Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 115
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,697
    Postimet në Bllog
    22

    Cfare do te thote te jesh shqiptar?

    Edhe perse eshte hapur disa here si teme ne forum, une mendoj se kjo teme eshte aktuale ne cdo kohe, ne cdo vend dhe per cdo shqiptar qe e do vendin e tij dhe popullin e tij te nje gjaku.

    Nuk mendoj se eshte nje pyetje e thjeshte pasi kerkon nje njohje te gjere te historise, kultures e tradites tone kombetare. Kerkon qe te kesh medituar per identitetin shqiptar dhe si ju gjeni veten ne kete identitet. Kerkon te kesh nje vizion dhe nje aspirate per te ardhmen tone si komb.

    Pyetjet qe une mendoj do te ndihmojne ne kete meditim te perbashket jane:

    - Cfare na dallon ne shqiptaret nga popujt e tjere?

    - Cfare na bashkon si shqiptare, edhe pse flasim ne dialekte, kemi besime fetare te ndryshme, kemi bindje politike te ndryshme, vijme nga krahina te ndryshme?

    - A eshte historia jone kombetare nje burim inspirimi dhe krenarie, apo nje histori qe le shume pak vend per tu krenuar?

    - Cilet jane heronjte tuaj kombetare dhe ne hapat e cilit shqiptar te madh ju deshironi te ecni?

    - Si e shprehni ju dashurine per vendin tuaj?

    - Si e shprehni ju dashurine per njeri-tjetrin si shqiptare?

    - Si ju ben te ndiheni fakti qe jeni shqiptar?

    Qellimi i kesaj teme nuk eshte debati por hedhja ne forum e meditimeve dhe mendimeve te plota qe gjithesecili prej jush ka bere ne kete teme paksa te gjere, por qe ne te njejten kohe meriton nje vemendje te vecante nga te gjithe ne.

    Ju ftoj qe te meditoni dhe te hidhni mendimet tuaja te plota mbi kete teme. Ne kete menyre gezoni nje mundesi qe te lexoheni nga bashkeatdhetaret dhe ne te njejten kohe te lexoni ato qe bashkeatdhetaret e tjere kane per te shprehur.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    ne kerkim
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Nuk e di nqs po parafrazoj qarte apo jo po Samuel Huntington ne librin e tij "Clash of civilizations" thote:
    "Njeriu kur do te formoje identitetin e tij, kerkon se cfare nuk do qe te jete, dhe ate e gjen tek armiku i tij"
    Ndoshta ne nuk mund ta dime mire se cfare jemi po besoj se e dime shume se cfare nuk duam qe te jemi.
    timeo Danaos et dona ferentes

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-11-2002
    Vendndodhja
    itali/padova
    Postime
    38
    Shqiperia, nuk e kuptoj perse mburrem me te.
    Mburrem me legjenden e Dorentines dhe Konstandinin, me faktin qe ne na rriten duke na ushqyer deshiren per te qene te virtytshem,te beses dhe atdhedashes.
    Konstandini u ngrit nga varri qe te mbante fjalen, une duhet qe te bej dicka te tille, “te mbaja fjalen time”.
    E cthem une; tani nuk dua te keme lidhje fare me Shqiperine. Nuk eshte me ajo Shqipria qe dua une. Se njohe me…
    Zemra me dridhet tek i shruaj keto fjale. Ja, jam ne mergim, dhe pse? Sepse Shqiperia atdheu im me “perzuri”. As 18 vjet nuk i kisha kur u largova per ne Itali. Kalova dite dhe muaj duke menduar vetem per Shqiperine time te dashur por nje "urrejtje" me lindi ne zemer per vendin tim per bashkeatdhetaret e mi.
    Ndoshta kjo eshte normale, jam jetim “pa atdhe” dhe ndihem i vetem ketu italiani … me thote`albanese di merda`
    Nejse por ja tani jam ketu dhe kam mundesi qe te shprehem dhe hedh ne kete leter ato qe ndjej, kete barre qe me rendon. Une mburrem me Shqiperine por dhe e urrej.
    Kalojne shume dite, shkoj ne Shqiperi dhe nuk e njohe nuk njoh askend, nuk me njeh askush. Ndjehem i huaj ne vendin tim.
    Dhe ja tani jam ketu dhe ndihem i pa shprese…..si mund te bej nje vend tjeter atdheun tim.
    Une ika, iken dhe shoket e mi, atje ngelen femite,ata qe nuk paten mundesi te ikin dhe prinderit tane qe shtyjne ditet vetem me kujtimin tone.
    Arsimi po shkojn cdo dite e me kec dhe asnjeri nuk kujtohet se nje vend pa arsim eshte i humbur.
    C’po te ndodh keshtu Shqiperi?
    Kush po te shkaterron keshtu?
    Po udhehiqesh nga njerez qe nuk e kane idene se cfare do te thote te jesh udheheqes dhe ac me teper te jesh shqipetar, njerez egoist qe nuk jane larg pames.Ne Shqiperi ka edhe te mire ka edhe nga ato qe mundohen te jene shqiptar por...nuk bejne asgje,jane te pa fuqishem. Jane te pa fajshem.
    A ka te ardhme per nje komb i cili nuk ka rini? “ gjak”? Nuk them nuk ka te rinj ne Shqiperi, por them qe nuk ka te rinj te cilet kane nje plan per jeten. Nuk ju ve faj atyre qe jane atje sepse te perjetuarit eshte me e nevojshme se sa nje plan, dhe nuk mund te shikojne mbi problemet qe kane.
    Cfare duhet bere? Nuk e di. E di, por nuk dua te marr permbi mua pergjegjesine. E di qe ne qe ikem duhet te kthehemi dhe te investojme ato qe kemi fituar, njohurite, diturine, pervojen, edukaten. Por, a eshte Shqiperia ne gjendje te na mirepres ne? A ia vlen qe te`sakrifikojme` jeten tone dhe te kthehemi.
    Shqiperia eshte atdhe im por ne fakt eshte bere njke “lope” per mafien dhe nje Sahar per njerezit e ndershem.
    Dilema: Te rri ne kete dhe te huaj dhe si i huaj te poshterohem dhe te jetoj jeten time duke thene qe ky eshte fati im apo te kthehem e te jetoj ne adheun tim ndoshta edhe si i huaj, por ne dheun tim vec...
    Une ngre shume pyetje ne kete leter dhe hap shume diskutime por thjesht po i hedh ne leter sepse dua te mos i ngre ne kurriz por te merrem me to. Dua te gjej nje zgjidhje.
    Valle ndihet njeri tjeter keshtu si une?????!!!!

    Kush ka pare peshkataret qe gjuajne me rrjeta ?Dine se kur eshte kohe vere ata dhe 2-3 vete munden te shtrijne rrjeten bregut ne det ne thellesi deri tek gjoksi e ta mbledhin e pastaj ate qe kapin e ndajne barabar mes njeri-tjetrit, kur eshte dimer veshtirsohet puna.Te terheqesh rrjeten ne ujin akull nuk eshte e lehte kjo kerkon me shume njerez , natyrisht peshku pastaj do ndahet ne me shume njerez dhe do i bjeri me pak peshk gjithsecilit.
    Rrofte Shqipnia etnike

