Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Poezia suedeze në përkthim shqip

    Në vitet e fundit janë botuar tre libra me poezi suedeze në intepretim shqip. Do të ju jap këtu disa të dhëna për ta.

    Anders Johansson: Ora (Klockan). Viti 2002. 109 f. Poezi të përkthyera nga Rizah Sheqiri, poet nga Kosova. Rizai e gjeti librin "Klockan" në bibliotekën e Karlskronës, ku ai jeton, dhe u dashurua pas gjuhës dhe përmbajtjes së këtyre poezive. Ky vëllim mund të blihet tek autori, për një cmim modest. Merrni kontakt me Anders Johansson, tel. 0046-480-876 13, ose me adresë Öhnellsgatan 31, 302 30 Kalmar, Suedi, ose - nëse ju nuk e zotëroni anglishten, me Rizain, tel 0046-455-177 64.

    Pamjet (Nga libri "Ora")

    Dikur moti
    ëndërroja shkallë të larta, të paqëndrueshme
    të zgjatura drejt qiellit.
    Tash më afër barit
    vras nganjëherë mendjen
    nëse një skeletdruri kah drita
    më do dicka mua.

    Ndoshta është pamja e një zjarri
    ajo ngrohtësi që cdo njeri
    mund ta ndjej për vetvetën.

    Nëse mund ta shihte vetvetën nga largësia
    dhe t'ia lakmonte vetës atë jetë të jetuar.

    ------------------------------------------------------

    Poezia suedeze - shqip
    Zgjodhi dhe përktheu Shqiptar Oseku
    Libri është një antologji e cila edhe përmban pjesë nga poezia bashkëkohore shqipe - suedisht.
    Libri mund të porositet - cmimi është shumë i ulët - nga botuesi Shefki Oseku, Hamngatan 24, 231 42 Trelleborg, Suedi.
    Mjaft prekëse është fakti se libri përmban një letër falënderimi nga Anna Lindh, ministreja e Punëve të jashtme, e cila u vra para një muaji, edhe një falënderim nga kryeministri Göran Persson gjindet në libër.

    Torbjërn Shmidt: Gjuha

    Treni kalon një kufi
    të gjitha pemët ndërrojnë emër.
    Të gjitha pemët, shkurrët, gurët, shtigjet
    dhe ngjyrat ndërrojnë emër, të gjitha udhët;
    shtëpitë ndërrojnë emër, bari quhet ndryshe,
    jo më bar,
    uji nuk është më ujë,
    toka nuk është më tokë.
    Njerëzit pagëzohen sërish
    dhe hijet e njerëzve ndërrojnë emër.

    Treni hyn në një vend tjetër,
    njerëzit marrin emra të ri, gjuhë të re,
    të gjithë, me shtëpitë e kafshët e veta
    nën qiellin e madh të përhirtë.
    Këtu njerëzit e duan njeri-tjetrin
    në një gjuhë tjetër.

    ------------------------------------------------------

    Kosovë Rexha-Bala: Poezi suedeze (Antologji)
    Viti 2003, 159 faqe. Cmimi 100 kr (11 €)
    Porosi: Ndërmarrja botuese "Gjon Buzuku", tel & fax 00381- 38 - 516 231.
    Libri përfshin veprat e 26 poetëve nga shekulli XVIII deri te fillimi i shekullit X. Përkthyesi jeton në Suedi që fillimi i viteve '60 dhe filloi me punën e përkthimeve në vitin 1968.

    Harriet Löwenhjelm (1887-1918): Më merr, më përqafo, më përkëdhel ngadalë.

    Poezia e saj kuptohet më mirë kur ne dimë se ajo ishte e sëmurë nga tuberkulozi, dhe ajo vdiq në moshë të re.

    Më merr - më përqafo - më përkëdhel ngadalë
    Më përqafo me kujdes një kohe të shkurtër
    Qaj pakëz për faktet kaq të mjerueshme
    Më shiko ndjeshëm një cast duke fjetur
    Mos u largo prej meje. - Ti do të rrish,
    rri derisa unë të shkoj domosdo
    Vëre dorën tënde të dashur mbi ballin tim
    se vetëm edhe një cast jemi bashkë

    Sonte kam për të vdekur. - Një flakë përdridhet
    Një mik rri dhe mban dorën time
    Sonte kam për të vdekur. - Kë, kë duhet pyetur
    ku do të udhëtoj - në cilin vend?
    Sonte kam për të vdekur. - Si do të kem guxim?

    Nesër mbetet vetëm trupi
    i mjerë, i shkretë, i humbur
    i cili do të bartet në rrugëtimin e vet të fundit
    ku toka do ta përpijë.

    --------------------------------------------------------
    Më kaq po përfundoj këtë prezantim të vogël. Ju falënderoj për vëmendjen. Poezia na bashkon........
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ullmar Qvick : 10-10-2003 më 12:02
    Ullmar Qvick

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ifigjeni
    Anëtarësuar
    28-09-2003
    Vendndodhja
    Dikund ne bote
    Postime
    17
    Besoj se duhet ta dini qe ne shqip ka ardhur dhe nje nga poetet me te medhenj evropiane, madje boterore, i cili eshte suedez, Tomas Transtroemer. Duhet thene pa asnje lloj dyshimi e lekundjeje qe Transtroemer eshte maja me e larte e poezise suedeze. Poezite e tij jane permbledhur ne shqip ne vellimin Perandoria e barit, ne perkthimin e znj. Natasha Lako, nje vellim me mbi 200 faqe, nese s'gaboj. Ky eshte nje botim teper simpatik i shtepise botese Aleph, dhe me nje cmim akoma dhe me simpatik... Perkthyesja per vite te tera ka qene ne Suedi (nuk e di, ne mos gabohem, te me korrigjoje kush, ambasadore e Shqiperise) dhe e njeh shume mire gjuhen suedeze, si dhe poetin personalisht...
    dridhe Like dridhe
    :^xhan2

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Natasha Lako dhe Suedia - dhe një shtesë për arbëreshet

    Të falënderoj shumë Ifegjeni për këto të dhëna. Edhe një herë vërtetohet vlera e këtij Forumi. Për librin kushtuar poezisë së Tomas Transtrëmerit nuk dija asgjë. Vërtet, gjatë viteve 90, për arsye të punës së rëndë profesionale, me përkthime praktike për hir të shqiptarëve që gjinden në Suedi, nuk kam ruajtur si duhet kontaktet me intelektualët shqiptar. Me Natasha Lakon jam njohur kur ajo ishte këtu në Suedi, në Ambasadën e Shqipërisë, si bashkëshorte e nëpunësit të Ambasadës Mevlan Shanaj. Unë kam përkthyer disa prej poezive të Natashës - një prej atyre (Pështjellim) është ribotuar në së paku 4 antologji të poezisë këtu në Suedi....
    Me siguri ekzistojnë edhe përkthime të tjera të poezisë suedeze shqip. Duke qenë se unë tani kam vendosur të forcoj lidhjet me Shqipërinë, ndoshta do të jem në gjendje të jap lajme të reja në këtë fushë në të ardhmen. Po vazhdoj të punoj me letrat e azilkërkuesve, dëftesa, ankesa etj por në marrëdhëniet jashtë punës profesionale jam më i lirë tani, duke qenë se shqiptarët në Suedi, kryesisht kosovarë, tani janë më të ambientuar dhe të sistemuar në shoqërinë suedeze, thjesht ata mund të ecin me këmbët e veta....
    Disa herë po vras mendjen: Si ka qenë situata e intelektualëve arbëresh pas vërshimit të emigrantëve nga Shqipëria? Sigurisht kanë qenë në situatat e zgjidhjes midis nevojave imediate për përkthyes etj. etj. dhe punës së tyre për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar. Jemi shumë larg kohës kur ardhja e një ekspedite kulturore me studentë nga Kosova u bë frymëzim për intelektualët arbëresh. Për këtë ekspeditë në vitin 1970 më tregoi Kumrije Abrashi nga Mitrovica, motra e kunatit tim, e cila na vizitoi gjatë verës. Ajo tha se vizita e kosovarëve në këtë rast ishte me rëndësi të madhe për zhvillimin e lëvizjes shqiptare në katundet arbëreshe. Për vetëdijen e arbëreshëve të Italisë sigurisht kontaktet me komunitetet e tjera shqiptare ishin shumë me vlerë, gjë që ishte shumë e dukshme në takimet e mia me arbëreshë si në Kosovë edhe në Shqipëri në vitet '70.
    Më falni se dola nga tema jonë, por në disa raste këto ndërlikime kulturore (plus dhe minus) më duken si ilustrime të historisë së kulturës shqiptare, ku shohim nismë, pastaj ndërprerje, pastaj një përpjekje tjetër, por rrallë, shumë rrallë punë me stabilitet dhe qëndrueshmëri..... Pengesat që janë shkaktuar nga diktatura dhe pastaj kaosi shoqëror kanë krijuar këtë gjendje tragjike.
    Ullmar Qvick

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Disa prej poezive të mia që kam përkthyer shqip

    ZHGËNJIMI

    Ka disa që mendojnë:
    Parajsa është shkëlqimi
    i ngjyrave të ylberit,
    kompleksi i shijeve
    të njerëzimit.
    Jo! Në parajsë kam qenë.
    Aty duhet të jesh i verbër,
    ylber nuk ka.

    Një ditë dikush
    më dha për të ngrënë
    frutat e hidhura të diturisë.
    Dëgjova zërin e tij:
    Ha-ha-ha!
    Hëngra dhe m'u hapën sytë.
    Lëngu më rrodhi në damarë,
    zemra m'u mbush me dyshim.
    Dhe zoti më dëboi, më hodhi jashtë.

    Prej dashurisë së djegur
    as zjarr as prush,
    vetëm një vijë e hollë tymi
    po ngrihet si kokë gjarpëri
    nëpër errësire.

    Sot po rri në këtë botë të mallkuar
    duke bredhur rrugëve si një qen.

    Qershor 1984


    SYTË E EDITËS

    Kur ajo është e qetë -
    dhe shumë e qetë qenka -
    sytë e Editës janë si dy liqene
    me ujë të thellë, të patejdukshëm
    Por nëse ajo inatoset?
    Besoj se do të na kallin frikën
    ata sy si gryka e pushkës
    dhe do të vdesim nga bresheri
    Prapë, nëse dashurohet?
    I mjerë ai që i takon atëherë
    Në sytë si puse pa fund
    ai do të bie, do të humbet
    i mbytur nga dashuria e Editës....

    Më 25 prill 1994

    Edita, ish-nxënësja ime, shqiptare nga Maqedonia, e rritur
    në Beograd, bashkë me prindërit kishte kërkuar leje qëndrimi në Suedi. Me mua si arësimtar ajo filloi të mësonte shqipen si fillëstare.... Familja u dëbua nga Suedia. Më 1 prill 1994 erdha në fshatin Asamat të Maqedonisë për tu cmallur me këtë familje. Edita 17-vjecare kishte filluar të punonte si frizere.... Pas një jave u ktheva në Suedi; poezinë e shkrova pas kthimit.


    KALLËZIMI I NJË PLAKU NGA PYJET SUEDEZE

    Kur n'Aamek u ngula
    shumë i varfër isha
    as lugë, as pjatë s'kisha
    as vorbë për të zier pula.

    Por zoti i madh në harrësë s'më la
    dhe plot mëshirë sa s'ka
    hallet e mia i pa
    sa që as bukë s'më dha!

    1982


    LASHTËSIA SUEDEZE DHE AJO SHQIPTARE

    Brenda meje rron një qënie
    prej gjakut dhe prej djersës krijuar
    Në këtë qënie rrjedh koha e lashtë
    Amanet i saj jam edhe unë

    Hej, viking i tmerrshëm
    vozitës me shpatë-grabitqare!
    Hej, bujk i uritur
    nëpër arë me shpinë të kërrusur!

    Dicka nga ju kam në zemrën time
    Grabitqarin barbar dhe bujkun e urtë
    Ju rroni atje të bashkuar
    si një qënie e stërlashtë brenda meje

    Dhe ti, shqiptar, tungjatjeta!
    Gjak i shprishur, gjak i lashtë
    Nëpër kontinentet kërkon dicka
    Kërkon kthimin në vatrën arbnore

    Unë jam suedez, i quajtur "svensk"
    stërnip i mbretërisë Svea
    Ti je ilir, i quajtur "alban"
    Bashkohet emri me ëndrrën shekullore

    Shqiptari është ilir
    Shqiptari është i lirë!
    Ti je i vetmi që e mban lirinë në emrin tënd
    Dhe asgjë të mungon më shumë....

    Më 18 tetor 1992


    Po kërkoj falje për ndonjë fjalë ose shprehje që ndoshta nuk tingëllon si duhet.... por për mua kjo është sfida ultimative.... të shkruaj poezi në gjuhën shqipe... si suedez!
    Ullmar Qvick

  5. #5
    Mendoj qe eshte nje sfide qe eshte kaluar me sukses
    Urime Ullmar!
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #6
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Lycka till Ullmar!
    Te uron nje "bashkombas" i dyfishet.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Edhe një poezi

    KORBI DHE KOPSHTARI

    Sot, duke shëtitur në pyll dëgjova krakëllimin e korbit
    Grumbulli i mbeturinave ende përhap pluhur në World Trade Center
    Klithma vaji dëgjohen në Stamboll, në Irak, në Palestinë
    Në oborr të Shtëpisë së Bardhë kopshtari George W. Cjapi
    largon disa shkurre - barërave të këqia ia kthen shpinën
    Konvulsionet e ruzullit ndihen shumë e më shumë
    Aeroplanet e shpëtimit rrinë në gatishmëri
    Alarmet kontrollohen vazhdimisht
    Rojat mbikëqyrin rreptësisht vende të gabuara
    Marshi i Dollarit po përzihet me Vallen makabre të Politikës
    Terroristët hiqen si karafila të kuqe
    duke lavdëruar idealet e Mefistos
    Machiavelli ka drithma gëzimi në varr

    Sot duke shëtitur në pyll e dëgjova krakëllimin e korbit
    Ai më duket ogurzi
    Ndihet se dimri po afrohet

    Norrköping më 22 nëntor 2003
    Ullmar Qvick
    Ullmar Qvick

  8. #8
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Te bukura përkthimet!
    Mahnitem gjithnje me njohurite qe ke per gjuhen shqipe.

    Nje korrigjim te vogel per te prishur syrin:
    Dhe asgjë s'të mungon më shumë....
    Edi

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Falemnderit Edi!

    Shumë falënderime për komentet e tua, si rreth poezive që kam përkthyer, edhe për mendimet në lidhje me arkivat e kulturës shqiptare!
    Besoj se gjithmonë dicka do të vë në dukje se nuk jam shqiptar.... pikërisht ky mohim i dyfishtë (asgjë - nuk, asnjëherë - s' etj) është plotësisht i huaj për ne në gjuhën tonë! Dhe të huajtë të cilët kanë kaluar ndoshta 20-30 vite në Suedi, shumë herë e flasin gjuhën tonë shumë bukur, bile me pak ngjyrim dialektor, dhe vetëm një gjë zbulon se ata janë të huaj: gabimet në renditjen e fjalëve në disa fjali! Kjo dobësi mund të jetë shenja e vetme për mua se ky person është lindur në një shtet tjetër....
    Të shkruaj poezi shqip është për mua sfida ultimative në jetë!
    Edi - shpresoj se do të takohemi përsëri në Forumin tonë! Cdo të mirë nga Suedia!
    Ullmari
    Ullmar Qvick

  10. #10
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Po lexoj ne perkthimet e tua nje shqipe me te paster se shqipja ime Me te vertete urime!

    (Kam njohur kohet e fundit shume te huaj te cilet jo vetem e dine se ku ndodhet Shqiperia, por ja dine historine dhe zakonet e saj si te ishin shqiptare... Me behet shume qejfi keshtu.)

    Me poshte doja te permendja nje tjeter shkrimtar suedez te quajtur Erik Axel Karlfeldt (1864-1931). Nuk e di nese shkrimet e tij jane perkthyer ne shqip, por mbaj mend kur kam lexuar per here te pare shkrimet e tij ka qene sepse isha duke lexuar rreth fituesve te çmimit Nobel per letersi. Karfeldt ishte emeruar si fitues i ketij çmimi ne poezi, ne vitin 1918 po ai e kishte refuzuar per shkak se ne ate kohe punonte si sekretar i komisionit te dhenjes se çmimeve. Me pas ai u dekorua me çmimin Nobel per poezi ne vitin 1931.

    Nq se do kishe mundesine, do me pelqente vertet te lexoja ndonje poezi te Karlfeldt ne shqip.


    Pershendetje

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Erik Axel Karlfeldt

    Sipas dëshirës të Fiorit po ju jap një poezi të Karlfeltit, Dina ögon äro eldar, në interpretimin shqip të Kosovë Rexha-Balës. Forma e poezisë është shumë më e bukur në versionin origjinal; Kosova këtu i ka qenë besnik përmbajtjes, formës jo.

    Sytë e tu janë zjarre

    Sytë e tu janë zjarre, e shpirti im është katran dhe rrëshirë
    Kthema shpinën para se të digjem përbrenda si furrë thëngjilli!
    Jam violinë me t'gjitha këngët e botës ndryrë në kuti
    Dhe mund ta lozish si të duash, kur të duash

    Kthema shpinën, largohu nga unë!
    Dëshiroj të digjem, dëshiroj të ftohem!
    Ç'dëshirë, ç'lakmi, as vjeshtë, as pranverë
    Ju tela të ngrehur, këndoni n'ekstazë çmendie
    Vitet e dashurisë sime në një himn të gëzueshëm

    Kthema shpinën, largohu nga unë!
    Le të digjemi si një mbrëmje vjeshtore;
    Gëzimi i stuhisë përshkon flamurin tonë gjak flamurin flori –
    Derisa ndalon e unë të shoh ndaj muzgu të zhduken hapat e tu
    Ti, e fundit që më shoqërove për hir të rinisë sime të zjarrtë


    Një koment: Suedezët – populli i ftohtë… Karlfelt është plotësisht suedez por kjo poezi nuk flet bash për ftohtësi…. Edhe u bë këngë dhe me të njëjtin zjarr brenda…. Prej popullit të ftohtë…
    Ullmar Qvick

  12. #12
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Faleminderit!

    Ke te drejte kur flet per formen e poezive te Karlfelt, me sa kam lexuar ka qene besnik i rrimave dhe melodise ne poezi. Pergezimet e mia dhe Rexha Bales per perkthimin.

    Sytë e tu janë zjarre, e shpirti im është katran dhe rrëshirë.
    ....................
    Ti, e fundit që më shoqërove për hir të rinisë sime të zjarrtë.


    Me pelqejne shume poezite e Karlfelt. I kam pas lexuar vetem ne anglisht por ne shqip e paskan me te drejtperdrejte inflyencen.

    Pershendetje perseri!

  13. #13
    antar
    Anëtarësuar
    19-01-2004
    Vendndodhja
    rrotull Dajtit
    Postime
    58
    Citim Postuar më parë nga Ullmar Qvick
    Sipas dëshirës të Fiorit po ju jap një poezi të Karlfeltit, Dina ögon äro eldar, në interpretimin shqip të Kosovë Rexha-Balës. Forma e poezisë është shumë më e bukur në versionin origjinal; Kosova këtu i ka qenë besnik përmbajtjes, formës jo.

    Sytë e tu janë zjarre

    Sytë e tu janë zjarre, e shpirti im është katran dhe rrëshirë
    Kthema shpinën para se të digjem përbrenda si furrë thëngjilli!
    Jam violinë me t'gjitha këngët e botës ndryrë në kuti
    Dhe mund ta lozish si të duash, kur të duash

    Kthema shpinën, largohu nga unë!
    Dëshiroj të digjem, dëshiroj të ftohem!
    Ç'dëshirë, ç'lakmi, as vjeshtë, as pranverë
    Ju tela të ngrehur, këndoni n'ekstazë çmendie
    Vitet e dashurisë sime në një himn të gëzueshëm

    Kthema shpinën, largohu nga unë!
    Le të digjemi si një mbrëmje vjeshtore;
    Gëzimi i stuhisë përshkon flamurin tonë gjak flamurin flori –
    Derisa ndalon e unë të shoh ndaj muzgu të zhduken hapat e tu
    Ti, e fundit që më shoqërove për hir të rinisë sime të zjarrtë


    Një koment: Suedezët – populli i ftohtë… Karlfelt është plotësisht suedez por kjo poezi nuk flet bash për ftohtësi…. Edhe u bë këngë dhe me të njëjtin zjarr brenda…. Prej popullit të ftohtë…
    SHume e bukur
    Nje koment:SUEDIA -nje vend me klime te ftoht,po ku nuk mungon ngrohtesia
    [size]Ashtu kuptova se ne te vertet
    kisha arritur ne SHQIPERI
    nje vend me nje mije bukurira
    por i shkelur nga nje turme,e cila
    ushqen nje fare urrejtje kunder bukuris
    keshyu n.q.s ne SHQIPERI bukuria eshte e perbuzur dhe shkelmuar ska dyshim se fisnikeria nje nga
    virtytet e vjetra te kombit shqiptar
    eshte ende gjalle......
    FAIK KONICA[/size]

Tema të Ngjashme

  1. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  2. Unë dhe poezia
    Nga Kryeplaku në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 08-06-2005, 06:48
  3. Georg Trakli, Driteroi Dhe Poezia Si Mesianizem
    Nga shigjeta në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-08-2003, 02:41
  4. Struga, aty ku poezia jonë u ndie e vlerësuar
    Nga marinI në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-09-2002, 14:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •