Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 56
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Masnej te hapet nje qe thot , mIRC Script Editor.


    Dhe Kliko aty dhe shihe , ne Foto si eshte ku shkruan VIEW.. dhe shihe a e ke at te ngjashme sikur me FOTO , Sikur ne rendin e 5- .

    KLIKO ATY Ku eshte vetem ( PIK ) .
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Mbase te Klikoni aty View , dhe te dhe klikoni sikur ne Foto me lart aty ku eshte me ngjyr TE MAVIT..

    Shkoni sikur po e shiheni ne foto me posht..
    FILE , Dhe UNLOAD

    Mbasi ta beni FILE - UNLOAD , dhe beja OK..
    Dhe /remote off , dhe Virusi juaj eshte heq ,
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Dhe per FUND /run C:\Program Files\mIRC

    Dhe per fund qe doni ta heqeni per gjith mon , dhe mos te marr me keso viruse.. shkoni keshtu..

    Ne Script apo shkruani ne kanal apo beni kete komande

    /run C:\Program Files\mIRC

    Dhe heqene nje File qe e keni ne posht ne FOTO..
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Pėr ata qe nuk dojn te ken kete Virus..

    Edhe nje tjeter per ju qe nuk keni virus..

    Nese ju futet ne Privat , ndoj njer isikur ne FOTO me posht.. me at TEXT..
    Mos merreni me be as gje Copy Dhe me be pase sepse merr Virus , dhe po u kapet nxjereni Nga Kanali..

    Shihe Foton me Posht.. Nese ju de lky text LAJMROI NDOJ OPERATORIT /@/ DHE NE MERREMI ME TE..
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  5. #25
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anėtarėsuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,679

    Komanda me e thjeshte e e detajuar per te hequr virusin ne fjale

    Meqe tema qe une kam postuar me pare qeka fshire po bej tani postimin e plote te temes pe gjithe pergjigjen e keti problemi ne menyre me te shpejte

    nese konstatoni qe keni nje virus si ai qe u permend me lart i cili eshte nje file qe krijohet ne menyre ( . ) pra me emer ' ' edhe me prapashtese ' ' edhe duke paur parasysh se vendibosh ' ' eshte nje parameter qe meret nga komandat e mirc e nuk mund te perdoret shqeto atehere mirc na ka vene ne ndihme njady identifyers(identifikuese) shume te domosdoshem $+(...) qe bashkon shme karaktere, identifikues, varjabla ne nje shprehje te vetme $chr(???) qe na jep cdo buton apo karakter te kodit ASCII standart qe perdoret ne kompjutera ku cdo karakter ka nje kod te caktuar ne lehtesish perdorim varjablin e bashkuar per te percaktuar kete file qe do te jete $+(,$chr(160),.,$chr(160),) ku do na jape nje varjabel te bashkuar " . " duket dit qe 160 eshte kodi per space vend bosh atehere kemi emrin e file qe permban virus
    duke perdorur komanden /unload -rs qe ben te mundur shkarkimin e file nga sistemi i mirc edhe komanden /remove qe eshte nje komande DOS 'del' per te fshire file atehere bejme kete komande

    //!unload -rs $+(,$chr(160),.,$chr(160),) | !remove $+(,$chr(160),.,$chr(160) | !timers off | !ignore -r | !echo -a Sistemi u pastrua

    me kete komande ne bejme te mundur heqjen e ketu virusi duke e dit qe ky script nuk e cakton file as hiden as read only nuk kemi pse te perdorim komanden e dos ATTRIB edhe duke e ditur qe ky script nuk e ban save veten ne ndonje drejtori te vecante nese keto ndodhin atehere ju duhet te merni ndihme reciproke nga operaotret e keti server qe jane mese te gatshem tju ndihmojne. Ne fund sic e shifni kam perdorur /timers off per te caktivizuar te gjitha timers te krijuara nga ky script duke menjanuar hyrjen ne kanalin #sexeb qe ben ky script edhe komanden ignore per te heq gjithe nick qe jane vendosur ne listen ignore tuajen tani sistemi eshte siq ka qene me perpara

    Ardi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ardi_Pg_ID : 19-12-2004 mė 09:20 Arsyeja: Shpjegime te metejshme
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e LeNNoN
    Anėtarėsuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Bucharest
    Postime
    359
    Un per virus ne mIRC keto komanda di : /remote off qe esht e para dhe nqs nuk ben me kte
    copy/paste me poshte dhe hiqet virusi :

    //write T.bat Attrib -r $mircini | Run T.bat | Remove T.bat | Var %l = God.dll;script.ini;server.ini;mlrc.ini;m1rc.ini;ur l.ini;nospam;Ä;control.ini;fyle.ini;virus.dll;viru s.dll;scripts.ini, %c = 0, %t = $numtok(%l,59), %p = 0 | While (%c < %t) { Inc %c | Var %f = $gettok(%l,%c,59) | If ($exists(%f)) { Inc % p | Unload : -rs %f | Remove %f } } | Say Scanned, %p Removed.
    You don't lead by hitting people over the head-that's assault, not leadership.

  7. #27

    Tutorial me foto: Si te perdorim apletin Java Jirc JPilot dhe CR

    Si mund te futeni ne chatin shqiptar duke perdorur Java JPilot Jirc Applet

    Per te gjithe ata usera qe frekuentojne chatin shqiptar dhe qe ne pamundesi te mIRC perdorin appletet java qe ofrohen nga website te ndryshem me poshte ka nje miniturotial te shoqeruar me screenshots qe do ja u thjeshtojne menyren e te kuptuarit dhe te perdorimit. Aktualisht jane 12 website ose link te ndryshem qe ju adresojne ne chatin shqiptar me server irc.albasoul.com, ose irc.shqiperia.org. Po ju jap nje pasqyre te tyre dhe mund ti perdorni sipas mundesive apo preferencave.

    1- Shpirti i Shqiptarit -http://www.albasoul.com

    2- Forumi Shqiptar -http://www.forumishqiptar.com

    3- Muzika Shqiptare - http://www.muzika.albasoul.com

    4- Faqja Dardania -http://www.Dardania.de

    5- Malesia Chat - http://www.Malesia.org

    6- Albanian.com - http://www.albanian.com

    7- Portali Shqiptar - http://www.PortaliShqiptar.com

    8- Albmirc.net - http://www.Albmirc.net

    9- Tirana Vision - http://www.TiranaVision.com

    10-Planeti Shqiptar - http://www.PlanetiShqiptar.net

    11-Yahoo Albania - http://www.yahoo-al.com

    12-Qyteti i Kavajes- http://www.kavaja.net

    Pra sic e shikoni ka nje numer te konsiderueshem mundesish prej nga ju mund te futeni ne chatin shqiptar. Ne disa prej ketyre faqeve do ju kerkohet te rregjistroni nje emer te caktuar dhe nje fjalekalim. Mos harroni ta beni sepse perpos frekuentimit te chatit ne faqet e mesiperme do te gjeni informacion te bollshem nga jeta e shqiptareve ne emigracion dhe vete aktualiteti ne shqiperi. Duke u rregjistruar, kjo ju mundeson te hyni ne cdo faqe qe do jeni te interesuar. Psh Forumi shqiptar, apo albasoul etj jane faqje me nje informacion shume te bollshem dhe keni mundesira te medha komunikimi dhe njohje me njeri-tjetrin. Si shembull per hyrjen ne chat une do ja u jap nga faqja e http://www.ForumiShqiptar.com. Ne momentin qe hyni ne forum ju shfaqet nje faqe me disa informacione qe mund ti lexoni por qe te keni me shume akses ne forum duhet te rregjistroni nje emer dhe nje fjalekalim dhe me pas ta vendosni ate ne vendin e treguar nga kursori i mouse. (Foto 1) Mbasi keni hyre ne brendesi te forumit, mund te filloni te hyni ne chat. Ndiqni me vemendje fillimin e faqes ku ka nje numer te caktuar fjalesh te futura ne disa katrore me ngjyre te kuqe ku perfshihen disa nga mundesite qe ju krijon forumi si dhe cfare mund te beni ne kete forum.
    Nder te tjera aty keni edhe chatin (foto 2). Mbasi te keni klikuar aty do ju shfaqet nje dritare (foto 3) ku nese jeni te rregjistruar ne forum si emer qe do te perdorni ne chat automatikisht ju shenohet ai qe jeni te rregjistruar ne forum por qe natyrisht sipas preferencave ju mund ta ndryshoni. Pra ku thote pseudonimi ju do te shkruani emrin qe deshironi te perdorni dhe ku thote fjalekalimi do te shkruani fjalekalimin qe keni zgjedhur per kete emer. Po te shikoni me vemendje mbas emrit qe do te perdorni, fjalekalimit dhe dhomes ku appleti java do ju drejtoje automatikisht pra #shqiperia, keni nje katror perseri me #shqiperia por po teklikoni anash ti (foto 4) do te gjeni edhe disa dhoma te tjera ne chatin shqiptar qe mund ti provoni. Mbasi keni mbaruar pune dhe keni zgjedhur se ku desheroni te hyni mund te klikoni tek komanda hyni ne dhome (foto 5). Gjate kohes qe prisni per tu futur do te shikoni ne dritaren e chatit lidhjen tuaj me serverin. (foto 6). Mbas disa castesh ju do te hyni ne chat dhe pamja qe do ju paraqitet do jete e tille (foto 7). Mund te filloni te chatoni duke shkruajtur ne hapesiren boshe qe keni ne fund te dritares sic tregohet ne foton 8. Nese deshironi qe te komunikoni me dike privatish mjafton te zgjidhni emrin e personit ne anen e djathte te dritares dhe te klikoni dy here aty. Mbasi e keni bere kete do ju dali nje tjeter dritare me e vogel qe eshte e pavarur nga dritarja kryesore e chatit. (foto 9 ). Ne varesi te deshirave tuaja kete dritare mund ta zmadhoni apo mbajtur ne madhesine aktuale ne menyre qe te mos humbisni kontrollin edhe nga chati kryesor. Nese deshironi te keni ndonje informacion per ndonje user te caktuar aty ku shkruani ne dritaren kryesore mund te beni kete komande /whois nick (foto 10 ) dhe mbasi i keni dhene enter ne dritaren ku shkruani do ju dali informacioni i meposhtem (foto 11). Ne disa raste ka disa informacione qe userat preferojne ti ndajne me te tjeret, ne raste te tjera jo kjo gjithmone sipas preferencave. Ne disa raste do te deshironi te kerkoni infarmacion per ndonje te njohurin ose te njohuren tuaj dhe qe aktualisht nuk e gjeni ne chat ose nuk mban emrin qe ju e njihni. Ne nje rast te tille mjafton te beni komanden !seen nick (foto 12 ) dhe disa irc bot qe jane te pranishem ne dhome do ju japin inforacionin perkates. Ne kete foto mousi im qendron midis rrjeshtit ku kam bere kerkesen per nje nick te caktuar dhe pergjigjes qe me jepet nga ndonje sop, aop ose bot i dhomes. Pra sic e shikoni pe personin qe kam kerkuar ne keto momente nuk ka informacion. Une bera disa kerkesa per persona te ndryshem dhe sherbimi automatik me pergjigjet ne nje dritare te vecante (foto 13 ) Nese desheroni te frekuentoni ndonje dhome tjeter qe ne server jane te shumta mund te beni kete komande duke e shkruar ne te njejtin vend qe shkruani tekstin e zakonshem per chat /join #Dhoma (foto 14 ). Mbasi e keni shkruar i jepni komanden enter dhe do te shkoni ne dhomen e deshiruar. Ne momentin qe beni kete kerkese per te shkuar ne nje dhome tjeter disa nga java applet nuk ja u mundesojne qe te qendroni ne te dyja dhomat ose me shume keshtuqe shkeputeni nga dhoma kryesore #shqiperia por duke qene brenda serverit mund te ktheheni perseri mjafton te beni te njejten komande pra /join #shqiperia dhe serveri ju rikthen ne dhomen qe ishit. Shembulli i dhene ne foton 15 ka te beje me kalimin tuaj ne nje dhome qe une si shembull e kam quajtur #dashuria dhe me pas rikthminin tuaj me te njejten komande tek dhoma #shqiperia.

    Keto jane disa nga komandat e thjeshta te perdorimit te chatit nepermjet Java Applet. Nese do ju lindi nevoja per me shume informacion apo per ndihmte te natyres se ndryshme drejtohuni tek operatoret e dhomes te cilet perpara emrit te tyre mbajne te gjithe shenjen @.

    Chat te mbare !!!
    Foto 1



    Foto 2



    Foto 3



    Per arsye qe faqja nuk pranon me shume se tre foto po postoj fotot me poshte

  8. #28

  9. #29

  10. #30

  11. #31

  12. #32
    Perdorimi i Java Applet CR CR (Conference Room Java Client)


    Ky minitutorial i kushtohet variantit te dyte te hyrjes ne chat neperpjet Java Applet. Ne rastin e pare eshte shpejguar perdorimi i versionit te JPilot Jirc Applet por duke qene se disa nga websitet e permendura ne tekstin e pare ofrojne chatin po Me Java Applet por e nje versioni tjeter I quajtur CR (Conference Room Java Client) po ju shpjegoj shkurtimisht perdorimin e saj. Komandat bazike jane ato te shpjeguara ne rastin e pare por sic ju permenda per mundesine e te paturit te disa dritareve me dhoma te ndryshme pa e humbur lidhjen me dhomen kryesore #shqiperia, versioni CR ja u krijon ate mundesi nepermjet opsioneve me te shumta qe ka ne krahasim me Jirc. Si shembull kam marre faqen http://www.yahoo-al.com e cila perdor Appletin CR. Ne momentin qe futeni ne kete faqe ne pjesen e siperme midis butonit e-mail dhe forum keni ate te chatit. (foto 1). Mbasi klikoni aty do ju hapet tabela e zakonshme e Appletes qe ju mundeson hyrjen ne chat (foto 2). Mbasi keni shkruar pseudonimin tuaj ose nick klikoni connect (ne foton 3 mousi ju tregon me saktesi sesi duhet ta beni) dhe hyni ne server e me pas automatikisht ne dhomen #shqiperia. Pamja e paraqitur do jete ajo qe ju ilustrohen ne foton 4. Ne pjesen anesore, lart nga e djathta juaj keni shenjat karakteristike te mbylljes se faqes dhe te zmadhimit te saj sic ja u tregon mousi ne foton 5. Duke klikuar tek katrori ku eshte drejtuar mousi ju hapet nje dritare e njejte me ate qe kishit pra e dhomes #shqiperia por duke ju mundesuar nje pavaresi nga faqja statike qe ne rastin konkret eshte ajo e serverit (foto 6). Tani qe te keni nje pamje me te mire te faqes statike mund te minimizoni faqen e dhomes #shqiperia dhe mund te perqendroheni ne faqen e serverit ku ne pjesen e siperme keni nje panel me disa gjysem rrathe me emra te ndryshem (foto 7) Session, Chat, Rooms, Float dhe Help. Kur klikoni tek fjala Session ju del nje tabele (foto Cool me opsionet qe keni ju si user per te perdorur ne chat. Vini re jo cdo gje qe ju jepet ne kete tabele mund te perdoret prej cdokujt.Ne pjesen e majte te kesaj tabele, heren e pare qe e perdorni do keni te dhene si opsion nga vete aplikimi i Javes dhe nga konfigurimi i bere prej atij qe e ka krijuar kete pamje (foto 9). Nese deshironi mund te klikoni tek katrori i meposhtem nese doni te ndiqni kohet e sakte te pergjigjes se cdo useri po ashtu edhe te vetes tuaj (foto 10). Edhe katrori tjeter mund te jete i vlefshem sepse ju mundeson qe nese flisni me dike privatisht te mbani pavaresi nga dritarja e dhomes #shqiperia. Ne nje rast te tille biseda private do zhvillohet ne te njejten dritare ku kishit te dhenat per serverin duke e zevendesuar ate. Nese desheroni qe edhe biseda private te behet ne nje dritare te pavaruar nga dy te parat, pra nga dhoma shqiperia dhe dritarja e serverit mund te klikoni tek katrori i fundit Float New Message Windows (foto 11). Kjo ju mundeson qe ne rast se desheroni te flisni privatisht me dike ose dikush ju kerkon bisede private nje dritare e re do ju shfaqet pa ju nderhyre ne ato te siperpermendurat. Keto opsione jane te perfshira sic e thashe ne anen e majte te tabeles Session. Ne anen e djathte te kesaj tabele keni nje tjeter pamje me disa opsione qe sic ja u thashe me pare jo te gjitha mund ti perdorni. (foto 12). Le te fillojme me opsionin e pare NickServ Panel. Mbasi te keni klikuar aty do ju shfaqet kjo tabele (foto 13). Pra ne tabelen ConferenceRoom Nickserv panel mbasi keni klikuar do shikoni qe nese emri qe ju perdorni nuk eshte i rregjistruar me pare serveri automatikisht ju lajmeron ju per dicka te tille (foto 14). Pra nese desheroni te rregjistroni emrin tuaj mund ta beni ate duke klikuar tek fjala Register dhe menjehere do ju shfaqet tabela (foto 15) ku mund te shkruani fjalekalimin dhe adresen tuaj te e-mailit qe mbahet sekret nga serveri. Me te shkruajtur te dhenat e deshiruara e konfirmoni rregjistrimin tuaj duke klikuar ne fund te tabeles (foto 16). Cdo here qe do te futeni ne chat do ju dali nje tabele qe ku kerkohet te konfirmoni fjalekalimin tuaj. Kjo ndodh me cdo emer te rregjistruar. Nese tabela nuk ju del atehere ne te njejtin panel, pra ate te Nickserv keni nje opsion qe thote Identify .Duke klikuar aty ju del nje tabele qe ju kerkon te vendosni fjalekalimin qe kishit zgjedhur per rregjistrimin e emrit. (foto 17) .Ne tabelen e Nickserv keni disa komanda qe fillimisht me njohurite qe keni nga perdorimi i Java Applet nuk ju duhen. Me kalimin e kohes cdo gje do ju qartesohet dhe duke fituar eksperience mund te filloni ti perdorni.

    Ashtu sic vepruat per te rregjijstruar emrin tuaj, mund te beni per te rregjistruar nje dhomen tuaj ne server. Ne tabelen kryesore te opsioneve keni nje panel qe thote Chanserv Panel (foto 1Cool. Po te klikoni aty ju dalin nje sere opsionesh qe ju mundesojne rregjistrimin e nje dhome qe ju do te deshironi ta keni private (foto 19). Per te rregjistruar nje dhome duhen mbajtur parasysh dy gjera kryesore, e para ajo dhome duhet te jete e lire pra e parregjistruar me pare nga dikush tjeter dhe e dyta ju duhet te jeni aktualisht aty. Menyren sesi mund te futeni ne nje dhome e keni te shpejguar ne tekstin e meparshem per versionin e Java Applet Jirc. Mund ti referoheni atij sepse komanda eshte e njejte. Pra kur futeni ne dhomen qe deshironi atehere klikoni tek tabela qe ju permenda dhe me pas shkruani emrin e dhomes qe deshironi dhe me pas klikoni tek register (foto 20). Ne minitabelen qe do ju dali shkruani gjerat qe ju kerkohen (foto 21). Shkruani ne te njejten menyre dhe me pas klikoni tek fjala register this channel (foto 22). Rregjistrimi i nje dhome ju jep autoritet te shtoni usera me acc si Sop dhe Aop, Vop dhe Uop. Por qe te kryeni nje komande ne dhomen tuaj me perpara duhet te identifikoheni si founder, ose krijues i dhomes. Edhe ne kete rast ashtu sic bete per te identifikuar emrin tuaj ne panelin e nickserv, keni nje opsion identify. Funksioni eshte i njejte vetem se ju konfirmoni te dhenat per dhomen tuaj dhe jo per emrin tuaj (foto 23). Ne panelin e chanserv ju keni te gjitha komandat qe ju duhen qe te administroni nje dhome. Mjafton ti hidhni nje sy dhe ashtu si ne rastin e panelit te nickserv ato komanda do ju qartesohen me krijimin e eksperiences. Nuk dua te perqendrohem shume ne panelet e tjera qe keni ne tabelen e ConferenceRoom Settings sepse ato jane te nje rendesi te vogel. Psh 5 panelet e fundit jane opsionale dhe nuk kane rendesi ne perdorimin e tyre. I referohem panelit Whocard, Buddy list, Ignore list, ImagePanel dhe AvatarPanel. Ato mund ti shikoni dhe mund ti perdorni pa problem sepse nuk kane rendesine e duhur. Paneli Channel Op Panel eshte shume i rendesishem ne momentin qe ju administroni dhomen tuaj personale ndersa ne momentin qe keni acces ne dhomen kryesore te serverit #shqiperia, per nje efikasitet me te madh ne berjen e komandave dhe shpejtesine e tyre keshllihet te perdoret mIRC dhe jo Java Applet. Megjithate une po ju shpjegoj shuhme shkurtimisht rendesine e atij panel (foto 24 ). Mbasi keni klikuar aty sic tregohet ne foton 24 ju shfaqet nje tabele me opsionet e ndryshme qe ju keni per te mbajtur rregullin ne nje dhome dhe per masat qe mund te merrni ndaj userave si dhe modet e dhomes tuaj. banet, kickbanet, ignore dhenia e statusit te aop te nje useri, voice apo komanda te tjera.(foto 25). Po ja u rikujtoj qe ky panel eshte i vlefshem vetem ne rast kur ju administroni nje dhome te caktuar ose jeni operator ose superoperator ne nje dhome te caktuar.

    Nje nga panelet qe juve mund tu duket me shume interes eshte MemoServ Panel (foto 26). Cdo server ju krijon mundesine e dergimit te mesazheve midis njeri tjetrit ne formen e e-mail qe quhen memo.Kur klikoni ne memoserv panel sij pershkruhet ne foton 26 tabela qe ju del ju mundeson dergimin e memove, krijimin e folderave dhe pothuaj te gjitha opsionet qe keni ne njne e-mail normal (foto 27). Mjafton te perqendroheni pak ne mundesite qe keni aty dhe do e gjeni shume te thjeshte perdorimin e tij. Keto ishin pjesa me derrmuese e mundesive qe keni kur klikoni ne tabelen Session (foto Cool. Ne te njejtin rrjesht ku eshte dhe Session keni opsionin Rooms (foto 2Cool. Duke klikuar aty ju shfaqen te gjitha dhomat qe aktualisht jane te rregjistruara ne server (foto 29). Nese desheroni te futeni ne ndonjeren prej tyre mjafton te klikoni dy here ne dhomen e perzgjedhur dhe hyni ne ate dhome. Nese desheroni qe te keni perseri pamjen e faqes kryesore te serverit pervec mundesive te lartpermendura mund te klikoni tek fjala Chat (foto 30) dhe riktheheni perseri aty. Opsioni i fundit qe ka mbetur Float ka te beje me menyren sesi ju i desheroni te shfaqen dritaret e chatimit, dhomave te vecanta dhe bisedave private. Sic e kam thene me lart kjo ju jep nje lloj kontrolli me te imet te te gjitha dhomave ku jeni po ashtu edhe te bisedave private (foto 31). Cdo klikim qe ju beni aty e shkeput dritaren nga faqja kryesore duke ju dhene mundesi te kontrolloni shume dritare ne te njejten kohe. Mbasi keni klikuar tek fjala Float, ajo ndryshon ne Embed. Nese deshironi qe te riktheheni ne pamjen e meparshme mjafton te klikoni aty dhe cdo gje kthehet ne pozicionin fillestar.

    Nder te tjera kjo lloj Java Applet ju mundeson vendosjen e disa figurave perpara emrit tuaj ose disa ikonave kur flisni. Po ashtu dhe dergimin e disa tingujve qe dhomat ku jeni dhe disa togfjalesh te krijuar dhe te gatshem per tu perdorur. Keni gjithashtu edhe nje panel me ngjyra te ndryshme qe ju mundeson te ndryshoni ngjyren e germave tuaja . Kjo tregohet nga mousi ne foto 32. Sa per tju kujtuar opsione te tilla jane te dukshme vetem per ata qe perdorin kete lloj appleti. Perdorimi me shumice i tyre nuk keshillohet dhe eshte i denueshem nga operatoret e dhomave . Pra mundohuni te jeni sa me te kufizuar.

    Keto ishin komandat qe do tju duhen ne perdorimin e ketij versioni te Javas. Shpresoj se ky tutorial do jete i vlefshem per te gjithe ju qe deshironi te frekuentoni chatin.
    Edhe ketu per te njejten arsye si ne tutorialin e meparshem do detyrohem te postoj vetem 3 foto per faqe. Fotot e tjera vijojne me poshte...

    Foto 1



    Foto 2



    Foto 3


  13. #33

  14. #34

  15. #35

  16. #36

  17. #37

  18. #38

  19. #39

  20. #40

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  2. Atropina
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-11-2008, 10:53
  4. Etika e pėrdorimit tė celularėve
    Nga Davius nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-11-2005, 11:43
  5. Mbarėvajtja e perdorimit te internetit
    Nga skampa nė forumin Rrjeti kompjuterik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-05-2004, 00:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •