Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120

    Letra e nenes

    "Letra e Nenes"

    Biri im, kjo ėshtė njė letėr,
    nga nėna jote, njė plakė e gjorė.
    Mbas kohės qė na largoi, si askėnd tjetėr,
    mė nė fund lapsin mora nė dorė!

    2.
    Sa herė loti rrugėn ma preu,
    mjegull e syve shikimin vodhi.
    Diell i zjarrtė acarin theu,
    zemėr e nėnės tutje s’tė hodhi!

    O biri im, shoh qė je rritur,
    je bėrė i madh, nė trup e mendje…
    Veē mos harro, gjykim i ndritur,
    t’keqen flak nga shpirti, pa fjalė, me endje!

    4.
    Si tė gjithė nėnat, ashtu dhe unė,
    shikimin tres tutje, larg, tek e ardhmja…
    Kurrė mos harro, tė dua shumė,
    e drejta e nėnės ėshtė mė e madhja!

    5.
    Tė paktėn kėtė letėr, ti bir, lexoje,
    aty, veē dhembjes, ka plot urime.
    Mė pas, nė do, grise, coptoje,
    siē ke coptuar dhe zemrėn time!

    6.
    Para 40 vitesh, kur njė doktoreshė,
    pėr shtatzėninė mė lajmėroi,
    mes shoqesh u ndjeva si luaneshė,
    krah’ i gėzimit botėn pushtoi!

    7.
    Tė gjitha nėnat e dinė se e mira,
    merr tjetėr vlerė kur pret njė fėmijė.
    Bashkė me agimet mė tė bukura, mė tė dlira
    dhe det i trazuar i shqetėsimeve do tė vijė!
    8
    Nė trup tė mbajta jo pak, nėntė muaj,
    flija e ngrihesha me vėshtirėsi.
    Si mund tė mendoja qė do t’bėhesha e huaj,
    kur vuajtjet mė shtonin veē dashuri!?

    9.
    Asgjė s’ma zvogėlonte dashurinė pėr ty,
    dita-ditės mezi prisja tė tė shihja.
    E ku kish mė tė lumtur se ne tė dy,
    pėr tė varrosur djallin rrėmihja, rrėmihja!…

    10.
    Gėzohesha tek ndjeja t’ėmblat lėvizje,
    pėr peshėn tėnde, qė shtohej ēdo ditė.
    Tė ndjeja tek rriteshe dhembje pas dhembjeje,
    mes momentesh tė mbushura plot shpresa e frikė!

    11.
    Mė nė fund erdh’ ēasti kur ankthi larg humbi,
    mes dhembjesh qė as lapsi, as gjuha s’mund t’i shprehė.
    Mbas shumė mundimesh jeta vdekjen mundi,
    dhuratėn qė ta jep Zoti askush s’mund ta bjerrė!…

    12.
    E qara jote u pėrzie me lotėt e mi,
    tė shihja e s’ngopesha nga gėzimi, mrekullia…
    Pėr vite tė tėra tė mbajta nė gji,
    tė lava, tė shplava me duart e mia!

    Prehrin e bėra shtrat pėr ty, o bir,
    qumėshtin tim ushqimin mė tė preferuar.
    Nė netėt e gjata t’i ndrisje si xhevahir,
    unė vigjėloja e qetė, e lumturuar!…

    14.
    Lodhesha aq shumė, qė ti tė gėzoje,
    mirėsitė e mėsimit prisja tė shijoja.
    Prisja me padurim diē tė mė kėrkoje
    e me gjithė shpirt, bir, tė ta dhuroja!

    15.
    Kaluan mjaft vite e unė me kėtė gjendje,
    mėndeshė e gėzuar, durimtare e mirė.
    Pėr ty s’ndjeja lodhje, mėdyshje e hamendje,
    shėrbėtore e papėrtuar, pa sqimė, pa smirė!…

    16.
    Dhe nuk tė vonuan shenjat e burrėrisė,
    kish ardhur koha pėr tė tė martuar.
    Mė nė fund po ndaheshe nga krahėt e djalėrisė,
    njė agim i ri tė ishte afruar!

    17.
    Martesa s’vonoi, ky ligj i bekuar,
    por, oh, qė n’ditėn e dasmės zemra m’u thėrmua.
    Lotė gėzimi me dhembje rridhnin ngatėrruar,
    njė re e ēuditshme pranė m’u afrua!…

    Dhe sot, sa keq qė s’je mė ai qė njoh,
    mė braktise dhe e harrove, ti bir, hakun tim.
    Kalojnė vite tė tėra e unė nuk tė shoh,
    zėrin s’ta dėgjoj e kridhem nė trishtim!…

    19.
    O bir i dashur, s’tė kėrkoj shumė, veē pak,
    kėtė sjellje nėnėmira kurrė nuk e priti.
    Tashmė jam e lodhur, e dobėsuar, plakė,
    si e mohove atė qė tė rriti!?

    20.
    Nėse njė e huaj diē do tė dhuronte,
    do t’i ishit mirėnjohės, si ti dhe fėmija.
    Vallė, si mundi djali kaq shpejt tė harronte,
    mirėsitė e nėnės, nga zemėrligėsia!?

    21.
    Sa herė qė zemra ime pėr ty mirė dėgjon,
    sa shumė qė gėzohet, aq shtang e hutuar.
    Ēfarė gjynahu kam bėrė qė nuk mė viziton,
    mos vallė hakun tėnd s’e kam plotėsuar?!…

    22.
    O biri im i shtrenjtė, dua tė tė shoh,
    nė mes besimtarėsh e jo me qafirėt.
    Mė jep shpėrblimin e mos mė moho,
    mėshira e All-llahut ėshtė pėr tė mirėt!
    23.
    A s’ka ardhur koha qė zemra tė tė zbutet,
    pėr njė plakė tė pėrvuajtur qė e coptoi malli?
    Zemra e njeriut si aspak nuk tutet,
    kur nėnėn e ka flakur porsi njė gur zalli!?…

    24.
    Jo bir, jo, s’do ankohem e lutem kundėr teje,
    s’do e shfaq zemėrimin, do e bluaj nė vetvete.
    Asgjė s’ka fuqi tė tė ndajė prej meje,
    paēka se pikėllimi po mė tret ndėr vete!

    25.
    Dyert e qiellit do tė hapeshin shpejt,
    s’do tė kish pengesė pėr lutjet e mia.
    All-llahu do t’i pėrgjigjej kėsaj nėne tė shkretė,
    mbi ty e familjen tėnde do zbriste fatkeqėsia!

    26.
    Oh, jo, nuk do ta bėj, se ti je im bir,
    ke qenė dhe do tė mbetesh pranverė e jetės sime.
    Ke ndritur e mė ndrit porsi xhevahir,
    paēka se mė ke lėnė mes detit plot gulēime!

    27.
    Kthe rrugė, biri im, thinjat po tė dalin,
    vitet kalojnė shpejt e do tė bėhesh plak.
    Me lot tė mėrzisė ke pėr ta lutur dhe ti djalin,
    e vėrteta ėshtė e vėrtetė dhe haku ėshtė hak!

    Ki frikė tė madhin Zot ndaj nėnės qė tė pret,
    besimi i vėrtetė di t’i mposhtė pengesat.
    Pendohu tek Krijuesi, si rob i sinqertė,
    e dije se tek All-llahu grumbullohen ankesat!

    29.
    Kushdo qė bėn mirė, qoftė sa njė thėrrmijė,
    do ta shohė atė, pa mė tė voglin dyshim.
    Por dhe dėnimi shpejt do ta arrijė,
    atė qė bėn keq e s’ngutet nė pendim!…

    Marre nga libri me titull "Letra e Nenes" te autorit "Behauddin Gashi"

  2. #2
    ....... E pergjuar....... Maska e vana
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Vendndodhja
    Ku jam une......Nuk je ti!....(Ndoshta jemi duke luajtur kukamcefti) ....
    Postime
    346
    Shume prekese, por tregon qe dashuria e nenes kurr nuk mbaron, eshte nje nga dashuriat me te forta qe ekziston ne bote....!

  3. #3
    shume prekse kjo vjersha me gjithemend.hajde hajde e shikon si ta ben cuni kur martohesh lol.
    klevisi nice work tek kjo poezia.
    --------------------------

  4. #4
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    thnx per opinionin tuaj po behuni vajza te mbara me nenat dhe vjerrat .lol.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e e vetmuara
    Anėtarėsuar
    06-01-2003
    Vendndodhja
    Vendi i dimrit te gjate
    Postime
    67
    Lamtumire e hidhur
    _________________

    Te prita
    nen lotet e qiellit,
    tek lanin erresiren...

    Te kerkova me lutje
    nder lotet e mi,
    por nuk me more...

    Me braktise
    ne krahet e vuajtjes,
    ne mes te njerezimit,
    ne llumin e botes sime!
    Fjala vret me shume se plumbi;
    pabesia me shume se te dyja.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e e vetmuara
    Anėtarėsuar
    06-01-2003
    Vendndodhja
    Vendi i dimrit te gjate
    Postime
    67
    Mall per nenen
    _________________

    U rrezova
    shkalleve te gjumit,
    mengjesi me shkundi plogeshtine.
    Me poezi
    shkula gjembat
    e enderrave ankthprurese.

    Ne porten e pranveres,
    trokiti nostalgji e vjeter.

    Pas perdes se lagur te largimit,
    mbi xhamat e kristalte,
    pluherosur nga fryme jete,
    vizatova portretin tend,
    e dhimbshura e te gjitha koherave!
    Fjala vret me shume se plumbi;
    pabesia me shume se te dyja.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e e vetmuara
    Anėtarėsuar
    06-01-2003
    Vendndodhja
    Vendi i dimrit te gjate
    Postime
    67
    Nene e Zot
    ___________

    Prej grykave te tmerrit,
    ku gjaku me shkumezonte dhimbjesh;
    e, prej ferrit te territ,
    ku shpirti me lengonte me ze;
    thirra Ty..., shpetome!
    E, gjithmone..., Ty t'kerkova.
    Fjala vret me shume se plumbi;
    pabesia me shume se te dyja.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Klevis, shum e bukur Poezia e Gashit.
    Urime e na sill poezi tjera..

    E vetmuara, mirse ri-erdhe me keto poezi plot me ndjenja..

    urime !

  9. #9
    Klevis, faleminderit qe solle kete poezi emocjonuese. Shume e bukur.

    StterollA

  10. #10
    Me zemėr nė Shqipėri Maska e bond james
    Anėtarėsuar
    15-03-2003
    Vendndodhja
    shtet i bukur por jo si mėmėdheu
    Postime
    74
    Klevis,
    Metėvėrtetė shumė poezi e bukur e sidomos shumė e vėrtetė e reale pėr fėmijėt e sotėm, ėshtė mė se e vėrtetė se nėnės asnjihere sėn i dalim hakut, inshaallah Allahu Xheleshanehu naj falėn mėkatet,
    Me shumė respekt dhe edhe njiherit Falėminderit pėr kėt poezi aq tė bukur dhe shume prekėse
    :^Globi

  11. #11
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    MUND TE SJELL DHE DISA TE TJERA ME VONE MBAS RAMAZANIT INSHALLA .ZOTI UA SHPERBLEFTE DHE JUVE
    Edhe nje keshille i respektoni prinderit kur i keni gjalle dhe jo si shumica qe kur i vdesin prinderit i bejne lapidare ne varre dhe gjate gjithe jetes nuk i kane vizituar ose nuk iu kane dhene hakun qe ju ka takuar atyre.

  12. #12

    Pėr: Letra e nenes

    Eshte poezi e thurur bukur, ku ndodhet rima e cila i jep karakter voluminoz poezise!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •