Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 26
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Fillimet e Kinematografisė Shqiptare

    Kinematografia ne Shqiperi u zhvillua mbas vitit '45, nderkohe qe si shfaqje e pare filmike njihet ajo e piktorit Kol Idromenos ne vitin 1912. Filmi me i vjeter me teme shqiptare i xhiruar nga te huajt, eshte "Albania ribelle", xhiruar nga shoqeria italiane "Cines" e Torinos, ne vitin 1909. Ne vitin 1946 u ngrit ndermarrja e pare kinematografike shqiptare. Gjate viteve '70- '80-'90 prodhimi kinematografik shqiptar numuronte ne vit, 14 filma artistike, 40 dokumentare dhe kronikale, 16 filma vizatimore te teknikave te ndryshme. Pas viteve '90, prodhimi i filmit shqiptar ka shenuar renie te ndjeshme.

    "Tana", eshte film i pare artistik shqiptar me metrazh te gjate. Prodhim i Kinostudios "Shqiperia e re", realizuar ne vitin '1958. Subjekti i filmit, me teme nga jeta shoqerore e fshatit dhe eshte me skenar te Fatmir Gjates, mbeshtetur ne novelen e tij me te njejtin titull. Regjisor eshte Kristaq Dhamo.

    "Qeshim se nuk qajme dot" eshte filmi i pare artistik me metrazh te shkurter, me regjisor, Viktor Stratoberdha, me skenar te Dionis Bubanit. U shfaq per here te pare pas 43 vjetesh, ne vitin 1999, per shkak se regjisori Stratoberdha u denua nga regjimi komunist. Viktor Stratoberdha u lind ne qytetin e Korēės ne vitin 1925.

    "Beni ecen vete". Film artistik per femije me regjisore Xhanfise Keko (Artiste e Popullit), prodhim i vitit 1975. Ka fituar cmimin e posacem ne festivalin per femije te Salernos ne Itali ne vitin 1979.

    "Zana dhe Miri", eshte filmi i pare vizatimor i prodhuar ne vitin 1975. Me pas filloi prodhimi i filmave me tekniken e vizatimit dhe me vone i filmave me tekniken e kombinuar me sende reale.



    Materiali eshte marre nga arkivat shtetėrore

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ketu mund te gjeni titujt e 861 filmave/dokumentareve ne shqip. Disa prej tyre mund ti blini, me te tjerat mund te luani lojra per tituj filmash

    Pershendetje

  3. #3
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Filmi hyri nė Shqipėri nė vitet 1911-12. Shfaqjet e para publike u dhanė nė qytetet Shkodėr e Korēė. Sallat e para tė kinemave si institucione publike u ngritėn me iniciativė private pas Luftės I Botėrore, nė qytetet Vlorė, Korēė, Tiranė, Shkodėr, Berat. Filmat e parė u bėnė nga tė huajt; ata qenė kronika. Kronika e parė pėr ngjarje tė lidhura me Shqipėrinė ėshtė ajo e lidhur me Kongresin e Manastirit (1908), qė sanksionoi Alfabetin e gjuhės shqipe. Gjatė 30 vjetėve pas Shpalljes sė Pavarėsisė (1912) u xhiruan kryesisht kronika, filma dokumentarė, nga shoqėri tė huaja kinematografike tė Europės apo SHBA, si dhe nga amatorė. Menjėherė pas Luftės II Botėrore u krijua nga shteti Agjencia Shqiptare e Filmave (1945), e cila mė pas u shndėrrua nė Ndėrmarrje Shtetėrore Kinematografike Shqiptare (1947), kohė kur u bė shtetėzimi i plotė i rrjetit tė sallave, importit, dhe prodhimit. Nisi xhirimi i filmave kronikalė dhe nė maj 1948 u shfaq kinokronika e parė shqiptare. Nė njė vend me pėrqindje tė lartė tė analfabetizmit nė vitet ‘40-’50, shteti i dha rėndėsi shtimit tė numrit tė sallave dhe aparateve lėvizės, si dhe importit tė filmave kryesisht nga vendet e Europės Lindore, Franca e Italia. Njė etapė tė re shėnoi ngritja e sė parės studio shqiptare tė filmave, Kinostudios “Shqipėria e Re” (1952). Pėrvoja e parė nė fushėn e filmit artistik qe bashkėprodhimi shqiptaro-sovietik Luftėtari i madh i Shqipėrisė – Skėnderbeu (1954, regjisor S. Jutkeviē, fitues ēmimi nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Kanės). Filmat e parė artistikė tė kineastėve shqiptarė janė Fėmijėt e saj, film i shkurtėr, punė diplome (1957, regj. H. Hakani), dhe Tana (1958, regj. K. Dhamo). Vitet ’60 shėnojnė prodhimin sistematik tė filmit artistik nė mesatarisht 1 film nė vit, kryesisht me subjekte nga Lufta kundė pushtuesve fashistė e nazistė (1939-44) dhe nga reformat e viteve tė para pas Luftės. Bėnė filmat e tyre tė parė regjisorėt e rinj Dh. Anagnosti, V. Gjika, G. Erebara, P. Milkani. Nė vitet ’70, me shkurtimin drastik tė importit, si rezultat i politikės sė izolimit tė ndjekur nga shteti nė fushėn e kulturės,u shenua njė rritje tė ndjeshme tė prodhimit, nga 5-6 filma artsitikė nė vit nė fillim tė periudhės, deri nė 8-10, pėr tė arritur nė 14 nė vitet ’80. U zgjerua gama e zhanreve; u bėnė filmat e parė pėr fėmijė, ku u shqua regj. Xh. Keko, (ndėr filmat e saj pėrmendim Beni ecėn vetė, 1975); kinokomedia e parė Kapedani (1972, regj. F. Hoshafi e M. Fejzo); u bėnė filma historikė e muzikorė; po zhanri mė i pėlqyer mbeti filmi dramatik. Krahas tė tjerėve bėnė filma njė brez i ri regjisorėsh, R. Ljarja, S. Kumbaro, I. Muēaj, K. Mitro, E. Mysliu. Nisi prodhimin e filmave artistikė edhe TV Shqiptar ( Udha e shkronjave, 1978, regj. V. Prifti). Nė fund tė periudhės dhe sidomos nė vitet ’80 filmi artsitik shqiptar trajtoi mė shumė aktualitetin si dhe ngjarje e personazhe para Luftės II Botėrore. Nė ekran u afirmuan regjisorė tė tjerė me filma si Ballė pėr ballė (1979, regj. K. Ēashku e P. Milkani), Dora e ngrohtė (1983, regj. K. Ēashku), Agimet e stinės sė madhe (1981, regj. A. Minga), Kohė e largėt (1983, regj. S. Pecani), Tela pėr violinė (1987, regj. B. Kapexhiu), etj. Nė vitet ‘70-’80 prodhimi i filmave dokumentarė u stabilizua nė rreth 20-40 nė vit, dhe pati tipare tė thella propagandistike, po edhe kulturore; lindi filmi vizatimor shqiptar me filmin Zana dhe Miri (1975, realizues V. Droboniku e T. Vaso), i cili arriti deri nė 16 filma nė vit. Krijimtaria kinematografike, e pėrqendruar nė njė kinostudio dhe nė TV Shqiptar, qe fryt i bashkėpunimit tė organizuar nga shteti mes kineastėve, regjisorėve tė tė gjitha brezave, shkrimtarėve, piktorėve, kompozitorėve, aktorėve, dhe industrisė kinematografike. Deri mė 1990, nga rreth 200 filma artistikė 80 janė ekranizime nga letėrsia shqiptare. Nė fund tė viteve ’80 nė Shqipėri kishte 450 salla kinemaje e kinema lėvizėse. Por baza industriale e teknike nė kėtė periudhė erdhi duke u vjetėruar. Nė vitet ’90, me ndryshimin e sistemit shoqėror, u bėnė reforma tė thella.Kinostudioja e dikurshme u nda nė disa studio, dhe filmat tani prodhohen kryesisht nga shtėpi filmike private (kryesisht regjisorė tė kinostudios sė mėparshme) nė bashkėpunim me Qendrėn Kombėtare tė Kinematografisė (QKK), tė ngritur nė mesin e viteve ’90, dhe me producentė tė huaj. QKK ėshtė qendėr e re e administrimit tė filmit nė Shqipėri, qė ka dhėnė tashmė rezultatet e para; aktualisht prodhimi kinematografik kryhet nė bazė tė Ligjit pėr Kinematografinė, mjaft i diskutuar nga kineastėt. Shkollimi i kineastėve shqiptarė nisi nė vitet ’50 nė vendet e Europės Lindore; mė pas, me ndonjė pėrjashtim tė rrallė, nuk u bė mė jashtė vendit, por brenda vendit, nė Institutin e Lartė tė Arteve, Tiranė, ose me specializime nė Kinostudio. Kritika dhe studimet pėr kinemanė u zhvilluan disi krahas rritjes sė prodhimit, kryesisht nga vetė kineastėt apo nga gazetarė. Revistė e posaēme ka qenė nė vitet ’80 Skena dhe Ekrani, e cila pushoi sė botuari nė fillim tė viteve ’90. Nė Qendrėn e Studimeve tė Artit tė Akademisė sė Shkencave historia e kinemasė shqiptare studiohet nė njė departament tė veēantė. Deri nė fillim tė viteve ’90 kineastėt kanė qenė tė organizuar nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė; mė pas ata u veēuan dhe formuan Shoqatėn e Kineastėve Shqiptarė. Arkivi Shtetėror i Filmit, dikur departament i Kinostudios “Shqipėria e Re”, nė vitet ’90 u bė institucion mė vete. Ėshtė anėtar i Federatės Ndėrkombėtare tė Arkivave tė Filmit. Qė prej vitit 1976 nė Shqipėri janė organizuar Festivale Kombėtare tė Filmit, nė fillim njė herė nė dy vjet pėr tė gjithė filmat, e mė pas nė mėnyrė alternative, njė vit pėr filmin artistik, e njė vit pėr filmin dokumentar e vizatimor. Nė vitet ’90 festivalet janė organizuar njė herė nė pesė vjet. I fundit, Festivali XI – prill 2000, mblodhi gjithė prodhimin e pesė vjetėve, 10 filma artistikė, 27 dokumentarė, 14 vizatimorė. Nė prodhimin e viteve ’90 vazhdon tė ndjehet tipari i thellė social, preokupimi i artistėve pėr problemet e shoqėrisė, nė veēanti tė lidhura me dukuritė e reja tė periudhės sė tranzicionit. Njė numėr filmash kanė stigmatizuar totalitarizmin. Nė kėtė festival, pėr herė tė parė u shfaqėn prodhime tė kineastėve shqiptarė nga trevat e Kosovės, Maqedonisė dhe Malit tė Zi. Nė dy festivalet e fundit (1995, 2000), pėrveē ēmimeve tė tjera, u dhanė edhe ēmime tė karierės, tė cilat u fituan nga regjisorėt Dh. Anagnosti e K. Dhamo, e nga aktorėt K. Roshi e S. Pitarka. Sot kinemaja shqiptare pėrjeton njė periudhė tė vėshtirė tranzicioni e pėrshtatjeje me ekonominė e tregut. Pėrveē rėnies sė prodhimit ne sasi edhe rrjeti i sallave tė kinemave ka zbritur ndjeshem, dhe vetėm kohėt e fundit jane bere dhe po bėhen pėrpjekje pėr ngritje sallash tė reja bashkėkohore si kinemaja “MILLENIUM” ne Tirane dhe nje tjeter ne Elbasan. Nga ana tjetėr, forcat krijuese janė tė shumta dhe entuziaste, tė ēliruara nga trysnia etatiste, totalitare, dhe ekonomike e pėrqendruar, si dhe me iniciativė private pėrherė nė rritje. Mund te thuhet se kinemaja shqiptare sot ndodhet midis nostalgjisė sė njė kinemaje kombėtare, tė lindur e zhvilluar nė kushte tė caktuara.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Filmi shqiptar.... nga detyrat deri te ekzsitencializmi

    Nga Violeta Murati


    Rruga e gjatė e identitetit tė filmit shqiptar - Historia e kinematografisė nė 11-tė festivale tė filmit, histori e veprave filmike dhe njerėzve tė filmit


    Lajmet e bujshme tė Festivalit tė Filmit nė Kanė, Venecia, Berlin, Moskė ose Festivali ballkanik i Sofjes dhe i Selanikut...mbeteshin larg pėr shqiptarėt. Vetėm nė vitin 1957 filmi shqiptar do tė tentonte drejt maratonės sė xhirimit. U deshėn afro njėzet vite, mė pas, pėr t'u shkėputur nga "miti i monofilmit", madje tė guxohej edhe mė tepėr. Studio e filmit "Shqipėria sot", e krijuar nė vitin 1953 si producent shtetin, arriti tė krijonte nė vitet '70 njė ritmikė prodhimi. Dalėngadalė po lindnin yjet e filmit shqiptar. Nė vitin 1976, mbi bazėn e kėtyre prurjeve tė prodhimeve filmike u arrit tė ngrihej Festivali i Parė i Filmit....

    Festivali i gėzimit dhe i detyrės
    Festivali i parė (5-11 Prill 1976)- Hysen Hakani, Viktor Stratobėrdha, Kristaq Dhamo, Dhimitėr Anagnosti e deri te Xhanfise Keko pėrbėnin plejadėn e parė tė kineastėve. Festivali i parė i filmit vjen pas goditjeve qė ka marrė jeta kulturore shqiptare nė tė gjithė fushat. "Nė fillim tė verės" dhe "Beni ecėn vetė" janė fituesit e parė. "Pėr tė realizuar njė film mjaftonte qė tė vihej njeriu i fokusuar nė ekran nė detyrėn qė i takon. Janė detyra karshi atdheut, shoqėrisė, familjes,bashkėshortit, punės, fėmijėve etj. Kineastėt duket sikur gėzohen me gjithė periudhat e gjata tė pauzave dhe tė anktheve", shkruan drejtoresha e Arkivit tė Filmit Natasha Lako.
    Festivali dhe serioziteti
    Festivali i dytė (16-23prill 1977)-ravijėzon temėn kryesore tė viteve '70 atė tė Luftės sė Dytė Botėrore. Heroizmi masiv, qėndresa, ngritja kundėr shtypjes dhe shfrytėzimit tė treguar pėrmes pushtimit janė tema qė vazhdojnė tė mbajnė ekranin. Festivali nė tė vėrtetė kthehet nė tentativė serioze, vlerėsimi dhe nxitjeje. Prej kėtij festivali spikatin filmi "Lulėkuqe mbi mure" si dhe virtuoziteti i aktores Violeta Manushi nė filmin "Zonja nga qyteti".
    Festivali i identitetit filmik
    Me festivalin e tretė ( 21-28prill '79) zgjerohet identiteti filmik dhe kėndvėshtrimi i kineastėve nga "koha jonė" nė kohėn e tė tjerėve ose kohėn tjetėr. Regjisorėt bėhen mjeshtra tė skenave masive dhe hyjnė nė galeri personazhesh. Po lind plejada tjetėr e aktorėve tė mėdhenj si Sandėr Prosi dhe Bujar Lako nė filmat "Udha e shkronjave" dhe "Gjeneral gramafon".
    Festival i individualiteteve regjisoriale
    Nė kėtė festival (20-26prill '81) flitet pėr njė gjuhė tjetėr shprehėse. Gėzim Erebara, Piro Melkani, Muharrem Fejzo, Ibrahim Muēa, Kristaq Mitro sjellin koncepte mjaft individuale tė filmit. Po kėshtu edhe Saimir Kumbaro, arrin spontanitet tė plotė, Rikard Larja bėn provėn e tij metaforike. Mevlan Shanaj i vė rėndėsi marrdhėnieve psikologjike si dhe bie nė sy aktorizimi i Niko Kanxharit. Fitues i kupės ėshtė Viktor Gjika dhe Dhimitėr Anagnosti. Por triumfojnė dhe regjisori Kujtim Ēashku dhe Pirro Melkani.

    Festival i tė papriturave
    Nė festivalin e katėrt (19-23 prill '83) filmat i kishin kaluar sprovat nė ekran dhe u cilėsua si festivali tė papriturave. E papritura ishte pėr filmin fitues, i cili mund tė merrej vesh dhe s'mund tė merrej vesh pas mbledhjes sė jurisė. Megjithėse konkuruan filma me tema tė mėdha ēuditėrisht kupėn e fitoi "Njeriu i mirė" qė i kthehej botės sė brendshme tė njeriut tė ditės. Ishte regjia e I. Muēės dhe K.Mitros.
    Festivali i publikut
    Festivali (1-5 tetor '85) zhvendoset pėr nė vjeshtė pėr shkak tė vdekjes sė Enver Hoxhės. "Filmi "Dora e ngrohtė", me regji tė Kujtim Ēashkut, bėhet i pari film shqiptar qė mbulon shpenzimet e prodhimit pėr nga numri i spektatorėve. Pas temave tė mėdha fillojnė e hyjnė edhe mėkatet e vogla njerėzore. Regjisorėt fillojnė drejtohen pėr nga filmat autor duke shpallur pavarsinė e tyre.
    Festivali i bukurisė femėrore
    Nė festivalin e tetė (18-22 prill '89) shpėrthen bukuria femėrore. Aktorja e parė filmit Tinka Kurti vė shaminė e nėnės. Margarita bėn role tė ndryshme dhe Roza Anagnosti ka triumfuar tashmė. Marjeta Ljarja mbetet aktore e ekranit. Por fillon konkurenca mes aktoreve tė reja si Ansa Markajani, Eva Alikaj, Rajmonda Bulku, Elvira Diamanti, Matilda Makoēi pėr tė arritur tek Liuza Xhuvani. Fitues janė filmat "Flutura nė kabinėn time" me protagoniste Luiza Xhuvanin e regji tė Vladimir Priftit dhe "Rrethi i kujtesės" nė kryerol Marjeta Ljarja me regji tė Esat Musliut.
    Festivali i ankthit shoqėror
    Ky festival (12-17 nėntor 1991) fikson krijime qė mbeten nė fondin e artė.Viti '91 shėnon kapėrcimin e
    Kinematografisė shqiptarenė njė etapė tjetėr pėr pasojė tė ndryshimeve politike. Shenja tė njė lirie tė re synon tė pushtojė ekranin. Fiton filmi "Balada e Kurbinit" nga Kujtim Ēashku dhe "Fletė tė bardha" nga Mevlan Shanaj.
    Festivali i euforisė
    Festivali i dhjetė (10-13 maj '95) i pėrgjigjet euforisė sė shkatėrrimit tė kinemave duke u zhvilluar nė Pallatin e Kongreseve si dhe pėrkon me euforinė e firmave piramidale. Pėr herė tė parė ndryshon cilėsia e fotografive, mbizotėrojnė ngjyrat, fillojnė shprehitė e para tė njė spektatori elegant tė cilit ka filluar ti shuhet kureshtja filmike, pasi ka parė shumė kanale televizive. Nė garė mbeten regjisorėt e brezit tė katėrt. Duket sikur ky festival ėshtė njė celebrim fitoresh abstrakte. Temat shqetėsuese bėhen gjithnjė e mė tepėr individuale. Ka filluar larmia e plotė individuale. Fitojnė filmat "Dashuria e fundit" me regji tė Gjergj Xhuvanit dhe "Vdekja e kalit" me regji tė Saimir Kumbaros.
    Festivali i bisedės me vehten
    Takimi nė kėtė festival (23-27 prill 2000) kėrkonte edhe mė tepėr. Njeriu kėrkontė dijė deri nė ē'pikė alternohen shqetėsimet, tezat dhe hipotezat e tij me krijuesit. Kėtė herė nė kinema "Millenium" ku bota e filmit shqiptar ishte hapur me tė ato tė huaj. Ishin katėr filma nė bashkėprodhim me producentė tė huaj. "Nėpėr gazeta krahas artikujve tė shumtė politikė kanė filluar tė botohen lajme bulevardeske qė u ngjasin serive televizive. Po jepen tė gjitha shenjat se njerėzit kanė nevojė tė shohin nė ekran vehten etyre". Por asnjė mendim kritik nuk shfaqet nė shtyp. Fitojnė filmat "Kolonel Bunker" nga Kujtim Ēashku dhe "Bolero" nga Besnik Bisha.

    @SPEKTRI

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Filmi Shqiptar ka dy vlera.

    1-qe Shqiptari meson te perdore tekniken e Kinemase e aktori perdredhjen para Kameres.

    2- Qe kamera ka fiksuar ne shiritin filmik Njerzit dhe Natyren e kjo perben vlere dokumentare.

    Sa per vlera artistike apo morale apo edukative apo dramatike etj..etj as qe mund te behet fjale.

    Krejt Filmi artistik e dokumentar Shqiptar eshte nje mizeri genjeshtrash e hipokrizish pa fund.
    Shkurt nje industri anakronike e mashtrimit ka qene krejt kinematografia Ppsh-eiste.

  6. #6
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Na moreeeee "B"..., ketej kuajt....
    Mos i fut te gjitha ne nje thes. Ka patur filma shqiptare te mrekullueshem batutat e te cileve i permendim edhe sot.

    Ka patur pastaj edhe nga ato qe thua ti, qe kur i shikon te ze anoreksia.

    E ke humbur ekuilibrin kohet e fundit. Ti ecje dhe ne maje te telit...
    HAKUNA MATATA

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226

    Shitet njeriu tani, jo filmi!

    Unė ende nuk mund tė futem tek thinjoshėt, por pėr tė kujtuar periudhėn socialiste nė shqipėri kam mė shumė se sa brezi i sotshėm do tė ketė tė kujtojė nė vitet qė do tė vijnė. Kjo pėr sa u pėrket filmave shqiptarė. Ah, po qe pėr teledrama tė huaja, tashmė ka edhe tė dubluara nė shqip. Pse jo?! Ka tema qė trajtojnė problemet e Meksikės, Portugalisė, Rumanisė e tė kujt jo, pėrveēse jo ato tė .Shqipėrisė. Me trajtimin e ēshtjeve shqiptare nė film merren italianėt nėpėrmjet filmit L'America, merret Franca me "Larg barbarėve". Ose, pse tė merret njeri me trajtim temash nė filma? Jeta jonė ėshtė njė film i vėrtetė, i pėrditshėm.
    Ja pėr shembull: Ėshtė pėr ta bėrė film mė vehte historinė e filmit shqiptar tė pas '90-ave. Ēu bė vallė me filmat Kolonel Bunker, Funeral Biznes, Tirana viti zero e njė numėr edhepse i vogėl filmash tė prodhuar nga kineastėt tanė pas ndėrrimit tė sistemeve nga socialistė nė legen materniteti, ato ende nuk janė shikuar nga Shqiptarėt. Vjen Kujtim Ēashku e ēfaq filmin Tirana viti zero nė Nju Jork por kurrėsisi nuk ēfaqet nė Tiranė. Po Kolonel Bunkeri, mos vallė pėrmban vetėm rrenat me bisht pėr Enverin. S'do tė habitesha sikur ta shihnja qė kjo qė thashė tė ishte e vėrtetė. Pse nuk rigjallėrohet kinemaja shqiptare, se i kanė bėrė edhe Millenium tani, me ekran tė gjėrė? Lexo titullin pse!
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

  8. #8
    Filma shqiptare ne DVD mund te gjeni ne kete adrese:
    http://stores.ebay.com/ALBANIAN-VIDEO

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e xhonxhofuri
    Anėtarėsuar
    04-02-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    9
    Mire historin e filmave e mesuam po pse nuk behen me filma shqiptar kete me thoni ju :P
    Kur Eshte Shqiptari Me I Sinqerte Kur Dashuron Apo Kur Urren????

  10. #10
    HISTORIA E KINEMATOGRAFIS SHQIPETARE FILLON ME VELLEZRIT JANAQ DHE MILTO MANAKI JANAQI (1878-1954) MILTO (1880-1964) LINDUR NE NJE FSHAT SHQIPETAR AVDELA (KONICA -GREEQI)
    Biography for
    Janaki Manaki

    Mini biography
    The creative work of the brothers Janaqi (1878-1954) and Milto (1880-1964) Manaki, the first cameramen on the Balkans, is undoubtedly rich and significant. The cinematographic history of Albania and Macedonia started with them, marking its most important basic values. The Manaki Brothers were born in a small Albanian village Avdela near the town Grevena (Konica area-Greece). They started to work together in 1898. During this time Janaqi was a drawing professor in the high school in Yanina, where he opened his photo studio and had his younger brother Milto study photography. In 1904, the Manaki brothers decided to live in Manastir, so that was Milto's "last stop", because in that period Manastir was an important political, economic and cultural center for the Balkans. In 1905 they moved their studio to Manastir and opened their well known "Studio for art photography". He later returned to London and bought a camera from the Charles Urban Trading Co. It was the 300th camera from the "Bioscope" series, thus with that famous Camera 300 started the life of the Albanian and Macedonian cinematography on the Balkans.


    --------------------------------------------------------------------------------

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Filmi "Tana" eshte film me te puthur ne buze. Tanen (Tinka Kurti) e puth i dashuri (Naim Frasheri me duket) dhe filmi ne Shqiperi nuk eshte dhene ndonjehere ne televizor (te pakten une pas vitit 1979 nuk e kam pare ndonjehere).

    Kur kam folur me nje burre kinez me tha qe filmi i pare i dhene ne Kine ku nje djale puthte nje vajze ishte nje film shqiptar. Nuk mbante mend ne ishte "Tana" apo "Horizonte te hapura", po e kujtonte mire qe i rrihte zemra fort ne kinema, sepse mendonte se te gjithe ata qe po shihnin filmin do i fusnin ne burg. Plus ishte i emocionuar sepse i pelqenin bjondet.

    Pastaj me tha qe i pelqente shume filmi "Komisari Memo" te cilin televizioni kinez shpesh e transmetonte.
    Ignore List: Den Bossi

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar mė parė nga CEZARND
    HISTORIA E KINEMATOGRAFIS SHQIPETARE FILLON ME VELLEZRIT JANAQ DHE MILTO MANAKI JANAQI (1878-1954) MILTO (1880-1964) LINDUR NE NJE FSHAT SHQIPETAR AVDELA (KONICA -GREEQI)
    Biography for
    Janaki Manaki

    Mini biography
    The creative work of the brothers Janaqi (1878-1954) and Milto (1880-1964) Manaki, the first cameramen on the Balkans, is undoubtedly rich and significant. The cinematographic history of Albania and Macedonia started with them, marking its most important basic values. The Manaki Brothers were born in a small Albanian village Avdela near the town Grevena (Konica area-Greece). They started to work together in 1898. During this time Janaqi was a drawing professor in the high school in Yanina, where he opened his photo studio and had his younger brother Milto study photography. In 1904, the Manaki brothers decided to live in Manastir, so that was Milto's "last stop", because in that period Manastir was an important political, economic and cultural center for the Balkans. In 1905 they moved their studio to Manastir and opened their well known "Studio for art photography". He later returned to London and bought a camera from the Charles Urban Trading Co. It was the 300th camera from the "Bioscope" series, thus with that famous Camera 300 started the life of the Albanian and Macedonian cinematography on the Balkans.


    --------------------------------------------------------------------------------
    Megjithe deshiren e mire. Vellezerit Manaki jane nga Avdela qe eshte fshat 100% vlleh.

    http://www.vlachophiles.net/avd.htm
    Ignore List: Den Bossi

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631
    Pastaj keta vllezer Arumun e moren shtetesine maqedonase e jo shqiptare por kan len vlera te rendesishme edhe per interesa tona kombetare, s'iç eshte filmi me i vjeter mbi kongresin e gjuhes në Manastire, kjo eshte nje vlere madhore, nuke duhet harruar keta vllezer edhe pse nuk ishin shqiptare punuan pere interes tonin.

  14. #14
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Per filmat shqipetare i adhuroj shume filmat e vjetra jane filma qe kane lane epoke me artiste te mirnjohur qe rall i ka dhe bota per shembull artisti i ndjere SANDER PROSI nje yll i kinomas artistike shqipetare qe aktoret e ri duhet te marin shume prej keti artisti qe ka lene me te vertet histori ne filmin shqipetare ka dhe shume te tjera qe jane qe jane yjet shqipetare une perzemersisht i dua ato filma sepse jane me tituj qe sa harohen kure.

  15. #15
    kureshtar Maska e chi_mai
    Anėtarėsuar
    27-10-2005
    Vendndodhja
    perkohesisht tirane, vendbanimi alternativ
    Postime
    373
    kam pare aq shume filma shqiptar (ohuuuuuuuuuuu)
    nga filmat me te vjeter me aktore amatore (duhet theksuar)
    megjithese po te njejtet aktore do beheshin yjet e kinematografise shqiptare ne te ardhme
    me i vjetri qe kam pare ka qene filmi "Tana" dhe ka pas nje teme shoqerore me sa mbaj mend dhe ja vlen qe kinostudjoja shqiptare te bej nje rixhirim te ketij filmi
    sa shpejt u ingranuan shqiptaret me kinematografine
    all u need is love

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-01-2006
    Postime
    4

    Tele novela Njerez dhe fate

    [ I falenderoj te gjithe ata qe me ndihmojne qe une te kam komplet te gjitha serite e ketij filmi ose mundesine per shkarkimin ne internet. Ky eshte filmi me i mire deri tani ne Kinomotografine shqiptare. Pershendes stafin e forumit shqiptar.

  17. #17
    wWw.WebShqip.Com Maska e vodafone_1
    Anėtarėsuar
    11-05-2004
    Vendndodhja
    Italy Torino
    Postime
    189
    Filma Shqiptare do te keni mundesine te shkarkoni ne format DVIX me shume se 30 filma ne faqen e web : wWw.WebShqip.Com

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Kinematografia Shqiptare

    Kinostudio "Shqipėria e Re" u themelua mė 1952. Deri nė vitin 1970 ishte njė kompani e vogėl e cila prodhonte shumė pak filma. Pas viteve '70 filloi tė prodhonte 14 filma artistikė nė vit, 40 dokumentarė dhe 16 vizatimorė. Qė nga 1990 deri mė 1997 prodhimi i tyre ra nė 4 filma nė vit dhe vetė Kinostudio u nda nė 4 Kompani : Studio e Prodhimit tė Filmit ; Studio e Distribucionit tė Filmit ; Studio e Filmit Vizatimor ; dhe Arkivi Qendror i Filmit .

    Qendra Kombėtare e Kinematografisė e njohur si QKK ėshtė njė institucion kombėtar qė siguron mbėshtetje financiare pėr realizimin e filmit nė Shqipėri. Eshtė krijuar mė 1997, njė vit pas miratimit tė ligjit pėr kinematografinė. Tė gjitha reformat e ndėrmarra pas kėsaj qenė nė tė gjitha aspektet rezultat i ndryshimeve qė ndodhėn si nė fushėn politike ashtu dhe nė atė ekonomike e qė ndryshuan shumė shoqėrinė shqiptare nė vitet e fundit. Ligji pėr kinematografinė ndryshoi sistemin e industrisė sė filmit. U hap njė perspektivė e re nė kėtė fushė.

    Ka dyshim, dhe ėshtė e qartė pėr tė gjithė qė duhen reforma tė reja por asnjė nuk ėshtė nė gjendje tė sugjerojė ndonjė zgjidhje. Kinostudio Shqipėria e Re u nda nė 3 kompani: Alba Film Studio , Alba Film Animacion dhe Alba Film Distribucion . Asnjėra nga ato nuk ndryshoi. Prodhimi i filmit ra nė 2 filma nė vit gjė qė erdhi nga mbėshtetja financiare jo e mjaftueshme e qeverisė. Alba Film Distribucion filloi rrėnimin pasi humbi kontrollin me rrjetin e kinemave. Kohėt e fundit producentėt shqiptarė e kuptuan se kishin njė strategji tė cilėn nuk arrinin ta pėrkufizonin.

    Tani nė Shqipėri ekzistojnė rreth 24 shtėpi filmike, tė cilat janė licensuar nga Qendra Kombėtare e Kinematografisė.Ligji pėr kinematografinė dhe krijimi i QKK ishin dhe pėrpjekjet e para pėr tė bėrė kėtė sistem mė kompetitiv dhe pėr t'ia pėrshtatur ekonomisė sė tregut.QKK punon qė prej 7 vjetėsh. Eshtė e njėjtė me qendrat e tjera kudo nė Evropė. Qėllimi kryesor i kėsaj qėndre ėshtė tė mbėshtesė dhe tė financojė prodhimin e filmave nė Shqipėri nė tė tria gjinitė : artistik, dokumentar dhe vizatimor. Gjatė funksionimit tė saj janė realizuar gjithsej Q.K.K organizon konkurset e filmit artistik, dokumentar dhe tė animuar. Producentėt aplikojnė nė kėto konkurse me projektet e tyre. Kėshilli Miratues i Projekteve ( KMP) pėrzgjedh filmat qė do tė financohen nga QKK nė tė tria gjinitė. Anėtarėt e Kėshillit zgjidhen nė bazė tė propozimeve tė bėra nga shoqatat e kineastėve, dhe miratohet nga kryetari i Qendrės Kombėtare tė Kinematografisė.

    Duke pasur parasysh se mbėshtetja financiare nga QKK nuk ishte e mjaftueshme, alternativė e vetme e mundshme pėr kinematografinė shqiptare ngeli bashkėprodhimi. Ky ėshtė dhe orientimi kryesor pėr strategjinė tonė. QKK ėshtė e vetėdijshme pėr rėndėsinė e bashkėprodhimit dhe e shikon si njė mundėsi tė mirė pėr tė rritur prodhimin dhe pėr shanse tė reja nė lidhje me distribucionin nė Shqipėri. 7 filmat e realizuar nė kėto vitet e fundit janė bashkėprodhim me Francėn, Rusinė, Hungarinė, Poloninė, Zvicrėn, Gjermaninė, dhe Amerikėn.

    Dokumentarėt (7-8 nė vit) janė bashkėprodhime me televizionin kombėtar shqiptar. Tė gjithė janė realizuar nė elektronik dhe kjo tregon se duhet punuar mė shumė nė kėtė fushė.

    Industria e filmit po pėrballet me tė njėjtat vėshtirėsi : njė teknologji e vjetėr e prodhimit dhe infrastrukturė mjaft e ngadaltė e distribucionit. Kjo vjen nga humbja e fondeve dhe kėmbimi i informacionit dhe lidhjet jo shumė tė mira me pjesėn tjetėr tė komunitetit.

    Njė mėnyrė pėr tė dalė nga kjo situatė ėshtė tė krijohen lidhje tė forta me qėndra tė tjera dhe fondacione aktive nė Evropė qė tė bashkėpunojnė si nė sektorin e prodhimit ashtu dhe nė atė tė distribucionit.

    Adresa : QKK Rr. Aleksandėr Moisiu nr. 77 Tiranė Albania.
    Tel/fax +355 4 378 004/5,
    Tel. +355 4 375 490
    e-mail : QKK@albaniaonline.net
    #VamosArgentina

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Hapat e kinematografisė shqiptare pas komunizmit

    Petrit Beci, duke qenė se e ka pasur gjithė jetėn tė lidhur ngushtė me kinematografinė shqiptare, e jo vetėm kaq, por thuajse gjithmonė ka qenė nė brendėsi tė zhvillimeve sepse rolet drejtuese nuk i kanė munguar herė pas here, tregon mbi hapat qė ka hedhur kinematografia shqiptare qė nga rėnia e regjimit komunist e deri mė sot. Ai vijon mė tej se “shqipėria deri nė vitet ’90 ishte shtet socialist dhe prodhonte kinematografi 100 pėrqind me buxhetin e shtetit. Prodhimi kinematografik qe i centralizuar pranė njė institucioni qė quhej Kinostudioja e Re. Me rėnien e kėtij sistemi dhe futjen e ekonomisė sė tregut, shteti shqiptar, ashtu si gjithė vendet e tjera tė Lindjes, tentoi tė shkonte bashkė drejt perėndimit pėr njė aryse shumė tė thjeshtė; Fondi qė shteti jepte dikur kundrejt filmit u reduktua nė minimum, sepse nėse mė parė kėto lekė jepeshin pėr propagandė dhe pėr kulturė, tashmė, pjesa e propagandės u ra, duke mbetur vetėm kultura. Nė kapitalizėm fondet ndahen nė bazė tė njė skeme dhe fondet qė i takojnė kulturės janė minimale, gjė qė solli automatikisht edhe futjen nė krizė tė institucioneve. Tė parėt qė kuptuan se nuk punohet me institucione por duhen projekte ishin kineastėt. E them me mburrje tė plotė se kinematografia ėshtė i vetmi sektor shqiptar qė ka hyrė nė Europė. Pas realizimit tė ligjit dhe funksionimit tė QKK-sė, pas krizės qė kaloi kinematografia shqiptare nė vitet ’92-’97, u krijua njė buxhet i pavarur si zė mė vete edhe pėr filmin. Kjo lloj hapje bėri qė kineastėt shqiptarė tė kuptonin se rruga e vetme pėr tė dalė nga kriza ėshtė bashkėprodhimi me kompanitė e huaja. E para, kjo duhet tė institucionalizohej dhe kjo lidhje me institucionet homologe do tė sillte bashkėpunimin nė projekte mes producentėve shqiptarė dhe tė huaj. Drita jeshile ėshtė hapur qė mė 1996-ėn, pa u krijuar ende QKK, kur njė projekt i famshėm si filmi i Kujtim Ēashkut, “Kolonel Bunker”, i parapriu me njė vendim qeverie dhėnies sė buxhetit pėr tė si projekt. Direkt pas krijimit tė QKK-sė ishin katėr projekte, tė cilat ishin punuar gjatė pėr tė hyrė nė bashkėpunim, ku mund tė pėrmendim: “Dasma e Sakos”, “Porta Eva”, etj. Padyshim ky ėshtė njė sukses pėr dy arsye; E para, sepse u hap rruga pėr kinematografinė shqiptare, e cila u bė prezente nė botė dhe e dyta, niveli minimal prodhimit tė filmit shqiptar u rrit shumė, sepse teknikisht, Kinostudioja ishte mjaft e vjetėruar me mjetet qė dispononte. Mė tej kineastėt, pra producentėt shqiptarė, e morrėn veten duke siguruar pjesėn mė tė madhe tė fondeve tė filmave nga bashkėprodhimet. Raporti i hyrje-daljes sė lekut ėshtė 1-5, qė do tė thotė se, nėse kineastėt kanė marrė njė lek nga qendra pėr njė film, kanė gjetur dhe 4-5 lekė tė tjera jashtė Shqipėrisė. Po kėshtu edhe numri i dokumentarėve u rrit shumė, kjo edhe pėr shkak tė bashkėpunimeve me televizione tė ndryshme, tė cilat ofrojnė mjetet dhe teknologjinė e nevojshme pa qera. Deri kėtu mendoj se QKK-ja ka funksionuar mė sė miri dhe ka kryer njė punė tė shkėlqyer”.
    #VamosArgentina

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Sukses i "Kėmbanave tė muzgut" tė Laēos

    Rikthehet nė Teatrin Kombėtar dramaturgjia e autorėve tė njohur shqiptar

    Njė histori e vėrtetė dashurie intrigon njė brez tė tėrė
    "Kėmbanat e Muzgut", njė dramė e shkruar nga Teodor Laēo, po shfaqet me sukses nė sallėn "Kadri Roshi" tė Teatrit Kombėtar nga data 22- 25 mars nė Teatrin Kombėtar nė Tiranė.
    Me regjinė e Alfred Bualjotit dhe Andon Qesarit, drama "Kėmbanat e Muzgut", paraqet njė histori tė vėrtetė dashurie, e cila tundon dhe intrigon njė brez tė tėrė.

    Ēizmja e hekurt e pushtetit i la mėnjanė premtimet e demokracisė, ajo shkeli dhunshėm mbi tė drejtat themelore tė njeriut, duke krijuar terror, lot e dhembje nė familjet e ndershme intelektuale shqiptare.

    Nė kėtė dramė me skenografi tė Ilia Xhokaxhi dhe kostume tė realizuara nga Laedia Hajdari, interpretojnė aktorėt Sonila Kapedani, Kreshnik Xhelilaj, Mirush Kabashi, Robert Ndrenika, Marjeta Larja, Dritan Boriēi, Anila Bisha, Elona Hyseni dhe Josef Shiroka.

    Koha Jone
    #VamosArgentina

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •