Po shkruaj ketu dy poema te nje motre katolike te shekullit te 17 e cila ishte persekutuar nga vete udheheqesit katolike. Njera nga poemat e saj eshte shkruar ne kohen qe ajo ishte ne burg.
AI ESHTE KETU BRENDA
Te ftohta muret qe m'kane rrethuar,
ditet m'i mbyllin brenda;
por kush me mban keshtu shtrenguar
s'mban dot larg Zotin vetem.
Te shtrenjta mure te burgut per mua,
sepse eshte ketu Zoti qe dua.
E dika mire kush me ben te vuaj,
veshtire te jesh i vetem;
por nuk e dine se une bekuar
permes qelise se vjeter:
Ai vjen Brenda edhe sjell drite
dhe zemren mbush plot jete.
Kjo dashuria jote, Zot,
i kthen lotet ne kenge
te adhuron tere shpirti im,
s'mendon per kohe, as vend.
S'kerkoj me tjeter, ne t'mire a te keq
pervec vullnetit tend te shenjte.
Ja, ky eshte tere thesari im
prej nga me vjen gezimi;
shnderron trishtimin ne kenaqesi
dhe dhimbja eshte fitimi.
Kjo me mjafton, c'te doje te ngjase,
di se Ai eshte Gjithcka n'Gjithcka.
BURIM DASHURIE
Te dua Zot, po jo prej vetes,
se nuk kam c'te te jap,
te dua, Zot, po eshte e jotja
kjo dashuri qe kam.
Une jam asgje dhe gezohem te jem
humbur dhe bosh, ne Ty kam strehe.
Edhe pse vetem femijet e tu,
asnje ne krah nuk kane,
nga Ty rrjedh lumi i dashurise
ne Ty bekimin kane.
O burim jete, hir pa kufi,
je forca, qendra, na je Shtepi..
Krijoni Kontakt