Fringo.
Edhe une kam ik shume vjet nga Shqiperia.Po informohemi.
Po qe neper ministrite e ndryshme ne Tirane cod 16 Tetor hapen shishe shampanje dhe ngrihen dollira me fund e di ti Xumpare? Thua socialistet te festojne ditelindjen e Sales?![]()
Fringo.
Edhe une kam ik shume vjet nga Shqiperia.Po informohemi.
Po qe neper ministrite e ndryshme ne Tirane cod 16 Tetor hapen shishe shampanje dhe ngrihen dollira me fund e di ti Xumpare? Thua socialistet te festojne ditelindjen e Sales?![]()
"Who is John Galt?"
Klani i Enver Hoxhes ne politiken shqiptare perfaqesohet nga beniamini i tij, shoku Nano, pasi me propozim te shoqes Nexhmie, atij iu la trashegimi Partia e Punes ne kongresin e tyre te fundit ne Tirane ne 1991 kur Partia e Punes ndryshoi emer ne Parti Socialiste. Ramiz Alia e beri kete per ti qendruar besnik "familjes Hoxha", por jo se kish besim tek aftesite e Nanos, perkundrazi, ai ka qene kunder kandidatures se tij.
Prof. Dr. Sali Berisha (sa te lehte e keni ti hani gradat shkencore, besoj se jeni Phd dhe vete) nuk u ngrit ne krye te levizjes studentore nga Ramiz Alia, por nga deshira e tij per te kundershtuar rregjimin e kohes i mbeshtetur dhe nxitur edhe disa shqiptare te ish-rregjimit komunist, qe punonin edhe per llogari te disa sherbimeve sekrete perendimore. Direktiva nga Perendimi ishte gjetja e nje intelektuali me kurajo qe levizjen studentore ti jepte nje dimension te ri, nga nje pakenaqesi popullore ne nje levizje politike. Ne kete menyre, edhe Shqiperia, vendi i fundit ish-komunist ne Europen Lindore do te rrezonte komunizmin.
Sali Berisha doli ne radaret e Perendimit ne diten kur ai mbajti nje deklarate kunder rregjimit ne mbrojtje te kerkesave te studenteve ne nje takim emergjence qe Ramiz Alia mbajti me "intelektualet e Tiranes" ne te cilen ka qene prezent edhe Kadare, i pari qe eshte njohur me deklaraten e Berishes, perpara se ai ta bente ate deklarate ne kete takim. Pas ketij takimi, Berisha i eshte bashkuar levizjes studentore, dhe pas ketij takimi, ai ka gezuar mbeshtetjen e sherbimeve sekrete perendimore qe kishin kontaktet e tyre ne administraten komuniste.
Me rrezimin e komunizmit ne mars 1992 dhe ardhjen ne pushtet te PD, Ramiz Alia ka instruktuar njerezit e tij qe te mundesojne arrestimin dhe burgosjen e Nanos, i cili ne ato vite ka qene deputet ne parlament, ish-kryeminister nen akuze per vjedhje dhe abuzim te ndihmave italiane humanitare. Ata qe ngriten akuzen ndaj Nanos kane qene njerez me lidhje te vjetra me familjen Alia dhe klanin e tij, prandaj edhe Berisha ia mbylli gojen Nanos ne debatin e tyre televiziv me fjalet: "njerezit e tu te futen ne burg", dhe Nano nuk e kundershtoi kete.
Ramiz Alia e beri kete pasi deshironte qe Nano te behej kurban per te lare mekatet e 50 vjeteve komunizem, ne menyre qe urrejtja ndaj rregjimit komunist dhe Alise si diktator, te kalohej ne urrejtje per pasardhesit e tij, Nanon dhe PS. Dhe kesaj ai ia arriti me sukses pasi Nano u stigmatizua teksa Alia dhe byroja politike u denuan per akuza qesharake me shume pak vite burg.
Klani Alia ne Tirane perfaqesohet nga Rrexhep Mejdani, Koco Kokedhima, Ilir Meta, Servet Pellumbi, Namik Dokle dhe njerezit me te cilet ata bashkepunojne. Keta jane "nen-kryetaret e PS" qe udhehoqen PS gjate viteve qe Nano ishte ne burg. Keta jane ata qe katapultuan "dhendrin e byrose" ne postin e presidentit te vendit, keta jane ata qe pas zgjedhjeve te maj 1996 nxorren ne skene nje fytyre te re socialiste, Rrexhep Mejdanin. Mejdani eshte dhendri i keshilltarit te Ramiz Alise. Vetem pak muaj me pare, pasi Meta dha doreheqjen e tij, Ramiz Alia ka darkuar me te ne nje restorant famoz ne Tirane, per ti kaluar atij "direktivat e fundit". Keto direktiva ishin vrasja politike e Nanos, ku Alia aprovoi kerkesen e Metes per te rrezuar Nanon nga qeveria dhe si kryetar i PS. Kerkesa e vetme e Alise, dhe amaneti i tij i fundit eshte ngritja ne krye te PS i "dhendrit" qe tani eshte i papune ne Tirane.
Albo
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
Asnjehere sherbimet sekrete nuk kane patur "garanci" tek Gorbacovi apo gjithe ish-diktatoret komuniste te bllokut lindor. Garancia e vetme qe ata moren ishte shembja e mureve qe kishin vite qe ishin plasur. Shembjen e beri Perendimi dhe popujt e shtypur, Gorbacovi si merite mori vetem ndaljen e gjakderdhjes duke mos derguar trupa ruse ne rruget e Varshaves, Budapestit e mbare kryeqyteteve te Europes Lindore, sic bene parardhesit e tij nje dekade me pare.Perse sherbimet sekrete te perendimit perkrahen Berishen, nese kishin dhene garanci tek Alia e Gorbacovi?
Ato qe ndodhen ne 1997, nuk pershkruhen me fjalet "rrezim i Berishes" por me fjalet SHKATERRIM I SHTETIT DEMOKRATIK SHQIPTAR. Perendimi e lejoi ate qe ndodhi ne Shqiperi pasi lobi grek ne Washington arriti kulmin e tij ne vitet 1996-97 qe perkoi me zgjedhjet e Tenet ne krye te CIA dhe Stefanopullos si keshilltar i Klinton. Keta ishin mjetet me te cilat Gejxh vuri ne jete planin e tij per destabilizimin e Shqiperi qe u mireprit dhe mbeshtet edhe nga Athina e Beogradi. Parlamenti serb ishte sponsori i 1997, pasi xhiruan 10 milion $ per trazirat ne Shqiperi dhe sponsorizimin e ish-sigurimasve Xhaferi dhe Bashkimi per te rrenuar ekonomine shqiptare. Presidenti Klinton, ndryshe nga paraardhesi i tij, hoqi dore nga mbeshtetja e ish-vendeve komuniste ne reformat e tyre demokratike. "New World Order" i la vendin Globalizimit. Ashtu si i biri i Bush, e nisi atje ku e la e ati.Perse nuk nderhyne ato sherbimet sekrete perendimore, kur u rrezua Prof.Dr. Berisha?
Berisha nuk ka futur njeri ne burg ne jeten e tij, pasi ai eshte idealist dhe parimet demokratike i beson verberisht. Gabimi i Berishes ishte se ai nuk i kushtoi vemendjen e duhur reformes ne drejtesi dhe drejtesia shqiptare ngeli ende peng e kontigjentit te prokuroreve dhe gjykatesve te rregjimit komunist. Gjithashtu, Berisha nuk ka patur keshilltaret e duhur politike rreth vetes, pasi ne ato vite keshilltare mereshin Genc Pollo e kompani dhe kriteri ishte "sa gjuhe te huaja dije te flisje". Kjo beri qe llogarite politike te Berishes te beheshin gabim, pasi burgosja e Nanos ishte gjeja me e mire qe i ndodhi PS-se.Duke futur Nanon ne burg, a luajti Berisha me apo pa dijeni lojen e Alise?
Bllokmenet nuk i burgosi Berisha por prokuroret dhe gjykatesit shqiptare, ish-gjykates dhe gjyqtare te kohes se Alise. Keta ishin gjykatesit qe i hodhen poshte te gjitha akuzat per krime kunder njerezimin me justifikimin "te tilla ishin ligjet e sistemit te kaluar, ne po zbatonim vetem ligjin". Pra byroja komuniste nuk u gjykua sipas ligjive demokratike, por sipas ligjit te vjeter komunist. Akuzojeni Berishen dhe kuvendin shqiptar te asaj kohe per deshtim ne reformat ne gjyqesor.Pse Berisha i dha note kaluese ish-bllokmeneve duke i denuar per kafe e kallama peshku?
Ato qe ndodhen ne 1997, ishte rrjedhoje e deshtimit te gjithe politikave sllavo-greke ne Ballkan per te ndalur rritjen ekonomike te shqiptareve dhe ngritjen e zerit te qeverise se pare demokratike ne lidhje me ceshtjen tone kombetare ne cdo takim nderkombetar. Sot, nen monitorimin e socialisteve greket i kane sjelle cisternat e tyre ne Durres, ne kohen e pushtetit te PD, maksimumi qe greket mund te benin ishte ndermarrja e fshesave ndaj emigranteve, me shprese se keto fshesa do te destabilizonin vendin politikisht.Si lidhet 97 me keto teori?
Ne 1997 Berisha ishte nen nje presion te paimagjinueshem politik pasi ishte i vetem kunder te gjitheve dhe ai ia doli me sukses qe te zbrapsi planet e atyre qarqeve qe llogarisnin armatosjen e jugut dhe marshimin drejt Tiranes me shprese se kjo do ta shtynte Shqiperine ne nje lufte civile, dhe forcat greke ne Jug te Shqiperise mund te "sillnin paqen". Berisha ishte i vetmi zyrtar i asaj kohe qe qendroi deri ne fund duke beri histori ne 9 mars 1997 me planin e tij per "pajtimin kombetar", qe ne vetvete do te thosh dorezimin e pushtetit jo me gryken e kallashnikovit sic behet ne Afrike, por nepermjet zgjedhjeve dhe procesit politik. Berisha ishte i vetmi zyrtar i shtetit shqiptar qe nuk e dorezoi shtetin ligjor shqiptar pa kushte ne duart e banditeve, por vetem pasi u bene zgjedhjet ne 29 qershor 1997, packa se ato nuk ishin as te lira dhe demokratike.
Njerezit e vegjel flasin shume me fjale, me vend e pavend, njerezit e medhenj flasin me vepra per ata qe dine ti lexojne e kuptojne keto vepra. Berisha ka bere shume histori ne keto 13 vjet te jetes se tij si figure politike ne vend, por une te garantoj ty se ai ende nuk ka arritur shkelqimin e tij, prit edhe pak vite kur ai te organizoje "Lidhjen e Prizrenit" ne Tirane. Berisha eshte i vetmi politikan shqiptar qe gezon mbeshtetje ne mbare trojet shqiptare dhe i vetmi politikan shqiptar me nje njohje dhe platforme te qarte kombetare.Pse Berisha nuk flet hapur per futjne e Nanos ne burg, po e perdor si shantazh duke ju referuar ne menyre kriptike?
A mos valle ka frike?
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fringo : 30-10-2003 mė 11:42
Qetesi!
Shoket lexojne!
Gabimisht e postova pergjigjen ne temen tende Fringo.
Pergjigjet e mesiperme jane te miat ne postin e Fringo.
Albo
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
Krijoni Kontakt