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar shkodrani108 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    238

    hmmm

    I nderuari shkodran,
    Nuk jam nga shqiperia e sotme, jam i lindur ne Tetove ne te ashtu-quajturen Maqedoni, dhe ndoshta nuk e kuptoj mire situaten tende, por edhe une jam jasht vendlindjes, dhe ate jam qe 11 vjet ne amerike. Por deri sot nuk e kisha ndëdjuar dikend prej trojeve tona te thoshte se ndihet "pa atdhe". Kushtet ekonomike apo akademike i kan çuar shum shqiptare që të shkojn jasht vendlindjes por kjo nuk do te thote se atdheu te perzuri. Ti bile e ke nji shtet edhe pse i varfur eshte bujar, dhe nuk ke si une sllave apo grek qe te nderhyn me gjuhen tende, me traditen tende, me te drejten tende te jesh shqiptar. Ne si popull shqiptar e kemi nji identitet me te fort ne tere boten edhe pse ndoshta kemi hekur ma shume edhe se ebrejt prej kohes kur Iliria u pushtua. Jam dakort me ty kur thua se pasi qe ta mbarojm studimin jasht vendit apo te kemi suksese pak ne jete duhet qe te kthehemi prap ne atdheun tone. Une i mbarova studimet universitare tash, punova pak dhe me ne fund vendosa qe te kthehem prap ne vendlindje dhe te mundohem qe femijt tone te mos ndjehen se duhet me ikur prej atdheut per kushte me te mira. Jam optimist se shqiptaret e te ashtu-quajtures Maqedoni do te ken suksese ne kete fushe. Une jam i mendimit se ne si shqiptar duhet qe te perpuqemi sa me fort qe shumica e trojeve shqiptare te bashkohen, dhe besoj se ma mire mund ta kemi jeten ather. Disat ndoshta do te me thonin se kjo pune nuk eshte reale dhe nuk eshte leht, bile disat edhe nuk e duan bashkimin, por une jam prap optimist, se nuk e meritojm te jemi te coptuar. Mos u brengos shume dhe ke shprese, nese prap ndjehesh i huaj ne vendin tuaj, nuk ka vend tjeter qe do te ndjehesh ndryshe por je i mireseardhur te vish ne tetove, do te mundohemi sa ma shume qe te mos ndjehesh i huaj.

  6. #5
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anëtarësuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Keto qe thua t'i student mund t'i thote cdo njeri qe i perket nje kombi tjeter, italiani, turku, gjermani, etj etj etj

    Duhet te kete dicka tjeter qe na ben te quhemi shqiptare, apo jo?
    Tingujt e heshtjes së mendimeve te pathëna
    perplasen në detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmët keqaz mbulojnë
    U mpiksën tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Puhiza për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  8. #6
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Pershendetje!

    Shqipetaret dhe si cdo popull tjeter i botes kan te keqijat dhe te mirat e veta..Duke lexuar historin e popullit tim ,them qe kemi qene nje popull me kulture e tradita,ku besa dhe bujaria nuk i kan mungur Shqipetarit nder shekuj,kete bese e bujari te shqipetarit ,e lexon dhe neper liteteratura te shkrimtareve me emer ne bote.

    Cfare na dallon ne shqiptaret nga popujt e tjere?

    Ne, shqiptaret dallohemi nga mostoleranca, inati, kokefortesia, sedra e semurë, urrejtja ndaj njeri-tjetrit, etj. Ne, nga natyra, jemi pak si shume temperamente dhe nervoze.
    S’jemi sa duhet zemrgjere qe te falim gabimet e te tjereve. Edhe faljen disa here e bejmë të perkoheshme, te pjeseshme dhe me gjysemzemre. Duam te ecim përpara me botën e civilizuar perendimore, por koken gjithmone e kthejmë prapa, duke u marre me te kaluarën, qofshin ato edhe gjera te tejkaluara e te vdekura.

    Cfare na bashkon si shqiptare?

    Ne Shqiptareve na bashkon Gjaku dhe gjuha .Na bashkon trungu i forte antik pellazgo-ilir. Na bashkon gjenet e njejta dhe formimi tone psiqik e shpirteror, qe e ka burimin nga parahistoria njerezore. Na bashkon arti dhe kultura e njejte shekullore. . Na bashkon emri Shqiperi dhe shqiptar. Na bashkon kombi shqiptar.Na bashkon besa burreria qe jane dallesa me e shquar e Shqiptarit,te cilat nder shekuj e mijevjecare ka rrezatuar vetem besnikeri etj...

    Cfare na ndan ne si Shqiptare?

    Ne shqiptareve na ndan ideollogjija .Njeriu si qenie inteligjente me llogjik vetedije dhe ndergjegje ,gjate historise se tij te lashte ,ka krijur dhe zhvillon lloj lloj ideollogjish.Prandaj dhe nuk ka individ pa ideollogji.Ideollogjite jane te shumellojshme,sepse njerzit nuk jane identike,por cdo individ eshte qenie unike,hatere kuptohet se te gjithe njerzit nuk mund te kene nje ideollogji.Demet qe shkaktojne ideollogjite jane ferkimet ne politike ,polemikat e ashpera ,ofendimet reciproke,gara e eger per pushtet ,lufta e klasave te varfera dhe ato te varfera etj..
    Shqiptarët nuk munden dhe nuk bëjnë perjashtim nga ekzistimi i pluralizmit te ideve dhe ideologjive. Rreshtimi i shqiptareve në disa ideologji nuk eshte tragjedi, por nje fenomen i natyrshem, nga i cili nuk mund te shmanget. Pretendimi dhe tendenca per dominim vetem te nje ideologjie mbi te tjerat do te na conte ne nje lufte civile, ne vellavrasje dhe ne diktature.
    Ndarja krahinore! Kjo eshte plaga me e madhe, me e pergjakur dhe me vdekjeprurese e kombit shqiptar! Pra, ndarja lokaliste, bajraktariste, fisnore, klanore dhe krahinore e shqiptareve nder shekuj dhe mijevjecare. Kete plage e kemi trashëgim (mjerisht) qe nga paraardhesit tane antike pellazgo-iliret.

    Si e shprehni ju dashurine per vendin tuaj?

    - Si e shprehni ju dashurine per njeri-tjetrin si shqiptare?

    - Si ju ben te ndiheni fakti qe jeni shqiptar

    Sigurisht qe une dua ta shpreh dashurin per vendin tim,dhe e dua vendin tim , po del pyetja tjeter se ku ta shpreh pervec se ketu ne forum ,dhe ne familjen time qe e kam prane.Fakti qe un ndihem shqiptare me krenon, duke menduar qe, Shqiptari nuk mund ti humbi traditat e tij kaq shpejt,por pylle pa derra nuk ka.

    Me respekt Alba





    I
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. 2 antarët më poshtë falenderuan ALBA për mendimin e shprehur në këtë postim:

    bsdev (03-03-2017),Neteorm (29-12-2021)

  10. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    238
    Dikush me parë tha se duhet te ecim para e te veprojm si bota perendimore dhe ta harojm te kaluaren tone? Per mua kjo do te ishte nji gabim i madh. Ne asnjeher nuk duhet ta harrojm te kaluaren tone, ajo eshte pjese e shpirtit tone, identiteti jone, historija jone. Se sa i perket botes perendimore, une jam i mendimit se ato kane shkuar prapa, edhe pse ndoshta jam ne minoritet per kete pune. Jam me i ditur per amerikanet dhe jeta e tyre nuk me pelqen dot. Amerikanet edhe pse mund te jene nje popull ma i zhvilluar teknologjist dhe nje popul pasanik, ai eshte i varfer ne shpirt dhe jete. E ka nje jete me nivelin e stressit me te lart ne bote, nuk e din me te thote se çfare esthe familja ose jeta familjare. Une jam ne fushen medicinale dhe e dij kete per fakt qe amerikanet jan nje popul me ma shume depression se krejt, nuk jan hiq te lumtur, por vetem marren "anti-depression medications" Ne krahasim, popull i Bangladeshit, edhe pse shum i varfer eshte nje nder popujt me te lumtur dhe jetojn ne harmoni me natyren dhe nuk e keq perdorin atë si shtetet perendimore...Pra çfarë te duhet ai suskes kur ta prish jeten ma shum...Une do te isha i varfur dhe i lumutur ma mire se sa pasanik pa ndjenja jete. Nëse sukses ështe ta shkatroj planeten time, nuk e dua valla.

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Besniku për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #8
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    [QUOTE]Postuar më parë nga Besniku
    [B]Dikush me parë tha se duhet te ecim para e te veprojm si bota perendimore dhe ta harojm te kaluaren tone? Per mua kjo do te ishte nji gabim i madh. Ne asnjeher nuk duhet ta harrojm te kaluaren tone, ajo eshte pjese e shpirtit tone, identiteti jone, historija jone.
    ------------------------------------------------------------------------------
    Ajo dikushi, isha une qe e cilesova,por jo ne formen si e mer ti,ate e cilsova,sepse eshte vetem nje humbje kohe,te kthejm mrapa koken ,sot duhet te mblidhimi te gjithe dhe ti japim drejtim jetes,e jo te meremi me gjera , qe kan ndodhur dhe jan te vdekura ,dhe eshte e pamundur qe te kthejm kohen mbrapsh ,dhe ti ndreqim ato qe dikush nga ne i ka gabuar.Nuk po them qe te harrojm historin e vendit apo heronjt tone kombetar,jo... gabohesh.Ndoshta i ke vene re politikanet tone ne parlament,qe nuk dine gje tjeter vetem shahen,dhe kujtojn gabimet politike qe jane bere,ne sistemin komunist apo ne sistemin demokrat,kjo pra eshte nje e keqja jone e Shqiptareve,sedra e semure ,inati urrejtja...Duhet tja falim gabimet me zemer te plote,ne qofte se mendojm te kemi nje Shqiperi te bashkuar dhe Etnike,mos te bejm dallime krahinore,jo une jam nga veru i Sales ,e ti qe je nga jugu je i Nanos.Ne qofte se do te ecim drejt Europes,keto gjera do te na duhemi ti korigjojm,qe te shkojm drejt nje demokracie te lire.Ndersa pasuria shpirterore ne Shqiptareve nuk na mungon,per kete jam e sigurt.Populli shqiptar nder shekuj e ka treguar pasurin e shpirtit te tij.Besnik,besoj se me ke kuptuar drejt,e ne qofte se jo,me trego,se jam ne gjenje te pergjigjem cdo pyetje tuaj.


    Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  13. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    238

    Alba te kuptova tash...

    Pajtohem 100% se ne si shqiptar duhet te kemi ma shume falje ndaj njeri-tjetrit, mos te kemi inat dhe urrejtje dhe mos te dallojm njeri tjetrin nga karhinat. Kjo mund te arritet ne popullsine gjenerale tone (per se pakti kam shprese se mundet). Por kur vjen puna te politikanet puna eshte ma tjeter. Ne çdo vend demokratik ku pluralizmi mbijeton politikanet e ndjenje veten te detyruar qe te jene shume here ne mospajtim me opoziten e tyre, por ndoshta jo aq rrepte si te ne shqiptaret. Por ne jemi nje "demokraci" shume e rre dhe besoj se na duhet pak kohe qe ta kuptojm se çfarë do te thote te jemi demokrat, dhe kjo eshte evidente ne te gjita krahinat shqiptare ne ballkan. Por jam i bindur se si popull jemi te afte qe ta formojm nje sistem origjinal qe ka pershtatje per popullsine shqiptare, dhe do te ishte gabim per mua qe ne vetem ta shikojm europen ose perendimin si lider dhe te kopjojm se si bejne ata, ne jemi tjeter njerez dhe duhet ta mbajm origjinalitetin tone.


    Me respekt,
    Besniku

  14. #10
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Sigurisht qe ne kemi origjinalitetin tone,dhe duhet te krenohemi qe jemi Shqiptar.Duhet te shkojm drej Europes ,por pa ja humbur vlerat ketij origjinaliteti.

    Pershendetje
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  2. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  3. Kadare - "Kombi shqiptar në prag të mijevjeçarit të tretë"
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •