit pranė Kryeministrit
    "Duhet kontributi i tė gjithė faktorėve"."Qeveria Shqiptare edhe nė tė ardhmen garanton partnerėt ndėrkombėtarė qė ashtu siē ka bėrė nė 18 muaj duke goditur trafikun e qėnieve njerėzore, nuk do tė rreshtė pėrpjekjet pėr tė goditur pa kompromis krimin e organizuar, korrupsionin dhe trafiqet e ēdo lloji. Ne vlerėsojmė inkurajimin nė kėtė drejtim dhe kėrkojmė qė pėrpjekjeve tona t'u bashkohen edhe faktorė tė tjerė institucionale dhe shoqėrorė pėr tė realizuar goditjen e krimit tė organizuar me drejtėsi tė organizuar. Ne mendojmė se kontributi i tė gjithė faktorėve ėshtė shumė i vlefshėm pėr tė arritur progres nė kėtė drejtim".


    SHABAN MEMIA
    Anėtar i komisionit parlamentar pėr rendin dhe SHISH-in
    "Krimi bashkėpunon mesegmente tė shtetit""Prej kohėsh kemi folur se krimi nė Shqipėri ėshtė duke sfiduar shtetin. Vetėm gjatė kėtij viti kemi patur tė paktėn 10 vrasje tė tipit mafioz tė biznesmenėve deri tek shoferi i kryeprokurorit. Por probleme shumė shqetėsuese mbeten trafiku i narkotikėve dhe qėnieve njerėzore. Njė problem ku nuk ėshtė vėnė dorė mbetet regjimi i shkatėrruar kufitar. Pothuaj 99% e drogave kapen nga shėrbimet e shteteve fqinje. Nga ana tjetėr strukturat e antikrimit janė inefiēente. Ndėrkohė vihet re se krimi bashkėpunon me segmente tė shtetit dhe politikanė e deputetė tė majtė. Por edhe prokuroria e gjykata nuk veprojnė nė bazė tė ligjit pėr tė goditur strukturat kriminale. Qėndrimet e opozitės kanė qenė gjithmonė nė tė njėjtėn gjatėsi vale me ato tė opinionit ndėrkombėtar. Mendoj se do tė ketė njė pamje krejt tjetėr nėse do tė ndahet krimi nga politika".


    THOMA JANO
    Zv/mininstėr i Rendit
    "Mungojnė mjetet nė luftėn ndaj krimit""Bashkėveprimi me amerikanėt ka qenė i vazhdueshėm. Task Force ėshtė struktura e re e krijuar pėr tė luftuar krimin e organizuar. Nė kuadėr tė formimit tė kėsaj strukture ėshtė nė pėrfundim njė program pilot pėr pesė qytetet kryesore tė vendit. Janė pėrzgjedhur prokurorėt dhe oficerėt e policisė gjyqsore nga mė tė mirėt, tė cilėt do tė trajtojnė rastet e krimit tė organizuar dhe krimet e rėnda. Krimi nė vendin tonė po humbet gjithnjė e mė tepėr terren. Strukturat qė e luftojnė atė janė tė motivuara, por kjo nuk do tė thotė qė lufta tė bėhet me fushata. Ka probleme pėrsa i pėrket mjeteve pėr tė bėrė sa mė efikase kėtė luftė, duke filluar kėtu me aparaturėn e bėrjes sė ADN-sė".


    BAJRAM IBRAJ
    Drejtor i Pėrgjithshėm i Policisė
    "Falenderojmė ambasadėn pėr mesazhin""Gjejmė me vend tė falenderojmė Ambasadėn USA nė Tiranė pėr mbėshtetjen e vazhdueshme dhe inkurajimin stimulues qė i ka dhėnė institucioneve shqiptare tė zbatimit tė ligjit pėrfshi edhe policinė. Ne vlerėsojmė maksimalisht vlerėsimin dhe suportin qė kanė dhėnė dhe po i japin partnerėt amerikanė policisė shqiptare. Drejtoria e pėrgjithshme e policisė dėshiron tė garantojė ambasadėn USA se mesazhe tė tilla shprese dhe inkurajimi na angazhojnė edhe mė tepėr nė pėrpjekjet pėr realizimin e obligimeve tona institucionale nė luftėn ndaj krimit tė tė gjitha llojeve dhe formave".


    PJERIN NDREU
    Drejtor i Policisė sė Tiranės
    "Krimi jo vetėm punė e policisė"."Mendoj se ambasadori amerikan nuk e kishte fjalėn vetėm pėr vrasjet. Prononcimi ishte njė shqetėsim pėrgjithėsues pėr krimin, ku pėrfshihen edhe trafiku i drogės, i qėnieve njerėzore etj. Kėshtu qė mesazhi nuk ėshtė vetėm pėr policinė. I mbetem mendimit se qė tė ketė njė zhvillim tė dukshėm pozitiv nė luftė kundėr krimit, duhet tė ketė bashkėpunim tė tė gjitha institucioneve tė shtetit".

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Albo fringo ka te drejte. Nuk diskutohet ideja qe eshte opozita ajo qe duhet te ngreje alarmin per krimin, megjithate opozita e votuar me fanatizem ne shqiperi, eshte ajo opozite qe udhehiqet nga nje njeri qe kur ishte ne pushtet, punesoi ne menyre sistematike rrugacet e rruges, me apo pa xhinse e cizme te zeza per te arritur qellimet e tija te semura, mbajtia e pushtetit me cdo kusht. Perpara pyetjes nese a ka kredibilitet dhe aftesi ky hudlum te luftoje krimin dhe te zbatoje kushtetuten ne te njejten kohe ne sduhet te fshehim koken ne rere me asryetimet e tua famoze, 'te pyes se si je, jo si ke qene......?
    Kush na siguron ne se qafeleshet nuk do shfaqen perseri ne kongreset e pd-se per te rrahur ata qe mendojne ndryshe nga hodlumi, po agron musarajt qe u shpallen gangstere nga te njejtat burime si sot dhe qe su hoqen nga posti, por u lejuan qe me leket e shtetit, e jo te gangsterev te vet te benin gjyqe te kushtueshme ndaj gazetave prestigjose, po kur te na dal nai meks i ri qe te gjej nai kuti me lek nen krevat e te beje pallate 10 kateshe, qe u toleruan thjesht qe te mos i shqetesonin endrrat e pallatit budallait nga kasollja..... Cilat jane mekanizmat qe ky obesivo-kompulsiv i lidhur me dashuri seksuale me pushtetin, si hitleri me turmat, ka pervetsuar qe ti frenoje instiktet e tija kanunore kur vjen puna ke zbatimi i ligjit. kte po pate mundesi na shpjego ti neve, nese di ndonje pergjigje.
    Mendimi im eshte se partia socilaiste e ka konsumuar pushtetin dhe i duhet te dale ne opozite te vetpastrohet, por alternativa perballe eshte kuje e zeze. Ca mund te presesh nga nje njeri qe sot e kesaj dite i quan ballistet pulangrenes......... Si tha halla ke filmi me mato gruden ' O pika me gjith tepsi e tosum bac' kshu eshte dhe sala, tosum baci i politikes shqiptare.
    Pershendetje
    Kroksi

  13. #13
    Nuk kuptoj se pse behet kaq zhurme pas kesaj deklarate.

    Qe Shqiperia eshte e zhytur ne Llum kete e di i madh e i vogel. Kushdo qe jeton duhet ta kuptoje kete gje.

    Shqiperia eshte shteti me i kriminalizuar i Europes dhe nuk ka nevoje qe ta thote Ambasadori i SHBA-se nje gje te tille.
    Po shqiptaret vete cfare bejne? Presin qe ti thone te tjeret se si eshte vendi i tyre?

    Socialistet prej 6 vitesh tashme ne pushtet nuk kane bere pothuajse asgje per te luftuar krimin, perkundrazi. ne keto vite krimi ka marre perpjestime te llahtarshme dhe eshte organizuar e fortifikuar.

    Eshte e pamundur qe qeveritaret te jene te paster ne tere kete mesele. Shume ish-ministra te akuzuar per bashkepunime me organizata kriminale, trafiqe etj sot as qe dihen nga jane.

    Dhe keta qe jane ne pushtet jane te perlyer koke e kembe. Vetem nje naiv mund te mos kuptoje shkaqet e verteta te kesaj situate. Vete kreret e PS-se i nxjerrin te palarat njeri-tjetrit dhe perseri nuk u hyn gjemb ne kembe.

    Le te rrine ne pushtet persa populli i voton. Vete ai popull meriton qeverine qe ka me mbeshtjen qe i ka dhene.
    Shpresojme te mos jete vone kur te kerkohen te vihen pikat mbi i.

  14. #14
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    M eduket qe gjendja eshte me ekomplikuar se kaq.
    Populli i dalur prej nje diktature te rende ende eshte ne "grogi" si nje boksier qe tronditet rende. Mediat manipulojne me njerzit. 6 vitet e Berishes e 6 te Nanos nuk kan shume dallim. Veshtire e ka nje popull ne kete gjendje te vendos te jap votat nje partie te pa pervoje. Me se miri do te ishte qe te bojkotonin te dyjat, kjo do te ishte zgjidhja me e mire per Shqiperine.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  15. #15
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    ....Eshtė e pabesueshme pėr mua dhe pėr europarlamentarėt e tjerė, qė kjo ēėshtje nuk po zgjidhet. Unė i bėj thirrje KQZ-sė tė bėjė punėn e tij dhe tė zgjidhė kėtė ēėshtje", tha Pak. Ndėrsa pėrsa i takon situatės politike nė Shqipėri, ajo tha se "ėshtė hera e dhjetė qė jam kėtu dhe sa herė qė kam ardhur, kėtu ka patur probleme." "Ne nuk mund t'i zgjidhim problemet", tha znj. Pack. "I bėmė thirrje mazhorancės qeverisėse t'i japė fund luftės sė brendshme, sepse kjo nuk iu shėrben njerėzve", tha Pak. (BalkanWeb)

    Edhe nje e huaj di te gjykoj, dhe vete populli Shqipetar nuk di te gjykoj. Te tere e heqim veten si politikan por ne realitet nuk dime asgje sepse sikur te dinim nuk do te ishte Shqiperia ne situaten qe eshte....

    Le te rrine ne pushtet persa populli i voton. Vete ai popull meriton qeverine qe ka me mbeshtjen qe i ka dhene.
    Redi e ka then tamem. Populli i zgjedhe vete ata qe e kan len Shqiperine ne situaten te cilen gjendet sot. Cfare mund te presim ne nga shteti kur ne zgjedhim llumbin per te na drejtuar?

    (Shkoni dhe votoni per Ramen sepse ai dhe shoket e tij e kan ndritur Shqiperine ne ate situate qe ndodhet tani....)

  16. #16
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Postuar mė parė nga Fringo
    Paska fol dhe Doktori per revanshin e krimit?
    1-A e ka pyetur vehten doktori, se c'beri ai per te shtypur krimin sa ishte ne fuqi?
    2-Pa pyeteni doktorrin, kur filloi krimi i organizuar ne Shqiperi?
    3-Kur filluan skafet?
    4-Kur filloi kontrabanda e cigareve?
    5-Kur filloi evazioni fiskal?
    6-Kur filloi korrupsioni ne gjykata?
    7-Kur filloi vjedhja e tokave?
    8-Kur filloi shitja e bregdetit?
    9-Kur filloi korrupsioni ne dogana?
    10-Kur filloi kontrabanda e naftes?
    11-Kur filloi trafiku i qenieve njerezore?
    12-Kur filloi prostitucioni?
    13-Kur filloi "zhveshja" nga pusetat per tu shitur si hekur ne Greqi?
    Para se Sala te flase, te shohe nje here, a ka te drejten morale per te folur per krimin dhe korrupsionin?
    Po te jap une nji pergjigje te shpejte Fringo!
    1- Doktori nuk ka bere asgje. Ai njeri nuk eshte per politikan.
    2- Krimi i organizuar ka filluar qe ne 1946.Tjeter pune qe "trafikantet" ishin vete qeveria.
    3-Skafet filluan ne 1991.
    4-Kontrabanda e cigareve ka qene bere nga Sigurimi qe ne fund te viteve '70 fillim te viteve '80. "Marlborot" e Durresit nuk i shpiku Sala.Ekzistonin me pare.
    5-Evazioni fiskal filloi qe ne 1976-kur filluam "mbeshtetjen me forcat tona". Mos harro se vlera e lekut perkundrejt dollarit ra ne vitet 1987-1990. Dyqanet e dollarit i harrove? Pse shteti shqiptar duhet te shiste ne Shqiperi me dollare motora, televizore etj?
    6-Korrupsioni ne gjykata filloi qe ne 1945. Heqja e Ministrise se Drejtesise ne 1966 ishte kulmi. Lirimi i te burgosurve ( ordinere)nga R.Alia ne 1990-1991 per te marre vota ishte nje pike tjeter kulminante. Sala nuk mund ta korrigjonte ( per mungese deshire dhe mungese kuadrosh njekohesisht). Socialistet po ashtu.
    7-Vjedhja e tokave? Hhahahahaa, ne 1946 i nderuar. Apo ato para 1992 nuk quheshin vjedhje? Mos valle quheshin pervetesime shoqerore? lol
    8-Shitja e bregdetit ka filluar qe ne 1991. Italianet e pare ,tokat ne bregdet i kane blere nga punistet e R.Alise.
    9-Korrupsioni ne dogana ka filluar ne vitet '80, kur maunet e para "Albania" vinin mbushur me ora elektronike, televizore , manjetofone dhe doganieret tane syshqiponje nuk i "gjenin" dot!
    10-Ne 1991 i nderuar ka filluar. Thjesht trafikantet nderruan "padrone" ne 1992 kur erdhi Sala ne fuqi.Po pse kapesh ke trafiku i naftes ti, pse nuk permend ato vagonat me lende kimike qe solli Ramizi, Fatosi me shoke ne Shkoder nga Gjermania ne 1991 dhe qe u kalben ne stacionet e trenit?
    11-Trafiku i qenieve njerezore filloi ne fund te 1990, fillim 1991.. Apo kur ushtaret shqiptare u merrshin leke njerezve per ti lene te kalonin kufirin ne Greqi nuk kapet per trafik? Atehere si quhej lenia e njerezve te kalonin kufirin ilegalisht perkundrejt pageses?Mos me thuaj qe dhe kete nuk e di. Po ta them une. Im ate pagoi nje "njeriu te besuar" qe dinte kufirin dhe njihte oficeret e ushtaret qe kaloi kufirin ne dhjetor 1990.30 mije leke te lutem shume. Ca kish mundur te mblidhte per 25 vjet pune ne Shqiperi ia dha "njerezve te besuar qe njihnin filanin -fistekun qe kalonin njerez me para". Ky nuk quhet trafik?
    12-Prostitucioni ka filluar ne 1990. I kam pare vete me syte e mi se si shiteshin gocat shqiptare tregtareve te huaj qe i kish sjelle Ramka per "investime" ke 15 kateshi per 10-20 dollare nata. Prostitutat e para shqiptare ne Athine, Selanik , Itali kane dale ne 1991.
    13- Pse shkon ke pusetat qe filluan ne 1993 dhe nuk kapesh me shinat e trenit te linjes Shkoder-Han i Hotit qe u shkulen ne 1991 per tu shit per hekur ne Mal te Zi?
    Sala ka te tijat. Mundet ka qene sylesh.....mundet i dinte dhe i la "mafiozet". Nje gje eshte e sigurt....korrupsionin, vjedhjet e pasurive shteterore, kontrabanden, prostitucionin i filluan te tjere dhe "nami" i ngeli Sales. Dhe te gjitha qe lartpermende me siper jane vetem maja e ajsbergut.
    Nuk e di ti se Ministria e Tregtise se Jashtme deri ne 1991-2 ( para se te vinte ne pushtet PD) kontratat qe kishte lidhur shteti shqiptar me kompani te huaja ia ka dhene ish funksionareve te atehereshem te kesaj ministrie?
    Po ndihmat ekonomike qe shiteshin ne tregun e zi qe ne 1990-1991 i harrove? Edhe ato Sala i filloi?
    "Who is John Galt?"

  17. #17
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Toro te lumt dora!

    ****************************
    urdheroni se cfare ka arritur Partia Socialiste:

    Varret qė hapėn bandat socialiste tė Fatos Nanos nė Vlorė

    - Para se vlonjatėt tė shkojnė nė kutitė e votimit, me 12 tetor 2003, le tė kthejnė kokėn nga Babica, nga 2600 djem tė vrarė nga bandat socialiste dhe pastaj tė vendosin se kujt do t'ia japin votėn!

    Me 1997, socialistėt e Fatos Nanos, me urėn e zjarrit nė dorė sulmuan institucionet e shtetit shqiptar dhe me grykėn e pushkės, morėn pushtetin.

    Nė rebelimin e tyre antikombėtar, mbetėn nė fushėn e luftės nga Vlora 2600 djem tė vrarė prej bandave dhe njėsiteve guerrile terroriste komuniste.

    2600 nėna vlonjate u veshėn me tė zeza.

    2600 motra mbetėn pa vėlla.

    2600 nuse mbetėn pa djalin e tyre tė dashur.

    Nė zjarrin e luftės dhe pabesisė komuniste, socialistėt, mjeshtra tė mashtrimit dhe tė hipokrizisė, deklaruan se djemtė e Vlorės i vrau SHIK dhe policia e Berishės.

    Ata e gėnjyen Vlorėn, sepse asnjė nga oficerėt apo nėnoficerėt e SHIK-ut tė Vlorės, nuk u pyet, nuk u hetua, nuk u akuzua, nuk u arrestua apo u dėnua.

    Ata e gėnjyen popullin e Vlorės, sepse asnjė nga oficerėt apo nėnoficerėt e policisė nuk u pyet, nuk u hetua, nuk u akuzua, nuk u arrestua apo nuk u dėnua.

    Ata e gėnjyen popullin e Vlorės, kur akuzuan trimin dhe atdhetarin Sokol Mulosmani, shefin e komisariatit tė policisė, pėr krime kundėr njerėzimit. Ai u deklarua i pafajshėm, duke u shpėrblyer edhe me lekė pėr kohėn e qendrimit nė arrest.

    Ata e gėnjyen popullin e Vlorės, sepse asnjė prej drejtuesve tė lartė tė SHIK-ut, nuk u dėnua.

    Ata e gėnjyen popullin e Vlorės, sepse asnjė prej administratės sė Vlorės, apo administratės sė lartė shtetėrore, nuk u gjykua apo dėnua.

    Ata e gėnjyen popullin e Vlorės, ashtu siē e gėnjyen se me ardhjen e tyre nė fuqi do tė vepronte parimi i meritokracisė, e nė fund pėrfunduan siē thotė Dritėro Agolli, nė shkėrdhatokraci.

    Ata e gėnjyen Vlorėn, siē e gėnjyen se do tė hapnin 250 mijė vende pune.

    Socialistėt, me nė krye Fatos Nanon dhe socialistėt e Vlorės, me nė krye Theodhori Shijėn e Shpėtim Gjikėn, Niko Veizin e Bashkim Habilin, e mashtruan Vlorėn.

    Ata janė pėrgjegjės pėr djegien e Vlorės me 1997.

    Ata janė pėrgjegjės pėr vrasjen e 2600 djemve vlonjatė.

    Ata janė pėrgjegjės pėr varfėrinė, mjerimin dhe poshtėrsinė e Vlorės.

    Vlonjatė!

    Kur tė shkoni nė kutitė e votimit, me 12 tetor 2003, ktheni njėherė kokėn nga Babica, nga 2600 varre tė hapura nga socialistėt e Shpėtim Gjikės nė pushtet, dhe atėhere vendosni pėr kė do tė votoni!

    Vlonjatė!

    12 tetori ėshtė dita pėr ndėshkimin e socialistėve tė Shpėtim Gjikės, mashtrues dhe vrasės tė vėllezėrve tė tyre!

    Vlonjatė!

    Votoni pėr Partinė Demokratike dhe Kristaq Bishollėn, qė tė vendoset drejtėsia dhe ligji!

    Vlonjatė!

    Tregoni edhe me 12 tetor 2003 shpirtin tuaj demokratik, duke ndėshkuar socialistėt mashtrues dhe vrasės!

  18. #18
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    E pra bravo...

    Edhe njehere u arrit qe kriminalitetit shqiptar t'i vishen ngjyra politike, kur te gjithe e dime qe si me njerin si me tjetrin, krimi ne Shqiperi ka lulezuar. Ndryshimi i vetem ka qene destinacioni i parave, ne xhepat e kujt duhet te shkonin, PS apo PD.

    Ne kohen e pushtetit te PD-se kam jetuar me shume ne Shqiperi dhe s'kam ndonje sentiment te paqshem ne lidhje me krimin.

    Mbaj mend kaleshet qe vertiteshin gjithe diten rrugeve, ne ca benca rrangalle te vjedhur pa targa...

    ...mbaj mend si mbulonin makinat me perde qe mos dukeshin se cilat vajza gjimnaziste genjenin dhe fusnin aty brenda...

    ...mbaj mend skafet dhe rrembimin e femrave, shitjen e tyre ne Itali/Greqi...

    ...mbaj mend ca tipa te frikshem qe rrinin qosheve me sy te skuqur nga hashashi, verdalliseshin te dehur me ndonje kobure ne xhep, ose ne rastin me te keq ja shkrepnin ndonje 'aguridheje' qe s'jua pranonte "propozimin", ose shokut te saj te klases...

    ...mbaj mend se si pronaret e makinave kalonin naten brenda makines e tyre parkuar para shtepise (ata qe s'kishin ndertuar garazhd) se mos jua vidhnin makinen...

    ... mbaj mend qe policet per nje rryshfet te vogel sa per te nxjerre kafen e dites i lejonin disa tipa te benin c'te kishin qejf...

    ...mbaj mend qe prinderit kishin frike t'i linin adoleshentet te benin cap nga shtepia, sa here qe ata/ato donin ne shkonin ne disko ose dicka e tille... sepse te gjithe keta kaleshe do t'i ndeshje ne ambiente te tilla per te rinj...

    Pse keta bandacake te vegjel liheshin rrugeve sipas qejfit te tyre nen ate pushtet?

    Tani ne pushtetin e PS-se degjoj se paskan eliminuar bandacaket e tjere te vegjel dhe paskan mbetur vetem peshqit e medhenj. Tani na jane bere bosa!!! Nuk merren me me 200 gr droge... por me biznese te ligjshme qe i kane fituar me parate e krimit te meparshem. Nuk i pastrojne me parate me nje dyqan te vogel ne qender duke shitur xhinse te modes, por i pastrojne parate sepse kane monopol ne filan treg... te naftes, sa per shembull hipoteze.

    Pika ime?

    Do te ishte mire qe nje 4-vjecar ta mbante pushtetin PS-ja, dhe 4-vjecarin tjeter t'i kalonte PD-se dhe brenda mundesive kjo te nderrohej ne cdo peruidhe 4-vjecare zgjedhjesh.

    Keshtu do t'ja hanin koken dhe do t'ja zbulonin te palarat njeri-tjetrit... si Nanoistet ashtu dhe Berishianet.
    Paqe mos gjetshi ishalla! Kokat tuaja hengshi!

    Mjere populli i shkrete thuaj qe vetem keto dy veze te kalbura ka per alternative!
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  19. #19
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Tani na jane bere bosa!!!
    Mjere ajo Shqiperi qe po udhehiqet nga "keta bosa".

  20. #20
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Ambasadori Xhefri: Baronė tė krimit, e dimė se kush jeni


    Xhejms Xhefri ka lėshuar deklaratėn bombė drejtuar baronėve tė krimit tė ēfarėdo lloji se do tė zbulohen dhe do tė shkojnė atje ku e meritojnė. Pėr kėtė janė angazhuar SHBA, BE dhe qeveria shqiptare, tė cilėt nuk do tė lejojnė qė krimi tė shkatėrrojė vendin dhe tė pengojė integrimin e tij nė institucionet europiane. Sipas ambasadorit amerikan, krimi nuk duhet tė ndotė procesin politik dhe sektorin e biznesit pėrmes parave tė pista. Ambasadori amerikan nė Shqipėri, Xhejms Xhefri, ka lėshuar mesazhin e tij dhe tė shtetit qė ai pėrfaqėson drejtuar baronėve tė krimit, tė cilėt, sipas tij, rrezikojnė vendin tonė nė anėtarėsimin e tij nė institucionet europiane. Xhefrei u shpreh se baronėt e krimit janė tė identifikuar dhe se do tė zbulohen shumė shpejt. "Ne e dimė apo do tė zbulojmė sė shpejti se cilėt jeni", tha Xhefri. Ai ka shprehur angazhimin se Shtetet e Bashkuara, BE-ja dhe shqiptarėt nuk po rrinė duarkryq deri sa t'i ēojnė atje ku ata e meritojnė, qė rajoni tė bjerė nė qetėsi. "Qeveria ime, premtoi ambasadori amerikan, partnerėt tanė europianė dhe shqiptarėt ju jemi vėnė pas. Ne nuk do tė ndalemi derisa tė jeni ēuar aty ku keni vendin dhe derisa krimi tė mos e kėrcėnojė mė kėtė vend dhe kėtė rajon". Xhefri theksoi se krimi ndihet ende i fortė dhe se po shkatėrron vendin, duke e penguar atė tė integrohet nė institucionet europiane. Kėtė ambasadori amerikan e ka konkretizuar me vrasjet e njėpasnjėshme tė ndodhura nė vend, pa mundur tė gjendet autori i tyre. "Shembulli mė i fundit i kėsaj janė njė seri vrasjesh, tė gjitha tė pazgjidhura, tė cilat kulmuan nė sulmin e ēartur ndaj shoferit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm", u shpreh Xhefri. Sipas tij, kėto krime janė shembujt e vėrtetė tė lulėzimit tė krimit nė jetėn e vendit. Ambasadori amerikan ka paralajmėruar se krimi ndot procesin politik dhe sektorin e biznesit pėrmes parave tė pista, gjė qė ėshtė mjaft e rrezikshme dhe nuk duhet tė ndodhė kėtu. Xhefri shprehet se objektivi i kėsaj lufte janė vetėm kriminelėt. "Unė nuk e drejtoj gishtin ndaj askujt, pėrveē kriminelėve", u shpreh ambasadori. Ai mė tej ka vlerėsuar punėn e mirė dhe sukseset mjaft tė dukshme tė qeverisė dhe policisė nė luftėn kundėr trafikimit tė qenieve njerėzore. Por kjo, sipas tij, nuk ėshtė e mjaftueshme. Xhefri thekson se vetė publiku duhet tė bėjė presion mbi politikanėt pėr tė rritur dhe intensifikuar luftėn kundėr kriminelėve. Xhefri ka pėrfunduar me mesazhin drejtuar tė gjithė faktorėve politikė dhe shoqėrorė: "Ju keni mbėshtetjen dhe nxitjen tonė. Ne i njohim rreziqet dhe presionet me tė cilat ballafaqoheni. Jepni mė tė mirėn tuaj". ro/ro (GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  3. Izraeli
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 19-11-2010, 16:22
  4. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  5. Kosova dhe politika anglo-amerikane
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 27-02-2006, 05:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •