Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13

Tema: Fetar!

  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Fetar!

    Ju qe thoni se Zoti vendos per gjithecka a dini te me sqaroni
    atehere se pse Ai lejon keto qe po ndollin ne bote?!
    Lejon luftera,urrejtje,vrasje etj etj....PSE?

    A thue mos jemi instrument eksperimental i Zotit?
    Mos po luan Zoti me neve?
    Dot se kuptoj se ēka po ngjane?

    Kush e din le te ma sqaroje pakez me nje fare logjike qe ta kuptoj.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Mė interesante ėshtė e mirja

    As unė nuk mund ta kuptoj (llogjikoj) prej nga e keqja? (Prandaj mirrem me tė mirėn!)
    IHS

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Zoti ka krijuar nje bote DINAMIKE dhe njeriun e ka pajisur me aftesi per te VENDOSUR.
    Shkaku i ligesive te listuara me siper eshte se ka njerez qe nuk e pranojne te miren qe solli si mesazh nga Zoti Jezu Krishti, Biri i Zotit, pra PAQEN.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    Pergjigja per kete pyetje kerkon te fillosh nga fillimi.

    HYRJE:
    Perendia e krijoi njeriun me vullnet te lire. Njeriut i eshte dhene mundesia per te zgjedhur nese deshiron ta jetoje jeten e tij per Perendine dhe ashtu sic do Perendia, ose ta hedhi poshte Krijuesin e tij. Qellimi per te cilin njerezit u krijuan eshte qe te jetojne jeten e tyre ne pranine e Perendise dhe per lavdine e Tij.

    Adami dhe Eva, njerezit e pare, u krijuan pa mekat. Por te dy u genjyen nga Satani dhe mekatuan. Perendia eshte i shenjte, dhe ne pranine e tij mekati nuk ka vend. Per shkak te mekatit te Adamit dhe Eves, rrenjes se njerezimit, gjithkush qe lind lind me mekat. Pra, duam apo nuk duam ne, te gjithe njerezit kane lindur me mekat. (Per me shume shihni diskutimet e deshmuesit tek tema Mesime nga Bibla).

    Deshira e Perendise eshte qe cdo njeri ta jetoje jeten e tij per Te. Por, Perendia nuk detyron askend per te marre kete vendim. Ai nuk e shkel vullnetin e lire te njerezve. Perendia eshte i durueshem dhe pret qe cdo njeri ta jetoje jeten e tij per lavdine e Perendise. Keshtu, Jezusi erdhi, u kryqezua dhe u ringjall ne menyre qe kushdo qe beson ne te te mos humbase, por ta jetoje jeten e tij per Perendine. Do te vije nje dite kur Perendia do te gjykoje cdo njeri. Gjykimi do te jete teper i thjeshte. Kushdo qe ka pranuar Krishtin si Shpetimtarin e tij ka jete te perjetshme me Perendine. Te tjeret do te ndahen pergjithmone nga Perendia, dhe ndarja nga Perendia eshte e shoqeruar me vuajtje te tmerrshme.

    ME TEJ:

    Pra, njeriu eshte krijese me vullnet te lire. Ai vendos per jeten e tij. Perendia eshte i gjitheditur. Gjithashtu, Perendia nuk eshte i kufizuar nga koha, hapesira etj. Keshtu, Perendia e di se cfare do te ndodhi sot apo neser, pasi e sotmja dhe e nesermja kufizojne njerezit, por jo Perendine.

    Keshtu, nese une neser luaj futboll, Perendia e di kete. Por kjo nuk do te thote qe patjeter Perendia me detyroi mua qe te luaj futboll.

    Eshte shume e rendesishme te kuptojme se gjithedituria e Perendise nuk eshte e barazvlefshme me: "Perendia eshte shkaktari i gjithckaje. Cdo gje qe thuhet, mendohet, behet etj. eshte shkaktuar nga Perendia."

    Keshtu, nuk mund te themi qe Perendia eshte shkaktari i kesaj apo asaj lufte. Nuk mund te themi se Perendia shkaktoi vrasjen e ketij apo atij personi. Perendia nuk eshte fajtori per problemet apo vuajtjet tona.

    Do te vije nje dite qe jeta, sic e njohim ne tani, do te marre fund. Gjithkush do te gjykohet, dhe pastaj per ata qe jane me Perendine nuk do te kete me vuajtje, por vecse lumturi ne pranine e Perendise, per te tjeret vuajtje.

    Keshtu, pyetja se "perse Perendia lejon luften, vrasjen etj." eshte e lidhur ngushtesisht me pyetjen se "perse nuk vjen dita e gjykimit sot". Sepse qe te mbarojne luftat, vrasjet etj. duhet qe cdo njeri, i gjalle apo i vdekur fizikisht, te gjykohet nga Perendia.

    Diskutimin do ta vazhdoj me vone, por po e mbyll me kete pyetje:

    A je gati per t'u gjykuar nga Perendia sot?

  5. #5
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    O Berat,

    shum po i komplikon gjerat!
    A din te jepish sqarime te qarta-te thjeshta,te kuptueshme mellogjike?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    Iliria,

    Pyetja qe ti ben nuk eshte pyetje e lehte. Qe te arrish ne nje pergjigje duhet te njohesh karakterin e Perendise.

    Pergjigjet e pabazuara ne karakterin e Perendise, por thjesht ne argumenta filozofike, jane te pavlefshme.

