TE PRES!
Nen hijen e trungut madheshtor
Te pres
Kafen e mengjesit
Nuk e kam pire ende!
Nje re e zeze mbi koke me vjen
Dhe njemije halle me sjell ne mendje!
Te pres rene te ma largosh
Rrezet e diellit me ty do te vijne
Dhe buzeqeshja ne buzet e mia
E lisi do te jete deshmitare
I dashurise sone
Ne trungun e tij
Dy zemra do te gdhenden
E c'faj ka lisi ti demtojme trungun!!??
Zemrat do ti gdhendim
Ne kokat tona
Truri yn do te jete
Jasteku i bute
Ku enderrat tona
Do te gjejne prehje
Dhe vetem une e ti
Do te kemi qelesin
Deren e dashurise per ta hapur
E trungu madheshtore
Do te jete deshmitare
I nje dashurie qe nuk perendon
E ne vjeshten e jetes sone
Gjethet e tije
Me verdhesine e tyre
Do te flasin per dashurine
Te rena mbi kokat tone
Te veshura me pelerinen
E dimrit te jetes sone!!
Krijoni Kontakt