Ka kohe qe ka filluar nje debat ne ceshtje politike e historike kombetare midis studiuesit Kastriot Myftaraj dhe dyshes Baleta-Ferraj.
Para ca ditesh prokuroria e Tiranes i vuri byzylyqet ne dore z Kastriot Myftaraj ne baze te nje motivacioni se Kastrioti ne nje liber ka cenuar unitetin dhe ndjenjat fetare etj..
Sot e paskan liruar nga burgu dhe gazeta shekulli paska nje shkrim:
Le ta lexojme e diskutojme..
----------------
Myftaraj: Jam thjesht studiues qė mendoj se rrėnjėt tona janė tek krishtėrimi dhe se myslimanizmi e ka lėnė Shqipėrinė pas
Autori i librave anti-islam: S'jam terrorist
Gjykata lė tė lirė tė akuzuarin pėr nxitje tė urrejtjes fetare. Avokati: U interesua edhe ambasada e USA
Alma Ēuka
TIRANĖ Lirohet nga burgu Kastriot Myftaraj, shkrimtari i akuzuar pėr nxitje tė urrejtjes fetare. Dje gjyqtarja Anila Kristani, e cila njė javė mė parė kishte vendosur burgosjen e Myftarit, e la tė lirė atė me detyrimin qė tė paraqitet tek oficerėt e policisė gjyqėsore njė herė nė javė. Vetė Myftari mungonte (pėr shkak tė mungesės sė mjeteve tė transportit tė togės sė shoqėrimit) dhe u pėrfaqėsua nga avokati Marash Ibraja. Arsyet e ndryshimit tė masės sė arrestit pėr Kastriot Myftarajn, sipas gjykatės janė shkalla e ulėt e rrezikshmėrisė dhe siguria pėr qėndrimin e tij nė vend duke qenė i gatshėm pėr tu hetuar nga prokuroria. Akuza pėr tė pandehurin nuk ėshtė pushuar, por ai do tė hetohet dhe mė pas do tė gjykohet nė gjendje tė lirė. Prokurori Granit Shahu pranoi gjithashtu lirimin e autorit tė dy librave kundėr islamit. Avokati Marash Ibraj, deklaroi pas vendimit se i interesuar pėr lirimin e Myftaraj ishte edhe ambasadori amerikan nė Tiranė. Ndėrmjet diplomatit tė huaj dhe avokatit Ibraj ka patur pėr kėtė ēėshtje edhe njė takim.
Zoti Myftaraj, akuzoheni pėr nxitje tė urrejtjes fetare. Besoni se e keni kryer veprėn pėr tė cilėn jeni arrestuar?
Unė arrestimin tim e prita me indinjatė tė thellė. Jam arrestuar nė bazė tė nenit 265 tė Kodit Penal, i cili ėshtė pothuajse i njėjtė me tė gjithė kodet evropiane. Nė bazė tė kėtij neni nė vende tė ndryshme tė botės janė arrestuar persona tė cilėt bėjnė pjesė nė organizata terroriste. Ky nen nuk ėshtė pėrdorur pėr libra, por pėr trakte tė cilat janė pėrdorur pėr tė rrėzuar njė pushtet. Me kėtė nen janė dėnuar anėtarė tė organizatave terroriste si ETA nė Spanjė dhe IRA nė Britaninė e Madhe. Po me kėtė nen tre ditė mė parė filloi gjykimi pėr anėtarėt e AKSH-sė nė Gjykatėn e Tiranės.
Librat e botuar prej jush kanė qenė shkaku i arrestimit. Ēfarė ju ka shtyrė pėr tė bėrė kėto botime?
Nė vitin 1998 kam nxjerrė botimin tim tė parė Njė shenjtore pėr rekonkuista. Me kėtė libėr kam dashur tė tregoj se si islamizmi duhet tė kthehet nė kristianizėm. Unė kam dashur tė tregoj gjithmonė se shqiptarėt duhet tė kthehen nė fenė e tyre tė parė qė ėshtė kristianizmi, fe e cila u ėshtė hequr me forcė. Nė lidhje me kėtė problem ka patur njė debat tė gjerė. Unė thjesht bėj pjesė nė krahun e studiuesve qė besojnė se islamizmi e ka penguar Shqipėrinė tė ecė pėrpara, por nuk jamė iniciuesi i parė pėr kėtė ide. Njė debat tė tillė ka bėrė edhe Ismail Kadare nė 3 mars 1992 nė Lė figaro. Kadare thotė nė kėtė debat se Islamizmi ėshtė fatkeqėsi kombėtare e shqiptarėve. Nė lidhje me kėtė, shqiptarėt nė Nju Jork, kėrkuan qė Kadareja tė shpallej njė Selman Ruzhdie. Pati edhe ndjekės tė tjerė tė kėtij problemi, unė mendoj se jam i fundit. Por i vetmi studim i plotė me referenca ėshtė libri im.
Vazhdoni ti pėrmbaheni ideve tuaja?
Jam plotėsisht i bindur se nuk kam bėrė asnjė gabim. Unė nė librin tim vė nė dyshim dhe vetė shqiptarizmin. Sipas mendimit tim, shqiptarizmi ėshtė pasardhės i albanizmit. Por kur shqiptarėt u myslimanizuan ata u zhdukėn si tė tillė.
Kush mendon se ka ndikuar nė lirimin tuaj vetėm njė javė pasi gjykata ju la nė arrest?
Unė di qė ēėshtja ime ka kaluar nė shumė organizata ndėrkombėtare duke filluar qė nga OSBE dhe shumė organizata tė tjera tė interesuara pėr kėtė gjė. Edhe Ambasada Amerikane ėshtė interesuar pėr kėtė gjė. Unė ia thashė edhe prokurorit nė seancė gjyqėsore se ata qė nisėn ēėshtjen nuk e menduan se ēfarė reagimesh do tė kishin mė pas. Ata qė u interesuan pėr mua nuk kanė thjesht interes por edhe detyrim. Unė jam i vetmi autor nė Europė qė jam penalizuar pėr kėtė problem. Ky ėshtė njė paradoks nė rast se do ta krahasonim me botimet e Hitlerit 5 dollarėshe tė cilat janė nė internet dhe nė duart e lexuesit edhe pse dihet se Hitleri bėri barbarizma. Bota e bėn diferencimin mes paraqitjes sė idesė me formėn e njė libri. Unė besoj se gjithė ky presion i bėrė ka patur interesin e vet.
Cili ėshtė personi qė ju kallėzoi drejtėpėrdrejt nė prokurori?
Kallėzimi ėshtė bėrė nga njė qytetar i thjeshtė tė cilit unė nuk ia mbaj mend emrin. Por unė besoj
se nė kėtė ēėshtje ka shumė elementė tė ēuditshėm. Nė njė shtet ligjor prokuroria duhet tė ngrejė akuza mbi fakte dhe jo mbi denoncime vetjake.
Mendoni se ka diēka personale nė arrestim?
Unė nuk mendoj se prokuroria ka diēka personale me mua. Ne jetojmė nė njė shtet ku ndodhin shumė absurditete, ku kryeministri akuzon vartėsit e tij si kriminelė. Por kėtu veprojnė edhe shumė lobe tė huaja. Mendoj se arrestimi im pėr njė vepėr tė tillė ėshtė bėrė nga njerėz tė cilėt duan tė denigrojnė shtetin shqiptar. Unė jam arrestuar vetėm katėr ditė pas ngjarjeve tė Himarės. Jam i mendimit se segmente tė huaja veprojnė nė Shqipėri.
Do tė vazhdoni tė shpėrndani idetė tuaja?
Sigurisht. Unė do vazhdoj tė thelloj me prova historike, teologjike, politike, gjeografike, se islamizmi nė Shqipėri ėshtė pengesa kryesore qė Shqipėria tė integrohet nė Perėndim.
Avokati tha se Ambasada Amerikane ka ndikuar nė lirimin tuaj. Keni dijeni?
Nė datė 27 korrik i jam drejtuar me njė letėr tė gjitha organizatave ndėrkombėtare nė Shqipėri. Unė besoj se Departamenti Amerikan i Shtetit i cili nxjerr njė raport pėr tė drejtat e njeriut ka dhėnė njė ndikim tė madh nė ēėshtjen time. Dhe jam i bindur nė besimin tim se ėshtė detyrė e tyre tė vėzhgojnė nė lidhje me kėto probleme qė kanė tė bėjnė me shkeljen e tė drejtave tė njeriut. Besoj se departamenti amerikan ka patur pjesėn e vet nė lirimin tim..
25/10/2003
-------------------------------
Krijoni Kontakt