    Qe te dish perse Perendia lejon luften duhet te dish se cfare karakteri ka Perendia dhe se cfare plani ka Ai per njerezit.

    Ne permbledhje te asaj qe kam shkruar:
    Lufte nuk do te kete vecse kur Perendia te gjykoje gjithe njerezit.
    Pyetja "perse Perendia lejon luften?" e ka pergjigjen tek pyetja "perse Perendia nuk gjykon sot?"

  7. #7
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    ore

    une si di se PSE.
    Une i pyesja ata qe kan dituri per kete.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Kur i besoj dikujt nuk supozoj diturinė e tėrėsishme mbi personin e tij

    Iliria e para, unė e di se duhet tė mirremi me tė mirėn, sepse pėrvoja mė ka tregu se ėshtė e vėrtetė ajo fjala: "Me kė tė ecėsh i tillė do tė bėhesh". Po u more vetėm me tė kėqijat...

    Mos mendo se po i largohem pyetjes tėnde...

    Unė pėr veti nuk i di tė gjitha, por njė e di se Zoti e ka marrė natyrėn e njeriut dhe ėshtė bėrė njeri, jetoi nė mes nesh dhe na zbuloi Zotin e mėshirshėm qė pret "delen" e humbur. Ai ėshtė Zoti i dashurisė qė e dha jetėn pėr ēdonjėrin qė kush beson nė tė tė ketė jetėn e amshuar.

    Kėtė tė vėrtetė e kanė shėnu edhe historianė qė nuk kanė besu nė tė si Shpėtimtarin e botės, dhe kjo ėshtė e dokumentuar historikisht. Kėtė s'mund ta mohosh assesi! Prandaj kush i mbyll sytė ndaj kėtij realiteti ai jo se nuk ėshtė besimtar, por ėshtė i pakulturuar (mos tė them injorant), sepse mohon diēka qė edhe shkencėrisht ėshtė vėrtetuar.

    Iliria e para, mos ke frikė prej tė vėrtetės sė vetvetes!
    Besimin/fenė nuk mund tė ta vendos askush si nė tavolinė. Besimi ėshtė qėndrim personal dhe kėrkon njė angazhim sado tė vogėl. Por pėr tė besuar te Zoti duhet qė edhe Ai tė tė tėrhjekė! Pyete vetveten: a mos jam duke vendos pengesa nė rrugė, apo e kam mbyll derėn e po bėrtas: Eja, eja brenda...?

    Me gjithė respekt ndaj vullnetit tė lirė pėr tė vendosur!
    IHS

  9. #9
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    E si keshtu?

    Zotit kurrkush nuk muj "tja mbyll deren",Ai ka force ta ēelin.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Misteri i lirisė

    Kėtu Zoti (i tė krishterėve) ėshtė i pafuqishėm: liria e njeriut. Ai tmerrėsisht e respekton vullnetin e lirė tė njeriut.
    Kėtu biejnė ose ngriten njerėzit e mėdhenj - para lirisė. "I lirė pėr apo i lirė prej (diēka)." Liria e vėrtetė ėshtė kur vendosim "PĖR" diēka, dhe jo kur tentojmė tė jem tė lirė "PREJ" diēkasė.

    Nė qoftė se me liri njeriu i lejon Zotit tė hyjė nė jetėn e tij, atėherė i ka lejuar njė Personi qė nuk ėshtė si njerėzit e kėsaj toke qė nuk e mbajnė fjalėn/besėn, por Atij qė njė gjė qė e premton edhe e kryen. Zoti s'mund tė mashtrojė, sepse qėndron besnik gjithmonė, prandaj edhe e meriton t'i besojmė. Ndoshta pėrvojat e kėqija me njerėz shpesh herė na pengojnė qė kėto paragjykime t'ia ngjesim edhe Zotit. Mirėpo nė qoftė se njerėzit dashurojnė nė mėnyrė tė kushtėzuar, Zoti gjithmonė dashuron (i do njerėzit) domosdoshmėrisht. Kjo ėshtė karakteristika e vėrtetė e tij: Ai do pa kusht.
    Tė krishterėt thojnė se Zoti gjithmonė ėshtė nė disponim pėr tė hyrė nė jetėn e njeriut, mirėpo njeriu vet mund tė bėjė pengesa qė kjo tė mos ndodhė. Gjithėsesi, tė gjitha mundėsitė e njeriut janė tė kota nėse vet Zoti nuk e tėrhjek njeriun kah vetja.

    Shpesh herė tė konvertuarit mė vonė flasin pėr njė pėrvojė tė ēuditshme, pasi tani kur e shijojnė praninė e Zotit nė zemrat e tyre, thojnė se me tė vėrtetė unė nuk e kam kėrkuar Zotin, sepse Zoti nuk ėshtė i humbur, por Zoti mė ka kėrkuar mua, sepse isha i humbur e mė ka gjetur.

    Gjithėsesi, njeriu edhe ka nevojė qė tė lutet qė Shpirti i Zotit tė vijė nė zemrėn e tij, qė tė mund ta shijojė forcėn dhe bujarinė e tij e cila jep zemėr qė ta pranojmė se ne jemi tė pafuqi tė bėjmė diēka tė mirė nė kėtė jetė. Gjithēka bėjmė ėshtė e pamjaftueshme nėse nuk e pėrkrah Fryma e Zotit, prej tė cilit vjen ēdo e mirė.

    Me respekt!
    IHS

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •