Drenic...e kam lexue Lum Lumin e nuk i zemrohem sepse ai asht atdhetar e ka dhimbje kur arestohet nji figure sikurse Lima ose Qeku e ndoj tjeter.
Ka nji kontradikte te madhe sot ne Kosove..
Disa njerez te veshur me "Lavdine e Clirimtareve" kan ba zullume ne Popull tone.
Per Serbine cdo shqiptar eshte kontigjent me u fut ne Thertore e me u djeg a me u gri i gjall.
Ashtu sikurse nder ne asht fol dikur nji fjal...se "Serb i mire asht ai qe asht i vdekur".. kuptohet se para nesh kan mendu edhe Serbet se "shiptar i mire asht aj qe ka vdek".
Pse?
Sepse Serbet jane para nesh ne Kulture politike sepse para nesh kan formue shtetin e pra para nesh i kan ba planet me na zhduk.
Planet Serbe me na zhduk ne Shqiptareve jane plane ne Leter por dhe ne Vepra. Pra ata tuj i ba letrat (kujto cubrilloviqat) e tuj i ba dhe veprat sepse kishin dhe zyrat e Armet dhe Paret dhe Mikun e madh Euro-Rusine vepruan me na zhbi prej faqes dheut.
Serbia pra e don qe nder ne te ket luft midis "clirimtareve" dhe rugovistave..
Kur Haga arreston nji SERB serbia merzitet..e kur Haga arreston nji shqiptar Serbia gezon..kjo dihet..
Ne tana kohet Kosova ka nxjerr trima por gjithashtu ne tana kohet Kosova ka ba gabime. Kuptohet se Gabimet i bajn njerzit.
Kur studiojme Historine e kaluar ne Kosove duhet te jemi teper skrupuloze..
Asnji here e per asnji figure te mos jemi te sigurte se e ka pas mire filani e keq fisteku..
Ktu eshte thelbi i gjanave..
Disa historian Sharlatan filluan te krijojne nje teori te te Ashtuquajtur "te Kombetareve e te Anti-Kombetareve".
Ne pamje te pare vizualisht kjo teori duket e bukur dhe u jep nje shpjegim interesant e bindes Historise Kosovaro-Shqiptare te nga Lidhja e Prizerenit e deri sot..
Mirpo kurre nuk duhet te pranojme si te perkryer asnji teori e nga askush..
Dikur Fizikantet i shpjegonin gjerat me Teori Molekulare..e me aq dije sa kish bota e me ato gjyzllyk qe kish Galileu e Njutoni dukej cdo gja ne vend te vet..
Mirpo dalin gjithmon skeptike qe i vejn pikpytje gjerave dhe kjo eshte shkaku qe ecen teoria.
Cohet nji usta xhamash ne Gjermani a itali e ben nje lente Zmadhuese..e nji Fizikant ben nje mikroskop me to e shikon ma thelle gjerat..Fillon rrezohet nji teori e duhet nji tjeter qe ti shpjegoje gjerat..
Sot Mikroskopi elektronik zmadhon aq shume sa shikojme qe molekula qe u dukej e padukshme e vec imagjinohej prej Galileve e Galvanave eshte si nje Kontinent i madh i mbushur me miljona "kinez" brenda..pra me miljona lloje grimcash qe as dreqi si kupton..
E natyrisht rrezohen teorite e vjetra te shpjegimit e krijohen te reja me gjithperfshirese..
Edhe ne Punet tona duhet te punoje Truri..
A duhet ti jemi besnik fanatik RUGOVES?
Joooo..
Po Enverit?
Po qoses ?..joo.
Po Dem Demacit..??
joooo..
Kush eshte qe i verteton gjerat?
Teoria?
joooo
Praktika pra..vet jeta..vet ngjarjet..
Ne se nje Politike sa do e bukur nuk sjell rezultat ajo eshte e gabuar..
Nje politike qe sjell rezultat eshte e kenaqshme..
Kur ben teori per kristale sikurse Mejdani qe esht fizikant..ose sikurse Qosja mbi librat e porosit e Naimit..etj..eshte shum e lehte te teorizosh..
Qe e drejte teoria..e Mejdanit..athere kristali i Tulles duron 20 kilogram per milimetr katror..psh..ose qe Naimi kur ka thene Qengji kish parasysh njerzit dhe kur ka then Kopeja kish parasysh Stambollim e kur ka than delja kuptonte Memedheun..
Deri ketu jemi ne rregull..sepse e drejt ose jo teoria demi i shkaktuar eshte nje Tull ne laborator ose nje Koment gabim ne nje liber letersie..
Problemi fillon kur ne vend te Tulles a nje libri..vihet ne Pik pyetje FATI I NJE POPULLI..
Ketu nuk te fal HISTORIA.
Pikerish Fati i Popullit te Kosoves i ve ne prove teorite..
"Clirimtaret" thone se Rugova e kish vnue ne gjum popullin e kjo e zgjaste Roberine..
Rugovistet thone se..Shtypja Serbe ishte e tille sa qe aventurizmi i jasht institucioneve..ish i rezikshem..
"Clirimtaret" pretendojne se Ata duke bere lufte cliruan Kosoven e po te kishin degju Rugoven do ishim ne roberi akoma..
Po kush jane "Clirimtaret"?
Ata jane sot te profilizuar kryesisht ne PDK dhe aleatet e tyre.
Ne se keta "Clirimtare" vec do propogandonin se jane vec ata Clirimtare kjo ska asgje te keqe..
Problemi fillon tek nje NGJARJE..
Ne Kosove me daljen ne MEDIA te nje fenomeni te quajtur UCK..e ky fenomen agresivisht pompohej ne mbare Boten..duke i mshuar me tana forcat se "ka UCK.." ..solli nji gjendje reale ne Kosove te pa ndodhur me pare..
Se sa reale ishte ne Potenc ushtarake kjo UCk eshte tashme ceshtje historianesh qe mund ta diskutojne kur te duan .. por nje gje eshte qe ska nevoj per Historiane qe..Ne KOSOVE marshuan me shpejtesi mijra TANKE e Polic e Ushtar te SERBISE dhe ne pak dite Kosove u perfshi ne Flake e tym e miljona Njerez morren Arratine..
Kjo eshte e VERTETE aq sa askush nuk mund ta Mohoje..
Kjo Ngjarje quhet KATASTROFE HISTORIKE KOMBETARE..dhe pa diskutim ishte me e tmerrshmja..
Ketu ne Kte ngjarje qe e preku..e ndjeu..e pesoi gati cdo individ e familje Kosovare ndalin njerzit dhe fillon truri te punoje..
Sa jane ktu fajet e Rugoves..e sa jane ktu fajet..ose Meritat e "clirimtareve..
Kur mendojme se ajo Ngjarje ndodhi kur dolen ne skene Daut Haradinat e Melaim Zekave..natyrisht fillojme e vrasim mendjen..sepse Rugova ishte ne Skene qe 12 vjet..
Cfare ndodhi mbas ksaj Ngjarjeje?
Mos valle UCK me nje aksion te befasishem i doli nga mbrapa ushtrise SERBE dhe e Shpartalloi dhe mbasi detyroi per kapitullim Gjeneralet Serbe i perzuri ata dhe i tha Popullit BUJRUM..eja ne vatrat e tua??
A ndodhi dicka e tille?????????
JOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOooo...
Ketu qendron Big prabllemi ne Kosove..
"Clirimtaret" duan me zor te thuhet se Ushtrine Serbe e shpartalloi Hashimi me Jakupin etj..
Po mire po biem dakort se UCk e Hashimit e cliroi Kosoven..
Mirpo a binden ne kte teori kamarieret e Rognerit dhe punonjesit e Vilave qeveritare ne Tirane ??
Ne populli i thjeshte edhe bindemi se Sulmin Fitimtar mbi Ushtrine SERBE e drejtoi Hashimi me Kupin nga Qyrezi..por ata me larte e jo vec ata po krejt Tirana e di se Hashimi. Xhaviti, Qosja, Kupi etj ishin ne Rogner e ne vilat qevveritare te Socialisteve..
Mirpo edhe vet populli Kosoves dyshon ne ate se "Clirimtaret" kane clirue Kosoven..
Pse dyshon??
Sdi pse..por sikur Populli te besonte se vertet "Clirimtaret" kan clirue Kosoven..athere ne Votime 100% e votave do shkonin ne Partine e "Clirimtareve" pra tek Teoricieni i Clirimit Kombetar Qosja e tek zbatuesit e Teorive te clirimit..Hashim Jakup Halit Zek Demacet..
Eshte krejt e Natyrshme qe nje Popull te Votoje Clirimtarin..
Eshte krejt e Natyrshme qe nje popull qe provoi bajoneten e Serbise te votoje ate qe ja hoqi kte bajonet nga shpina..
Mirpo per cudi...megjithse te veshur me "lavdine e Clirimtareve" partia e "clirimtareve" nuk mori 100% te votave..
Nuk mori As 90%..as 80% por dikund tek 20-30%..
Ne Shumice u votua partia e RUGOVES e cila kurre nuk mori guximin ta quaje vehten Clirimtare..
Pra dicka nuk shkon ketu..
Populli nuk voton Clirimtarin por udbashin Rugov..Armikun Rugove..Pacifistin Rugov etj etj..
A popullin do e veme ne pik pyetje apo teorine..e "Clirimtareve"??
Puna eshte se ne Kosove as nuk i lihet kjo ceshtje fushes se debatimit teorik se kush e ka mire e kush keq por i jepet kryefjala KALLASHIT.
Ketu eshte thelbi..i te sotmes ne Kosove..
Ne zyre te Sali Veselit...sipas deshmise se Rasimit..hyn nje vartes i Gjeneralit "clirimtar" Sali Veselit..dhe tregon nje gazete..
Eshte periudha kur Kosova ndodhet pa Ushtri SERBE..pra kur Kosova ka liri dhe TMK dhe Unmik..
I porsaardhuri..i thot Sali Veselit..shiqo cfar ka shkrue qaj Drini..kam me ja perdredh kryet e me cue ne berllog..
Sali Veseli i qete i thote vartesit..
I thuj qati Ningjes..se nuk po ja du qato 15 000 dojc marka e ta kryj qat pune..
Kalojn ca dite dhe Drini..qe kish guxue me fol dicka..masakrohet ne der te shpise me 35 plumba..
Pra KOSOVA detyrohet me Kallash te pranoje se "Kosova u clirue nga Clirimtaret" e kush thot ndryshe vritet.
Me Vota Populli thot dicka tjeter me Kallash detyrohet te pranoje dicka tjeter..
Kjo eshte tragjedia..
Po kush e ka te drejten te jete "Clirimtar"??
Ata qe luftuan..thoni juve..e drejte ata qe luftuan..por nuk na del Teoria e sakte ketu..
Kur Uk Bytyqi ish ne Lufte..Jakupi ish ne ROGNER..
Kur Drini ish ne Mal.. Hashimi e Xhaviti pinin Uiski ne Vilen 31 ne Tiran..
Pra jo kush ka luftuar quhet e ka te drejte te jete "Clirimtar"..
Pra ka nje lloj "clirimtari Spejshell" qe nuk ka te beje se ish ne luft a jo..se ish ne mal a jo..por percaktuese eshte nje dicka krejt Tjeter..
Statusi Politik ne momentin e caktuar percakton se kush eshte "Clirimtar" e kush jo..
Per sa kohe qe DRINI nuk ka tregue per zullumet e Shikut gjat luftes..ai nuk eshte as Clirimtar e as kandidat per ne Varr..
Sa po flet dicka ne gazet..ai Drin Clirimtari i vertete ..pa thonjza..vritet..
Per sa kohe qe Ilir Selimaj asht tu korr livadhet ne fushat e Decan-Istogut..ai eshte nje fshatar qe dikur ka qen ne uck..e kaq..
Por ne se Ilir Selimaj tregon se si ca "clirimtare" kan masakrue disa djelmosha Shqiptare te cilet ishin dhe ata clirimtare..
Athere nga Partia e "clirimtareve te vecante" vjen urdheri qe te vritet Ilir Clirimtari i vertete megjith fmi e gru..
Pra kjo eshte qe i ndan njerzit ne Kosove mes veti.. Pra ne njerez qe i dallon dashuria per Popull e per Liri nga ata qe dashurine e kan vec per "clirimtaret e vecante"..pra te aprovuar ne Shik te Partise..
As duam te perfundoj dikush ne Burgjet SERBE.. as duam qe zullumxhijte te shtijne ne varr djemte tane..
Zullumxhijte qe vrasin djemte tane spekulojne me HAGEN..
Ata ja vrasin Popullit Djemt ma te mire e i thone..
..Ne se Ne na kerkon HAGA
..dilni derra ne demostrata..
Se na jena "clirimtara"
Kena pare kena ka..a
Kush guxon me na pengue
Ne hajni e ne atentata
ja bajm gropen pa pritue
E punt tona i din vec nata..
Ky eshte Marshi i "clirimtareve"
E kte "kang" nuk e don Populli..
Krijoni Kontakt