Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7

Tema: Krijime # 3

  1. #1
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450

    Talking Krijime # 3

    Unė dhe vdekja



    Kur nė kopshtin e zemrės time
    u dukėn lulet e para tė dashurise
    gjer nė kėtė ēast veē fllad kishin fryrė aty
    dhe erės sė lehtė qė gjethet nanuris.

    Dhe u shtuan shumė lulėkuqet
    (dashurova kaq shumė bėra i verbėr)
    Por shpejt nė kopshtin e zemrės u thyen pemėt e para
    Nga stuhia e parė e jetės
    Vajza mė kish tradhėtuar !


    M'u thyen ėndrat sic thyet njė gote kristali me verė
    qė ceket shumė fortė me gotėn tjetėr pėr urim.
    I thyer, i mundur atėherė vdekjen e thirra
    tė vinte e tė mė merrte se jeta s' kish kuptim.

    Vdekja mė ēon fjalē: "nuk vi"
    se unė nuk besoj kur mė thėrrasin ,
    e aq mė tepėr tė mundurit e dashurisė sė parė
    kur dashurinė e dytė nė jetė hasin.

    E vėrtetė, nga farat e lulėkuqeve tė para tė thara
    nė pranverėn e dytė mbinė mė shumė lule dashurie,
    I ktheva krahėt vdekjes
    e pėrbuza
    Ē budalla paskish qėnė qė vetė e kėrkova.

    Dhe eci jeta ime
    mė vdiq babai.
    Njeriu qė kam dashur mė shumė kur kam qėnė beqar.
    Sėrish stuhia e jetės mė rrėzoi pemė tė tjera
    dhe vdekjen kerkova si nė rastin e parė.

    Sėrish nuk erdhi, por mė dėrgoi fjalė
    "Nuk vi ! Se ti je i mėrzitur dhe flet pa menduar !"
    Shumė shpejtė mė kaloi dhe kjo lajthitje .
    Veten e pėrmblodha
    nė jetė u hodha me besim.


    Tani kam femijė tė vegjėl si zogjtė.
    E dua jetėn mė shumė se kurrė, me pahir
    T ' ju ndrėq foletė, tė mos i prekė skifteri
    fluturimin nė fortuna t' u mėsoj sa mė mirė.

    Por vdekja mė ēon fjalė : "do vi tė marr
    kur tė shoh qė jė i gėzuar,
    se unė vi pikėrisht kur s' mė duan
    dhe mundėsisht tė mė kenė harruar !"

    Tashmė kam harruar ē' kam dashur nė rini
    Tek varri i babait vizitat i kam rralluar,
    Por:
    ankohem si gjithmonė pėr jetėn e keqe
    qoftė dhe nė gėzime
    pa u shprehur i gėzuar.



    Pasqyra



    Pasqyra ėshtė si ai njeriu i drejtė
    Qė tė pėrplas nė sy tė vėrtetėn
    Pa zbukurime
    Pa tė bėrė qejfin

    Atėherė pse themi qė ka pasqyra tė mira e tė kėqija
    Dhe nuk themi qė ka pamje tė bukura dhe tė shėmtuara.



    Vizitė nė spitalin e tė ēmėndurve


    Spitali i tė ēmėndurve
    mes njė kopshti me lule
    Rrethuar me parmakė artistikė hekuri
    nė kėnd tė qytetit .


    Brėnda kėsaj ndėrtese me xhama me tela
    Ēmėnduria ėshtė e lirė .


    Klon special
    me xhama me rrjetė dhe parmakė hekuri
    dhe tokė neutrale: kopėsht me lule !


    Ndrydhet ēmėduria nė pilėn uranike tė shoqėrisė
    mes pllakave tė grafitit tė zgjuarsisė
    qė tė mos shpėrthejė shkatarrueshėm ,
    por tė harxhohet
    ngadalė-ngadalė deri sa tė shuhet .


    Brėnda hapėsirės sė spitalit
    bashkėjeton ēmėnduria dhe mėnēuria
    doktori
    dhe pacienti
    rregulluar me kodet e posaēme tė frikės
    i mėnēuri: me dhunėn e gjilpėrės
    i ēmėnduri: me tmerrin e dhimbjes.


    Herė-herė i mėnēuri bėhet mė i ēmėndur se i ēmėnduri.
    Herė-herė i ēmėnduri bėhet mė i mėnēur sė i mėnēuri.


    I mėnēuri ka tė drejtė
    I ēmėnduri jo !


    I mėnēuri pasi mbaron detyrėn nė spital
    kalon klonin dhe del nė qytet
    ku bėhet
    mė i mėnēur
    se tė mėnēurit.
    Dhe kur sėrish nė spital kthehet
    bėhet mė budalla
    se budallenjtė.


    Fytyra tė deformuara tė ēmėndurish
    si fragmente fytyrash kafshėsh nga xhunglat dhe politika
    i gjen lirshėm nė hapėsirėn e spitalit
    megjithė izolimin xhamor, lulor dhe parmakor.


    Kėtu ka presidentė pa brekė
    apo kryeministra me qyrra nė hundė
    qė hypin nė fuqi nė ēast
    dhe rrėzohen nga posti sapo pastruesja i godet nė kėmbė me fshesė
    dhe i kėrcėnon me dhimbjen e gjėlpėrės.


    Spitali i tė ēmėndurve nė kėnd tė qytetit si vrimat e zeza tė unevėrsitetit pjesėn e keqe tė materjes trunore njerėzore anihilon .





    Skeleti dhe mishi




    Skeleti ndėrtuar me tulla eshtrash tė formave dhe dimensioneve
    tė ndryshme.
    i mbuluar me llacin e mishit
    dhe zbukurimet e fasadave: frizurė flokėsh,vathė e medalion floriri,
    lyerje sysh, heqje vetullash, kostume ngjyra-ngjyra, portofole,
    Herė-herė operacione pėr tė fshehur rrudhat,grabitje e dhunshme
    qė pleqėria dinake do t'i vjedhė rinisė naive.

    Pleqėri e paskrupullt qė kėrkon
    ashtu sic riparohet njė veturė e vjetėr me pjesė kėmbimi tė reja
    por jo nga magazina,
    por duke shkatėrruar veturat e reja,
    merr ajo sy, veshka e pjesė tė tjera mishi
    vjedh ajo copėza rinije.

    Dhe kėshtu njė plak budalla shikon me sy djaloshi
    por truri i vjetėr s 'ja zbėrthen dot pamjet rinore qė sheh ,
    ai bėhet mė budalla
    por ama i shpėtoi verbimit dhe e shkruan vetė testamentin
    se kujt do ti japė pasurinė
    duke i lėnė me gisht nė gojė ata qė donin ti merrnin pasurinė.

    Kėshtu dinakėria pleqėrore jetoi mė gjatė
    ndėrsa naiviteti rinor u pre nė mes .
    Skeletet janė tė njėjtė,megjithse disa tė rinj e disa tė vjetėr,
    janė indiferentė
    por kėto hile i bėn mishi
    ndihmuar nga zbukurimet mashtruese prej ari tė fasadės.



    Porta



    Ku ka hapėsira egzistojnė edhe porta
    Porta i jep kuptim hapėsirėsa njė zot aty
    Njė dikė qė me pasjen e ēelėsave tė vegjėl reflekton pushtetin e madh.
    Porta me veprimin e saj s'ka asnjė filozofi, vec tė HAPET dhe MBYLLET
    Por pikėrisht kėsaj alternative i sulen filozofėt ,partitė,liderat
    ti japin kuptime tė ndryshme:
    Dikush e vlerėson hapjen:filozofi tė mirėseardhjes ,
    kėrcitja e menteshave shtohet me zhurmėn e pėrplasjes sė saj nė
    fytyrėn e dikujt
    dhe me sharjet qe turpėrojnė gjininė njerėzore.
    Porta indiferente i ėshtė bindur vetėm ĒELĖSIT,
    por DORA qė pėrdor ēelėsin s'ka qėnė indiferente .
    ka shkuar celėsi dorė mė dorė
    dhe pushteti i DORĖS
    ka komanduar alternativat e portės
    HAPUR
    MBYLLUR
    Herė-herė e kanė dashur portėn, herė e kanė sharė
    herė e kanė pėrforcuar me lloz, herė e kanė goditur me grushta
    dhe herė e kanė lėnė nėn regjimin diktatorial tė erėrave tė egra ,
    Por ajo po PORTĖ ka ngelur
    megjithėse zoti i saj ĒELĖSI
    ka bredhur edhe nė zota tė tjera .



    byeeeeee ju duaaaaaaa


    :a :a :a

  2. #2
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100
    Goce, po na luan fiqiri nga keto poezite e tua..
    Upss,...ika, erdhi bossi....

  3. #3
    Shume te bukura , hallall
    !!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e TightJeansGrl
    Anėtarėsuar
    25-01-2003
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    7
    ejjj Prototype!

    gjithmone kam dashur te has nje pershkrim me fjale ( sado modest ) te cmendurise, them modest sepse kam pershtypjen qe do ishte nje cmenduri me vete te besoje se me te vertete e ke mberthyer dhe shprehur me fjale thelbin e cmendurise njerezore, megjithate me te vertete me pelqeu shume versioni yt.

    TJG
    Today, aid your soul growth by transforming your thinking to embrace a deeper awareness of your evolutionary purpose. . .

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    I mungojne forumit te letersise kjo lloji poezie, qe eshte mirfilli poezi dhe mjaft e bukur.

    Jo cdo gje qe hedhim ne forumin e letersise, eshte letrare, dhe sidomos poetike.
    ...
    Te falenderoj per kete postim te ciklit tend ketu. Dhe e bej sinqerisht falenderimin me gjithe pergezimet. Jane bere kaq te rralla poezite ketu, sa....nuk rrija dot pa ti thene keto qe ti thashe.


    ....pershendetje....
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    hey, ti je patriote me nitin dhe bledin....(?)!!!
    Edhe ne poezi...ashtu me dukeni. Epo nje poet ne shekull te beje nje qytet, ia lan borxhit letersise shqipe, e jo me tre, dhe une e marra ankohem ....
    ....
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #7
    flm juve
    se dija qe i kisha patriote , me behet qefi ama
    keto poezite me lart i ka shkruar im ate por nuk ka qef te prononcohet keshtu qe i vura une ketu per ate
    !!!

Tema tė Ngjashme

  1. Krijime kushtuar ndjenjės fisnike tė dashurisė
    Nga fjollita nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-09-2006, 10:42
  2. Krijime tė ndaluara
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 05-09-2005, 12:19
  3. Krijime nga *Llemadeo Dukagjini*
    Nga ALBA nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 24-10-2004, 01:56
  4. Mbledhėsi i Folklorit: Nė '96 regjistrova 38 krijime
    Nga Beqari002 nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-07-2003, 12:16
  5. Cilat krijime shqiptare ju kane pelqyer me shume? Lista!
    Nga Benni nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 06:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •