Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Mosha
    45
    Postime
    731

    Question Mirush Kabashi

    Sokrati shqiptar, i rikthyer pas "syrgjynosjes"

    Zefina Hasani
    I rreckosur e i thinjur u shfaq nė sytė e fukarenjve, e njerėzve tė lėnė nė mėshirė tė fatit, e njerėzve qė janė tė pafuqishėm pėrballė abuzimeve qė bėjnė ata, tė plotfuqishmit. I hodhi hapat mbi skenėn e Butrintit shoqėruar me 70 vitet e jetės sė Sokratit dhe gjithė filozofinė e tij…pėr tė mėshiruar edhe njė herė gjithė ata qė janė nė pushtet, gjithė ata qė dridhen dhe kanė frikė nga ndryshimet ndėrsa tė tjerėt, qė janė tė pėrmbysur i ėndėrrojnė kėto ndryshime dhe pėrpiqen t'i arrijnė ato me ēdo mjet…pėr tė thirrur edhe njė herė me tė madhe dhembjen ndaj tė shkretit popull qė qėndron nė mes dhe paguan dėmet dhe haraēet, qė njėlloj heq e vuan edhe kur pushteti quhet diktaturė edhe kur quhet demokraci.
    * * *
    Mbushur me kėtė mllef, Mirush Kabashi rėnkonte, ulėrinte, nėnqeshte dhe tallej me degjenerimin e shoqėrisė, shkaktuar kjo nga poshtėrsia dhe mbrapshtėsia e udhėheqėsve. Mllefi nuk ishte mė shumė pėr kohėn e Sokratit sesa pėr kohėn nė tė cilėn dhe vetė Kabashi pėrjetoi. Thirrjet nuk ishin mė shumė pėr popullin e Athinės sesa pėr popullin e tij, njė pjesė tė tė cilit e kishte aty nė shkallėt e teatrit antik tė Butrintit (nė natėn e fundit tė festivalit ndėrkombėtar teatror "Butrinti 2000")
    Ndaj dhe 70 vitet e Sokratit, ndaj dhe gjithė folozofia e tij i kishin rėnduar shumė mbi supe aktorit, e kishin frikėsuar dhe e kishin raskapitur aq sa nė ēastet e fundit, fshehur pas mureve tė Butrintit, kėmbėt i ishin dridhur dhe duart po ashtu…a thua se e kishte pėr herė tė parė daljen nė njė skenė, interpretimin e "Apologjisė sė vėrtetė tė Sokratit". Ashtu tejet i emocionuar u shfaq nė skenė, gjithsesi. E pėrcolli mesazhin qė kish dashur tė jepte pėr popullin e tij, me ato pak ndryshime qė i kishte bėrė "Apologjisė…sė Sokratit". Nėn petkun e viktimės u helmua dhe vdiq (i dėnuar nga tė plotfuqishmit).
    E la pas botėn e hiēit pėr tė shkuar nė njė tjetėr botė tė hiēit.
    * * *
    Pas "vdekjes", Mirush Kabashi u shfaq sėrish nė skenė ndėrsa duartrokitjet nuk kishin tė sosur. Mori nė duar simbolin e festivalit dhe njė tufė tė madhe me lule. Kėtė tė fundit ia dhuroi Kadri Roshit. Tė pėrqafuar fort pas njėri-tjetrit, artistėt qėndruan gjatė nė skenė duke shkaktuar kėshtu duartokitje edhe mė tė mėdha, emocione edhe mė tė forta. Mirush Kabashi qante. Edhe sytė e Kadri Roshit ishin tė mbushur me lot ndėrsa ikte me hapa tė ngadaltė nga skena e Butrintit.
    Kjo ishte dhe finalja e edicionit tė tretė tė festivalit ndėrkombėtar tė teatrove "Butrinti 2000".
    * * *
    Vetėm pak kohė mė pas, Mirush Kabashi, i zhveshur tashmė nga "rreckat e arnuara" tė Sokratit, u ul nė tryezėn e konferencės pėr shtyp, pėrballė artistėve pjesėmarrės nė kėtė festival…dhe nisi tė rrėfehet pėr gjithė ēfarė kishte pėrjetuar nė atė natė jo vetėm si aktor por dhe si njė pėrfaqėsues nė kėtė festival tė Teatrit Kombėtar.

    Sokrati (shqiptar) nė katėr vitet e mohimit
    Mirush Kabashi e kishte marrė nė duar "Apologjinė e vėrtetė tė Sokratit" shkruar nga Kostas Varnalis, shumė vite mė parė. Sė pari, i tėrhequr nga filozofia qė vėrtitej nė atė vepėr. E mendonte nė ato kohė qė tė realizonte diēka skenike me atė filozofi por atėherė ishte thjesht njė dėshirė e rrėmbyer dhe kaq. Mė pas, ndėrsa kohėt trazoheshin, ndėrsa filozofia e Sokratit i pėrplasej syve orė e ēast udhėve tė Shqipėrisė, dėshira u bė fiksim nxitur nga njė inat qytetar…pėr t'i dhėnė njė shuplakė tė rėndė politikanėve qė po ēorodisnin kohėt. E nisi ndėrkaq punėn pėr tė bėrė njė shfaqje me "Apologjinė e vėrtetė tė Sokratit" jo me pretendimin artistik por me qėllimin e pėrcjelljes sė njė mesazhi tė fuqishėm nga goja e njė artisti tė thjeshtė. Fillimisht u mor me tekstin pėr tė futur brenda tij ca copėza tė jetės shqiptare (ato i dukeshin shumė tė ngjashme me ato qė Sokrati kishte pėrfolur me ironinė therėse dhe me akuzat e tij tė hapura). E pati gati veprėn (e pėrshtatur) atėherė kur dyert e Teatrit Kombėtar ishin mbyllur nga kriza qė po kalonte vendi. E megjithatė Kabashi nuk e la nė mes punėn me Sokratin. Mundohej ta ndėrtonte brenda vetes atė figurė sepse e dinte qė njė ditė Sokrati i tij do tė ngjitej nė skenė. Atėherė kur besoi se diēka kishte bėrė, nuk qėndroi mė i mbyllur nė kėtė dėshirė. Regjisorit Gėzim Kame ia besoi sė pari ndėr duar "Sokratin". Ishte nxitja e regjisorit ajo qė e bėri Kabashin tė merrej edhe mė seriozisht me dėshirėn e heshtur. Punuan sė bashku pėr tė realizuar monodramėn…me njė rrėfyes (Andon Qezarin) dhe me njė monitor ku do tė shfaqej njė vajzė e bukur e lozonjare (Inis Gjoni). Ndėrsa dyert e Teatrit Kombėtar vazhdonin tė ishin tė kyēura…nė njė ndėr studiot e tij Mirush Kabashi dhe Gėzim Kame ndėrtonin pak e nga pak "Apologjinė e vėrtetė tė Sokratit". Gjithė ēfarė mundėn tė bėnin, arritėn ta shfaqnin pėr spektatorin nė vitin 1997, vetėm pak ditė para zgjedhjeve tė qershorit. Dy herė u shfaq nė skenėn e Teatrit Kombėtar ajo apologji…njė herė pėr publikun e thjeshtė dhe ca ditė mė pas pėr politikanėt e ftuar enkas pėr tė parė e pėr tė dėgjuar akuzat e Sokratit, ironinė dhe talljen e tij ndaj "tė plotfuqishmėve". Pati dhe njė shans tė mirė jashtė asaj skene. Nė po atė vit u shfaq edhe nė festivalin e IX ndėrkombėtar tė teatrit eksperimental nė Kairo duke pėrfaqėsuar atje Teatrin Kombėtar shqiptar. Atje Mirush Kabashi fitoi dhe ēmimin "Aktori mė i mirė". Pas kėsaj monodramės sė Mirush Kabashit iu mbyllėn dyert. Politikanėt ishin trembur nga ajo "Apologji…e Sokratit" ndaj dhe ia mohuan tė drejtėn e rrėfimit Mirush Kabashit. E nuk u mjaftuan me kaq. E pushuan nga puna (nė ato kohė punonte nė Televizionin publik shqiptar). Dhe vetė Kabashi nėnqeshte me gjithė atė qė po ndodhte-"Gjithsesi e qetėsoja veten duke menduar se Sokratin e helmuan pėr gjithė ato qė tha ndėrsa mua vetėm mė pushuan nga puna dhe mė mbyllėn dyert",-thotė Kabashi duke e pėrmbledhur me kaq gjithė atė kohė qė ka kaluar tashmė. Nuk dėshiron tė flasė shumė pėr tė veēse nuk mundet tė lėrė pa thėnė-"E kam pėrjetuar shumė keq aq sa kur mė thanė se duhej tė prezantoja Teatrin Kombėtar nė festivalin e Butrintit, pikėrisht me "Apologjinė e vėrtetė tė Sokratit" mė dukej se nuk do mundesha kurrė. Ishin plot katėr vjet qė isha shkėputur prej tij dhe nuk isha i sigurtė nėse do arrija ta shfaqja nė skenė ashtu si herėn e parė"-Kjo frikė e shoqėroi pėrgjatė gjithė ditėve tė festivalit. Punonte vazhdimisht me tekstin, sa herė qė mbetej vetėm me veten e tij. Nė ēdo natė qė hidhte kėmbėt nė Butrint (pėr tė ndjekur trupat e tjerė) ndiente se si emocioni e hante pak e nga pak nga brenda, ndėrsa ditėt iknin e ndėrsa radha po i vinte "Sokratit". E kur ajo ditė erdhi, Mirush Kabashi i la tė gjitha, edhe pushimin edhe takimin me miqtė e tjerė edhe plazhin nė orėt e mesditės. Qėndonte vetėm me "Sokratin" duke shfrytėzuar gjithė orėt e ditės pėr tė bėrė provat nė skenėn e Butrintit. E nė fund, kur "Apologjia…" ishte rrėfyer, kur festivali kishte mbaruar, i ulur nė tryezėn e konferencės pėr shtyp u shpreh se edhe pas katėr vjetėsh, fuqia e Sokratit kishte mbetur e pa prekur brenda tij. Emocioni qė ai i ngjall nuk ishte cėnuar. Kjo dukej qartė, nė sytė qė kishin mbetur tė pėrlotur edhe pas shfaqjes.
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  2. #2

    Mirush Kabashi

    Me vika shume mire qe Mirushi me "Apologjinė e vėrtetė tė Sokratit" ka fituar cmimin e festivalit te Butrintit. Pjesa eshte vertet e bukur dhe shume aktuale per situaten e shqiperis ne keto kohera por Mirushi ka arritur nje me interpretim te shkelqyer ta bej edhe me emocionale. Jemi vend I vogel por kemi vertet aktor te denj per tu matur me boten
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Mosha
    45
    Postime
    731
    Mirush Kabashi eshte nje talent ai ka marre shume cmime te tjera me intepretimin e sokratit ,e ben taman si te jete i gjalle eshte ajo loja e aktorit .........
    Eshte vertete nje figure madheshtore ne KInematografine shqiptare.......
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  4. #4
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Mosha
    45
    Postime
    731
    Sokrati shqiptar qe krenohemi te gjithe eshte Mirush Kabashi.....
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  5. #5
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,579

    Kabashi: Ah moj demokraci

    Demokracia. Fillimi i viteve ‘90-tė, kur torturat diktatoriale po merrnin zbehjet e para. Ishte sistemi qė simbolizonte shpresėn pėr tė parė dritėn e njė jete tė lirė, pa censura e hekura tė ndryshkura qelish. Trazirat e shoqėruan atė periudhė, e megjithatė kjo nuk do t’i pengonte dėshirat e shfrenuara tė artistėve pėr tė celebruar kėtė ardhje tė re, nė mesin e shoqėrisė sė pėrvuajtur ndėr vite. Shumė zhurmė e tronditje, por aktori i mirėnjohur, Mirush Kabashi, nė atė kohė kujton koncertin e parė poetik pėr ardhjen e demokracisė, ēlirimin e njerėzisė.

    “Pėr demokracinė” ishte koncerti i parė recital poetik, qė Kabashi ka realizuar nė fillim tė viteve 1991. Ndėrkohė qė nė projektet e tij aktuale, pritet tė zhvillohet njė tjetėr koncert i tillė, por me ndryshim kėsaj here, duke analizuar pasojat qė dha demokracia nė kėto vite tė shkuara. “Ah, moj demokraci” ka vendosur aktori qė ta titullojė, duke e shoqėruar atė mė sė shumti me ngjyrat e aktualitetit, arritjet apo dėshtimet.


    Koncerti

    Aktori i njohur i skenės sė teatrit dhe kinematografisė, Mirush Kabashi, pritet tė realizojė njė koncert recital poetik mbi demokracinė. “Ah, moj demokraci” ka vendosur ta titullojė kėsaj here Kabashi evenimentin, pas shumė kohėsh e ndryshimesh nė shoqėrinė shqiptare. Pėr kėtė, ai ka pėrvetėsuar disa poezi, mes tyre shqiptare dhe tė huaja pėr tė pėrshkuar pėrshtypjet e masės pėrballė parimeve demokratike. “Artistėt edhe pse mund tė mos pėrbėjnė shumicėn e njerėzisė, mendimet e tyre janė shumė mė tė sakta. Kanė gjykime shumė mė progresive e mė tė pjekura. Nė kėtė pikėpamje edhe unė bėj pjesė nė kategorinė e kėtyre njerėzve, tė cilėt gjykojnė se demokracia pa dyshim ėshtė sistemi mė i miri nė shoqėri nė nivel universal”, - shprehet aktori Mirush Kabashi, duke shtuar se njė pjesė e poezive tė pėrzgjedhura janė tė recituara dhe mė parė nėpėrmjet ekranit.

    Roli i artit pėr Kabashin ka njė impakt shumė tė rėndėsishėm nė rrethin shoqėror. Sipas tij, arti nuk ėshtė politikė, por tė dyja kanė njė lidhje tė ngushtė me njėra-tjetrėn. “Nė kėtė pikėpamje, nėpėrmjet artit shprehen shqetėsimet njerėzore, pra tė asaj pjese tė shėndoshė tė shoqėrisė. Arti sa mė i qartė tė jetė, aq mė mirė do tė ndikojė tek politika, ėshtė njė lloj diagnostikimi shumė mė i saktė se vetė arti. Artistėt nga ana tjetėr janė shumė afėr tė vėrtetės dhe shumė mė larg subjektivizmit. Nė tė gjitha shoqėritė, arti ka shėrbyer si njė nxitės shumė i mirė pėr ta ēuar atė drejt progresit. Unė pėrpiqem tė jem shumė i ndjeshėm ndaj kėsaj pjese tė shoqėrisė, por asnjė plagė nuk mund tė shėrohet nėse nuk do tė diagnostikohet”, - ka shpjeguar Kabashi.



    Nė vitet ‘90

    Pasi ka marrė vendimin pėr tė realizuar evenimentin e quajtur “Ah, moj demokraci”, Mirushi kujton ditėt e ftohta tė janarit tė ‘91-shit, teksa pėrgatitej pėr tė dhėnė para qytetarėve tė Durrėsit koncertin e parė recital tė kėtij lloji nė Shqipėri. “Ishte janari i kėtij viti, njė periudhė me tė vėrtetė historike, pasi po lokalizohej edhe ndėrrimi i sistemit. Unė kisha mėsuar disa poezi, tė cilat njė pjesė prej tyre nuk kisha shpresė se do tė shikonin dritėn e teatrit, skenės, apo ekranit. Sheshi i Durrėsit ishte shndėrruar nė njė arenė pėrleshjesh midis policisė dhe masės sė njerėzve, tė cilėt donin tė kalonin kufirin dhe tė shikonin botėn e lirė. Ndėrkohė qė unė dhashė koncertin recital mbi demokracinė”, - kujton Kabashi, duke thėnė se ky koncert nė Durrės, pra nė skenėn e teatrit “Aleksandėr Moisiu” ėshtė dhėnė deri nė pesė herė, ndėrsa nė Tiranė ka ardhur vetėm pas tri muajsh me anė tė mbėshtetjes sė kompozitorit dhe mikut tė ngushtė tė Mirushit, Haik Zaharjani. Pikėrisht nė Tiranė nė sallėn e Lidhjes sė Shkrimtarėve, mbi njė orė vetėm me poezi pėr demokracinė. “Poezinė e dua shumė, e ēmoj jashtėzakonisht shumė krijuesin e kėsaj gjinie, sepse poetėt janė njerėz idealistė qė pėrmbledhin nė vetvete pastėrtinė shpirtėrore, dėshirat qė ata synojnė pėr t’i realizuar. Nė tė njėjtėn kohė kanė edhe forcėn e mendimit tė kondensuar, ndėrsa shprehjet e mendimet e tyre krijojnė njė kėnaqėsi estetike, shpirtėrore e intelektuale tek ne”, - ka theksuar mė tej aktori. Ai shton se nė atė kohė ai kishte pėrzgjedhur vetėm poezi qė pėrmbanin idealet e demokracisė, progresit dhe lirisė. Nė koncert janė recituar kryesisht poezi tė Bardhyl Londos, poezi tė Dritėro Agollit, Fan Nolit, e shumė autorė tė huaj. Pėr herė tė parė nė kėtė koncert u pėrfshinė edhe poezi tė Fishtės, sipas Kabashit.


    01/09/2009
    Gazeta Standard
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Fėmijėria ime nė Shkodėr… me babanė nė burg

    Gazeta - Balkanewb - Mirush Kabashi, aktori i mirėnjohur i teatrit dhe kinemasė, ėshtė me origjinė nga Gjakova, i lindur nė Shkodėr, ku edhe ka kaluar vitet e fėmijėrisė deri kur u bė gjashtė vjeē. Ėshtė bėrė shkas monodrama e tij e re, e shfaqur kėtė fundjave nė Shkodėr, qė Kabashi tė rrėfejė rrėnjėt e tij dhe histori krejt tė panjohura nga fėmijėria e tij e hershme.

    Ajo ē'ka pėrjetuar mbrėmjen e sė shtunės nė skenėn e Teatrit "Migjeni" ndėrsa interpretonte monodramėn "Zoti Ibrahim dhe Lulet e Kuranit", ka qenė pėr tė njė emocion tepėr i veēantė. E kjo pėr faktin se artisti i madh i skenės kėtė radhė ka qenė pėrpara spektatorit shkodran, nė qytetin e tij tė lindjes. Njė fakt, qė ndoshta jo shumė vetė e dinė, pasi aktori me origjinė nga Gjakova, qė ėshtė rritur nė Durrės dhe jetėn artistike e ka shtrirė suksesshėm edhe nė Tiranė, vendlindjen e ka pikėrisht nė kėtė qytet. Rrėfimin e tij pėr kėto vite dhe nostalgjinė pėr kėtė qytet ia ka rrėfyer gazetarit tė Agjencisė Telegrafike Shqiptare nė Shkodėr Gac Marku, menjėherė pas shfaqjes. "Nė njė periudhė shumė tė vėshtirė tė sajėn, familja ime pati fatin me qenė nė Shkodėr, sepse im atė, Musaja, edhe pse gjakovar, qė kishte mbaruar shkollėn e Fulcit nė Tiranė, e caktojnė si drejtor teknik nė centralin e Shkodrės, por mė pas, si tė gjithė ish-nxėnėsit e Fulcit pati fatin e keq qė ta arrestojnė". Kujtimet rreth Shkodrės, siē thotė Mirush Kabashi, janė tė vyera pėr tė. Ajo qė i ka lėnė mbresa tė veēanta nga ky qytet dhe populli shkodran, pėr Mirushin ėshtė ana njerėzore e kėtij qyteti tė lashtė, mikpritja dhe dashamirėsia e madhe qė ata tregonin pėr familjen e tij. "E kam pėrjetuar vetė, por shumė herė na e kujton edhe nėna jonė atė periudhė qė kemi qenė nė Shkodėr", - thotė Mirushi, duke u ndalur nė njė rast me tė vėrtetė shumė interesant, kur mes atyre qė i kanė dhėnė njė ndihmesė shumė tė madhe ka qenė edhe njė grua hebreje qė jetonte asokohe nė Shkodėr. "Quhej Stela Ardit, njė hebreje qė jetonte aty pranė nesh, e cila kalonte murin rrethues pranė shtėpisė sonė pėr t'i dhėnės nėnės sime latat e ushqimit tė familjes sė saj, pėr tė na ushqyer ne, pasi im atė ishte futur nė burg dhe gjendja jonė ishte shumė e vėshtirė. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pėr t'u theksuar, qė njė grua herreje, e cila asokohe jetonte nė Shkodėr dhe ishte komshije ngjitur me ne, duke parė gjendjen tonė i ėshtė gjetur shumė afėr nėnės sonė, por nė tė njėjtėn kohė, duke mos lėnė mėnjanė edhe ndihmėn dhe mbėshtetjen e shkodranėve tė tjerė, sidomos tė lagjes ku jetonim aty pranė centralit ku mė parė punonte babai", - kujton Mirushi. Sipas tij, ishte fat qė familja e tij u ndodh nė ato vite tė vėshtira nė Shkodėr, qė ta kapėrcejė sa mė lehtėsisht kėtė periudhė dhe kjo falė shpirtit tė gjerė, njerėzor dhe dashamirės tė popullit tė Shkodrės, falė edhe edukatės fetare pa dallim nė asnjė krah, gjė qė ishte njė avantazh i madh pėr ta qė ta kalonin atė moment tė vėshtirė. E me kėtė rast, Mirush Kabashi nuk mund tė mos bėjė njė falenderim. "Ne familjarisht do t'i mbetemi borxhli Shkodrės pėr atė mbėshtetje tė madhe qė na ka dhėnė". Mė pas, duke kujtuar gjashtė vitet qė ka jetuar nė Shkodėr, aktori thotė se i kanė dhėnė mundėsinė pėr tė ruajtur pak a shumė atė shkodranishten e marrė qė nė fėmijėri nė kėtė qytet, gjė qė shpeshherė e pėrdor edhe nė jetėn e pėrditshme. Ndėrkohė, duke folur diēka mė shumė pėr familjen Kabashi, Mirushi i kujton plot nostalgji dhe emocion vitet qė ai, si djali i tretė i familjes gjakovare, sė bashku me dy vėllezėrit e tjerė, Salinė dhe Kujtimin, ndėrkohė qė vėllai i katėrt sipas radhės, Gėzimi do tė lindte mė pas nė Durrės, aty ku edhe sot jeton familja Kabashi, duke thėnė se vėllai i parė, Sali, mban emrin e gjyshit, pėr tė cilin thotė se ėshtė vrarė nga serbėt. Ndėrkohė, emri i tij, Mirush, ka njė tjetėr histori. Ai thotė se mban emrin e gjyshes. "Tė gjithė ishin pėrgatitur pėr vajzė, qė nė fakt e dėshironin shumė prindėrit, pasi mė pėrpara ishin edhe dy vėllezėrit e tjerė, por duke qenė se "dola djalė", baba, duke dashur ta kujtonte nėnėn e tij, nga Mirushe qė e kishte gjyshja, mė vunė emri Mirush dhe ndoshta jam ndėr meshkujt e parė qė kam marrė emėr femre", - thotė Mirushi, tashmė 60 vjeē e me njė karrierė tė gjatė artistike me mbi 100 role nė teatėr, mbi 20 nė kinematografi, si dhe nė shumė e shumė interpretime tė llojeve tė ndryshme nė shfaqje, koncerte apo edhe emisione televizive e radiofonike.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Goth_KiroL
    Anėtarėsuar
    21-08-2008
    Vendndodhja
    Kosove, Prishtine
    Postime
    16
    Mirush Kabashi eshte nder artistet e mi favorite, eshte i pazevendesueshem.

    Nje gjakovar e bir gjakovari qe e ka per krenari origjinen e tij, respekt e perulesi per zoteriun Kabashi.

    Ju ftoj te shikoni kete video, te regjistruar ne Gjakove, ne nje koncert per nder te Qamilit te Vogel, nje pjese e vogel dhe e ndjeshme emocionalisht e mrekullise Mirushkabashiane.


  8. #8
    jam fans ne fb
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    11,326

    Pėr: Mirush Kabashi



    Pėrballė - Mirush Kabashi

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    11,326

    Pėr: Mirush Kabashi



    Mirush Kabashi - Nė mundsh

Tema tė Ngjashme

  1. Roli i muezinit e kthen aktorin shqiptar Mirush Kabashi tek Islami
    Nga EverlastinG nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-01-2010, 14:57
  2. Familja Kabashi i kthehet fesė katolike
    Nga francisko nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 11:13
  3. Mirush Kabashi trondit Athinėn
    Nga RaPSouL nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 04:07
  4. Intervistė me aktorin e mirėnjohur Mirush Kabashi
    Nga Albo nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-09-2006, 13:31
  5. Mirush Kabashi
    Nga Dita nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-07-2003, 12:19

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •